VIDEO/ At Pjetër Meshkalla – prifti jezuit i burgjeve të komunizmit

21 Gusht 2025, 16:12Dossier TEMA
VIDEO/ At Pjetër Meshkalla – prifti jezuit i burgjeve të

At Pjetër Meshkalla, kleriku jezuit nga Shkodra, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të katolicizmit dhe qëndresës shqiptare ndaj komunizmit. I lindur më 25 shtator 1901, ai ndoqi studimet në Austri, Slloveni dhe Itali, ku u përgatit për shërbesën fetare. Në vitin 1931 u shugurua prift, ndërsa në Tiranë themeloi rrethin e Don Boskos dhe qendrën e Shën Pjetrit, të dedikuara edukimit të rinisë.

Meshkalla u arrestua për herë të parë në vitin 1946 dhe u dënua me 15 vite burg, të cilat i vuajti në Burrel, ku fitoi epitetin “Engjëlli i birucave” për predikimet e tij të palodhura. Në vitin 1967, ai u dënua sërish me 10 vite të tjera burg pas një fushate publike për demaskimin e aktivitetit të tij fetar.

Megjithëse i burgosur dy herë dhe i përndjekur nga regjimi, Meshkalla mbeti i pathyeshëm në misionin e tij. Ai doli nga burgu në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i palodhur deri në vdekjen e tij më 28 korrik 1988.

Në vitin 1992, At Pjetër Meshkalla u nderua me titullin “Pishtar i Demokracisë”, duke u kthyer në simbol të inteligjencës së persekutuar dhe të qëndresës shpirtërore përballë diktaturës komuniste. /TemA

 

14 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Pishtar demokracie njisoj si Azemi e sa sa bashibozuke e bejler anadolli...c fare turpit..c fare krahasimit

    Përgjigjjuni
    1. j
      joel shkodra

      O Qazim, nuk e kuptova per ke eshte turp te quhet "pishtar i demokracise", Azemi apo Pader Meshkalla?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazim Mulleti

        Azemi e kooperativistat e Ramizit e Saliut jane tallje per te djathten e vendin

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        Fiks Qazimo. Por edhe shkrim koti gjithashtu. Sa per te mbushur faqet, se sa per te nderuar At Meshkallën. Lindi këtu, u shkollua këtu, u burgos aty, pastaj u burgos prapë aty, doli nga burgu, dhe punoi i palodhur derisa vdiq. E si e nderon dhe kujton At Meshkallën ky shkrim? Apo ja ka lënë videos te flasë vetë? Gazetari mediokre.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pirro

          Po perse u burgos?

          Përgjigjjuni
      3. P
        PO , PO

        Si nuk perkujtohet asnje hero apo deshmor qe kane bere sakrificen sublime per popullin e atdheun qe gezojme sot ? ! Te mirat materjale e shpirterore per njerezimin nuk burojne nga te luturat apo te falurat , por nga aktiviteti , puna e perkushtimi per idealet e njeriut per ,permiresimin e jetes njerezore . Mjaft na mallengjyet me therore te tille " demokrate " se jemi bere deri ne gryke !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Djemte e rruges Pal.

          Bravo

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qazim Mulleti

            I dhane drite kombit,gjuhen kulturen jeten dhe falen vrasesit e tyre.Bota i nderon keto persona,ndoshta ne shqiptaret duam Haxhi Qamilat,Enverin,Saliun..pastaj ankoheni e qurraviteni

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

              Zotrote Qazim Mulleti paske karandisur per te ardhur keq ! Ishte si ishte Enveri , me te mirat e te ligat e tij , por eshte budallallek i madh ti besh gjerat lemsh , si puna e intelobajges (ka kohe qe s`po ndihet , qe ekishte bere Enverin si furca e dhembeve ) duke arrire te vesh ne nje nivel me Haxhi Qamilin , mesjetarin feudal te Vicidolit , apo me ndonje prift apo hoxhe , kushdo qofte ai !

              Përgjigjjuni
          2. P
            Partizani

            Tani të dashur lexues mirë politikanët e burgosur por na u shtuan dhe shërbëtorët e zotit si njëherë e një kohë, kur disa të ashtuquajtur veteran nuk linin rastë pa na folur për luftën(kur vetë ai takëm ishte partizan pas 24 Majit të 1944 që nuk ishte vullnetar) dhe këta sot thonë burg por për çfarë llojë politike që ka bërë në 1946, pa mirë atë të 1967.I nderuar gazetar e vërteta dhe e drejta bëhen pisë dhe zhyten por nuk mbyten. Sa për pishtar të demokracis ka me kuintalë bile dhe spiunë të grekut e sërbit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Petro

              Keni te drejte se madaljet pishtare demokracie dhe deshmor pas lufte jane shperndare si tallonat e mishit ne kohen e qoftelargut. Por pader Mashkalla e meriton se ka vuajtir I pa fajshem dhe mbajti besimin ne zot deri ne fund te jetes se tij, kur pjesa tjeter e jona I vume kazmen kishave dhe xhamive.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Korabi

                A njef bota se cfar rrac muti jemi. Sidomis kur lexon komuntuesit shqipmutra

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MALLAKASTRIOTI

                  Streha e fundit e maskarenjve, Eshtë feja. Boll na lodhët me kta pseudo shërbëtor të zotit. Përse nuk flitet për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e kombit. Por i bini me një vrim për kta qelbësira që ishin bashkëpunëtor të okupatorve fashist

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pinokio

                    Të gjithë kanë dëshirë të bëjnë komente.Por jo të gjithë bëjnë si duhet konente.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje