“U dëgjua sonte këtu edhe zëri i ndonjë balashi…” - Kur Dritëro Agolli mbronte Azem Hajdarin nga sulmet e Berishës

3 Shkurt 2025, 11:21Dossier TEMA
“U dëgjua sonte këtu edhe zëri i ndonjë

Sot mbushen tetë vjet nga dita kur u nda nga jeta shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli. Ai pati gjithashtu një periudhë të konsiderueshme aktivizimi në politikë, duke qenë një ndër deputetët më të spikatur të Partisë Socialiste në katër mandatet e para të historisë së pluralizmit, pas rënies së diktaturës në dhjetor 1990.

Bashkëpunëtorët e tij e mbajnë mend për stilin unik të fjalimeve të tij, për origjinalitetin dhe batutat pikante që shpesh shkaktonin të qeshura në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Dritëro Agolli mbahet mend për qëndrimet e tij në momente të rëndësishme të debatit parlamentar. Një ndër to ishte debati për heqjen e imunitetit të deputetit demokrat Azem Hajdari, lider i lëvizjes së dhjetorit 1990.

E veçanta e qëndrimit të Agollit ishte se Azem Hajdari po ndëshkohej nga partia e tij, ashtu siç kishte ndodhur jo shumë vite më herët me “armiqtë e brendshëm të PPSH-së.” Ndër shumë deputetë demokratë që ishin shpallur ndërkohë “armiq të partisë,” si Arben Imami, Gramoz Pashko, Teodor Keko e të tjerë, do të ishte edhe Agolli mbrojtës i Azem Hajdarit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. TemA sjell fjalimin e tij në ditën kur po i hiqej imuniteti Azem Hajdarit.

Dritëro Agolli – Është një demokraci e plotë kjo. Pra, ngritja e temperaturës së atmosferës politike në këto raste të pengon të gjykosh me gjakftohtësi, të pengon të mbrosh dikë dhe t’i japësh të drejtë atij apo këtij, pasi çdo gjë mbushet me emocione politike, që zëvendësojnë logjikën dhe arsyetimin. Prandaj unë kam frikë se duke folur për çështjen e heqjes së imunitetit të një deputeti të një partie që nuk i përkas, ithtarët e saj do të më vërsulen plot zhurmë dhe do të më thonë: “Ç’ke zotrote që flet?”, siç ka ndodhur jo rrallë, siç u dëgjua sonte këtu edhe zëri i nja dy balashëve. Këta balashë mendojnë thjesht “kjo parti është imja, ç’të ha meraku ty?” Zotëri, kjo parti nuk është jotja, ajo është pasuri kombëtare. Por unë do të flas si qytetar, pasi çatia dhe trualli i këtij parlamenti, bashkë me ajrin dhe dritën është për të gjithë ne i përbashkët.

Heqja e imunitetit të një deputeti është heqja e një cope nderi të vetë Parlamentit, është cenimi i moralit dhe autoritetit të tij. Hedhja e hapit për heqje imuniteti nuk është hedhje e hapit në një valle. Vihet re se këta hapa për ndëshkime, për shkarkime, për heqje imuniteti dhe për kërcënime psikologjike ne i bëjmë me një zell të madh e me një padurim, me mungesën e theksuar të dëshirës për të arsyetuar një gabim a një faj dhe për ta qartësuar atmosferën e këtij gabimi apo faji deri në fund.

Kështu, po të mos kishim një zell të madh për ndëshkim, heqjen e imunitetit të zotit Azem Hajdari ne duhej ta arsyetonim me gjakftohtësi dhe ndershmëri. Të kishim bërë takime me prokurorin në Komisionin e Mandateve, siç e thanë dhe disa zotërinj këtu, të kishim biseduar me të paditurin dhe paditësin, të kishim bërë një përpjekje për një pajtim etj. Ai që paditet, deputeti, shikohet si një i huaj, jo si një pjesëtar i familjes, si njeri, si vëlla, si personalitet, hidhet si një leckë dhe nuk denjohet të flitet me të.

Ftohtësia është e akullt, është gati siberiane. Me një fjalë, në Kuvendin Popullor duhej të ndihej thellë shqetësimi dhe vuajtja morale para se të shtrohej për diskutim çështja e heqjes së imunitetit të deputetit, pasi kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, nuk është një vërejtje e rëndomtë që vjen nga Kryesia e Parlamentit. Me këto ndëshkime, me këto heqje imuniteti, me këto thirrje për shkarkime, me këto britma të zërave të veçantë “të nxirret jashtë ligjit akëcila apo akëcila parti”, në Parlament fryn era e cenimit të demokracisë, fryn era e terrorit psikologjik, e frikës dhe e pasigurisë. Brenda një muaji që nga fillimi i sezonit të punës pas verës Parlamenti po u heq dy deputetëve imunitetin me synim heqjen edhe të mandateve: Azem Hajdarit dhe Ilir Metës.

Edhe ky është një zell i paparë. Brenda një muaji përveç heqjes së imunitetit të deputetëve Parlamenti shkarkoi edhe prokurorin e përgjithshëm. Siç shihet, plani i ndëshkimeve është tepër i tejkaluar dhe, po u hap gryka e ndëshkimeve, është e vështirë të mbyllet. Atëherë, Parlamenti, në vend që të shkojë vetë në Evropë, do të dërgojë në portat e saj ortekun e tij zhurmues të ndëshkimeve, ortekun e ankthit dhe terrorit psikologjik. Heqja e imunitetit të një deputeti është një e shtënë kundër demokracisë, veçanërisht heqja e sotme. Unë jam kundër heqjes së imunitetit. 

9 Komente

  1. s
    s'ka pat mo shpirtMut e mo karakter kurve

    po pse bash rrospis s'ja perkedhelte topat e ping-pongut kurva e vrerosur plak !

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ate e nderon bota kurse kellirat si ty ,kellira ngelen, ska shanc te ndryshojne.Ne fakt,tani shqiptaret magjepsen me personazhe qe popullojne kuvendin si Muli, Paloqja Nafija qe se rrun hiç,kjo eshte pasqyra qe shohin veten kellirat si ty!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptaret dhe Verteta

        pjeter,hahaha cila Bote nderon kte KERME KURVE KOMUNISTE ? Mesiguri stanin e kakardhiqeve te fshatareve komunist dhe injoranteve ,qe njihen per pasionin e bythlepiresit ne ate shoqeri ku dominon karakteri Kurvit Mashkull si ty ,por jo per ata Qytetare qe njohin Letersine dhe vleresojn Ata poet e shkrimtare te vertete,qe jane Qytetare me nji Kulture qytetare ,Moral e Dinjitet ,jo nji fshatare qe kullon vrer surratit ,qe natyrishte e lepijn jashteshqitjet e atij vendi salehesh,mulesh e paloqesh si ty. Edhe gjuha si shprehesh dhe se kujt i referohesh,tregon qarte cfar jashteshqitje je .Ti ,s'mundet te dish se kush jam un,por kundervihesh se ju plehrat e stanit te dhim, Nuk e Suportoni dot te Verteten,mbroni me cdo cmim injorancen e ligesin e atij mentaliteti duke kultivuar aty,vetem Te Keqen,duke mos i len shanc ne asnji fushe zhvillimit bashkohore te shoqerise Shqiptare . Ky KERME eshte nji XERRO si Njeri,si Karaktere ,si Shqiptare ,si Patriot ,e si POET ,para Ali Asllanit te Madh i cili Meritonte nji Shtei Muze ne Vlore ,duke e radhitur me Fishten , para ktyre dy gjitareve komuniste ,kadare agolli .Dje ,rastesishte ne youtube pash poezite e nji Poeti tjeter Vlonjat , i quajtur THEODHORI PROKO nji POET i jashtezakonshem dhe i kohes,etj si PROKO , te cilit gjitaret komunist ,i arrin ke sholli kepuceve ,mirpo ajo shoqeri Llumi noton vetem ne llume,prandaj jemi te fundit e tallen me ne hienat qe financojn injorancen aty . Eshte fjala per Vlerat e Verteta jo injorancen o trung i stanit Fanatike te injorances

        Përgjigjjuni
    2. I
      Idealizti

      Arsyetim poeti , ndjenja e pergjegjesise prej poeti , kethjellesi poetike , ndieshmeri per lirine dhe parlamentarizmin prej poeti .... Empati prej poeti ! Poetet Jane sivellezsr me engjejt . Kjo Bote , Bota e ppoetit D. Agolli eshte shume larg , gati ne nje planet tjeter , me ate te nje egersire , te nje vrasesi , te nje komunisti si S. Berisha . Per fat te keq KY idealizem I paster si vesa , eshte gati I pergjinjur perballe berishizmit .

      Përgjigjjuni
      1. c
        cfar shemtie prej Kameleoni t'peshtir !

        idealisti tinzaro-Shejtan, tenton t'na e amballazhoj Djallin ne Engjell ,i masku me principe e maska Njeriu ,qe ne shekuj mut han ,qe s'njeh din e iman ,qe t'tana mei hedh hi syvet miletit i ban ,e q ne t'vertet ,vet ban e vet han .Shperthejn halet idealiste ,pa letra Higjenike . Po buzt me qfar i fshini bre !

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kolegu i SPAK -ut

        Në 5 lajme 3 janë për Saliun vk

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndoc-Rrokun keni per te fituar .

          Ne kete vend ka pasur edhe nje parti tjeter si psh P P SH qe shpesh e ka kaluar mase por organizate kriminale e terroriste si kjo qe ka ngritur terroristi Sali Berisha nuk ka per te ardhur . Aty qe mos them te gjithe po mbi 90% e antarve dhe shumica e analistave po 100% e militanteve jo jane gati po hane mutin e Saliut pa problem per buke dhe as u ben pershtypje fare . Ne kete organizate terroriste te gjithve u hiqet truri dhe ju mbushet koka me balte besoj nga Tropoja qe po ju tha Saliu muti haet ata te gjithe vriten njeri me tjetrin se kush te haje me shume . Aty ne foltore vec per demokraci apo mendim ndryshe nuk mund te flitet aty vec nje ze eshte i verteti po foli Saliu u vendos nuk ze kundra , kush gucon te flase jo kundra po te japi nje mendim disi me ndryshe e rjepin te gjalle sigurisht me urdher nga lart . Jo vec antaret e organizates terroriste po te gjithe edhe simpatizantet analista e komentuesa jand e njejta prerje . Pse shpreha mendimin tim diku , nje dite nje komementus nga keta me shau e per rrjedhone jam i detyruar ti kethej pergnigje , ( ja shkerdhefsha ci kaperxen pragun me femra e meshkuj deri qen e mace po edhe ne soj e sorollop ) . Kjo pergjigje eshte per te gjithe qe flain me ate gjuhe , po ne deshem demokraci te pakten te shprehemi te lire , ca dmth kjo shaj e ofendo tjetrin . Ka disa dite qe flitet per primare , sa kot qe hane mut te gjithe aty e ka vendosur njeshi se ku do te jete e kush jo , eshte e kote grini sallate e i bini legenit . Kemi te bejme me nje batalion qe mer urdher nga Saliu e tani jane pritje valla Trampi do ju heqe nongraden e nese nuk ndodh te githe ne lufte kunder AMERIKES e ANGLISE deri ne flijim per Saliun .

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zaza

            Po ik pirdhuni megjithe sali dhe azem terrorista cocaine me breqanin. Dhe driteroi ne kete rast ka qene tape.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Dritero Agollit ne politike i mbahet mend fakti qe ne Kongresin e 10-te te PPSH ne qershor 1991 ishte ai qe propozoi qe emri i PPSH te nderrohej ne Parti SOCIALISTE.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje