Nga Ferdinand Dervishi
“Shqiptarët u shpërngulën në Kosovë pas vitit 1389, kishin nevojë për tokë…”! Është përfaqësuesi zyrtar i popullit norvegjez në Shqipëri, njeriu që risjell në vëmendje këtë version serb, që u përdor edhe si argument historik për të justifikuar masakrat e Millosheviçit në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-‘99. Autori quhet Carl S. Wibye, ka atributet e ambasadorit norvegjez në Shkup e Tiranë, ndërsa fraza e mësipërme, që nuk mbetet e vetme në helmin që mbart, ka gjetur vend në faqet e librit të tij; “Hakmarrja e Enverit”, publikuar fillimisht në Norvegji më 1994 dhe botuar e promovuar më pas edhe në Tiranë.
Më anë të këtij punimi, norvegjezi Wibye, përpiqet të paraqesë një pasqyrë të Shqipërisë në kohën e diktaturës dhe të viteve të para e pas 1990-ës. Një panoramë e tentuar, por pak e ngjashme me realitetin, apo më saktë e ngjashme me ekstremitete të tej ngritura në fantazi. Ekstremitete që i ulin në infinit të gjitha vlerat morale, dhe jo vetëm, të kultivuara në shekuj të shqiptarëve. Zoti Wibye, duket se e ka shkruar këtë libër nën një ndikim të fortë të propagandës antishqiptare, të bërë nga nacionalizmi ekstrem serb, futur ndoshta në mendjen e tij, që nga koha kur shërbente në Jugosllavi, para vitit 1990.
Libri fillimisht është botuar në Oslo, më 1994, dhe për të nuk gjendet asnjë e dhënë në internet, qoftë në gjuhën norvegjeze, që të thotë nëse përmbajtja e tij është vlerësuar ose jo nga kritika. Apo më keq mund të supozohet se; kritika e ka vënë re, por e ka anashkaluar debatin, për frymën antishqiptare të librit. Një përfundim i ardhur gjithsesi hipotetikisht, po të sillet në vëmendje se kritika norvegjeze, një roman pro-shqiptar, të shkruar nga norvegjezi tjetër, Kjell Hoibraaten, me titull; “Aleksandra, një histori shqiptare”, botuar në Norvegji më 2004, është sulmuar nga kritika e këtij vendi për “pro-shqiptarizëm të theksuar”.
Pak a shumë subjekti i romanit “Hakmarrja e Enverit”, ka në qendër një shqiptaro-norvegjez i quajtur Simon Murra, që merr një ofertë tunduese nga krerët komunistë shqiptarë, për të ndihmuar në nxjerrjen e naftës. Ai vjen në Shqipëri ku lidhet me një klan pranë kryeministrit Mehmet Shehu, që është vendosur dukshëm, me idetë e tij, kundër Enver Hoxhës. Murra, asiston në vrasjen e Mehmet Shehut, që sipas autorit të librit, ka ndodhur jo në banesën e krevatin e tij, por në një sallë mbledhjesh në Komitetin Qendror.
Sipas këtij versioni, ish-kryeministri qëllohet dhe vritet nga rojet e Enver Hoxhës, në shkëmbim zjarri, në momentin që kishte nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe shënjestruar liderin komunist të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e romanit, jep sërish një panoramë të shtrembëruar të Shqipërisë postkomuniste, ku personazhi kryesor, merr përsipër të bëjë rolin e trafikantit të floririt, duke thyer me turirin e makinës së vet, të gjitha postblloqet deri në Maqedoni. Në fund, personazhi kryesor vritet, nga të panjohur në Norvegji, duket për të justifikuar titullin e librit. Kjo është pak a shumë përmbajtja, në vija të trasha, e romanit të Wibye.
Një shqiptar që do e lexonte me kujdes këtë libër (rekomandohet të mos lexohet nga ekstra-patriotë), do të vinte re që në kapitullin e pare, një histori të papranueshme hakmarrjeje, që autori e konsideron në replikat e veta, si gjakmarrje. Një histori që ka në thelb shfarosjen e kaluar makabre, të një familjeje të tërë nga hasmi, varjen dhe rrjepjen gjallë të kryefamiljarit, vrasjen e dy djemve të mitur, përdhunimin në grup të vajzës adoleshente, përdhunimin me mjete të forta, vrasjen dhe prerjen e gishtit për të marrë unazën.
Habitshëm të dy palët në gjak, janë nga Saranda, një zonë ku nuk njihet gjakmarrja dhe përkundër së vërtetës, skena makabër që përshkruhet, nuk ka asgjë të përbashkët me hakmarrjen në Shqipërinë e çdo kohe, aq më tepër me gjakmarrjen. Ajo në rastin më të përafërt, është një skenë e ngjashme me ato të propaganduara nga fqinjët tanë veriorë serbë, që shpesh kanë zënë vend edhe në letërsinë e tyre, qoftë edhe në tregimet e të vetmit jugosllav, fitues të çmimit “Nobel”. Dhe ndërsa qëllimi i serbëve është i njohur, ai i ambasadorit norvegjez në Tiranë e Shkup, vlen të bëhet i ditur.
Që influencimi mund të ketë ardhur pikërisht prej faktit se, Wibye ka shërbyer për një kohë në ish-Jugosllavi si diplomat, kjo përforcohet edhe nga një tjetër provokim në libër. Vënë në gojën e Enver Hoxhës, autori vjen në një tjetër tezë të njohur serbe për Kosovën. Në faqen 88 të librit, Wibye shkruan: “Pas 1389, nuk kishte më serbë në Kosovë. Ishte një vend i shkatërruar. Shqiptarët që kishin nevojë për tokë u shpërngulën aty…”! Një version që nuk gjendet në çdo lloj enciklopedie a teksti historie të botës së civilizuar, përveçse në ato serbe. Pak të kishte kërkuar, pak të kishte shfletuar apo naviguar në internet, qoftë në një ndërkohë të dytë, Wibye do të kishte gjetur versionin e saktë historik.
Një konceptim që tashmë lexohet si një formulë e vetme, e paprekshme në formën: “…në kohë të lashta e populluar nga Ilirianë dhe Trakianë, në Kosovë u vendosën sllavët në shekullin e 7-të. Rajoni i kaloi Bullgarisë, në shekullin e IX-të. Që nga 1389, pas fitores së turqve në Fushën e Kosovës, deri më 1913, kjo zonë ishte nën pushtimin otoman, ndërsa popullsia dominante përbërëse ishin shqiptarët. (Anciently inhabited by Illyrians and Thracians, Kosovo was settled by the Slavs in the 7th cent. The region passed to Bulgaria in the 9th cent and to Serbia in the 12th cent. From 1389, following the Turkish victory at Kosovo Field, to 1913, it was under Ottoman rule, and the Albanians were the dominant ethnic group in the region).
Dhe autori i këtij libri, duhet ta dijë mirë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se serbët nuk janë pasardhës të trakëve. Por nuk mbaron këtu. Pasi nëpër faqet e librit përgjithësisht nuhatet, ndihet qëndrimi apo paragjykimi sipas një vlerësimi standard, të ulët, për shqiptarët, duket të fiksuar fort në memorien e autorit. Kështu në faqen 84, teksa shpjegon se njerëzit që Enver Hoxha nuk i pëlqente, apo konsideronte kundërshtarë, vriteshin me të dalë nga zyra e tij, shkruan: “Për shumë njerëz, ky është një presion i madh, që të rrinë aty dhe të dinë se ata mund të çohen drejt vdekjes, me një lëvizje të vogël dore. Ata thjesht e bëjnë në brekë…! Enveri e ka mësuar nga Stalini. Disa burra presin në dhomën ngjitur. Ata e marrin prenë. I heqin atij pantallonat dhe e shpëlajnë nga poshtë”.
Duket Wibye, nuk e ka të qartë edhe pas shumë vitesh nga publikimi i parë i librit të tij, kur e njeh më mirë Shqipërinë, se shqiptarët janë njerëz me një kultivim të fortë dhe se e kanë të vështirë ta bëjnë në brekë, qoftë para tytës së armës. Përndryshe, do ta kishte pasur të lehtë të mataronte nëpër rreshta. Ndërsa kulmi, apo më saktë ngjitja deri në perversitet shënohet në faqen 104, kur autori përshkruan ish-kryeministrin Mehmet Shehu. “Pas syzeve shkëlqenin sytë blu. Një nga gratë e fisit kishte qenë për shëtitje në Kostandinopojë, në kohën kur Vikingët ishin roja të perandorit. Ose ndoshta ishte edhe ky një rezultat i udhëtimeve të Sigurd Jorsalfar-it. (Sigurd Jorsalfar është emri i një pjese orkestrale të kompozitorit norvegjez Eduard Grig, 1843–1907 red.)”.
Një anomali konceptive e djallëzuar, që nuk lë shans për asnjë justifikim, se autori mund të ketë pasur një çast humbjeje të kontrollit! Që Wibye nuk është krejt pa faj në konceptet e pasqyruara ndaj shqiptarëve, kjo vërtetohet edhe në faqen 91 të librit, kur ai shkruan: “Hoteli që kishte qenë një qendër kulturore në kohën e grekëve, ndërsa norvegjezët jetonin nëpër vrima dhe prisnin për epokën e gurit, ishte më pak se një kilometër në jug të Durrësit”. Pra, shënjestra me këtë rast, duket se është kthyer pashpjegueshmërisht edhe nga vetja.
Promovimi i librit të Wibye në gjuhën shqipe, u realizua në mjediset e një lokali/librari, të njohur të kryeqytetit. Pati vetëm një referat të lexuar, edhe ky i hartuar nga një i huaj, më tej një fjalë e shkurtër nga përkthyesi dhe me kaq u mbyll. Pa e lexuar librin, disa media televizive, por edhe të shkruara, në kuadrin e rutinës së përditshme, e vlerësuan romanin, sidomos raportin që konfigurohej mes temës shqiptare dhe autorit-ambasador në Shqipëri. Për çudi libri nuk është i pajisur me parathënie apo pasthënie. Menjëherë pas publikimit të librit, ambasadori Wibye, gjeti kohën të shkruajë në anglisht një përgjigje për pyetjet e dërguara nga ana jonë.
Pyetjet ishin ndërtuar pa u lexuar libri, por me sugjerimin jo saktësisht profesional, të dikujt që e kishte lexuar. Duke vënë re nga pyetjet se hakmarrja ekstreme në fillim të librit mund të shkaktonte pakënaqësi ndër lexuesit, Wibye nuk e quajti atë një histori tipike shqiptare, por; “një histori nga bota reale diçka që ndodh dikur, diku, është vetëm një pjesë e historisë…”! Më tej në të njëjtën linjë ai shkruante se përshkrimi; “…nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq, ose ndonjë gjë tjetër”. Pra gjykuar nga kjo përgjigje, autori i librit duket e kapi që në ajër, që libri i tij mund të provokonte ndjenjat e një pjese të shqiptarëve. Këtë vërtetoi edhe ngurrimi i tij i gjatë dhe përfundimtar, për t’iu përgjigjur pyetjeve të një interviste të dytë, këtë radhë të ndërtuar pas leximit të imtësishëm të librit.
Vetëm rreth dy vjet më parë, në Tiranë, promovoi librin e tij edhe një tjetër norvegjez. Ai quhet Kjell Hoibraaten dhe njihet nga shqiptarët, si pronari i anijes “La Vikinga”, që lidhte Durrësin me Barin. Libri titullohet “Aleksandra, një histori shqiptare”, me parathënie të Arbën Xhaferrit dhe është i përkthyer nga njohësi i talentuar i norvegjishtes, Myrteza Shini. Për çudi edhe ky libër ka në qendër një linjë shqiptare, por përkundër librit të Wibye, përmes përmbajtjes lexohen tone mirëdashëse për Shqipërinë e shqiptarët. Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, autori Hoibraaten, pohoi se kritika e kishte pritur me konteste librin në Norvegji, duke e quajtur si shumë pro-shqiptar.
Pjesë nga libri i ambasadorit Wibye
Faqe 84. “Për shumë njerëz ky është një presion i madh, që të rrinë aty dhe të dinë se ata mund të çohen drejt vdekjes me një lëvizje të vogël dore. Ata thjesht e bëjnë në brekë…! Enveri e ka mësuar nga Stalini. Disa burra presin në dhomën ngjitur. Ata e marrin prenë. I heqin atij pantallonat dhe e shpëlajnë nga poshtë”.
Faqe 88. “Pas 1389, nuk kishte më serbë në Kosovë. Ishte një vend i shkatërruar. Shqiptarët që kishin nevojë për tokë u shpërngulën aty…”.
Faqe 104. “Pas syzeve shkëlqenin sytë blu. Një nga gratë e fisit kishte qenë për shëtitje në Kostandinopojë, në kohën kur Vikingët ishin roja të perandorit. Ose ndoshta ishte edhe ky një rezultat i udhëtimeve të Sigurd Jorsalfar-it”.
Faqe 91. “Hoteli që kishte qenë një qendër kulturore në kohën e grekëve, ndërsa norvegjezët jetonin nëpër vrima dhe prisnin për epokën e gurit, ishte më pak se një kilometër në jug të Durrësit”.
“Shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për ju”!
Me fraza të kursyera ishte përgjigjja e ambasadorit norvegjez Carl S. Wibye, në pyetjet e dërguara nga ana jonë, për librin e tij të sapo-botuar; “Hakmarrja e Enverit”. Por gjithsesi, përmes rreshtave të përgjigjeve lexohej pasiguria e autorit për nuhatjen nga lexuesit të qëndrimeve të tij kundrejt shqiptarëve. “Është histori nga bota reale dhe nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq. Shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për vendin tuaj”, është thelbi i argumentit të Wibye.
Zoti ambasador, si ju lindi ideja të shkruanit një histori shqiptare, në një kohë që duke u nisur nga detyra që kishit në atë kohë, mund të kishit ndërtuar diçka jugosllave?
Unë mbuloja Shqipërinë, po aq sa edhe Jugosllavinë në atë periudhë. Shumë njerëz kanë shkruar për Jugosllavinë dhe shumë pak për Shqipërinë.
Në pjesën e parë të librit përshkruani një histori ekstreme gjakmarrjeje dhe jo një histori tipike për Shqipërinë e asaj kohe. Këtu keni dashur thjesht të përshkruani një fenomen në rastin e vet më të egër, apo jeni ndikuar nga perceptimi kolektiv për shqiptarët në anën veriore të kufirit të tyre?
Është një histori nga bota reale, diçka që ndodh dikur, diku, është vetëm një pjesë e historisë, nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq, ose ndonjë gjë tjetër.
Mësuam se ju keni punuar për një kohë në Jugosllavi, si diplomat dhe se keni pasur nëpër duar informacione të ndryshme që kishin të bënin me shtetin fqinj, Shqipërinë. Jashtë asaj që thoni në libër, a mund të na rrëfeni diçka për përmbajtjen e tyre?
Jo, realisht ka kaluar shumë kohë.
Shqipëria që konfiguronit në mendje nga larg, pa e parë nga afër, sa ndryshe ishte kur e vëzhguat nga afër?
Kam pasur një imazh më shumë se realist se si duhet të ishte dhe udhëtimet e mia në Shqipëri, konfirmuan disa nga këto. Vetëm se është ndryshe kur ju jeni shumë afër, bëhet diçka e prekshme, diçka e frikshme, në këtë rast.
Vdekja e Mehmet Shehut është një temë shumë e diskutuar ende në Shqipëri. Ju përshkruani një version sipas të cilit ish-kryeministri shqiptar u vra në një mbledhje nga një truprojë, pasi tentoi të vriste Enver Hoxhën. Të njëjtin version kanë dhënë edhe mediat jugosllave ditën kur ka ndodhur kjo ngjarje. Më pas është sqaruar se Shehu ka vdekur i vetëvrarë (versioni zyrtar) në shtratin e tij në shtëpinë e tij. Apo gjithçka është fiction edhe në këtë pjesë të librit?
Unë do ta them edhe më pas se versioni im është ai korrekti, dhe se detajet e tjera janë gjithashtu korrekte. Nuk bëj komente të tjera në këtë pikë.
Sa mendoni se ia keni arritur që të përçoni te lexuesit një panoramë sa më të afërt me Shqipërinë e shqiptarët nën regjimin komunist? A mendoni se pas leximit të librit shqiptarët që kanë jetuar në këtë kohë do të thonë: “Po, kështu ka ndodhur”?
Unë sinqerisht shpresoj të jetë kështu. Dhe unë shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për vendin tuaj, përmes gjithë errësirës së vendosur nga një regjim i çuditshëm, një errësirë të cilën ju tashmë e keni flakur tej, dhe Shqipëria është duke lëvizur shpejt, në drejtimin e duhur.
Versioni i Wibe, për vrasjen e Mehmet Shehut
Sipas versionit të Wibye, Mehmet Shehu, ish-kryeministri më jetëgjatë shqiptar, nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga roja e Enver Hoxhës. Wibye e vendos ekzekutimin e Shehut, në një sallë mbledhjesh në Komitetin Qendror, pas një sherri me Enver Hoxhën. Argumenti që nxeh Enverin, ishte hapja e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës. Sipas Wibye, në kohën kur Hoxha e ka kërcënuar Mehmetin, se ka për ta pësuar, Shehu ka nxjerrë një pistoletë të kalibrit të madh dhe ia ka drejtuar Enverit, duke arritur ta tërheqë këmbëzën. Por në të njëjtën kohë, ai është qëlluar nga një roje i Hoxhës dhe është vrarë. Enveri vetëm sa plagoset në krah. Sipas Wibye, ky është versioni më ekzakt i kësaj ngjarjeje! Memorie.al
Po cna i silli ne gazete keto kellira more Mero Djali
Si mund te qendroje Ambasadore ne Tirane nje abstard i tille si ky shpifesi Norvegjes ? Duhet qe shteti jone te kerkoje Largimin nga Shqiperia te ketij bastardi she shpifesi te ndyre Naorvegjes , si person Non Grata, menjehere sepse ky eshte nja Anti-Shqiptar i terbuar, Te ngirhen edhe ne Protesta kunder ketij shpifesi te ndyre , Ky ben gjasme te zgjuarin ne Interviste, sepse Gazetari jone eshte leshko. Nuk e diskretiton ti shkerdheje robte , Ketij kelyshi serb, Ndaj nuk duhet lejuar asnje serb i vetem te vije ne Shqiperi, se jane komb i piste njelloj si norvegjezet , Dhe pervec kesaj ky te hidhet ne gjyq per shpifje , sepse Hakmarja nuke shte aspak nje fenomen ne Sarande , po ashtu ky genjen per cdo gje . Ne pergjithesi Norvegjezet jane Anti-Shqiptare, dhe Shqiperia beri shume gabim q edha pelqimin per Norvegjine t ebehej pjese e Natos, Shume gabim, Ata jane ca rracista te psite dhe pro-krimeve serbe . Biles duhet kerkuar te largohet fare Amabsada Norvegjeze nga Shqiperia.
Norvegjia eshte ne NATO qe nga krijimi i saj o Mondi! Shqiperia dha ok per Finlanden dhe do jap ok per Suedine.
Shqiperia e dha per Suedine dhe Finlanden o ti nga Vllora. Je ne metro? Ky qen bir qeni do hedh ne gjyq per shpifje nga familjaret e Hoxhes dhe nga Bashkia e Sarandes. Ose, si denim alternativ te kaloje 3 jave kurs sume ne Kavaje dhe 1 jave ne Elbasan.
Luti behu me i shpjegueshem ! Nga e nxore ket konkluzion se duhet, tre jav ne Kavaj,dhe nje jav ne Elbasan ? Ka te bej me madhesin,qe e bjen ne vete,apo numrin i vogel popullsis se Kavajasve,ju duhet tre jav per te arrit ate te Elasanit,dhe per te maru pun ?!
Raimond, duket perse je nje mbeshtës i flaktë i Salehut shpellar, je i te njejtes linje! Si thoni: "Norvegjezët, jane komb i piste si Serbët"??? O shtazë, ne cfare planeti jeton? Qe ki ish ambasadori i atij shteti me kete liber qe ka bere, eshte një palaço, kjo s'do shume mend por te portretizosh nje komb te te tere me kete, një nga kombet me te përparuara te njerëzimit, duhet te jesh nje taleban tipik. Kujto o idiot se c'kane bere shqipot dhe malokëria ne Norvegji gjatë tre dekadave te demoNkracise shqiptare, ne ate vend te civilizuar qe te ofron gjithë kushtet per tu bere njeri por qe qenie si puna jote, s'ndahen dot nga epoka e gurit! E fundit, s'bdhet fjalë per pranimin e Norvegjisë ne NATO, por per Suedinë e Finlanden!
Raimond, duket perse je nje mbeshtës i flaktë i Salehut shpellar, je i te njejtes linje! Si thoni: "Norvegjezët, jane komb i piste si Serbët"??? O shtazë, ne cfare planeti jeton? Qe ki ish ambasadori i atij shteti me kete liber qe ka bere, eshte një palaço, kjo s'do shume mend por te portretizosh nje komb te te tere me kete, një nga kombet me te përparuara te njerëzimit, duhet te jesh nje taleban tipik. Kujto o idiot se c'kane bere shqipot dhe malokëria ne Norvegji gjatë tre dekadave te demoNkracise shqiptare, ne ate vend te civilizuar qe te ofron gjithë kushtet per tu bere njeri por qe qenie si puna jote, s'ndahen dot nga epoka e gurit! E fundit, s'bdhet fjalë per pranimin e Norvegjisë ne NATO, por per Suedinë e Finlanden!
Raimond, duket perse je nje mbeshtës i flaktë i Salehut shpellar, je i te njejtes linje! Si thoni: "Norvegjezët, jane komb i piste si Serbët"??? O shtazë, ne cfare planeti jeton? Qe ki ish ambasadori i atij shteti me kete liber qe ka bere, eshte një palaço, kjo s'do shume mend por te portretizosh nje komb te te tere me kete, një nga kombet me te përparuara te njerëzimit, duhet te jesh nje taleban tipik. Kujto o idiot se c'kane bere shqipot dhe malokëria ne Norvegji gjatë tre dekadave te demoNkracise shqiptare, ne ate vend te civilizuar qe te ofron gjithë kushtet per tu bere njeri por qe qenie si puna jote, s'ndahen dot nga epoka e gurit! E fundit, s'bdhet fjalë per pranimin e Norvegjisë ne NATO, por per Suedinë e Finlanden!
Do shkruaj dhe une ca karlliqe por muajin tjeter. Roli i Hitlerit ne luften e Vietnamit dhe kunderpergjigja e Sadamit. Kur te jem gati per interviste do ju kontaktoj si portal.
Ti jepi interviste assj qe ke ne shpi , legen
Kush e rrun riken per norvegjez,europian e pdhi nones SE tyre? Lejini te.lefin ,bejn ham ham e mutin te hane. Ja u dinte enveri koken ketyre europianeve,prandaj tallte bythen me ta. Ndersa sot Rama I lepin bythen cdo te huaji ,vec ta Len Pak NE pushtet
Per rastin e gjakmarrjes ne kohen e luftes 2 ne zonen e Pilurit,kane shkuar disa persona nga nje fshat mysliman Corraj apo Fterra (nuk e kam fiksuar)dhe tek stani i familjes Prifti ,pasi hengren dhe pine si mysafire bejne disa krime te tmerrshme vrane burrat e familjes me femije etj perdhuan grate,vajzat madje vrane dhe qenin ne total 7-8 familjare.U ngriten ne kembe piluriotet shkuan tek paria (dhimojerondia)Himares dhe i kerkuan perfaqesuesve te fshatrave myslimane perfshire dhe te Kucit qe te gjejne dhe te dorezojne fajtoret ,por keto shmangeshin jo keshtu jo ashtu nuk e dime hezitonin.Atehere paria sakte Jorgji Bollano (i vrare ne shtepi te vet ne 1944 nga terroristet komuniste) i dha leje familjes Prifti te bente vetgjyqesi.Trimat piluriote i gjeten vete kriminelet dhe i kane rrjepur te gjalle 8-9 veta i futen ne llogari dhe qenin.Nje nip i tyre (vraseve myslimane)qe ka ndenjtur ne Tepelene sic kemi degjuar dhe tani ka frike te vije aty dmth pas 80 viteve.Dmth s’ ja paska fut dhe aq kot ky diplomati.Ndersa per vitin 1389 ne fakt per hir te se vertetes duhet thene qe masivisht kjo ka ndodhur rreth 300 vite me vone,(1680-1685)gjate kohes se kundersulmit austriak ndaj otomaneve qe kishin rrethuar Vjenen.Austriaket i moren para otomanet dhe kerkuan mbeshtetjen dhe te popullit serb ,klerit qe ishte nen zgjedhen otomane,keshtu u futen dhe serbet ne kryengritje e cila nuk pati fat te mire.Keshtu qe serbet rreth 120 mije familje iken nga syte kembet drejt Austrise sepse Perandori Austrise i ofroi mbrojtje.Serbet iken nga frika e ndershkimeve te tmerrshme turke.Keshtu toka mbeti e lire dhe turqit natyrisht donin prodhimet, taksat dhe nje popullsi filoturke amigos dhe ceta territoriale myslimane /tabori per te shtyp levizjet ne vijemesi.I sollen si kolone,tani keshtu eshte fakti.Cfare te themi perralla
Po jot eme ishte te ato grate e perdhunuara mo??? Dmth ti je sperme nga Fterraj, obobo!!! Ndaj te djeg o fare muti prejardhja...
Disa te verteta ti pak e ke me ta qi nonën!!mos vallë je dhe ti nga "norvegjia"me banim në shkup??he robqirët e mutit,skeni faj ju!tërë kohën mburrni alFredo kaCon!!
Austriakeve nuk ju bashkuan vetem serbet por edhe shqiptaret. Dihet mire qe udheheqesi shqiptar Pjeter Bogdani se bashku me rreth 7000 shqiptare u bashkua me austriaket kunder otomaneve. Dhe ne fund kur austriaket humben (per shkak te murtajes) nga frika e hakmarrjes turke u shperngulen jo vetem serbet por edhe shqiptaret. Edhe sot ende ke shqiptare ne fshatrat e Sremit ( Nikinci dhe Hrtkovci) qe jane shperngulur qe nga ajo kohe. Sa per serbet, eshte e sigurte qe nuk ishin 120.000 familje te shperngulura. Aq familje nuk i kishte e gjithe Serbia. Eshte propaganda serbe qe mundohet me e rrite numrin per aresye ekspansioniste.
Historine e Shqiptarve shume kush qe nuk e di,po e meson sot,nga faktet e publikuara dhe te vertetuara nga dokumenta origjinale,te dala nga arkivat me presixhoze ne bote,per keta halet e paguar nga serbet,greket e kompani,nuk thone gje tjeter,po vertetojne hisorine tone mijea vjecare.,prandaj Shqiptaret me letra e libra te tille,mender fshijne menderen
Pordhe me rigon
Ky gomari do ket pa fillimin e filmit Kapedani kur mesyjne se bashku jeniceret turq te vitit 1450 me hanxhar, italianet e 1920 dhe gjermanet e 1944
Karagjozllëqe!!!!!!!!
Sërbët jan fatkeqësia e popujve të Europës.DIHET.Po ne more Mero çduam që i propogandojm?Nuk e kuptoj përse ky shqip folësi meret me ta.Dikur thuhej që tradhëtia ka një emër...,dhe si puna eatij që për një viç e xuni nata jasht, është ky më duket.
Po ky qe e ka perkethyer ne shqipe nuk eshte shqipetar. Pse duhen shkruajtur plehera ne TEMA?
Ky person duhet neveritur si nje genjeshtar e mashtrus ordiner antishqiptar e pro serbe.Ai duhet te shpallet i papershtatshem per te qendruar ne Shqiperi dhe duhet larguar menjehere nga qeveria.NDRYSHE BEHET BASHKEPUNTORE NE PROPAGANDEN ANTISHQIPTARE.
Mire eka komentuesi me siper. Edhe une do shkruaj nje liber " Lufta e Selfo Qorrit (komandati i ballisteve) me Sulejmanin e madherishem, Sulltani i Turqis. Pastaj Lufta e Safet Butkes (edhe ky Ballist qe vdiq ne hale) me Mongomarin e Egjiptit, komandant ne luften e dyt boterore. Per promovimin e ketyre dy librave,do t'i njoftoj vete.Prisni,mos i merzisni.
Sot nuk dihet asnje rast i vetem qe vetevrasesi ti drejtoj armen vetvetes ne zemer …..e theksoj , asnje rast i vetem ….gjithmone goditja eshte fatale dhe ne kok ….te tjerat nje dite do dalin ne siperfaqe …asgje nuk fundoset , mbyten dhe me vone dalin ne siperfaqe , nuk e di se sa jane te verteta keto qe thekson norvegjezi , vec vetvrasje ne zemer …..asnje rast i vetem ….vetem ai i Mehmet Shehut …….
Po edhe PD-istët e Salës dhe ata të takëmit të Fahri Balliut, Hysamedin Ferrajt e Mehmet Elezit me legjenda të tilla urbane e kanë ndërtuar oponencën e tyre kundër komunizmit. Vetë kanë qenë anëtarë partie dhe vetë u tregonin të huajve përralla të tilla nëpër dreka e darka. Se nuk kishin qenë në burgje, po intriga nëpër cepa bënin pushtat, si t’ua fusnin njerëzve.
O soji Dervisheve qose, po cu beni reklame ketyre plehrave. Lerini te dekompozohen nen toke. Mero paske pjerdhur dhe ti si Sali Karagjigji
duke qënë se romani i këtij koqes ka dalë në '94!?del se varianti i vrasjes së mehmetit është ai që kanë përhapur jugosllavët!!përse e them këtë??thjeshtë se këtë variant e kam dëgjuar nga kosovarë që kanë ardhur në shqipëri në fund të '90ës,e përsëritur nga të tjerë të ardhur më pas,të njëjtën gjë e kam dëgjuar dhe kur kam dalë në emigracion nga shqiptarë të maqedonisë!e gjitha kjo para 1994ës!!pra kemi një variant jugosllav,UDBje që i ka mbushur mëndjen një "ambasadori"!!e futa në thonza ambasadorin për të vetmen arsye se ai është një "alfred cakist"!!një nga ata njerëz që megjithëse kanë mbaruar universitete,janë përfaqsues shtetesh me nivel të lartë,prapë mbeten debila të lindur që besojnë çdo lloj gomarllëku që ju tregohet si e vërtetë!! përfytyroni si do të shkruanit ju për guatemaltezët(nuk ma merr mëndja që të dimë shumë për ta,prandaj i solla si shëmbull)pa i njohur pothuajse fare dhe duke u mbështetur në tregimet e dikujt që i urren ata??do tia fusnit më shumë pordhës,se ato që ju ka treguar armiku i tyre!!kështu është dhe rasti i "ambasadorit"!!ka marrë një histori të treguar nga sërbët,në të cilën ata kanë përshkruar vetveten,dhe ky e ka zhvilluar dhe më tepër duke fantazuar si idiot "cakist"!!të tëra ato që përmënd në"atë gjakmarrje" ky debil,nuk janë tjetër veçse zakone sërbe të përjetuara si në kohë të shkuara,ashtu dhe të dokumentuara katërcipërisht dhe në kohët moderne të lajmit jetësor nga tereni(live)!!akoma nuk janë mbushur 30 vjet nga koha kur krimet sërbe të kësaj natyre janë dokumentuar edhe me pamje filmike!! reklamimi i tipave të tillë si alFredo kaCo,nuk bën gjë tjetër veçse krijon gjithnjë e më shumë mbështetës të idiotësisë!!njerzimi ka vuajtur shumë nga idiotësia!!shumica e tij,e njerzimit,është e mbushur me idiotë!!për fat të mirë nga i gjithë njerzimi,ka pak persona që nuk hyjnë në këtë shumicë idiote!!e falë tyre ne kemi shkuar kaq përpara!!
Je lodhur shume. Por ia vlen z Dervishi.
diçka tjetër do quaja lodhje!!leximin e këtij libri!!ky paska pasur durim për të lexuar një diarre të tillë!!
Serb në Yllirik nuk kishte deri në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit kur Yllirikut iu ndërrua emri në Ballkan. Serv ishin një grup etnik në Hum dhe në Bosnje lindore por jo në Dardani dhe viset tjera të Yllirisë. Nemanajt - Nemaniqi ishin Arbana dhe të besimit katolikë por pas ndarjes së kishën katolike 1054 në ato Lindore ortodokse dhe perëndimore katolike ata për interesa të Bizantit dhe Bullgarëve herë janë katolike herë ortodoks. Nuk ka betejë të Kosovës sepse nuk ka asnjë fakt. E vetmja dëmi e vërtet është letra m datën 20 tetor 1389 apo 3 muaj e gjysmë pas ngjarjes së imagjinuar princit Tvërko i Bosnjës që ishte edhe komandant i koalicionit të krishterë i cili i shkruan Republikës së Firencës ku thotë; “...Beteja “duhej të zhvillohej në Ditën e Shën Vitos - Vidit me 15 qershor sipas kalendarit Julian, apo 28 qershor 1389 sipas kalendarit Gregorian”. Tvërko më 1 gusht 1389, njofton Bashkinë e Trogirit dhe të Firencës se; “...ushtria e tij u shpërnda” – pra pa luftë e vetëm me një akt – atentat – komplot familjar kundër sulltan Muratit i I – rë...nga na e Vilis Kobila alias Millosh Obiliqi. Tvërko i referohen kësaj “beteje” me këto fjalë; “...kishte një Aleanca kundër Sulltanit të Perandorisë Osmane, Muratit të parë ”, por nuk përmend serb as luftë, e as princ Lazërin, as Kosovën. Për vendndodhjen e “ngjarjes” Tvërko shkruan; “...beteja duhej të ndodhte në Fushën Turdo - “in loco qui campus Turdorum dicitur“, në shqip "...në vendin ku quhet Fusha e Mëllenjave...”. Princi /mbreti/ Tvërko ishte i vetmi në aleancën ushtarake të Dardanisë sepse të tjerët ishin princa lokal i cili e thotë qartë; “...se duhej të ndodhte” pra nuk kishte ndodhur!. Ky është fakti më i saktë rreth të ashtuquajturës “Beteja e Kosovës”. Po çfarë ndodhi në atë farë Beteje më 1389 e cila u zhvillua mu zemër të Dardanisë në fushën Turdo. Asgjë. Nuk ka asnjë varr nga “100.000” të vrarëve, armët e tyre, të kuajve dhe mjeteve të luftës etj.”. Popullin serb e krijuan rusët që regjistruarn pjestarëte kombeve të ndryhsme dhe shqipatr që ishin të konverutura në ortodoks. Pavel Apollonoviq Rovinshki Historian, Sllavist, etnolog, dhe gjeograf rus; “Në popull është ditur se – serbët nuk janë popull por emër fetar!. “Emri serb ka kuptimin ortodoks” Simo Matavul, /1852 – 1908/. Për këto duhet të shkruante ASHAK por ata shkuajnë sipas apetiteve të Serbisë.
Rasti eshte rast dhe historia,histori! Serbet e ikur ne 1380 ishin Te ardhur 1100, ashtu si dhe romaket erdhen me pare dhe iken me vone! Libra Te tille si ndalon dot me argumente historike.Ambasadori eshte njeri i shkolluar dhe di ta vendosi librin e vet te klientet e vet ,te ushqeje te ta,resantimene te rrenjosura heret! Bota serbe ose greke ka perdorur librin kulturen e pergjithshme te pakten 200 vjet para nesh per te krijuar nje figure „shqiptare“ sipas interesit te tyre dhe ja kane arritur! Nese do duam ti „pergjigjemi“ kemi mundesi dhe ne t‘shkruajm libra psh per heroin Breivik ose „zhvillimi „ Viking ne kohen e Justinianit! Kush esht memec nuk ben dot elokuentin!