Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të

17 Janar 2026, 09:30Dossier TEMA
Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet

Nga Prof. Dr. Mentor Petrela

Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetësor me inaugurimin e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierëve dhe të mamive, këshilluar këto nga Dr. Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria. Fëmijë i rritur shfletoja me pasion ilustrimet e Gustave Dore të “Komedisë Hyjnore”, një nga librat e preferuar të tim eti. Duke më vëzhguar, ai nisi të më shpjegojë përmbajtjen e tyre, duke recituar vargjet treshe, të atit, birit e shpirtit të shenjtë që Dante Aligeri kishte zgjedhur si stil. U ndal gjatë pasi më recitoi hyrjen në Ferr:

“Në mes të shtegëtisë së kësaj jete.

U gjeta në një pyll krejt errësi,

Se kishe humbë unë rrugën e vërtetë

Do ta kuptosh më vonë, më tha im atë”.

Në një bisedë tjetër, sapo isha diplomuar në Mjekësi, më tregoi aktivitetin e doktorëve hebrenj, që shërbyen në periudhën e Mbretit Zog. Me sa duket, informacionet mbi ta vinin nga Dr. Ludwig Kalmari dhe Dr. Frederik Shiroka, të dy mjekë dhe miq të familjes. Në rrethin e parë të Ferrit, kënga e katërt, shkruhet për paganët:

“Nga këto fjalë, fort zemra m’u gandue,

Njerz njohta, aty që gzuen t’madh vlersimin,

E pezull tash n’atë Limb janë tue qëndrue”,

Të parët poetë, Homeri me shpatë dallohet për “Iliadën”, Horaci, Ovidi, filozofët; Sokrati, Platoni, Aristoteli e më pas shkencëtarët; Avicena, Averroe e të tjerë, gjithë monarkia universale e shprehur me trinitetin e shenjtë dantesk, prisnin në Limb si jo kristianë. Pas rënies së komunizmit u shtyva të kërkoj gjurmët e profesorëve, doktorëve hebrenj në Shqipëri dhe fatin e tyre më pas.

Në funksionin e drejtorit të QSUT-së në vitin 1993, zbulova se në bodrumin e godinës historike të spitalit (foto e inaugurimit 1932) ekzistonin një mamuth kartelash e dokumentesh të asaj kohe, që bashkëjetonin me protokollet e mbledhjeve të organizatave të PPSH-së. Mora kartelat e para. Shfletosja e tyre më jepte një ndjesi respekti ngaqë prekja me duar ato fletë ku ishte ADN-ja e profesorëve Lehmann e Schlesinger, me kaligrafinë e tyre të bukur dhe me përshkrime klinike, që nuk i gjen as sot në mjekësinë shqiptare.

Kishte të drejtë në një raport, drejtori i asaj kohe i shëndetësisë kur thoshte se me ardhjen e profesorëve nga Vjena e Berlini, niveli i shërbimit u rrit cilësisht, përfshirë këtu stafet dhe diskutimin. Një ‘Nota Bene’ e tij tregon se disa mjekë shqiptarë e lanë spitalin dhe u instaluan në praktikë private pas ardhjes së tyre. Kuptohet se testosteroni i hierarkisë funksiononte shumë më mirë në atë kohë. Pas vitit 2000, vazhdova kërkimet e dokumenteve dhe kartelave të pacientëve pranë Arkivit Qendror të Shtetit.

Në bazë të raportit të xhandarmërisë për leje-qëndrimet e hebrenjve, Lehmann, vetë i tretë, rezultonte në 1933 (faksimile AQSH). Duke mos pasur datat ekzakte të hyrjes në Shqipëri nuk gjeta gjurmët e duhura të Lehmannit në ato vite, 1933-1935. Për ironi, të pranishmit që konsultonin në sallën e AQSH-së me pyesnin shpesh: “Hë, a gjete gjë doktor”? E kishin fjalën për pronat.

Walter Max Ludwig Lehmann lindi në 17 nëntor 1888 në Frankfurt.

Ai studioi mjekësinë e më pas specializohet në kirurgji. Në SHBA neurokirurgjia ishte ndarë si specialitet i veçantë me Harvey Cushing në Boston. Sipas raportit vjetor të Bent Brigham (Harvard), Walter Lehmann kaloi rreth një vit pranë Cushing-ut duke mësuar anestezinë me eter, pambukun, muskujt për mbrojtjen e trurit dhe hemostazës si dhe përdorimin e kapëseve të argjendit për mbylljen e enëve të gjakut.

Më vonë, ai hasi vështirësi për t’u instaluar në Berlin për arsye se kirurgët e përgjithshëm, që kryenin aty edhe operacionet e trurit, në kontradiktat e xhelozive mes tyre, nuk mund ta pranonin profesor Lehmann-in që kishte ardhur me përvojën e përparuar amerikane. Në një letër drejtuar Harvey Cushingut, ai i shpreh keqardhjen për këtë fakt dhe i thotë se nuk ka ardhur koha, prandaj po kthehem në Frankfurt. Ndërkohë, ai kishte publikuar 61 artikuj shkencorë dhe librin “Bazat e Neurokirurgjisë” sipas modelit amerikan, i pari tekst në këtë fushë në Gjermani.

Ai martohet me pediatren Wera von Kuczkowski, nga familje fabrikantësh çokollate. Ardhja e Hitlerit në pushtet me frymën antisemite, megjithëse Walter Lehmann ishte pagëzuar familjarisht katolik shumë kohë më parë, krijoi miazme për ushtrimin e profesionit dhe jetës normale në Gjermani.

Pas 1933, ai filloi përpjekjet për t’u vendosur në SHBA, pranë Cushing-ut dhe institucioneve të tjera, por edhe atje gjeti një frymë jomikpritëse. Çifti lindi dy fëmijë, Klaus dhe Hans, ndërkohë që furia e nazistëve po rritej, duke shkaktuar largimin e hebrenjve.

Një diferencë jo e vogël me totalitarizmin komunist. Ndërkohë, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Herman Bernstein me origjinë hebre po negocionte me Mbretin Zog për krijimin e një enklave hebrenjsh në Shqipëri. Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetësor me inaugurimin e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierëve dhe të mamive, këshilluar këto nga Dr. Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria.

Një ftesë e tillë i mbërriti dhe Lehmann-it, i cili ndërkohë familjen e kishte transferuar tek i vëllai Julius në Zyrih. Në dhjetor 1935 ai arrin në Tiranë me avion nga Roma, i shoqëruar nga vëllai i vogël Artur. Takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Shëndetësisë, i cili i propozon një kontratë si kryekirurg në Spitalin Ushtarak të Tiranës (sot kirurgjia QSUT).

U morën vesh për një kontribut në organizimin e shëndetësisë shqiptare dhe si konsulent personal i Mbretit Zog. Nga prilli 1936 prof. Lehmann u vendos në Vlorë në një ndërtesë të administratës lokale, pasi burokracia e atëhershme detyronte firmosjen e kontratës së tij nga organet ushtarake dhe jo nga drejtori i Shëndetësisë civile. Iu deshën katër javë që të instalohen me mobiliet e ardhura nga Gjermania në një mjedis disi të egër, në raport me jetën që ata ishin mësuar në Frankfurt.

Spitali i Vlorës, i ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së I-rë Botërore, me fasadë nga deti Adriatik kishte kushte jo të mira dhe, për më tepër, një koleg shqiptar nxiste personelin e pacientet kundër tij. Me mungesat e materialeve, ai përdorte fijet e mëndafshit, që kishte sjellë e shoqja Wera për rrobat. Ajo shërbente si asistente, me durim në shumë ndërhyrje. “Zelli me të cilin shërbenin që të dy, shpesh i bënte të harronin lodhjen nga stresi i punës kirurgjikale”, dëshmonte edukatorja e fëmijëve, Ingmar.

Në ndryshim nga Gjermania, ai u përball me sëmundje të ndryshme, që nuk i kishte parë më parë, e që mjekoheshin me duhan e gjethe bimësh, pasi pacientët stigmatizonin spitalin dhe më shumë kishin besim te nuskat e hoxhallarëve. Ai ushtroi aktivitetin kirurgjikal, kryesisht në traumatologji, sidomos si shkak i hakmarrjeve dhe konflikteve religjioze. Shumë shpejt shqiptarët e fituan besimin te prof. Lehmann dhe i ishin mirënjohës atij. Edhe pse të varfër, ata i ofronin atij prodhimet e tyre si; mjaltë, zogj pule, qëndisma e dhurata të tjera.

Në 1936, prof. Lehmann transferohet në Tiranë si krye-kirurg për të dy spitalet, atë civil dhe atë ushtarak. Wera kreu me kujdes transferimin së bashku me fëmijët në Tiranë. Sipas referencave, ai kreu operacione në kirurgjinë e përgjithshme dhe në neurokirurgjinë, me instrumentet që kishte sjellë nga Gjermania. Profesor Xhelal Kurti, që hapi Klinikën e Neurokirurgjisë në 1964, filloi operacionet me kompletin e neurokirurgjisë së Prof. Lehmannit që mbetën në Shqipëri, sipas letrës drejtuar drejtorit të spitalit, Dr. Sabri Tefikut në 1939.

Relacionet e shkëlqyera që krijoi Dr. Tefiku me profesorët hebrenj tregojnë kompetencën dhe autoritetin e tij. Sipas dokumenteve, profesor Schlesinger kishte në dispozicion një veturë me shofer që paguhej nga shteti, ndërkohë që dy ministra të qeverisë së asaj kohe kishin një veturë e një shofer. Dëshmi kemi operimin në kolonë vertebrale të babait të humanistit Sami Repishti (kushëriri im) dhe operacionet në rastet e absceseve në tru me dr. Besim Zymën e në vazhdimësi i tumoreve në tru.

Vështirësitë që haste me biopsitë, kur kishte dyshime, i zgjidhte, duke i dërguar në Zyrih. Dr. Frederik Shiroka, asistent i tij, ka qenë pjesëmarrës kryesor i aktivitetit neurokirurgjikal të Prof. Lehmann-it. Ndërkohë, Wera Lehmann i siguronte materialet qepëse dhe të kujdesit të plagëve në ecejaket e saj Tiranë-Zyrih. Në shtëpinë e tyre në Tiranë organizoheshin party. Duke qenë se profesor Lehmann ishte edhe një muzikant i mrekullueshëm, ai luante vetë në piano.

Të ftuar të rregullt të mbrëmjeve festive në shtëpinë e tij ishin kolegët, nëpunës të shtetit, ambasadorët, ku çaji dhe brixh nuk mungonin asnjëherë. Preokupimi kryesor i tij u bë kur Mbretëresha Geraldinë mbeti shtatzënë. Sipas të dhënave të Ingmar, ai thoshte se “pasuesi i fronit duhet të vijë në jetë më se i sigurt si fëmijë dhe pa probleme shëndetësore”. Nga presioni i Italisë, siç e kishte parashikuar pesë vite më parë, në një artikull në “New York Times” ambasadori Bernstein, situata në Shqipëri po përkeqësohej.

Lehmanni, sipas shërbimeve sekrete italiane, përndiqej në aktivitetin e tij dhe ai filloi përpjekjet për të siguruar një vizë në Konsullatën Italiane. Në mënyrë konspirative, çifti Lehmann bashkë me fëmijët ishin asistuar nga Ambasada Amerikane për emigrim në SHBA-ës. Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, prof. Lehmann asiston në lindjen e Lekës së I-rë dhe udhëton me anijen e fundit nga Durrësi në Bari, më 5 prill 1939. Më pas, instalohet në SHBA-ës. Ai ndërron jetë aty, në 20 korrik 1960 në Carmel Kaliforni. Fëmijët e tij në një letër në 2013 shkruajnë se një herë, ati i tyre u kishte thënë se vitet në Shqipëri kishin qenë vitet më të mbushura të jetës së tij.

Memoriali i Walter Lehmann-it ndodhet në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë, blloku i sallave të operacionit mban emrin Lehmann së bashku me parafernalian. Në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Neurokirurgjisë AANS në Neë Orleans, në 2 maj 2018, në seancën e historisë së neurokirurgjisë u prezantua dhe punimi “Walter Lehmann, që filloi neurokirurgjinë në Shqipëri”. Prezantimi i tij tërhoqi vëmendjen dhe u propozua për botim në formë artikulli në prestigjiozet: “Journal of Neurosurgery” dhe “World Neurosurgery”.

Ka pasur një heshtje të gjatë për ta, në histori duhen të vërtetat, jo pasionet, duke menduar me empati jetën e Lehmannit, kuptoj guximin e matur e vështirësitë e tij. Prof. Fejzi Hoxha, më seriozi, në librin e Historisë se Mjekësisë në Shqipëri 1962, i përmend shkarazi mjekët hebrenj, më pas ata mbetën sërish në Limb. Mjekët hebrenj mbetën të harruar, të syrgjynosur e të tradhtuar, siç më shkruan edhe kolegia Ulrike Eisenberg.

“Shoqëritë totalitare, nazizmi, komunizmi, i kanë rrënjët e thella dhe nuk shkulen me lehtësi”, fliste Konica mbi “Theory of Mind”, kush e lejoi për pesë dekada?!” Sot e përdorin si stoli figurën e Faik Beut, siç i drejtohej atij, me respekt Noli. Nuk po irritohen brezat me mendjet e tyre. Kultura e nderit te shoqëria shqiptare e para komunizmit nuk është e mjaftueshme për çrrënjosjen e ideologjisë totalitare, duhet strategji kombëtare e edukim moral vazhdimisht në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Shënimet e profesor Schlesinger-it, presin në bodrumin e spitalit me interpretimet e para të elektro-kardiogramave të doktor Quastler-it, me imazheritë e irrigoskopitë të dr. Nobel e të tjerëve me shkrimet e tyre në gjermanisht ose frëngjisht, në kartela me nivel mjekësie europiane, akte këto të kryera shumë më përpara se ato që janë të shkruara si Histori e Mjekësisë Shqiptare për studentët nga nostalgjikët e komunizmit.

Hapjen e Fakultetit të Mjekësisë, profesorët e nderuar hebrenj ia propozuan Mbretit Zog në 1937, sipas shënimeve të profesor Xhavit Gjatës. Ndokush nga romantikët e shumtë të komunizmit, nga injoranca, duke lexuar këto rreshta do të ndiejë “zemërimin në ajër” ose në avion, të përshkruar në librin “Behave” (Sjellja) të Robert Sapolskit. Harresa e gjatë e profesorëve hebrenj në Shqipëri është danteske, ashtu siç është detyrimi historik i nxjerrjes së tyre nga Limbi i Ferrit për në Parajsë./ Memorie.al

22 Komente

  1. P
    Pali

    Po ne kemi mesuar ne shkolla se ne kohen e Zogut nuk kishte mjekesi fare ne Shqiperi !?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Po kush ta ka fajin qe nuk ke degjuar per Dr. Bashon?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muzeu i Martirëve të 43-shit

      Komuniteti hebre i Vlorës falenderoi Vizhdan Risiline që nuk i dorezoi tek gjermani, nga ana tjetër Vizhdani dorëzoi me listë të përpiluar te gjermani mbi 600 burra nga ky qytet në tetorin e vitit 1943, shumica e te cilëve përfunduan tek dhomat me gaz të Dakautit etj...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Pra filloi sezoni i propagandes pro cifute. Kush mund ta imagjinoje c’fare gjera te re do na thone deri me 31 janar qe eshte fundi i sezonit te gjunjezimit. Keta njerez qe media ne gjithe boten s’thote asnje fjale, jo te keqe por s’guxon as te thote dicka me kuptim jo pozitive. Cdo gje eshte perfekte ne kete rrace. Edhe kur te vrasin, te vjedhin, te mashtroje, te shajne, te varferojne( keto jane tiparet karakteristike) perseri duhet ti lavderosh. Por qendrimi ndaj tyre tregon hapur kush eshte i korruptuar totalish dhe kush eshte burre pavaresisht se mund te jete i varfer.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          Sa turp! Kush dashuron te verteten degjon e sheh FAKTET dhe vetem nje race, ate njerezore . Neurokirurgjia do te duhej te studjonte nje menyre per te hequr cipen e idiotesise se trurit. Per njerezimin do te ishte nje shpetim,rruge e shkurter per ne parajse.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ejvis Frasheri

          I nderuar z.Prof.Dr.Mentor Petrela, per Hir te se Vertetes: Dr.Kalmarin,etj. i ftoi ne Shqiperi stergjyshi im bakteriologu Prof.Dr. Rifat Frasheri,qe ka qene drejtor i Institutit Bakteriologjik te Stambollit, pedagog ne Universitetin e Mjekesise Stamboll, lektor ne Universitete te ndryshme europiane,pjesemarres ne Kongresin e Lushnjes, drejtor i Institutit Bakteriologjik ne Tirane, Minister i Shendetesise ne Shqiperi per nje periudhe 10 vjecare,themelues i Kryqit te Kuq Shqiptar,themelues i Urdherit te Infiermierit,etj,etj.etj. Keto nuk po i shkruaj per tu mburrur me te si stergjysh (sepse vlerat i takojne Atij,vetem dhe vetem Atij si njeri,mjek,patriot,intelektual dhe kurrsesi neve pasardhesve te tij), por po i shkruaj per hir te se Vertetes. Njerezit ne Shqiperi duhet ta mesojne te Verteten,qe ju personalitet e verteta shqiptare i anashkaloni,i çvleresoni, u mohoni meritat,u mohoni realitetin e fakteve,u mohoni ate frutin e tyre te punes,i harroni si "letra te vjetra" neper bodrumet e Fakultetit te sotem te Mjekesise(dikur kjo godine ishte selia e Institutit Bakteriologjik te Tiranes qe ai drejtonte,shkronjat e vjetra mbi mur "Instituti Bakteriologjik" jane akoma te dukshme ne fasade ne forme gjurmesh...). Me vjen mire qe permendni doktoret e famshem cifute qe punuan me devotshmeri ne Shqiperi, por me irriton fakti qe shkrimin tuaj nuk e bazoni mbi fakte,nuk e bazoni mbi emrat e vertete qe ngriten themelet e Mjekesise Shqiptare ne emer te humanizmit dhe patriotizmit. Stergjyshi braktisi Turqine dhe poziten e larte qe kishte atje per te jetuar,punuar dhe per te dhene kontributin e tij ne Shqiperi deri sa te kishte frymen e fundit. Ai u bente thirrje edhe studenteve te tij shqiptare ne Katedren qe drejtonte ne Stamboll:" "Kthehuni ne Shqiperi...Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per ju!". Si e vleresoi Shqiperia e Kohes se "Demokracise" nje njeri te tille???? Nese ju si person apo shoqeria civile shqiptare si e tille, nuk deshironi tu jepni vlerat qe u takojne njerezve dhe intelektualeve qe e merituan qe te mos u harrohet kurre emri ne Shqiperi,te pakten mos deformoni Historine e Mjekesise Shqiptare! Eshtrat e stergjyshit tim te ndjere prehen ne varrezat e Kombinatit ne Tirane...askush nga Ministria e Mjekesise nuk u kujtua nje here te vetme te vendose nje buqete lulesh mbi varrin e tij! "Meritokracia" eshte faktikisht nje fjale e huaj per shoqerine civile shqiptare...Ne si shoqeri civile i shkelim "me kembe" vlerat,mohojme njerezit e ndershem,harrojme veprat dhe sakrificat e njerezve te devotshem, prandaj edhe jemi ketu ku jemi ne cdo nivel te shoqerise moderne. Kam respekt te madh per ju si njeri dhe mjek(keni kuruar njerez te familjes sime) ,por ju lutem qendrojini besnik fakteve. Historia e Mjekesise Shqiptare nuk rishkruhet duke cfletuar kalimthi,ate qe keni gjetur ne bodrumet e Fakultetit te Mjekesise...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Për Ejvis Frashërin

            Nderime per stergjyshin tuaj, kontributi i tij per shqiptaret eshte i nivelit te vellezerve Frasheri por mjekesia eshte shkence e art qe qendron ne hije.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ejvis Frasheri

              Faleminderit! Shoh fotografine e vjeter dhe kaq te vyer, qe i paraprin artikullit dhe me ben shume pershtypje qe edhe pa i njohur me emra saktesisht se cilet ishin personat ne foto, te gjithe mjeket e rradhitur ne foton e vjeter rrezatojne dinjitet,fisnikeri,profesionalitet. Ne qender besoj duhet te jete Prof.Dr.Kalmari,i cili ka aureolen e nje te Pavdekshmi ne kete foto plot vlere,i rrethuar nga kolege,te cilet dukshem e vleresojne dhe dukshem ndjehen plot dinjitet ne profesionin e tyre si mjekë. Lum kush punoi/punon me njerez plot vlera! I japin kuptim Jetes!

              Përgjigjjuni
            2. J
              JKB

              Znj. Ejvis Frashëri, stërgjyshi juaj ka qënë mjek bakteriolog i shquar sa i takon aktivitetit të tij në Stamboll. Ka qënë Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë (rang Ministri) në vitet 1920-1931. Ndrroi jetë në vitin 1934. Laboratori Bakteriologjik i Shtetit u ndërtua në vitin 1934 (data është akoma e shkruar qartazi) e ai nuk punoi aty se e kishte mbyllur karierrën e veprimtarisë që në vitin 1931. Foto e publikuar është e vitit 1935. Dr. Kalmari erdhi në Shqipëri në vitin 1938. Unë e kuptoj emocionin tuaj, por Dr. Rifat Frashëri nuk ka lidhje me ardhjen e mjekëve hebrenj në Shqipërinë e atyre viteve.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ejvis Frasheri

                JKB...me sa shoh qe ju jeni thjeshte pasardhes i dr.Bashos (i cili përmendet ne artikull si ideator,etj) dhe pozicionoheni ketu per arsye personale. JKB, "nuk mbulohet Dielli me shoshë!" - thote populli. "..Në bazë të raportit të xhandarmërisë për leje-qëndrimet e hebrenjve, Lehmann, vetë i tretë, rezultonte në 1933 (faksimile AQSH). Duke mos pasur datat ekzakte të hyrjes në Shqipëri nuk gjeta gjurmët e duhura të Lehmannit në ato vite, 1933-1935." "...Kishte të drejtë në një raport, drejtori i asaj kohe i shëndetësisë kur thoshte se me ardhjen e profesorëve nga Vjena e Berlini, niveli i shërbimit u rrit cilësisht, përfshirë këtu stafet dhe diskutimin." Prof.Petrela, ju nuk denjoni ti përmendni as emrin e Prof.Dr.Rifat Frasherit si drejtor ne rang ministri te Shendetesise te asaj kohe!!! Cfare artikulli "shkencor" mund te jete ky artikull, ku përmendet personi,shënimi qe ky person ka lene ne arkiv,por nuk përmendet emri i tij?! Pra mesa lexojme ne artikull, ju JKB dhe prof. Petrela nuk ja keni fareee idenë,se kur erdhën mjeket çifute ne Shqiperi!!!! Si mund te dilni ne konkluzione se kush i ftoi,kush ndikoi,pse erdhën apo cfare i shtyu keta mjekë te vijne ne Shqiperi?! Prof.Petrela, perse nuk përmendni emrat e mjekeve shqiptare,shënimet e te cilave ju citoni ne artikull? Apo artikulli ka "vlere" kur lihen ne harrese mjeket shqiptare dhe ngrihen ne piedestal te huajt???

                Përgjigjjuni
            3. B
              Bredhi

              Faleminderit prof.Mentori.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdi

                Mire doktor nga fillimi ishe mire,nga fundi ç pate?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  A.Dangellia.Psikiater.IM of DGPPN u.s.w.

                  Per saktesi ! Materjalin per Dr.W.Lehmann une e perktheva nga Gjermanishtja ne nje liber per mejket Ebre, natyrisht me kerkesen e Prof Petreles dhe ja dorzova shume shpejt disa vjet me pare per nje Seminar Neuropsikiatrie qe do mbahej ne Prishtine. Mbreti Zog thuhesh ne nje kapitull te librti, mbeti i pakenaqur nga mjeket shqiptare te oborit lidhur me nje keq diagnostikim te semundjes nga e cila vuante e jema e tij. Per te qene i sigurte ne lindjen e djalit te tij Leka ne 5 Prill 1939,mbreti ftoi Dr.Lehmann mjaft i zoti, qe te asistonte ne lindjen e te birit. Nder te tjera,duhet te precizoje nga pozita e nje mjeku psikiater, se TOM (Theory of Mind), eshte kristalizuar si koncept aty nga fundi i viteve 70, dhe pikerisht ne 1978 mori emertimin e si me lart, nga psikologet american Premack dhe Woodruf .Faik bej Konica qe ka vdekur aty nga Viti 1942, nuk me rezulton , per ato qe kam lexuar,qe te kete hedhur idera te tilla mbi Teorine e mendjes kaq shume vite me pare. Sot per sot po ka mjaft thenie dhe kunder thenie rreth kesaj teorie,sikurse akoma mbeshtetet ne subjektivizma te kohes?! Eshte shume e vertete per kontributin humanist te mjekve Ebre ne vendin tone. Dhe vete diktatura ja u dinte aftesite e tyre. Une e mbeshtes komentin e Ejvis Frasherit.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rudin Gunga

                    Te lumte Ejvis per kete informacion. Dr. Petrela ka shkruar per ato gjera qe ka gjetur ne bodrumet e spitalit dhe nuk eshte shtrire me tej ne kerkime. Thone qe eshte mjek i mire, por me kujtohet se njehere i ka dale emri dhe si i korruptuar. Qofsha i gabuar. Sa per te shkruar histori, nuk ia thenka fare dhe kot ngaterrohet me Danten.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eh shqiptare

                      A ka mbetur njeri ne kete vend (e pertej) pa i hedhur balte ne shqiptaret? Vdis pa te te dua e... ndoshta... ndoshta atehere nuk do te baltosim!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ejvis Frasheri

                        Prof.Dr.Petrela eshte nje njeri qe gezon respekt te padiskutueshem si njeri dhe si Mjek mbi te gjitha! Familja ime e permend gjithmone me respektin me te madh. Ne Tirane ka qene dhe mbetet nje figure e padiskutueshme ne fushen e Mjekesise! Jam e bindur qe e meriton plotesisht kete respekt maksimal edhe sot e kesaj dite! Ka qene gjithmone pike referimi ne Mjekesi. Prof.Petrela,nese me lexoni: Ju respektoj ne maksimum. Kritika ime ka te beje vetem me artikullin,pa vene ne diskutim vlerat tuaja si Mjek. Ju uroj shendet!

                        Përgjigjjuni
                    2. l
                      luzati

                      Jam plotesisht dakort me Z Frasheri qe ne kete vend nuk ka pasur ndonjehere meritocraci por as mirenjohje qofte formale per ata themeluan structural e mjeksise tone si spiraling civil lab bacteriological Dr Petrela k qene dy here drejtor kush ka penguar te nxirte nga bodrume pune e doktor3ve Hebrej ?? Sa i takon romentikeve te komunizmit qe ai permend duhet te permbahet se0se komunizmi diktatura e more nga nje mjek neurolog ne nje province e con ne Paris kjo jo se u perzgjoll nga meritat e tij por nga lidhjet qe kishte me autoritetet e larta te diktatures

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje ish punonjes shendetesie qe ka mjekuar keto se

                        Per Dr Petrelen : Lexova shkrimin tuaj ku tregoni kontributin e dhene ne kohen e zogut nga mjeket cifut ? Une nuk e njof ate periudhe te zogut sepse jam e pas clirimit , kete periudhe deri me sot e njof mire sidomos sektorin e shendetesise ? Me gjithe respektin Dr Petrela dua tju kundershtoje : Po te ishin kaq human ata mjek qe ju i njifni per kontributin e madh ne shendetesi semundjet qe benin kerdine si tyberkolozi Tifua e morit zgjebja malaria ku vendi qe la Zogu pas 39- tes ishte nje mocalishte ku mushkonja anofele bente kerdine nepermjet pickimit perhapte malarjen sidomos zona e myzeqese mos te flasim per sifilizin apo gonoren qe jane mjekuar deri nga vitet 1970 ? Per kete lufte te madhe qe eshte bere pas clirimit nga i gjithe personeli i shendetesise qe nga mjeku deri ke infermjeri nen kujdesin e atij sistemi , veri emer cfar te duash s’ka rendesi , i zhdukem te gjitha keto semundje infektive , ju flisni ne ate shkrim “se duke lexuar keto rjeshta do te zemerohet ne ajer “ i cileson dhe nga injoranca , se kuptoj se cfar kerkon te thuash ? Me gjithe emrin e mire qe keni pas , me kete shkrim keni ule vehten tuaj si dhe punen e madhe te kolegeve te tu qe mbase kane kontribuar me shume se ju dhe mjeket cifut ? Me vjen keq Shqiperia e pas clirimit ka pas nje shendetesi te mireorganizuar dhe nje humanizem qe sot eshte per tu pasur zili ? Keqeardhje per ju Dr Petrela ...!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Laura

                          Faleminderit dhe nderime Ejvis Frasheri! Familja Frasheri ka qene e do ngelet drite e shqipetareve atdhetare. E keni shkruar shume bukur komentin tuaj dhe e keni mbyllur akoma me bukur! Historia duhet studjuar dhe shkruar me se fundmi pa manipulime. Jam nga Vlora dhe ne familje kam degjuar qe bej Frasheri ishte pronar i perles se Zvernecit te Vlores. Kete prone e flijoi ne emer te Atdheut dhe pavaresise. Zverneci dhe Vlora jane te mbushur me histori dhe simbole te fuqishem te mbuluar nga pluhuri.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ejvis Frasheri

                            Pershendetje Laura, nga gjyshi jam pasardhese e Prof.Dr.Rifat bej Frasherit(Frasheri i Permetit) dhe nga gjyshja pasardhese e Sirri bej Vlores(Uji i Ftohte,Vlore). Lindur dhe rritur ne Tirane,por Vlorën e kam ne zemer gjithashtu sic kam Tiranen.Pronat na i gllabëroi koha e Realizmit Socialist dhe koha e Pseudo-Demokracise,nuk i flijuam ne...Zverneci ama nuk ka lidhje me familjen time.Te pershendes dhe te falënderoj kudo qe te ndodhesh! :-)

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Laura

                            Per “ Muzeu i martireve te Vlores” Vlora ka qene martirizuar ne ‘43 dhe pas “clirimit” . Ne nje vazhdimesi djallezore dhe danteske, ne dy vjet u zbras nga burrat e djemte me te mire te saj.. ngelen femijet e grate, ngeli toka pa Zot. Vlora patriote dhe e bukur eshte hyjnore dhe bijte e saj ishin copeza yjesh, yje te flijuar, baltosur dhe harruar. Balta ngelet balte edhe pse mund te ndricoje pakez fale yllit o diamantit qe ka mberthyer dhe mbuluar!

                            Përgjigjjuni
                            1. l
                              laura

                              Po e dashur Ejvis, tokat e Zoterinjve u rrembyen nga komunizmi dhe Pseudo-Demokracia qe eshte pjelle e saj. Token Shqipetare e lane pa Zot, per ta zhvleresuar ate the bijte e saj. Jemi te aferta si Vlonjate me taban, gjyshja dhe gjyshi im kishin nenat nga familja Vlora, po ashtu nga mami jam nga Kanina. Jemi te aferta si vlonjate dhe si atdhetare. Jam une ajo qe ju falenderoj per komentet dhe per miresine e zonjellekun qe rrezatoni. Tokat ne Zvernec jane te familjes Shehaj nga Kanina. Abdyl Frasheri me vellezerit e tij ishin pronare te Zvernecit dhe e shiten tek Dalan Seit Mustafaraj ( Shehu) nga Kanina. Abdyl Frasheri e shiti kete prone per interesa te larta kombetare, e flijoi per Atdheun.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje