Dossier: Si Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave myslimane dhe kundershtimi i Fan NolIt

16 Shtator 2023, 23:44Dossier Bejtullah Destani

Mbulesa e grave myslimane: Fan NolI përballë Ali Këlcyrës

Dossier: Si Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave

 

Në bisedimet e Këshillit Kombëtar‚ më 1o mars 1923‚ Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave myslimane. Në favor të propozimit të Ali Këlcyrës ishin Faslli Frashëri e Bedri Pejani ndërsa kundër Shefqet Daiu‚ Jusuf Banka‚ Koço Tasi‚ Osman Haxhiu‚ Visar Xhuvani‚ Xhemal Bushati‚ Sejfi Vllamasi‚ Ibrahim Xhindi e Imzot Fan Noli.
Në diskutimi e tij Noli theksoi:
“ Nuk dua të hyj në esencë të çështjes pse kjo është një cështje e cila duhet zgjidhur prej Vëllezërve tonë muhamedanë edhe as nuk duhet të trazohemi në punë të tyre.
Vetëm dua t’i heq vërejtjen Z. Ali Këlcyrës‚ se nuk është parë në historinë e botës që një gjë e tillë të jetë shkaktue nga anë e Qeverisë‚ Parlamentit apo kongresit. Zakonet e mbulimit të gruas nuk i kanë pasë vetëm popujt e besimit muhamedan por edhe popujt e krishterë‚ e se po të shikojmë librat e Sh. Palit‚ do të shohim se mbulesa e gruas ka qënë një mëkat më i madh; e këto zakone i kanë pasë edhe Bizantinët e Venezianët. Në të gjithë popujt Evropianë grat kanë dalë me një farë veli shumë më të shpeshtë se këtu. 
Megjithë këtë nuk kemi pa asnjë urdhër asnjë sinodë me të cilën të jetë shkaktue zbulimi i gruas; ky zbulim ka ardhë vet-vetiu e evolucioni social ka sjellë ndrrimin gradual të zakoneve të shoqnis e se ato ndrrime që kanë ardhë gjetkë do të vijnë edhe këtu. ...
Se‚ a duhet të dali gruaja e zbuluar apo e pazbuluar‚ kjo nuk na intereson shumë‚ por duhet të na heqë vërejtjen gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare edhe për këtë do t’u sjel’e një shëmbull se sa heqi edhe ato gra që janë të zbuluara.
Kur kam vajtur nga Vlora në Tepeleë‚ Elbasan e Tiranë e gjetkë kam pa katundarka të zbuluara të cilat punojshin e mundoheshin si shtaza sa të vjen me qa‚ kurse burrat e tyne rrinin pa punë ‘ dhe prisnin që për cdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjera...“.

10 Komente

  1. N
    Nje e Moshuar

    Fan Noli e shikon ne prizmin tjeter kete ceshtje dhe nuk ka vend per kritike : Ai thot nuk na intereson se gruaja del e mbuluar apo zbuluar por eshte per te ardhur keq per trajtimin qe i behet dhe del ke ato vargjet : Burrat nen hije lozin kuvendojne,pika qe sju bie se nga grate rojne “ sepse e thote te vjen me qa kur i shikon duke punuar nder ara ndersa burat kuvendojne d.m.th.ky eshte problemi per Nolin nuk eshte zbulimi ka shume domethenie Shkrime te bukura te asaj kohe 100 vjecare sa mire qe ruhen neper Arkiva Thesare.

    1. D
      Daullxhiu

      Eshte perhapur nje rrace femrash ne shqiperi qe ta shpifin kur dalin edhe ne tv, po lere po paraqiten psikologe dhe avokate. Ne nje kohe qe jane ne nevoj per psikolog per veten e tyre.

      1. N
        Nik Peta

        Ali Kelcyra nje burre fisnik dhe patriot I madh

        1. N
          Nik Peta

          Ali Kelcyra nje burre fisnik dhe patriot I madh

          1. J
            Jeff

            Sa aktual Noli.

            1. F
              Fjale me vend

              Shume interesant. Duhen ruajtur mire gazetat dhe revistat e koheve te shkuara ne arkiva.

              Lini një Përgjigje