Narta është fshati, që fillin e ka të lidhur me lagunën. Në dajlan gjuhet peshku, kapen ngjala që të llapashitet nëpër duar. Vreshtat e Nartës kanë ajkën e verës, që të zë trutë. Verë e kuqe, brusko, e athtë. Që prej motesh në këtë vend, familja e Mihal Papës kishte mbjellë 560 rrënjë ullinj, kishte 40 dynym tokë, shtëpi dykatëshe që popullohej nga 3 djem dhe katër vajza. Kështu, Narta është kjo vendlindja me vreshta të harlisura, mbytur nga gjelbërimi, ishulli i Zvërnecit , laguna me gjallesa, mbrëmjet e largëta. Prisni, këtu lindi ajo, që shkoi për t’u kuruar dhe u kthye e gjeti vdekjen në vendin e saj. Dosjet e sigurimit u frymëzuan, duke shtrembëruar të vërtetën, duke vendosur frikë, ankth, por e vërteta, që njohin vendasit është e vërteta e shuarjes së saj. Ajo, në listën e vdekjes, ishte që ditën, që mëriti, ngase regjimi nuk i shikonte me sy të mirë intelektualët.
Nga Gëzim Llojdia
Quhej Harikli Papa. 9 vjeçe e bukura vajzë, si kumbull, shtatë hedhura me ecjen si zog dhe me sy kristali, thurte ëndrra lumturie, por ftohet nga dimërkeqi dhe në krah të të atit, përfundon në Itali, për t’i shpëtuar sëmundjes.
Në Bergamo, tek miku Xhakomo, Harikli gjeti strehë, për 26 vjet. Me fillimin e Luftës, komunikimi u ndërpre. Gjatë këtyre viteve, Harikli rritet, formohet dhe Xhakomo kur e sheh të rritur, mobilizoi gjithë financat e tij, që vajza shqiptare e tretur nga ftohta, të merrte veten dhe të arsimohej. Ajo asnjëherë nuk pushon së besuari se vendlindja e saj, atdheu që gjendej në luftë dikur, do të çlirohej dhe ajo, do të kthehej, përsëri në vendlindje.
Harikli studion frëngjisht dhe italisht, ndërkohë ka mbaruar Lufta. Vajza nuk e dinte se në Shqipëri, i ati kishte pësuar fatin e shpronësimit, për të mos ndërprerë buzagazin e vajzës,që ishte në prag të fikjes, mori vendimin që të mos i tregonte asgjë.
Në vitin 1950, nëpërmjet zyrës së informacionit, mbas 7 vjetësh, vajza i përgjigjet. Ishte ndërkaq 15 vjeçe, me një lumturi qiellore. Përgjigja ndriçon rrugën e gremisur nga lufta.
“Ndodhem në Bergamo, mos u bëni merak”
Ajo ka gjetur ndërkaq strehë tek murgeshat. Pasuria intelektuale e kësaj vajze të bukur, thellësia shpirtërore e kanë bërë që, të preferohet midis të tjerave dhe emërohet mësuese në fshatin Gazinuk të Bergamos.
Gjatë kësaj kohe, familja rivendos korrespodencën dhe e malluar për të bijën, kërkon që ajo të kthehet në atdhe.
Ajo përgjigjet se ka shumë kohë, që ëndërron dhe është e emocionuar. Në vitin 1960, oficeri i marinës merr takim në Padova të Italisë, me autorizimin e prindërve dhe me miratimin e të dy palëve, vajza kthehet në vendlindje. Bukuria e saj, shpirti i pasur, filluan të vënë në lëvizje, jo vetëm vendlindjen, vendin përrallor me ishullin, por me dajlanin, që regjimi e kishte rrethuar me tela me gjemba.
Kthimi i bukuroshes
“E krehur me flokët me vijë në mes, me zërin plot joshësi me mirësi në sy, e veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza, me një botë të pasur shpirtërore, kjo ishte motra kur mbërriti në Nartë, mbrëmjen e shtatorit 1961”, tregon i vëllai i Hariklitit. Banorët e fshatit e pritën jashtë gjithë kureshtje, ishte hera e parë që një vajzë fshati, vinte nga përtej detit, pas një mungese 20 vjeçare.
Të parën gjë, që kreu ishte porosia e Xhakomos: “Mesa dimë ne, atje sundojnë komunistët, po ta ndiesh veten keq, duhet të dalësh në fotografi shtrirë”!
Dhe ajo ashtu bëri. Doli shtrirë duke pasqyruar diellin e regjimit të mbuluar prej kohësh nga re të zeza, si vera e mbyllur në qelq.
Por a mundej të kyçej Zoti, brenda katër mureve?!
I vëllai tregon se, Harikliti thoshte: “Këtu ndodhin gjëra të papëlqyera, të cilat unë nuk i shikoj dot, më mirë të vdes. Jashtë në Itali ishte tjetër botë. Si do të na vejë halli”?
Në shtator, filloi punën si mësuese në gjimnazin Halim Xhelo në hyrje të qytetit. Kthehej nga shkolla dhe mbyllej brenda katër mureve të ftohtë të shtëpisë. Bukuroshja gjatë kësaj kohe kishte abstraguar një gjendje të rëndë shpirtërore.
“Pse kam qenë jashtë, paskam faj…”?!
Pas mbërritjes së saj në Nartë, Sigurimi i Shtetit nisi survejimin. Në dosjen e saj fokusoheshin të dhëna. Një mëngjes, thirret nga kryetari Degës së Brendshme që e priste pas shkollës, i cili i kërkon, që ajo të bëhet bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.
Madje, duke i bërë presion, kryetari i kërkoi që ajo të jetë bashkëpunëtore, për të vëzhguar Vatikanin, ngase dyshohej, pasi kishte ardhur nga Italia, ishte strehuar tek murgeshat të cilat merrnin në mbrojtje njerëzit në nevojë. Pa dyshim që kishte lidhje me Vatikanin.
Po atë mbrëmje, Harikli Papa, i ka thënë të atit se, është në udhëkryq, se nuk mund të veprojë jashtë ndërgjegjes së saj, se i vjen turp dhe keq, sepse në botë nuk merren me këto gjëra, që i propozohen nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar!
-“Unë jam fetare, në kuptimin, që besoj dhe në ungjill thuhet se nuk duhet t’i bëj keq tjetrit, se ky është mëkat i madh që dënohet nga Zoti. Unë jam brumosur me këtë brumë dhe ndryshe nuk mund të bëjë”.
Harikli Papa, vendos pa asnjë hezitim, në përgjigjen: JO! Për hakmarrje, Sigurimi i Shtetit, përgatit mynxyrën, rrënimin e saj dhe planifikon vrasjen tragjike të saj.
Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar
Më 18 gusht 1965, Harikli Papa, kthehej e vetme nga shkolla, ecte më biçikletë si zakonisht. Në kthesën, pranë Pusit të Mezinit, goditet nga një makinë “Skodë”, nga pjesa e prapme e saj, nga rimorkio me targë Dr…..! Ju thye shtylla kurrizore.
Në spital, i thotë të vëllait Th. Papa se, nuk kishte faj, por një shofer, e kishte goditur, mundet qëllimisht…?!
Vdiq brenda ditës e vrarë nga dora kriminale e Sigurimit të Shtetit, i cili e kishte dënuar, pse nuk kishte bashkëpunuar me atë.
Sipas studiuesit Fatos Mero Rrapaj, që e ka njohur, thuhet se bukuroshja ia ka shpjeguar gjithçka, i ka thënë se: “Këta më shikojnë me sy të keq, duan të më vrasin, kam frikë! Këtu nuk jetohet, tjetër ishte Italia”!
Vrasja e dytë
Mbas vdekjes, Sigurimi i Shtetit, përhapi fjalë se, “Harikli Papa, ishte Agjente e Vatikanit”, por nuk përfundoi misionin e ngarkuar, prandaj Vatikani, i kurdisi vrasjen. Këto fjalë u përhapën në të gjithë krahinën, së bashku me thëniet se:
-“Agjentët që nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara, kështu e pësojnë. Ja cila është feja, ja cili është Vatikani”.
Dhe për të bërë më të plotë kuadrin, një vit më vonë, vijnë në Nartë, për të diskretituar të atin e bukuroshes së pafajshme.
-“Ne e dimë se jot bijë ka qenë agjente e Vatikanit, edhe ti ashtu je, por ne nuk të fusim në burg se je kërmë dhe na qelb burgjet tona, të cilat janë qendra edukimi”.
Zor të besohej edhe në atë kohë se një vajzë si ajo e kulturuar dhe e bukur, të ishte agjente. Mjaft e besuan dhe thoshin, se: “Vatikani ka njerëzit e tij këtu në Shqipëri, që nuk na e duan të mirën”.
Sigurimi i Shtetit, çdo gjë e kishte përgatitur mirë. Ndërkohë, Harikli e pafajshme, pa e gëzuar rininë e saj, u dogj për jetë se, nuk pranoi të kryente misionin, që kërkonte policia sekrete e regjimit komunist të Enver Hoxhës, e cila edhe pas vdekjes, mundohej që asaj t’i harrohej varri, por familja që i lau qefinin, të pastër e mbante varrin në lagunë. Mirëpo, lufta më absurde rrënimtare e klasave përvijohej më tej.
Ende dyshohej se ajo bukuroshe ishte agjente e Vatikanit dhe se Selia e Shenjtë e kishte eliminuar fizikisht. Policia sekrete e regjimit, pas kërcënimit, e vrau Hariklitin e pafajshme. Dy herë të vrarë, dy herë e pafajshme. Ky gusht, që pret mbrëmje vere, ku dielli perëndueshëm zbret në lagunë është i tridhjeti vit nga koha e largimit të saj.
Të vërtetat që sollën familjarët nga Greqia, (erdhi i vëllai me foton e saj në dorë) dhanë mundësi për të rizgjuar të vërtetën mbi bukuroshen e Nartës, që ishte një vajzë e pafajshme, por e masakrua mizorisht prej Sigurimit të Shtetit. Kur kam pyetur, një herë, pas viteve ’90:
-Pse të mos besojmë se ajo ishte dërguar prej Vatikanit?
Një i afërm i saj më tha: “Po të ishte kështu, Vatikani do të ishte interesuar për atë, por askush s’erdhi në varrezën e lagunës. Në varrin e saj, nuk u shfaq asnjë murg i asaj kishe, dhe s’kishte arsye. Në varrin e saj është varrosur pafajësia. Kështu, kur muzgjet puthin lagunën dhe ngjalat llapashiten në liqen, vetëm engjëjt në mugëtirë vizitojnë varrin e një bukuroshe të pafajshme…! Memorie.al
I sajoni bukur shkrime per vrasje "te sigurimit" edhe pse mund te ishte nje aksident, sic shkruhet ! Por dyshimin e zhdukni duke thene " e vrau sigurimi, e masakroi ! Nuk e di sa te verteta qendrojne aty" " Mbas vdekjes, Sigurimi i Shtetit, përhapi fjalë se, “Harikli Papa, ishte Agjente e Vatikanit”, por nuk përfundoi misionin e ngarkuar, prandaj Vatikani, i kurdisi vrasjen. Këto fjalë u përhapën në të gjithë krahinën, së bashku me thëniet se.... " Autori eshte nje mjeshter "i perhapjesse fjales" njesoj si sigurimi i shtetit ! :)
Rrjeti agjenturor i vatikanit ka qene i thurur mire che i shpejt.kam degjuar ne sto vite Radio vatikanit ne doren 4-5 te mengjezit.Jepte lajm e se cfare kish ndodhur ne burgu e specie me emra e mbiemri ne doren 20..00 te n nje dite me pare.Jo me se cndodhte ne qytet.
Me kujtohet si ngjarje ,shtypja ne kethese tek PUSI MEZINIT,dhe u trajtua si aksidente nuk e dime sa e vertete eshte ,por nje shprehje egzistonte ne NARTE atyre kohrave thuej me akcent Grek ,HARUNA SPIUNA , HAJDARA K.........MADHA per i pari oficer i deges dhe i dyti plici i zones.DHe pa dyshim qe trysnia e shtetit ishte e madhe se ata banoret e fshatit NARTE jane te ardhur nga GERQIA siç thuhej.
Nuk kishte nevoje Sigurimi ta vriste me aksident. Po qe se vertete zonjes se nderuar nuk i pelqente Shqiperia dhe fliste lart e poshte, e fusnin ne burg si mijra te tjere. Bile e benin dhe shembull. Pse do e vrisnin ??? ne mes te rruges??? Keto jane perralla me mbret. Eshte e vertete qe "narqotet" ne Vlore shikoheshin si "grekofone" por deri ketu....
Kjo eshte nje sajese e ndyre. Kjo ngjarje ka vetem nje e.er, akside t automobilistik dhe asgje tjeter. Eshte verifikuar nga nje ejip kriminalistesh, ja e vere ekspertu,at, .atjet, jane theniet e deshmitareve, e te tjere dokumebta kjo eshte thjesht nje sajese.
Eksperti-nese vertet jeni "ekspert" dhe e dini se si vepronte Sigurimi i Shtetit, atehere duhet te dini se ata kishin nje rregull qe gjithmone me ka bere pershtypje per absurditetin e tij. Sipas ketij rregulli, kur rekrutimi nga i njejti oficer, i tre personave te ndryshem, njeri pas tjetrit deshtonte, atehere i treti duhej eleminuar. Ky rregull vepronte edhe per ata qe kishin interes te vecante, sic mundet te ishte kjo vajze qe vinte nga Italia dhe kishte pa dyshim kontakte atje. Me kete nuk dua te perjashtoj mundesine e nje aksidenti, por duke lexuar kushtet e saja, qe ishin shume te favorshme per Sigurimin, duhet thene se probabiliteti me i madh duhet te kete qene eleminimi i saj.
diçka nuk shkon në këtë shkrim! nivel i ulët, pak fakte, pak emra, mjegull gjithandej! i sugjeroj redaksisë që jo çdo rrëfim duhet ta botojë e publikojë! ndjesë për fatkeqësinë e familjes, por historia e publikuar është në kufijtë e trillimit!!!!
"diçka nuk shkon"?? shkon gjithçka që është shkruar,nëse e marrim si një hartim!!por jo si një analizë për të treguar se çfarë mund të ketë ndodhur!! normalisht një një shkrim të tillë sillen faktet!pra kjo ka ndodhur në këtë kohë,kjo tjetra në këtë!dëshmitarët kanë thënë,këto janë faktet që janë të shkruara dhe këto janë pyetjet e sotme të atyre qëshmitarëve,nëse egzistojnë!!por jo!flitet për tregimet e familiarëve,që janë tmerrësisht të paqarta!sidomos ajo puna e mos futjes në burg të babait "se ndynte burgjet"!! një komentues më sipër thotë se paska pasur një hetim për aksident në këtë rast,që nuk përmëndet fare nga artikull shkuresi! si provë e mosqënjes "agjente e vatikanti" na del që "vatikani nuk është interesuar kur ka vdekur",a është gomar ky debil apo është copë mishi me dy sy??asnjë agjenturë nuk merr përsipër agjentin e tij,sidomos kur nuk ka një pohim direkt të agjentit të arrestuar nga kundërshtarët!! i vetmi fakt në këtë hartim është"Të vërtetat që sollën familjarët nga Greqia, (erdhi i vëllai me foton e saj në dorë) dhanë mundësi për të rizgjuar të vërtetën mbi bukuroshen e Nartës, që ishte një vajzë e pafajshme, por e masakrua mizorisht prej Sigurimit të Shtetit." një foto dhe vendimi se e paska masakruar sigurimi!! mero,aman të keqen,nëse je keq!?më thuaj se të shkruaj unë gjëra më të sakta,1000 herë,se kjo!!ke harruar si funksionon jugu me thashetheme??ke harruar se si përhapen fjalët në fantazinë e miletit,kur dikush o për keqdashësi,o për të tallur bythën,lëshon një gomarllëk?? aman të keqen,lexoji një herë vetë para se ti botosh!!se me shkrime të tilla,bën tzë kundërtën!në vënd të na bësh armik me sigurimin,na bën mik!!dhe ato të këqija që ka bërë,na i vë në dyshim!! e kam thënë shumë herë!lini ndonjë të vdesë në mënyrë natyrale,dhe në mënyrë aksidentale!sepse gjithë shqiptarët e paskan vdekjen vetëm e vetëm nga sigurimi!!
Kane kaluar vite ,e gazetaret bejne shkrime me legjenda e jo me dokumente. .E para eshte qe Hariklia, sapo erdhi nga Italia ,u emerua mesuese e frengjishtes ne H. Xhelo.E dyta, nuk ishte e bukur , por as e shemtuar ,eE treta ,ishte e urte,korrekte,e serioze ne mesim dhenie. E katerta ,ne itali per arsyet e saja ishte murgeshe . Erdhi ne Shqiperi me deshiren e saj apo e derguar nga Vatikani apo sherbime te tjera kete duhet pare ne arkiva qe ta shkruash si te vertete apo te shprehesh keshtu pa thene qe ne M.P.B.eshte dokumenti qe e cileson si te tille ( spiune ) te Vatikanit E pesta shpesh shoferet e asaj kohe benin' lodra" me vajzat e vetmuara ne rruge te vetmuara E Hariklla ishte viktime e nje rasti te tille fatkeq .Sa per Narten Vlonjatet e kulturuar e dinin qe Nartiotet ishin te ardhur nga Arta siiç e thote dhe emri Narte.Ndersa ne Vlore me gjuhen gjoja greke te Nartioteve behej shaka me shprehjen: Parte gomarin sto huri.,keshtu flasin greqisht Nartiotet.randaj mos shpifni kot,dhe mos paraqisni si te verteta shpifje te kulluara (Arta eshte historikisht Shqiptare )