Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën kombëtare

31 Mars 2025, 10:21Dossier TEMA

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën

“Një komb e shfaq vetveten jo vetëm me

njerëzit që nxjerr, por edhe me njerëzit të cilët

i nderon, njerëzit të cilët i kujton.”

 

-        Xhon F. Kenedi

 

Nga Evarist Beqiri*

 

Historia jonë kombëtare, me të gjitha ngjarjet dhe figurat e saj, është një pasuri e çmuar që duhet ruajtur me fanatizëm. Fatkeqësisht, raste të tilla si ai i fotografisë së ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, dëshmojnë për një realitet të hidhur: shtrembërimin e qëllimshëm të fakteve historike.

 

Në këtë rast konkret, fotografia e paraqitur në zyrën e Ismail Qemal Vlorës, e cila e paraqet atë gjoja në një takim me Sulltanin Abdyl Hamid II, së bashku me Esat Toptanin, është një falsifikim i turpshëm. Ismail Qemal Vlora nuk ka qenë pjesë e delegacionit të xhonturqve, që i dorëzoi sulltanit vendimin për zbritjen nga froni. Pjesë e atij delegacioni ishte senatori armen Aram Efendiu, senatori Arif Hikmet Pasha, deputeti i Durrësit shqiptari Esat Pashë Toptani dhe deputeti i Selanikut hebreu Emanuel Karasu Efendiu. Figura e errët historike e Esat Pashë Toptanit, nuk duhet të përzihet assesi me figurën e ndritur të Ismail Qemal Vlorës.

 

Pas të ashtuquajturit incidenti të 31 Marsit, më 27 prill 1909, katër anëtarë të Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit (CUP) shkuan për ta informuar Sulltan Abdyl Hamid II (1876–1909) për rrëzimin e tij nga froni. Esat Pashë Toptani ishte lajmëtari kryesor, duke i thënë "Kombit ju ka shkarkuar". Sipas burimeve historike amerikane, Abdyl Hamid II e ndjeu veten të tradhtuar nga Esat Toptani. Sulltani e quajti atë "njeri të lig", duke qenë se familja Toptani kishte përfituar nga Sulltani, duke fituar e privilegje dhe poste kyçe në qeverisjen osmane.

 

Për t’u rikthyer tek thelbi, ky shtrembërim i historisë është një fyerje për kujtesën e atyre që sakrifikuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe një tentativë për të njollosur figurën Atit Themelues të shtetit shqiptar. Është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të korrigjuar këtë gabim të rëndë dhe për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

 

Në 113 vite Shqipëri, vendosja e portretit të "Atit të Kombit", Ismail Qemal Vlorës, në zyrat e shtetit shqiptar me vendimin nr.1 të qeverisë në vitin 2013, është akti më dinjitoz i realizuar ndonjëherë nga ndonjë udhëheqës shqiptar, në nderim të figurës së Ismail Qemal Vlorës. Ky ishte një akt sa simbolik, po aq edhe domethënës! Por nga ana tjetër, trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës meriton shumë më tepër përnderim! Edhe sot pas 113 viteve Shqipëri, na mungon një shtatore, një memorial apo një muze që të jetë në lartësinë e madhështisë së trashëgimisë së tij. Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës është frymëzuese për të ardhmen. Dhe ne duhet që të punojmë fort për të realizuar vizionin e tij për një Shqipëri të fortë të bashkuar dhe evropiane.

 

Njëkohësisht, duhet të rikujtojmë se respekti për historinë nuk mjafton vetëm me korrigjimin e gabimeve. Ai duhet të pasqyrohet edhe në vlerësimin e figurave të mëdha të kombit. Monumenti i Ismail Qemal Vlorës në Tiranë, i lënë në errësirë, është një simbol i neglizhencës dhe i mungesës së respektit për një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që, përveç korrigjimit të shtrembërimeve historike, të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e monumenteve dhe simboleve të kujtesës kombëtare. Modeli i lidershipit të Ismail Qemal Vlorës meriton vlerësimin e duhur, duke i kushtuar shtatore dhe muze që qëndrojnë në lartësinë e figurës së tij madhështore. Historia nuk është thjesht një koleksion faktesh, por një pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar...

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën

Delegacioni i Parlamentit Osman në audiencë me Sulltan Abdyl Hamid II. Nga e majta në të djathtë: Kundër Admirali Arif Hikmet Pasha, Emanuel Karasu Efendi, Esad Pashë Toptani, Aram Efendi dhe Kolonel Galip Bej (Pasiner), prill 1909.

*Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).

11 Komente

  1. D
    Detari

    histori jevgjish turkarapesh vari k.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni.......

      Sakt, pasardhesit e dobiceve te nizameve te sullton Muratit...... gezuar fiterrrrr Bayromin

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Dekari-falsifikimi i historise eshte fakt. Ky artikullshkruesi qenka merakosur per nje fotografi, kur nje shtet i tere eshte krijuar mbi nje histori te shpikur. Besoj se e di se perse e kam fjalen. Greqia nuk ka qene kurre nje shtet para vitit 1831 kur nen presionin e fuqive te medha dhe luften e shqiptareve, u shpall shteti grek me mbretin gjerman Otto, djalin 19 vjecar te mbretit te Bavarise. E tere historia e ketij shteti eshte nje trillim i pashoq. Ne antikitet, romaket quanin Greqi jugun e gadishullit Ilirik ku kishte disa qytete shtete greke.

        Përgjigjjuni
      2. r
        rron or rron dhe s´vdes shqiptari

        Ky turkoshak si nje manjak i semure, vazhdon te falsifikoje dhe te denatyroje historine e vendit tone, duke shkarravitur ne menyre kembegulse, qe dhe turkoshaku tjeter ismail beu, na paska qene patriot shqiptar. Kur dhe vet malo beu ne autobiografine e tij, e paraqet vetveten si nje turk besnik i pushtetit sulltanor, qe mbante pushtuar prej peseqind vjetesh vendin e tij.Dhe kur u plandos i semuri i Bosforit, ai shpejtoi dhe erdhi ne keto ane,per te vazhduar me turqine e vogel, ne arnautistan. Dhe baza per kete ekzitonte dhe ishin alter egot e malo beut, bejleret vendas, qe mbasi lane fene dhe atdhene, po shijonin me breza pushtetin dhe pasurine e kesaj tradhetie te ndyre, qe e donin dushmanin turk me shume se veten e tyre., duke vazhduar ta lene kete popull ne nje sistem bujkroberie me erresiren islamike mbytese, per rreth.Dhe ky pushtim bastardues, e la shqiptarin pa gjuhe dhe pa histori ne shekuj, si ne asnje vend tjeter, vecse me xhami gjithandej, dhe me nje tru te mykyr, qe dhe sot e kesaj dite e ka te pamundur te reabilitohet, nga nje demtim irreversibel. Megjithse kontaktet e shumta me driten e perendimit demokratik, demtimi i rende i trurit nga erresira shume shekullore e ka te veshtire tr rigjeje veten. Ndjehet mutacioni i bastardimit te genit, i prirur mbas erresires dhe eres se qenefit osman. Gjergj Kastrioti, heroi yne kombetar, permendet rralle, por dhe atehere nuk ekspozohet emri i armikut shqiptar (sulltaneve turq) me te cilet ai luftoi .Perkundrazi, ata sulltane te mundur nga ai, jane rikthyer ne kete vilajet si ´´sulltan te madherishem´´, nga speciet qe mbartin genin e bastarduar turk, ne kete vilajet.Dhe historia shqiptare, nga lloji i be qiraj-ve, vazhdon perdhunimin, kur dhe shume emra te medhenj shqiptaresh, qe kane sakrifikuar cdo gje per lirine e ketij vendi, vazhdojne te lihen, me qellim ne harrese te plote.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Popujt e vegjel e kane te veshtire te mos prodhojne mite per figurat e tyre historike. I te qenit i vogel sjell natyrshem proçesin e infioritetit. E infioriteti sjell po natyrshem viktimizimin. Uroj qe historiografija shqiptare te perpiqet te na shkruaj histori e jo mite ose pseudo histori. Kam besim!

          Përgjigjjuni
          1. G
            GJAURI

            UROJ TURKOSHQIPTARET GEZUAR FITER BAJRAMIN ,,ALLAHU U BEKOFTE,,,AMIN

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              "Komb shume i Vjeter" Al-Banistani. Plot 111 vjet.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi

                O koqe, merru po deshe me neo-greket qe erdhen nga Anadolli dhe e quajne veten pasardhes te heleneve antike. Sa i perket shqipove, zotrote nuk ka kellqe te matet me to, prandaj rri me mire e ha ndonje sufllaqe para se te pastrosh halene e afendikoit. Autoktonesine e shqipove e kane vertetuar shkencetaret qe merren me studimin e ADN-se. Beje edhe zotrote testin se me siguri do dalesh si turkoshak, ose shqiptar gjakprishur i shitur per 300 evro. Sa i perket grekeve te lashte, i fundit prej ture ka vdekur nja dy mije vjet me pare.

                Përgjigjjuni
              2. l
                labi

                Te paret e ketyre komentusve siper dikur quheshin nga Shqiptaret bithpalare.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Kurse te paret tu dikur dhe tani nga shqiptaret quhen bithperpjetë!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari, qe ka mbetur shqiptar

                    Dhe fjala lab e ka prejardhjen dhe domethenien: lab-= la besen

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje