Dëshmia e Prof. Foto Balës: Enverin e kisha shok dhome në Liceun e Korçës, ku ai përzihej me lloj-lloj horash, vagabondësh dhe femra imorale, saqë katër herë mori sëmundje…

11 Gusht 2023, 09:43Dossier TEMA
Dëshmia e Prof. Foto Balës: Enverin e kisha shok dhome në Liceun

Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta, (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’. Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të këtij libri, është dhe realizimi i një prej amaneteve të historianit Agim Musta, i cili, që nga fillimi i vitit 1991 e deri sa ndërroi jetë, për afro tre dekada u angazhua me të gjitha fuqitë e tij, duke punuar për ngritjen e kujtesës kolektive, përmes botimeve me libra dhe publikimeve në shtypin e përditshëm. E gjithë ajo punë voluminoze e z. Agim Musta, e konkretizuar në disa libra, është një kontribut me vlera të mëdha, për zbardhjen e krimeve të regjimit komunistë të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Një pjesë e mirë e botimeve të z. Agim Musta, është e përkthyer dhe në anglisht. 

(Vijon nga numrat e kaluar)

Profesor Foto Bala

Për profesor Foto Balën, kisha dëgjuar përpara se ta njihja personalisht nga shokët e mi, që kishin vazhduar gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1945-‘46, ku ai u jepte gjuhën frënge. E dija se ishte nga Vunoi i Himarës dhe babai i tij, Dhimitër Bala, kishte qenë një fanolist i zjarrtë dhe prefekt i Gjirokastrës, gjatë viteve 1920-‘24. Me ardhjen e Zogut në fuqi, në dhjetor të vitit 1924, Dhimitri emigron jashtë shtetit dhe kthehet më 1939-ën, si shumë shokë të tij.

Më 1945, Dhimitër Bala, në moshën 65 vjeç, dënohet me vdekje dhe ekzekutohet nga diktatura komuniste. Foton e njoha më 1962, në burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin qysh prej vitit 1947. U miqësuam shpejt me njërit-tjetrin, se na lidhte profesioni dhe ideali antikomunist.

Ndodheshim në një kaush së bashku dhe shtretërit i kishim ngjitur. Ishte njeri i kulturuar, zotëronte tri gjuhë të huaja: frëngjisht, italisht, greqisht dhe ishte njohës i thelle i filozofisë e i historisë botërore. Ishte diplomuar në filozofi në Universitetin e Monpeljesë dhe kishte punuar në Liceun francez të Korçës. Kishte qenë apolitik, para se ta dënonin.

Ne bisedat që bënim më fliste për të kaluarën e tij, që e gjykonte si fatalitet: “Në Gjirokastër, jam njohur me Enver Hoxhën qysh kur isha 12 vjeç. Ishim moshatarë dhe së bashku shkuam në Korçë për të vazhduar Liceun. Kishte një zgjuarsi diabolike dhe ishte pervers. Flija me të në një dhomë, por akoma s’e kisha njohur ashtu si duhej. Kur mbaruam Liceun, na u dha bursa e shtetit, për të vazhduar studimet e larta në Monpelje të Francës, megjithëse unë isha me baba të arratisur politik. Ja, ky ishte regjimi i Zogut, që disa kalemxhinj faqezinj, e quajnë diktaturë obskurantiste.

Edhe në Monpelje qëndrova në një dhomë me Enverin. U ndava me të, kur ai mbeti në klasë dhe u detyrua të largohej. Ishte i pabesë. Më punonte lloj-lloj poshtërsish, që unë i kuptoja me vonesë. Sa herë e kisha sharë dhe pështyrë në fytyrë, por ai zgërdhihej. Ishte i pacipë. Kur u largua nga Franca, thashë se shpëtova prej tij, po fati më bashkoi përsëri në Liceun e Korçës, gjatë viteve tridhjetë. Më kishte s’mirë, se unë isha i diplomuar, emëruar profesor, me rrogë bazë 220 franga ar në muaj, kurse ai paguhej me orë mësimi, 130 franga.

Në Korçë përzihej me lloj-lloj vagabondësh dhe me femra imorale. Katër herë kishte marrë sëmundje veneriane. Në një gjyq të zhvilluar në Bruksel, kundër një grupi agjentësh sovjetikë, me 1939, emri i Enver Hoxhës u përmend disa herë nga të pandehurit dhe nga prokurori belg. Në dhjetor të 1944-ës ndodhesha në Tiranë. Më erdhën në shtëpi Fejzi Dika dhe Nonda Bulka e më propozuan, për t’i bërë një vizitë Enver Hoxhës, që banonte në hotel “Dajti”. Në fillim refuzova. E njihja më mirë se ata se kush ishte Enveri, por, meqë këmbëngulën, pranova dhe u nisëm të tre për te selia e diktatorit. Në sallon na priti adjutanti i tij, një kapiten i ri, me fytyrë të egër. I thamë se ishim ish-shokët e Komandantit të Përgjithshëm dhe i dhamë emrat tanë.

Mbas disa minutash kapiteni u kthye më i vrenjtur se ç’ishte dhe na tha se; komandanti nuk do të na priste, mbasi ishte i zënë me punë. Më hipi gjaku në kokë. E! U thashë shokëve kur dolëm nga hotel “Dajti”; e morët vesh se kush është Enver Hoxha?! Mjerë ky popull në ç’duar ka rënë! Ata kishin mbetur si të shokuar dhe s’e hapën gojën. Fejziu dridhej nga inati dhe pështynte vazhdimisht në tokë. Një herë tjetër, duke biseduar me Foton për shkaqet e fitores së komunizmit në Shqipëri, ai radhiste si faktor nr.1, zemërgjerësinë e autoriteteve kuislinge, ndaj komunistëve dhe numëronte me dhjetëra fakte, se si funksionarë të lartë, ndihmonin lëvizjen komuniste.

“Do të të tregoj një fakt, ku kam qenë dëshmitar okular”

– më tha, duke u vrenjtur në fytyrë:

“Ishte vera e vitit 1943. Babai im, Dhimitri, në atë kohë, kishte funksionin e kuestorit (shef policie) të prefekturës së Durrësit. Unë kisha shkuar atje, së bashku me familjen, për të kaluar pushimet. Një ditë, kur ndodhesha në zyrën e babait, hyri ordinanca e tij, dhe lajmëroi se Enver Sazani, Shefqet Beja dhe Sheh Karbunara, dëshironin ta takonin kuestorin. Babai dha urdhër që të futeshin brenda dhe kur ata u futën, më prezantoi me ta. Kamerieri solli kafetë dhe llokumet e mirëseardhjes. Nga mënyra e përshëndetjes, dukej se ishin të njohur prej kohësh. Pa pikën e druajtjes, filluan bisedat politike anti-Boshtit; Romë-Berlin-Tokio dhe pro Aleatëve.

Flitej me admirim për betejën e Kurskut, ku gjermanët kishin lënë me qindra tanke të shkatërruara dhe për fitoret e tjera të Ushtrisë së Kuqe. Flitej me entuziazëm për një emision të Radio Londrës, ku u thureshin lavde Myslym Pezës, Mestan Ujanikut dhe të tjerë udhëheqësve të çetave partizane. Në zyrën e kuestorit të policisë, flitej si në një bazë ilegale të Partisë Komuniste. Nga fundi i bisedës, doktor Enver Sazani, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar për prefekturën e Durrësit, mori një qëndrim zyrtar dhe iu drejtua babait me këto falë: “Zoti Dhimitër! Duhet të shkoni pranë Komandës së Karabinierisë, për lirimin e një shoferi të arrestuar dje në Urën e Dajlanit, nga karabinieria italiane, nën ndenjësen e të cilit, u gjetën 10 pistoleta dhe 500 fishekë. Këto armatime, me urdhër nga lart, do t’i dërgoheshin Qarkorit të Gjirokastrës.

Kemi frikë se mos italianët përdorin tortura ndaj shoferit dhe ai dekonspiron shokët e Qarkorit, që kanë lidhje me të, ju lutem, të ndërhyni sa më parë, duke i dhënë çështjes karakter ordiner, se gjoja armët do shiteshin për fitime personale dhe ishin blerë nga persona të panjohur”. Më kot mundohej babai t’ua mbushte mendjen, se kompetencat e tij, nuk e lejonin të ndërhynte në Komandën e Karabinierisë dhe se komandanti i saj, për prefekturën e Durrësit, ishte një nënkolonel italian, shumë rigoroz dhe i pakorruptueshëm. Atëherë u ngrit Shefqet Beja dhe i tha babait:

“Këtë detyrë, zoti Dhimitër, do ta kryeni me çdo kusht. Kjo është gur prove për devotshmërinë tuaj ndaj popullit, ndaj atdheut!” Mbas shumë debatesh babai çedoi dhe pranoi të shkonte në Komandën e Karabinierisë, për ndërhyrje në favor të shoferit të arrestuar. Mbasi morën premtimin nga Dhimitri u larguan, duke më përshëndetur dhe mua. Gjatë gjithë bisedës, unë s’hapa asnjëherë gojë. Isha fryrë aq shumë kundër babait. Prisja me padurim largimin e tyre. Dhe, me të ikur, i them tim eti:

“Ç’po bën, mor baba, a je në vete?! Si pranon që në zyrën tënde të të bëjnë presion përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares dhe të të flasin haptazi kundër Boshtit dhe pro Aleatëve?! Si pranon të ndërmjetësosh për lirimin nga burgu të një terroristi komunist? Nuk të kuptoj baba, pse sillesh kështu”?!

“Po çfarë të bëj, mor bir? Si mund t’i arrestoj shqiptarët dhe t’ua dorëzoj pushtuesve italianë?! Mos e dhëntë Zoti një gjë të tillë! I di të gjitha: kush janë komunistët, ku i kanë bazat, ku i bëjnë mbledhjet, por asnjëherë nuk do të vë dorë seriozisht mbi ta. Është okupatori në mes”. “Po komunistët nuk do t’jua dinë për nder, këto që bëni për ta sot. Ata do t’ju dënojnë, po të marrin pushtetin”.

“S’ka gjë, mor bir, le të na dënojnë. Këto që bëjmë i di populli, i di Atdheu, i di Zoti. Ne, kështu na dikton zemra dhe edukata jonë, të mos e shesim asnjëherë shqiptarin tek i huaji, sado i lig që të jetë”. – më tha babai e uli sytë me një pikëllim, që s’e kishte parë asnjëherë gjatë jetës sime.

Megjithëse në gjyq i dolën mjaft dëshmitarë, të cilët vërtetuan me fakte bindëse për ndihmën që i kish dhënë Lëvizjes Nacionalçlirimtare, atë e dënuan me vdekje dhe e pushkatuan, ashtu si shumë shokë të tij”.

“Më 1945, më caktuan profesor në gjimnazin e Gjirokastrës, duke më survejuar natë e ditë, derisa më arrestuan nga mesi i vitit 1946. U akuzova se kishim krijuar grupin e Neoballistëve, se ishim lidhur me misionet anglo-amerikane dhe plot marrëzira të këtij lloji, që jo vetëm si kishim bërë, por as në ëndërr s’i kishim parë. Më dërguan në Tiranë. Në fillim më trajtuan butë, por, kur unë nuk pranova të pohoja ato që më servirnin, hetuesit “xhentilë”, filluan torturat, nga Mihallaq Zeçishti, Stavri Xhara, Kadri Hazbiu, e të tjerë, që tmerrohem edhe sot, kur i kujtoj. U thashë se isha gati të pranoja çfarë të donin, vetëm të ndalonin torturat.

U ndritën sytë dhe filluan menjëherë të mbushnin proces-verbalet, duke shkruar se isha anëtar i Kryesisë së Komitetit Neoballist, se isha agjent anglo-amerikan-francez, se do të vritnim gra, pleq dhe fëmijë, madje dhe Krishtin e Muhamedin, po të ishin gjallë dhe plot marrëzira të neveritshme, që vetëm mendja e komunistëve, mund të shpikë. I ndjeri Enver Sazani, me të cilin qëndrova disa ditë në një qeli, më tregoi se hetuesi Mihallaq Ziçishti, i kishte djegur sytë me cigare, gjersa i kishte marrë pohimin, se ishte agjent anglo-amerikan-francez.

Doktor Sazani, më tregonte ato ditë të fundit të jetës së tij se, hiena Mihallaq, i kishte pas thënë se këto pohime, i donin shokët jugosllavë, për të demaskuar imperializmin, po nuk i tha se ky kishte qenë një nga planet e shumta sllavo-komuniste, për zhdukjen e inteligjencës tonë, zbatuar me servilizëm nga Enver Hoxha dhe xhelatët e tij. Shumë nga ata, që nuk pranuan të bëheshin “bilbila”, dhe shumë nga ata, që u bënë të tillë, u dënuan me burgim të përjetshëm, për të vuajtur si Sizifi i mitologjisë.

Kam bërë 17 vjet burg, gjer tani dhe një Zot e di sa do të vuaj ende. Para disa muajsh, i bëra një letër Enverit, për të më falur dënimin e mbetur, vetëm që të gjeja nënën gjallë. Doja ta varrosja me duart e mia, se babait as varrin nuk ia dija, po katili ma kundërshtoi kërkesën dhe dha urdhër për të më internuar familjen në Tërbuf. Ja pra, sa shpirtmizor është Enver Hoxha. Dhe Timur Lengu do ta kishte zili”.

Profesor Foto Bala u lira nga burgu i Burrelit mbas 19 vjet vuajtjesh, me një koleksion sëmundjesh, megjithatë mbijetoi. U gjallërua pa masë, kur vdiq diktatori. “Tashti le të vdes, – më tha, – jam i lumtur”. Jetoi gjer në fillim të vitit 1991, duke parë dhe agimin e demokracisë. Në librin e diktatorit; “Kur hidheshin themelet”, ai shkruan se Foto Bala, u bë bashkëpunëtor i fashistëve italianë dhe për këtë mori dënimin e merituar nga gjyqi i popullit”. O tempora! O mores!

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Visarion Xhuvani

Nuk kisha veçse dy javë që ndodhesha në burgun e Burrelit, kur në mbrëmje, i shoqëruar nga gardiani për në WC, dallova në sfondin e korridorit, një njeri me raso të zezë, fytyrë dhe flokë të bardhë si dëbora, një Abat Farie gjallë, që ecte i kërrusur nga pesha e viteve dhe e vuajtjeve.

A vallë ishte një halucinacion, apo hija e Abatit Farie e ikur nga Kështjella e Ifës dhe ardhur në burgun-ferr të Burrelit, ku për çdo çast të vinin në mendje, vargjet e të madhit Dante: “Humbni çdo shpresë ju që hyni…”. Ishte rreptësisht e ndaluar, ta pyesje gardianin, por shiko dhe kalo!

Në adoleshencën time, kur kisha lexuar “Konti i Monte Kristos”, Abati Farie, më ishte ngulitur në tru dhe shpesh e shikoj në ëndërr, kurse tani, ajo që shikoja në korridoret e errëta të burgut, s’ishte më ëndërr. Ishte një realitet. Mbas një muaji, kur më nxorën nga qelia dhe gardiani më shoqëronte për në kaushin nr.9, te dera e kaushit nr.7, pashë Abatin të gjallë, që ngjasonte si dy pika uji me Farien, por më i pashëm, më burrëror dhe më fisnik se Abati francez.

Dhe ai më pa dhe diçka pëshpëriti, kur gardiani ktheu krahët, bëri një kryq në drejtimin tim. Pyeta për të bashkëvuajtësit dhe më thanë se ishte Visarion Xhuvani, ish-Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, që për 16 vjet, vuante dënimin në këtë skëterre të diktaturës enveriste. Më lindi dëshira të njihesha me hirësinë e tij. Profesor Foto Bala, më dha fjalën, se do të ma plotësonte dëshirën. Mbas disa ditësh, kur po dilnim në Oborr, u futëm fshehurazi në kuashin nr.7, së bashku me Foton. Visarioni kishte ditë që s’dilte në pajtos. Ishte i pamundur dhe qëndronte në kaush, duke u lutur në heshtje. Të gjithë bashkëvuajtësit e respektonin dhe e ndihmonin me sa mundnin, këtë apostull të krishtërimit, që regjimi i tiranit komunist, e kishte dënuar pa asnjë faj.

“Mos u mërzit, or bir! – më tha Visarioni, – ditë të mira do të vijnë patjetër. Zoti s’ka për të duruar gjatë. Ti je i ri dhe do t’i shohësh, kurse unë…”- dhe ngriti duart lart, drejt qiellit. Në pamjen e tij kishte diçka hyjnore, që të impononte heshtje dhe respekt. Ky qe takimi i parë dhe i fundit me Dhespotin e nderuar. Mbas një muaji, më 26 nëntor 1962, Visarioni u lira me dekret të posaçëm të Presidiumit. Përse vallë diktatori liroi para plotësimit të dënimit Kryepeshkopin?!

Për të lehtësuar ndërgjegjen e rënduar nga pesha e krimeve, apo? Enigmë! Kur doli nga burgu, la çdo gjë. Mori me vete vetëm rason e zezë, duke lënë një imazh të pashlyeshëm, midis bashkë vuajtësve. Nuk i harroi për asnjë çast shokët e burgut dhe u dërgonte letra nga Manastiri i Shën Gjonit në Elbasan, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij, si eremit i vërtetë.

Profesor Bala, me të cilin Kryepeshkopi kishte letërkëmbim, më tregoi se Visarioni, kishte lindur në Elbasan, në lagjen “Kala”, më 1890, në një familje patriotike, që s’kishte të bënte aspak me familjen e Aleksandër Xhuvanit. Në shkollën fillore kishte pasur fatin të kishte mësues patriotin, gjuhëtarin e madh, kushëririn e tij, Kristoforidhin. Shkollën e mesme dhe të lartën i kreu në Athinë, në Fakultetin e Teologjisë, me nota optimale.

Shërbeu si klerik në Sofie dhe në Cetinë. Më 1919, si Peshkop i Kishës Orthodokse dha meshën e parë në gjuhën shqipe në Elbasanin e tij të dashur. Ajo ditë u shndërrua në një manifestim të fuqishëm popullor dhe pati jehonë në mbarë Shqipërinë. Emri i Visarion Xhuvanit, u bë simbol për themelimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, për Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, duke goditur rëndë synimet e mbrapshta të Patriarkanës së Stambollit.

Me përpjekjet e tij titanike i imponohet Patriarkanës, dhe kjo e fundit, mbas shumë hezitimesh, e njeh si Peshkop të Shqipërisë më 1923. U zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar në periudhën 1920-1924 dhe me fjalën e tij, u bë një mbrojtës i flaktë i demokracisë. Më 1929, u zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë dhe luftoi me mish e me shpirt, për kombëtarizimin e Kishës Orthodokse Shqiptare.

Diktatura komuniste, e gjeti Visarionin Peshkop të Vlorës. Atë e vunë nën një survejim të rreptë, gjersa e arrestuan më 1946. Xhelatët e kuq, nuk u ndalën aspak para këtij atdhetari dhe kleriku të shquar. E torturuan fizikisht dhe shpirtërisht në mënyrën më barbare. Ata u munduan më kot që ai të pohonte “krimet” e tij dhe, kur panë se çdo lloj torture e përdorur kundër tij, nuk e përkuli këtë stoik të krishtërimit, e dënuan me burgim të përjetshëm, pa asnjë argument, atë atdhetar, demokrat dhe klerik të shquar.

Gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit ai u bë “At” shpirtëror i bashkëvuajtësve, duke u ngjallur besim se diktatura do të përmbysej, lira do të vinte dhe demokracia do të fitonte. Vdiq në Manastirin e Shën Gjonit, afër Elbasanit, në moshën 76-vjeçare, i vetmuar dhe në mjerim të plotë. Memorie.al

36 Komente

  1. o
    o sa mir me ken shqipkar

    Mutesira shqipkaresh,kombi me idiot ne bote, dhe priftin e ben me barre

    1. D
      Drizari

      Pse na e baltosni Enverne mo tutkune, ai e nxori ne drite Shqiperine, prej tij keni edhe Saliun me shoke. Rofte Komandanti.

    2. L
      Lexues

      Sa vjeç e kane mbaruar gjimnazin keta, se ne foto ngjajne te gjithe dyzetvjeçare?

      1. P
        Pasues veterani

        Kur i ka shkruar keto kujtime, gjate punes se profesor ne Lice, gjate studimeve ne france,apo gjate qendrimit ne burg,se po i pati shkruar pas vitit 1990 jane te zbukuruara dhe per tu treguar me i zoti nga Enveri, megjithese e pranon cvet se e kuptonte Enverin pas shume ditesh se c'far k kishte thene e ciki ishte qellimi. Kjo tregon se profesori i 200 e ca fengave paska qene shume i zgjuar.

        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

          Opo lere se na hapen zorret me keto idiotesira. Nja 10 I munduan ta paraqesin Enverin si pederast. Kur nuk u doli gjë, po mundohemi ta paraqesin kurvar me nam. Ama kur ka qenë student, sepse mbas vitit 1945 nuk shoh asnje akuzë, nuk I kane gjetur asnje vjedhje, asnje shperdorim fondi, asnje pasuri we t'ja kete lene Shkelzenave të tij, asnje kulle apo pallat, apo dreq nuk tregohet me gisht dhe të thuhet "ja, e ka bere Enveri per vete". Edhe vila ku jetonte ishte prone shteterore. Jane debila. Ne vend që të merren me Enverin si figure, duhet të merren me Enverin si regjim, por nuk kane bythe të bejne, se u dalin të palarat e tyre. Saliu sigurims, Edi Paloka nga familje spiunesh, Mul Noka vete spiun, të gjithë të perlyer deri ne gryke me regjimin e kaluar. Keto populli i di, pavaresisisht atij idiotit me siper qe i shan shqipetaret "shqipkarë". Natyrisht qe i shan, sepse vete është bole komplet, dhe e vetmja gje qe sheh është i gjati qe ka mbi vete. Pra populli i di të gjitha, por këta kujtojne se populli është budalla, prandaj marrin trapin e popullit gjithmonë. Askush sot nuk e do me diktaturën Enveriane. Edhe fshatarin me të humbur të pyesesh, ka qenë sot minimalist ne kater shtete dhe të jep ujë në bisht të lugës. Diktatura Enveriane iku, mbaroi kaput. Ishte pjese e historine tone, e jetuam me të mirat dhe të keqiat e saj. Tani vijne trapat dhe na thone: " Ore, e dini ç'keni hequr ju apo Jo?" Jo mër jo! Seriozisht? Enver Hoxha ka 40 vjet qe ka vdekur, dhe ne kemi 40 vjet qe nuk po heqim dot qafe maskarenjte qe ka lene nga mbrapa, duke filluar nga Saliu, deri tek rrumpalla i fundit, këta na tregojmë perralla me Enver. Është njesoj sikur t'u thuash gjermaneve sot: "Eej, a e dini sa i keq ka qenë Hitleri?" Do ta çojne direkt të doktori. Imagjino nga viti 2400, nje Kaloç me brirë, dhe ndonje nga pasardhesit pa tru të Agron Tufës, të shkruajne, "na ishte një here nje kurvar me emrin Enver." Do t'i marrin me shkelma jashtë, dhe do t'i perzenë edhe nga rruga.

        2. T
          Tironci

          Po ik o zgjyr o i pafytyr burr pa karakter , Enveri ndertej dhe çliroj shqiperin , beri politik me ter boten , ti nje cope muti kerkon te dalesh mbi te , sa ishte gjall i lepive bythen sot e shan burr pa as nje moral , legen meresh me te vdekurit , Enveri beri histori ti meresh me genjeshtra palaço burr .

          1. Z
            Zoti te rujte cipin e Trurirt .

            Torinc debabadem apo Tironc i Lindur ne Bllok ! Mjafton vetem Vrasjet Torturat qe ju jane bere shume Shqiptareve ne ato vite,, mjafton qe ketej Hidhudhit tend Kriminel Hoxha duhej djegur por se dogjen dote ! Por dhe Kocakt atje ku i ke i duhen djegur e jo me te permendet ! Gjithsesi ti mbas ke jetuar si Sheik qe e mbron !

          2. M
            Moisi Golemi

            Pordha Kaloçi.

            1. t
              toni mavrija

              Babain kuestor, vete bashkepuntor i pushtuesve,me duar te lyera me gjakun e popullit dhe paska dashur ta trajtojne si patriot e dijetar.Vetem intelektual nuk eshte

              1. P
                Prec Ulaj

                E shikoni sa te zgjuar kane qene? I vajtem Enverit ne 1944 ne zyre ta takonim thone. Per cfare vajten, per ndonje post? Enverit dhe partizaneve ju qi nena neper male, keta hanin e pinin me fashistet, ju paska ngelur qejfi se nuk i priti Enveri. Enveri ju beri thirrje te gjitheve, hajdeni te luftojme pushtuesin. Keta "trimat" nuk e paskan degjuar thirrjen e Atdheut, se ishin me pushime ne Itali. Keta po e vertetojne vete se cfare malli ishin, skarco, te padenje per patriote, ja shiten byt.hen pushtuesve.

                1. R
                  Remo

                  Preci fallso,, ne male ishin partizanet qe i drejtonte Memeti e jo Vekja me barkun si grua shtatezene, luante letra gjithe naten ne shtepine e Bariut(kunatit te tij, minister i regjences), me Ali Klisuren dhe te tjere te kesaj kategorie qe paguheshin nga pushtuesi. Kete bente naten Vekja se diten, bente tregetine e tabakos per dreq me ata Hitalanet ,, Foto Bala ka qene nje njeri i mbare dhe atdhetar ashtu sic ishte edhe kleriku i ndjere Visarion Xhuvani, e pesuan nga psikopati i Gjirokasters si shume te tjere qe fatkeqesisht e kishin njohur me pare!

                  1. P
                    Prec Ulaj

                    Te kuptoj, por pse nuk i vajten ta takonin Enverin ne vitin 1942,43, por i vajten kur mbaroi lufta? Pse nuk vajten te benin nje dore letra, sipas asaj perralle qe ju kane thene te paret tuaj per Enverin? Ne i themi mbas pilafit......, ju mbase i thoni mbas groshes. Ju thoni qe keta "Atdhetare" e kishin njohur me pare Enverin, por harroni qe edhe Enveri i kishte njohur me pare keta zuzare, ju kishte bere thirrje te luftonin, prandaj nuk i pranoi tek dera.

              2. a
                ali peza

                Keta duan te ndryshojne historine.Historia nuk mund te ndryshohet,ajo eshte ashtu siç ka ndodhur;mund ta rishkruash por perseri mbetet vetem ajo qe realisht ka ndodhur.(Petrarka).

                1. B
                  Buda

                  Dokumentet e AQSH ne Tirane flasin ndryshe per kuestorin e Durresit Dhimiter Bala. Questori gjate perudhes fashiste ishte Shef i Policise Sekrete ne nje prefekture, armik per vdekje i Levizjes Nacionalclirimtare. Agim Musta nuk ka qene historian, kjo vertetohet edhe nga artikujt qe i ka hartuar si kujtime pa u mbeshtetur ne dokumente te AQSH.

                  1. T
                    Titi

                    Buda shkruhet Kuestori. Jo questori.

                    1. N
                      Nik

                      Dh. Bala ishte Questore di Durresi (it.)

                  2. o
                    o ju Sharalatne halesh !

                    Ky qe tregon si dika te gjitha .Enveri kishte Dosje ne Policine Franceze si Trfikanti me i Madhe ne i Canabisit e Kokaines ne Ballkan . Ku i gjente Enveri Miljonat qysh 14 -vjec ? Ja pra ,se qysh ne moshe te re , nuk mbahej duke tregetuar Drogat ne gjithe Mesdheun . Kush e financonte ikjen ne Franc ,studimet e jovetem kaq , por edhe jtene e cthurur te King-ut De Albani si e quanin Femrat Profesoret e Shkolles i cili flitet ,te ket pasur maredhenje intime me disa nga Profesoret Franceze . Problem me Policine Franceze u be mbas nji sherri ne Paris , ku mbasi kishte festuar me pije e droga ne nji Klube qe quhej Bulesque me disa miq franvćeze e prostituta Franceze qe i blinte me Miljra franga , thyen Lokalin , pasi Enveri i kerkoj Pronarit te Klubit te kercimit ,te pallonte Keecimtaren qe kercente Bulesk mbi Skene . Pra , ka shume per te treguar per Kurvarin ,Trafikantin .Gangsterrin Ever Hoxha qe la name ne Paris

                    1. p
                      per tru shperlaret

                      Jo me kot komunistat krahasohen me islamiket , dihet te fundit vrasin ne emer te fese , kurse komunistat ne emer te idealit .Faktet flasin vete , ja shiko si komentojne ish funksionaret e koleres komuniste edhe pse te gjithe e dine qe u udhehoqem nga nje skizofrem i cili po tja kerkonte situata ose interesi per pushtet mund te vriste edhe femijet e tij . Ju ish sigurimsa tregojuni te vemendeshem , shikoni vetem fotografine se si dallon djadhi nga te tjeret nga shikimi qe ben .. tipik narcisist ekstrem , ćdo te thote kjo pyesni femijet tuaj se ju nuk besoj se e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni . Thjeshte per respektin qe kam per gazeten Tema ju shpresoj ta botoni kete ralle ...Pse jo une thjeshte e urrej ate Enverin qe i pati kthyer shqipetaret ne kocke e lekure , ne njerez pa shprese , pa te ardheme , pa asnje te drejte njerezore . E urrej ate njeri ekstre racist kunder fshatareve bujqe rober ...etj etj etj

                      1. A
                        Arben

                        Te shkerdheft kina b q po ti cfar je b.q saliu renc e thefsh qafen i vafsh enverit afer byth qiri sales

                        1. T
                          Titi

                          Me tru shplare se ti nuk ka.

                        2. s
                          sopiqoti

                          Ashtu sic shprehet Foto Bala ketu na tregon qenien e ij idiote. Ata bij te hqiperise ben luften dhe sollen clirimin e Shqiperise ishin partizanet bijt e popullit te udheequr nga Komadanti i tyre Ever Hoxha.Dhe kjo ndodhte z.Foto kur ti i bije maces me luge ose nuk e kishe pare akoma driten e diellit.

                          1. k
                            km

                            Mos u cudisni.Koha e rehabilitimit te nazifashizmit si teori,si veprimtari .Semundje qe po' perfshi Europen Domosdo Edhe Shqiperine."ligje per dekomunistizim",po' per defashistizim nuk flet njeri.Denim te krimeve te komunizmit ,shkruhet sot ne nje gazetes si kerkese europiane.Po per krimet e fashizmit nuk flet,dhe fashizmit lulezon.Si therriste Edi Socialisti ne 1991:"komunistet ne litar".Dhe sot perputhet ne foto me Melonin,dashamiresen e Musolinit.

                            1. K
                              KATUNDARI

                              Historia e nje shteti apo nje kombi nuk merret me shkrime artistike pavaresisht se kush i shkruan politikan I burgosur apo pushtetar .Historia merret me dokumenta te shkruara .Llafet i merr era .Sala edhe sot nuk mund te arrestohet sepse ashtu si Stalini nuk ka firmosur asnje dokument shteteror .

                              1. S
                                Shqiptari

                                Esht ngritur llumi antishqiptar kelyshet e tradhtarve dhe kolaboracionisteve dhe hedhin balt dhe shpifin ku te munden , del dhe noj debil pa shkoll si ky komentusi lart qe e ditka ky kokrra gomarit qe Enveri kishte dosje ne policin franceze ja tha qyshi kti mutit , o llumi shqiptar doni te lani tradhtin e te parve tuaj me shpifje kokrrat e injoranteve dhe kujtoni se ja hidhni njerezve me shpifje pisa pa moral , lavdi figures komandantit te ushtris nacional çlirimtare Enver Hoxhes .

                                1. s
                                  syçeluri

                                  NJE DORE NE BAKLLAVA NJE DORE NE KADAIF

                                  1. G
                                    Genti

                                    Pordh fesor mos ha mut kot flisja kur te ishte Enveri gjall legen disa nga ju e kan pas hak dhe pak burgun e xhaxhit legena.

                                    1. N
                                      Noci

                                      Nuk i ben nder as gazetesi tuaj askujt media te merret me palaçolleqe te tilla qe nje inatçor llap per kedo edhe per nje njeri qe po t'i tregosh te rinjve sot qe ai ka bere kete apo ate per Shqiperine por ka bere edhe gabime dhe kur vdiq nuk i la familjes asgje me perjashtim te shkollimit te femijeve.Gruaja e tij vdiq e varfer ne nje pulari.Edhe ne kemi njohur shoke te Enverit por nuk kane thene mesi broçkullash.Lerini te vdekurit te pushojnë rehat.Askend nuk degjon ne Gjermani Hitlerin.

                                      1. X
                                        Xhamxhiu Liu

                                        Po jan te verteta keto qe shkrun ky derdimeni paska qen per se mbari Enveri jo çun mami Respekt per xhaxhin

                                        1. F
                                          Fotografi

                                          Kam pershtypjen qe fotografia qe keni nxjerre eshte bere montazh. Te gjithe pjesemarresit shikojne drejt objektivit kurse Enver Hoxha djathtas-lart. Eshte shume e thjeshte edhe per nje njeri pa eksperience per te dalluar qe fotoja e Enverit nuk i perket asaj fotografie. Jo se kam ndonje mall por, nuk i kam qejf genjeshtrat.

                                          1. P
                                            Prec Ulaj

                                            Syri profesional e dallon kete gje, fotoja e Enverit eshte e montuar ne kete foto. Stonon komplet me pjesen tjeter. Cudi eshte , se edhe pse ka 40 vjet qe ka vdekur, mosha 52-53 vjecare mund ta mbaj ment, te tjeret vetem dine teori konspiracioni.

                                          2. T
                                            Taraboshi

                                            Eshte koha e perkoheshme e uljes se maleve dhe e ngritjes se haleve

                                            1. S
                                              Shqipe-Free

                                              qe te ishe Kuestor ne Italine Fashiste Duhet te ishe 100%...Benike i Fashisteve.. ishin Agjentet e Kuestures ata qe Bridhnin mbrapa "Terroristeve Komuniste"???? Po nuk e Perjashtoj se ka Ndihmuar..por e ka bere edhe per te Perfituar..pra nje Loje e Dyfishte...qe Komunistet nuk e Hengen pasi erdhen ne Pushtet dhe e Ekzekutuan..lol

                                              1. p
                                                per tru shperlaret

                                                E shikoni ju tru pjerllurit e koleres komuniste si ofendoni exzakt si shqipfolesit islamike ne mungese te argumenteve . Vetem nje pyetje .. a nuk ishim te gjithe kocke e lekure e te pa ushqyer ku pjesa ma e malle e popullsise ishte me rroba te arnuara ne 90 en pa shprese per te ardhemen e ndritur komuniste . ku eshte genjeshtra ketu plehra komunista ish hetuesa oficera e tjere bastarda ...Flm Tema

                                                1. S
                                                  Sokrati

                                                  Ku krahasohen këta laro me Enver Hoxhën?! Nuk jam enverist, as komunist, por jam një antifashist, për shkakun e vetëm, se Hitleri i vuri flakën të gjithë botës, i cili mori nxitje nga poshtërsitë e hebrenjve shumë të pasur të Austrisë, që u bënin qytetarëv vienezë, duke i çnderuar dhe duke u sjellë si kapo... Enveri Hoxha ishte komandanti suprem i LNÇL, organizator, vizionar dhe fitues me meritë. Asnjë ushtar rus apo serb nuk erdhi në Shqipëri, për të ndihmuar këtë Burrë mbi burrat, megjithse ishte vetëm 33 vjet, ia doli në krye. Cmirëzinjtë, ziliqarët, llafezanët, inatçinjtë e këtij tipit, foto balga, shtroheshin në kafene dhe ahëngje me pushtuesit, kur vendi digjej dhe rinia shqiptare luftonte maleve... Foto larua e deklaron vet, kur thotë se Enveri kishte zgjuarësi "diabolike"... dhe mua më punonte shumë poshtërsi, që i kuptoja pas disa ditësh(!)... Si servilë dhe për të përfituar ndonjë post, vajtën ta takonin, kur banonte në Hotel "Dajti" dhe ai nuk i priti. U mërzitën shumë! Enveri i njihte mirë, kush ishin shokët e tij... Kur Enveri mori pushtetin, përballoi me sukses të paimagjinuar dy problemet më akute: 1. -Pasojat e Luftës dhe 2.- Jetën e mjeruar të popullit (analfabetizmin, sëmundjet kronike epidemike, papunësinë, varfërinë e tejskajshme, mungesën absolute të shërbimit shëndetësor ejj. etj.)... I përballoi pasojat e luftës! Nisi luftën kundër analfabetizmit dhe e fitoi. Ngriti kudo shkolla, spitale, hapi vende pune, krijoi qytete, që nuk ekzistonin, nisi nxjerrjen dhe përpunimin mineraleve: krom, naftë, hekur-nikel, zhvilloi industrinë e lehtë dhe ushqimore, modernizoi bujqësinë, barazoi të drejtat e grave me ato të burrave, hoqi perçen dhe çitianet e turkut dhe e civilizoi anembanë vendin dhe bëri Shqipërinë të parën në Ballkan për nga zhvillimi social e kulturor, arësimor, shëndetësor, ushtarak dhe ekonomik. Brenda 3 dekadave Shqipëria kishte një rritje të paparë të popullsisë (nga 800.000 në 4 milionë) dhe jeta mesatare nga 38 vjet u rrit në 70 vjet, vendi u bë me Universitete, Akademine e Shkencave, Teatrin Popullor dhe Akademinë e Arteve, TOB, qindra shtëpi dhe vatra kulture, transport automobilistik, detar dhe hekurudhor etj. etj. dhe të gjitha këto arritje erdhën, duke përballuar bllokadën ekonomike, që ushtronte pa reshtur perëndimi dhe lindja sëbashku me bandat terroriste antishqiptare, që sabotonin dhe vrisnin njerëz të pafajshëm... Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një lider të formatit të Enver Hoxhës, por më të kompletuar, vizionar, shpresëdhënës, bashkëpunues me aleatët tanë, serioz, autoritar, orator, atdhetar, fisnik dhe i përkushtuar për progresin e të gjithë vendit në të gjitha fushat e jetës... Asnjë nga pasardhësit e tij nuk e ka popullin me vete dhe kjo është e frikshme dhe e tmerrshme. Rinia po arratiset, rendi dhe siguria e jetës janë tronditur keq, e ardhmja shikohet vetëm jashtë vendit, popullsia po plaket, lindjet kanë rënë ndjeshëm... dhe na rrushin oligarkët, deputetët, lukunitë e patrive dhe minipartive politike të pafund sëbashku me kullat dhe "frëngjitë". memorie.al tregon përrallën e radhës dhe varfërinë vizive.

                                                  1. M
                                                    Me Tastature shkruan ! por ne ???

                                                    Ho Sokrate ho cfare te them : Ceshtte ajo Bythqiri Pederasti hoxha e riti Popullsine ! Ho Tru thate qe ske bythe te punoshe por ke bythe te shesesh ! Po en Afrike qe skane asnje nga kushtet me themeltare et Jetes dhe qe pjedhin Pederasti Hoxha i ndimoje ! Sokrate cfare te them ! te te fyhej nuk em pelqen se Idiotet nuk fyhen ! se aqe ju punon Truri ! ti do keshe qene dnonej zvaranik neper zyrat e dikurshme ..

                                                  2. p
                                                    per tru shperlaret

                                                    Taraboshi eshte nje mal qe simbolizon diçka krenare e madheshtore , por ty me kete nick name do te shkonte ma shume tarabolja ....kush ishin malet simas teje shoku shef biroja me komitetin qendrore me kjofte largun ne krye , ata sllavo komunista legena te anti Krishtitantit Enver ... ju deshtuat bashke me skizofrnin e Gjirokastre e rate ne hale te bunkereve e pergjithmone e jeten Amin amin

                                                    Lini një Përgjigje