Nga Dashnor Kaloçi
Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës 31 të Enver Hoxhës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, gazeta ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë e de-klasifikuar dhe pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota e me faksimilet përkatëse.
Në dosjen në fjalë, përveç dëshmive ne hetuesi të dëshmitarëve apo të pandehurve, gjenden të plota dhe akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, zv/ministri Xhule Çiraku, kryetari i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Elham Gjika, zv/drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Lahedin Bardhi.
Në këtë dosje, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje.
Por, edhe pse kemi të bëjmë me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur se si ka funksionuar regjimi komunist i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga dëshmitarët dhe personat e pandehur, që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga disa prej hetuesve të kësaj çështje, (kryesisht pas viteve ’90-të), është bërë e ditur se ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe tortura e dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.
Madje për disa prej të pandehurve të këtij procesi hetimor, konkretisht në rastin e Fiqret Shehut, pyetjet janë hartuar nga vetë Enver Hoxha personalisht (me shkrimin e tij) dhe u janë dërguar hetuesve, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai (të cilat i kemi bërë publike me faksimilet përkatëse në shkrime të kaluara) dhe të gjitha këto, për të bërë të mundur “zbulimin e grupit armiqësor të poli-agjentit Mehmet Shehu”, me qëllim për të justifikuar vetëvrasjen e tij (sipas variantit zyrtar)!
Në këtë kontekst të paranojës së diktatorit Enver Hoxha, u arrestuan dhe u vunë në bankon e të akuzuarit; Kadri Hazbiu (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministri Brendshëm e i Mbrojtjes), Feçor Shehu (ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm), Nesi Nase (ish-ministër i Punëve të Jashtme), Llambi Ziçishti (ish-ministër i Shëndetësisë), Llambi Peçini (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së), Elham Gjika (ish-kryetar i Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme), Gani Kodra (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe familjes së Mehmet Shehut), Kristofor Martiro (ish-hetues i “grupit armiqësorë të Beqir Ballukut”), Ali Çeno (ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu), Xhavit Ismailaga (ish-berber i Hotel “Dajti”), Idriz Seiti (ish-kolonel i Sigurimit të Shtetit, kryetar në Degët e Punëve të Brendshme në Kukës e Lezhë dhe kryetar dege në Ministrinë e Brendshme, për ruajtjen, sigurimin dhe ekzekutimin e personave antiparti), Lirim Pëllumbi (ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit), Qamil Mane Islami (ish-kolonel në Drejtorinë e Kampeve dhe Burgjeve pranë Ministrisë së Brendshme), Duro Shehu (vëllai i Mehmet Shehut, ish-komisar në drejtorinë e Aviacionit Luftarak të Ministrisë së Mbrojtjes), Fiqret Shehu, bashkëshortja e Mehmet Shehut, me dy djemtë e tyre, Bashkimin dhe Skënderin, etj., etj.
Nga ky “grup armiqësor”, katër të parët (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini), u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, kurse të tjerët u dënuan me burgime të rënda, nga ku u liruan vetëm në vitin 1991, me përjashtim të Fiqret Shehut, e cila vdiq në burg në vitin 1987, në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura, si dhe djalit të madh të familjes Shehu, Vladimirit, që gjithashtu vdiq në rrethana misterioze ende të pazbardhura, në qytetin e Gramshit, (varianti zyrtar; vetëvrasje), ku ishte internuar me familjen e tij, në janarin e vitit 1982. Për më shumë rreth gjithë kësaj ngjarje, etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.
(Vijon nga numrat e kaluar)
PROCES-VERBALI I MARRJES NË PYETJE TË QAIML GJELI, ISH-KUZHINIER I DREJTORISË SË PRITJES, QË U DËRGUA TEK FAMILJA KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NJË JAVË PARA NGJARJES SË 18 DHJETORIT TË VITIT 1981, NGA ANA E HETUESVE SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA
PROÇES – VERBAL (I pyetjes së dëshmitarit)
Sot më datën 9.6…1983, në Tiranë.
Ne, hetuesit e M.P.B., Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar, Qemal Gjeli.
Emri, emri i babës, mbiemri: Qemal Mustafa Gjeli
Datëlindja, (dita muaji, viti), 1935 në Kavajë.
Arsimi: 8 klasë (dy të mesme kuzhinier).
Vendbanimi: Lagjja nr. 8, Rruga “Dora D’istria”, Pallati 12/1, Ap. 23, Shk 3. Tiranë
Detyra: Kuzhinier në Drejtorinë e Pritjes
Anëtarësia në Parti: Anëtar Partie.
A është i dënuar: Nuk është dënuar.
Numri i letërnjoftimit: Nuk e ka me vete.
Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare
Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K. P., për dëshmi të rreme.
FIRMA E DËSHMITARIT
Qemal Gjeli
Në lidhje me çështjen, mund t’u them si më poshtë:
Unë kam gati 21 vjet që punoj si kuzhinierë në Drejtorinë e Pritjes dhe gjatë kësaj kohe, në periudha të ndryshme, kam punuar edhe në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu. Gjatë kohës që kam punuar atje, si nga Mehmet Shehu, ashtu dhe nga Fiqret Shehu, kam dëgjuar vetëm të shara, fyerje dhe ofendime, se ata gjoja nuk na deshnin, me pretekstin se nuk dija të bëja kosin.
Edhe në pritjet zyrtare që bëheshin në Pallatin e Brigadave, etj., vinin ata e, sidomos Fiqret Shehu, që do të kthente dhjetë herë pjatën e gjellës mbrapsht, se nuk i pëlqente! Për çdo gjë Fiqretja bisedonte me Qamil Peshqeshin dhe ai na hiqte vërejtje neve të shërbimit.
Në mjaft raste këto vitet e fundit, kur mungonte kuzhinieri i shtëpisë, Fatmir Gjeli, që unë e kam nip, Fiqretja merrte ta zëvendësonte, kuzhinierin e Vlorës, Eqerem Lulja. Më datën 13 dhjetor 1981, meqenëse Fatmir Gjeli mori lejen e zakonshme, Qamil Peshqeshi më urdhëroi që të shkoja unë atje, megjithëse ata nuk më deshën.
Gjatë kohës që punoja aty, deri ditën e vetëvrasjes së Mehmet Shehut, si Mehmet Shehu, Fiqretja dhe fëmijët e tyre, ishin bërë si pula të lagura. Zakonisht në kuzhinë ishim ne të personelit të shërbimit, vinte shpesh Jonuz Luto, Milto Kostaqi dhe ndonjëherë edhe Ali Çeno.
Dua të them se Ali Çeno me Jonuzin, shkonin shpesh edhe në Shtëpinë e Partisë Nr.1 për të lozur bilardo, kur nuk kishte njeri nga udhëheqja aty. Më datën 17.12.1981, Jonuzi më udhëzoi që t’i bëjë për të ngrënë edhe doktor Milto Kostaqit dhe Llesh Rrokut. Milto erdhi dhe hëngri, kurse Llesh Rroku tha se do të vinte të hante më vonë, se ishte i zënë.
Në këtë kohë ora kishte kaluar 21.00, porse sa ishte me saktësi, nuk e di. Erdhi dhe Farije Koçiaj në kuzhinë, dhe më tha se më porositi Mehmet Shehu, dy kafe t’ja çoj në dhomën e studios, ajo ja bëri kafet dhe ja çoi atje ku ja kishin kërkuar.
Pastaj Farija u kthye dhe meqenëse nuk kishte më punë, me Farijen, ikëm të dy për shtëpitë e tona. Atë darkë unë s’e takova Ali Çenon, dhe deri sa unë isha në kuzhinë, ai s’erdhi aty. Të nesërmen në mëngjes, unë erdha në punë nga ora 6.00 dhe bëra mëngjesin si zakonisht.
Nga ora 8 e ca, erdhi në kuzhinë Jonuz Luto, e na tha i shqetësuar dhe duke bërtitur, se Mehmet Shehu ka vrarë veten.
Për sa thashë në lart, i lexova thëniet, janë të vërteta dhe i firmos.
Dëshmitari Hetuesit
Qemal Gjeli Bashkim Caka, Sokol Koleka
Na cate bythen me keto deshmite e bujshme te ketij koqes Kaloci.
Mire ja kane bere ketij guxhinierit se nuk kam degjuar ndonjehere qe kavajsit te bejne kos te mire.
Mbase ka qene i detyruar Guzhunieri ( nga presionet e sigurimit ! ) te jape keto shpjegime per Fiqereten dhe djemte e tije ! qe silleshin keqe ! se sic flitet djemte e Mehmetit ishin njerez te mire ne ate kohe ! por ata jetojne dhe sote ! dhe mund te tregojne te verteten ! nese jane sjedhur keqe me Guzhunierin ! dhe ha mund te jete e vertete qe djemte jane sjellur keqe ! se njeri nga djemte eshte dhe shkrimtare sote ! dhe ne Intervista duket shume i sjellshem ! ? Gjithsesi Histori te bukura kalojme kohen pake dhe zbavitemi me keto Histori !
Cunat e Mehmetit te sjellshem? Ata mos te kishe fatin e keq te kryqezoheshe ne rruge se mund te te gjente belaja. Arroganca e tyre ishte me ekstremja e Bllokut, dhe nuk mjaftoheshin me jeten luksoze sic benin pinjollet e tjere, per ata mund te ta kerrcisnin me grusht thjeshte se nuk i hape rrugen kur u shkembeve ne trotuar. Ata ishin fiks cunat e Fiqiretes, se Mehmeti ishte ndryshe.
Sorry " Parruca " ishte nje ( Ironi ) komenti im ! per te gjithe femijet e Diktatoreve eshte fatekeqesi qe flasin mbas 90 ! ndryshe ! te gjithe jane bashkefajtore per Prinderit e tyre ! ose thjeshte gjysem Dikatore quhen edhe femijet e tyre ! pse valle femijet e tyre ! nuk e njihnin gjendjen e popullit te tyre ! ku baballaret e tyre ishin kriminele !
Sorry " Parruca " ishte nje ( Ironi ) komenti im ! per te gjithe femijet e Diktatoreve eshte fatekeqesi qe flasin mbas 90 ! ndryshe ! te gjithe jane bashkefajtore per Prinderit e tyre ! ose thjeshte gjysem Dikatore quhen edhe femijet e tyre ! pse valle femijet e tyre ! nuk e njihnin gjendjen e popullit te tyre ! ku baballaret e tyre ishin kriminele !
Mbase ka qene i detyruar Guzhunieri ( nga presionet e sigurimit ! ) te jape keto shpjegime per Fiqereten dhe djemte e tije ! qe silleshin keqe ! se sic flitet djemte e Mehmetit ishin njerez te mire ne ate kohe ! por ata jetojne dhe sote ! dhe mund te tregojne te verteten ! nese jane sjedhur keqe me Guzhunierin ! dhe ha mund te jete e vertete qe djemte jane sjellur keqe ! se njeri nga djemte eshte dhe shkrimtare sote ! dhe ne Intervista duket shume i sjellshem ! ? Gjithsesi Histori te bukura kalojme kohen pake dhe zbavitemi me keto Histori !
Lerini te vdekurit ne boten e tyre
Me sa duket Kaloci jeton ne boten e te vdekurve.
Boll me keto iditosira se na cate trappin me kete Kaloshin idiotin.
Dashnori me këmborë meso të shkruash mos bën përshresh kur nuk ke bulmet.Shkrimet e tua copy paste nuk kanë berëqet sepse përsërit të njëjtat gjera ,siç duket paguhesh për gërma jo për shkrimin tënd apo produkt gazetari
O Dashnor, (turqisht i thone Dylber). Ju lutem me thoni, ku qendron “e bujshmja” ne rrefimin e nje qoftexhiu, qe kishte frike ne ate kohe, edhe nga rrobat e trupit. Ja, une “nostalgjiku” e klikova kete faqe taken, e pastaj, cfare na the. O dylber kafshoci, na e rr…sh sumen me keto tituj bombastike, qe rezultojne “fiasko”. Turp Dylber, gjej nje menyre me origjinale per tu argetuar, p.sh. Nje nga ato elektroniket me bateri, Sulltanet i mbanin ne oborin e tyre, me te cilet jargaviteshin dhe argetohoheshi. Po,po, ata sulltane, qe quheshin “khalife” dhe na “shpetuan “ se na sollen muslimanizmin. Eh, mor, Dylber Kaloci,
Me ben pershtypje qe ne deponime, te gjithe thone "armiku Mehmet Shehu". Ne qe nuk e kemi jetuar ate kohe, nuk e kuptojme si mund te gjykohet kur eshte paragjykuar.
E bujshme. Gazetarë e temës janë analfabetë dhe legena. E bujshmeeeeee
Keto shkrime jane shume te mira , sepse populli meson cilet ishin keta politikane , qe i p[aten mbyllur ne Bllokun hermetik . faleminderit Kalosh . Zgalem
Ku kaloqja nxjerr vetem budalliqe. Kush i merr te verteta theniet e nje kuzhinjeri pa shkolle qe patjeter e kane porositur si te deponoje. Maskara qe shan ata qe e mbajten!
I mjeri popull qe ju mungonte buka e dites kurse kuta benin nji jete lukse me kuzhinjere me deshire benin porositje se cka donin te hanin,pote ishte nji fshatare ose nji punetore dhe kritikonte dota kishin varur ,por edhe st eshte e njejta qeveritaret jetojne ne villa lukse udhetojne pa kufi ne shpinen e taksapaguesit ,fshatrave ju mungon uji i pijshem ,ju mungon ruga turp te shkruani.
O kuzhinier, ki mendjen se tu dogj gjella:)
Po nga Vlora do e merte pse nga do e merte nga Tropoja. A pika ... dhe njè qe mori nga Tropoja i vuri flaken ne 90.
Atij nga Tropoja do Zoti i dele shpirti nga bytha..... me krimet qe ka bere ..... por edhe atyre ish Buroristave te dikurshem.... shpirti mos ju qente rehat atje ne varre....plehrat..... Lexoni vuatjet e ish et Denuareve politike.... neper Burgjet..... lexoni vuatjet neper Internim.... dhe aty do te kuptoni....se kush ishin keta Hidhuj Diktatore komuniste plehra.... qe vdiqen si muterit vete nje dite.....
Atij nga Tropoja do Zoti i dele shpirti nga bytha..... me krimet qe ka bere ..... por edhe atyre ish Buroristave te dikurshem.... shpirti mos ju qente rehat atje ne varre....plehrat..... Lexoni vuatjet e ish et Denuareve politike.... neper Burgjet..... lexoni vuatjet neper Internim.... dhe aty do te kuptoni....se kush ishin keta Hidhuj Diktatore komuniste plehra.... qe vdiqen si muterit vete nje dite.....
Ish Plehrat hanin si qente, ku nje popull i tere mezi hanin ndonje cope buke kothere te thate dhe me caj ose djathe nese kishin...... foto fantastike se si keta plehra vdiqen ..... hengren kokat njeri tjetrit....( e pafajshme eshte vetem z. Turdiu qe ra viktime e epsheve te atij gomarit ! nen Intrigat qe thuri Fecor ziu.....)
Ish Plehrat hanin si qente, ku nje popull i tere mezi hanin ndonje cope buke kothere te thate dhe me caj ose djathe nese kishin...... foto fantastike se si keta plehra vdiqen ..... hengren kokat njeri tjetrit....( e pafajshme eshte vetem z. Turdiu qe ra viktime e epsheve te atij gomarit ! nen Intrigat qe thuri Fecor ziu.....)