Kur Tirana e Enver Hoxhës i tha "PO" ngritjes së murit të Berlinit

17 Gusht 2025, 10:22Dossier TEMA
Kur Tirana e Enver Hoxhës i tha "PO" ngritjes së murit

Nga Jorgji KOTE

PO-ja e Tiranës për Murin e Berlinit

…….Eshtë shumë interesante të shohim me këtë rast qëndrimin zyrtar shqiptar ndaj Murit, jo dhe aq shumë i njohur për publikun. Muri i Berlinit nuk ishte  lajm  i mirë, sidomos për ata që aspironin dhe ëndëronin më shumë hapësira lirie, hapje dhe bashkëpunim. Në fakt, Shqipëria e kishte ndërtuar kohë më parë Murin e saj të madh të mbylljes nga bota, që do të sofistikohej më tej e do të blindohej me qindra mijra bunkerë. Në Gusht 1961, marrëdhëniet e Ish-Partisë së Punës me Ish-Partinë e Komuniste tëBS-së dhe atë të RDGJ-së ishin ftohur mjaft, sidomos pas Kongresit të mirënjohur të 81 Partive Komuniste e Puntore në Moskë. Por, pavarësisht nga sa sipër, rregjimi i atëhershëm duhejtë prononcohej në favor të qëndrimit të kampit socialist, pasi gjithsesi SHBA-të dhe aleatët e saj ishin e do të mbeteshin armiqtë e saj më të mëdhenj. Veç kësaj, duke mbështetur ngritjen e Murit, rregjimi i atëhershëm dekurajonte ato forca disidente apo kundërshtare që mundoheshin të bindnin sa më shumë shqiptarëpër t’u larguar nga Shqipëria.

Kronikat e ZP-së

Ironikisht, pikërisht më 13 Gusht, Gazeta “ Zëri i Popullit” organikryesor i Komitetit Qëndror të PPSH-së jepte një njoftim të shkurtër, sipas të cilit deri në vitin 1954, nga Gjermania Perendimore ishin larguar për në pjesën lindore 700.000 shtetas të RFGJ-së, për shkaqe ekonomike, papunësie e të tjera dokra si këto! Çfarë gënjeshtra me bisht, kur në fakt, deri në vitin 1961 ngaIsh-RDGJ-ja ishin larguar për në perendim plot 4 Milion vetë! Duke vazhduar me shfletimin e numrave të ZP-së të datave 16 – 28 Gusht 1961,  në faqet mbi lajmet e jashtme, gjatë gjithë atyre ditëve, ka shumë kryeartikuj dhe njoftime me tituj bombastikë si “ Në interes të sigurisë dhe paqes në RDGJ”  “ Vendim i ligjshëm në dobi të paqes dhe sigurimit në Europë”, etj. Nëpërmjet tyre, rregjimi i atëhershëm i bënte jehonë vendimit të qeverisë gjermanolindore për ngritjen e Murit,” si një masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së kufijve, të së drejtës legjitime për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të kërcënuar nga veprimet subversive e militariste të Bonit” etj.

Në disa shkrime dhe njoftime të tjera u bëhej jehonë deklaratave të disa Partive Komuniste dhe lëvizjeve radikale të majta në Francë, Britaninë e Madhe e gjetkë, që mbështetnin “ masat e RDGJ-së për mbrojtjen e kufirit të tyre shtetëror nga makina gjermanoperendimore e luftës! Ndërsa në numrin e datës 20 Gusht, përcillet e plotë Nota e Protestës e Qeverisë Sovjetike përQeverinë amerikane për veprimet e sipërpërmendura provokuese dhe luftënxitëse, që kishin detyruar Ish-BS-në dhe RDGJ-në tëmerrnin masat mbrojtëse.

Tabuja e Murit

Por, edhe lexuesi më i thjeshtë nuk e ka të vështirë të vërejë se nëtë gjitha këto shkrime, ashtu si dhe në propagandën zyrtare sovjetike, të RDGJ-së, etj, fjala “ Mur” nuk përmendet asnjëherë; në çdo rast, me një gjuhë të thatë e skematike bëhet gjithnjë fjalë për “ masa për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë”. Kësisoj, njerëzit që nuk kishin ndonjë ide të qartë për çka po ndodhte në atë kohë e sidomos në mungesë të mjeteve të informimit masiv dhe të izolimit të madh, mund edhe t’i jepnin të drejtë vendimit tër regjimit gjermano-lindor. Por, me siguri, po të thuhej se u ngrit një Mur në mes të Berlinit, 156 km i gjatë, me tela me gjemba e kështu me radhë, dhe se jo perëndimi por lindja po “ përmbytej me refugjatë nga perëndimi” atëhere dhe tingëllimi politik i këtyre njoftimeve do të ishte krejt i ndryshëm. Ndaj, mesa duket, në atë duzinë artikujsh e shkrimesh kushtuar kësaj ngjarje, asnjëherë nukpërmendet fjala “ Mur”. Marrë nga Dita

7 Komente

  1. S
    Shpendi

    O Jorgji, o ish diplomati më i humbur i regjimit të asaj kohe, që megjithatë të trajtoi si njeri, madje edhe si diplomat. Sa i lumtur ishe ato kohë. Sa me dashuri e shihje në dritë të syrit ministrin Malile, por dhe rojen në hyrje të ministrisë. Sa aktiv ishe në mbledhjet e organizatës dhe sa kritik ishe me shfaqiet e huaja. Uroj e besoj se je i tillë edhe tani, pavarësisht nga gazrat që lëshon, gjithësesi e sotmia nuk të pastron nga e kaluara.

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Eh, mor Jorgji Koti. Ashtu eshte, por Mos do te thuash qe ishte tradheti? Ndaj kujt? Ndaj popullit gjerman? Mire, po pse dhe kush e ndau gjermanine ne dy pjese? Enveri? PPSH? Apo fuqite e medha, fituese te luftes se dyte boterore? A ishte nje afat kjo marveshje per ndarjen? Thone se deri ne 1998. Meqe je prof. Dok. Na è shpjegon dot? Po' cfare situate ishte ne ate kohe? "lufte e ftohte" i thone. Dhe kjo lufte e ftohte, NUK e kercenon te Shqiperine? Apo lufta e ftohte ishte pranoje e ENVERIT. Thua per murin e Berlinit..Po sot a nuk po ndertojne mure berlini? E para SHBA me meksikes. Sigurisht per "siguri". Por edhe muri i berlini per siguri u ndertuar, SIC u gjukuar ne ate kohe. Kush eshte me i gjate:muri i berlini i atehershem, apo muri i berlinit gaze - Izraeli, apo SHBA-meksikes. Muri ndertohet me tulla, me parafabrikate por edhe me tela me gjemba 5 m i larte. Po pse ndertohen? Per siguri, sigurisht. Ndaj nuk perben tradheti as per Ata qe I ndertojne, as per Ata qe I perkrahin. Dhe HIstoria tregon se u bene jo per tradheti, por per tu mbrojtur nga tradheti, ne perputhje me koniukturat e kohes. Professor Koti, shtjelloi ngjarjet ne perputhje me situata e kohes kur Jane zhvilluar, jo me "paranojat" tuaja te kohes se sotme.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        O jorgji kurva Enver Hoxha ishte i pari burr shteti qe , qe ne vitin 1975 i tha ter botes se nuk ka dy gjermani por vetem nji gjermani , legena qe vetem baltosni si kurva .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Të pështirë

          Ruaj pak dinjitetin o Jorgji. Jeni bërë të pështirë ju ish-komunistat që sot nuk lini gjë pa pështyrë për regjimin e kaluar. Kur në atê kohë i lëpinit edhe bolet. Atê regjim e mbajtët ju në këmbë, komunistët e qametit! Mea culpa, Jorgji. Mea culpa. Ti dhe shokët e tu duke filluar me Mehmet Elezin, Spiro Deden, etj etj. Sa të poshtër ishit në diktaturë, aq të pështirë tregoheni sot në demokraci!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diktature dhe plehrat...

            Sakte .Sa byth.... .Q. ...ka ne shqiperi qe Diktaturen normal me keta plehra u mbajt... Me e keqja eshte se jane gjalle. ...normal dhe tju ishte ritur bar. .. Duke filluar nga ish Demokratie hure penecilina....

            Përgjigjjuni
          2. i
            ilir

            po me jorgjin cpaten?

            Përgjigjjuni
            1. j
              joel shkodra

              Nuk mund te krahasohet muri i Berlinit me murin SHBA-Meksike. Ai i Berlinit u ndertua per te mos ikur njerezit nga lindja ne perendim. Ai i Amerikes per te mos lene njerezit te hyjne nga Meksika. Arsyet jane krejt te kunderta. Ai i Berlinit u rrezua dhe Gjermania u bashkua. Ai i Amerikes nuk do te rrezohet ndoshta asnjehere dhe SHBA e Meksika nuk do te bashkohen kurre.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje