50 qelitë e torturës në formë “L”-je

25 Mars 2025, 13:01Dossier TEMA
50 qelitë e torturës në formë “L”-je

“E tmerrshme ishte hetuesia! Gjithë natën, kur hetuesit merrnin në pyetje të pandehurit, ndiznin radiot me zë të lartë që të mos dëgjoheshin britmat e të burgosurve.”

Koço Dilo ishte një ndër avokatët e paktë në Shqipërinë e viteve të para të diktaturës. Ai ka mbrojtur dhjetëra apo qindra të akuzuar padrejtësisht nga regjimi komunist si “armiq të popullit”. Një ndër ta, ishte edhe Prelë Syku, i cili ka rrëfyer një moment kur si avokat ai mundi të heqë një akuzë. Megjithatë, Prelë Syku u dënua me 20 vjet burg i akuzuar si pjesëmarrës në grupet armiqësore me Abaz Kupin. Ai u dënuar bashkë me vëllezër e të afërm të tjerë të familjes për të nisur një kalvar të gjatë nëpër burgjet e diktaturës. Ai ka rrëfyer birucat ku vuajti hetuesinë për nëntë muaj me radhë, ditët e gjyqit si dhe dënimin e gjatë në burgjet e diktaturës në kushte çnjerëzore.

“Ishin pesëdhjetë biruca të vendosura në formë “L”-je. Ishin komplet beton: as dritare dhe as gjë tjetër. Kishin vetëm një sportel. Atje ku ndodhej llamba elektrike, kishte një rrjet përmes të cilit biruca furnizohej me ajër.

Unë kalova nëntë muaj në birucë. Pas nëntë muajsh, na nxorën në gjyq në Gjykatën e Lartë. Nëntë ditë rresht gjyq. Me dyer të mbyllura. Atë kohë, avokatët i caktonte qeveria dhe ishin formale, se për çështje politike nuk guxonin të të mbronin.

Familjen ndërkohë e kishin lajmëruar, por nuk u lejohej as të më kontaktonin e as të më shihnin, por vetëm silleshin rreth godinës ku zhvillohej gjyqi. Erdhi një avokat dhe më pyeti: “Ti je Prelë Syku?” “Po”, iu përgjigja. “Familja dëshiron që t’jua ndërrojë avokatin,” më tha. “Po mirë, nëse dëshiron familja, nuk jam kundër.” Dhe më tha: “Unë jam Koço Dilo dhe do të jem avokati yt”. Koço Dilo, mbahej si avokati më i përmendur, më i njohur. Koçoja, në të njëjtën kohë, kishte në mbrojtje edhe kryetarin e grupit. Dhe ndër të tjera, në akt-akuzën time, kishin futur edhe akuzën që “Ka pasur lidhje me Abaz Kupin”. Atë moment, Koço Dilo, si avokat, u çua dhe tha: “Po e akuzoni si person apo si familje?” “Si person” – tha prokurori. “Ky ka qenë 12 vjeç atë kohë. Abaz Kupi nuk është marrë me fëmijë. Nëse ju ka ngelur merak, arrestoni kryetarin e familjes,” – tha avokati. Dhe ç’është e vërteta, pas ndërhyrjes së avokatit, ma hoqën këtë akuzë, pra po dënohesha me një nen më pak. Në fund dhanë vendimin: “Koço Kondili me vdekje, Gjergj Simoni 20 vjet, Prelë Syku 20 vjet, Ndue Lek Shyti 20 vjet, Llesh Kolec Baka 15 vjet, Pjetër Kolec Toma 15 vjet, dhe Ndrek Syku vetëm 3 vjet, meqenëse dokumenti i paraqitur në akuzë ishte i falsifikuar, sepse ai nuk kishte as dijeninë për ekzistencën e grupit”, rrëfen Prelë Syku./ Kujto.al

11 Komente

  1. M
    Minjtë nê gjirize.

    Sa e pamoralëshme, sa e paturpshme, sa e padrejtë tê nxisësh urrejtje dhe vllavrasje përmesë dëshmive qoftë dhe të vërteta ndërkohë që pala tjetër ka ndruar jëtë prej më se 30 vjetësh e më shumë. Këto dëshmi flasin më tepër në dëm të atyre që i tregijnë se sa të atyre të cilët akuzohen. Ndërsa këta që dëshmojnë duke kaluar përciptas akuzën për të cilën jänë hetuar dhe dënuar përpiqen ta paraqesin veten si biçim heronjësh. Sa për dijeni Abas Kupi ishte kreu i kolaboracionizmit në veri të vendit që u kërkonte armë dhe flori Anglezve për të luftuar kundra komunistëve( partizanëve) të cilët në kohën kur Bota mbarë ndeshej me egërsinë nazifashiste. ishin angazhuar Kra aleancës ne beteja të pandërprera kundër nazifashistëve duke e provuar këtë me jetën e shumë prej tyreve.. Abaz Kupi dhe "heronjt" e gjallë të tij ishin ata shqiptar që kudo në Europe kanë marrë damkën e kolaboracionistëve sepse kanë bashkëpunuar me pushtuesit nazifashist për të luftuar kundër lëvizjes legjitime antifashiste që e radhiti Shqipërinë në krahun e fitimtarëve. Aktiviteti kolaboracionist i Abas Kupit dhe turmave të tij është përgjegjës për vrasjen e shumë prej djmve më të denjë të popullit, të atyre që luftuan pa kursyer as jetën atë jetë që ja morrën pushtuesit dhe shërbëtorët e tyre që u angazhuan në beteja kundër njësisve partizane, ja morrën spiunët e Abazit dhe Muharem Bajraktarit që shpërbleheshin me flori për informacion e e devotshmëri ndaj tyre. Këta trima pas lufte i dëshmojnë edhe njëherë shqiptarëve dhe brezit të ri se asaj kohe ata morrën atë që morrën gjithë kolaboracionistët kudo në Europë e me tej dhe është vetvrasje e dytë dhe një auto demaskim i rradhës që ata bëjnë edhe sot para historisë duke u rekur ta paraqesin veten si heronj. Sa për gazetën Tema, ajo tashmë është e njohur për imoralitetin e saj, papërgjegjmërinë qytetare ne marrjen e publikimin e lajmit apo të informacionit . E rëndësishme për këtë gazetë ështe tirazhi dhe buxheti.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arsimtari

      Eshte turp per shqiptarine qe edhe sot ne shek.XXl,te mos dallojne patriotet dhe tradhetaret e LDB! Abaz Kupi dhe tjeret si ky, ka qene ne veprim per çlirimin e Shqiperise nga zgjedha e huaj,dhe mortajes komuniste,por me pikepamje perendimore,demokratike andaj,kolaboracioniste mund t'i quajme servilet e ruseve,jugosllaveve...,te cilet ia vendosen,"per merita vellaverasese Shqiperise" smundjen e murtajes te quajtur,komuniste!

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      Koco Dilo ishte burre zotni

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adem Damjani

        Koco Dilo mund te kete qene burre zoteri dhe ai ka bere punen e vet, ndersa shkrimet e gazetave bulevardeske te ketyre 35 viteve na thone se te gjithe kundershtaret e regjimit u akuzuan kot, u denuan kot, vuajten kot etj.etj.. Mirepo gazetaret bulevardeske nuk jane aq inteligjente sa te kapin disa ' vogelsira ". Ja p.sh. ketu vete ish-idenuari pohon se kishte nje grup te organizuar, kishte nje kryetar grupi dhe se ketij ( Preles ) pas nderhyrjes se avokatit ia paskan hequr njeren akuze. E shikoni pra, se nuk kane qene punet " krejt qashtu " si i paraqet sot propaganda e xhepave dhe klikimeve.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dhimbje per cdo Histori....e te vuajterve...

        Te gjithe ato njerez qe kane vujatur ne Burgjet dhe Birucat e shqiperise ne te gjithe vitet, ka qene Torture e madhe..... se kemi lexuar , kemi takuar njerez qe kane vujatur , dhe e kemi provuar dhe vete... fatekeqesia me e madhe eshte qe ne vitet ne kujtesen time 82 e deri ne 90.... makinacionet manipulimet qe beheshin nga Opertaive apo Hetues te pashpirte si e si te ngrenin Akuza nga me te ndryshem...... dhe me Deshmitare falls apo dhe te vertete....mos te harojme se ka patur dhe njerez te ndershem qe ishin te detyruar , por ne mundesite qe kishin tregoheshin te dhimbsur , kete ju ha shikoje ne fytyre , nga dhimbjet qe ndjenin..... pastaj per ate pjese tjeter, ishin ca xhelate, qe nuk kenaqeshin , edhe pse ishe ne Koma gjysem i vdekur...te Torturonin aqe sa nuk kishin me fuqi...... plehrat.... Dosjet i qendisnin keqe me keqe , duke permbledhur disa Akakuza ....(psh) Tradhti ndaj Atdheu. Tentative Aratisje, dhe Axhetacion propagante...... kure nder Deshimatre ishte nje djaloshe per kohen dukej i rregullt...Minoritet me Origjine Greke...... qe kure nuk te shkonte ndermend qe Ai te ishte Spiun.... dhe Ai fatekeqesisht quhej me Pseodonim " THUPRA " djali i KRISTO LOLI ... vete quhej PANAJOT KRISTO LOLI.... Operativi i Repartit Ushtarak 1190 i Kimise ne Tirane , tek kafja e Rremes..... ILIR DAKO dhe Operativi TRIUMF DYRMISHI.... fatekeqesi se cfare kishin perpiluar ne Dosje..... Fantazira .... vetem e vetem per te gjakosur nje njeri te thejshte....Zoti dhente shendet dhe jete te gjate , njerezve fatekqe dhe shpirte zi.... Demokarcia dhe Liria nuk ka treguar Hakmarje.... akoma ???

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moisi Golemi

          Ik o analfabet, shko ngrij brekusjet!

          1. T
            Trapajane hesapi

            Nese ti gjukon se operativi ID ka shkelur ligjet e kohes, pse nuk beni denoncim, minimum shperdorim i posti zyrtare. Atje, ne mes te Tiranes e keni ID. Por nuk keni by the, sepse ato veprime te operatività te sigurimit ID Kane qe e te ligjeshme, normale. Nuk merrej operativi me hetime, por hetuesit dhe prokurori. Dhe ne ate kohe pa tre prova te VERTETUARA, NUK kish prokurori te te merret ne ndjekje penale. Sa per Koco Dilon, ka qe e shume i afte dhe i qarte. Ate krim qe e pranonte vete i pandehurit, NUK kish si ta mohonte Avokat i. Ne gjyqi e grupit cam te Teme Sejkos, kur merr fjalen per mbrojtje thote:"po fare mbrojtje mund te bej une, kur te pandehurit pranojne te gjithe akuzat dhe faktet e paraqitura". Lexojeni, eshte gjyq i botuar ne tre gjuhen, shqip, anglisht, rusisht. Dokumentat dhe procesverbali Jane ne arkiva. Keshtu edhe per agjentit grek te reparti te kimise, bejani publike gjyqi, beni akuzat per operativi apo hetuesit. Gjalle i keni. Keni marre persi per te mbron kriminelit dhe spiunet e agjenturave te huaja, armiq atehere, alleate sot. Dhe nje sygjerimeve per agjentet:te kerkoje pension nga agjenturat e huaja ku sherbyen per AQ vite sa Kane qe e agente, madje dhe per vitet e burgut. Jane vjetersi pune, prandaj... lepihuni bythen.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Borxh dhe hak pa mare nuk ka !

              Ho komentues Trapa- jane - hesapi ! ne ate kohe secili ka bere detyren se ne ate prefesion ka qene te punesuar.... fjala behet kure ne Dosjet jane perpiluar ceshtje apo Akuza qe nuk kane qene te verteta....por jane egzaggjiruar..... behet fjala per ata qe i kane tejkaluar normat apo fantazite per te perfituar ndonej privilegjet..... Aty ke te drejte : qe thua aty jane : te presim pake qe te jene me te lodhur nga koha..... qe kure te fryje hera te rrezohen kollaje....secili mban pergjegjesi per veten, nese haron te kaluaren apo nese jo ! shumica ashtu eshte jane fshehur mbas fustaneve dhe mbas pasurive !

              2. P
                Pako

                Plaget e semundjes komuniste do te marre nje kohe te gjate per to sheruar ne themi mos e zente as hasmin ajo semundje komuniste nga barkderra dhe veshgjate komunista pty fare e keqe rrofte kapitalizmi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje