Kush i ndërtoi "Kodrat e Liqenit" në Tiranë?

16 Korrik 2025, 10:02Dossier TEMA
Kush i ndërtoi "Kodrat e Liqenit" në Tiranë?

Nga Kreshnik Kuçaj

Në nëntorin e vitit 1951, zëvëndëskryeministri Hysni Kapo firmos një urdhër që i jep jetë ngritjes së një komisioni të posaçëm që do të studionte mundësinë që në Tiranë të ngrihej një park i madh me sipërfaqe totale prej 700 hektarësh.

Pas këtij urdhëri, Komisioni i drejtuar nga inxhinieri Gaqo Tashko u mblodh në vigjilje të festimeve të 39 vjetorit të Pavarësisë për të formuar 3 nënkomisione:

Nënkomisioni për Parkun Kultural, Nënkomisioni për Parkun Botanik dhe Natyral si dhe Nënkomisioni për Parkun Zoologjik.

Nënkomisionet do të drejtoheshin nga arkitektë sovjetikë e bullgarë ndërsa në përbërje do të kishin arkitektë e inxhinierë shqiptarë.

Por vetëm në vitin 1953 do të arrihej në një projekt konkret që parashikonte detajimin se si do të ishte Parku i Madh i Tiranës.

Projekti i hartuar në fakt arriti të marrë vetëm miratimin paraprak të autoriteteve, por e vetmja gjë që nisi të ndërtohej ishte Liqeni Artificial dhe mbjellja masive e pemëve, shpeshherë pa plan konkret pasi plani nuk ishte miratuar si plan përfundimtar.

Të dhënat zyrtare të kohës dëshmojnë se deri në vitin 1953 ishin mbjellë rreth 250 mijë rrënjë pemë jo frutore.

Projekti i vitit 1955 për Parkun e Madh të Tiranës

Në vitin 1955, komisioni për ngritjen e Parkut të Madh të Tiranës do të mblidhej sërish në drejtimin e inxhinierit Gaqo Tashko dhe në përbërje të të cilit ishin arkitektë e urbanistë të njohur të kohës si Gani Strazimiri, Kol Paparisto, Ibrahim Sina etj, për të miratuar projekt-idenë e planit rregullues të Parkut të Madh të Tiranës.

Projekt ideja përmbante dy variante, me pak ndryshime nga njëri tjetri.

Por ajo që bie në sy në të dy variantet, ishte kufizimi i sipërfaqes së parashikuar të Parkut të Madh.

Nga 700 hektarë që ishte planifikuar në fillim, në planin e 1955 sipërfaqja u reduktua në 250 hektarë. 

Me projektin e vitit 1955, llogaritej që parku të mundësonte një sipërfaqe 16.5 metër katror për banor; një përllogaritje që bazohej në një popullsi rezidentë në kryeqytet prej 150 mijë banorësh.

Projekti i vitit 1965 për Liqenin Artificial të Tiranës

Realizimi i projektit do të shtyhej në kohë dhe do të rikthehej sërish për diskutim në vitin 1965 kur do të hartohej një projekt i posaçëm për zgjerimin e mëtejshëm të Liqenit Artificial.

Kjo nënkuptonte nevojën për ngritjen e një dige të re dhe përmbytjen e digës së mëparshme si rrjedhojë e rritjes së  nivelit të ujit.

Referuar projektit të ri, diga e Liqenit Artificial të Tiranës, pjesë e Parkut të Madh, do të rritej nga 116.5 metra në 117.3 metra. Si pasojë, diga e mëparshme do të mbytej.

Ndërkohë parashikohej që nga njëra anë Liqeni Artificial të furnizohej nga Lumi i Erzenit dhe nga ana tjetër, të shërbente për furnizimin e Kombinatit të Tekstilit në kryeqytet, përmes dy tubacioneve.

Pas hartimit të projektit, nisën edhe ndërtimet përkatëse ku gjatë punimeve u ndalua me ligj larja në liqen.

Fushatat për mbjelljen e pemëve

Për mbjelljen e pemëve në parkun e Tiranës u mobilizuan të gjitha institucionet e vendit. Për secilin institucion ishte caktuar një parcelë e veçantë që do të mbillej me pemë.

Universitetit Shtetëror iu caktua mbjellja e 24 mijë fidanëve, Ndërmarrjes “21 dhjetori” 19 mijë fidanëve apo Garnizonit të Tiranës që iu caktuan 14 mijë fidanë.

Numrin më të madh të fidanëve për t’u mbjellë ia caktuan Politeknikumit 7 nëntori, me 28 mijë fidanë.

Përgjatë periudhës së krijimit të tij, parku u mboll kryesisht me akacie, plep kanadez, pishë të egër dhe të butë, lis, frashër, eukaliptus etj dhe një serë varietetesh shkurresh.

Parku i Madh i Tiranës, që u njoh ndryshe edhe si Kodrat e Liqenit në Tiranë, u bë shumë shpejt një vend i frekuentuar masivisht.

Projekti Çarçani, projekti i fundit komunist për liqenin e Tiranës, 1990

Në vitin 1989, qeveria e drejtuar nga Adil Çarcani miratoi planin e ri rregullues të Tiranës, duke përfshirë disa projekte që në fakt gjetën zbatim në periudhën postkomuniste.

Një vit më vonë, në 1990, pas Planit të Tiranës u diskutua edhe plani për Parkun e Madh të kryeqytetit. Parku kishte arritur një sipërfaqe prej 256 hektarësh dhe përbënte një nga qendrat më të frekuentuara të kryeqytetit për shëtitje, argëtim e pushim.

Projekti i vitit 1990 parashikonte zgjerimin e investimeve në park në pjesën e Saukut si dhe zgjerimin e shëtitores deri në zonën ku parashikohej të ndërtohej në të ardhmen Unaza e Re e Jashtme e Tiranës, që ishte parashikuar në planin e ri rregullues të qytetit.

Po ashtu, projekti parashikonte ndërtimin në Liqenin Artificial, të dy ishujve brenda tij.

Sipas këtij plani, parku do të ndahej në dy zona; në zonën e pushimit aktiv të organizuar dhe në zonën e pushimit të lirë. Pra, parashikohej ndërtimi i ambienteve të përshtatshme për stërvitje dhe aktivitet sportiv dhe pjesa tjetër për pushim e lexim.

Në park parashikohej ngritja e objekteve social-kulturore si 1 ose 2  hotele e restorante turistike me kapacitet 50-60 vende fjetje, 2-3 bufe-restorante e pastiçeri masive me kapacitet 200-300 vende secili, 1 kinoteatër i ri veror me 1000 vende, mjedise leximi në natyrë, plazh e nënstacione varkash në bregun e liqenit, pishina të hapura, sheshe me lojëra të ndryshme të shpërndara në të gjithë parkun.

Po ashtu, ky plan parashikonte ngritjen e kampeve të pionerëve dhe 1 ose 2 shtëpi pushimi për 15 ditëshin e pushimeve që merrnin punonjësit.

Por trazirat që pasuan vendin në vitin pasues do të bënin që një pjesë e mirë e këtij projekti të mos gjente zbatim menjëherë, ashtu sikurse edhe Parku i Madh do të dëmtohej nga ndërtimet e paligjshme dhe shpyllëzimet.

21 Komente

  1. M
    Me dashuri - Baba Edvini - Mbreti i Surrelit

    Me pelqen te dhjes atje .. ne natyre te hapur nen vezhgimin kureshtar te atyre qe i genjen mendja se parku i Liqenit Artificial te Tiranes do ngelet park !!! Po po do vazhdoj te dhjes derisa ta mbuloj me mut se keshtu me do bytha mua. Banoret e Tiranes the ?? E kane ndertuar ata ?? O kazane te Salihut shkoni ne kadaster dhe do shihni qe tapia e Liqenit ka vetem nje pronar : Edvin Krstq Rama Dhe studimin urban e kam bere tashme po une. Pronari i vetem. Koncepti i studimit qendron ne ate qe une ...DO DHJES ne te gjithe siperfaqen papushim. Deri sa te mesoheni ta quani Muti Artificial i Tiranes. Dhe te filloni ta hani me triske. Kot nuk votuat per mua. Kam 140 deputete. As Enveri skishte.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Ik mor brekdhjer.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ......

        keshillohet nje xanax ,ta marresh bashke me edi dramen,saliun,dhe liken si fillim....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me dashuri - Baba Salihi - Mbreti i Viçidolit

          Pse habiteni? Parkun e liçenit t artifics e kom nertue vet un. M kan nimue pafunsisht zotnijt ne zojat si Alfred Lela Albona Vokshi qu e kon nertue me djersn e byths, projekti o kon i arkitekt Falmut Noks ne Nard Ndoks, pemt i kan prue ne i kan mjell zoti Titan Preshi ka Gjinokastra ne Genc Pollo ka Permuti. Supervizor punimesh o kon Belind Klliçi ne Klevis Ballija. Sahit Dallapi, Sali Lusha, Agron Kuliqi jan kon nrkue me pague puntuert. Me fadromat o kon Lefter Geshteja ne Lefter Maliçi. N kry t gjith punvet jon kon Lirija, Argita ne Xeni. (Xeni u çote uj me shtama puntuervet)

          Përgjigjjuni
          1. t
            tony

            O shpellar ti me zeher jo me dashuri ti kifsha robt ku ti kijsh ok tii dhite dhe haje vete ok tek liqeni si i themi ne ose lokali kisha e shenprokopit jane rritur breza te tere qe nga viti 50 dhe vazhdon te frekuentohet si nje nga vendet me bukura dhe argetuese te Tirones tone okkk. pranaj ti shko ke pjesa e sateme ku je rrit me derrat the mos llap e mos ha mo mut dhe mos e ze me goje emrin e Bablokut se ja felliq o i felliqur

            Përgjigjjuni
            1. S
              Synetlliu Sumëpërpjetë

              Edhe bythqir edhe klysh kurve qenke o "tony" qe ne fakt e ke "tum-i". Duket qe ne Tr ke ardh ne 2013. Shko mbrapa stadiumit edhe shih apartamentet e Olsit me mustaqe Kastratin te projektuara nga ShtepiMontuesi ( dashnori I Rames Casamonti) per 5000 banore. Ishin Park- peme bar pisha dhe shkure tani eshte mut inert. Jo si ti ti je tum organik bagetish. Aty mbi bar, nen pishe, kam shkerdhyer tet 'eme, motren gruan dhe po pres te te shkerdhej edhe vajzen. Kuptove o bythqir militant ...ndersa ty do te ve rottweilerin te te palloje. I ka qejf bythkuqte ...o tum-i organik

              Përgjigjjuni
              1. h
                heu bre

                O Synet, shpejt te psikiatri! Bej synet dhe koken.

                Përgjigjjuni
            2. E
              Ervin Salianji

              "Me dashuri......" Shpellaret dhjesin ne pyll dhe kane kenaqsi qe e bejne kete sepse ne shpelle nuk kane nevojtore. Sali Berisha nuk eshte arkitekt ndertimi qe t'ua piketonte, ai (Saliu) eshte arkitekt rrumpalle i shkaterrimit. Mbajeni fort se edhe bytha u ajroset atje ne pyll.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Dhjefsh dhe e hengersh mengje drek darke dhe e pac harram.

                Përgjigjjuni
              2. s
                selosaliu taso

                mero kujdes@@@@

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qafkuqi

                  O Niku ,o historian. Kodrat nuk ndertohen, jane aty si merite e zotit ose gjeologjise. Parku mbi kodrat egzistuese mund edhe te ndertohet.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Mire kush e beri park po lind pytja kush e prishi ate park,kush e ktheu ne kenete, ne ate kihe i harruam kenetat na i ktheu demokeacia.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Parku i Shen Prokopit

                      Kush e shkaterroi Parkun e Madh te Shen Propokopit? (Ne kohen e Enverit ne keshtu e quanim, tani ne kohen e demokracise kur u lejuan besimet fetare, filloi te quhet Parku i Madh i Liqenit, ose i Tiranes. I Madh-nje MUT se tashme eshte ngrene nga te kater anet. E filloi Shpresa Leka - mdjese paste (sigurisht me urdher nga lart) dhe vijoi keqazi fare Rama me nje park ordiner lojrash per femije, shtruar me taper sintetik dhe vazhdon me ritme te frikeshme zvogelimi i hapesires natyrore dhe shnderrimi ne nje lulishte lagjeje!

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        informacion

                        Ne i thoshim "te Kisha", nuk i thoshim Parku i shen Prokopit! Mos ja fut kot. Ose i thoshim "te Liqeni"

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        GG

                        Nuk mund te shkruash nje artikull te tille dhe te harrosh qellimisht projektuesin e diges dhe te liqenit artificial Inxhinjer Fahredin Nuri. Me te njejten hipokrizi kur u "restaurua" sugar ju dha emri "lasgush poradeci" - pa lidhje. Pune shqiptaresh. Gjelle qensh.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptar!

                          Një padrejtësi e heshtur ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, në periferi të Parkut të Liqenit në Tiranë. Pronarët e ligjshëm, të cilët ruajnë tapitë dhe të drejtën mbi pronën e tyre, janë lënë jashtë zhvillimeve, të përjashtuar nga çdo vlerësim real i pronës që zotërojnë. Ndërkohë, ata që nuk kanë asnjë të drejtë ligjore mbi tokën, kanë zaptuar, ndërtuar e shfrytëzuar zona të tëra. Ky është diskriminim i hapur dhe përçmim ndaj ligjit dhe qytetarit që beson në të drejtën e vet. Në një shtet normal, ligji duhet të mbrojë të drejtën, jo të favorizojë faktin e kryer. Përndryshe, prona bie në vlerë, besimi në shtet bie, dhe padrejtësia bëhet normë. Kjo situatë është një shembull i qartë i konfliktit midis të drejtës së pronës dhe realitetit të mungesës së shtetit ligjor në praktikë. Pronarët e ligjshëm janë të kufizuar, madje penalizuar, duke mos mundur të zhvillojnë pronën e tyre edhe pse kanë dokumentacionin përkatës. Zaptuesit përfitojnë, shfrytëzojnë hapësirat për interesa ekonomike apo personale, shpesh pa asnjë pasojë. Keqardhje pa fund.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Operacioni Zjarri

                            D.m.th. diktatori kishte menduar qe çdo qytetar te kishte 16.5 meter katror gjelberim. Keta te sotmit nuk jane as tek çereku. Ah more diktator sa i keq qe paske qene.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Kushdo qe shkruan duhet te kete njohuri mbi gjithe ndryshimet qe u bene ne Shqiperi qe nga Kongresi i Lushnjes ,ne Mbreteri,Diktature e ne demotakercita.Le te dale dikush e te na thote se ne keto 35-vite demotakercita,vec burgjeve qe kemi bere ne cdo qytet,qeverit te kene ndertuar nje teater,nje stadium nga themelet apo dicka per qetesin e pushimin e njerezve.Sot gjelberimi eshte fjale e huaj,betoni eshte fjale e "duhur".35-vite grabitje e shperfytyrim te vendit.Nje periudhe afro sa e diktatures dhe akoma s'dalim dot nga "tranzicioni".Natyrisht ka akoma gjera per te grabitur. Presim qe ndonje politikan te behet pronar i parkut tek liqeni se parqet e tjera ne Tirane e kudo e kane gjetur pronarin.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Opa

                                Besoj se nuk e kane cenuar kete park ndertimet pa leje te Lalës mbas ish sheratonit, sepse nese do te ishte e kunderta, me siguri qe tani mbas thethit, rruspat duhet te ishin ngati per te ruajtur parku!

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astriti

                                  imagjinoni tiranen pa liqenin artificial .mos haroni kush e krijoi .ai burre do mbetet i gjalle me keto vepra gjigande qe i fali shqiperise .nuk kam ndermend ti kujtoj vetem se liqeni artificial eshte nje nga super veprat e krijuara ne vitet e transformimit te shqiperise .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Astrit

                                    Ka qene nje pune e bukur e periudhes diktatorale, sot fale babezise sone,paaftesise qeverisese kemi shkataruar natyren e bukur qe zoti i ka dhene shqiptareve.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje