“Enver Hoxha u tërbua”, Besa Myftiu: Ja romani që e ktheu babain tim nga shkrimtar, në shitës cigaresh

10 Maj 2026, 20:50Dossier TEMA
“Enver Hoxha u tërbua”, Besa Myftiu: Ja romani që e ktheu

E ftuara e kësaj javë në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte shkrimtarja Besa Myftiu. Mes rrëfimit të saj, tregoi edhe historinë e babait të saj, Mehmet Myftiu, i cili pati shkruar romanin “Shkrimtari”, por që u prit keq nga shteti i asaj kohe.“Babai ka qenë shkrimtar dhe profesor. Pastaj u dënua nga regjimi dhe iu hoq e drejta për të botuar dhe për të dhënë mësim. Më pas shiti cigare për 25 vite te Rruga e Barrikadave. Arsyeja ishte romani “Shkrimtari”, që nuk doli fare. Ishte i pari libër disident i lindjes.

Babai kishte shkruar romanin Leka, që tregonte vuajtjet në kampet e përqendrimit nazist kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. 10 vite më vonë u internua nga komunistët dhe ishte në të njëjtën qeli me nazistët dhe fashistët, ndaj të cilëve kishte luftuar që fëmijë.

Për këtë fliste edhe libri ‘Shkrimtari’. Babai atje ndenji 6 muaj dhe është vlerësuar si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në do ta botojmë këtë libër. Një nga sekretarët e Partisë, që ishte edhe shok i Enver Hoxhës, u mahnit nga ai libër dhe këmbënguli t’ia çonte Enver Hoxhës.

Babai im i tha se koha e këtij libri nuk ka ardhur akoma. Megjithatë, ra dakord. Kur erdhi, i tha babait se Enver Hoxha u tërbua dhe i kërkoi llogari se përse e lini këtë njeri të shkruajë. Nga ky moment, e drejta e botimit iu hoq, libri nuk u botua asnjëherë”, tregoi mes të tjerash Besa Myftiu.

11 Komente

  1. D
    Disidenti 8 vjecar i regjimit komunist

    Kjo gruja. E kishte fillu partizanllikun heret. Dukej qe ishte kokra e kurves sepse pranonte ftesa nga lloj robi dhe e kishte picken gati per sulm.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anyon

      Kjo a fyçkë...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Nenen e Beses (gruan e Mehmetit),Zysh Elsen e kam patur mesuese te Botanikes ne shkollen shtate vjecare ! Mesuese dhe edukatore e mrekullueshme ! E kujtoj me shume respekt ! Sinqerisht uroj shume qe femijet tu kene ngjare prinderve te tyre ! Tironci

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rorirota

          Kontradiktorë duket shkrimi, një herë shkruhet nuk u botua një herë u botua, do ta botojmë e s’merret vesh. Dizidenti e botoi apo s’e botoi? Pse ishte i mendimit se s’është koha të dilte libri? Çorbë intervistash dëgjojmë e lind dyshimi: a mund t’i besohet çdo gjëje që thuhet? A duhen parë me sy kritik të tilla pohime?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Eshte e rendesishme te kuptohet se ka 2 lloje komunistash, te zgjuar dhe budallenj, por s’ka komunista te mire. Kete e kupton cdokush. Te zgjuar jane Enveri, Ramizi, Berisha, Rama dhe co. Te zgjuar jane ata qe praktikojne komunizem por sbesojne ne te, komunistat e vertete jane mashtruesit. Per 40 vite na thane se luftojne dhe japin jeten per parimet e marksizmit, luftojne derisa revolucioni shqiptar te triumfoje ne gjithe boten etj etj parime iternacionale. Por kur ua dhane pushtetin Berishes dhe Nanos nga interivistat e tyre kupton hapur se jo vetem qe s’japin jeten, por ska me marksizem apo parime internacionale. Keto s’ekzistonin me . Pra kuptohet se dahulles qe I binin per 40 vite ishte nje mega genjeshter per te mbajtur pushteti. Pra llogjikisht kuptohet se komunistat e sotem jane vetem budallenjte, jane idiotet, por fjala me sakte eshte se jane te shkerdhy…it itelektualisht.

            Përgjigjjuni
            1. y
              yony

              Me vjen mire qe mbron babain profesor Metin te cilin une kam pas fatin ta njihja ne vitet 1962 ne lagjen Ali Demi ne dyqanin e cigareve afer samarxhiut ose tek shtepia e Selim Dukes dy kateshe e re. Por Besa vajza e profesorit e paska harru qe ka punuar dhe ketu, sepse meti i therrisnim ne kẽtu la histori te turpeshme tẽ cilen e din dhe mban mend mire dhe besa okk por une vetem ja kujtova qe mos ta harroje dyqanin ke Ali Demi sa kalon uren afer samarxhiut

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo

                Ndihesh me mire tani qe ia kujtove historine e turpshme o plakush?!

                Përgjigjjuni
              2. M
                Munika

                E kam lexuar romanin Shkrimtari te Myftiut. Shume I guximshem per kohen e kufizimeve te medha. Kam lexuar edhe Besen e cika ec guximshem ne udhen e te atit. Respekte.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kasem gahinji

                  Kush ia Tha kesaj se "Enveri u terbua"? Xhaxhai I Saj, qe ka qene shume afer ENVERIT Ne pune? Qe gjate luftes, è derisa doli ne pension? Llafazane.

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joel shkodra

                    Ne ate kohe "shitesit e cigareve" ishin survejuesit (spiunet) me te zgjedhur.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXXXX

                      Po Meti ka qene shites ne rrugen Ali Demi tek ndertesa me tulla te kuqe dy kateshe, pas samarxhiut. Ne sy e kam ishte burre i urte. Kaq mbaj mend.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje