Ibrahim Biçaku: Nga kryeministër, në burgjet e regjimit dhe pastrues në Elbasan – dënimi me 30 vite heqje lirie

28 Gusht 2025, 18:25Dossier TEMA
Ibrahim Biçaku: Nga kryeministër, në burgjet e regjimit dhe

Nga Ilir Çumani

Ka jetë që janë si kryevepra të ndërprera dhunshëm, ato fillojnë me dritë, lulëzojnë me dije e punë deri në beteja triumfesh, e pastaj, si në një skenë teatri absurd, shemben në heshtjen e turpit të imponuar nga historia. Një ndër këto jetë është ajo e Ibrahim Biçakçiut, pinjoll i një dere patriotësh, biri i Aqif Pashë Biçakçiut, burrit që ngriti flamurin e shtetit të ri shqiptar në Kongresin e Lushnjës. Ibrahim Biçakçiu, i rritur mes bibliotekave të Vjenës, mes auditorëve ku fjalët e profesorit kishin peshën e një shkëmbi me thepa, zotëronte katër gjuhë dhe një horizont perëndimor, që mund të ishte pasuri për kombin.

Ai kthehet në Shqipëri me dije të reja, me ëndrra për zhvillim, duke administruar pasuri, duke ndërtuar industri e duke mbjellë dije në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Një zotëri i vërtetë, që nuk i përkiste vetëm familjes së tij, por të gjithë vendit. Mjerisht Shqipëria e pasluftës nuk kishte vend për zotërinj. Kishte vend vetëm për heshtje, për bindje, për pranga… Dhe ashtu siç ndodhi me shumë individë prej elitës së kombit, edhe Ibrahim Biçakçiu u përplas në vorbullën e “gjyqeve speciale”, ku dënimet nuk jepeshin nga ligji, por nga verbëria e urrejtjes kolektive, e plazmuar prej sloganit latin të njohur famëkeq: “divide et impera”, që në shqip do të thotë: “përça dhe komando”. Kjo është një taktikë djallëzore e regjimeve autokrate e shtypëse, që tregon një strategji politike dhe shoqërore të një autoriteti që të mund të kontrollojë dhe qeverisë më efektivisht një popull duke e ndarë atë në disa pjesë, duke provokuar rivalitete dhe duke nxitur mosmarrëveshje brenda tij… E gjithë kjo taktikë e regjimeve autokrate synon për të ruajtur pushtetin, duke krijuar përçarje dhe mosmarrëveshje brenda një grupi ose popullsie dhe për të penguar ata të bashkohen kundër autoritetit dominues.

Ibrahim Biçakçiu ishte një prej viktimave të kësaj strategjie politike e në këto rrethana, ai u shpall “armik” dhe jeta e tij u nda më dysh: një gjysmëlindje në auditorët e Vjenës dhe një perëndim në qelitë e errëta të Burrelit. Pas viteve të rënda të burgut, kur doli i thyer, por jo i përulur, fati i tij u vulos me një ironi të hidhur: nga Kryeministër i Shqipërisë, u bë pastrues i banjave publike në Elbasan. Çizmet e llastikut dhe fshesa në dorë ishin jehona groteske e një tragjedie kombëtare. Njeriu që fliste në gjermanisht, në italisht, në turqisht e në anglisht, tani përkulej të pastronte pisllëkun e imponuar nga një regjim që kishte frikë nga dija, nga dinjiteti, nga kujtesa. Por brenda atij shpirti nuk vdiq kurrë zotëria dhe fisnikëria e tij. Të afërmit rrëfejnë se sapo kthehej në shtëpi, pastronte duart, ndërrohej, parfumosej, vishej me kravatë dhe veten e zhyste në libra, në një dialog të përjetshëm me botën e madhe të dijes që nuk ia dolën t’ia mbyllnin kanatat e saj. Edhe pse komunistët e zbritën nga tribunat e politikës në gjirizet e banjave publike, ai mbeti i lartë në shpirt, duke e ruajtur atë fisnikëri që askush nuk mund t’ia poshtëronte.

Saga e Ibrahim Biçakçiut është një pasqyrë ku shohim plagën tonë kombëtare: Shqipëria vrau bijtë e saj më të ditur, i poshtëroi burrat që mund të kishin qenë shtylla të një shteti modern, i bëri roje varrezash, pastrues të banjave, të burgosur pa faj. Është historia jonë e errët, ku dritat e mendimit e të dijes u shuan në qeli dhe u shkrinë në baltën e harresës. Sot, kur kujtojmë këtë figurë, nuk kujtojmë vetëm një individ, por kujtojmë një epokë, një komb që për dekada i ktheu shpinën vetes. Në të vërtetë, ajo fshesë që mbante në dorë Ibrahim Biçakçiu nuk ishte vetëm mjeti i një pune të rëndomtë. Ajo ishte metafora e madhe e një kohe, ku pastronin nga skena çdo kujtim, çdo emër, çdo figurë që mund t’u kujtonte shqiptarëve se dikur ky vend kishte zotërinj, mendje të ndritura dhe shpirtra të lirë. Dhe megjithatë, historia e tij mbetet si një gur varri që nuk lejon harresën. Ibrahim Biçakçiu, kryeministri që u dënua të pastronte tualetet, mbetet dëshmi e gjallë e absurdit dhe e tragjedisë sonë kombëtare. Në kujtimin e tij, ne shohim jo vetëm një njeri të madh të rrëzuar, por edhe një komb të tërë që ra në gjunjë, e që ende sot kërkon të ringrihet….

Dënimi me 30 vite burg, gjyqi special ndaj Ibrahim Biçakçiut

Ibrahim Biçakçiu ishte një figurë e rëndësishme politike dhe historike në Shqipëri, veçanërisht gjatë periudhës së trazuar të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Veprimtar politik, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit (Biçakçiu), deputet, kryetar i Partisë Nacionaliste, Kryeministër i Shqipërisë (5 shtator 1944-25 tetor 1944). Lindi më 10 shtator të vitit 1905, në Elbasan. Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Mbaroi Akademinë Tregtare në Vjenë për agronomi. Në vitin 1937 u zgjodh deputet i Elbasanit. Me kapitullimin e Italisë bën pjesë në grupin e politikanëve që nisën procesin e pavarësimit të Shqipërisë. Emri i tij është ndër 22 patriotët që nënshkruan deklaratën e 14 shtatorit të vitit 1943, e cila e rishpalli Shqipërinë të pavarur. Në zgjedhjet e 1 tetorit 1943 për Kuvendin Kombëtar, u zgjodh sërish deputet i Elbasanit. Gjatë kësaj kohe, bashkë me Rexhep Mitrovicën, Xhaferr Devën, Lef Nosin etj., u angazhua fuqishëm për shuarjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri.

Në shtator të vitit 1944 u zgjodh Kryeministër dhe krijoi kabinetin qeveritar, që u betua më 5 shtator të po atij viti. Qeveria “Biçakçiu” dha dorëheqjen më 25 tetor 1944, dy ditë pasi komunistët kishin shpallur qeverinë e tyre në Berat. Pas dorëheqjes, Ibrahim Biçakçiu, së bashku me një grup patriotësh u larguan nga Tirana dhe vajtën në Shkodër, ku ishte planifikuar të organizohej një mbledhje me elementët antikomunistë. Dhe kur miqtë e tij kapërcyen kufijtë e Shqipërisë, ai nuk pranoi të largohej. U arrestua në Shkodër më 6 dhjetor të vitit 1944. Më 13 prill 1945, Gjyqi Special e dënoi me burgim të përjetshëm, por më 13 dhjetor 1945 dënimi iu ul në 30 vjet heqje lirie. Më 15 janar të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tiranës vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to edhe fabrikën e tij të cigareve “Flora”. Pjesën më të madhe të dënimit e vuajti në burgun e Burrelit. U lirua pas 17 vitesh, më 5 maj 1962. Vdiq në Elbasan, më 4 janar të vitit 1977.

15 Komente

  1. D
    Duhet ta kishin varur

    O Çobani! Pse nuk ke shkruajtur që ky Biçaku ishte njëri nga ata që vajti dhe i dhuroi kurorën e Skënderbeut mbretit italian Viktor Emanuelit?! Maskara. Kryeministër më 1944, kur bijtë e popullit luftonin në male! Unë nuk e kuptoj se si nuk e kanë varur këtë maskara në mes të qytetit?! Janë treguar shumë të butë me këtë tradhtar.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqiperia ,është vend i mallkuar nga e keqja gjenetike që ka brënda vetes.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nora

      Edhe kuislinget si ky qe pranon te behet me nazistet ne ditet e tyre te fundit do te na i shpallni heronj ??? Po Mero i Bazes pse i mbeshtet apo do te permiresoje biografine? Nuk lahet muti me shurre o K/redaktor . Ketij Biçakut i rrofshin gjuhet e huaja se edhe ate fshesen teper e kishte.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opinionisti

        Bicaku te thote shyqyr, se shoket e tij ne evrope hengren plumbin. Por ky qe e ka shkruar cfare pregatitje prej historiani ka?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja i Sjraparit

          Te njejtin fat te Bicakut meriton edhe Sali haleja po me te vetmin ndryshim , nese Bicaku i lante halet Saliu te detyrohet ti haje , se ka bere shume krime me gjak vec vjedhjeve galopante .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexues

            @@Bicaku....ne te Vertet u Denua se "Bashkepunoj" me Gjermanet.....?? eshte FAKTE..se ai vete nuk ka Vrare njeri biles ka Ndihmuar edhe Levizjen NACL_re...per kete dhe ju FAL Jeta.. Edhe vete "Laver Hoxha"..ka qene ne Buke te Bicakciut...kur vete ishte edhe Shites te dyqani Flora ne Tirane...Biles gjate Luftes ne Pronat e Bicakciut jane Strehuar ILegal....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dyshuesi

              Lexuesi ka dhene komentin me te sakte. Por me sa di une ai tentoi te ja dorezonte rregullisht qeverisjen komunisteve. Ka nje leter a diçka tjeter. Ai gaboi me gjermanet por besoi tek manovra e pavaresimit te Shqiperise pas renies se Italise dhe pastaj ai mendonte se dikush duhet ta ruante rendin ne Shqiperi edhe nen pushtimin gjerman dmth jo çdo gje ta benin gjermanet. Shikoni edhe ankesen e prof Xhuvanit dhe pergjigjen e qeverise dmth xhandernarise kunder paudhesive te ballisteve ndaj kesaj fsmilje atdhetare por edhe prokomuniste.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fshatari

              Nje nga aspektet kryesore qe dallon komunizmin nga cdo lloje sistemi eshte aspekty moral. Per shekuj shoqerite evropiane ishin bazuar tek Krishte pra tek dashuria per njeri tjeteri. Pavaresisht nga mangesite ky ishte thelbi, dashuria per gjitonin(gjiton eshte cdo njeria afer teje). Komunizmi me besimin ateist u bazua ne ligjin e xhungles ku nje speceie shqyen tjeteren. Ligji i xhungles, me i forti e vret me te dobetin. Urrejtje dhe vetem urrejtje. Dashuria dhe urrejtja, drita me erresiren skane asgje te perbashket. Shiko nga komentet, cfare kane te perbashket ? Vetem urrejtjen. Shume thone se trajtimi cnerezor ne komunizem seshte I mjaftueshem, duhet, tu ripet lekura , te torturohen me keq, te varen, kalben, coptohen, te piqen dhe shqiptaret nxjerrin kenaqesi tia beje keto gjitonit. Une kisha degjuar per akte te tilla barbare vetem ne disa vendete vogela aziatike apo diku ne A Latine, por se imagjinoja se Shqiptari ta thote hapur dhe me krenari nqs se i jep lirine e veprimit

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhordano Bruno dhe Galileu!

                lexo pak për turrat e druve gjatê inkuzicionit, apo për natën e shën bartolomeut dhe e kupton mirë aspektin moral!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  Me qellim e permenda fjalen ''thelb'' por impulsi yt ste le te shikosh drejt. Dy shembujt qe more, tregojne ne thelb dicka tjeter. Dhuna sektare apo lufterat jane dicka jashte kontrollit njerezor kurse per Brunon me thuaj te lexoj por ti se ke lexuar, ke kopjuar citatet e Enverit. Brunua u denua sipas ligjit te asoj kohe. Sigurisht ligji ishte i gabuar por ishin ligje te tjera shume me te mira se sot. Ky eshte mashtrimi klasik i komunisteve dhe sdo spjegim. Por ndryshimi thelbesor eshte se asnje evropian sthote sot se aktet e gabuara te se kaluares duhet te behen me te ashpera sot. Shume thone , jo me luftera, jo me dhune, jo me me urrejtje. Sot shoket e tu thone te kunderten. Shiko cdo artikull ‘’ te ofendimit kombetar’’dhe thirrjet jane vetem per urrejtje, dhune, gjak. S'besoj se ti apo shoket e tu si kuptojne ato qe thashe me lart. Interneti eshte i lire te thuash cfare te duash edhe nje te share te me japesh cfare humbe.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhordano Bruno dhe Galileu

                    Ti vure ballë për ballë krishtërimin "humanitar" me komunizmin "gjakatar". Ke gabuar në të dyja rastet. Dhe nuk mund të ishte ndryshe. Edhe nga nick-u që i ke vënë vetes. Krishti dhe Marksi kanë qënë nga figurat më njerëzore dhe humane të historisë. por ideali i tyre u përdhos sa nga kleri, prandaj të kujtova Inkuzicionin si dhe sot me pedofilinë, aq edhe nga komunistët diktatorialë të tipit Enver, Stalin me gjithë ata që u shkonin nga mbrapa. Jo për ideal, por për përfitime dhe orgji. Përsa i takon rastit aktual dikush që i ka shërbyer pushtuesit, që ka qënë pjesë e delegacionit që i dhuroi kurorën e Skënderbeut një xhuxhi italian duhej varur. Siç duhet varur një kriminel apo një vrasës. Dhe kjo është drejtësi për viktimat e tyre. Po ti do kohë ta kuptosh kaq gjë. Gjenetika është gjë e madhe.

                    Përgjigjjuni
              2. A
                Arsimtari

                Per shqiptaret ne ish-Jugosllavi,ardhja e italianeve dhe gjermaneve ishte nje sihariq i madh sepse,per here te pare,keta shqiptare e ndjen veten te lire pas terorit kafshekafshues te serbeve dhe Serbise borgjeze dhe antishqiptare,e cila moto kishte, zhberjen e shqiptareve autoktone dhe okupimin e vendit,siç bene me teritaoret e sanxhakut te Nishit dhe Toplices,kur pastruan mbi 700 vendbanime me shumice shqiptare! Por,pyetjen do ta shtroj: a u sollen shqiptaret jashte Shqiperise si Enveri ndaj Ibrahim Biçakxhiu ?! Jo more jo,perkundrazi,serbeve ua vendosnin plisin (qeleshen) e bardhe per t'i shpetuar keta,gjeqe,serbet kurre nuk bene as perpjekje,per t'i shpetuar shqiptaret,ne rrethana tragjike qe Qeveria Serbe,ua krijonte shqiptareve te pafajshem! Enveri likuidoi intelektualet shqiptare,per te udhehequr vendin;me rome,greke,vellehe,sllave dhe ndonje sahanlepires shqiptar ne dobi te fqinjeve tane antishqiptare,greke dhe sllave-serbe! Zaten,kur e kishin pyetur Titon:a duhet vrare Enverin,pergjigja e tij ishte: Jo sepse,po e udheheqe Shqiperine ashtu siç duam ne!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te yfte

                  Jo mor jo keshtu tha tito? Une di ndryshe qe duhet tju shkerdhesh cju permban pragu njerezve si puna jote. Po ja more ka 40 vjet qe ka ikur dhe tani ne demolesh cfare ka ndryshuar ne mentalitatin e qenieve si puna jote je bere me I mencur nga sistemi po sheh nje mentalitet tjeter ka kulture tjere komunikimi ka tolerance na trego te shkerdhefsha cte permban pragu cfare sheh per mire qe ngrini e leshoni po te njejtat argumente?

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arsimtari

                    Nje gomar i Enverit flet gomarisht! Perse z.nuk tregon fakte po merresh me sharje te turpshem? Je grak a sllav,ose rom?

                    Përgjigjjuni
                2. 5
                  5 milionë italianë!

                  Duçja kishte ndërmend të vendoste 5 milionê italianë në shqipëri. Dhe kjo të duket ty si liri?! Ndofta për kohën e sotme po. Se ka humbur çdo ndjenjë atdhedashurie. Rroftë Italia!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje