
Filip Papajani u lind në lagjen Kala të Elbasanit më 1878. Pasi kreu mësimet e para në Elbasan, studioi për mjekësi në Rumani, ku përveç arsimimit, ka punuar për të siguruar jetesën, ndërkohë ka marrë pjesë aktive në lëvizjen patriotike të studentëve shqiptarë në Bukuresht dhe gjatë viteve 1921-30 në Shqipëri.
Në Koloninë patriotike të Bukureshtit Filipi mori pjesë në Lëvizjen për një Shqipëri të pavarur, që mbeshtetej nga Princi Albert Gjika, rumun me origjinë të largët shqiptare. Ai ishte i vëllai i shkrimtares mjaft të njohur Elena Gjika, e cila njihet me emrin letrar “Dora d’Istria”.
Disa studentë shqiptarë krijuan shoqërinë të quajtur Qarku i studentëve shqiptaro-rumunë. Prej tyre me aktiv ishte Asdreni, Filip Papajani, Kristo Dako, Pandeli Durmishi, Vasil Zografi, Akile Eftimiu, etj. Për krijimin e kësaj shoqërie kishte ndihmuar edhe konsulli i nderit i Spanjës në Rumani, markez Gjin Alardo Kastrioti, stërnipi i Gjergj Kastriotit, (Donika Kastrioti ka jetuar e ka vdekur ne Valencia, Spanjë) i cili aktivitetin e ka financuar me 1000 franga.
Filip Papajani dhe Asdreni ishin pjestarë të delegacionit të kryesuar nga Pandeli Evangjeli, që mbritën në Durrës për të mbeshtetur Princ Vidin ne v 1914. Më pas Filip Papajani bashkohet me çetën e Mihal Gramenos, duke krijuar dhe një miqësi familjare midis tyre.
Në v. 2020-2021 Dr. Filip Papajanin e gjejmë antar të Komitetit organizator të Kongresit të Lushnjës.
Nga viti 1925 deri 1945 ai ishte mjeku i vetëm i Pogradecit. Në shtëpinë e tij ai kishte kabinetin e vizitave mjekësore për qytetarët e Pogradecit. Po aty ai priste e bisedonte me Asdrenin, me patriotin dibran Jashar Erebara, me Lasgush Poradecin, etj.
Ndërsa në Gazeta e Korçës datë 26.07.1930 shkruhet që në fushatën e ndihmave për ngritjen e monumentit të Themistokli Germenit në Korçë, kanë ndihmuar: Filip Papajani me Fr. ari 20, Jashar Starova Fr. ari 5, Todi Ligor Alarupi Fr. ari 5, etj.
Shumë interesante dhe me vlerë është letra e Dr. Filip Papajanit për Lef Nosin të cilit i ka kërkuar ndihmë ekonomike për Lasgush Poradecin, pasi Ministria e arsimit i kishte ndërprerë bursen per studimet.
Filip Papajani si shkrimtar
Nga shkrimet e tij mund të përmendim tregimet e gjata “Pellazgë, "Vllaznim-Qytetnim” (1923), poemën “ Ndreka” (1925), dramat “Moisi Golemi” (1928), “Bardhushi” (1930) e “Fatbardhi” (1934), “Kukudhi i Kavajës” 1923 dhe përmbledhjen poetike “Elbasani” (1938). Për jetën e vështirë të vegjëlisë shkroi novelën “Proka" e cila në vitin 1985 ne Kosovë është ekranizuar si film i sukseshëm. Por, filmi "Proka" është një nga paradokset kulturore shqiptare, sepse filmi ndërsa ishte mjaf i njohur në Kosovë, novela dhe autori i saj kane mbetur krejt të panjohur në Kosovë e në Shqipëri.
***
Në vend të mbylljes.
Ndërsa kam punuar për këte studim, unë nuk mendoj që për një figurë komplekse tre dimensionale si Dr. Filip Papajani ta kem ezauruar plotësisht, jetën dhe aktivitetin e tij, por qëllimi im është për ta nxjerrë nga harresa dhe heshtja si një figurë historike me shumë vlera, për njohjen e tij nga të gjithë shtresat e popullsisë në veçanti nga të rinjtë dhe intelektualët. Por jo vetëm.
Mendoj që ai është aset kulturor për Pogradecin e turizmin e qytetit, kur ne të evidentojmë historinë dhe aktivitetin e Dr. Filip Papajani, krahas figurave të shquara si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Gjergj Pakmezi, Koco Sotiri, etj.
Për këtë, i drejtohem Këshillit Bashkiak dhe Kyetarit të Bashkisë me kërkesën që të shikohet mundësia e emërtimit të ndonjë institucioni apo rruge në qytet me emrin Dr. Filip Papajani. E pse jo Dr. Papajani duhet të shpallet qytetar nderi i Pogradecit dhe në mjedisin e gjelbër midis hotel Enkelana dhe Odeonit, aty ku ka qënë shtëpia e tij, ku ai ka bërë vizita mjekësore dhe ka pritur figura të shquara historike kombëtare si Asdreni, të vendoset një memorial.
Po Elbasani cfare ka bere per te?
Rruge a platia me emrin e Papagiani-t kristian? As qe behet fjale,po te qe nje Hason a Mohamad siguro do te kishim rruge apo lagje me emrin e tyre.
Ty te dhemb me shume po ta futi hasani e muhamadi. Po clidhje ka hasoni me intelektualin filip papajani? Po ta futi ty jorgoja, te vie mire, kurse ai hasonit s'te pelqen ty o jevgjit mikroaziatik.
..keni harruar Dr. Jovan Bashon, i cili kontribuoi shume fort per hedhjen e bazave te shendetesise - projekti dhe ndertimi i spitalit te Tiranes, i pari kirurg i talentuar ne gjinekologji, etj., etj. Pa lene menjane shqiptarine e tij sa mes shoqates se Studenteve ne Vjene ashtu edhe ne Shqiperi. As karakterin stoik e burreror. p.s. Kuteli ka botuar nje shkrim te veçante me 1931: Disa grima humori ne leteraturen shqipe:"Kukuthi i Kavajes" prej LIPI
BRAVO KAURI PAPA JANI ,,,,PO HOXHA HASANIT CA BERI ,,,,
Mos permendni emra patriotesh kristiane ne kete vilajet turk te ramiut dhe saliut.
ky qe e ka shkruar qenka nje koqe qe nuk llogaritet. Ka lindur ne 1878 dhe nga viti 1925-1945 paska qene mjeku i vetem ne Pogradece Dhe ne vitin 2020-2021 qenka antar i komitetit organizator te kongresit te Lushjnes Te dhjefsha ne shkrimin dhe ne matematiken tende o artikull shkrues