Gazetari serb kujton vizitën në Shqipëri dhe darkën e "hidhur": Na e shtruan si mbretër, ne u tallëm duke thënë se tani këta do vuajnë urie një muaj

15 Gusht 2023, 18:01Dossier TEMA
Gazetari serb kujton vizitën në Shqipëri dhe darkën e

Gazetari i njohur nga Vojvodina, Zhiva Vekecki, ka rikujtuar këto ditë humbjen e skuadrës së Partizanit të Beogradit nga skuadra shqiptare e Flamurtarit.

Ai, për të përditshmen e pavarur serbe “Danas” shkruan për mikpritjen shqiptrare dhe për një darkë të mirë që i kishte rezultuar “e hidhur”! 

"Pata atë fat(keqësi) të isha pjesë e “ekspeditës” së vogël të Partizanit që më 1987 shkoi në Shqipëri.

Nikoqirët ishin jashtëzakonisht mikpritës, na çuan në Durrës, në Vlorë, dhe na plotësuan çdo dëshirë tonën.

Më kujtohet edhe sot darka jashtëzakonisht e pasur të cilën i ndjeri Milovan Iliq Minimax e komentoi në stilin e tij: “Këta tani do të vuajnë urie për një muaj”.

Ajo darkë na u bë e hidhur që të nesërmen – Flamurtari fitoi bindshëm (2:0) ndaj bardhezinjve të favorizuar. 

Përkundër humbjes së dhimbshme, besonin se në ndeshjen e revanshit do t’ia dalim të mbetemi në skenën evropiane.

Pas një ore lojë, me golat e Stevanoviqit dhe Vokrrit, kompensuan “minusin” nga ndeshja e parë, krijuam edhe disa raste të tjera dhe – por në minutën e 76-të, futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta goditi nga rreth tridhjetë metra diagonalisht, dhe Partizani e përfundoi piknikun e tij në Evropë.

Atëbotë ky ishte një senzacion", kujton ai.

Kur Partizani u eliminua nga Flamurtari, kishte një skuadër të fuqishme: Omeroviq, Klinçarski, Gjorgjeviq, Vermezoviq, Radanoviq, Katanec, Smajiq Stevanoviq (Shqepoviq 81′), Vokrri, Milko Gjurovski (Bajoviq 35′), Vuçiqeviq (skuadra që luajti ndeshjen e revanshit).

Shumica prej tyre luanin për Përfaqësuesen A të Jugosllavisë, ose të paktën për seleksionin e të rinjve e të rinjve.

9 Komente

  1. T
    Tryela

    Cna rrujten trapin kta, i ka mbet ora mbrapa skan faj. Komente leshi

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Serbet jane tamam rrac e poshter , sado te sillesh mire me ta, ata ta marin per dobesi, se jane te mbushur plot ligesi.Ndaj me ta nuk duhet te kemi maredhenie fare, por ca ti besh Esat pashes se Tiranes, Rama hajduti qe na ka shtene ne dashuri me Serbine , palacua i qelbur

    2. M
      Moni

      Mahhhhhh xhaxhi gazetari si pensionist qe eshte s'ka ca me bo, kujton kohet e rinise ahahahha Nuk e kuptoj cfare lajmi perben ky per nje gazete? Do ishte per tik tok me mire....

      1. 1
        1234

        Gazetar leshi, provincial ballkanik

        1. L
          Lexues

          Njerez qe te hane buken e te permbysin kupen.

          1. G
            Gazeta

            Me 87 Jugosllavia ishte e perkedhelura e Evropes. Dy shtete gjate luftes se ftohte qe ndihma ekonomike nuk kishte limit nga Amerika ishin Jugosllavia dhe Izraeli. Ndersa Bashkimi sovjetik nuk i kursente ndihmat ushtarake. Hanin dhe pinin qyl! Pine aq shume saqe pas 90 filluan sherrin mes tyre dhe u vrane si qener rrugeve dhe e shkerdhyhen jugosllavine. Rrace e dhjere barbaresh.

            1. X
              Xhixhi

              E ku është lajmi këtu mor qyq ????

              1. K
                Kujtim

                E mbaj mend shumë mirë! Nuk kishte transmetim të lojës në TV por ndëgjoja radiotransmetimin. Sokol Kushta na e knaqi zemrën! Megjithëse Vokrri kishte dhënë 1 gol, kritikat e shtypit serb u përqëndruan kundër tij dhe e quajtën "shëtitës absolut". Demek shqiptari i Partizanit të Beogradit kishte sabotuar lojën! Kur përfundoi loja futbollistët e Flamurtarit kishin sjellë një buqetë lulesh të cilat serbët nuk i pranuan dhe mbetën në mes të fushës (më pas shikova një reportazh të lojës në TV). Ishte kohë e Milosheviqit dhe çdo veprim të shqiptarëve e interpretonin si veprim nacionalist!

                1. M
                  Marin

                  Po cari po!!! Ju dham per te ngren juve dhe ngelem vet 1 muaj pa buke.. o pika qe nuk ju bie.. hani buken permbydni kupen, akoma ja u prish gjumin Sokol Kushta kur ja u grisi breket e qelbura qe ju vijne akoma era mut

                  Lini një Përgjigje