Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

10 Gusht 2023, 20:10Dossier TEMA
Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

Në Shqipëri shënohet sot 35 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela.

Ai u dënua me varje në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktatur.

Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat.

Edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, ende i ka të hapura plagët e asaj humbje tragjike, ndërsa kujton me detaje përndjekjen e të shoqit, me të cilin jetoi vetëm 5 vjet.

“Ai më tha që i kishin ardhur shenja që do ta arrestonin pas ca debatesh në mbledhje me delegatë të partisë dhe se do të arratisej në Kosovë. Më tha se i vinte keq që po më shkaktonte vuajtje, por se nuk donte të më linte këtu, sepse me siguri do të më internonin. Në Topojan ku ishte mësues i dhanë kazmën të prishte xhaminë, por ai nuk pranoi. Gjithë nxënësit ishin aty bashkë me të. Nga ajo ditë nisi përndjekja haptas e tij”, thotë Lavdija.

Për krijimtarinë dhe jetën e tij tragjike kanë botuar libra disa autorë si Petrit Palushaj, Rexhep Shahu etj, ndërsa një monografi të plotë me dosjet e dënimeve të Havzi Nelës e ka botuar studiuesi Florin Zyberaj pas 5 vjet punë kërkimore. Ai thotë se Havzi Nela ishte një idealist i sinqertë dhe antikomunist.

“Havzi Nela doli hapur në mënyrë publike si kundërshtar i regjimit në mbledhjen e Shishtavecit, më 26 pril 1967. Ai foli kundër reformave që po ndërmerrte në atë kohë Partia e Punës. Ai doli hapur kundër prishjes së objekteve të kultit, kundër ndryshimit të veshjeve tradicionale, si dhe kundër kolektivizimit të pronave dhe pasurive në fshat”, thotë studiuesi Zyberaj.

Pas mbledhjeve dramatike në Shishtavec dhe Topojan, ku refuzoi autokritikat dhe përsëriti publikisht pikëpamjet e tij antikomuniste, Havzi Nela së bashku me të shoqen Lavdien u arratisën drejt Kosovës në pranverën e vitit 1967, por pas dhjetë ditësh, autoritetet kufitare jugosllave i kthejnë në Shqipëri si këmbim me të arratisurit nga Kosova.

“Në Prizren na mbajtën 10 ditë në një hotel dhe na morën në pyetje. Para se të na kthenin në Shqipëri na futën nëpër biruca për të parë Havziu se çfarë burgje të tmerrshme kishte atje. Policët na thanë se kemi marrëveshje e porosira nga Enver Hoxha, se edhe këtu mund t’i dënojmë ata që arratisen, por ju të dy, na thanë, do të shkoni në Shqipëri dhe ne do të marrim 10 kosovarë dhe do t’i vrasim këtej. Na shkëmbyen me 10 kosovarë”, thotë Lavdija.

Për këtë arratisje Lavdija u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa Havziu 15 vjet burgim. Dënimit të parë iu shtuan edhe dënime të tjera dhe pas 21 vite burgimi, Havzi Nelën 54 vjeçar e dënuan me vdekje.

Lavdija thotë se ajo vet ishte në internim në kohën kur Havziun e varën në litar në mes të Kukësit.

“Shekulli XX dhe e varën poetin në mes të qytetit, sepse kërkoi fjalën e lirë, shtypin e lirë, që të mos prishen kishat dhe xhamiat, se kërkoi të mos diktohet rinia si të vishet, pse ka thënë “Populli po vuan, e mos ia merrni tokën, pasurinë, bagëtinë”. Ja për këto u dënua Havzi Nela”, thotë e shoqja Lavdija.

Drejtuesi i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të burgosurve dhe përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni organizoi edhe këtë vit një tubim për të kujtuar Havzi Nelën.

Ai thotë se ky 35 vjetor i vrasjes së tij është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare, sepse liritë njerëzore që ai kërkonte ende mungojnë në Shqipëri, dhe se ende nuk është bërë dënimi dhe distancimi prej diktaturës.

“Fatkeqësisht sot pas 32 vjet sistem demokratik shoqëria shqiptare është ende e ndarë në antikomunistë të persekutuar dhe në të privilegjuarit e diktaturës të cilët, gëzojnë gjithë përfitimet e demokracisë. Ndërsa xhelatët e diktaturës, ata që varën Havzi Nelën, nuk u përballën kurrë me drejtësinë, përkundrazi u stimuluan nga forcat politike dhe bënë karriera zyrtare, duke institucionalizuar urrejtjen politike ndaj klasës që kundërshtoi dktaturën komuniste”, thotë zoti Ndregjoni.

Biografi i Havzi Nelës thotë se pas arrestimit në shtëpinë e tij u sekuestruan 118 libra letrarë, historikë dhe politikë, që tregonin për dijet e tij të thella.

Kjo, beson ai, është arsyeja, që Havzi Nela u rebelua në kërkim të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ndërsa krijimtaria e pasur letrare e tij u zbulua pas vdekjes dhe i bën një vend nderi në radhën e poetëve shqiptarë.

“Në burgimin e gjatë Havziu shkoi nga burgu i Tiranës në atë të Elbasanit, në atë të Vlorës, nga Vlora në Spaç, nga Spaçi në Rrëshen, në Ballsh, në Qafë Bari si dhe në Arrën. Vuajti një kalvar të gjatë në burgje e kampe, dhe nga trupi i tij nuk kishte mbetur më asgjë, por vetëm idetë dhe mendimet e mbanin gjallë Havzi Nelën”, thotë studiuesi Zyberaj.

Regjimi komunist e mbylli dosjen e Havzi Nelës me urrejtje, gjak dhe terror.

Udhëheqësi i fundit i diktaturës komuniste, Ramiz Alia, i refuzoi kërkesat për falje jete. Ekzekutimi u krye më 10 gusht 1988 në Kukës, trupi i poetit qëndroi në qytet për të frikësuar njerëzit.

Ai u varros pa asnjë shenjë dalluese në një gropë të hapur për shtylla elektrike, madje u gjet pa kokë pas shumë vitesh.

Ekzekutimi i poetit Havzi Nelës u bë si sot 35 vjet më parë, megjithatë ajo tragjedi vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare.

Ai u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës dhe një shkollë në vendlindje mban emrin e tij.

VOA

18 Komente

  1. K
    Kurajo

    Nje jete e sakrifikuar qe ka domethenie renqethese. Pikerisht fakti qe nuk u dorezua kurre dhe si pasoje iu shkaterrua jeta e tij dhe e familjes duhet te jete nje impuls guximi per shoqerine sot. Kete shoqeri shqiptare qe vazhdojne ta nenshtrojne me se shumti bijte e atyre qe morren pjese apo heshten ne vrasjen e poetit. Mos u dorezoni o njerez, kurajo dhe shprese se ne te kundert do te vdese cdo gje e mire qe ka mbetur apo kane lene pas bij Shqiperie si Havziu. Regjimi i atehershem nuk ka ikur kurre, ka ndryshuar kostum, stil dhe imazh. Shikoni sot si kryeministri rama dhunon cdo kundershtar, kedo gazetar qe e sfidon me nje pyetje, cdo aleat qe i prish pazaret. Vec fakti qe jemi ne europe dhe kemi rendesi gjeopolitike per fuqite perendimore na lehteson disi dhe i perban keta pushtetare nga rrokullisja ne diktature totale si bjellorusia, rusia apo turqia.

    1. E
      Emigrant

      Per policin qe vrau ke gje per te thene zotnia jote Edhe ai polici bire nene qe

      1. K
        Kuksiani

        Po mirë mo mirë...... . Keni marë përsipër për të shkruajtur jetën e një njeriu, kushdo qoftë ai.......... . Kushdo qoftë ai biograf , i cili fsheh një pjesë të jetës , nuk është gjë tjetër vetëm një mashtrues, që shkruan me vetëçensurim.......................................................................... . Kështu dhe këta që shkruajnë për Havzi Nelën...... . Për fjalën e lirë , po themi se Nela u dënua 17 vjet.............. . Ama me vdekje, nuk u dënua për fjalën e lirë............. . U dënua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje......... . Këtë nuk kanë guxim ta thonë, se nuk kanë liri ta thonë fjalën e lirë, këta që shkruajnë biografinë e Nelës......................... . Mirëpo në Kukës i dinë të gjitha ngjarjet.

    2. S
      Skrd

      Po qe ka vrare nje polic Havziu pse se thoni ju? Po na cani trapin sikur e kane denu per ato poezite si kalama i klases se dyte

      1. E
        Enver

        Keto qe shkruajne jane anti Shtetit.

      2. 1
        1

        Po te thuhen te gjitha te vertetat do jete lehtesim per te gjith.Nje qe ka shkruar disa vjersha dhe nuk ka botuar asnje dhe nuk i eshte nenshtruar kritikes nuk quhet poet. Ne cdo vend te botes po qellove dhe plagose policin denohesh per terorizem.Varja ne litar natyrisht qe nuk justifikohet

        1. T
          THEODORE ROUSVELT

          Eshte bere zakon i gjithfare horrave qe prej 33 vitesh mashtrojne popullin per ngjarje e njerez te se kaluares. Edhe rasti I H.Neles eshte i tille. Eshte e vertete se H. Nela eshte denuar fillimisht per agjitacion e propagande dhe arratisje jashte shtetit. Fakti qe ishte kunder sistemit nuk e ben ate kriminel. Ate e ben kriminel fakti qe ne vitin 1987, pasi iku nga vendi i internimit dhe u nis te arratisej, shkoi te flinte ne shtepine e nje mikut te tij. Kur i erdhen aty punonjesi i policise, kryetari i keshillit dhe nje punonjes tjeter i shtetit, Havzi Nela nxori pistoleten qe mbante pa leje dhe hapi zjarr kunder tyre per t'i vrare. Pasi plagosi rende punonjesin e policise se zones ( Sh. Sh. ), i cili edhe sot eshte invalid nga ajo plagosje, arma iu bllokua pasi kerkonte t'i vriste te tre. Tani, horrat e sotem qe mashtrojne popullin se gjoja Nela u " denua per fjalen e lire ", te na gjejne nje shtet ne bote i cili nuk te jep denimin maksimal kur ti tenton apo i vret punonjesit e tij. Nuk mund te justifikohen vrasjet me deshiren e Neles per liri dhe arratisje. Banditet e sotem, politike dhe mediatike duhet te ndalin hovin e mashtrimeve rre th ngjarjeve dhe njerezve, sic eshte edhe ky rast.

          1. X
            X. X. L

            Armbajtje pa' leje. Vrasje tentative aratisje per ligjet e kohes denim kapital

            1. M
              Moisi Golemi

              Ju 10-fsha Havziun! Ky zagar ngacmoi një nxënëse të tij të vogël kur ishin për ekskursion në pyll. Dhe që të mos dilte emri i vajzës dhe ngjarja, e dënuan gjoja për "agjitacion e propagandë". Kur u arratis, u rekrutua nga jugosllavët dhe u kthye mbrapsht. Gjithë kohës këtu fliste vetëm pro jugosllavëve, sa të mirë ishin ata, etj. Pastaj gjeti një kobure të vjetër dhe u nis për të vrarë dikë në një fshat tjetër. Kur e gjetën te shtëpia e xhaxhait, qëlloi policin me plumb në kokë (nuk vdiq). Iu hodhën kushërinjtë përsipër dhe e arrestuan. U dënua me vdekje për tentative vrasje ndaj punonjësit të shtetit në detyrë, ligj që e ka akoma edhe sot Amerika e shumë vende të tjera. Mos na çani më k@rin fort me këtë pedofil, serbofil dhe terrorist!!! E ka bërë hashà edhe vetë familja e tij, kurse këtej na dalin gomerë që e lavdërojnë.

              1. M
                Moisi Golemi

                Ju 10-fsha Havziun! Ky zagar ngacmoi një nxënëse të tij të vogël kur ishin për ekskursion në pyll. Dhe që të mos dilte emri i vajzës dhe ngjarja, e dënuan gjoja për "agjitacion e propagandë". Kur u arratis, u rekrutua nga jugosllavët dhe u kthye mbrapsht. Gjithë kohës këtu fliste vetëm pro jugosllavëve, sa të mirë ishin ata, etj. Pastaj gjeti një kobure të vjetër dhe u nis për të vrarë dikë në një fshat tjetër. Kur e gjetën te shtëpia e xhaxhait, qëlloi policin me plumb në kokë (nuk vdiq). Iu hodhën kushërinjtë përsipër dhe e arrestuan. U dënua me vdekje për tentative vrasje ndaj punonjësit të shtetit në detyrë, ligj që e ka akoma edhe sot Amerika e shumë vende të tjera. Mos na çani më k@rin fort me këtë pedofil, serbofil dhe terrorist!!! E ka bërë hashà edhe vetë familja e tij, kurse këtej na dalin gomerë që e lavdërojnë.

                1. M
                  Moisi Golemi

                  Ju 10-fsha Havziun! Ky zagar ngacmoi një nxënëse të tij të vogël kur ishin për ekskursion në pyll. Dhe që të mos dilte emri i vajzës dhe ngjarja, e dënuan gjoja për "agjitacion e propagandë". Kur u arratis, u rekrutua nga jugosllavët dhe u kthye mbrapsht. Gjithë kohës këtu fliste vetëm pro jugosllavëve, sa të mirë ishin ata, etj. Pastaj gjeti një kobure të vjetër dhe u nis për të vrarë dikë në një fshat tjetër. Kur e gjetën te shtëpia e xhaxhait, qëlloi policin me plumb në kokë (nuk vdiq). Iu hodhën kushërinjtë përsipër dhe e arrestuan. U dënua me vdekje për tentative vrasje ndaj punonjësit të shtetit në detyrë, ligj që e ka akoma edhe sot Amerika e shumë vende të tjera. Mos na çani më k@rin fort me këtë pedofil, serbofil dhe terrorist!!! E ka bërë hashà edhe vetë familja e tij, kurse këtej na dalin gomerë që e lavdërojnë.

                  1. u
                    u shofte rraca

                    E perdor Floriri dhe Lexhenda qe e duan shume domonkracine.

                    1. T
                      Të fala, Goliku

                      Havzi Nela është denuar si kriminel dhe, jo si kunëdrshtar i regjimit. Është denuar për vrasje të mbetur në tentativë të përfaqësuesit të shtetit dhe për arratisje. Mero Baze, duket se ka vendosur që, të gjithë kriminelët e kombit, t'i rehabilitojë me gazetën e vet. Vazhdo Z. Mero, hidhi benzinë zjarrit të përçarjes. Nxite urrejtjen dhe vëllavrasjen ndërshqiptare.

                      1. F
                        Fisniku i Freskut

                        Duke botuar artikuj qe e bejne te zezen te bardhe, si ne rastin e gjoja "poetit" te fjales se lire, kriminelin Havzi Nela, Mero Baze po i ben te pabesueshme edhe artikujt kunder Sali Berishes.

                        1. N
                          Noci

                          Ne vitin 1988 nuk denohet me kush pse shante komunizmin apo Enverin qe kishte vdekur por me drejte eshte te tregoni te verteten pse u denua sepse ai ne fakt ishte marre neper kembe dhe si familje kishte vuajtur qe e çoi ne ate qe nje poet shume i mire t'a detyrojne te beje diçka qe gjeten rastin per t'a vrare

                          1. S
                            Saranda

                            Sa mire ben Tema qe shkruan per Havzi Nelen. Jo per gje por vetem qe njerezit te marin vesh per te verteten nepermjet KOMENTEVE, dhe jo shkrimit.

                            1. R
                              Remember

                              "Tentoi te arratisej ne Kosove", shkruan tregimtari i Meros. Pse nuk thua ne Jugosllavi, Kosova atehere ishte vend i pushtuar. Te arratisurit atje nuk i priste Dr. Rugova, por i priste gjeneral Dushan Mugosha, qe "i peshonte" mire: kush kishte ndopak brume e kishte deshmi pozitive per marredheniet me serbet, e bente agjente te tij. Kush qe karabush, e kthente prapa. Sa per "shkrimtare", serbet preferonin prozatore, e jo poete....

                              1. H
                                Heretiku

                                Te godasesh me arme zjarri, per ta vrare, punonjesin e rendit, ne te gjitha vendet demokratike te botes, duke filluar nga U.S.A., konsiderohet "akt terrorist" dhe si i tille denohet maksimalisht sipas legjislacionit te vendit. Ne shkrime te ndryshme ku flitet per persona qe jane denuar ne te kaluaren, do te ishte mire te botohej fillimisht akt-akuza zyrtare, si dhe vendimi perfundimtar zyrtar, ne fund te procesit gjyqesor. Pra kur flitet per nje ngjarje, argument, personazh etj. duhet qe te vendosim mbi "tavoline" te gjithe elementet, qe kane lidhje me ate per te cilen po flasim dhe diskutojme. Elemente, qe mund te na pelqejne apo jo, por qe realisht jane fakte "kokeforte". Ne kete menyre nxirret nje konkluzion me i plote. Ne rast te kundert, kur i meshohet disa fakteve dhe disa te tjera fshihen qellimisht, atehere kemi te bejme me ate qe quhet "mashtrim me gjysem te verteta".

                                Lini një Përgjigje