
Nga Kastriot Dervishi
Organet e Sigurimit të Shtetit ishin konceptuar sipas përvojave jugosllave dhe sovjetike, sipas drejtimeve të Kundërzbulimit, Sigurimit të Udhëheqjes dhe Zbulimit Politik. Deri në vitin 1962, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Ministrinë Punëve të Brendshme, ishte organ unik. Në vitin 1956, prej saj ishte shkëputur Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) duke krijuar Drejtorinë e Zbulimit Politik. Në vitin 1962, kjo drejtori mori një numër, ndërsa në vitet 1966-1991, u njoh me emrin Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, në MPB-së. Qëndronte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa oficerët kamufloheshin me detyra diplomatike, në përfaqësitë shqiptare diplomatike.
Veprimtaria e saj shtrihej jashtë vendit. Oficerët e kësaj drejtorie ngritën jashtë vendit një rrjet sekret mediokër, që nuk shërbente për asgjë. Mund të sillnin ndonjë informacion për shqiptarë të arratisur, ndërsa nga shërbimet sekrete e shteteve të tjera, informacioni ishte zero. Duke qenë se kjo ishte dështim i madh e pa produkt agjenturor, përpiqeshin me të gjitha mjetet, që ta mbanin me propaganda, sikur dinin çdo gjë, sikur bënin vrasje jashtë,= vendit, etj.
Nga Athina, Beogradi, Roma, nuk vinte asnjë informatë. Ndërsa nga vendet e tjera, as që mund të mendohej një gjë e tillë. D.m.th. Zbulimi Politik i Shqipërisë, vetëm sa gënjente veten me raporte fiktive, sikur kushedi çfarë po bënte. Nxirrte informacione nga gazetat e revistat, i përkthente keq ato dhe pretendonte se po punonte.
Më 23.11.1964, Ministria e Punëve të Brendshme përpiloi raportin; “Mbi veprimtarinë e armikut në vitet 1963-1964 dhe puna e organeve të Sigurimit të Shtetit”. Ky raport u diskutua në mbledhjen Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datës 19.1.1965. Ministri Kadri Hazbiu deklaroi se; “nuk po ia arrini qëllimit”, se sovjetikët e njihnin mirë agjenturën shqiptare jashtë kufijve dhe rrjeti ishte me probleme. Gjithsej kuadro jashtë shtetit ishin rreth 15-20. Ndër të tjera, Mehmet Shehu pranonte të vërtetën e madhe, se Zbulimi Politik ishte një hiç, që nuk jepte asgjë.
Pjesë nga diskutimi i kryeministrit Mehmet Shehu:
“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi, sidomos në drejtim të Zbulimit të Jashtëm. Ne nuk kemi të dhëna ç’bën armiku i jashtëm, nuk kemi një agjenturë që të na njoftojë veprimtarinë e armikut jashtë vendit. Po plasi një luftë, agjentura që kemi, na mbeti pa lidhje me ne. Objekt kryesor i Zbulimit të jashtëm, duhet të jetë në radhë të parë plani për të sulmuar Shqipërinë nga Greqia, Jugosllavia dhe Flota e 6-të amerikane.
D.m.th. nga e mbrojtjes së atdheut, ky është objekti kryesor. Shokët këtë agjenturë gjurmojnë. Prandaj nëse duhen bashkuar dy sektorët, e Zbulimit të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe këtë mendoj ta shohim. Kjo është një gjë për t’u parë, por nuk është kryesorja. Prandaj të mendojmë thellë, të vrasim mendjen, se kemi vite të tëra, që këtë sektor nuk po e nxjerrim dot nga prapambetja”. Memorie.al
Or kaqi ,nuk merr vesh ti edhe karrocierët e tjere te kopratives qe futi sali gerdeci pas 90 ne ushtri edhe shik , nga punet e zbuimit edhe te kunderzbulimit.Kur ishte sali beleri ne drejtim, ne organet e siguriseve bente ligjin arkani me pas fazliqi dhe beleri me shokë.Ne koken e xhaxhit nuk kishte p@dh none nga zbulimet e huaja qe te livadhiste mes tirones .turqeta dali fazliqi belerit or taj .
Nese ka patur dobesi, kjo eshte rrjedhoje e sabotimit nga vete Mehmet Shehu dhe Kadri Hasbiu. Mos harrojme qe edhe zbulimit I ushtrise, qe kish sektor te jashtem, drejtohej per nje kohe te gjate prej agjentit grek, kolonel Teme Sejkos. Telegram I dyte I agjentit gjoksi nga greqia, "drejtesi I grupit agjenturor grek eshte kolonel(viti 1959.)Nje vit me vone radiogrami I trete" kolonel sapo u graduate kunder Admiral..."kjo e zbuloi Teme sejkon, qe u be komanda t I flotes. Mehmetit kish merak te madh per ta vene zbulimit ushtarakeve nen kontroll. NDAJ SA U BE MINISTER I MBROJTJES zbulimit e jashtem ushtarakeve e vuri nen kontroll e Kadri Hasbiu. Pse? Sepse ish frike semos prej zbulimit ushtarakeve vinte emri dhe skeda e Mehmetit dhe kadriut. Drejtimi I dyte I sabotimit te Tyre ishte ngushtimi I veprimtarise dhe obiektit, Duke u perqendruar vetem te kontrolli I te arratisurve shqiptaret, jo tek depertim I Ne qendrat e shtabet ku pergatiteshin planet antishqiptare. NE viti 1965 ne nje mbledhje me kuadrot krye sore TE ushtrise pyet Andoni Shetin, ish drejtorine zbulimit te ushtrise:sa kohe perpara mund TE na informoni per fillimi e agresionit ndaj shqiperise? - per dy jave perpara, iu pergjegjesine drejtorine. Dhe Enveri I thote - edhe 24 0re perpara te na njofton I, I beni sherbim te madh shqiperise. Ndaj dhe DUHEJ go ditur rrjet I I zbulimit ushtarakeve, deri atehere I kontrolluar nga ish drejtorine Teme Sejkos, agjentit I spiunazhit grek dhe I nato-s-(deri sa u emerua komanda t I FLD)
Eshte kollaj te flasesh per nje veprimtari te viteve 1963 - 1964 mbi nje raport-analize e mbajtur me 1965, pra per mbi 60 vjet te kaluara..., por nuk thote asgje Kastriot Dervishi, se nuk e ka provuar ne kurrizin e vet barren e veprimtarise agjenturore! Shqetesimi i KM i sakte per kohen! Nuk mund te flitet fare per sabotim prej Shehut. Cdo gje studjohet ne rrethanat e kohes. Objekti i sherbimit te zbulimit - i evidentuar nga KM Shehu i sakte. Te ve ne mendime fakti se si nje aparatciku si K.D, qe vjen si vjen ne pozicionin e Drejtorit te Arkivit te MPB, dhe qe fati i ve mbi tavoline pa kufizim arkivi i sherbimeve sekrete vazhdon te shfrytezoje dokumente nga fondi shteteror i klasifikuar! Me c'te drejte/tager Zotnia K.D., shfrytezon documentet qe rrjedhin nga pozicioni i tij dikur Drejtor i Arkivit! Pse/Perse?!
eshte me se e Vertet qe Greqia ka pasur Agjentet e vete ne Kupolen e Shtetit Shqipetare...pra flasim ne orgenet e Zbulimit-kunderzbulimit ...apo ne Ushtri.. 1-Pse e them kete:Eshte nje FAKTE i pakundershtueshem...se Zbulimi GReke kishte dijeni per Radio-LOjen qe bente Zbulimi Shqipetare me Italine...ku Alush Leshanaku ishte Agjente i SIM-it...ect--- 2-Greket edhe pse e dinin qe Sigurimi Shqipetare...po ja hidhte Italjaneve..NUk i Informoj keta te fundit per Lojen e Zbulimit Shqipetare...pse??Sepse Greqia nuk i Donte Italjanet....i shikonin si Armiqe te Djeshem dhe ne te ardhmen...Keto kane dale nga Dokumentat e Deklasifikuara.. @Zbulimet Amerikane dhe Angleze..UMBEN ne Shqiperi....por jo ato GReke dhe JUgosllave.... @@Zbulimi JUgosllave....munde te filloj qe ne KOmitetein Qendrore..dhe deri te "Agjenti i fjetur" Sali Berisha qe na u be Kryemoinister dhe kerkon te behet Perseri.... Eshte per te rdhur Keq...pse ne Shqiperi nuk u hape asnjehere nje Hetim Zyrtare per Sali Berishen?????????????????
Po ky mavria nga Çorrushi Mallakastres prretendote te ngrente agjenture? Ajo qe gjoja ishte agjenture shqiptare ishin disa 3 leksha lagjesh qe spiuonin njeri tjetrin.
po mire mer Tur inteligjenti, agjentet e huj kan pas lind te gjithe neper qytete, eh?
E gjithë agjentura e kohës së Enverit kishte 1 kryedetyrë: mbrojtjen e pushtetit personal të Enver Hoxhës. Më shumë kontrolloheshin "shokët" se armiku.
Sepse Ata qe iu thua "shoke te tij ishin zhytur ne mut qe me kohe. Mundohuni te shikoni ne arkivat e UDB. Do te gjeni deklaraten..." une F. S. betohem se do ti qendron BESnik PKJ dhe shout Tito".kete ma ka THENE nje ish agent i UDB, sot 86 vjec.
"Ata" NUK ishin të gjithë spiunë. Mehmet Shehu u quajt poliagjent por mbas rrëzimit të regjimit Ramiz Alia tha se nuk beson se Mehmeti ishte spiun.
Mjere Shqiperia ku kendon nje injorant si Kastriot Dervishi. Mehmeti vertet i tha ato fjale per zbulimin, por jo Kadri Hazbiu. Te nesermen Mehmeti beri autokritike dhe hodhi poshte cfare kishte thene. Kastriotit i bashkohen dy injorante te tjete, komentuesit km dhe turi. Brockulla si keto i sherbejne atyre qe u sherbenin te huajve.