Dorëshkrimi i Vaso Pashë Shkodranit drejtuar kontit austriak Grafit Andrassy, kryesues në delegacionin e Kongresit të Berlinit në vitin 1878

1 Shkurt 2025, 12:22Dossier TEMA

Dorëshkrimi i Vaso Pashë Shkodranit drejtuar kontit austriak Grafit

Një dokument historik, dorëshkrimi i Vaso Pashë Shkodranit, i publikuar për herë të parë në gazetën Djalëria, në qershor të vitit 1929, u gjet në arkivën e shtetit të Austrisë, në fashikullin e Kongresit të Berlinit. Dokumenti ishte zbuluar dhe i publikuar nga Dr. Pekmezi (Gjergj Pekmezi), dhe rrëfente për herë të parë përpjekjen e atdhetarëve shqiptarë për të shpëtuar Shqipërinë nga copëzimi në Kongresin e Berlinit në vitin 1878. Dokumenti ishte një letër e shkruar në gjuhën frënge nga Vaso Pashë Shkodrani dhe i drejtohej: Shkëlqësisë së tij: Grafit Andrassy, të parit të delegacionit fuqiplotë të Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit.

Në artikull, shkruhet se dr. Pekmezi kishte punuar për disa kohë në arkivën e shtetit të Austrisë në vitin 1929, duke mbledhur rreth 3000 faqe materiale të tilla historike, të cilat i dorëzoi pranë Ministrisë së Arsimit të kohës.

Dorëshkrimi i Vaso Pashë Shkodranit, përmban kundërshtimin e copëtimit të Shqipërisë, një akt që u ndërmor nga disa shqiptarë të shquar të asaj periudhe, të cilët ndodheshin në Stamboll. Në vitin 1878, Shqipëria ndodhej në një gjendje të rëndë, pasi një pjesë e madhe e territorit të saj ishte rrezikuar nga marrëveshja e Shën Stefanit, e cila shpërbënte vendin duke i kaluar një pjesë shumë të madhe të territorit fqinjëve. Kongresi i Berlinit më vonë anuloi këtë marrëveshje dhe krijoi një zgjidhje të re për territorin shqiptar që do të sillte dëme më të vogla në lëshimin e territoreve.

Gazeta Tema publikon sot artikullin e shkruar në gazetën Djalëria në qershor 1929, bashkë me fotografinë e dokumentit origjinal të dorëshkrimit drejtuar Kongresit të Berlinit në vitin 1878.

Një dokument i çmuar i historisë shqiptare

Prej Dr. Pekmezi (Gjergj Pekmezi)

Ky dokument historik që po shpallet sot në gazetën Djalëria, u gjet prej të nënshkruarit në arkivën e shtetit të Austrisë, në fashikullin e Kongresit të Berlinit. Pas iniciativës së urdhërit të Naltmadhërisë së tij Zogut I, Mbreti i shqiptarëve, i nënshkruari(Dr. Pekmezi), ka kohë që po merret me kërkimin e dokumenteve historike këtu në Vjenë. Deri sot ka dorëzuar dokumente e akte të tilla Ministrisë së Naltë të Arsimit më tepër se 3000 faqe të shkruara me makinë shkrimi.

Ky dokument është protesta deri sot e panjohur dhe shpeshherë e përmendur prej shumë historishkruesish kundër copëtimit të Shqipërisë, i bërë prej disa shqiptarëve të shquar që banonin apo ndodheshin atëherë në Stamboll, nëpërmjet delegacionit fuqiplotë të Austro-Manxharisë, kontit Andrassy, dërguar Kongresit të Berlinit.

Këtë dokument historik, siç po duket qartazi prej origjinalit, e ka shkruar në gjuhën frënge me dorën e vet i famshmi Vaso Pashë Shkodrani, dhe pasi sikundër dihet, dorëshkrimet e këtij shkrimtari, vjershëtori e politikani të përmendur, kanë humbur. Besoj se ky dorëshkrim edhe nga kjo pikëpamje do të zgjojë te lexuesit tanë një interes të veçantë.

Kur është bërë kjo protestë më 1878, atdheu ynë ndodhej në robëri dhe në më të madhin rrezik të jetës së tij, sikundër dihet. Më 23 prill 1877, Rusia i shpalli luftë Turqisë dhe i hyri deri në Shën Stefan, afër Stambollit, ku më 3 mars u vunë bazat e paqes midis Rusisë dhe Turqisë dhe u nënshkrua e ashtuquajtura marrëveshje e Shën Stefanit. Sipas kësaj marrëveshjeje, rreth treqereku i Shqipërisë, vendet më të bukura, më të shëndosha e më të frytshme të atdheut tonë, të banuara prej shqiptarësh, marrëveshja i detyronte me ia lëshue, (sipas vjershëtorit tonë më të madhit At Gjergj Fishta, klyshve të Rusisë), dmth Serbisë, Malziut, Bullgarisë, po edhe një cope të majme Greqisë.

Më 13 qershor 1878, pas iniciativës së Britanisë dhe të disa shteteve të tjera, u çel Kongresi i Berlinit nën kryesinë e Bismarkut, u anulua marrëveshja e Shën Stefanit dhe u bë një marrëveshje tjetër ma e butë për Turqinë por edhe për Shqipërinë. Por prapë edhe pas kësaj marrëveshje tuj qenë Rusia tepër e fortë, atdheu ynë hupi gjymtyrët më çmueshëm të trupit të tij dhe padyshim kishte me hup shumë ma tepër  po të mos çoheshin shqiptarët prej gjumi, po të mos protestonin, po të mos lidheshin me besën e motshme të shqiptarit në Prizren e po të mos luftonin si burrat për atdhenë e vet....

Përkthimi i dokumentit

Shkëlqësisë së tij: Grafit Andrassy, të parit të delegacionit fuqiplotë të Austro-Manxharisë në Kongresin e Berlinit

Shkëlqesë,

Në kohë kur në pëlqimin e Kongresit të përmbledhur në Berlin bisedohen çështjet politike më me rëndësi, edhe prej vendimeve të tij varet jeta dhe vdekja e kombeve të ndryshme të mbretërisë Osmane, populli shqiptar do të bënte me të vërtetë një vetvrasje po të mos nxitonte ta bënte të dëgjohej zëri i tij dhe t’i ndryshonte këtij të naltit Aeropag të Evropës dëshirat dhe protestat e tij.

Ne do të ishim indiskret, sikur në mes të punëve të rënda me të cilat po merret tash Kongresi, të bëjmë fjalë mbi histori, gjuhë dhe etnografi për të provuar qënien e Shqipërisë; kufizohemi duke treguar këtu kufinjtë e saj, të cilat nisin prej Tivari, Shkodër dhe gjithë malet e banuara prej llatinësh, Pejë, Kurshumli, Prishtinë, Leskovac, Vranjë, Shkup, Përlepë, Manastir, Florinë, Kostur, Grebenë, Pind, Kalarit, Artë dhe mbaron me gjirin e Ambrasit.

Kjo tokë që ndodhet ndërmjet vendeve të sipërpërmendura dhe të detit, përbën Shqipërinë sipas historisë, gjeografisë dhe etnografisë, ka qenë një pjesë e pandarë që prej katër shekujsh të mbretërisë Osmane dhe është bashkuar historia e saj ushtarake me historinë e Turqisë.

Populli shqiptar, i inspiruar prej traditave dhe interesave të tij, do të dëshironte të jetonte i bashkuar ngushtësisht me mbretërinë, nën spektrin e madhërisë së tij Sulltanit, dhe nuk pranon në asnjë mënyrë që të jetë i ndarë prej saj.

Por pas vendimeve të Shën Stefanit, mënyra e administrimit të brendshëm do të ndryshojë. Në këtë rast, populli shqiptar, pa i prekur të drejtat e përjetshme të sovranitetit të madhërisë së tij Sulltanit, kërkon që të formohet një komision për këtë qëllim, i përbërë prej shqiptarësh, i cili, nën mbrojtjen e Naltë dhe pëlqimin e Portës së Naltë, të mund të studiojë formën dhe të ndalojë rregullimin e institucioneve të reja lokale, duke ia përshtatur zakoneve dhe nevojave të vendit.

Duke i parashtruar dëshirat Kongresit dhe duke iu lutur që t’i marrë parasysh, populli shqiptar proteston përpara Evropës kundër aneksimit të çdo pjesë toke prej një tjetër kombi, dhe deklaron që është gati të sakrifikojë të tëra fuqitë e tij vitale dhe ushtarake për të përmbajtur këtë vendim të lartë, të cilin e konsideron si një detyrë të shenjtë pas diktatit të të drejtave të tij dhe të nderit kombëtar.

Duke ju lutur Shkëlqesisë tuaj t’ja parashtroni Kongresit përmbajtjen e kësaj, dhe të mbrojnë me influencën e me ndjenjat e drejtësisë, kemi nderin të mbesim me respektin më të thellë, shërbëtorë të përunjur të Shkëlqesisë tuaj. /Përgatiti Luljeta Progni

TemA

7 Komente

  1. p
    pjeter

    Ok,por te medhenjte e kombit ,nuk kishin parashikuar qe do vinte nje dite, e do na dilnit sumqimat 300 evrosha qe shtiren me greke te kulluar se greket e nje kohe!! Me ligjin e ri mbi deklarimet e perkatedise etnike,ndodh shpesh qe nga trendafilat te te dalin me shumice, edhe ferra me gjemba,dhe zor se e mban dot me ndonje argjinature fenomenin 300 evroshave te deklarohet edhe eskimez ne trojet etnike arberore!! Pikerisht,sepse synimet gjakatare te fqinjeve tane jugore,ku atdhetaret tane denonconin botes,nuk kane ndryshuar qysh atehere ,por vazhdojne te jene aktuale,duke ndryshuar vete formen e tyre, por qellimin e kanepo te njejte,si atehere !! Per mua,ky ligji i ri,nuk eshte i vlefshem pa nje ashpersim ligjor tjeter mbi aktivitetet qe rrezikojne sikurine kombetare e territoriale,e te republikes se Shqiperise,e kjo nuk mund te funksionoje seriozisht po nuk pretendove reciprocitet me ata qe synojne akoma copetimin e territoreve te shqiptareve!! Ketu nje dite te dalin bejleret e radhes e kerkojne autonomira e shtete brenda shtetit, por nuk pati ligje te mira e te hartuara me kujdes, qe ti rregullojne,e te sigurojne integritetin territorial te Republikes se Shqiperise,jo vetem sot oer sot,sepse qellimi i grekeve te sotem eshte qe te krijoje kushtet qe kur nje dite Shqiperia e Kosovate shprehin vullnetin per nje shtet te vetem,sepse eshte vete ceshtje kohe,dhe ata e kane shume te qarte kete,Greqia te jete e pergatitur tu kerkoje vetdeklaruseve te vetne territorin e Shqiperise ,qe natyrisht ka dhene prove qe di ti mbaje mire per sa kohe do i duhen,te kerkojne shkeputjen dhe bashkim me Greqine,dhe ja keshtu,ceshtja çame mbaron pa filluar,natyrisht,ky eshte mendimi im personal,por kam edhe bindjen se nuk bie bie shume larg te vertetes,prandaj,Europa po,por jo te obsesionuar sa ti hapim rruge vetshkaterrimit,ne qofte se keto jane kushtet e Greqise!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Qelbesh ere turku.....merre kete carcaf qe ke shkruajt e fute ne bithe!!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        kurse ti rifutu te p....i i mamit nashti

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kauri

          BRAVO ,MIR JA BERE TURKALBANOSIT ,,,

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Pse te dogji kaq shume ty o kopil turku?? U ne e kam me suqimat 300 evrosha,e Bejleret e carit tim qe pretendojne helenizimin e e jugut te vendit!!Sa per eren e turkut,une ta jap me prove po deshe,ta permiresoj rracen ty dhe ta jap me garanci kete,asnje korrozi na ketej e tutje ne sojin tend!!

            Përgjigjjuni
          2. e
            edmond( koder rreshen)

            Per mos tju trembur vet deklarimit, duhet te rrisim mireqenien sociale ( qeni leh atje ku han), te jemi me te lexuar per historin e Kombit ton,dhe te integrohemi ne kulturen dhe besimin e familjes Europiane . Ne nje intervist te tij para dy ditesh Zace Islami ,vinte ne baraz pesh komunitetin Turk te Thrakit ne Greqi, me ate te Jugut te Shqiperis dhe thonte : perse vet Greket nuk e njohin te drejten e vet deklarimit te minoritetit Turk,por e kerkojn dicka te till ne Shqiperi ?!Zace Islami ose ka munges informacioni,ose mashtron me qellim ?! Georgio Papandreu ,Djali i Andrea Papapandreut kur ishte minister i Jashtem i Greqis nga 1999 deri ne 2004 i permend Turqit e Thrakit si Grek Mysliman ! Pas notes se protestes se ketij minoriteti se ne jemi Turq ,Papadreu beri nje hap prapa duke then : cdokush ka te drejt te vet deklarohet ,se kujt i perket ! Mendova se pas kesaj deklarate ,shum cka do te leviste tek Myslimanet e Thrakit,por edhe pas dy dekadash Myslimanet e Thrakit,nuk ndjehen,ata jan te lumtur ne pronat e tyre nen flamurin Grek,dhe nuk kan krijuar trazira per tju bashkangjitur Turqis, sepse e din shum mir se jan Turqit te cilet enderrojn Familjen e BE, dhe jo Greket rikthim ne Perandorin Turke te Islamit ! Do te shkruaj edhe nje fakt tjeter ,per te kundershtar ata qe mendojn se na e kan fajin te huajt,dhe jo mungesa e aftesis ton, per te rritut mireqenien sociale ,per arsye te besimit fetar te injorances,dhe modelit te dembelizmit : Nje Holandez me origjin Turke para disa vitesh beri nje emision per Qipron e ndar , ku banonin komuniteti Turk : Turqit i shperngulen Qipriotet Ortodoks ne 1976 ,duke ju grabitur pronat,dhe duke i banuar me popullsi Turke, Qipriotet u detyruan ta fillojn jeten nga e para,ne infrastuktur dhe gjithcka ,dhe dryshimi ne pak vite ishte si nata me diten,e Turqve te cilet jetonin ne fukarallik,dhe e Qiprioteve te cilet jetonin ne mireqenie dhe luks ! Ishin vet Turqit te cilet e pranonin,dhe duke par nga telat me gjemba qe ndanin te dy Qiprot thonin me nostalgji : Andej esht Jeta ! Kur vet Myslimanet enderojn Boten e te "pafeve" te Perendemit ,perse ne shkojm ne drejtim te kundert nga lindja,dhe Rama i thonte Erdoganit me rastin e termetit ne Shqiperi : na ndihmoni ta bejm Shqiperin si Turqin !!! Para syve i kemi vendet Myslimane te ish Jugosllavis ,Bosnje,Kosov Maqedoni,te cilet nuk u integruan kurr ne kulturen Europiane, dhe jan mizerja e Europes, te cilet jetojn me ndihmat e BE dhe Amerikes,dhe si shperblim prodhojn vetem terrorista ! Po nuk patem kurajon si Komb per te then,se Shqiperia i perket Shqiptarve dhe jo Xhamijave (pafund) vetshkaterrimi yn dhe asimilim esht i pandalshem ,sepse Turqit dhe Arabet jan gjith sy dhe vesh,per te pasur nje tok te tyren ne Europ .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pjeter Mustakuqi

              Pash Shkodrani tha: "indiskret"???!!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje