Nga Enriketa Papa
“Spontanitet do të thotë veprim i pakontrolluar, pa komandë”, ky është pohimi që Ramiz Alias në fillim të janarit 1991, një muaj pas 8 Dhjetorit, i pohon ambasadorit jugosllav Pjaniç.
Ndërkohë, shumë ngjarje kishin tronditur pushtetin, më 11 Dhjetor ishte krijuar PD, më
8 dhjetor ishin ngritur studentët, në 2 korrik ndodhi ngjarja e futjes masive në ambasada.
Të gjitha ngjarje, si efekti domino i vonuar i tentativave për të ndryshuar regjimin në Shqipëri.
Dilema e pasardhësit të Enverit, për të hapur valvulën e ndryshimeve në fakt, kishte që në nëntor-dhjetor 1989 që rrotullohej hapur apo fshehur mbi të.
Por cili ka qenë roli i tij, i PPSH, i instancave në ndryshimin e regjimit?
Në fillim të dimrit 1990 ndodhin demonstrata në Shkodër (janar) dhe Kavajë (mars). Kurse më 30 Maj 1990 Ramiz Alia takohet me kongresmenin amerikano-hebreo-hungarez Tom Lantoš ku hapur diskutohet për mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA dhe hapjen e ambasadës amerikane në Tiranë, ndryshim të kursit dhe hapjen e vendit, siç ngjarjet në Europën Lindore, me ardhjen e Gorbaçovit dhe pas rënies së Murit të Berlinit, i diktonin edhe Shqipërisë.
Si ndikoi kjo vizitë në dilemën e domosdoshmërisë ndryshimit të kursit, reformave tek pasardhësi i Enver Hoxhës?
Për herë të parë në pritjen zyrtare të Ramiz Alias me kongresmenin amerikano-hebreo-hungarez Tom Lantoš, në rolin e anëtarit të Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryetar i delegacionit permanent të Kongresit Amerikan në Parlamentin Evropian, bashkë me ish-kongresmenin amerikano-arbëresh Joseph Dioguardi, nuk shfaqet busti apo piktura e Enver Hoxhës.
Por një pikturë e Agim Zajmit, “Ngritja e flamurit” që evokonte përpjekjet e shqiptarëve për mëvetësi, luftën anti-osmane dhe heroizmat e tyre, si rasti i ngritjes së Flamurit në Tuz dhe lufta e Ded Gjo Lulit. Angazhimi i gjithë shtresave, dhe klerikëve (prifti në pikturë). Simbol i ndërgjegjësimit për ndryshimet e pashmangshme.



Nje ndodhi e vjeter tregon/: Nje prift ortodoks kalon ne nje fshat. Shikon dy vajza te bukura rreth te njezetave qe luanin me ''kaçok''. Prifti i pershendet dhe hyne menjehere ne teme me ta. Ju thote une kerkoj grua. Ju qenkeni te dyja te mira e te bukura, ndaj kapuni ne mundje njera me tjetren, cila te rrezoje shoqen do e marre per grua. Vajzat i shkelen syrin njera tjetres dhe u kapen. Sa behej njera ta hidhte tjetren, tjetres se nga i vinte forca dhe nuk binte. Luajten vajzat deri kur u merzit Prifti. Ata nuk deshnin asnjera te martohej (bente partneritet) me Proftin. Prifti u largua i merzitur. Amerika asht lodhur me shqiptaret(!) e Ramiz Alise. Nuk ka dhe ambasador ne Tirane.
Histori e bukur kjo siper. Per sa i perket lodhjes, jane lodhur shqipetaret e mire. E keqja eshte qe nga te lodhurit se qeni te mire, mund te ndodhe qe te shperfytyrohen dhe te harrojne kush jane. Shpresojme te mbijetoje Shqiptaria e vertete. Nje dite zoti do i kthej syte nga ky vend i vogel, dhe ligesirat e pjelle e tyre do pergjigjen per veprimet e tyre.