
Para disa kohësh, botuam një artikull, që më shumë se sa me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, lidhej ekskluzivisht me profilet e të gjithë liderëve komunistë (kryeministra, sekretarë të parë partish, apo të dyja funksionet e bashkangjitura në një), që do shoqëronin kreun shpirtëror të tyre, Nikita Hrushov, në turin e tij asokohe në OKB-ës në vitin 1960. Pas përfundimit të sesionit plenar të OKB-së, gjë e cila, në fakt, nuk përbën objektin real të shkrimit tonë, ndërkohë që ishin ravijëzuar qartazi përplasjet ruso-kineze e prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik ishte vetëm çështje kohe, revista amerikane ‘TIME’, na jep edhe njëherë disa detaje shumë interesante, këtë radhë mbi mënyrën e sjelljes apo injorimin që Hrushovi e udhëheqësit e tjerë satelite, i kishin rezervuar kësisoj me qëllim Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili duket se e ka pasur pisk punën në ato momente. Por, më hollësisht le të shohim më tej se çfarë na rrëfen artikulli i TIME, i datës 24 tetor 1960, me titull “Njeriu i vetmuar, lihet jashtë”:
“Ndër udhëheqësit satelitë të mbledhur në Manhatan, për t‘i bërë hije Nikita Hrushovit, njëri prej tyre dukej si më i vetmuar e i lënë në harresë. Kryeministri i kuq, Mehmet Shehu i Shqipërisë, nuk ndodhej në listën e pasagjerëve të “Baltika”-s dhe shkoi në Manhatan si pasagjer i thjeshtë, në bordin e “S.S. Queen Elizabeth”.
Në një pritje të organizuar nga komunistët çekë, Shehu qëndroi si i humbur në një cep aty në sallë, i lënë i braktisur e i mënjanuar me qëllim, nga të gjithë të pranishmit, përveç njeriut të sigurisë së Departamentit të Shtetit, i regjistruar si badigardi i tij.
Dhe kur në një pritje, dhënë nga komunistët rumunë, Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër satelitë për krahu, për të bërë një bisedë me ta, ndërsa Shehu nisi të shkonte pas tyre, dera iu mbyll në fytyrë. Shehu, me shumë gjasa, ka kërkuar më pas shpjegime, se pse kishte ndodhur një gjë e tillë.
Në OKB, Shehu ishte dukshëm shumë më rigoroz e i ashpër në kërkimin e të drejtës së Kinës së Kuqe për t‘u pranuar në këtë organizatë, duke i bërë jehonë të madhe njëkohësisht akuzave të Kinës, se komunizmi rus është duke e humbur militantizmin e tij ideologjik, për shkak se ai ka frikë nga lufta atomike”.
Amerikanët: Mister se pse Shqipëria po mban anën e Kinës?
Në po të njëjtin artikull të revistës ‘TIME’ (Odd Man Out), të datës 24 tetor 1960, hasim edhe në “sikletin” e autorëve të shkrimit, apo të themi më mirë, të amerikanëve, për të gjetur arsyet e vërteta të veprimeve të fundit të Shqipërisë, asokohe për të dalë krah Kinës, duke u ndarë nga Bashkimi Sovjetik.
Shumëçka akoma zhvillohej “underground”, pra brenda kampit socialist, e kështu që duhej të ishte vërtet e vështirë të merrje vesh se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Por, gjithsesi, ‘TIME’ rendit një sërë arsyesh, që mundohen të shpjegojnë, sipas tyre, misterin që e rrethonte këtë veprim të Shqipërisë.
Po e citojmë konkretisht paragrafin që hedh dritë, mbi ato që pretenduam më lart:
“Shqipëria është i vetmi vend komunist satelit evropian, e cila duket se ka zgjedhur tashmë Pekinin, në konfliktin e brendshëm ideologjik mes Rusisë e Kinës së Kuqe. Në qershor, kur Hrushovi u bëri thirrje të gjithë shefave të partive satelite në Bukuresht, për të ratifikuar politikën e tij të bashkekzistencës paqësore, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, ishte i vetmi udhëheqës i lartë komunist që mungoi.
Dhe Shqipëria ishte i vetmi vend komunist nga Evropa, që dërgoi një përfaqësues special në Pekin, për të kremtuar gjatë këtij muaji, 11-vjetorin e Revolucionit të Kinës së Kuqe. Por, përse Shqipëria e vogël, me sipërfaqe (10.630 milje katrorë), më e vogël se sa shteti i Virxhinias Perëndimore dhe me më pak banorë se sa Detroiti, duhet të ketë marrë anën e Kinës së Kuqe, kundër rusëve, kjo akoma mbetet një mister?!
Pjesë e përgjigjes në këtë rast mund të ishte varfëria e saj; Shqipëria ka vetëm 5000 makina, kamionë e autobusë, dhe ashtu sikurse Kina e Kuqe, ndjen se duhet të mbajë gjallë frymën e luftës së klasave, për të penguar popullin e vet nga rebelimi kundër shtypjes.
Por, një arsye tjetër për këtë veprim, është edhe aksidenti i rastësishëm gjeografik: Jugosllavia e Titos, armiku i hershëm i Shqipërisë dhe fqinj me të, është aktualisht objektivi kryesor i kriticizmit kinez dhe Shqipëria, me shumë gjasa, kërkon të shfrytëzojë parullën e vjetër: “Armiku i armikut tim, është miku im”.
Do të ishte plotësisht e mjaftueshme, që pavarësia e Titos, t‘i jepte Shqipërisë rastin të ishte disi e pavarur nga Moska. Qëkurse Tito prishi marrëdhëniet me Kremlinin në vitin 1948, Shqipëria ka qenë fizikisht e izoluar nga vendet e tjera satelite dhe e larguar nga Rusia, nga kufiri që ka me Jugosllavinë e Greqinë.
Pjesë e interesave të Shqipërisë në përkrahjen që i jep Kinës së Kuqe, mund të jetë edhe ajo thjesht ekonomiko-financiare: për të minimizuar përfundimisht varësinë financiare të Shqipërisë nga Rusia, Kina e Kuqe, vitin që shkoi, i dha Shqipërisë një kredi pa interes, që kapte shifrën e 5.5 milionë dollarëve”.
(“Mister se pse Shqipëria po mban anën e Kinës” – “TIME-Magazin” – E hënë, 24 tetor 1960)
Ajo kohë dhe ata politikan, që i shërbyen ATDHEUT me devotshmëri ishinBURRAshteti ejo shtetar.Ata i treguan botës se çfarë bënë një popull kur i del për ZOT vëndit të vehtë.Pasi e lexova shkrimin arrij në konkluzionin se është shkrim mediokër e dashakeq po qe se është shqjptar shkruesi duhet të lërë kombësin dhe të gjëjë vetvehten.Ai ka sashur të ulë aritiet e asaj epoke dhe atyre burrave por në faktë i LARTËSON ATA DHE ATË EPOKË.Shqipëria në historin e saj 2 herë ka qënë zot në shtëpin e saj 1-në kohën e Skënderbeut 2-E në epokën e atyre BURRAVE QË POLITIKANËT E TJERË NUK I KAN DASHUR.Për artikullë shkruesin i shari dhe armiku nuk të do dhe kërkon të të shajë e ofendoj, si dhe kundër ju që keni bërë një shkrim që vtëm historik dhe shkrim mbi të vërtetën nuk është
Nuk e di pse NY TIME flet me kaq per perbuzje per Shqiperine e kohes se socjalizmit aq me keq kur nga perplasja BRSS-ALBANIA fitoi Nato me ne krye Ameriken nga debimi i flotes ruse nga Vlora...Turp !
Budallallëk i gazetarit të huaj: shkruan Shqipëria me territor 10.630.milje..., kur dihet aq territor ka vetëm Kosova e saj, e ndarë prej saj nga fuqitë imperialiste. Shqipëria Etnike kishte 92.000 km_2, duke përfshirë dhe Iliridën, Kosovën Lindore, Malësinë e Madhe, Sanxhakun e Nishit, Sanxhakun e Novi Pazarit dhe Çamërinë. Rroftë Shqipëria Etnike!
Ne ate kohe shqiperia kishte zot qe i dilte per zot vendit.
Ne ate kohe shqiperia kishte zot qe i dilte per zot vendit.
E kujt i hyn në punë kjo? Ndoshta vërteton atë që thuhet në tablonë sinoptike, pas vetvrasjes të Mehmet Shehut? Kur Shqipëria shahet sot nga ndonjë artikullshkrues amerikan, i cili mund të vijë e vërtetojë të kundërtën, po atëherë kur as ambasadë amerikane nuk kishte në Shqipëri. Sigurisht që do shkruanin si tu donte qejfi.
Qesha me komentet për artikullin..Edhe unë e kam jetuar atë periudhë. E vetmja gjë është mund të them është se ftohja dhe prishja me Lindjen komuniste nuk erdhi për ndonjë. besnikëri ideologjike ndaj marksizmit leninizmit, apo atdhedashuri të flaktë. Erdhi se E.Hoxha dhe M.Shehu donin të ruanin me çdo kusht kolltukët e tyre dhe lëkurën e tyre, kur Lindja i ndërroi gjithë udhëheqësit..Kaq.. Pjesa tjetër e historisë dihet, deri sa arritëm te 1991 dhe vaporrët e tejmbushur që u rrëmbyen nga populli i uritur për t'ja mbathur nga sytë-këmbët!
Por...dha me rigon.......Vendimi ishte marre qysh ne Takimin Kenedy - Krushovi se cfare do te ndodhte por jgakdhjeri arrixhinji arapi Shehi-Hoxha si perhere i prene miqt ne bese.