Mbi rrethanat e vrasjes së antifashistit Ismail Karapici

5 Dhjetor 2022, 19:41Dossier TEMA

Mbi rrethanat e vrasjes së antifashistit Ismail Karapici

Nga Marenglen Kasmi

Ismail Karapici lindi në qytetin e Tiranës, më 14 dhjetor 1922. Në vitin 1935, me bursë shtetërore filloi studimet në Kolegjin Ushtarak të njohur “Nunziatella”, në qytetin e Napolit e më pas i vazhdoi ato në Akademinë Ushtarake të Artilerisë dhe Xhenios, në Torino. Kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Karapici së bashku me shokë të tjerë studentë ushtarakë nga Shqipëria, vendosën të hakmerreshin në një formë “origjinale” shqiptare, t’i bënin atentat Mussolini-t. Atentati do të kryhej në Torino, kur Mussolini të vizitonte qytetin e Torinos, çka ishte e planifikuar. Ky atentat mbeti në tentativë sepse u zbulua. Pas hetimesh të shumta, karabinieria italiane zbardhi planin e atentatit dhe arriti në përfundimin se organizator i këtij atentati ishte Ismail Karapici, i cili po ashtu e pranoi këtë gjë. U dhanë gjashtëmbëdhjetë dënime me dëbim nga Italia dhe pesë me burgim. Katërmbëdhjetë prej dënimeve u përkisnin studentëve ushtarakë shqiptarë të Akademisë Ushtarake të Torinos. Dënimi më i rëndë ju dha Ismail Karapicit, me pesë vjet burgim. Kur Aleatët hynë në Itali në Korrik 1943 liruan të gjithë të burgosurit politikë nga burgu. Mes tyre ishte edhe Karapici, i cili u kthye në Shqipëri dhe ju bashkua misionit ushtarak aleat në Shqipëri. Në fillim të vitit 1944 Karapici do të vritej në rrethana të paqarta.

Për vdekjen, neë fakt vrasjen e Ismail Karapicit, kemi dy burime te rëndësishme. Burimi i pare është oficeri i Misionit Britanik ne Shqipëri gjate luftës Anthony Quale, i cili e ka përshkruar ngjarjen në librin e tij “Eight Hours from England” botuar në vitin 1945 dhe i dyti, gazetari amerikan Peter Lucas, ne botimin e tij për veprimtarinë e OSS amerikane ne Shqipëri gjatë L.II.B, tashme i njohur për lexuesin shqiptar.

Sipas dëshmive të shkruara nga Anthony Quayle, i cili ishte i vetmi që e dëgjoi dhe përshkroi këtë ngjarje drejtpërdrejt nga njoftimet e bashkëpunëtorëve të tij pas ndodhisë, Karapici u vra në pabesi. Siç shkruan anglezi në librin e tij, sipas analizave dhe thënieve të vendasve, vrasja kishte ndodhur për shkaqe, në dukje, me motivin e vjedhjes së disa dhjetrave monedhave të arta dhe dokumenteve informative që Karapici kishte pasur me vete ne çastin e nisjes. Për vrasjen e tij, gjithmonë sipas atyre që dëshmuan gjetjen e trupit, dyshimet binin mbi shoqëruesin vendas të Karapicit. Për më keq, vrasja ishte kryer pas shpinës dhe trupi i të vrarit ishte zhveshur dhe lënë ashtu në shtegun e malit. Por, si të mos mjaftonte me kaq, trupi i të vrarit, përveçse me tre plumba, ishte goditur disa herë edhe me thikë në trup, sic dukej për t’u siguruar që kishte vdekur.

Kurse Peter Lucas i bën një shpjegim disi ndryshe vrasjes së personazhit tonë. Ai e ndërton shpjegimin e vrasjes nisur dhe mbi rrëfimin e vetë shoqëruesit të I. Karapicit. Dhe, sipas këtij shoqëruesi, të dy kishin rënë në një pritë të befasishme dhe, në këtë situatë, Karapici kishte reaguar duke u kundërpërgjigjur me zjarr, ne përpjekje për të shpëtuar, por ishte goditur dhe mbeti i vrarë. Kurse shoqëruesi ia kishte dalë të fshihej pas shkëmbinjve deri sa zbriti në fshat ku kishte njoftuar për ngjarjen. Por, ai nuk dha asnjë shpjegim se si, pse dhe nga kush u vra Karapici! Cili ishte i interesuar për këtë vrasje? Megjithëse shoqëruesi, nga ana e tij nuk e pranonte vrasjen e Karapicit dhe se nuk e dinte kush ishin vrasësit e tij, akuza dhe damka për këtë vrasje i mbeti pikërisht atij, i cili edhe u kap një muaj më pas, gjatë një aksioni dhe u gjykua nga Brigada e Pestë Sulmuese, duke e dënuar me vdekje. Por, per shkaqe te panjohura ai nuk u ekzekutua! Madje, sipas thënieve të një prej anëtarëve të misionit amerikan, vrasjen e Karapicit e kishin porositur komunistët sepse nuk e duronin faktin që ai punonte me amerikanët, ndonëse këta të fundit e mbështetnin Luftën dhe Lëvizjen Antifashiste Shqiptare!

Sidoqoftë, ashtu siç thotë pas një analize të ftohtë dhe realiste, amerikani Lucas më i lidhur me Karapicin, “...tërheqja e rojeve (të fshatit Dukat) dhe vrasja e Ismail Karapicit kishin për qëllim të më paralajmëronin lidhur me afrimin tim me partizanët. Në rast se puna ishte kështu, atëherë unë nuk do te bëja asnjë përpjekje për të fshehur ndihmën time për Brigadën e Pestë”. Kjo Brigadë, në këtë kohë, vepronte në qarkun e Vlorës, pikërisht pranë zonës së Dukatit, ku ndodhej  baza e Aleatëve.

Kësisoj, ishte vrarë në muajt e parë të vitit 1944, I. Karapici, studenti për oficer në Akademinë Ushtarake të Artilerisë dhe Xhenios të Torinos, në Itali, ideatori i atentatit të parealizuar kundër Musolinit, njeriu që kishte vuajtur afro pesë vite në burgun fashist të Barit, prej nga e liruan Aleatët amerikanë të Koalicionit te Madh Antifashist Botëror gjatë mësymjes në Itali. Ai ishte bashkëpuntori informativ, tejet aktiv, i Misionit OSS amerikan në zonën e Vlorës, në Shqipëri. Ky pionier i antifashizmit shqiptar ishte vrarë, sipas të dhënave zyrtare të kohës, në një moshë fare të re, vetëm njëzetedy ose njëzetetrevjecare!

Vlerësimet e anglezit A.Kuajle, të misionarëve amerikanë, që punuan së bashku me të për të ndihmuar pareshtur Luftën Antifashiste, sidomos luftëtarët e Ushtrisë NÇ Shqiptare, ishin të larta dhe të miratuara pa asnjë dyshim. Disa prej këtyre vlersimeve u cituan më herët në këtë shkrim lidhur me zgjuarsinë, përkushtimin, besnikërinë dhe sidomos për aftësitë profesionale prej informatori të sprovuar. Për të mos përsëritur ato cka u theksuan nga koleget pak me pare, po sjellin në këtë rast një vlerësim të studiuesit të njohur italian të historisë ushtarake, Pietro Kroçianit, i cili është shprehur lidhur me rastin Karapici: “Ismail Karapici ishte një figurë shumë interesante. Nuk e kuptoj se si ka mundësi që nuk u bë hero Kombëtar në Shqipëri!” Dhe, në të vërtetë, përtej aktit të vrasjes së këtij shqiptari antifashist është e çuditshme që veprimtaria e tij mbeti tabu! Trajtimi, vlerësimi dhe njohja e tij si antifashist i orëve të para, madje brenda në strofullën e fashizmit, qysh në pushtimin e Shqipërisë janë ekstremisht të pajustifikueshme, si para dhe pas viteve Nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, aq më shumë në ditët e sotme!

Askush nuk di të shpjegojë arsyet përse nuk është shkruar asnjëherë dhe nga askush thellësisht për këtë figurë sa të vecantë, spontane dhe kaq interesante, me histori intriguese, për një student të ri ushtarak shqiptar, i cili i u kundërvu hapur fashizmit nën frymën e dashurisë për atdheun dhe popullin e tij të pushtuar pa asnjë justifikim! Po ashtu është I pashpjegueshëm fakti që, për një akt kaq vetëmohues sa ai i ndërmarrë prej djaloshit shqiptar nuk ka asnjë faqe, asnjë artikull aq më pak ndonjë libër të shkruar në shqip, përveç disa faqeve në librin e publikuar prej historinait ushatarak, prof. Proletar Hasani.

Përtej kësaj heshtje të stërzgjatur, natyrisht që ka një shpjegim krejt të qartë, i cili shtrihet ne dy kohë, e para që nga viti 1945 deri më 1990 dhe tjetri, që pas vitit 1990 deri më sot. Por ndërsa në peridhën e parë, shpjegimi gjendet, me siguri, në faktin se ai, duke shërbyer në përbërje të Misionit ushtarak Amerikan në Shqipëri gjatë viteve të LANCSH, konsiderohej si “agjent” apo informator i anglo-amerikanëve! Po për një çerek shekulli pas vitit 1990, përse nuk u rishikua dhe rivlerësua figura dhe veprimtaria e tij antifashiste dhe në dobi të Luftës Antifashiste të popullit shqiptarëve dhe asaj të aleatëve antifashistë amerikanë në Shqipëri?! Kjo harresë ndaj personazhit tonë, por edhe e shumë personazheve të tjerë me kontribute të çmuara për luftën, nuk ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me fenomenin e revizionizmit të historisë pas viteve 1990, ku artikulohet, madje edhe nga historiane, hera-herës direkt e më së shumti indirekt se, vlerë përbën bashkëpunimi me pushtuesin dhe jo lufta kundër tij!

Së fundmi, I. Karapici nuk është një personazh artistik i krijuar nga fantazia e ndonjë shkrimtari. Përkundrazi, ai është një personazh real dhe historik, i dokumentuar, për shkak të veprimtarisë së tij të hershme dhe të pasur antifashiste dhe luftarake kundër pushtuesve fashistë dhe në interes të lirisë dhe çlirimit të popullit shqiptar, në një periudhe tejet të vështirë për fatin e tij.(Voxnews.al)

7 Komente

  1. I
    I. Hoti

    Lavdi heronjve te cdo lufte qe kane bere shqiptaret kunder pushtuesve te trojeve tona ne cdo kohe ! politika shkon e vjen ...Heronjte mbeten Nderi i Kombit !

    1. U
      Universi shprsa ime

      Ju spo gjeni kta të sotmit do gjeni ato të qoftlargut. Lajm sa per zhurem koti

      1. P
        Pula

        Marks Engels Lenin - Marenglen i shitur tek rusët. Do luftohej sllavo-komunizmi qe ishte caktuar ta pushtonte Shqipërinë apo ushtritë e huaja qe ishin kalimtare? Armiq te shqiptareve ishin e jane kolaboracionistët e serbeve, ruseve, sllave, grekerve.

        1. M
          Moisi Golemi

          Pula e ka akoma vezën në b¥thë, prandaj kakarit.

        2. A
          Ad

          Zoti historian, Marks-Engels-Lenin, pse nuk hulumtoni vetë ju për t'i shkuar në rrënjë së vërtetës, viktima por dhe verteta e meritojne, packa se ngjarja është detaj, imtesi e luftes NC, ndonëse qëllon qe një imtesi të flasë sa një e tërë... Nuk e jepni të qartë kontekstin dhe dinamiken e ngjarjes fatkeqe ndërkohë që dini me hollesi jetën e viktimes... Deshironi qe autor i krimit të jetë shoqeruesi, plotesisht e mundur por jo e sigurtë... Në fillim thoni fshati fshati..., duke ngjallur kurreshti, pastaj e permendni Dukat, të pashoqeruar nga asnjë cilesor positiv apo negativ... Kete rol e luan damka që i mbetet shoqeruesit dhe nëse s’është ai që e ka kryer krimin... Mendoj zoti historian m-l se, në mos u gabofsha, keni sepaku dy synime: O i bëni dikujt terthoras presion për arsye të errëta... Dhe me dashje pa dashje njollosni fshatin Dukat... Dukati zotëri, atebote numeronte rreth 500 shtëpi dhe nga më të begatet e Shqiperise... Perpara 1943-it ka qenë gati t'i bashkohej luftes NC, por kur panë se si pas fjalëve të bukura, komunistet vrane me pabesi shoket e tyre të grupit të Të Rinjve dhe kreret e cetes Plakë të Vlores, u distancuan fill... Vijme ne nentorin e 1943-it... Krere të Clirimtares janë mysafir nder miqesi krushqie ne Dukat. Thelbi muhabetit: hyrja e partisaneve ne Dukat. Duke ngrene e ngritur dolli, i zoti i shtëpisë u thotë miqve: Mos ejani, nuk ju do fshati... Dhe ranë dakort... Por Dushan Mugosha donte gjak: Pas dy ditesh, sapo kish feksur, partizanet e sulmojne fshatin ne gjumë dhe befasi, me zulme të madhe. Arriten gati qendren e fshatit, iu mbetej vetem rrapi shekullor pa marrë... Pikerisht në kete cast, ua pret hovin një mitraloz i rende Breda dhe disa mitraloza të lehtë që ata 6-7 burra i kishin marrë në dépôt italiane... Ata 6-7 burra mbajten partizanet e brigades Parë dhe të Peste deri nga mesdita kur u kthyen burrat nga Karaburuni ku dimeronin bagetite... Lufta vazhdoi deri pasdite kur partizanet u terhoqen ne perendim të diellit... U vrane mjaft dukatas por me shumë partizane.. Kompani malore gjermane ndodhej ne Llogara, as gjysmë ore larg me këmbë nga Dukati... Gjermanet nuk nderhyne, u cfaqen ne fshat te nesermen... Ballistet e Dukatit i shoqëruan gjermanet deri ne sinor të fshatit, aty komandanti Ballit u tha: Deri këtu e kemi zakon dhe gjermanet e pranuan arsyen, vijuan t'i ngjiten vetem majes se Palases... Kolona dallohej nga fshati vetëm falë herë pas here qitjeve te shpejta dhe të mprehta te Scharsave, ngaqë ushtaret mbanin pelerina të bardha... Zoti historian m-l, asnje ballist dukatas nuk ka vene kembe ne territor te nje fshati tjeter, pale më të ketë vrarë ndokend...

          1. V
            Vetetima

            Ad ….. i ka pershkruar ne menyre shume te sakte ngjarjet e luftes te cilat konfirmohen dhe nga Mustafa Hoxha (Kolonel) Historiku I Luftes te fshat it Dukat 1939-1944 (me bashkautore rreth 16 njerez te shquar te Dukatit dhe Krahines se Dukatit) Kolonel Mustafa Hoxha spjegon sakte per Ismail Karapicin, Ne disa libra te misionareve angleze dhe amerikane shkruhet per ngjarjet ne Krahinen e Dukatit si te Entoni Kueil, James Hudson, Mangerich, deri ne ne 2009 te Profesor Profesor Roderick Balley Sër (Sir) Rexhinald Hibert (Reginald Hibbert) në librin e tij Lufta Çlirimtare Kombëtare e Shqipërisë. Fitore e Hidhur (1991) shkruan për këtë çështje: “...më 8 Gusht 1943 u lëshua një qarkore me porosinë e përgjithëshme që çfarëdo bashkëpunimi me BK duhej ndërprerë. Kjo ishte pika në të cilën Lufta Civile ndërmjet LNÇ dhe BK u bë e sigurtë dhe e pakthyeshme.” (f. 93). “ Pjesa e territorit aty rrotull ishte nën kontrollin e BK (Balli Kombëtar), por BK në këtë rast ishte mbrojtës, jo agresiv dhe ata kishin qëndrim miqësor ndaj oficerëve ndërlidhes britanikë. LNÇ (Lufta Nacional Çlirimtare) bënte kërcënime se do ta sulmonte atë zonë me qëllim për të siguruar ushqime. … Në fakt partizanët (Mehmet Shehu dhe Brigada e Parë Sulmuese ) i dhanë goditje BK në zonën e “Syrit të Detit” para se të arrihej ndonjë gjë.” Marrëdhëniet e Dukatit (pleqësinë e krahinës së Dukatit)gjatë periudhës Dhjetor 1943 - Maj 1944 tek “Syri i Detit” dhe Gramë të Karaburunit, jane përshkruara në dy libra të oficerit të Drejtorisë së Operacioneve Speciale, britanikut Entoni Kuejl 1944: 8 Orë larg Anglise, Londër, 1945 dhe Autobiografia e Kueilit “Është koha për të folur”, botuar në Londër në vitin 1990. Në shpellat e shpateve perëndimore të Karaburunit, aleatet anaglo-amerikane ndodheshin bashkë, por që kishin detyra të pavarura benin pjese: Mbrojtja Detare (M16) dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale (SOE) angleze si dhe zbulimi sekret amerikan (OSS) përbënte një zonë të nxehtë me rëndësi strategjike si për gjermanët, aleatët e shqiptarët, ashtu edhe për italianët Po aty u ngrit misioni per transportimin e Italianeve(deri ne gradwn gjeneral) te shperndare e mbetur ne Shqiperi dhe qe u realizua me sukses nga oficeri Giuseppe Manzitti (Xhuzepe Manxiti) një nga yjet e Shërbimit Sekret Italian, me detyrë në Shtatmadhorinë Italiane të Vlorës. Dy ditë pas mbërritjes në bazën e “Syrit të Detit”, Entoni Kuejli kërkoi një takim me pleqësinë e krahinës së Dukatit, siç përshkruan ai ”pak javë pasi ata ishin goditur nga partizanët e prisnin një goditje tjetër” .......“...shumica ishin fshatarë, një ish mësues, një tjetër avokat në Vlorë...çdonjëri fliste italisht, dy apo tre flisnin frëngjisht... ”). Biseda pak a shume ishte kjo: Edhe paraardhësi i tij, Majori Field (Fild), kishte kërkuar nga ata që të goditnin karvanet e makinave gjermane që kalonin për në Greqi përmes fshatit, (Dukatasit kish fatin e keq që rruga kalonte përmes fshatit të tyre!) por ata mendonin se po qe se do ta kishin bërë atë, gjermanët do kishin shkatërruar gjithë fshatin. Ai qe inatosur për këtë me fshatin, por “ ... ai nuk e kuptonte që lufta e tij dhe lufta e tyre nuk qenë njëlloj..” Natyrisht që aleatet do t’i mundnin gjermanët, dhe ata do tërhiqeshin... Dukati duhej të mbrohej nga komunistët... Vërtet ata nuk po bënin prita e sabotime kundër gjermanëve, por po kontribuonin shumë duke mbrojtur bazën e “Syrit të Detit” dhe vetë ata nga gjermanët. Për pyetjen nëse goditjet do bëheshin nga ai dhe misioni i tij... përgjigjja qe njëlloj: “Do shkatërrohet fshati.. dhe padyshim ata s’mund të ishin dakord që përmes fshatit të kalonin armë për te partizanët...“ Pa dyshim që Kuejlit dhe paraardhësve të tij në fillim të 1944 nuk u interesonte gjë tjetër veçse lufta kundër gjermanëve e të gjithë palëve, pa dallime politike. Sidoqoftë Kuejli kishte një dilemë që do t’ia shprehte në Maj 1944 përfaqësuesit britanik në Italinë e pushtuar nga aleatët, Harold Macmillan (Herold Mekmilan): "Pse na detyroni ne oficerët e ndërlidhjes si unë, të shtyjmë fshatarë injorantë ballkanas të godasin armikun, duke e ditur mirë me çfarë çmimi do ta paguajne ata, me vdekjen dhe shkatërrimin e fshatrave të tyre..." Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe pas Luftës së Dytë Botërore, do t’i përgjigjej : "Po, është e dhimbshme. Por duhej bërë. Ti dhe shokët e tu mbajnë atje 40 deri 50 divizione gjermane. Më mirë që ata janë në Ballkan sesa në Frontin perëndimor.” Ne Dukat ka ekzistuar nje “Safe House” (Shtepi e Sigurt) per gjithe misionet angleze dhe amerikane gjat L2 Boterore, e vetmja ne Shqiperi. Eshte interesante si e pershkruan Entoni Kuil qendrimin e Pleqesise se Dukatit per rastin e vrasjes se Ismail Karapicit. Shoqeruesi i Ismail Karapicit u kthye ne fshat vetem dhe u tha qe, u sulmuam nga nje bande dhe ai u vra, duke i marre, dhe sterlinat qe kishte ne brez. Zakonet e ketyre maleve thote Kueili, ne raste te tilla kerkonin qe ose te dy te ktheheshin gjalle, ose te dy vriteshin… Meqense nga ana e shoqeruesit u ngriten te afermit dhe kercenuan se …… ekzekutimi nuk u be…. Ne kete rast thote ai, ishte shkelur nje zakon shume I lasht……. Po qe patiuli besimin.. Profesor Roderick Balley: The Wildest Province SOE In the land of the Eagle The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle Paperback 2009 Ne liber Balley duke ju referuar Anthony Quayles (E. Kuilit shefi i Misionit Britanik) midis te tjerash shkruhet: Me 23 Shkurt (1944) Huns (kupto gjermanet) “te shtrydhur midis tre grupeve tona pas kalimit te kodres kaluan 48 ore ne nje shpelle me shume uje e te ftohet te ndjekur nag 48 ore te tjera te fshehur ne Luginen e Dukatit, te ushqyer dhe te udhehequr nga Xhelil Cela nje mik besnik i te dy misioneve qe mori persiper per ti ndihmuar ata, vijon ditari i Kuejlit. Xhelil Celia qe kish ndihmuar si britaniket dhe amerikanet ne bregdet, ne fund te Luftes shkoi ne Itali, por te afermeve te tij q la pas, ju muar Toka dhe u internuan”……

            1. D
              Dukat, Tragjas e Radhime

              Nje artikull tek gazeta "ABC" per Karapicin e kam lexuar qe ne vitin 2007. I njejti autor, s'me kujtohet emri, ka shkruar per te njejten teme ne nje liber te botuar, se ne 2008 apo 2009. Tek ky i dyti, paisur edhe me bibliografi e dokumente arkivore.

              Lini një Përgjigje