Dosjet e humbura të Sigurimit të Shtetit, lista e zhdukur e UDB: Kush ishte Petrit Ame, lidhja me Gazideden

1 Gusht 2022, 11:05Dossier TEMA

Dosjet e humbura të Sigurimit të Shtetit, lista e zhdukur e UDB: Kush

Nga Bedri Islami

Materiali i paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve, gjithnjë lidhur me figurën qytetare dhe politike të ish-Presidentit Ilir Meta, ka qenë tepër e natyrshme që të ngjallte reaksionin medial, që prej disa ditësh po ndodh në Shqipëri. Nëse është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një nga skandalet dhe ngjarjet më të rënda të pluralizmit në Shqipëri, që kthen përmbys çdo gjë, sado të pakët, që është besuar deri tani.

Problemi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit shqiptar në periudhën komuniste është më i prekshmi, më reali dhe më i pazgjidhuri në jetën tonë politike. Me dosjet është manipuluar si dhe sa është dashur, janë tjetërsuar, janë djegur, janë ndryshuar, janë fshehur, janë depozituar pranë zyrës së Berishës, janë dërguar në shërbime të tjera jashtë Shqipërisë, sidomos pranë shërbimit sekret serb dhe kjo përmes njerëzve të këtij shërbimi në strukturat e larta të shtetit; me dosjet është luajtur me fatet njerëzore, janë kapërcyer dhe fshirë ngjarje të rëndësishme, janë fshehur denoncues, emra hetuesish që kanë përgjakur të burgosurit për të marrë dëshmi të rreme dhe Qemal Lame ka qenë njëri prej tyre; me dosjet është bërë politikë dhe tani, nëse e gjithë kjo do të saktësohet si e vërtetë, pra rasti Ilir Meta president i kapur, atëherë gjithçka që është thënë për pastërtinë e figurave politike, bie poshtë dhe duhet urgjentisht të rishikohet ligji.

Gjykimi se në kohën e shtetit monist një sekretar i Komitetit të Rinisë nuk mund të bashkëpunonte me Sigurimin për shkak të detyrës si i zgjedhur, është alibi e kotë. Ilir Meta mund të ketë qenë sekretar i Komitetit të Rinisë, fakt që deri tani pak vetë e kanë ditur dhe shumë të tjerë kanë menduar se ai shkoi në Lëvizjen e Dhjetorit nga shpirti i revoltuar, por kjo nuk e ka penguar të jetë edhe dëshmitar i rremë, edhe denoncues.

Kur u dënua me shumë vite burg një shqiptar i Kosovës, I.Z., në gjyqin e tij ishin dëshmitarë, por edhe e kishin denoncuar më parë tre vetë: sekretari i komitetit të rinisë së fakultetit dhe dy bashkëstudentë të tij, po ashtu nga Kosova, S.B., dhe M.H. Qenia si funksionar i rinisë nuk e ka përjashtuar rolin e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, ashtu si nuk i ka përjashtuar edhe anëtarët e Partisë së Punës, por këto do të ishin vetëm me miratimin e Sekretariatit të Komitetit të Partisë.

Nuk e di se si ka rrjedhur jeta e Ilir Metës; ai tani është ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, me rolin e tij të dyshimtë në drejtimin e zyrës presidenciale, që desh e ktheu në një poligon qitjeje kundër aleatëve strategjikë të shtetit shqiptar; në jetën e tij private dhe si njeri i politikës rëndojnë mëkate të shumta, dhe është krejt e mundur që tani ai do të mund të ishte një njeri i zakonshëm, nëse dosja e tij nuk do të ishte fshehur, gjithnjë nëse është e vërtetë ajo ç’ka ngul këmbë Autoriteti i Dosjeve.

A ka qenë e mundur të fshihen dosjet, të transformohen, të digjen, të hidhen poshtë? Ka qenë e vështirë, por jo e pamundur. Në Shqipëri ekziston një precedent. Fjala është për dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav, veçanërisht atij serb. Atk janë zhdukur. Nuk ekzistojnë. Askush nuk mund t’i gjejë në mënyrën e drejtpërdrejtë, duhet gërmuar gjithandej për të gjetur gjurmët e fshira, jo rastësisht.

Që prej kohësh, në mënyrën më të saktë të mundshme, përmes një dokumenti origjinal të Shërbimit Informativ Kombëtar, DITA, guximshëm, ka ngritur njërin nga problemet kyçe të historisë së viteve të fundit: zhdukjen e shumë dosjeve të rëndësishme të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar, gjatë periudhës 1948-1991, akt i ndodhur gjatë viteve 1992-1997, kur shef i këtij Shërbimi Informativ ishte Bashkim Gazidede, ndoshta njeriu më i besuar i presidentit të kohës, Sali Berisha.

Mes të tjerave është zhdukur, thuajse e gjitha, dosja e “Drejtimit të Ambasadës së Jugosllavisë” 1948-1991.

Pas ikjes nga detyra, Gazidede mori me vete edhe dosjen e agjentëve të UDB-së në Shqipëri dhe agjentëve të dyfishtë, të lidhur me shërbimin jugosllav, deri në vitin 1991. Është, pa dyshim, njëri ndër aktet më të dënueshme që ka ndodhur në vitet e fundit të shekullit të shkuar dhe më skandalozi, që si edhe shumë akte të tjera, nuk u hetua kurrë se si ndodhi, nuk u ndoq dhe nuk u gjykua. E gjitha kaloi përmes heshtjes dhe mohimit: heshtjes së institucioneve të specializuara, të cilat të mbështetura në një amnisti të planifikuar berishiste, mbyllën sytë ndaj këtij akti që është, as më pak e as më shumë, tradhti ndaj kombit ku bëjnë pjesë, dhe nga ana tjetër, mohimit të asaj që kishte ndodhur.

Ndryshe nga shumë të tjerë, ka qenë një lajm që nuk më ka befasuar, jo se e kam ditur se janë zhdukur të gjitha dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit serb, por sepse gjithnjë kam qenë i bindur se në elitën e re drejtuese të pas vitit 1992, lobi serb dhe dora mjeshtërore e sigurimit të fshehtë serb, ka qenë fuqishëm e pranishme.

Pse u zhdukën dosjet, pse pikërisht këto dosje dhe jo ato që kishin të bënin me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në linjën e brendshme, pra ata që kishin përgjuar, kishin ndjekur, denoncuar e ishin bërë shkak për dënime drastike të bashkëvendasve të tyre, disa nga të cilët kishin humbur edhe jetën në këtë ndjekje të përbindshme?

Si është e mundur që një njeri, strukturë apo organizim politik që ditët e para, nëpër sheshe dhe mitingje, çirrej se do të ishte siguria e bashkimit të shpejtë kombëtar, zhduk pikërisht dosjet e atyre që kishin qenë dy herë të shitur dhe kishin qenë dy herë armiq me kombin e tyre?

Zhdukja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit jugosllav, e njohur si UDB, nuk është pa qëllim dhe nuk ka ndodhur rastësisht. Mes dy shërbimeve ka pasur bashkëpunim të rrjedhshëm, megjithëse herë pas here kanë bërë sikur kanë sulmuar njëra-tjetrën.

Ka disa arsye themelore. Kur në drejtimin e qeverisë erdhi një grupim i ri politik, i panjohur, po ku njerëzit kishin shpresë për ndryshim themelor, në presidencën e vendit u vendos një njeri që kishte të njëjtin mentalitet politi,k si edhe paraardhësit e tij komunistë, e jo vetëm nga fakti se edhe ai kishte qenë i tillë, por sepse mendohej se më lehtë e më gjatë mund të qeverisje nëse ke në duart tuaja Sigurimin e fshehtë, që u quajt Shërbimi Informativ Kombëtar. “Dashuria” për dosjet nuk do të ishte diçka kalimtare në jetën politike e private të Berishës. Ai, edhe sot, mund të jetë njeriu më i pasur me dosjet e fshehta dhe di shumë më tepër se çdo njeri tjetër i politikës. Disa pasione të lindura që në rininë e hershme, nuk harrohen dot në pleqëri.

Kur ai filloi lojën e dosjeve dhe i hapi ato, gjithnjë duke menduar se në listën e agjentëve serbë do të kishte një shumicë të kundërshtarëve të tij, ai vuri re i çmeritur se disa nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kishte një lidhje të shpejtë ose të hershme, dhe që po i vendoste në poste zyrtare, në fakt kishin qenë agjentë të UDB-së dhe disa prej tyre të rëndësishëm. Nga kundërshtarët e tij ai nuk gjeti askënd në këtë listë. Po të kishte gjetur, qoftë edhe një të vetëm, ai do e kishte bërë të pranishme në mediat e kontrolluara prej tij.

Një shumicë të ish-burgosurve politikë si agjentë të UDB-së ishin strukur pranë tij dhe ai nuk mund t’i hiqte. Ndoshta, pa e ditur edhe ai vetë, nga lëshimet që kishte bërë në jetën e tij, ata ishin më të fuqishëm edhe se ai. Ata përfaqësonin një linjë, që sa vinte e bëhej më e fuqishme: lobin serb brenda PD-së, e më pas, edhe brenda shtetit që ai kërkonte ta vinte nën dorën e tij të hekurt. Për të vënë këtë linjë nën kontrollin e aparatit të tij, që gjithnjë e më shumë po bëhej represiv, ai duhej të kishte dosjet e tyre, të cilat deri në vitin 1992, mund të qëndronin aty ku ishin, në bodrumet e Shërbimit Informativ, por pas këtij viti ato do të ishin të rrezikshme për njerëzit e tij, por edhe për atë vetë.

Në të dhënat e mëpasme kam vënë re se në një periudhë të shkurtër, u arrestuan dhe u dënuan 7 bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë serb, të cilët në gjyq pranuan aktivitetin e tyre, lidhjet që kishin pasur, njerëzit me të cilët kishin bashkëpunuar, të dhënat që kishin grumbulluar, denoncimet që kishin bërë. “Konti”, “Kollarja”, “Qëndresa”, “Vushtria”, “Fitimi”, “Beqiri” dhe “Merimanga” ishin emrat e tyre të njohur nga shërbimi sekret serb dhe këtë e kanë pranuar në gjyqin e tyre, i cili mund të ishte i manipuluar, i dhunshëm, i sajuar, e keqpërdorur, pavarësisht se ata kishin pranuar gjithçka.

Kjo ka ndodhur jo vetëm një herë. Nëse do të kishte pasur një shkak për rehabilitimin e tyre, kjo do të kishte qenë hapja e dosjeve të tyre. Nuk u bë, por thuajse të gjithë u bënë ndër militantët e zjarrtë të PD-së, ndonjëri edhe funksionar i lartë i saj, dhe lidhja e tyre me PD-në mund të ishte logjike, por mjerisht të gjithë, ose thuajse të gjithë, në vitet e luftës në Kosovë, ishin kundërshtarë edhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ç’ka nëse dosjet e tyre do të ishin të hapura, do të kishte bërë të ditur pse e gjitha po ndodhte kështu.

Së dyti, periudha e zhdukjes së dosjeve është në fakt ajo e rehabilitim politik dhe financiar e të gjithë atyre që kishin qenë bashkëpunues me shërbimet e huaja, sidomos me UDB-në jugosllave. Kjo është koha kur në shtetin shqiptar vërshuan gjithfarë lloj bashkëpunëtorë të shërbimit serb dhe që u bënë, për një kohë, rezidentë në Shqipëri. Ata ndërtuan një rrjet të tërë dhe përmes tyre kalonte një pjesë e madhe e kontrabandës masive të karburanteve, cigareve, armëve. Pjesë të rëndësishme të parave të pista zhvendoseshin në strukturat partiake dhe ndër qeveritarë të veçantë.

Këta “të dërguar”, veç detyrës “së pafajshme” të nxinin gjithçka që ishte arritur në shtetin shqiptar në drejtim të Kosovës dhe të krijonin idenë se ishte pikërisht elita politike e mëhershme që e kishte tradhtuar Kosovën, vendosën lidhje  dypalëshe me Shërbimin Informativ Kombëtar. Edhe pse këta “të dërguar” mund të ishin edhe kriminelë të rrezikshëm. Është koha kur figura të njohura të politikës shqiptare në Kosovë, si Rexhep Gjegji apo Anton Kola, kërkonin të ngrinin një strukturë shërbimi inteligjent në Kosovë me ish-punonjës të këtij shërbimi, por që kërkonin fijet e lidhjeve të vjetra edhe në Shqipëri. Gazidede ua dha këto fije.

Të dy shërbimet, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë, ranë në një mendje me rolin e “të dërguarve”. Shembulli më sinjifikativ ishte ai i një “ të dërguari” të tillë, i quajtur Petrit Ame, njeri i afërt familjar i shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede.

Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.

Petrit Ame dhe vëllai i tij, Flamuri, janë dibranë të pjesës së shtetit maqedon. Ame, Petrit, përmes veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Evropës, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejtësinë. Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë shqiptarë dhe duke patur mbështetjen e Shërbimit Informativ, trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.

Në skenën politike e më pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur, jo rastëssht, u bë publik një takim i papërgënjeshtruar kurrë i Arkanit (Zheljko Raznjatoviç), ish-shef i paramilitarëve serbë me ish-shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede. Ndërmjetësi i këtij takimi jo rastësisht ishte pikërisht Petrit Ame.

Ame dhe Arkan kishin qenë në të njëjtin burg në një shtet europian, Belgjikë-Bruksel dhe aty ishin bërë vëllezër gjaku. Ndërkohë, ka të dhëna sipas të cilave, shërbimet sekrete, kryesisht CIA, ndiqte nga pas lëvizjet e Ames në Ballkan, duke shpresuar në një takim të tij me Arkanin, me qëllim arrestimin e kriminelit të luftës, të njohur për masakrat e tij në Bosnje. Arkani akuzohet si autori i masakrës në Slloveninë Lindore, në vitin 1991, ku u vranë 1400 myslimanë.

“Zheljko Raznjatovic, i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur në Shqipëri në kulmin e luftës në ish-Jugosllavi dhe është takuar me Shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede”. Kjo akuzë është bërë më 18 tetor 2002, publikisht, nga ministri i Rendit, Luan Rama, gjatë emisionit “Shqip” në “Top-Channel”. Pohimet saktësuan se bëhej fjalë për një vizitë që është realizuar në vitin 1995, duke shtuar se takimi mendohet të jetë zhvilluar në një qytet në veri të Shqipërisë, mbase në Dibër.

Fill pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç, në vitin 2003, një lajm i emetuar nga faqja e internetit “RTV 21″ e Shkupit, bën fjalë për posedimin nga ana e shërbimit sekret maqedonas të 5 kasetave me regjistrime të Petrit Ames, gjatë kohës që ky ndodhej në burg. Sipas raportimeve në shtyp, pikërisht Kryeministri maqedonas, Branko Cervenkovski, kishte ndikuar në arratisjen e shqiptarit Ame nga burgu, për shkak të lidhjeve që ai kishte pasur me krimin.

Po sipas lajmit të emetuar nga faqja e internetit “RTV 21″ e Shkupit, Petrit Ame, i cili tani konsiderohet i zhdukur, megjithëse vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë, në dëshminë e tij të filmuar, thotë se ka punuar me vëllanë e kryeministrit malazez, Milo Gjukanovic, me tregti armësh, duke kaluar nga Beogradi në Malin e Zi, e më pas, në Itali. Ame thotë gjithashtu se ka drejtuar trafikimin ilegal të karburanteve gjatë kohës së sanksioneve ndaj Serbisë, përmes një politikani të njohur shqiptar, me njohuri dhe autoritet në fushën e ekonomisë dhe të financave, (në kohën kur doli lajmi aludohej për ish-ministrin Ruli) dhe me deputetin e vrarë Azem Hajdari, si dhe me Zhelko Razhnjatovic, Arkanin, shefin e paramilitarëve serbë.

Ame është ndoshta shembulli më tipik i krijimit të lidhjes së dyfishtë. Por ai kishte lidhje edhe me shumë ish-agjentë të shërbimit serb, emrat dhe mëkati i së cilëve ishte në këto dosje, të cilat duheshin hequr sa më shpejt nga e drejta e zbulimit dhe e publikimit të tyre.

Përmes asaj që mund të quhet ministria e Brendshme hije e Kosovës, nën qeverisjen “Bukoshi”, me ish-punonjës të shërbimit sekret serb, disa nga të cilët u arrestuan e të tjerë dolën jashtë Kosovës, është bërë edhe seleksionimi i parë i dosjeve ku ishin të përfshirë agjentë të këtij shërbimi në shtetin shqiptar. Këto dosje, që për disa kohë u lanë në konservim, kishin kohën të zhdukeshin dhe kjo ndodhi në fillimin e vitit 1997, ku edhe Gazidede e kuptoi se për të shtypur një rebelim të gjithanshëm nuk mjaftonte vetëm emërimi si Komandant i Përgjithshëm i një operacioni në të cilin u ftuan për të shtypur, jo rastësisht, edhe ish-ushtarakë e ish-policë të Kosovës.

Në fakt, edhe pas 27 viteve jetë plurale, asnjëherë nuk është bërë publike, të paktën një nga dosjet e agjentëve të shërbimit serb, edhe kur ata kanë qenë në hierarkinë e pushtetit, si është rasti i “Pashtrikut”, por edhe i shumë të tjerëve, që pas vitit 1992 depërtuan marramendshëm shpejt në institucionet e shtetit dhe u vendosën në ato drejtori që kishin të bënin me mërgatën shqiptare apo në radhët e shërbimit informativ. Do të jetë ndoshta rast unik që një vend rehabiliton agjentët e huaj dhe dënon pushtetarët që i zbuluan dhe me të drejtë i dënuan ato.

Në vitin 1992 në Shqipëri po përgatitej njëri ndër grupet për të qenë pjesë e lëvizjes çlirimtare. Ishte një veprim çuditërisht foshnjarak, që ndërsa kishte filluar si një nismë e ish-presidentit Alia, e po vazhdonte nën huqin e presidentit Berisha dhe duhet thënë, qëllimin e kishte fisnik, gjithçka po zhvillohej nën dritën e diellit, haptas dhe kushdo mund të dinte. Në ekipin përgatitor politik që u dërgua atje nga shërbimi shqiptar, në bashkëpunim me shërbimin e atëhershëm që kishte ngritur Bukoshi, ishin edhe dy nga ish të burgosurit në Shqipëri si agjentë të shtetit serb. Njëri ndër grupet që u kthye në Kosovë i armatosur u arrestua i gjithi.

Mund të thuhet se ishte një zbulim nga brenda, ç’ka nuk përjashtohet në raste të veçanta, por fakti që zbulimi serb dinte jo vetëm kush kishte qenë, por edhe numrat përkatës të armëve, dëshmonte se kjo kishte qenë më shumë se lojë e një apo disa njerëzve të vetëm.

Shënimet për këtë aktivitet, i cili në njërin grup do të kishte edhe Adem JASHARIN e njerëzit rreth tij në Drenicë, dhe Zahir Pajazitin dhe njerëzit rreth tij në Llap, janë mbajtur domosdoshmërish nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe pjesë të këtyre shënimeve nuk duheshin bërë publike, jo se kishte ndonjë gjë të fshehtë që mund të dëmtonte lëvizjen çlirimtare, por sepse prej atyre dosjeve mund të dilnin edhe denoncuesit.

Por ka edhe më tej. Si e kam cituar edhe më herët, Shërbimi Informativ Kombëtar i kohës së Gazidedes ka qenë jashtëzakonisht aktiv dhe i ashpër kundër lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Disa nga prijësit e kësaj lëvizje, si Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Hashim Thaçi janë burgosur për shkaqe absurde, ndërsa shumë të tjerë, që sot janë Heronjtë e Kosovës, mes tyre Fehmi Lladrovci etj., e kishin të ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar e aq më tepër zhvillimin e aktivitetit të tyre çlirimtar.

Nga ana e Berishës, qartë e shkurt, u ishte thënë përfaqësuesve të lartë të lëvizjes çlirimtare se “ju këtu mund të merreni me çfarë të doni, me tregti e si të ju a marrë mendja, por kurrë me aktivitet çlirimtar”.

Në vitet 1948, deri në vitin 1991, në Shqipëri, përmes rrugëve të ndryshme, kanë qenë të pranishëm shumë nga njerëzit e përgatitur në shërbimin e fshehtë jugosllav, por edhe njerëz brenda kufijve që janë vënë në shërbim të këtij shërbimi. Nuk ka ndodhur kështu vetëm në veriun e Shqipërisë, por edhe në jugun e saj, ku shërbimi i fshehtë grek ka qenë njëlloj agresiv e aktiv kundër shtetit shqiptar. Njerëzit e dërguar prej tyre dhe ato që ishin brenda vendit, bashkë ose veç e veç, sidomos deri në vitin 1956, kanë qenë agresivë në veprimtarinë e tyre. Shumë prej tyre analfabetë, të hurit e të litarit, kanë pasur mision të vrasin njerëz të zakonshëm, më së shumti mësues e mësuese, vullnetarë në hekurudhë, aktivistë lokalë, të djegin shkolla e depo, të helmojnë qentë, të sabotojnë një ngritje gardhi apo çerdhe.

Të kapur, të hetuar, ata kanë dëshmuar për lidhjet e tyre në gjyqe publike, ashtu si disa gjëra të tjera janë mbajtur brenda rrjetit hetimor. Të gjitha këto, që përgjegjësonin njerëz të afërt me pushtetin e pas vitit 1992, duheshin hequr, ashtu si edhe dosjet e mëdha të pas vitit 1956, kur dërgimi i agjentëve u bë më i sofistikuar, nëpërmjet të ashtuquajturve të burgosur politikë, që rastësisht “arratiseshin” nga burgu, e të cilët, në fakt, kishin qenë oficerë madhorë të shërbimit të fshehtë serb, si ishte rasti i “Kontit” apo “Korbit”, që vazhduan edhe studimet e larta në Shqipëri, e që pas vitit 1991, u bënë figura të njohura ndërlidhëse mes pushtetit të ri dhe linjës UDB-ashe në Prishtinë.

Në mbyllje të këtij shënimi, i cili, në çdo rast mund të shtohet me “bëma” të tjera të Shërbimit Informativ dhe domosdoshmërinë e tyre për të zhdukur dosjet me të cilat ishin të lidhur njerëzit e tyre, qëndron edhe në një fakt tjetër, i cili, edhe pse mund të trajtohet si ngjyresë politike e varësi nga e djeshmja, është i saktë:

Shërbimi Informativ Kombëtar dhe shërbimi shqiptar i instaluar në Prishtinë, me këmbëngulje të jashtëzakonshme kërkuan në dosje të dhëna të besuara se shteti i mëparshëm monist kishte qenë ai që kishte shitur çështjen kombëtare, sidomos Kosovën. Sidomos në ato që mund të quhen agjentë të dyfishtë. Kërkuan dhe nuk gjetën. Gjetën një të vërtetë tjetër, që pavarësisht nga ndasitë ideologjike, shteti shqiptar, përmes njerëzve të tij në ambasadat e huaja, sidomos në Vjenë, u kishte përcjellë drejtuesve të lëvizjes çlirimtare në Kosovë porosinë e prerë, se duhet të hiqnin dorë nga ideologjia marksiste në luftën për çlirim, ata duhej të largoheshin nga përdorimi i emrit të Enver Hoxhës dhe të përcaktoheshin për çështjen kombëtare të pazgjidhur.

Në dosje ata gjetën edhe ndihmën financiare që shteti shqiptar u kishte afruar këtyre grupeve, të cilat, sipas njërit prej drejtuesve të hershëm, arrinin në shumë miliona dollarë. Edhe kjo nuk duhej  bërë publike. Po ashtu nuk duhej bërë publike se agjentë serbë kishin informuar për depo të mëdha ushtarake, për deri në 30 mijë të uniformuar, me të gjitha pajisjet e duhura, përgjithësisht prodhime angleze, që mund të shërbenin për një kryengritje në Kosovë.

Zhdukja e dosjeve që kishin lidhje me veprimtarinë e agjentëve jugosllavë në shtetin shqiptar i interesonte atyre që i zhdukën: pushtetarëve të pas marsit 1992, lidhjet e të cilëve, edhe atëherë edhe tani, kanë qenë e vazhdojnë njëlloj të përzemërta me një lob të fuqishëm proserb në Prishtinë, për të mos shkuar në lidhjet direkte, që ekzistonin e mund të vazhdojnë të jenë në mesin e tyre.

Rasti Meta, i vërtetë apo jo, duhet të sjellë një ligj të ri për dosjet, sidomos të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe në të njëjtën kohë, të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja në vendin tonë. Duhen hapur dosjet e vjetra dhe dosjet e reja, pasi është larg mëndësh që tani, në këtë periudhë, këto shërbime agresive janë bërë të buta, të qeta dhe mirëkuptuese ndaj Shqipërisë. (DITA)

19 Komente

  1. T
    Toke e xanun,parti e xanun

    Foto e salehut tregon se cfare skuthi ka qene.

    1. b
      butrinti

      Keto qelbesirat, politikanet sot qe shajne 24 ore kohen e shkuar dhe e quajne diktature, duhen djegur te gjalle !!! Trasheguan nje shtet ku vepronte ligji shume here me mire se sot ne shkerdhatokraci Trasheguan nje sistem spiunazhi te mireorganizuar, sic e ka cdo shtet, por qe per interesat e tyre dhe per te fshehur cfare ishin, e dekonspiruan dhe e shkaterruan, duke rrezikuar edhe personat qe punonin per te miren e vendit Trasheguan nje vend te virgjer qe e vodhen dhe e shkaterruan vetem politikanet kriminel dhe familjet e tyre qe u gdhine te pasur Pa u zhdukur keta qelbesira e spiune qe jane edhe sot, Ca jane Ambasador ne OKB, pasi me pare shiten detin, Butrintin ne UNESCO, dhe plot te tjera me lidhjet e martesat ....

      1. q
        qytetar

        butrinti ! asgje per shtuar. perfekt. koment shterrues.

        1. b
          ben

          Me dhimbje duhet pranuar e verteta qe ke shkruar. Asnje presje nuk mundet ti heqesh.

        2. K
          Karikaturisti i Sigurimit

          O shoku spiun qe shpreson se te ka "humbur" dosja. Asgje ska humbur. Ne microfilm i ke te gjitha fale "ndihmes" se kunderzbulimit gjerman qe u ndodh "aksidentalisht" kur regjimi i Dulles po pregatitej te rrinte ne hije per ca kohe. Pardesyte e bardha do administronin ne tranzit sa te kthehej perseri Rami [zi]. Vetem 10 % jane kriptuar por jo se jane zhdukur. Ti Islam je spiun monument mund te pyesesh Gramozin

          1. A
            Ai tipi

            …edhe nje kopje e dorezoi sh ramiz ne boston dikur..

          2. B
            Balo

            Rezidentura jugosllave këtu ka vijimësi që nga koha e Monarkisë! Në kohën e Hoxhës ,Alisë dhe Berishës serbët kanë komanduar këtu ... Sot e gjithë ditës janë zotërues të çdo lloj pasurie këtu. Çfarë është Bejleri!?,Kastrati,Ulaj....???

            1. A
              Anonim

              MESO PAK ME MIR SE NE KOHEN E ENVERIT SKISHTE BYTH SERBI AS SYT TE HIDHTE NGA KUFIRI , KURSE NE KOHEN E SALI VICIDOLIT DJALI I NJE BABAI SERB U COI ARM E NAFT DHE BERI TAKIM ME MILLOSHEVICIN DHE KARAXHICIN DHE KETO FILMIME I KA DHE JUGOSLLAVI DHE REMZI HOXHA QE SALA E ZHDUKU SE I ZBULOI , NE KIHEN E XHAXHIT NUK GUXONTE AS GREKU E ASNJE TANI KA TOK TE XANUN NGA SHPELLARET.

              1. b
                ben

                Balo-qe kur u mesuan qente te perdorin kompjuterat dhe te shkruajne ne to? Personalisht mendoj se komunizmi ka qene fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise ne shekuj, por ajo qe shkruhet ketu ka sens. Ne kohen e Enverit, serbet dhe neo-greket e dinin se ku ishte kufiri dhe nuk guxonin qe te kalonin nga kjo ana e jone. Bejleri, Kastrati apo Ulaj nuk kane kakarisur ne kohen e xhaxhit se i bente synet me thoin e gishtit te kembes.

              2. s
                shpiragu

                Z j Bedri pena juaj e arte ka shkruar dhe vazhdon te shkruaj per shqiptaret kudo ndodhen .Demaskimi i pseudo patrioteve shqptar ,bemat dhe mekatet e tyre ne kurriz te shqptareve tevidente shqiperis jane evidente. kur dhe kush me fakte do i prezantoj ne Spak qe ata te japin llogari per te gjitha te zezat qe kane bere .kur do vij ajo DITE.

                1. U
                  Ushtari

                  Rustem Gjata ka qenë në ndjekje të sigurimit të shtetit si agjent i UDB u vertetua dhe u arestua ne fshetesi per 14 dite ku u zberthye dhe pranoj bashkpunimin me UDB pranoj ti sherbente sigurimit të shtetit në atë kohë ishte gjyqtar në Shkoder dhe denoj në mënyr cnjerzore pjestar te klerit katolik kur erdhi ne pushtet Sali Berisha e beri kryetar te gjykatës se lartë dhe nje prift katolik e denoncoj kete-Po gjetet dosjen e Rustem Gjates do gjeni edhe dosjet e tjera

                  1. H
                    Hajro Lula

                    I akzekutoi dosjet Gazidede .....ka dhe ana tjeter dosje ...sbesoj se i lan te castit serbet dosjet e kolaboracionisteve shqiptare ....gjithsesi me nje te menduar e kuptuar , dhe gjithmone me nje llogjike dihen se kush ishin dhe jane ....Ramiz Alia dhe Sali Berisha jene pothuajse me saktesi matematike agjente te UDB .... per Alien ka pak fakte , kurse nuk ndodh e njejta gje me Sali berishen , klani serbo rus ne USA e solli ne pushtet ...pikerisht ai klan qe i beri presion te papare ndonjehere ndaj nje politikni si Ramiz Alise ne USA ne pervjetorin e OKB .....dhe Ramiz Alia e pranoi te linte detyren e presidentit dhe tja dorezonte Sali Berishes .....shume demokrate ishin shume here me perpara se Saliu si ne mendime por dhe ne goditje nga sistemi i dikurshem , pse vall doli ne skene Saliu ??? Figura te tjera kish plot Shqiperia , figura qe u goditen ashper nga sistemi komunist , ata qe ishin demokrate me ndergjegje dhe jo komunisti i thekur Sali ....qe direktive ama , ishin pothuajse te koordinuara me mjeshteri , eshte rjedha llogjike e historise se perse e zgjodhen , kush e zgjodhi ...te gjitha .....si u soll ndaj embargos se naftes ndaj serbeve , si u soll ndaj vellezerve tane kosovare ...jane te gjitha te regjistruara ...seshte nevoja te kerkosh dosje ...dihen te gjitha ......

                    1. b
                      ben

                      Hajro ziu, po te kishte patur dyshimin me te vogel xhaxhai se Ramizi e dridhte bishtin me serbet, do ta kishte pjekur te gjalle ne furre. Kije inat, por jepi hakun thote populli. Enveri ka bere shume zullume dhe pasojat e tij po i heqim edhe sot kur jemi shperndare neper bote si zogjte e korbit, por per keto gjerat qe thua zotrote ai nuk te falte.

                    2. X
                      Xhaxhi

                      Shkrim i sakte, por vetem nje korigjim te vogel. Dosjet nuk zhduken kurre, gjithmone gjurma ngelet. Te gjitha te dhenat sigurimi para se te shkrihej jua kaloi amerikaneve te cilet si shperblim i punesuan apo garantuar lirine. Pra, kjo loje dihej dhe skema ishte e qarte qe PD e udhehiqte lobi Serb ne shqiperi ashtu sic bejne dhe sot. Nuk ishte rastesi qe te gjithe kosovaret e stervitur ne shqiperi gjate komunizmit u zbuluan perfshire dhe Adem Jasharin sapo PD erdhi ne pushtet me 1992. Kjo e shtyhu themelimin e UCK me 5-7 vjet. Mos e dhente zoti qe amerikanet te dergojne nje email tjeter me dosjen e familjes se Saliut se do lexoni cudira.

                      1. T
                        Taipi

                        Spiuneve te komunizmit qe nuk ju hyri gjemb ne kembe

                        1. Roberto

                          Strumbullari i te gjitha te keqijave ne Shqiperi eshte vetem nje. Ai eshte KRIMINELI ME DAMKE SALI RAM BERISHA. Vertet Gazidede ishte shefi i SHIKUT famekeq Berishjan dhe jo pa qellim Berisha ja besoi atij qe pasi kreu krime me duart e tij e zhduku dhe Gazideden per mos patur deshmitare te gjalle njesoj sic zhduku Remzi Hoxhen apo organizoi vrasje apo "aksidente" te Gramoz Pashkos,Sokol Olldashit apo Kosta Trebickes gjithsesi le ti kthehemi temes. Une e kam theksuar me dhjetra here qe Berisha ka vene duart ne dosjet sensitive ku prekej ai vete dhe familjaret e tij si dhe ka dekonspiruar me qindra e qindra agjente neper bote qe i sherbenin shetit Shqiptar prej 60-70 vitesh e qe shteti kishte investuar miliona per keta sic ben cdo shtet ne bote edhe sot. Dosjet mund te jene zhdukur por me sa di une ka kopje te fshehura por edhe po mos ekzistojne te tilla gje qe eshte e pa mundur ka plot njerez gjalle qe i njohin me emra dhe mbiemra spiunet dhe agjentet qofte Serb apo Grek,Italian etj etj. Ja keni babain e Altin Goxhajt,Enverin me shoke. Keni Luan Pobratin me shoke,keni Mehdi Bushatin me shoke apo Frederik Ymerin qe se fundmi na doli agjent ne sherbim te Rusise. Doni me per Belulin???? Ka me qindra te tjere keshtu qe as Saliu as Agush Meta apo ndonje pleh si keta nuk do i shpetoje ndershkimit dhe ligjit qe deri dje e bente "Maliqi".

                          1. D
                            Durimi -kosovar

                            Durimi -kosovar "Ky Lobi proserb ne Prishtine", si e quan B Islami, po aludon duket qarte per truket e pykat e mbeturinave komuniste te "patroteve te rreme qe ideal dhe qellim kishin dhe kane perfitimin e lekut dhe vetem te lekut. Ky shkrim ne kohen kur Kosova ka nje koder halle perpara, nuk eshte asgje tjeter pos ereza te perqarjes se unitetit te Kauzes se shejte kombetare, sidomos ne Kosove. Nje shkrim fund e krye tendencioz, percares, destabilizues dhe mbi te gjitha fyerje e deshmoreve te Lirise se Kosoves. Bedri Islami, Ju ende jetoni nen vellon e Ideologjise marksiste -leniniste, me te cilen jane manipuluar atdhetaret e devotshem qe kane punuar luftuar dhe kane dhene jeten per Kosoven. Shyqyr Zotit qe Kosoven sot e perkrahin institucionet relevante evro-amerikane ... se per keto ne Tirane e Prishtine, me njerez te mendesise soc-realiste, do na merr Lumi e i biri te dreqit. Aluzionet Tuaja Z Islami se Ky Lobi proserb ne Prishtine...., jane perralla per femije, te kohes se Ilegaleve, te parullave per Mark-len, per Traktet per Veprat e Xhaxhit e dreqit te birit Duket e ju duhet Leku o Bedri Burri, ama , sot, rinia e Kosoves, familjaret e reneve per Atdheun nuk u kane asnje borxh qe te nxisni huti e mashtrim me aluzione se ne Prishtine po egzistuakan qarqe te fuqishme lobuese proserbe. Pikerisht kur ndodhin ngarje te theksuara ne Kosove, (Veriu i Kosoves, Ballkan expresi , Liberalizimi i vizave, Lobimi per njohje te reja...) po shperfaqen te tilla shkrime si ky i Bedri Islamit. A pajtohesh Bedri Islami per sa vijon: Secili Shqiptar (Kosove e Shqiperi) qe ka pase tesere ne xhep te ish -PPSH dhe te ish -LKJ) nuk do duhej te kene vend pune ne Institucionet e Shtetit???. DHE sikush ta shoh veten ne Pasqyre, te reflektoje para ndergjegjes se vete njerezore, kombetare e fetare. Prandaj ky llumi i politikes sone ende nuk i kane denuar krimet e komunizmit ne Parlamentet perkatese se paku me nje rezolute. Dhe kjo nuk ka ndodhur as ne Shqiperi as ne Kosove. Pse? Sepse ende jetojme ne vorbullen e mashtrimit e krimit ne Ne e perreth nesh. Nje dite do te na mallkojne femijet e femijve tane qe aq tmerresisht kemi punuar e vepruar mbrapsht e pa dinjitet. Kjo tregon, shi per kete, se sa rezistence i behet vetingut si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Ku eshte faji e pengesa? Te shpiken fajtoret, te gjenden spiujte, tradhetaret, kriminelet, vrasesit me pagese e pa pagese. Bota shqiptare ende vuan nga andrrallat e komunizmit. Eshte e tmerrshme kur ne kete hendek perpeliten intelektuale, akademike, gazetare opinioniste ndersa grindemi ne Lagjet partiake te llumit te mendesise komuniste(Ne Shqiperi mbetjet e PPSH ndersa ne Kosove te Ish-LKJ-se) e qe te dyja ishin filiala te Qender ne Moske. Se fundi, Publiku ka te drejte te pyes dhe te dije, saktesisht, sa ish-komuniste ende marrin paga dhe punojne ne institucionet e Dy vendeve tona??? Apo t'i falim e te heshtim derisa t'i marre Zoti ? Simbas llafeve, aluzioneve e selameve Ti Z. Islami ende perpelitesh ne vorbullen e mendesise te se shkuares qe aq keq rende e turpshem e shkallmoi palcen e Shqiptarise. E kemi me borxh te reflektojme gjithesecili

                            1. s
                              shqip

                              PD erdhi si trashegimtare natyrale e degës anti shqiptare në ppsh, dhe e sigurimit të shtetit, pjesa që punonte kundër interesave kombëtare. Ngjarjet lidhin njëra tjetrën. Gjatë gjithë kohës, që nga koha kur u cfaq e deri më sot, PD e Saliut ka kryer hapur diversion kundër shqiptarëve këtu dhe kundër çështjes kombëtare në tërësi. Bedriu nuk ka trajtuar dhe një detaj të rëndësishëm. Ose e ka anashkaluar pa dashur. Ka patur një moment takimi midis Milosheviçit dhe Fatos Nanos. Në atë takim mendohet se kreu serb i ka dorëzuar Nanos një listë me emra. Pas kësaj në vijimësi ka patur një tentativë për të shkarkuar kry e gjyk së lartë R Gjata . Gjata ishte ish anëtar i këshillit kombëtar të pd. Fakti që u zbulua si agjent i jep më të qarta ngjarjet në vitet e pd në pushtet. Po ashtu kemi agjentë të rekrutuar nga sig shtetit . Njerëz që u vunë në krye të lëvizjes "demokratike". Rasti i A Hajdarit, Ali Spahiut, P Arbnorit, Artan Hoxha ( kantidati për president), dhe një numër i frikshëm zyrtarësh në poste drejtuese, ka shpjegimet e veta tek këto dosje. Kjo është e sterprovuar. Saliu me bekimin e boshtit pro serb në ppsh , bëri zëvendësimin e krerëve të arshivave. Në fakt, në më shumë se një rast, Saliu do shprehej në kuvendin e Shqipërisë : "Unë jam arshiva". Dikujt mund ti tingëllojë diçka e ngjashme me ato lajthitjet që e kapnin në momente histerie. Por jo, është saktësisht arma me të cilën ai shantazhon këdo, sidomos të tijet kur duan të dalin nga rreshti. Nga ana tjetër Bedri Islami nuk shkon deri në fund të çështjes. Nuk thotë që asnjë qeveri e majtë, nuk ka qenë dhe nuk është aktualisht e aftë, për të dekonspiruar të gjithë rrjetin agjenturor që ka vepruar në dëm të interesit shtetëror. Nuk e bën sepse brenda radhëve ka elementë të tillë edhe brenda Ps. Nuk e bën sepse ndoshta nuk është hapi i duhur këtë moment. Pasi siç dihet , edhe aleatët tanë strategjike nuk janë të interesuar që ta bëjnë këtë me aksione. Por duke çmontuar pjesë, pjesë, dhe duke ulur fuqinë goditëse të tyre.

                              1. T
                                Turpi i kombit

                                Shifeni mire foton,shifeni kete mostren,qe rri si mi halesh,kush e shef nuk ka nevoje me e pyet,nga eshte,dhe kush eshte,ky pra uzurpoi opoziten dhe pushtetin,per 30 vjet,dhe tani eshte dhe trim i madh,i ka shpall lufte Amerikes,ky pjelle serbe,me gjithe ate enukun e sig.shtetit,nje hajdut ordinier,pa identitet dhe origjine,hapet bythesh dhe ben si trim,qe nuk lane gje pa ba ne kete vend,dhe tani na hiqen si kurva te virgjera,se kane perdor shume bythen,dhe keta do zgjidhin problemet,po shpejt do marrin pergjigjen,dhe do te telendisen,sine fillimet e tyre

                                Lini një Përgjigje