Me Azemin në Romë dhe Athinë, bisedat sekrete me diplomatët e huaj

1 Qershor 2022, 10:40Dossier Mitro Çela

Me Azemin në Romë dhe Athinë, bisedat sekrete me diplomatët

11.9.2001

Me Azemin në Romë dhe Athinë

1.Plepat e gjeneralit italian: Ramponi

10 Qershor 1992. Ne ishim në Romë Azemi, Filipi dhe unë. Në orën 12 u futëm në zyrën e Andreotit. Na shoqëronte ambasadori, Dash Dervishi.

Ditën e dytë vizituam Vatikanin. Ditë e tretë shkuan në zyrën e gjeneral Ramponit, komandant I Xhandarmarisë Italiane.

Gjenerali na priti në paradhomë. I gjatë. I hollë. Me kostum dhe flokë të thinjura, më shumë të kujtonte një aktor kinemaje se sa një gjeneral plicie.

Gjenrali:-Në fillim do të dalim në ballkon. Duke soditur natyrën, si puna e Budës, dua t'u jap dy mesazhe... Ja, ky është kopështi që rrethon godinën. Vëreni pemët. I dalloni dy plepat që janë më të lartët? I kam mbjellë me duart e mia ditën që u emërova Komandat I Xhandarmërisë!
Azemi mu drejtua mua:- Burrë I mëçëm! Me këtë gjest do të tregojë se në polici njerëzit nuk lëvizin si gurë shahu! ( Vallë çfarë do të mendojë sot gjenerali në pesion, po të mësojë se në Sarandë në tre vjet janë këmbyer 36 shefa rendi!? Po për faktin që në qeverinë socialiste ministrat e rëndit nuk e gëzojnë vitin?!)

Gjenerali:- Zoti Hajdari! Nga mënyra si fole me zotin Çela, e mora vesh se e kuptuat mesazhin tim…Tani vështroni atë veturën e lënë pak mënjanë nga shoqet…Edhe ajo e ka një histori: Disa muaj më parë Italia I fali Shqipërisë disa automjete për policinë. Një nga drejtorët e ministrisë suaj, kohë më parë ja hipi kësaj makine dhe mbriti në Budapest. Ka menduar të kursei, derëziu!…Por çfarë ngjau? Makinën ja vodhën dhe siç e shihni ka përfunduar në oborrin tim!…Zoti Hajdari! Një polic që nuk është I zoti të ruaj makinën e tij, si mund të jetë I aftë të mbrojë popullin nga keqbërësit! Mesazhi im: Bëni kujdes kur zgjidhni njerëzit e policisë! Policia është një nga shtyllat e Shtetit Demokratik!

2.

Amerika është aleati ynë strategjik...

Kthehemi në zyrë. Zëmë vend në kolltuqe. Nën avujt e kafes e mori fjalën gjenerali:
Ramponi: - Në kohën e diktaturës, shteti juaj bënte kontrabandën e cigareve. Çdo vit mbi 30 milionë dollarë. Sot ka ndryshuar vetëm tabela: Janë po ata njerëz. Dje punonin për shtetin, sot punojnë për xhepin!

Azemi:- Kjo është e tmerrshme! Në Shqipëri komunistët humbën pushtetin politik, por po fitojnë pushtetin ekonomik. Ata janë futur kudo. Nuk do të jetë e largët dita, kur metastazat e tyre do të kërcënojnë lirinë dhe demokracinë...

Ramponi:- Është kollaj të fitosh lirinë dhe demokracinë, pasi është shembur Muri i Berlinit. Por vetëm me liri nuk jetohet. Duhen investime, duhen kredi, duhen hapur vende pune, duhet të lulëzojë ekonomia e tregut. Këtu del roli i Shtetit: Të vendosni rendin, t’i presi rrënjët e korrupsionit dhe kontrabandës që në embrion! Ndryshe mentaliteti komunist i përzenë nga dera, të futet nga dritaria.
Për nja çast sikur na u “thanë” fjalët. I zoti i “shtëpisë” ra në mendime. Diçka bluan, më tha Azemi...Dhe gjenerali nisi të flasi për misionin ushtarak italian me emrin e koduar “Pelikani”: 3000 ushtarë italianë punonin në Shqipëri për shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Azemi:- Falenderojmë qeverinë italiane…Italia është komshi me Shqipërisë. Por nuk është e vetmja. Në kufi kemi edhe Greqinë. Në veri Jugosllavinë. Pak më tej Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Midis komshijve ka edhe xhelozi. Duke u afruar shumë me njerin, prishesh me tjetrin. Prandaj unë mendoj se aleati strategjik I Shqipërisë duhet të jetë Amerika. Sidomos në aspektin ushtarak.

Ramponi:-Amerika është larg! Për këtë flet edhe fakti që në Shqipëri janë vendosur 3000 ushtarë italianë!?

Azemi:- Lum miku, me zhvillimin që ka marrë shkenca dhe teknika, kufijtë e largësisë midis shteteve janë ngushtuar. Kjo së pari. Së dyti, SHBA-ja është violinë e parë në NATO. Së treti, Flota e Gjashtë Amerikane bën “roje” nëpër Adriatik. Së katërti, trupat italiane në Shqipëri, nuk kanë mision ushtarak, por mison ekonomik. Statusi I tyre është I përkohëshëm, aqë sa të jenë nevojat për të transportuar ndihmat.

3.

Një martesë edhe mbretërore edhe politike

Azemi:- Shqipëria ka pasur një burrë shteti të mënçur për politikën e jashtëmë. E kam fjalën për Mbretin Zog. Në kohën kur I dha Italisë konçensione të shumta ekonomike, vendosi të martohej. Bëri dy gjëra që mbeten në histori. Së pari, duke qnë myslyman u martua me një katolike. E bëri këtë për t'I treguar botës se Shqipëria është vend I tolerancës fetare. Së dyti, nusen nuk e mori në Itali, por në Hungari. E bëri këtë për t'I treguar Duçes se shqiptarët mbi gjithçka duan sovranitetin!

Në ditët në vazhdim takuam ministrin e Jashtëm. Ministrin e finacave. Një takëm me drejtorë. Kudo biseda niste dhe bitiste tek ushtarët e "Pelikanit". A mund te shtyhet afati I qëndrimit të ushtarëve? Veç transportit mund të punojnë ushtarët edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë? Ushtria shqiptare, tha një nënpunës, nuk mund të ruaj kufijtë detarë nga klandestinët. Ajo është e paorganizuar. E pa armatosur mirë. E ushqyer keq. A nuk mund ta kryente këtë mision ushtria italiane?

-Kjo do të thotë të shkelim sovranitetin e vendit!? -Artsyetonte Azemi!…

Kur hanim drekë, Azemi ishte I shqetësuar.

-Kam një parandjenjë! Misioni "Pelikani" më sa duket është si puna e Ajzbergut. Pjesa e dukëshme është marveshja midis qeverive. Po pjesa e padukëshme?! Si mendon ti Mitro?
Unë ngrita supet…

Kaluan shumë vite, kur krejt rastësisht mësova nga leximi i protokollit të takimit Helmut Kol-Berisha në vitin 1993, se dyshimet e Azemit ishin të drejta…( Për këto prapaskena, kam botuar një artikull kohë më parë.)

4.

Zonja Çuderu! Nuk ka kompromis me pronat çame

17 Mars 1993: Përsëri të tre: Azemi, Filipi dhe unë. Tashmë në Greqi. Na priste “Zonja e Hekurt” në qeverinë e Micotaqisit, Çuderuja. Në atë mot ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Na priti me një mirësjellje ku dalloheshin më tepër kortezia e diplomates se sa delikatesa e gruas.
Çfarë kishte ngjarë? Gjatë një vizite në Zvicërr, ministri ynë i Jashtëm-Alfred Sereqi, kishte bërë një koment për Greqinë. Komenti nuk i kishte pëlqyer Zonjës. Azemi kërkoi spjegime. I tha Filipit të mbajë shënim. (Demek)

Azemi:- Këtë problem do ta diskutoj me Presidentin, kur të kthehem në Tiranë!

Çuderuja:- Ju jeni Heroi i Demokracisë që ka vrarë frikën në Shqipëri! Jeni djal i ri: Mund të jepni mendimin tuaj!

Azemi:- Bëjmë një kompromis! Në fillim unë do të bëj dy pyetje. Pasi të marr përgjigje nga Ju, do të them mendimin tim për deklaratën e Zotit Sereqi!

Çuderuja: - OKAY!

Azemi:- Në Greqi jetojnë qindra mijra shqiptarë. Kur mendoni se do të hapen shkollat në gjuhën shqipe ku do të mësojnë emigrantët? Së dyti, kur do të nisin debatet për kthimin e pronave të çamëve?

Çuderuja:- Nuk mund të përgjigjem...

Azemi:- Zonjë e nderuar! Paska çensurë edhe në Greqinë anëtare të Bashkimit Evropian?! Tani po të përgjigjem për deklaratën e Sereqit: Eshtë një deklaratë e nxituar, që nuk rimon me politikën e qeverisë Meksi...

3 Komente

  1. P
    Pamflet

    Është pamflet. Duhet ta çoje te 'Pamfleti'.

    1. I
      Imagjinoni se ku Degjenroj te ngelet Fati i Shqipe

      Eshte thellesishte injoruese por edhe turperuese per kte Komb ,per gjithe ata qe ja dhuruan Pushtetin funderinave te ktij vendi ,pellitsit e zhurmuesit e Demokracise ,e nji tipi si ky Injorant Trapoje , i cili jo qe s'ja kishte iden se cdo te thote Shtet apo Demokraci , madje , asnji gjurme te te dyjave s'mundet me gjet as ne Subkoshiencen e ktij rrugaci e krimineli e trafikanti ordienere ,qe gjeti ngushellim ne Lajthitjen e Kohes se maskarenjeve te cdo ngjyre . Qe ky maskara fakepolitikane ka perfaqsuar Politikanin Shqiptare ne bisedime te tilla me te Huaj , tregon qarte edhe njiher se ne Shqiperi mungon dukshem ajo Substance Sheteti e Dinjiteti Kombetare ,sepse eshte e papare qe nji Shtet dhe te ardhmen e tij ,,,t'ja leshe ne duart e tipave si ky ,qe eshte shekuj large Kultures e Dinitetit te Qytetarit e Politikanit te vertete . Turpi ju mbulofte te gjitheve qe nga fake Politika e deri ke intelektuale e patriote te cilet Fshehen Koken dhe lane Shqiperine ne duart e ca plehrave e krimineleve te shpellave

      1. V
        Vjosa.al

        Mitro Cela eshte burre i zgjuar, Por, kjo nuk mjafton per te mos qene legen e kodosh, njeherazi. Ndiqni shkrimet e tij sistematike tek Tema, qe i botohen tak-fak se eshte miku i Meros dhe kane mik te perbashket Filip Cakullin, miqesi e vjeter qe nga koha kur e nxirrnin buken e gojes nga shtypi i nenes parti. Pas demokracise, ne banden e tyre per shkak te lidhjes se tij me kryezotin Berisha, futet edhe tropojani Azem Hajdari, me inteligjence natyrore pothuaj te nivelit Mero-Mitro edhe pse, me kulture dhe edukate shume me poshte se ajo e tyrja. Te gjitha keto shkrime te Mitros, rrjedhin nga kujtimet e koherave kur si benjamine te Berishes, kishin shume dyer te hapura dhe favore te majmura. Humori kinse naiv i ketyre shkrimeve varjon qe nga ai bajat dhe i shtire, deri tek ai i trotuareve midis banalitetit dhe perversitetit. Por kete rradhe, me kete shkrim MItro Cela kerkon te promovoje nje Azem te nje profili tjeter: te mprehte, hazerxhevap dhe te clirshem ne zyrat dhe sallonet diplomatike te huaja, atdhetar dhe independentist, i proukupuar dhe aktiv kunder korrupsionit dhe kontrabandes, qe na e paskesh zanafillen qe nga koha e qeverise komuniste. Duke u plakur, filloka edhe rrjedhja, humbja e kujtese dhe seriozitetit. Dhe Mitroja yne po na e deshmon kete qartazi. Mitro Cela, si gazetar i Zerit i Popullit, e di bukur mire se sa i korruptuar mund te kete qene regjimi komunist dhe se cdo lloj kontrabande e kontrolluar nga shteti i asaj kohe, i kishte llogarite e kopsitura deri tek nje cent, llogari qe perfundonin ne fondet e valutes se atij shteti dhe jo ne xhepat e individeve te angazhuarne kete ndermarje. Ironia me kete lloj perbaltjeje te shtetit te dikurshem te cilit i sherbente ne devotshmeri te larte edhe ky burri 'Ezmerkes' eshte se ka zgjedhur si personazh dhe kampjon krahasimi Azem Hajdarin, te cilin cdo shqiptar qe ka jetuar tranzicionin deri ne vrasjen e tij, e njeh si "Poster Child", si kampionin e horrit, te pushtit e kurvarit, te hajdutit e kontrabandistit, te zjarrvenesit dhe shkaterruesit te pasurive qe u trasheguan nga puna dhe djersa e popullit gjate regjimit komunist, si dora e zeze e armatosur e manipuluesit dhe shkaterruesit te zgjedhjeve te lira ne Shqiperi, si grabitesit te pronave te paluajteshme publike nen tapite personale te familjes se tij. Aq sa, medalja Heroi i Demokracise qe vrasesi i tij i pabese Sali Berisha i akordoi Azem Hajdarit, per shumicen e shqiptareve eshte kthyer ne sinonim te medaljes qe nje pushtet kriminal ju jep doresave te zinj per te shperblyer kryerjen cdo lloj krimi qe i eshte nevoitur. Te revokosh fytyren kriminale te Azem Hajdarit, sic na ben ky burri i Ezmerkes, Mitroja yne ne kete pamflet, per ti bere makiazhin e patriotit dhe te ndershmit, eshte jo vetem nje mashtrim publik, por edhe nje cfaqje banale, nje anakronizem qe bejlurcinat dhe qehallarfet e Oborrit Politik te Sali Berishes, e kane si aperitiv per te kaperdire verdiktin suprem te DASH per shpalljen NonGrada me cilesime te detajuara te autokratit Berisha, i cili qe shkaterroi dhe varrosi shpresat e shqiptareve per nje demokraci dhe shtet te se drejtes ligjore ne Shqiperi. Une do ta ftoja zotin Mitro Cela qe te ulet me gjakftohtesi dhe kthjelltesi ne poltronen e vet krijuese, si para nje altari ku behet rrefimi dhe mea-culpa para publikut dhe te realizoje se verdikti i DASH per NonGrada-n e Berishes, vertet nuk i cileson, por nenkupton natyrshem, te pakten moralisht edhe te gjithe bashkepuntoret e tij te cdo niveli qe, ne nje forme apo ne nje tjeter, u bene pale me krimin antikombetar qe kryeagjenti serb Berisha ka kryer dhe vazhdon te kryeje edhe sot ne Shqiperi. Dhe nje nga pjestaret e zeshem te entorazhit berishian je edhe ti, zoti Mitro, per aq sa te ka angazhuar dhe te ka lejuar ai.

        Lini një Përgjigje