Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

7 Prill 2025, 09:34Dossier TEMA
Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

Nga Kol (L) Prof. Myslim Pasha*

Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, Termi “e ftohtë” është përdorur për shkak se nuk kishte luftime në shkallë të gjerë të drejtpërdrejtë mes dy palëve.

1. “Ne ishim nё Luftё!” “Nё cilёn Luftё!?”

Ka njё njё pёrgjigje tё rreptё, reale dhe tё plotё, se kjo ‘luftё ‘qё po shkoqitim, ndodhi nё pёrkim me ndryshime tё situatave nё Botё, pas Luftёs sё Dytё Botёrore kur Shqipёria u pёrfshi nё erёrat e Luftёs sё Ftohtё*). Ngrirja ideologjike e Shqipёrisё ka ndikimet e saj reale.

Ditë më parё, kur nё mjediset e Akademisё Ushtarake u organizua njё takim , me rastin e 80 vjetorit tё krijimit tё Shkollёs Ushtarake Skёnderbej. Pёr shkaqe ideologjike tё njohura tanimё, duhet tё ndryshojnё edhe terminologjitё dhe vlerat historike tё cilat duhet tё rishkruhen, si e gjithё historia.

Kёsilloj edhe kushtimi i mёsipёrm pёr 11 dёshmorёt tё Atdheut tё rёnё nё njё :’Luftё’ tё ndryshme, asaj ndaj ortekёve tё dёborёs nё 6 shkurt 1981 nuk ka qёnё aq e lehtё tё zinte vendin e duhur.*)

2. Metaforё absurde!

Po shfaqej njё dekumentar historik , ku parakalonin nё pёrfytyrim filmi, brezni dhe arritje,secili e gjente veten, nё kuptimin dhe gjurmёn e duhur. Nё rreth njё orё, shpalosjeje tё kontributeve nuk cekej periudha e Luftёs sё Ftohtё e cila ishte realizuar me idenё e “Perdes sё Hekurt” qё e ndau Europёn nё dy pjesё, dhe Shqipёria nё pёrpjekjet e saj e shpallte “Luftёn kundёr Imperializmit dhe Revizionizmit ( tё Socialrevizionizmit), (qё ish absurde…)

E nё kёtё kuptim pёrgatitja ushtarake pati zhvillimet e saj, me njё metaforё, po aq absurde, tё atij flamurit fitimtar, nё beden tё kёshtjellёs socialiste…Pavarur kёsaj nё Shqipёrinё Ideologjike ishin bёrё pёrgatitje ushtarake e cila vlerёsohet edhe sot.

Si shёmbull kuptimplotё po e pёrzgjedhim, se ai mbetet qё tё rrojё, paharruar, si shёmbёllimi qё la “Lufta” ndaj ortekёve tё dёborёs nё Feken e Malin me Gropa në 6 shkurt tё vitit 1981.

Ishte ajo shkollё Lufte ( Shkolla Ushtarake) pavarёsisht se ç’emёr ideologjik kish qё me pёrgatitjen e lartё, tregoi se edhe nё njё kamping tё vogёl ushtarak pёr stёrvitjen dimёrore realizohej njё objektiv aq i epёrm.

Mes asaj dёbore ndёnё atё erё tё ngrirё, zemёrat djaloshare lanё njё amanet tё lartё, nё pёrgatitjen qё duhet bërë, pёr tё lexuar librin e Luftёs ndaj natyrёs sё egёr qё duhet tё pёrballohet. Nё propagandёn qё e ka secila ushtri, nuk e shmang vemёndjen, ndaj mёsimeve qё nxirren.

Nё termat luftarake dhe ato tё pёrgatitjes fizike, janё tё dukshme profilet e Luftёs, synimet, pёrqasjet. Djemtё e Luftёs ishin, nё luftё tё vёrtetё e nё situatё kulmore.Qё nga kushtrimi luftarak, njohja e natyrёs, studimi topografik, detyrat e secilit luftёtar, pararoja dhe pasroja, sinjalistika,paisjet, zig-zaget studimore të gjurmimit etj rrёfejnё profilin luftarak tё njё vepre qё do tё rrojё nё kujtesё. Ajo ndodhi nё 6 shkurt 1981.

3. Viti 1981, Viti i Mehmet Shehut!

Po duhet tё shkёputemi pёr njё ndalesё tragjike, pёr tё parё se si i vihej fre Shqipwrisё Ideologjike duke e trajtuar atw ‘Luftw’ nё ingranazhet e heshtjes dhe konspiracionit, duke mos folur as gjysёm fjale pёr atё heroizёm real qw kishte ndodhur.

Mё poshtё kemi mbledhur dhe krahasuar hollёsi pёr atmosferёn groteske të krijuar, qё edhe lёvizja e kolonave tё tё rёnёve nёpёr Shqipёri, dhe nё familjet e tё rёnёve, duhet tё ishte sa mё pak e dukshme atmosfera edhe pse ishte pёrgjatё natёs. Nuk duhet tё kishte as pyetje e as komente, dhe Organizatat e Partisё tё ishin vigjilente nё ruajtjen e kёsaj fshehtёsie vrastare.

Ngjarja ndodhi nё dimrin e vitit 1981, por duhet të pritej, kaq gjatё, rreth 18 vjet, qё tё krijohej hapja dhe besimi pёr t’u akorduar martirёve titullin Dёshmor i Atdheut, me Vendim Nr. 2506/2 datë 1.9.1999, pas ndryshimeve Demokratike.

Situata pёrkon edhe me atё tёrmet nё vete, qё po ndihej nё jetёn tragjike tё Shtetit Ideologjik, pas furisё sё ashpёrsimit tё luftёs sё klasёs, nё kasaphanёn ndaj ‘grupeve armiqwsore’ e nё pёrmbyllje me vrasjen e Gjeneralёve.

Gjatё asaj ditёnate nё secilin hap do tё vesh re me dyshim, pёr misterin bashkёshoqёrues, kur Mehmet Shehu kishte marrё vet nё pёrkujdesje Ceremonialin Protokollar e mortor. Sikundёr del, Kryeministri nuk ishte vёnё nё dijeni, nё zinxhirin e lartё tё komandimit, nё luftёn ndaj orteqeve, por ai vet, ka shmangur me kujdes dyshimin se kush mund tё ishin urdhёrdhёnёsit ( Nexhmije Hoxha dhe Ramis Alia), kur Ministёr i Mbrojtjes ishte Kadri Hazbiu.

Mehmet Shehu nuk komunikoi asnjёherё nё radiondёrlidhje me Ministrin e Mbrojtjes. Pёrzgjedhja e uniformave mё tё bukura prej tij, iu shkonte bukurisё rinore Skёnderbegase tё studentёve dhe oficerёve tё luftёs.

Po kёsilloj, ai vetë u interesua pёr njerёzit e njohur nё krahinёn e Mallakastrёs, shokё tё tij tё Luftёs, si Haziz Dule Kremenari i cili pati nё atё ‘luftё’ Bilbil Pashёn, Dёshmor i Atdheut. Telegrami i tij ёshtё dorёzuar dorazi dhe ruhet si dokument.

4. Fakte tragjike.

“Nuk ka asnjё informacion nёse Enver Hoxha nё datat 6, 7 shkurt ka marrё njoftim pёr Luftёn me Ortekёt , apo tё ketё dhёnё ndonjё porosi.”

“Sapo mbёrriti helikotpteri i parё, porositё qё erdhёn ishin “Tё mbahen nё konspiracion tё rreptё statistika e tё rёnёve nё Tiranё … se armiku punon…”. ”Porositё pёr organet partiake janё,  tё punohet me njerёzit, sa mё parё tё shenohen pёr tё ardhur nёn armё, vellezёr apo kushёrinj, si zёvendesues, nё pozicionet bosh qё ka mbetur…”

“Lёvizja e kolonave qё shpёrndahen pёr tё çuar luftёtarёt nёpёr atdhe tё bёhet me shumё kujdes, pёr tё mos krijuar dyshime…” “Infermjeri i Luftёs, nga Corrushi, kishte ardhur pёr ngushёllim nё familjen e Dёshmorit tё Atdheut, Bilbil Pasha.

Në odё ndodhej dhe njё nga oficerёt shoqёrues,  Ceremonialit. Infermjeri bёri njё pyetje: “Po pse tё shkretёn nuk u vlerёsua mё parё rruga, ku do tё ngjiteshin djemtё nё atё borё tё vdekjes…?”, tha Infermjeri i Luftёs!

Menjёherё oficeri shoqёrues, u ngrit i alarmuar: ”Rrugёn e borёs e kish parё dhe pastruar Partia, ajo ka qёnё nё drejtimin e duhur, duhet tё mbyllet goja e armiqёve tw Partisё!” Kaq u desh dhe miku nga Corrushi, u ngrit me të madhe dhe doli nga oda e ngushllimeve dhe u largua.

Këto ishin ekstremet ideologjike që në kushte të tanishme duken të pabesueshme.

*Autori i shkrimit ёshtё dёshmitar nё disa hollёsi lёvizjesh nё atmosferёn e pёrgatitjes sё Ceremonialit, kur ai interesohej pёr identifikimin e vёllait tё tij tё rёnё, Studenti i Luftёs Bilbil Pasha, dhe telegramit tё ngushёllimit mortor tё Mehmet Shehut, pёr Haziz Dulen , shokun e tij tё Luftёs

19 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    ky "ortek" sekret flet shum .....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK -ut

      Të publikohet në faqe të parë një shkrim idiotësi me komunistë para 50 vitesh s'ka asnjë kuptim?? Hidheni andej nga rubrika e nostalgjikeve te komunizmit

      Përgjigjjuni
      1. t
        tony

        Me fal po nuk ke paraqitur asgje me origjinalitet por ne te pergjithshnen ok vetem e ke treguar si perralle te treguar nga te tjeret , une kam wene prezent ne feken diten e ortekut ne 6 shkurt 1981 dhe ngjarja eshte krejt ndryshe ok pranaj kur nuk di gje me saktesi mos trego perrallt qe degjon nga te tjeret sepse orteku h be problemi nr nje i qeverise kohes dhe me gjithe perkujdesjen me mundesite dhe mjetet e kohes falemindetit

        Përgjigjjuni
        1. t
          tony

          Me fal po nuk ke paraqitur asgje me origjinalitet por ne te pergjithshnen ok vetem e ke treguar si perralle te treguar nga te tjeret , une kam wene prezent ne feken diten e ortekut ne 6 shkurt 1981 dhe ngjarja eshte krejt ndryshe ok pranaj kur nuk di gje me saktesi mos trego perrallt qe degjon nga te tjeret sepse orteku h be problemi nr nje i qeverise kohes dhe me gjithe perkujdesjen me mundesite dhe mjetet e kohes falemindetit

          Përgjigjjuni
          1. m
            mallakastrioti

            Ky Myslymi dhe i i vellai Seferi jane dy mendje cyrykesh qe ta bejne koken dhalle me fantazine e tyre te shfrenuar. Lavdi deshmoreve te ortekut!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doda

              Mehmet SHehu patriot dhe burr shteti qe si vjen me kti vendi , rrespekte dhe qoft i pa harrushem. Ngriti ushtrin shqiptare ne piedestal .

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mall kastroti.

                Nje shkrimet corodites, I nje njeriu qe qenka coroditur. Sa per Mehmetit:-dokumentat Jane, dosje Jane, mikrofilma te ardhura nga arkivat e londres ka, deponime ne hetuesit dhe gjukata ka, Duke filluar me te shoqe. Por, zoti Myslim, eshte edhe nje interviste e nje ish generali te sigurimit, mallakastriot, qe verteton qenien e Mehmetit dhe si agjentit i zbulimit Italian qe para luftes, kur studio te ne akademi, ne Italine Fashiste.E thote ai, jep faktet aidhe jo me shume se tre vjet me pare ka dale ne shtyp intervista e tij. Dhe KY ish generali u denuar me kadri Hazbiun, vec te tjereve edhe si agent Italian qe ne akademi, para luftes. Pra eshte i persekutuar i "diktatures"ai miku, jo shaka. Kerkoi dhe lexoje

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhaniu

                  Lufta e ftohte e kooperativisteve…

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Myyyyyslym

                    Budallalliqe pleqsh te rrjedhur e me adn llapaqensh, çna humbni kohen me kto idiotesira

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ignorantia non est argumentum

                      E keni ndyrur, ne menyren me toksike, faqen e kesaj gazete, duke botuar tepegerat e bunkerit, te ketij qahjaji hoxhist mus-llumit. Dhe ajo tragjedi e ortekut, qe mori jeten e shume ushtareve dhe oficereve, erdhi e gjitha, nga njohurit e cekta te komandaneteve te shkolles ushtarake te komunizmit bunkerist.Kur te gjitha te dhenat, flisnin, mbas diteve te parreshtura me debora, per reshqitje ortekesh, perseri komandantet tane injorante dhe ´´trima´´, urdheruan ngjitjen ne malin ngarkuar me debore. Dhe nuk mjaftoi tragjedia e pare, por perseri mungesa e njohurive, ben qe tu shkohet ne ndihme te pareve ,qe ishin mbuluar nga orteku, kur ndodh tragjedia e dyte, ku vdesin grupi qe u shkoi ne ndihme te mbuluar nga reshqitja e ortekut te dyte.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Akoma me kete meren !

                        Perseri me kete kriminelin e dikurshem qe i tha Mjekut te ndershem nga Dibra qe do tju rjepi lekuren ! ne kohen kure ishte dulla nr 1 semure ... ore ky kriminel iku shkoje per leshe ! i eshte ritur bari.... por cfrare do behet me keta kriminelet e tjere ( si penecilines apo atij tjetrit e tjere miliardere qe skane lene krim pa i bere ketij populli te shume vujatur ) ....

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Akoma me kete meren !

                          Perseri me kete kriminelin e dikurshem qe i tha Mjekut te ndershem nga Dibra qe do tju rjepi lekuren ! ne kohen kure ishte dulla nr 1 semure ... ore ky kriminel iku shkoje per leshe ! i eshte ritur bari.... por cfrare do behet me keta kriminelet e tjere ( si penecilines apo atij tjetrit e tjere miliardere qe skane lene krim pa i bere ketij populli te shume vujatur ) ....

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Humoristi

                            Luigj Gurakuqie ka lene nje fjale:Kush merret me politike ne Shqiperi e ka plumbin pas veshit!Ate e vrau djalin tezes ne Bari,!?Mehmet Shehun, Esat Toptanin,,me shoke bukur mire e vertetojne ke aksiome!

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              ISH SKËNDERBEGAS DHE OFICER I F.A. TË SHQIPËRIS.

                              Z. Myslym me sa di nga ajo kohë jeni një topograf. Myslym ka një shprehie populli ynë që thotë:-këpucar rri tek këpucët,dhe për më tepër mos shkruaj broçkulla si për gjeneralët e dënuar dhe për M.Shehun ata nuk kanë nevojë për gënjeshtra .Ju e dini mirë se si je në raport me brezin tënd.Myslym mos hap plagë që si mbyllë dot ti.SHK. USHT.E MESME 'SKËNDERBEJ, NUK MUND TË NJËSOHET ME SHK.E SOTME SKËNDERBEJ(AJO SOT ËSHTË PËR KURSE MYSLYM..).NË ATË KOHË QUHEJ SHK.E LART E BASHK.'ENVER HOXJA, QË TA DISH MIRË PO MIRË AMA.KËTË TË FUNDIT TA SPIEGOJ QË HERË TJETËR TË MOS NGADLROSH KEKUN ME BYRENUN MYSLYM.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tutu

                                Per saktesi me 28 Mars ishte 80 vjetori i Shkolles “Skenderbej “… kurse orteku i vitit 1981 zuri studentet e shkolles se Bashkuar ne Feken… e kam perjetuar vete ate dite te tmerrshme ne Feken , dhe menyra se si pershkruhet aty nuk eshte ashtu… per ata djem jane permendur dhe nderuar cdo vit si nga shkolla dhe familjaret …dhe nuk pati ndonje sekret .. aty ishim mbi 1000 deshmitare qe ti shumzosh me te njohurit e tyre shkonin se paku 100000 njerez qe e di nin… zoteria e ka kete histori me te degjuar dhe shkrimin te porositur .. po ajo ngjarje ka nje shkolle deshmitare .. ishte nje aksident qe erdhi nga drejtimi i ngjitjes nga nje idiot qe shkaktoi dhe ortekun e pare … aty me shume vdiqen nga ata qe shkuan per ndihme dhe qe i zuri orteku i dyte ..

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ashburn

                                  Është e vërtetë që ajo shkollë në atë kohë i shfrytëzonte kushtet extreme të natyrës për stërvitje por njohja e rregullave si të ruhesh nga këto nuk ishte pjesë e programit. Ne humbëm miqtë tanë dhe dhimbja ka qënë shumë e madhe….Sa do të dëshiroja që në vend të këtij artikulli të shikoja një nga ato vjershat e mbrekullueshme të Bilbilit Pashës që mi lexonte. Bilbili ishte një fenomen më vehte ku edhe sot që jam ne pensjon dhe shumë vite kan kaluar nuk më hiqet nga mëndja ajo urtesia e tijë ne të folur e në sjellje…Eh Shqipëri …

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Buda

                                    Orteku me i madh ne historine e shqiptarve filloi me demostratata e studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Prishtines, me 2 prill 1981 dhe, me 17 dhjetor 1981, mori perpara edhe agjentin e vjeter te UDB-se, Mehmet Shehu.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Enveri gënjente shumë

                                      Ramiz Alia, pasi doli nga burgu, në një intervistë i përgjigjet pyetjes së një gazetari; pyetja ishte: "A ishte Mehmet Shehu spiun i huaj?" Ramiz Alia: "Jo, po të ishte spiun do të aktivizohej shumë më heret!"

                                      Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      spata

                                      O Myslym! Je bere si Xha Temja i komikit Agron Llaka .C'ke qe hapesh ne keto tema. Jo ti por dhe ata qe drejtonin ,ne ate kohe Shqiperine,ishin te corjentuar nga degradimi mendor i Enver Hoxhes .Prishja me Kinen , mbyllja e kanalit ekonomike e ushtarak nga Kina,shenon tapjeten e Shqiperise drejt shkaterrimit te cdo vlere ,qe shqiptaret arriten ne sistemin komunist. Te gjitha deshtimet ,jo vetem ne ushtri por dhe ne ekonomine e vendit treguan se parrulla.Te ndertojme socjalizmin me forcat tona ,ishte idjotizmi i politikave te ndjekura ,qe Shqiperija dhe shqiptaret vuajne edhe sot e kesaj dite . Sot keto tema marrin pak rendesi se ne pushtet ka ardhur nje brez politke shume here me i peshtire se ai qe lam pas .Pa u thelluar ,ne thelbin e epokave qe ka kaluar populli yne,ne vazhdojme te gabojme pa u korigjuar .Dikush thot se :Akoma ju merreni me te shkuaren komuniste ? Sikur sot popullit po i del dhjam nga briret. Si e shkuara dhe e sotcmja shqiptare ,ka arsyet e saja dramatike ,qe nuk u arrit nga klasa intelektuale te korigjoheshine gabimet si dhe sot. Bota, para se te hedhi nje hap para ,bene eksperimentin, ne studjot perkatse me njerez te mencur , per te marr zgjidhjen e duhur.Ne bejme te kunderten. Le ta provojme me jete njerzish e fonde finacjare rrugen qe do te shkojme .Kur deshtojme i vem emrin :Armik i popullit ,sabotator ,si shume fiq ,dardha e molle, hani pas shpines time. Kur duhet te analizojme ne detaje si arritjet dhe deshtimet.Kete ne se njohim .Ketu gabon dhe topografi Myslym ,per kete tragjedi ,pa dal ne konkluzjonin pse filluan deshtimet ne jeten dhe aktivitetin e shqiptarve . Ato filluan qysh ne vitin 1972, por ishim aq te tradhetuar, nga brenda, sa nuk po kuptonte populli fundin tragjik te pa shmangshem .Sot jemi krejtesishte zbuluar dhe ecim per inercjon te aleancave gjeopolitke te krijuara pas shembjes se murit te Berlinit . Nuk po kuptojme, se sa here bie nje mur, ngrihen mure te tjere .Kosova pa rruge dalje e nuk dihen prespektivate 26 vjecare se cfare rruge do marrin. Popullsija shqiptare ne Maqedonin e Veriut her e lire e her e shtypur. Shqiptaret e shqiperise kane marr arratine dhe si dihet kur dote gjeje stabilitet vendi, te behet shtet per ta dashuruar e jo per tu urryer .Lexoni e kuptoni ju, se me cfare gjuhe banale e akte gangsteresh behet politka shqiptare ? Mire mendja ka shkuar per lesh, po syte pse jane qorruar e s'perloten ti therrasin mendjes se ku po shkojme.Dihen shkaktaret por ajo shpata e Drejtesise qe permend K/M ine nuk ka force te pres koka se eshte ndryshkur per hajdutet ,tradhetaret e te korruptuarit . Myslym ti bere dicka kur denoncove shitjen e detit .U vlersove, se ngrite zerin e populli te dha te drejte .Leri keto lloje temash se si zgjidhin dot 1000 te mencur te botes.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje