Historia e e Raif Elezit, që në 1970-ën, bëri thirrje të sulmohej Radio-Kukësi

17 Nëntor 2024, 18:40Dossier TEMA

Historia e e Raif Elezit, që në 1970-ën, bëri thirrje

Nga Dashnor Kaloçi

Raif Elezi, pinjoll i një prej familjeve të të mëdha, foli shumë pak për jetën e tij dhe kalvarin e vuajtjeve gjatë komunizmit. Nuk preferoi të mburrej dhe as të zinte podiumet e shoqatave të ish-të persekutuarve. Nuk e ngriti zërin, edhe pse kishte më shumë të drejtë se shumë të tjerë për të kërkuar të drejtat e tij. Madje nuk foli, edhe kur “harruan” t’i jepnin dëmshpërblimin për vitet e vuajtjeve, teksa e meritonte më shumë se shumë të tjerë. Jeta e tij, burgu, vuajtjet dhe rezistenca ndaj komunizmit, vlenin më shumë se çdo dekoratë, apo lavde. Është vështirë të përmbledhësh jetën e një njeriu me pak fjalë.

Nëse duhet të flasim për Raif Elezin, nuk mund të harrohet se ai është një nga personat e rrallë, që u dënua nga regjimi komunist i para viteve ’90-të, i akuzuar për kryengritje të armatosur ndaj komunizmit, madje që kishte edhe një plan konkret, se si mund të shpëtohej vendi nga komunizmi. Një mjek radiolog me profesion, që kuptoi se komunizmi ishte një e keqe, që nuk mund të largohej vetë. Është personazhi që ideoi organizimin e një kryengritjeje të armatosur dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor.

Nuk përfitoi asgjë nga dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politik, për shkak të klasifikimit absurd të ligjit, për figurën e dënimit; “terrorizëm”. Siç theksuam pak më sipër, Raif Elezi nuk foli kurrë për vete, dhe intervista që botojmë më poshtë në këtë shkrim, është realizuar pak kohë para se ai të ndahej nga jeta dhe mbetet dëshmia e tij e vetme, për jetën, familjen, arrestimin, hetuesinë, torturat dhe dënimin e vuajtjet e tij në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia.

Zoti Raif, cila është origjina e familjes suaj?

Origjina e familjes sonë është nga Kukësi dhe jemi vendosur aty që në kohën kur është ndërtuar ai qytet. Ne rrjedhim nga një familje e madhe patriarkale dhe me tradita patriotike, e njohur dhe me influence, jo vetëm në atë zonë, por në të gjithë Veriun e vendit. Disa nga burrat më të njohur të Shqipërisë, personalitete të larta, si; Abdyl Frashëri, apo më pas Bajram Curri, Hasan Prishtina etj., e kanë pasur si qendër shtëpinë tonë. Ata kanë ardhur disa herë aty, kryesisht në vitin 1911, kur përgatitej kryengritja e armatosur, e cila çoi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në nëntorin e 1912-ës. Në familjen e Elezëve, kryetari i familjes, kryesori ka qenë Bislim Elezi, e me radhë, babagjyshi im, Xhem Elezi, Sul Elezi e të tjerët, se ata kanë qenë shtatë vëllezër. Të gjithë mbeten gjithmonë patriotë të ndershëm dhe që kanë marrë pjesë në çdo betejë lufte, si kundra turqve, ashtu dhe kundra serbo-malazezëve.

Në kohën e Mbretërisë së Zogut, babagjyshi ka qenë deputet, ndërsa Mahmut Xhema (me shkollë të mesme laike), ka shërbyer si hoxhë. Babai ynë, Rexhep Mahmuti, ka mbaruar shkollën në Shkodër, e më vonë, ka bërë një shkollë 4-vjeçare në Lezhë, me disa austriakë. Nga aty, e patën çuar drejtor pyjesh në Elbasan. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai, Rexhep Mahmuti, ka qenë nënprefekt i Kukësit. Xhaxhai, Reshati, ka qenë në Gardën Mbretërore të Zogut dhe para se të mbaronte lufta, diku nga viti 1944, është vrarë nga gjermanët.

Pas mbarimit të luftës, e shpallën dëshmor?

E shpallën dëshmor të atdheut dhe e kanë hequr më vonë, pasi arrestuan babanë, Rexhepin. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, në dhjetor 1944, familja jonë ishte projektuar për t’u goditur. Arsyeja e kësaj goditjeje, ishte fakti se ne ishim një familje intelektualësh dhe patriotësh, të cilën komunistët nuk e donin. Babën Rexhep, e hoqën nga posti i nënprefektit dhe e arrestuan në 1948-ën. Xhaxha Reshatin, që e pati vrarë gjermani dhe emri i tij i ishte vënë një rrugë në Kukës, ia hoqën emrin. Babanë e kanë arrestuar më 22 qershor 1948 dhe arsyeja e arrestimit, ishte se ai nuk ishte dakord me politikën që po ndiqte regjimi komunist në fuqi.

Dalim tani tek ju, si ndodhi arrestimi juaj?

Sigurimi i Shtetit, që më ndiqte prej kohësh, bëri një kombinacion, duke më nisur me shërbim për në Tiranë, gjoja për të marrë një vegël për aparatin e radiologjisë. Kur kam arritur tek Qafa e Malit, më kanë ndalur tre utovetura përpara, në të cilat ndodheshin disa oficerë me armë. Njërin e njihja dhe u kapa fizikisht trup me trup me të, duke u përplasur me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes, ai më tha: “mos lëviz, je i arrestuar në emër të popullit”. Unë iu përgjigja: “Po në emrin e cilit popull po më arrestoni? Ju po më arrestoni në emrin tuaj dhe të politikës suaj”? Ç’është e vërteta, nuk kam qenë me asnjë organizatë shoqërore apo politike të asaj kohe. Në vitin 1953, na kërkuan të gjithë të rinjve të hynim në rini, e unë nuk pranova. Në fakt, flisja kundër regjimit, për ato gjëra që i konsideroja të padrejta.

Për çfarë flisnit konkretisht?

Po disa herë kam thënë: “çfarë bëhet kështu, po këta nuk kanë bukë të hanë”. Dhe ashtu ishte vërtet, pasi njerëzit me ato të ardhura që merrnin në ditë, nuk u dilnin për një paketë cigare e, një shkrepëse. Me një fjalë, ishte varfëri e tejskajshme. Nejse, të kthehemi te arrestimi. Pasi më vunë prangat, më hipën në makinë e më çuan në burgun e Kukësit. Aty ka filluar hetuesia e rëndë, që zgjati plot 19 muaj. Më morën në pyetje, nga të gjitha llojet. Më thanë se kam sharë partinë, se kam dashur të bëj të pakënaqur popullin, etj., etj.

“Jo, – u thosha unë, – kam thënë se populli është i pakënaqur, sepse nuk ka bukë të hajë”. Ata më pyesnin: “Po kush të ka thënë ty kështu”? Unë u përgjigjesha; “Po ata 22 lekë marrin në ditë sa për duhan, po ku hanë këta njerëz”? Unë, meqë flisja që përpara arrestimit, më dërgonin provokatorë në shtëpi, për të parë se çfarë flitej tek unë. Dhe pas arrestimit tim, e kanë internuar të gjithë familjen tonë (të gjithë vëllezërit e martuar me fëmijët e tyre) në Dumre të Elbasanit, ku kanë vuajtur për vite me radhë, në punët më të rënda.

Si ju trajtuan gjatë hetuesisë, e cila siç thatë se zgjati 19 muaj?

Trajtimi ka qenë çnjerëzor. Rrahje në mënyrë barbare po e po, por na kanë lënë dhe të zhytur në ujë, saqë për 22 ditë me radhë, nuk janë tharë rrobat. Hetuesia bëhej ditën dhe gjithë natën. Meqë këta kishin bërë plan të godisnin familjen tonë, më vunë dhe disa akuza të tjera, sikur unë kisha dashur të vrisja disa njerëz. Unë u përgjigjesha se, nuk është e vërtetë, sepse nëse kisha dashur t’i vras, do t’i kisha vrarë e, s’do më kishin ndaluar dot. Hetuesia ime ka vazhduar në Kukës, rreth një vit e pak, e më pas më kanë çuar në Tiranë, për arsyen se më kanë torturuar në mënyrë barbare, pasi nuk pranoja akuzat.

Për çfarë ju akuzonin tjetër?

Gjatë hetuesisë, më thanë se kam dashur ta rrëzoj me dhunë pushtetin popullor dhe unë u jam përgjigjur: “Po, me dhunë kam dashur ta rrëzoj, se pa dhunë nuk merret liria”. Këtë e kisha thënë dhe para arrestimit, me një koleg pune, kur ai më shprehu një mendim e, unë u shpreha hapur, duke i thënë se; “Po të organizohemi me 100 veta të fuqishëm, fillimisht pa dalë drita, sulmojmë Degën e Brendshme, Komitetin e Partisë, Komitetin Ekzekutiv, repartet ushtarake, etj., duke i marrë të gjitha ato nën kontroll. Dhe më pas, me këtë që po ndodh në Kukës, e përhap me anë të Radio-Kukësit, në të gjithë Shqipërinë. Vetëm kështu bëhet rrëzimi i qeverisë, se ndryshe nuk bëhet”.

Mirëpo kjo bisedë doli dhe për këtë punë më arrestuan. Pas meje kanë arrestuar shumë e shumë veta, por jo për punën time, por për të krijuar një grup, se po të ishte grup, dënoheshe më shumë.

Kur dolët ne gjyq dhe ku u zhvillua ai?

Në marsin e vitit 1970, kam dalë në gjyq dhe seanca gjyqësore u zhvillua në kinemanë e Kukësit, e cila ishte e mbushur plot. Gjyqi ishte demonstrativ, pasi të gjithë popullin e kishin nxjerrë në sheshin “Skënderbej” e, në rrugët e qytetit të Kukësit, duke e ndjekur atë me altoparlantë. Në gjyq bashkë me mua në bankën e të akuzuarve, ishin dhe nja 7-8 veta të tjerë.

A kishit lidhje ju me ata persona?

Për të besuar populli akuzat që më bëheshin, kishin gjetur disa njerëz të afërt, që kishin lidhje gjaku me mua. Ndërsa për ata të tjerët, që ishin të akuzuar aty në atë grup, unë e dija se ishin të përpunuar nga Sigurimi i Shtetit, me hir apo me pahir. Unë në sallën e gjyqit, nuk e pranova akuzën. Në akuzë m’u shtua edhe një gjë tjetër, përveç asaj që unë kisha bërë thirrje për kryengritje të armatosur, duke më akuzuar edhe si atentator, ndërsa ajo e agjitacion e propagandës, dihej tashmë.

Përse ju akuzuan si atentator?!

Më akuzonin se kisha dashur të vrisja një sekretar partie, por që unë u thosha, se nuk e mbaja mend. Unë nuk e pranova akuzën, por të tjerët e pranuan. Unë pranova vetëm atë që kisha folur kundër pushtetit popullor, por jo thirrjen për kryengritje të armatosur. Gjyqi vazhdoi për katër ditë me radhë, paradite dhe pasdite. Në sallën e gjyqit, kishte shumë dëshmitarë e një nga ata ishte një i shëndetësisë, i cili m’u drejtua drejtpërdrejt me përbuzje: “Shaje edhe njëherë Partinë këtu, siç e ke sharë”.

Akuza ishte shumë e rëndë edhe ky po më rëndonte akoma më shumë, e ata po prisnin që unë të shpërtheja, por unë nuk e dhashë veten. Po kështu, gjatë gjyqit, kryetari Shefqet Muçi, më thotë: “Pse ke mbajtur revole”?! “Për të të vrarë ty”, – ia ktheva unë. Kryetari i gjyqit po më provokonte, që unë të acarohesha dhe i thashë fjalën e fundit.

Vendimi m’u dha; 21 vjet e ca muaj, se nuk më kujtohet saktësisht. Fjalën e fundit e thashë; “protestoj”, ndërsa të tjerët e pranuan. Kërkova apelim e apelimi ka ardhur pas tre muajsh. Ai ishte vendim i formës së prerë, aq sa e dha gjykata e Kukësit.

Pas mbarimit të gjyqit, ku ju çuan për të vuajtur dënimin?

Pas pak kohësh, më kanë çuar në burgun e Burrelit e, më kanë lënë vetëm në një dhomë, me kushte ekstreme, e aty kam ndenjur plot 13 vjet me radhë. Më pas, aty kam pasur nja pesë priftërinj katolikë, që më thane; “shyqyr që shpëtove nga plumbi”.

Kë keni pasur tjetër bashkëvuajtës në qelinë tuaj?

Më vonë më sollën dhe Pjetër Arbnorin në dhomën time, me të cilin bisedonim gjatë kundra pushtetit, pa pasur frikë nga njëri-tjetri. Shpeshherë më merrnin e më çonin në birucë, që të më torturonin, saqë të gjithë të burgosurit, e kuptuan se donin të më eliminonin fizikisht, nëpër biruca. Aty nga viti 1977, më marrin për së dyti në hetuesi. Më hyjnë në dhomë nga ora dhjetë e darkës. Unë u them se ishte pushim, e nuk pranoj të dal për në hetuesi.

Më marrin me forcë e, më çojnë në birucë, ku ishin rreth 13 veta. Gjatë kohës që më çojnë në birucë, më thonë: “Ti nuk e njeh këtë pushtet”? Unë u përgjigjem: “As e njoh dhe as dua ta njoh. Më keq se të hani mish njeriu, keni çfarë të bëni? Atëherë vazhdoni”. Pas kësaj, më torturuan, më lanë pa ndjenja atë natë në dysheme e, më marrin të nesërmen, e më çojnë në birucat e Burrelit. Unë isha i copëtuar, tre brinjë i kisha të thyera. Më sjellin aty brenda dy veta, njëri mora vesh se ishte hetues, kurse tjetrin nuk e dija se kush ishte. Unë u thashë: “Dua kryetarin e gjykatës, mjekun ekspert-ligjor dhe prokurorin, që ta shohin gjendjen time, se ndryshe nuk pranoj të flas asnjë fjalë”.

Ata më thanë: “Kryetari i gjykatës, është me shërbim, mjeku s’është këtu”. Ata mua nuk më pyetën asgjë, se isha i copëtuar, por kishin sajuar një plan, që të më akuzonin se gjoja unë kisha goditur policët. Por ai ishte një budallallëk nga ana e tyre, pasi ajo gjë nuk do të besohej në gjyq, sepse ata ishin 13 veta e, unë s’do të mundja kurrë t’i godisja ata me duar të lidhura. Por ata e bënë punën e tyre dhe më nxorën në gjyq.

Po pas kësaj, ka pasur raste të tjera që ju kanë keqtrajtuar?

Po, pas 21 ditëve, kanë ndodhur prapë tortura me mua, aq sa ra sy edhe të disa burgosurve të tjerë. Një ndër ta është dhe Spartak Ngjela, i cili u ka thënë: “Çfarë bëni kështu, pse e rrihni kot”?! Madje, Spartaku u tha; “Çështjen e Raif Elezit, do ta ndjek ligjërisht deri lart…”! Pas kësaj, Spartakun e kanë spostuar dhe e kanë çuar tek qelitë e “revizionistëve”. Siç i thonim ne në Burrel.

Ndërkaq, vijnë e më thonë mua: “Ti je ankuar”?! “Po, – u them unë, – jam ankuar, por më duket se është ankuar dhe një tjetër për çështjen time dhe të dyja këto ankesa, kërkoj të çohen në Prokurori”. Ata më thanë: “Nuk është këtu personi që është ankuar”. “Shkoni e merreni ku të doni”, u thash unë, duke lënë të kuptoja, që ishte Spartaku. E lanë në heshtje edhe këtë punë. Në vitin 1987, më marrin prapë në tortura dhe më dënojnë me izolim në biruca, për të më eliminuar fizikisht.

Ndërsa isha duke u futur në mensë, më thane: “Raif Elezi dil pak jashtë”. Dola… më vunë hekurat e më nisën në Kukës. I ranë nga Dibra. E pashë se donin të më vrisnin pa gjurmë, se e ndaluan makinën dhe e lanë pas një peme. Nuk e dhashë veten, duke menduar se u pa puna ime. Pas ca minutash, ata morën disa fruta (ishte muaji gusht) si kumbulla të egra e mollë dhe u nisëm përsëri. Më çuan në Kukës, ku më prisnin dy hetues, që nuk ua dija as emrin.

Kur më pyetën se si e kam emrin, gjë e cila nënkuptonte se po riniste hetuesia, unë i sulmova menjëherë. Më mbajtën aty 18 dite me radhë dhe kur e panë se nuk po u dilte gjë, më nisën nga Kukësi për në Burrel. Kur u ktheva në qeli, më pyetën të dënuarit e tjerë, se ç’kishte ngjarë dhe e unë u thashë se më kishin akuzuar edhe një here, për akuzën e parë. Ishte viti 1990 dhe unë isha akoma në burg….!

Kur u liruat nga burgu dhe si e kujtoni ditën e lirimit?

Unë jam liruar në datën 26 janar të vitit 1990. Lirimin nga burgu, unë e kam parë si ëndërr, pasi e konsideroja veten të vdekur. Ëndërr ishte, ëndërr. Pasi udhëtova me një kamion natën, shkova drejt e në shtëpi.

Ju prisnin të shtëpisë, apo nuk e dinin se po liroheshit?

Jo, e dinin, se kisha dërguar vëllanë t’ua thoshte. Kam hyrë në shtëpi në orën 12 e gjysmë të natës. Ata më kishin pritur të vdekur e, kështu filloi vajtimi nga gëzimi. Nuk u besonin syve, që unë pas 22 vjetësh burgu të pandërprerë, kthehesha i gjallë në shtëpi. Gjatë atyre ditëve, mësova edhe shumë gjëra, jo pak të rënda që kishin ndodhur me familjen time dhe të vëllezërve të mi, gjëra të cilat nuk i kisha ditur më parë, për shkak se kisha qenë i izoluar në burgun e Burrelit.

Pasi u liruat nga burgu, me çfarë u morët?

Pas pak kohësh, kam hyrë e kam punuar hamall. Më pas më kanë filluar ndryshimet politike dhe unë e ndjeja se diçka do ndodhte. Në dhjetorin e 1990-ës, e gjithë familja jonë e madhe e Elezëve, u përfshi në ndryshimin e sistemit dhe lëvizjen demokratike. Në themelimin e degës së Partisë Demokratike të Kukësit, kanë marrë pjesë shumë nga familja jonë, vëllezërit e mi dhe djemtë e tyre. Një nga themeluesit, ka qenë vëllai im, Isa Elezi që u zgjodh nënkryetar i degës së PD-së së Kukësit dhe nipi im, Ardjani, djali i Dautit. Një kushëri tjetër, Besnik Elezi, ishte sekretar i degës dhe mjaft të tjerë në kryesinë e saj. Memorie.al

8 Komente

  1. R
    Respket per Zoterine dhe Familien e tije .

    Nje Respekt per kete Trim Kuksian , nje Respekt per te tere Familien e tije gjakun e tije,fisin e tije... qe paskan kontribuar shume heret per shqiperine ....e kam Lexuar disa here perpara ca kohesh, e Lexova dhe sote disa here... mund ta Lexoje dhe me qindra here per Trimerine tije....nderkohe dhe dhimbjet qe ka perjetuar.... por duke mos haruar qe duke e Lexuar disa here dhimbja behet ose me duket se e kam perjetuar vete kete ngjarje.....dmth dhimbja eshte shume e shume e madhe ....poshtersia me e madhe qe se paskan dhene as ndimen qe duhej ti jepej simbas Ligjit te demshperblimit te vuajtjes te denimit...TURP per Organet e Drejtesise te asaj kohe.... nje Respekt kure Lexova dhe Emrin e Spartak Ngjela.... respket edhe per te gjithe Kuksianet qe vertete jane njerez te Beses, edhe pse Besa mbase ka lindur ne viset e tjera te shqiperise....por Kuksianet jane vertete te Bese....kam njohur dhe njohe Kuksian.....kane qendruar gjithmone fjales te tyre dhe Respektin qe tregojne me cilin do....( normal pyll pa derra nuk ka si ne kete raste qe i paska dalur dhe njeri nga Mjekesia si Deshmitare ne Gjyqe ) nuk e di se si e kane fuqine disa njerez qe ne portalile te ndryshme lavderojne kohen e vjeter te Dikatures... Hakmarja nuk eshte zgjidhje , falja eshte Besnikeri.... por ka Indivite qe te detyrojne te behesh njeri negativ....! I Urojme zoterise vete dhe Families te tije , shendet force dhe ndimen e Zotit e pate prane gjithmone ..... Ndersa per Komentuesit nese e Lexojne kete koment....do Ju lutesha qe nese do te kene kontakte me Njerez qe kane punuar ish ne Repartin Ushtarak te Kimise 1190 ne Tirane ,me ish Drejtorin po SPIUN LLAZAR ANGJELI.... ngjitur me Repartin e LLokacionit tek Rapi i Treshit......ku ka qene Operativ ish ILIR DAKO dhe TRIUMF DYRMISHI......cdo njeri ka te Drejte te beje Kerkese dhe te paraqitet tek AUTORITETI I DOSJEVE dhe te beje KERKESE mbi njohen e bashkepuntoreve Spiune ...... se ne DOSJET qe do te merni , nese keni qene te survejuar..... do te habiteni kure te Lexoni Emrat e bashkepuntoreve...qe ne Opinion kane qene njerez te dashur dhe hiqeshin dhe si garipat e asaj kohe......njeri nga keta eshte ne Dosjen time. dhe quhet PANAJOT KRISTO LOLI .( me Origjine nga SARANDA dhe MINORITARE GRECE ) PSEODONIM " THUPRA " dhe kushedi se sa ka mare ne qafe ky njeri.......... eshte dhe nje tjeter me Pseodonim " LUANI " qe si ka patur Pseodonimin " LUAN " une mezi prese ti takoje.... se ne faqen e Emrat e Pseodonimeve ishte zhdukur nga faqja, por plehrat kane haruar qe ne Dosjet kane lene gjurme ne Dosjet e tjera...dhe ne komunikimet qe ka bere me mua, me kete Pseodonim " LUANI " jane te Arkivuara ne Dosjen qe mora.....ndjese per dike qe do ta lexoje dhe do me paragjykoje...Le te mbajme shprese qe nje dite , te jete dite e mire dhe me Diell...

    Përgjigjjuni

        1. I
          Ish Uzina Kimise te Ushtrise

          Une kam punuar tek Uzina e Kimise dhe i njihja qofte drejtorin pis e bir pisi Llazar Angjelin, qofte Ilir Dakon dhe Trumfin. Panajot Lolin e kam njohur me nga afer. Nese ke mundesi, mund te me japesh nje adrese ku duhet te kerkoj dhe si ti kerkoj dosjet? Me kane rene jo pak ne qafe ne ato vite ne uzine dhe dua te di cfare shkruanin dhe cfare kane spiunuar edhe per mua. Jam i sigurt qe e kane bere. Nuk i benin gje nje cope legeni si Mir Bulku, qe vinte tape i pire ne pune, por i binin ne qafe njerzve te urte.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ahmet Hajdari

          Eshte e vertete se kjo familje ka patur shume djem intelektuale me shkolle dhe te gjithe jane internuar dhe keqtrajtuar nga sistemi i PP duke punuar ne pune fizike si ne ndertim, ferme etj, dy prej tyre qe kane njohur ne NSHN, Fariun dhe Dautin dhe kane qene intelektuale dhe punetore shume te mire. Edhe nipart e tyre ishin njerez shume te mire Nuhiu megjithese ishte kengetar me i mire i Kukesit punonte punetor dhe ishte shume i fuqishem qe ngrinte vetem thaset 100 kg, Shkelqimi, Iliri ishin djem shume te mire.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Respekt per gjithe Kuksianet .

            Respekt qe i perkujton Historine e kesaj Familie te nderuar ....i nderuar z.Ahmet Hajadari.. Keshtu duhen Respektuar te gjithe ato familie qe ne kohen e Dikatures , u vrane , u presekutuan, u Internuan, ku shume Familie Patriote humben njerezit e Families te tyre te dashur... Krenari per gjithe Kukesin.... Krenari per "Besen " fjalen qe kane patur Kuksianet.... qe duhet te jemi secili krenare per keto Trimeri qe kane treguar Kuksianet.... Respekt nga ish qytetari i Tiranes , sote qytetare Evropian.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KUKSIANI SAFI

              Sikur Raifi ( dhe shume Raife te tjere ) te kishte ndenjur ne shtepi te vet dhe te shihte punet e veta, asgje s'do ta kishte gjetur. Nuk late bandit dhe terrorist pa heroizuar. Ne te gjithe boten, kush tenton te hedhe ne ere institucione konsiderohet terrorist dhe merr denimin maksimal. Kaq per injorantet dhe maskarenjte si keta Dashnoret e karave ( Dashnor kalocet ) qe na paraqesin kriminelet si heronj.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KUKESIANI PERNJIME

                I nderuar kushdo qofsh Raif Elezi im ka qene shume i nderuar dhe i respektuar ne Kukes dhe me gjere.E ka bere me koshience dhe kurajo rrebelimin e protesten publike ndaj rregjimit komunist..ku lirije fitohet me sakrifica sublime.Dha. shembullin e vet i ra sistemit ne gjoks per te.zgjuar njerzit nga gjumi..Eshte e pabesueshme kur e.degjon.. Te jene krenar shqiptaret per te treguar se ka pasur desidence antikomuniste..njerez qe kishin kurajo per tu ngritur. Sa i njohihim Kukesiant ti vec i tille nuk je per me teper safi i pakanem dhe pa emer Raif Elezi u ngrit per drejtesi sociale per te gjithe njerzit

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje