Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh: Brigadieri me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…

15 Shkurt 2025, 10:49Dossier TEMA
Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh: Brigadieri me teserën e

“Vij me një maj, me trenin e orës 9-të, dil e më prit”, ky ishte telegrami që i erdhi Bedra Kabës nga brigadieri komunist i Lukovës, në pranverën e vitit 1979, në Savër të Lushnjes. Ai kishte rënë në dashuri me Bedrën dhe kishte vendosur t’i kërkonte dorën në familjen e saj. Ishin takuar në aksionet e rinisë në Lukovë. Ajo me të cilën do të përballej djali simpatik, me teserën e partisë në xhep, do të ishte shumë zhgënjyese për të, ndërsa për Bedrën, ishte krejt e zakontë.

Bedra ishte vajza e Myslym Kabës nga Dibra, i cili ishte internuar në Savër të Lushnjes, sepse njëri prej djemve të tij ishte arratisur dhe për pasojë ishte internuar e gjithë familja. Bedra ishte një prej shtatë fëmijëve të familjes Kaba.

Ishte vajzë e re 18 vjeç, kur erdhi në barakat pa dritë të Savërit, për të ngrysur atje pjesën më të madhe të jetës, në vuajtje e dëshpërim. Historia me brigadierin komunist të Lukovës, do të ishte një prej këtyre momenteve, që i përforconte asaj fatin e keq të projektuar nga sistemi komunist.

Është një histori prekëse, e cila përcjell dramën e të rinjve në kohën e komunizmit. Dramë, jo vetëm për Bedrën që përfaqëson pjesën e të rinjve të shtresës së persekutuar, por edhe të palës tjetër, komunistëve, që shpesh ndodhte që të hidhnin sytë tek këto vajza, dashuria, për të cilat ishte e ndaluar.

Kur dy të rinj dashuroheshin në kohën e komunizmit, e para pyetje që vinte nga prindërit e secilit, ishte: “A ka njollë në biografi”?! Nëse kjo kapërcehej, çdo gjë tjetër ishte shumë e lehtë. Ky ishte kriteri bazë që kushtëzonte lidhjet e gjithkujt në atë kohë. Ishte pikërisht kjo pyetje, ky kriter që përcaktonte fatin e të rinjve në komunizëm.

Biografia ishte mallkimi që i ndiqte nga pas vajzat e shtresës së të përndjekurve politik. Për to nuk kishte asnjë shans, që të mund të lidhnin jetën me një njeri të zakonshëm e, aq më pak me një që i përkiste familjeve komuniste.

Ky mallkim e ndoqi pas dhe Bedra Kabën e shoqet e saj në kampin e Savërit në Lushnje. Kanë kaluar shumë vite dhe Bedra rrëfen sot, momente pikante të jetës së saj, por edhe të shoqeve në kampet e internimit. I rrëfen thjeshtë dhe pa pompozitet, në profilin e saj në rrjetet sociale. Disa rrëfime të Bedra Kabës i ka mbledhur studiuesi Jozef Radi dhe i ka publikuar në faqen e tij, “RadiandRadi”. Më poshtë publikojmë një prej këtyre rrëfimeve, dhe pikërisht atë që ka të bëjë me historinë me brigadierin komunist.

Rrëfimi

Në fillim të viteve ’70-të, lufta e klasave ishte pak e zbutur! S’kisha as pesë muaj që kisha filluar punë në bujqësi, kur një shoqen time dhe ajo me biografi të keqe, e caktuan në aksion në Lukovë të Sarandës. Prindërit e saj nuk e lejuan të shkonte në aksion, por ajo kishte aq shumë dëshirë të shkonte dhe më lutet mua:

“Po të vish edhe ti, ato do më lejojnë”! “Po tani sa kam filluar punë – i thashë – si t’i them babait, do iki në aksion”! Ama thellë në…, edhe unë e kisha dëshirën të ikja, ngaqë u mërzita shumë që s’vazhdova dot shkollën e Lartë…!

Isha vërtet keq, pothuaj çdo natë shihja në ëndërr vetëm shkollën. Atëhere thashë: “Po i them babait, se më kanë caktuar për të shkuar në aksion dhe duhet të shkoj, sepse ti e di pak s’jemi me biografi në rregull, e pak të neglizhojmë…”! Dhe kështu bëra. Ai më tha: “Po mirë moj bijë shko”. Kështu me 4 janar të 1979, nisemi për aksion në Lukovë.

Ftohtë…! Rruga tepër e vështirë…! Udhëtimi na zgjati dy ditë…! Një natë fjetëm nëpër familje në Memaliaj. Kur mbërritëm në Lukovë, vendi ishte një parajsë e vërtetë…! Taraca plot me limona e portokalle…! Një punë vullnetare e paparë nga rinia!! Atje të dukej se ishe në një botë krejt tjetër… e izoluar nga vendi. Stacionet e radios, kapnin vetëm Greqinë…!

Kështu filluam të punojmë për hapjen e tarracave të reja nëpër kodrat e atij vendi. Një shoqja ime, një vajzë nga Savra, e cila kishte qenë më parë aty në aksion, i kish dhënë një letër shoqes që ishim bashkë, për t’ia dhënë një djali që kishte njohur aty në Lukovë dhe ajo mbasi e gjeti, ia dha porosinë e letrës. Ai ishte vendali dhe brigadier i vullnetarëve të një rrethi. Dukej djalë i sjellshëm.

Mbasi kalojnë nja pesëmbëdhjetë ditë, ai vjen dhe i thotë shoqes time: “Më pëlqen shoqja jote, a mund t’i thuash ndonjë fjalë për mua”?! –“Po, – i thotë ajo, – i them, por është pak e vështirë…”! Një ditë ajo më thotë…; “Ej, i them unë, ti je e re dhe s’e di që ne jemi si kontrabandë këtu…”! Ajo mundohej të më mbushte mendjen…!

Isha aq e zhgënjyer nga biografia, që s’më kishin dhëne shkollën e Lartë, e jo të më merrte ai djalë komunist, mua!!! Megjithatë gjithmonë i kam pas qejf sfidat, edhe pse mund të vuaja, thashë do ta provoj sa mund të bëj ky njeri për mua.

Të nesërmen niseshim për në shtëpi, mbasi aksionit i kish ardhë fundi…! I them shoqes, i thuaj se sonte mundem ta takoj…! E takova dhe i thashë: “Mirë, jam dakord, mund të vish të më kërkosh në shtëpi…”? “Mirë -më thotë,- posa të më jepet mundësia, do të vij”.

Të nesërmen u nisëm. Mbas katër muajve, një ditë para një majit, më vjen një telegram: “Vij me një maj, me trenin e orës nëntë, dil e më prit”! Oh sa keq e ndjeva veten…! Si t’i them babait… po si ti them atij për biografinë, ku ta fus në këto baraka!!!

Rashë në pikë të hallit, ç’të bëja…?! Më dridhej trup nga frika…, se ç’mund të më thoshin të shtëpisë, po sikur ai të më pranonte kështu siç isha…! Më duhej të shkoja atje në Lukovë, në fund të botës. Me shumë dilema dhe frikë, afrohem te babai dhe i them…:

“O babë, kam njohur një djalë kur isha në aksion, por mos ki frike se unë nuk është se e dua, por ai do vij nesër dhe dua që t’i tregosh historinë tonë. Sido që të vijë puna, mos të ngelet merak për mua, se unë e di që ai s’më merr, se është me teserë partie”!!

Eh… edhe tani që e kujtoj, them Kushedi sa keq duhet të jetë ndjerë babai i shkretë…! Të nesërmen dola dhe e prita te stacioni i trenit dhe bashkë u nisem për në Savër. Nga Lushnja ishte nja katër kilometra larg. Se di si e bëra atë rrugë…?! Flisja për t’i treguar, se diçka më pengonte në atë lidhje me të, por ai s’më kuptonte…?!

Njëherë më pyeti: “Mos ka qenë gjë babai me ‘Ballin’”?! “Jo”, – i thashë, por s’arrita t’i shpjegoj asgjë, pa ardhur në shtëpi. Erdhëm në shtëpi, mirë që s’ishte nëna, po vetëm babai…! Mbas një bisede prezantuese, ai filloi t’i tregojë për historinë tonë. Në këtë kohë, ai vetëm u nxi në fytyrë dhe s’foli asnjë fjalë… veç u ngrit të ikte.

Dal e përcjell deri në xhade të madhe dhe gjatë rrugës, nuk këmbyem asnjë fjalë të vetme. S’e di… çdo gjë m’u mblodh lëmsh në grykë…?! Ishte zhgënjimi i dytë nga biografia…! E lashë të ikte atë djalë, pa i thënë e pa më thënë asnjë fjalë…!

E tillë ishte ajo jeta jonë midis ferrit dhe dritës…! Një komshie më kishte parë me të, dhe i kish thënë mamasë; e pashë vajzën tënde me një djalë… sa i mirë që ishte…?! Ishte… por ai s’qe kërkushi, sepse nga pas, na ndiqte si hije biografia…! E tillë ishte ajo kohë, që quhej komunizëm!!!

Takim pas 25 vitesh në vendin e vuajtjes…!

Një ditë tepër e veçantë, takimi mbas 25 vjetëve! Këto janë disa zonja që jetuan me vite në këto baraka, të ngritura nga regjimi komunist, për ne “armiqtë” e tij.

Ri takohemi shihemi, përqafohemi mbas kaq vjetësh me emocion dhe mall, duke përkujtuar vitet më të dhimbshme, ndoshta dhe të bukura për dashurin, respektin dhe mirësinë që patën familjet tona me njëra-tjetrën. Kujtojmë nuk harrojmë, nuk hakmerremi por themi se ekzistojmë falë forcës dhe dinjitetit tonë.

Memorie.al

21 Komente

  1. k
    k

    Histori e dhimbshme dhe ndjej keqardhje per vajzen.Kam jetuar të njëjtën histori me role të kundërta.Vajza që dashuroheshim,ishte familje " e mirë "komuniste ,kurse unë familje "e keqe" me biografi blozë me të pushkatuar dhe armiq të partisë.Ndyshimi eshte se vajza nuk u terhoq dhe luftoi kundër familjes,partisë,shoqërisë,dhe sakrifikoi jetën për të më ndjekur.Pas shumë vuajtjesh ,kur ra regjimi ,u larguam nga shqiperia dhe kemi jetuar te lumtur duke kompensuar te kaluaren.Nuk do e ndrroja me asnjë tjeter dashurine qe ke dhuroi.deri ne vdekje.Kush dashuron ,sakrifikon,kush dashuron vetëm aparencen tende,dashuron veten.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Qofsh i lumtur perjete. Kkomunizmi ishte fatkeqesia me e madhe, bile me e madhe sa sa vete pushtimi 500 vjecar osman

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa ju dhene nje mesim atyre,ata ngelen aktiv !

        Te lexoje nganjehere ho komentues K. Kjo eshte lufta jote kundra ish spiuneve te sigrimit komunist , me njerezit e tu te ndjer te pushkatuar ! dhe te vujatur ! te uroje jete te shendoshe dhe te lumntur aty ku jeton... Por nese juve dhe une dhe shume te tjere me mijra qe kemi mbase te njejta Hisori ! nuk duhet te kenaqemi vetem me lapsin apo me Tastaturen e kompjuterit ! Por me ata plehrat me kryesore qe i kane duart te lyera me gjakun e secilit qe kane vene dore mbi shpirterat e njerezve te pafajshem.. tju japim ndonje mesim ! Nese secili do te " Heshte " ishim te humbur dhe do te ngelemi te humbur !

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          I nderuar,Familja ime luftoi 200 vjet ,me sinqeritet dhe atdhedashuri per kombin sepse në atë kohë konsiderohej si vlerë morale dhe detyrin hyjnor të bëje gjithshka të mundur per vendin tënd.Nuk do tregoj gjithshka ,por vetëm esencën e pergjithshme.Pasi dhanë çdo gjë patën për kauzën kombëtare ( nuk pretendoj as shperblime dhe as lëvdata),u gjendën përpara gjithë persekutimeve dhe denigrimeve që kishin epiqendër shpifje pikërisht atë që kishin bërë me pasion.Eshtë njëlloj që ti të shpetosh një njeri nga gryka e varrit pasi nuk kishte mjete ta bënte vetë ,dhe ai pasi të shërohej të ngrihej dhe të akuzonte që kishe dashur ta helmoje dhe më pas të vrasë.KY eshte raporti im personal me shqiperinë.Duke qenë se i njoh mirë shqiptarët,nxorra mësim duke besuar thënieve të mençura të mëndjeve te ndriçuara duke praktikuar mësimet e tyre. UBI BENE,IBI PATRIA.thonin latinët. Do e mbyll me dëshprimin e Alçestit në Mizantropin e Molierit që pershtatet shumë me eksperiencën time. -Ngado i rrethuar,tradhëtitë më sulmojnë,do zhduken nga ky vend ku veç veset triumfojnë,dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë,ku duke qenë i lirë të mund të jetoj me nder.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbase gaboje qe shkruaj !

            Faleminderit ... rendesi ka qe je i lire dhe jeton me nder ...luftova duke e kerkuar , kerkova dhe e gjeta dhe une dhe e kam e jetoje me nder ....nuk jam kundra ketij mendimi qe ke shpejguar .... por nga e kaluara dhe nga ato vite para 90, edhe pse kam disa dhimbje pa pushim nga e kaluara mbi trupin tim , psikologjik dhe dementime shendetesore , edhe pse kam nje rehati te jetes me te gjithe te mirat e thejshta qe ka nje jete e thjeshte , por me te miren dhe te pa zevendesueshme lirine qe kam ...Rehati nuk kam, me ngacmon here here apo dhe shume shpeshe e kaluara nga ata njerez qe me dashje ! kane vene dore jo vetem mbi mua ! torturat , dhe gjysem i vdekur ne koma dy here ! por mbi te gjithe ata te ndjeret qe nuk jetojne me , dhe per ata si une apo si juve , qe ato te kaluara njerezve qe kane qene kriminele ! dhe sote jetojne po te njeten jete te lire te pa merituar ! ( per ish te ndjerin Avdyl Banushi - nese ke lexuar : apo deshmite e ish Drejtroit te Sigurimt qe thoshte: i vajat ne Burg ne Spac , pime nga nje gote Raki se ishim te dy nga nje zone te afert, dhe i afroi nese i ndjeri .A.Banjushi te prannote loje te behej me keta kriminele. Pergjigja e te ndjerit z. A.Banushi...edhe ense do te me nxjeresh nga yk sketere ku jam , ppo te njeten gje do te beje...( dmth vrasjen e Dikatorit hoxha ). ose thenjen e te ndjerit z. Aleksander Konto . shokut te tije : une do te Aratisem, ti ri ketu si mijte , dhe une do te shkoje e do te vdese si martire ne liri.... ( qe i ndjeri ashtu i ndodhi , aksidenti me Auto nga ish spiunet e pregatiture) emocionet bejne punen e vete, nuk po zgjatem, edhe shpejgimet mbase jane jo te rradhitura mire....Te uroje zgjidhjen e juaj miresi dhe jete te bukur dhe te lire...( une do vazhdoje ! ) lirine dhe qehtesine e nje jete te thejshte , e kam jetuar deri me sote me gjithe te mirat, dmth thjeshtesine dhe lirine...

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pa ju dhene nje mesim atyre,ata ngelen aktiv !

          Te lexoje nganjehere ho komentues K. Kjo eshte lufta jote kundra ish spiuneve te sigrimit komunist , me njerezit e tu te ndjer te pushkatuar ! dhe te vujatur ! te uroje jete te shendoshe dhe te lumntur aty ku jeton... Por nese juve dhe une dhe shume te tjere me mijra qe kemi mbase te njejta Hisori ! nuk duhet te kenaqemi vetem me lapsin apo me Tastaturen e kompjuterit ! Por me ata plehrat me kryesore qe i kane duart te lyera me gjakun e secilit qe kane vene dore mbi shpirterat e njerezve te pafajshem.. tju japim ndonje mesim ! Nese secili do te " Heshte " ishim te humbur dhe do te ngelemi te humbur !

          Përgjigjjuni
        3. P
          Pse heshtin ata qe kan e vuajtur !

          Normal dhimbje shume e madhe si cdo dhimbje per ato Histori te atyre viteve...( por te pakten kjo Histori ka perfudnuar pa tragjedi, pa vrasje, pa u eleminuar nejri, ne krahasim me raste te shumta ku jane eleminuar ). si ne rastin e fundit te Hostorise ish te ndejrit z. Nikolle Mernacajve i eleminuar ne 21 jnanr 1990 ne Dedroit USA. Po te lexoni ne faqen Memore.al ka shume e shume Tema te ndryshme , vuatje, eleminime, vrasje , si ne shqiperi po e po , por dhe jashte ne vendet e EU dhe akoma me keqe ne Amerike ! ku jane eleminuar njerez te Aratisur...Se pervece jetes te tyre qe rrezikuan qe u Aratisen, dhe merakun e vuatjeve te te afermeve te ytre ne shiqoeri, nje pjes eneper Burgje dhe Intrenime, dhe me e keqja jane vrare ne Ameirike nga ish punonjes te sigurimit...fatekeqesia me e madhe eshte se keta njerez te ish sigurimit, nje pjese jan eelemniuar nga vete shoket e tyre me urdherat e tyre , nga frika e nxjerjeve te sekretit ....nje pjese kane vdekur , por dhe njese e madhe jane akoma gjalle dhe bejne nje jete normale ,dhe nje pjese jane akoma aktiv ....mos kalojme me gjate duke filluar qe nga terroristi krimineli sali qe po te kishte sadopake ndergjegje duhesh te ishte larguar vullnetarisht nga Politika ! por ky kriminel ne keto 33 vite ka bere te kunderten...Duke u bere dhe me kriminel sec ka qene , u zhyte akoma me shume ne klriminalitetin e tije.... gati ne eleminimin e shumices te shqiptareve, me vellavrasjet dhe urdherat qe ka mare dhe mere nga serbet dhe ruset ! kete e ka treguar Historia e ketyre ne 33 vite...Deshmitatre eshte Histroia e ketyre 33 viteve...deshimtare jane te gjithe shqiptaret per sa kane perjetuar ne keto 33 vite.. etj e etj... Fatekeqesisht akoma komunizmi ne shqiperi nuk eshte zhdukur ! mbase mund te themi qe jane te forte si dukur ne ato vite, por me nje ndryshim,,,,,,ne heshtje ata vazhdojne akoma me krime...jane te pasuruar nga buxheti.... dhe me buxhetin qe kane , manipulojne njerezit mbasi ju kane bere shpelarjen e truve apo me pagese ! ja ndegjoni PARO LACIN se cfare shpjegon deshmitare Okolare ne shume urdhera qe merte per te vrare dhe eleminuar njerez te pafajshem... vetem e vetem se jane kundra komunisteve ! U zgjata shume: ka vetem nje rruge. secili qe ka vujatur dhe ka perjetiar ate ferre te asaj kohe dhe te ketyre koheve , duhet te secili Indivite pa ndimen e askujt , vete te beje mrekullira dhe te qehtesoje veteveten duke luftuar edhe si Indivite keta plehra kriminele komuniste...qe i kemi neper kembe ne cdo kohe....dhe kudo qe jane... ne te kunderten kemi qene te humbur dhe do te jemi te humbur.... dhe do te ngelet vetem lapsi dhe letrat qe shkrujame , dhe asnje gje me teper....Ata kriminele komunsite kane jetuar te lumtuar dhe do te jetojne te lumtur sic kane jetuar deri me sote...nuk eshte zgjidhja e " Heshtjes " dhe e mireqenjes qe njerezit e vujatur "Heshtin" dhe haruan kaqe shpejte njerezit e tyre te dashur... baballare - Nena e motra dhe vellezer te humbur apo te Burgosur apo te ish Internuar !

          Përgjigjjuni
          1. A
            ANALITIKA

            Ik m ore rrote karit, po cfare lidhje ka Mernacaj me regjimin komunist. Cfare faji iu kishte regjimi komunist ne Shqiperi atyre qe posonin aksidente automobilistike ne Amerike dhe Evrope ? Ju jeni te pjerdhur menderisht dhe moralisht. Pse duhet ta quajme " tragjedi " faktin se nje vajze e internaur nuk mundi te martohej me nje komunist ?! Nuk u martua me komunistin, u martua me antikomunistin. Tragjedi jane keto qe iu ndodhin vajzave shqiptare tash 35 vjet, duke i marre ( me force ose mashtrim ) e duke i bere prostituta ne Shqiperi apo rrugeve te Evropes, duke i futur neper ambiente te " perbashketa " e duke i dehur apo shnjerezuar nepermjet droges, perdhunuar dhe shtyre ne vetevrasje. Keto po, qe jane tragjedi. Por, per mendjet e pjerdhura dhe moralet e kalbura, keto jane gjera normale sepse " jetojme ne demokraci ".

            Përgjigjjuni
          2. a
            aleks

            shikoni o njerez keto femra yje dhe krahasojini me keto te sotmet, sidomos keto qe dalin neper tv , si dita me naten, keto buçet e sotme jane fryre sikur jane rritese bletesh, nuk te vjen te puthesh nje femer se duket sikur puth buzet e lopes

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jetojne akoma !

              Dosja 8889 ... Deshmite e ish spiunet te kohes te sigurimit : te Repartit Ushtarak 1190 te Kimise ( qe ndodhej dikur tek Kafja e Rremes ) Drejtori i Repartit Ushtarak .LLAZAR ANGJELI Operativet . ILIR DAKO . dhe TRIUMF DYRMISHI. Me pseodonimin " THUPRA " figuronte i Rregjistruar qytetari PANAJOT KRISTO LOLI ( sote jeton ne Greqi .Lagja .Peristeri. ( dhe bashkepuntore Spiun ne bashkepunim me ish Drejtorin LLAZAR ANGJELI....) Me pseodonimin " SHEGA " figuronte i Rregjistruar ARBEN QEMAL BARCI Me pseodonimin " STUDENTI" figuronte i Rregjistruar VOLTAN LAUN REXHEPI

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jetojne akoma !

                Dosja 8889 ... Deshmite e ish spiunet te kohes te sigurimit : te Repartit Ushtarak 1190 te Kimise ( qe ndodhej dikur tek Kafja e Rremes ) Drejtori i Repartit Ushtarak .LLAZAR ANGJELI Operativet . ILIR DAKO . dhe TRIUMF DYRMISHI. Me pseodonimin " THUPRA " figuronte i Rregjistruar qytetari PANAJOT KRISTO LOLI ( sote jeton ne Greqi .Lagja .Peristeri. ( dhe bashkepuntore Spiun ne bashkepunim me ish Drejtorin LLAZAR ANGJELI....) Me pseodonimin " SHEGA " figuronte i Rregjistruar ARBEN QEMAL BARCI Me pseodonimin " STUDENTI" figuronte i Rregjistruar VOLTAN LAUN REXHEPI

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O popull dele...

                  E dhimbeshme histori e kesaj vajze pasqyr qe na kujton ate koh tragjike ,cnjerezore njerzish qe jetuan ne ate lloj Xhungle komuniste ! Ishte vet regjimi qe gjeti teren ,gjeti njerez , qe qe vetem njerez nuk mundet tju thuah sepse te ardhur nga nje varferi feudale deri bukroberie pranuan te hyjn ne sherbim te FERRIT KOMUNIST qe drejtoi , shtypi dhe kompromentoj me ate zgjuarsi "gjeniale" qe i fali FERRI pjelles se tij ENVER HOXHA duke percar, spiunuar,e shtypur pa pik meshire ne emer te LUFTES KLASAVE,,,gje qe e tregoi deri ne fund te jetes tij ku eliminoi egersisht ata qe e vun ne krye Ky popull nden shtypjen e kesaj lloj negersire NJERI u kthye ne nje makin ne sherbim te tij me te gjitha veset me te keqia qe pjell nje mendje njerzore ! ! DHe mendoni kta lloj njerzish ,qe sdi si ti quaj por regjimi i pagezoi me emrin e pa haruar KOMUNIST,shtypen ,vran ,internuan ,burgosen duke aktivizuar percarjen ,spiunimin deri brenda ne familje Ky shtet Komunist la pas kelyshet e tij qe ndryshe nga baballaret e tyre ju pin gjakun shqiptareve ,u pasuruan per 5 breza me Enverin e RI ,kucedren e Vicidolit ,qe vazhdon te tund gishtat e fitores dhe edhe ky vrau ,jo ne emre te luftes klasave por ne emer te TRADHETIS dhe te pasurimit me ata lloj "spiunesh tre llojit te RI 'qe mbushe xhepat dhe vazhdojn mbajn pushtetin ne emer te Demokracis ! I them keto qe te kuptojm se nuk esht rastesi qe ky popull nuk ka gjetur vehten akoma ,qe ky popull akoma po ju sherben ,qe ky popull ka akoma ne gjirin e tij kelyshet e vrasesve dhe armiqeve te tij tashme te pasuruar dhe po vazhdojn lojen e paraardhesve qe te mos ju hiki pushteti qe aq shum ju duhet ! Shqiperia dle nga kjo gjendje vetem me nje kryengritje mbarpopullore ,te pastroj kte KOLER qe e ka ze per fytei qe te shpetoj Shqiperia se sic po shofim as NON GRATA spo perfillet e as SPAK nuk perfill kte fatkeqesi klysh komunistesh qe kan zen rrenj

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O popull dele = eshte trishtim .

                    O popull dele ! jam plotesiht mesa shkruan..... mbase e kam gabim ! por mendoje qe shqiperia nuk behet ! se edhe tani qe kishte mare nje rruge si te drejte mund ta quajme ! perseri komunistet kriminelet me ne krye terroristin e vicidoli qe ka vetem nje emer dhe quhet sali ! akoma ben rremuje ! se ka gjetur nje pjese budallejne dhe nje pjese i blen ! se kote nuk dolen nga Statistikat qe jan embi 63 miliarda Euro qe qarkullojne cesh = kesh neper duart e ketyre krimineleve... Shqiperia behet vetem nese bie nje Termet dhe i mere te gjithe njeher e mire te gjithe....dhe te mbillet nje popull i ri pa vese dhe pa et shkuar....

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O popull dele = eshte trishtim .

                      O popull dele ! jam plotesiht mesa shkruan..... mbase e kam gabim ! por mendoje qe shqiperia nuk behet ! se edhe tani qe kishte mare nje rruge si te drejte mund ta quajme ! perseri komunistet kriminelet me ne krye terroristin e vicidoli qe ka vetem nje emer dhe quhet sali ! akoma ben rremuje ! se ka gjetur nje pjese budallejne dhe nje pjese i blen ! se kote nuk dolen nga Statistikat qe jan embi 63 miliarda Euro qe qarkullojne cesh = kesh neper duart e ketyre krimineleve... Shqiperia behet vetem nese bie nje Termet dhe i mere te gjithe njeher e mire te gjithe....dhe te mbillet nje popull i ri pa vese dhe pa et shkuar....

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lekondi

                      ME TESEREN E PARTIS NE XHEP! TESERA E PARTIS PUNES ISHTE NJE LETER HIGJENIKE E NEVERITUR QE ZBULONTE SPIUNAT. ATE KURRE NUK BEGENISNIN TA MERRNIN NJEREZ ME KARAKTER TE LART E DINJITOZ. ATE PALO LETER E MERRNIN LLUMESIRAT E KURVAT PER TE MBULUAR NDYRESIIT E TYRE. ATA BASHK ME POLICAT IDIOTA E USHTARAKET QEN SAHANASH NE KENGE E PARRULLA THOSHIN SE DO HANIN EDHE BAR POR NUK DO NDRYSHONIN. TE GJITH ATA SA U HAP KUFIRI U HODHEN NE GREQI DHE PER PAK DHRAHMI TE QELBURA MOHUAN ATDHEUN E TYRE DHE U VET-DEKLARUAN VORIOEPIROT DHE NDRYSHUAN JO VETEM EMRAT E TYRE POR EDHE EMRAT E PRINDERVE TE TURE. ATO KUFOMA TE NDYRA AKOMA MBURREN ME TESEREN E MENDER PARTIS PUNES?!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot

                        O ju shkerdhefsha cju permban pragu po jeni pakice o muter! Ngri e lesho komunizmi leshi spiunat ore derdimene ishte diktature e proletariat ai sistem dhe nuk toleronte askend per ti dale kundra tani ta kruash bythen vete kur te ishte bere qarte sikur nuk shkon apo jo. Cfare prisnit tju dekoronin? Po eshte e dhimshme por ka nje cak spiune ishin nderju sepse komunisti nuk i ishte besueshem per ju keshtu qe kerkoini tek vetja. Ne gjithe boten ka plot histori nga me te ndryshme dhe nga me te cuditeshme ky amplifikim sikur ketu eshte bere hataja sikur nuk shkon e vertete nje pakice ka vuajtur por kur ne nje sistem ai qe fiton ka gjithome te drejte atehere pervec keqardhjes nuk kam ca them kjo ju ra per pjese. Shumica prej jush jane dinjitoze ata nuk qurraviten se fundja e dinin se ci priste pasi ishin target por ata qe vajtojne jane ca anonime qe thjesht kane bere hije mbi toke.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Transparent

                          Si historia e Renato Rrapi dhe Besiana Kadare...vetem se ata nuk i ndau politika, po shtresa sociale. Ismaili- shkrimtar oborri. Nena e renatos, Janulla, - shitese buke...

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ismaili shejtan ! kopil i zgjuar i Dikatures !

                            Transperent e sakte ... Isamaili ore ku shkonte ne Xhami falej ! falej tek Dikatori, normal dhe shkrunate kunder Dikatures... ne rastin e Renatos e dallgatisi ne Internim Janullen.. Histori e dhimbshme edhe kjo ! Renato fatekeqesi e cmenden me ilacet... Ismaili ishte ne kerkim te Cmimit Nobel qe mbase mund tja japin mbas vdekjes !

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ismaili shejtan ! kopil i zgjuar i Dikatures !

                              Transperent e sakte ... Isamaili ore ku shkonte ne Xhami falej ! falej tek Dikatori, normal dhe shkrunate kunder Dikatures... ne rastin e Renatos e dallgatisi ne Internim Janullen.. Histori e dhimbshme edhe kjo ! Renato fatekeqesi e cmenden me ilacet... Ismaili ishte ne kerkim te Cmimit Nobel qe mbase mund tja japin mbas vdekjes !

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rradha vazhdon..

                                Secili qe ka vujatur, duhte te mbaje pergjegjesi se cfare dhe si duhet ti Respektoje ata spiune qe i kane tepruar , tejkaluar normat e punes qe benin... dhe shkaterimin , e jetes ne Burgje apo Internime..... meqenese nje pjese e madhe e ish Spiuneve jane Eleminuar nga vete shoket e tyre ......kjo na qeteson disi, dhe na jepe kenaqesi.... dhe me Respekt ti Uisim tek Varret ku i kane me Uje te ngrohte gjyre si ne te verdhe....si Heimali... Flm.... rradha vazhdon...

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rradha vazhdon..

                                  Secili qe ka vujatur, duhte te mbaje pergjegjesi se cfare dhe si duhet ti Respektoje ata spiune qe i kane tepruar , tejkaluar normat e punes qe benin... dhe shkaterimin , e jetes ne Burgje apo Internime..... meqenese nje pjese e madhe e ish Spiuneve jane Eleminuar nga vete shoket e tyre ......kjo na qeteson disi, dhe na jepe kenaqesi.... dhe me Respekt ti Uisim tek Varret ku i kane me Uje te ngrohte gjyre si ne te verdhe....si Heimali... Flm.... rradha vazhdon...

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje