“Kokrra e plumbit në lule të ballit!” Ish-gazetari zbulon prapaskenat: Pse Nexhmija s’e donte Mehmetin pasardhës të Enverit

30 Maj 2022, 12:23Dossier TEMA

“Kokrra e plumbit në lule të ballit!” Ish-gazetari zbulon

Ndërsa të tjerët mundohen të sjellin kujtime, ngjarje të jetuara, apo të dëgjuara, Agron Çobani nuk nguron të bëjë një analizë faktesh. Në librin e tij “Ju flet Tirana – RTSH, kujtime, histori, personazhe”, ish-gazetari dhe disa herë drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, na risjell ngjarje të mëdha në jetën politike dhe kulturore të vendit përpara viteve ’90. Një prej tyre është padyshim vetëvrasja e Mehmet Shehut. Çobani tenton të bëjë një analizë të të gjitha ngjarjeve që sollën vetëvrasjen e Mehmet Shehut dhe arsyet pse ky eliminim u kurdis nga Enver dhe Nexhmije Hoxha. Pse Nexhmija kërkonte me çdo kusht të eliminonte Mehmet Shehun, si pasardhës i mundshëm i Enverit pas vdekjes së tij dhe “shtrimin” e rrugës për Ramiz Alinë.

AGRON ÇOBANI


Mehmet Shehu ishte figura e dytë e padiskutueshme në skakierën politike shqiptare. Jo sepse kishte vdekur Hysni Kapo, por edhe sepse sa qe gjallë ai, në çastet kur kam qenë pranë tyre në veprimtari të ndryshme, dallohej lehtas epërsia e Mehmetit, të cilin e shprehte dhe qëndrimi i Hysniut. Këtë gjendje e dinte dhe Nexhmija. Atëherë, çfarë do të ndodhte pas vdekjes së Enverit? Mehmet Shehu me ardhjen në krye të vendit, sigurisht që nuk do ta zhdukte Nexhmijen, por nuk kishte për ta pyetur. Do t’i jepte një vilë, qoftë edhe brenda Bllokut, do t’i linte Sulon që ta ruante, do ta trajtonte si anëtare të Byrosë Politike në furnizimin me ushqime dhe vetëm kaq.

Të gjitha këto, sigurisht, nuk ishin të mjaftueshme për zonjën Hoxha. Ajo kërkonte më shumë. Ajo nuk do të ishte më, pas vdekjes së të shoqit, “mbretëreshë”. Fiqireti, gruaja e Mehmetit, ishte po ashtu anëtare e Komitetit Qendror të Partisë, deputete në Kuvendin Popullor, Drejtoreshë e Shkollës së Partisë, pra do të bëhej ajo “mbretëreshë”. Por a mund ta duronte dot këtë gjëmë Nexhmija? Atëherë si i bëhet të mos ndodhte kjo gjë? Të gjendej një tjetër zëvendësues i Enverit. Për shembull, Ramiz Alia ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme në radhët e udhëheqjes së Partisë, në moshë relativisht të re dhe shok rinie i Nexhmijes. Ai kishte një natyrë të butë dhe nuk ishte “egërsirë” si Mehmeti. Me Mehmetin ekzistonte edhe një krushqi, vajza e vëllait të tij ishte martuar me Lilon, Ilirin, djalin e madh të Enverit dhe Nexhmijes. Së fundi, Shqipëria nuk do të kishte një “mbretëreshë”, që do t’ia hante shpirtin të vesë Hoxha. E shoqja e Ramiz Alisë, grua model nga të gjitha këndvështrimet, nuk paraqiste asnjë rrezik për “ishmbretëreshën”.


Si bijë e një familjeje të shquar intelektualësh, vajza e Aleksandër Xhuvanit, e sjellshme dhe e edukuar, e ditur dhe modeste, vazhdoi të qëndronte pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ajo ishte njeriu që pëlqente autobusin urban për të lëvizur në qytet, edhe pse ishte gruaja e një anëtari të rëndësishëm të Byrosë Politike. Në fund të fundit, mendoi Nexhmija, sipas analizës sime, nuk është mirë të na shkojë mendja në gjëra të tilla, po ajo, gruaja e Ramizit, vuan edhe nga një sëmundje e pashërueshme dhe nuk besoj ta ketë të gjatë, në këto kushte, të bëhet ç’është e mundur që të eliminohet Mehmeti dhe në vend të tij, ngadalë, ngadalë të përgatitet Ramizi. Duke diskutuar tani vonë për këtë problem me mikun tim të vjetër, Ali Xhiku, ai me të drejtë shtroi pyetjen: “Si u bë fejesa? Edhe atë Nexhmija e sajoi? Nëse jo, atëherë duhet të pranojmë se atë e pruri Zoti me porosi. Ose po të mos ishte bërë fejesa, si do të vinte halli i shpalljes së Mehmet Shehut armik, pra eliminimi i tij?

Fejesa është bërë në kushte krejt normale. Ekipi i femrave të volejbollit të Dinamos, gjatë verës stërvitej në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit. Vila e Mehmet Shehut ishte shumë pranë me të ashtuquajturën “Konvaleshenca”. Neli, Skënder Shehu, djali i dytë i Kryeministrit shqiptar, ardhur me pushime nga Suedia, ku studionte, gjithë ditën e ditës rrinte duke ndjekur stërvitjen e dinamoviteve, bënte plazh me to e aty pa dhe u njoh me Silvën, vajzën e profesorit të matematikës, Qazim Turdiu. Silva ishte një vajzë e brishtë, me një trup të derdhur, linjat e të cilit dilnin edhe më shumë në pah në plazh. Ajo kishte një fytyrë engjëllore dhe një edukatë prej babai profesor të vërtetë. Skënderi ra në dashuri me të. Nga ana tjetër, edhe Silva do të dashuronte natyrshëm Skënderin, një djalë burrëror, me një fytyrë përherë të qeshur dhe tepër të zgjuar, mbi të gjitha, tepër modest. Në fund të fundit për Silvën do të ishte kënaqësi të bëhej nuse në shtëpinë e Kryeministrit të vendit.

Kështu që fejesa erdhi krejt natyrshëm dhe s’kemi pse ia ngarkojmë Nexhmijes këtë barrë. Po mirë, ç’do të bëhej sikur të mos ndodhte fejesa? Atëherë Mehmeti do të zinte vendin e Enverit mbas vdekjes së këtij të fundit. Pra, nuk do të kishte arsye që Mehmeti të zhdukej e, për pasojë, vihet në pikëpyetje arsyetimi i mësipërm se Nexhmija e kishte menduar planin për natën makbethiane. Po të pranojmë arsyetimin e mësipërm, dëshirën e Nexhmijes për të mos lënë Mehmetin mëkëmbës të të shoqit, atëherë duhet të pranojmë edhe kërkimet dhe planet që ka bërë në realizimin e qëllimit final. Nuk mund të them me siguri se çdo të bënte, por “tabloja sinoptike” e Enver Hoxhës për veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut në vite, shkruar dhe bërë e njohur në rrethe të caktuara pas vetëvrasjes, na jep disa variante se si mund të vepronte Enveri për të realizuar qëllimin e Nexhmijes, në mungesë të fejesës.

Për shembull, mund të bëhej shkak lidhja e nuses së djalit të vogël të Mehmetit, Bashkimit, e cila sipas asaj sinoptike qesharake, mbante lidhje me një diplomat francez. Pse e mbante këtë lidhje, në ndihmë të kujt e mbante, kujt i shërbente? Ky mund të ishte një variant i dytë. Në shtëpinë e Mehmet Shehut na paskësh qenë montuar një radio ndërlidhjeje. Me kë bëhej lidhja? Ky mund të ishte varianti i tretë. Fiqirete Shehu kur ishte në Francë, na paska takuar një njeri me rroba të bardha, i cili i paska dhënë një pako me pilula helmi, për t’ia hedhur në kafe Enver Hoxhës e për ta helmuar atë. Ja pra, secila nga këto mundësi, edhe pse përralla me mbret, përbënin ndoshta, arsyet që do të përdoreshin kur të vinte çasti, ashtu siç u përdorën, për të eliminuar Kryeministrin. Sidoqoftë, këto janë analiza që bëj unë, pa pretenduar kurrsesi se është tamam dhe vetëm kështu. Por, në fund të fundit kanë kaluar gati 30 vjet nga ajo kohë dhe s’kemi parë të dalë në dritë ndonjë dokument, apo fakt për “poliagjentin Mehmet Shehu dhe bandën e tij”, për “lidhjet dhe komplotet e tij për përmbysjen e pushtetit të shqiptarëve, eliminimin e Enver Hoxhës dhe vendosjen e kapitalizmit”. Dy-tri ditë pas vdekjes së Mehmet Shehut, në sallën e Kuvendit Popullor na mblodhën ne, kuadrot e mesëm të Tiranës, ku dëgjuam të incizuar diskutimin në Byronë Politike rreth gabimeve të Mehmet Shehut.

Ç’të dëgjoje! Jo kritika, por sharje, fyerje, denigrime. Lenka Çuko, Simon Stefani, për çudi edhe Kadri Hazbiu. Mbledhja u zhvillua pasditen e 17 dhjetorit, vetëm disa orë para se të ndodhte vetëvrasja. Mehmeti, pasi dëgjoi të gjitha “kritikat dashamirëse dhe me frymë partie”, u mundua herë pas here të shpjegonte dhe të justifikonte akuzat në drejtim të tij. Ishte e pamundur. Akuzat vetëm shtoheshin dhe thuheshin me zë përherë e më të lartë. Më në fund Mehmeti heshti. Heshti, duke kuptuar se kishte mbaruar gjithçka. E priste i njëjti fund, tek i cili shkuan nga Enver Hoxha, por edhe nga ai, Mehmeti, pararendësit tragjikë, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Belishova, Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Beqir Balluku, Petrit Dume, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, etj. Tani, me sa dukej, i erdhi radha vetë atij. E duronte dot këtë fund ai, heroi legjendar i Luftës së Spanjës, siç ishte mësuar ta quanin, Komandanti i Brigadës së Parë Sulmuese, Kryeministër për 25 vjet i Shqipërisë? A mund ta duronte dot përplasjen në qeli dhe seancat e pafundme të hetuesisë, prangat e hekurta dhe shpotitë e gardianëve të burgut?

Kokrra e plumbit në lule të ballit. I përfshirë në këto arsyetime, Mehmeti vendosi të vrasë veten. Ndoshta ai akt, ka menduar, mund të shpëtojë fëmijët. E vështirë. Përvoja që kishte me shokët e tij nuk ia lëshonte këtë rreze drite, po ku ta dish? Dhe ia hoqi vetes në mesnatë, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981. Pas kësaj nate e dite bashkë do të ndodhnin hatara të tjera me të tjerë njerëz. U arrestuan njëri pas tjetrit Fiqirete Shehu, e shoqja e Kryeministrit, Feçor Shehu, Ministër i Brendshëm, shkarkuar nga kjo detyrë pak muaj më parë, Llambi dhe Mihallaq Ziçishti, i pari Ministër i Shëndetësisë dhe i dyti Sekretar i Parë i Durrësit, Llambi Peçini, punonjës me funksion të lartë në Ministrinë e Brendshme, dy djemtë e Mehmet Shehut, pa mundur tek arrestimi i të tretit, që i dha fund jetës në qytetin e Gramshit ku e degdisën të internuar, u arrestuan dhe u internuan të tjerë deri sa erdhi radha t’i hidheshin prangat edhe Kadri Hazbiut. Parë nga larg në kohë, e gjithë kjo kasaphanë të shtyn të pyesësh: Si ishte e mundur që të ishin lidhur prej vitesh në një grup të vetëm të gjithë të sipërpërmendurit, shtohu atyre edhe puçistët në ushtri, sabotatorët në ekonomi dhe rrufjanët politikë në ideologji, art dhe kulturë, me qëllim të njëjtë, zhdukjen e Enver Hoxhës dhe përmbysjen e pushtetit të popullit dhe nuk ia arritën dot qëllimit?

Atëkohë u tha se qëllimet djallëzore të armiqve dështuan, se Partia dhe Enver Hoxha i kishin rrënjët në popull dhe mbroheshin prej tij. Viti ’90 dhe vitet e tjerë pas tij treguan se rrënjët ishin shumë të cekëta dhe rrapi madhështor u përmbys shpejt. Mirë ata nuk arritën ta bënin në vite eliminimin e Enver Hoxhës, po kur laku iu qarkua në fyt, pse nuk veproi Mehmeti kur e kuptoi, dhe besoj ta ketë kuptuar shpejt, se fundi i tij ishte i pashmangshëm? Sipas meje, nuk ndodhi asgjë, sepse nuk kishte asnjë lidhje të fshehtë dhe ogurzezë kundër Enver Hoxhës. Nga ana tjetër, Enveri, si mjeshtër që ishte në organizimin e këtyre lloj grackave, futi përçarjen; njërit i fërkonte krahët, tjetrit i përvëlonte kurrizin me kërbaç. Me Kadri Hazbiun, Enveri veproi ndryshe. Në fillim i bëri qejfin. E mbajti pranë. Në mitingun e madh që u mbajt në Tiranë pas përfundimit të punimeve të Kongresit VIII të Partisë, Kadriu u ngarkua të mbante fjalën e rastit, edhe pse mund të kishte të tjerë para tij. Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut u ngarkua përsëri Kadri Hazbiu të shkonte në Mallakastër për t’u mbushur mendjen bashkëfshatarëve të sertë se Mehmeti ishte armik.

Kadriu ishte me influencë atyre anëve, por mallakastriotët, kultivues të hershëm të ullirit, nuk e hëngrën atë kokërr me bërthamë. Enveri i mbajti pranë Kadriun deri në shtator të vitit 1982, kur në Festën e Pezës, në mitingun që u organizua, nuk iu përmend emri si pjesëmarrës, deri sa në një nga Plenumet e Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, duke dredhur zinxhirin që mbante në dorë tha: “Do jap urdhër të të arrestojnë”. Dhe Kadriu iu përgjigj flakë për flakë: “Dakord, shoku Enver, Partia ime do të më arrestojë!” Dhe Enveri e mbajti fjalën. Vite më vonë u tha se Kadriu kishte qenë natën e vetëvrasjes në shtëpinë e Mehmetit. Edhe unë kam një burim konfidencial se Kadriu kishte qenë. Se ç’është biseduar, nuk dihet. Enveri thotë se Mehmetit i është transmetuar urdhri nga larg e nga larg, me demek nga imperialisto-revizionistët se grupi dhe qëllimi i tij ishte zbuluar, prandaj ai, Mehmeti, duhej të vriste veten! Idiotizëm me brirë! Pse të vriste veten?

Logjika ta do që urdhri, në qoftë se do të kishte një të tillë, të ishte pak a shumë kështu: U zbulove, s’kemi ç’presim më, elimino Enver Hoxhën. Në qoftë se Kadriu kishte qenë me të vërtetë atë natë në shtëpinë e Mehmetit, nuk është çudi t’i ketë propozuar vetëvrasjen. Por kjo mund të ketë qenë porosia e Enverit, të cilit i interesonte vetasgjësimi dhe vetëmënjanimi i Mehmet Shehut. Ndryshe si mund të shpjegohet gjithë ai vrer i Mehmetit ndaj Kadriut në letrën e fundit, ku e quan “Jago me shpirt të zi si fytyra e tij”, etj. Sidoqoftë, sa kam treguar, e përsëris, janë analiza të mia personale, ngaqë kam qenë disi afër ngjarjeve dhe kam pasur mundësi t’i bluaj në mendje gjatë vetmisë sime, gati dhjetëvjeçare, 1982-1990, kur kam qenë mësues në Krastë të Martaneshit, Fushë-Krujë dhe Nikël. Kalova vite të vështira, por fatmirësisht mes njerëzve të mirë, mes ngrohtësisë së tyre, ndërsa acari i dimrit dhe dëbora qëndronin gjatë atyre netëve.

Dielli sa lindte, kur lindte, perëndonte. Krasta, qyteti i minatorëve, ishte ngritur mes një lugine të ngushtë mes malesh. Krahasuar me një burg të mundshëm, ishte shumë më lehtë. Po pse burg? E pse jo? Atë kohë, pa u larguar ende nga Tirana, kur dëgjoja për arrestimin e njërit apo tjetrit, më shkonte mendja për vete. Përralla e pilulave që Fiqirete Shehu mori në Francë për të helmuar Enver Hoxhën përputhet me kohën kur isha në Paris. Isha së bashku me Mira Blushin dhe Jeta Tafajn. Kishim shkuar për të marrë pjesë në Panairin Televiziv që zhvillohej në Kanë. Në një nga apartamentet ku rrinin zakonisht figurat qendrore të Partisë, kur shkonin për probleme shëndetësore, ndodhej Fiqireti. Unë shkova për një vizitë dhe pimë kafe bashkë. Ku ta dish, mund t’i shkonte mendja dikujt dhe të thoshte: Arrestojeni edhe atë! Madje është thënë, por unë nuk e kam dëgjuar. Kam kaluar shumë ditë dhe net të tmerrshme nën trysninë e arrestimit të mundshëm. Në një nga ditët e tetorit të vitit 1982, kur isha larguar nga televizioni, por jo nga Tirana, punoja ende në Kinostudio, po bëhej gati arrestimi i Kadri Hazbiut. Unë banoja shumë afër shtëpisë së Kadriut, pothuaj ballë për ballë, na ndante vetëm rruga.

Para dritares së shtëpisë sime u vendosën shumë civilë, me kostum gri, që dalloheshin ashiqare që ishin punonjës të Ministrisë së Brendshme. Edhe pse e kuptoja që bëhej fjalë për Kadri Hazbiun, hajde mbushi mendjen gjelit se nuk është kokërr misri…. Mehmet Shehu dhe “grupi i tij” ishin të fundit të eliminuar nga Enver Hoxha. Patën këmbën e mbarë! Nuk lanë vend dhe kohë që Enveri të vazhdonte me të tjerë. Ishte në praktikën e sistemit që të hartoheshin plane 5- vjeçare të zhvillimit ekonomik dhe po kaq vjet që të zbulohej dhe të asgjësohej një “grup armiqësor”.

27 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Mehmet Shehu dhe Adil Çarçani ishin të paaftë të ndryshonin programin e Partis së Punës, pasi Ramiz Alia bënte raportin në çdo kongres që prej vitit 1970., tu qepemi kodrave dhe maleve, ti bëjm dhe ata pjellore si fushat., ose hekurudha milot-rëshen-klos, parada 28 nëntorit, et etj.

    1. k
      k

      Përveç vajzës së pafajshme Turdiu,gjithë të tjerët që përmenden në artikul jane kriminelë degjenerata ,pjella të bastarduar të diktaturës dhe deformimin njerëzor.

      1. m
        mik

        Arsyetim dhe fakt absolut i drejte.

    2. s
      sigurimi i shokut xhaxhi nuk flinte

      Vetvrasja ne Gramsh flitet qe eshte e sajuar.

      1. p
        per tru shperlaret

        Pak vrau kjofte largu ,( harroi keta hienat e birose ,) duhej te kishte vrare shume me teper kesi plehrash komunista te cilet i paten lyer duart me gjak shqipetaresh e mbase me fitimin e lirise ne 1991 , vendi do te ishte sadopak ma i paster nga tru shperlaret te cilet i paten sherbyer me verberi e devotshmeri koleres komunisto sllavo bolshevike ....

        1. Y
          Yti Fecorri

          Megjithe respektin ja ke fut pordhes kot kur flet per supermaci te Mehmetit ndaj Hysni Kapos,ca me keq akoma qe perpiqesh ta ilustrosh dhe me qendrimet apo reagimet e tyre ndaj njeri tjetrit dhe ju dedegtivet private i kapnit keto sinjale.Ule nje tulle se e ke nalt shume xhan i vellait

          1. D
            Dikur Nxenes ne Diktature

            i Nderuar z.Cobani..."Analiza" JUAJ vetem se "Kruan kapakun e Tenxheres"::::por ne te vertet nuk e Hape dote Kapakun e saj... 1-Me te Degjuar e kame por Silva Turdiu..i ka "Deklaruar" NJE kUSHERIRI TE SAJ SE :NJOHJEN ME Skender Shehun,ja kane Mundesuar Segmente te Sigurimit te Shtetit???????Vertet??Edhe mbase..por si?????? 2-Nexhmije Hoxhen sikur se thua nuk e" Zinte gjumi",kur Mendonte nje Shqiperi pa-Enverin dhe ne "Thonjte e Fiqiretit"::::prandaj...Mendonte Alternativat nga me te Ndryshme se si te Eleminonin Mehmetin..per ti Hapur Rruge te "Butit dhe Dashurit " Ramiz Alia...pra Krushkut.. A-Nje nga Metodat Klasike te Implikimit jane Femrat,ato edhe Mbajne nje Mbreteri ne Kembe edhe e Rrezojne...prandaj Nexhmija ja Kishte Ngulur syte Skender Shehut...si Fillim me Propozimin per ta Fejuar me nje Mbesen e saj....pra Opsjoni i Krushqise per te siguruar nje Mbeshtetje te Ngrohte pas "Ngordhjes se Enverit"::::Por Skenderi e Refuzoj, dhe duket edhe Mehmeti vete...kur e dinte se Krushqirat Brenda Bllokut munde te dilnin edhe per keq.....pra Nexhmija ...akoma nuk kishte Hequr dore..por pse Filluan te Vezhgojne Skenderin??????Sepse ai ishte i pa-Martuar...kishte pasur disa Lidhje, si gjithe te rinjte e Tjere,ose edhe mbase edhe jo...pra pa qene Lidhje Serjoze per Martese...athere si i ra ne sy Skenderit ,Silva Turdiu??? 3-Silva nje Vajze e Bukur -Studente dhe Volejbolliste e Dinamos ishte Idhull per shume te Rinje ne Tiranen e Kohes,per te kishim degjonim edhe ne Femijet ne Komentet e Radio-Tiranes..kur beheshin Ndeshjet e Basketebollit....por...Silves Ai qe ja shtiu ne "Vesh" se kush ishte Skender Shehu..ishte Pikerishte Trajneri i saj Kreshnik Tartari(Nje kalec i sig-te shtetit):::DHE JO TE Kavaleshenca...po diku aty te kinemaja prane Ambasades Turke(Sote):::KU Skenderi qe e kishte pare edhe me Pare Silvan po nga Large kete here i Afrohet dhe kerkon te Bisedoj...sikur edhe beheshin Nadalesat e Kohes..."Me fal pake se duat te te them dicka " ect....Dhe Kreshnik Tartari i thote Silvas:He Silva si Shkoj Njohja me Djalin e Kryeministrit..per ti "Terhequr Vemendjes" se Djali qe e Ndaloj Diten e djeshme nuk ishte do si do..por Djali i Kryeministrit....Ketu qendron edhe Hileja e Njohjes.....por pa Keqkuptime...Silva ishte nje Vajze e Deshirushme per shume Djeme...dhe Ajo si Vajze Tirane, me Babane Profesaore kishte Pretendimet e saj...dhe nje Njohje me Djalin e Kryeministrit i dukej se Permbushte Endrren e saj....pasi edhe Skenderi nje Djale i Gjate dhe Pantallona Xhins...dukej se ishte i "Perkedheluri i kohes"::SI DHE sTUDENT NE sUEDI..pra Njohja e te Rinjeve duket se Kenaqete Ambicjet e te dy te Rinjeve..... Dhe fille pas kesaj "Njohje Rasti" Skenderi qe kishte Avantazhin nga Privilegjet e Bllokut..filloj te Ndjeke Ekipin e Dinamos me nga Afere, akoma edhe ne Kavaleshence..duke "Ngrohur syte" duke pare Trupin e Bukur te Silvas nene Rrezet e Diellit.. @@Nexhmije Hoxha qe nuk Flinte, duket se ishte e para qe u Njoftua nga Spiunet e Gestapos qe kishte Sulo Gradeci,dhe ishte Nexhmija ajo,qe Filloj te Germonte ne Boten e Biografise se Vajzes..dhe pasi Gjeti "Armiqe" ne Perberjen e kesaj Familjeje nga ana e Nenes se Vajzes Filloj te Pregatiste INTRIGEN e Eleminimit... Gjithe se si Pyetja e Rendesishme qe shtron edhe z.Cobani eshte:PO NE SE NUK DO TE GJENDEJ SILVA??Atehere ..mos Valle..Do te Perdoreshin "Pushka Specjale" APO pilulat e Helmit per te Eleminuar Mehmetin?? PSE JO..Mbase edhe te Dyja.. Cuditerisht te gjithe ata qe Pane Kufomen e Mehmetit te "Vetevrare" u Eleminuan...Fillojme nga Vladimiri Djali qe edhe "Merrte e jepte" me Radjo me "Agjenturat" e Huaja...edhe Fiqireti qe "Vdiq" ne Rrethana te Panjohura...si dhe Ministri i Shendetesise qe kur e Ekzaminoi Treupin e Mehmetit :Deklaroj KETE E KANE VRARE.... Enigma e "Vetevrasjes" se Mehmet Shehut Vazhdon edhe sote..Aktoret qe e Dine te VERTETEN e Vrasjes apo Vetevrasjes kane Vdekur....por ka Indikacjone te besueshme; QE TE BENE TE BESOSH ne Varjantin e Vrasjes....lol

            1. B
              Balo

              Mëndje të kthjellët ke! Mendoj se nga gjithë komentet që kam lexuar deri tani për këtë temë ,ky është më i besueshmi për mua! Ka punuar dikur në TV shqiptar një regjisor,vlonjat ,tani nuk jeton më,që ishte nga nëna ,nip i Mehmetit!( Emrin duhet t'a dish)..... Sipas të dhënave të tij,trupin e vdekur të Mehmetit e gjeti në mëngjes i biri,në një stol në katin e parë të vilës,mbuluar me batanije ,pranë derës të tunelit komunikues .... Sipas tij Mehmeti ka shkuar,përmes tunelit ,te flasë " sy më sy me Hoxhën",dhe kjo bisedë shumë mundësisht do përfundonte "kokë për kokë"....aty e prisnin mesa duket... Lajmi i parë i Radio Beogradit atë natë ishte " të shtëna armësh në KQ të Partisë në Tiranë, deklarohet i vdekur Kryeministri", gjithashtu edhe sot rrojnë ushtarë të gardës që e panë Enverin atë natë t'a largonin me makinë nga vila e tij ,shumë më përpara " vetëvrasjes" të Mehmetit! Një njeri shumë i afërt i imi,i Luftës ,madje shumë pranë tyre,kur e pyetëm atë kohë tha vetëm kaq " ajo punë ka vajtur kokë për kokë"! Kreshnik Tartari,çuditërisht del aktiv dhe në vdekjen misterioze të Asllan Rusit.... Në atë kohë flitej në Tiranë se vajza e Nexhmijes e kishte dobësi atë djalë azgan.... Sidoqoftë Mehmeti vdiq...pat qenë burrë zemërzi! Fakti se edhe sot pas 41 vjetësh nuk thuhet e vërteta ,tregon se Mehmeti u eleminua për të sjellë në pushtet një Klan,që dominon edhe sot politikën në Shqipëri! Kjo enigmë po u hap do nxjerrë shumë gjëra të tjera më pas..që nga arsyeja përse u vranë Margarita dhe Kristaq Tutulani e deri te non grata e klanit Kapo,më falni se gabova...non grata e Sali Berishës!

              1. S
                Shokë idehalesh...

                Or tej nxonës ngels... Ajo ish anëtarja e rinisë fashiste shqyptare s'kishte pse bënte gërmime të tepërta në biografinë e Silvës, se para saj, atë duhet ta kishin bërë "jagot" sie mjeshtra të ngritjes së kurtheve. Duke i shërbyer qorrazi njerit prej regjimeve nga më gjakatare qe njohu historia e pasluftës në Evropë dhe jo vetëm, ka shumë premisa, që njohja dhe fejesa e të rinjve të ishte kurdisur me djallëzi prej tyre, përpara se ish komandanti i brigadës së parë sulmuese (eh cfare kontradikte, pas 30 e kusur vitesh do akuzohej si tradhtar nga shokët e idealit !?) të vihej përballë akuzave të sajuara dhe pa kurfarë baze prej një grushti intrigantësh.

                1. A
                  Adrian

                  Te verteten e asaj fejese e di vetem Kreshnik Tartari.

                2. T
                  Tirona

                  KGB-ne e perjashtoni?! Eshte periudha e inskenimit te prishjes se Jugosllavise. Zeri i Amerikes ne ate kohe permendi nje parrulle gjigante: prishja e Jugosllavise fillon dhe mbaron me Kosoven.... Ja analizoini pak faktet. Mehmeti coi tanket ne kufi. A do ta lejonin sovietiket kete gjeme?!

                  1. D
                    Dardan

                    Mos e kerko KGB -ne ne kujtimet e Agron Cobanit, se ishte ne taven e UDB-se se bashku me kunatin Fecor Shehu.

                    1. S
                      Selman

                      Kjo shpjegon edhe shume nga "kujtimet" e ketij Çobani Gazetar.

                  2. F
                    Frengu

                    Ju lutem, mos na i perdhosni shqipen me italianizma si "skakiera". Perse duhet ta shqiptojme si italianet nje fjale qe nuk rrjedh nga italishtja por nga indishtja dhe eshte bere pjese e fondit themelor te shqipes. Nuk e kuptoj perse kemi filluar te fusim ne shqip barbarizma te shumta te cilat rilindasit dhe gjuhetaret tane bene tere ate pune atdhetare dhe te mencur per t'i zevendesuar me fjale shqip? Nuk tregon aspak dituri perdorimi i fjaleve te tilla. Perkundrazi! Mos e beni te dridhet ne varr Eqrem Cabeu i madh!

                    1. A
                      Andi dhe Mehdi Bushati

                      Çiao "Frengu", okej "Frengu"!!!!!!. Sheh televizor ti "Frengu"? E ke degjuar Ardit pallen, me falni, Gjebrean dhe thuajse te gjithe llapaqenet e radjove, tv, i ke pare dhe degjuar? Nuk thone "kufi", por limit, nuk thone "takimi i radhes", por putana, me falni puntata e radhes, nuk thone "mireupafshim", por çiao. Ne shqiptaret jemi rraca me e felliqur ne bote, te pa shkolluar, dembele, rrjepacuke, vrases, hajdute imoral etj etj etj.

                      1. m
                        mik

                        Te dridhet nga varri Eqrem Cabej ? Po pse, ishte Cabej ai qe shpiku gjuhen shqipe ? Perdhosja e gjyhes shqipe nuk indinjon personin, por te gjith ne. Gjuha shqipe eshte pasuri, kulture e te gjitheve ne, duke perfshire dhe Cabejn .

                      2. C
                        Ceni

                        Mehmet Shehu nuk eshte vet rare. Ate e kane vrare. Vdekja e tij nuk eshte hetuar. Per te u thane ato qe tha Enveri. Po autopsia? Si nuk i ben autopsi kryeministrit kur i ben njeriut te thjeshte?

                        1. F
                          FF

                          Po nuk Ke Turp ne Kete moshe duke hedhur Balte mbi Enver Hoxhen,Po ti pjatat e Enverit lepije ore macok ….Pse nuk Shkruan per vitet e begata te Dheirokracise dhe Udheheqjen nga 91-2022 aty te shikosh te thuash ngreu Enver e vari nga koqet …Nuk e ulni Enverin o Debila se nuk ben dot asnje njeri Zhvillim e perparim sa Enveri.akoma me Dritat e tij shikoni e me Veprat e tij vidhni.juve ju keni dhenur Vrasjet e Vjedhjet Shqiptareve….ikni hani mutin e Sheikeve e Bleni Rrobat e Manes e hani skarcot e tij…Enveri ishte origjinal nuk ishte Mi si keta Sot.Kur vdiq ne rresht si kurva edhe ti qe e shan ,,Shikoni ca gjoja Burra si plakat e Lagjes me Shpifje e me rrena..Sa ishte gjalle ju kishte zus,tani Genjeni se ka ardhur koha e pushteve.

                          1. H
                            Hekuran

                            Dmth ky Agron Çobani, disa here ish drejtor i Rtsh, na tregoka se sa te indoktrinuar ishin gjith te tjeret l. Kete per vete, e kishin zgjedhur gazetar dhe nga rradhet e te perndjekurve? Po si drejtor kush e zgjodhi? Apo meqe gjith tjeret kan vdek ky i jep vetes te drejte te komentoje sipas qejfit dhe keto i quan kujtime. Derisa ka qen gazetar ne rtsh dhe disa here drejtor, ka qene i besuar i te gjitheve dhe jo vetem. Nuk paska gabuar asnjehere se e paskan rizgjedhur gjithmone. Kete e paska lene Partia me funksione te posaçme ne Rtsh se ndryshe te degdisnin maleve. Do ket qen kokrra e sigurimsit. Tani u paska hyre kujtimeve per te vdekurit.

                            1. T
                              Taulant

                              Mehmet Shehu ishte shume kriminel dhe e meritonte ate fund. Nje gabim behet kur Enveri trajtohet sipas parimeve te sotme. Enveri ishte produkt i kohes se luftes se dyte boterore dhe mbas saj. Mundohej qe ti gjente Shqiperise nje vend per te mbijetuar ne ate kohe. Churchilli i kishte premtuar Greqise Shqiperine e Jugut ne vitin 1943. Titos Shqiperin e Veriut. Kur Shqiperia prishi maredheniet me Bashkimin Sovjetik ne 1960 Perendimi nuk u afrua per ta ndihmuar sepse llogarisnin qe do ishte me mireqe Shqiperia te shqyhej prej Grekerve dhe Serbeve. E njejta gje qe eshte sot ku Bashkimi Evropjan nuk e pranon Shqiperin ne BE sepse nuk duan armiqte e Shqiperise si Greqia dhe Franca gjithashtu dhe Anglia por ajo ka dale nga BE-ja.

                              1. A
                                Arbër

                                Kalemxhi atëherë, kalemxhi sot Çobani

                                1. k
                                  km

                                  Bythelepiresit te Enverit ,Agron Cobanit i bijen te gjitha hipotezat e tij Poshte vetem me thenien publikisht ne nje emision televiziv nga nje prej ambasadoreve te SHaBAnit:- "po',Mehmet Shehu Ka qene Njeriu une".E kam degjuar tre here regjistrim ne hetues i te Fiqerete Shehun.Kollaj e Kane gazetaret,vec mos e shtremberojne.Dhe hetuesi qe e merr ne pyetje eshte Pirro Dauti,nipi i Kadri Hazbiut.Shikoni se mbase eshte gjalle.Apo ATA qe Jane personazhe nuk iu interesojne,ndersa Bythelepires si Agron Cobani sigurisht qe po'.Duhet ta dini,ishte gazetar per te pershkruat vizitat e Enverit neper shqiperi,Jo gazetar qe paraqiste interes per t'iu rrefyer personalitet e kohes.Si Ai Ka patur me dhjetra .Detyren e bente mire,na i beri shume te dashur enverin. Sot luftojne te bejne kriminel ate qe Shpetoi populli shqiptar,ndersa kriminelet dhe spiunet luftetaret per demokraci.Kane te drejte sepse koha e tyre Ka ardhe dhe lulezom.

                                  1. S
                                    Spinoza

                                    Analiza e Cobanit eshte sipas nje gazetari dhe mendimit te tij sic e thekson dhe vete , po vrasjet politike nuk behen per qellime familjare,Shehu dhe bashkepunetoret e tij jane eliminuar si te dyshuar pro Rus rrjedhimi i ngjarrjeve e verteton plotesisht kete variant.

                                    1. P
                                      Pensionisti i Porcelanit

                                      Jo, Mehmet Shehu u eliminua se ishte "njeri i Amerikaneve dhe Anglezeve"; ate e eliminoi agjentura Sovjetike dhe Jugosllave, por edhe bindja e Enver Hoxhes qe Shqiperia pas vdekjes se tij te mbetej "me vete", por ne "sferen e vendeve lindore qe pretendonin se ishin socialiste." Enveri, Nexhmija dhe Ramizi nuk e donin Perendimin. Kur dy veze perplasen, njera do te thyhet. Per fatin tone te keq, u thye veza e Mehmetit dhe Ramiz zeholli ia la pushtetin ne dore Perbindeshit te Vicidolit qe e shkaterroi Shqiperine per interes te Beogradit dhe Moskes.

                                    2. L
                                      Lugu gjat

                                      Nuk turbullohet kroi i kristalte i a tyre viteve kur Shqiperia beri progres. Te mirat ne peshe Te keqiat ne peshe dhe del rezultati. Po me falni, a zduan plumbin keta mijera zuzare te mbas 90 qe e spune Shqiperine ne vitin 0 ??

                                      1. S
                                        Shaqo

                                        ...sikur te ushte kujtuar me pare, mbase do kishte ndonje efekt, por tani o Agron Cobani, s'te pjerdh njeri, as i vjeter e as i ri. U ja dale boja ne kohe.

                                        1. A
                                          Agron

                                          Po lereni e mos shani Agronin. Ai ka patur mendimet e veta. Ka vite qe nuk jeton. Ka botuar nje liber me kujtime gati 10 vjete me pare. Dhe kaq. Si shume te tjere ka bere kthese ne mendimet per Enverin. Dhe cfare? Apo doni qe mendimet te mos ndryshojne? Jetojme ne kohe tjeter, ne sistem tjeter. Nuk duhet patur frike per te thene mendimet hapur.

                                          Lini një Përgjigje