Nga Roland Qafoku
Napoleon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena rrinë si tigri me luanin. Me këto fjalë shkrimtari i madh francez Victor Hugo e ngriti në zenith figurën e shqiptarit bashkëkohës të jetës së vet.
Si sot më 24 janar 1822 u vra në Janinë figura ndoshta më e rëndësishme në historinë e kombit tonë pas Skënderbeut.
Mes shumë vlerësimeve dhe kritikave, së fundi është zbuluar nga studiuesi Irakli Koçollari se Ali Pasha kishte hartuar një projekt për krijimin e një shteti shqiptar që do përfshinte të katër vilajetet, por kjo nuk u realizua për shkak të vrasjes së tij.
Por ndërsa Evropa e ka përfshirë Ali pashën si pjesë të historisë së saj, Shqipëria nuk ka bërë ende një gjë të vockël. I vetmi personalitet që ka dy varre: Një në Janinë me trupin dhe një në Stamboll me kokën.
E tillë ishte vepra dhe fama e tij, aq e madhe sa nuk e nxinin dy varre, shkruante dikur gjeniu Kadare. Eshtrat e trupit ne nuk kemi mundësi ti lëvizim nga Janina, se atje vdiq dhe atje e mbylli karrierën e vet dhe as mendohet që Greqia të “tolerojë”, por të paktën eshtrën e kokës duhet ta sjellim në Tiranë për ta varrosur dhe bërë nderimet si një shqiptar që ka bërë histori.
Ndonëse janë bërë përpjekje, e fundit ajo e kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012, ato nuk janë realizuar. Por besoj se mund dhe duhet të gjenden mekanizma që një gjë e tillë të kryhet.
Dhe nëse kjo bëhet, sigurisht që kënga e famshme me vargje horror që çuditërisht kwndohet edhe në dasma më pas do këndohej: Koka në Tiranë dhe trupi në Janinë/Të shtrinë Ali Pasha të shtrinë.
Do te ishte shume mire ky gjest.
Aliu e kishte ate mendim qe te krijonte nje Shqiperi , duke u bashkuar me Vilajetin e Bushattlut dhe biles i beri thirje Kara Mahmutit qe "te bashkohemi te krijojme Shqieprine" Por Kara Mahmuti nuk i besoi sepse mendoi qe Aliu do i merte Vilajetin sic beri me kunatin e tij (, apo ca kusheri e kishte ate) ne Berat Por une e kam lexuar qe Aliu i dergoi leter ku i kerkonte ndihme Carit te Rusise ,( dhe ketu u tregua shume inteligjent ) Dhe aty i thote qe do krijonte nje shtet te pavarur nga Turqia. dhe i kerkon ndihme Carit Por ndoshta Cari ( apo Caresha kush ishte atehere) nuk do i kete kthyer pergjigje dhe ai e la ate projekt Por beri gabim qe e la ate projekt . Ai duhej te ngrulmonte tek Rusia per ndihme, sepse vetem Rusia e luftonte Turqine dhe vetem ajo mund ta ndihmone Keto vendet perendimore ishin pro Turqise sepse e perdornin Turqine si nje mbeshtetje kunder Rusise Mendoj qe Aliu beri gabim qe u afrua shume me anglezet , te cilet ishin te pabese dhe ishin pro Turqise, sepse ishin kunder Rusise Por qe nuk diskutohet gjithe Shkrimtaret Perendimore dhe Amerikane e quajne Aliun " nje figure e jashtezakoneshme , dhe qe letra ku ai i thote Carit Rus se "dua te krijoje nje shtet Shqiptar" tregon qe Aliu sinqerisht kerkonte te krijonte nje shtet te pavarrur Shqiptar Ndaj patjeter e meriton te kete nje varr ne Shqiperi, ne Tepelenen e tij Sa per Suliotet , ata ishin ca budallenj dhe njerez qe shiten identitetin e tyre te genjyer nga Kisha . Tamam popullsi qelbesire Dhe ndersa Kisha po ua vriste udhehqesit njerin pastjetrit pas revolucionit, ata nuk kuptonin fare , Atyre mire ua beri Aliu Shteti duhet patjeter ti ktheje ne Shqiperie eshtrat e Aliut , turupin dhe koken e tij, se eshte i pari qe ka menduar te krijoje nje shtet Shqiptar qe pas kohes se Skenderbeut .
Ky feudali i ka sherbyer Turqise dhe Greqise, por jo Shqiperise. Edhe gruan greke e kishte. Po ta donte kaq shume Shqiperine ky bashke me Kara Mahmut Pashe Bushatin i kishin siguruar aleatet dhe shteti shqiptar ishte formuar para atij Grek. Ky nuk duronte dot Arvanitet (sidomos Suliotet) dhe i masakroi ata per hesap te Sulltanit. Perfituesit ishin Greket. As shtet shqiptar nuk u formua dhe Arvanitet u asimiluan nga Greket. Kocollari na paska zbuluar (me metodat e sigurimit te shtetit se sigurims ka qene) se ky na paska patur nje projekt, por nuk e paska vene dot ne zbatim sepse e vrane!!! Dakord, po e quajme te mireqene, edhe pse pak e besoj. Por mund te thote Kocollari pse e vrau Sulltani? Sepse ky mbeshteste Revolucionin Grek. Pra u vra per Greket dhe jo per Shqiptaret. Te rrije atje ku eshte se nuk na duhet ne Tirane. Na mjafton Gjergj Kastioti. Ali Pashane ta gezojne Turqit bashke me Greket dhe ndonje gazetar si Qafoku.
Sakte
Jeni shumë i saktë dhe jam i njëmendjeje me ju! Nuk mund të vlerësohet si figura më e ndritur shqiptare pas Skënderbeut! Ai luftoi veç për hesap të tij e jo për hesap të shqiptarëve.
Vezhguesi -Ti je nje DEFICENT, qe nuk e njef aspak historine e Luanit te Janines, por flet sipas legjendave urbane , Je tipik sharlatan
Akoma me adhurime per DIKTATORET DHE KRIMINELET?!
Ali pasha nuk do te kishte kuptim jashte historise otomane. Plus qe eshte trofeo i osmanllinjve Nuk pati asnjehere vizion shqiptar apo mbareshqiptar, po vetem te rriste pushtetin dhe çifligun e vet. Une nuk e di nga cili liber a thenie te Hygoit e ka marre ky kete shprehjen per Pashain. Por ai me Napokeonin rrine si pleshti me Luanin. Napoleoni reformoijetwn ushtarake, Politike, administrative, gjyqesoee dhe shoqerore jo vetem te Frances por thuajse te gjithe vendeve qe pushtoi ndonese per pak vjet. I patate ishte ndikimi i tij ne letersine, artin, kulturen madje dhe moden e Kohes si dhe tek pasardhesit. Ai rrethohej nga accademie, arkitekte, filozofe dijentare. Pashai nga dallkauke.e visioni vetem nja dy ambasadore kalimthi me shume per efekt te imazhit piktoresk. Ne shume vende evropiane, kodi civil i ka basati tek kdi i napoleoni.po Aliu çfare u ka lene shqiptareve? Abdyl Frasheri vetem do mjaftonte tia hiqte Aliut vendita e dyte ne histori. Po Qafoku ngaterron famen me rendesine historike. Edhe Merilin Monro eshte Mit po nuk eshte me e rendesishme se plot shkrimtare a Politikane, filozofe apo artiste ne amerike
Kokën pa qafë e do more Qafok? Patjetër që duhet nderuar se është "shqiptari" që ka prerë koka shqiptarësh më shumë se kushdo tjetër në histori!
Ali Pasha ishte nje udheheqes shume mizor. Shqiptaret kurre nuk duhet te nja harrojne masakren qe e beri ndaj fisit shume te njohur te Sulit. Per mua Aliu nuk dallon fare nga sulltanet osmanë.
Secili ka mendimin dhe argumentet e tija te bazuar dhe formuar ne nje epoke historike krejt tjeter nga ajo e Aliut. Sipas mendimit tim jo te gjitha burimet kane qene 100% te sakta dhe te paanshme. Secili e ka paraqitur historine nga pikepamja dhe interesat e grupit qe perfaqeson. Ajo qe mund te them qe Aliu ishte perfaqesues i asaj kohe dhe aspak me mizor sec ishin te gjith feudalet e tjere. Ne lidhje me nacionalizmin, ai ishte sundimtar dhe veprimet e tija ishin thjeshte ne sherbim te pushtetit te tij absolut dhe jo te ndonje kombi ne vecanti. Kjo nuk e ben me shume apo me pak Shqiptar. Ne lidhje me Suliotet, edhe ata ishin Shqiptare dhe si te tille nuk mund te pranonin nje sundimtar absolut kur ambiciet e tyre ishin ndoshta te ngjashme. Nga ana tjeter me sa di une ishin Suliotet qe votuan kunder ose u treguan indiferent ndaj gjuhes Shqipe ne Greqine e sapoformuar. Ketu nuk dua te hedh balte mbi Suliatet por te nenvizoj faktin se perceptimi dhe njohurite e sotme nuk mund t'i vedosin vulen si te mire apo te keqinj personave historike. Ajo cfare kemi nevoje eshte te mesojme nga ato qe ishin gabim dhe te mos perserisim te njejtat gabime.
Ne pergjithesi feudalet e asaj kohe ishin mizor, por asnjeri nuk mund te krahasohet me mizorite qe i beri Ali Pasha. Ne kete aspekt ka shume dallim ne mes te Kara Mahmut Pashes dhe Ali Pashes. Ishte pikerisht Ali Pasha ai qe i "detyroi" suliotet te afrohen me greket. Pas tere atyre mizorive, te shkretet suliote te vetmen prehje e gjeten tek greket.
:)) e drejte dhe logjike, perderisa u be feudali me i rendesishem i trevave jugore ishte se fale "talentit" arriti te bente me shume mizori se te tjeret. Aso kohe, ose te vritnin ose i vritje. Ne lidhje me pashallekun e veriut kushtet ishin te ndryshme dhe shqiptaret ishin me te bashkuar nder te tjera per arsye te kercenimit dhe konfliktit te vazhdueshem ma serbo malazezet.
Mendoj se dhuna (mizoria) me e vogel e Kara Mahmut Pashes, krahasuar me dhunen e Ali Pashes nuk kishte te bente me bashkimin e shqiptareve per shkak te konfliktit te vazhdueshem me serbo-malaziasit. Ne fund te shekullit te tetembedhjete dhe fillim te shekullit te nentembedhjete serbet ishin shume te dobet dhe nuk paraqisnin asnje rrezik per kufinjte veriorë. Kryengritja e pare serbe filloi ne vitin 1804 ne veriun e Serbise. Pra kryengritja zhvillohej shume larg nga territoret shqiptare te veriut. Per kete aresye Kara Mahmuti ndihej shume rehat prej serbeve. Me malaziasit puna qendronte pak me ndryshe sepse ata kundershtonin Perandorine osmane, por kundershtimet(kryengritjet) i benin ne brendesi te teritorit te tyre.
Historia Shqiptare ka injoruar luftrat e vazhdueshme qe pashaleku beri kunder serbo malazezeve dhe vete turqve. Jane te pakten tre inkursione qe shkuan pertej Nishit. Fatkeqesisht keto nuk i mesova ne shkolle por direkt nga pasardhesit e Bushatllinjve qe akoma jetojne në Shkodër dhe stergjyshi im qe shkroi libra qe historiografia jone i injoroi sepse politika ishte e tille. Serbet ishin aleate te turqve dhe asnjihere nuk kane pushuar se vepruari ushtarakisht dhe te gjitha mjetet e mundura kunder nesh.
Inkursionet pertej Nishit te Kara Mahmut Pashes nuk beheshin per te miren e shqiptareve por beheshin per dobi te osmanllinjeve. Kryengritja e pare serbe u shua nga osmanet, por pjesen dermuese te ushtareve e perbenin shqiptaret dhe boshnjaket. Kjo kishte pasoje katastrofale per ne shqiptaret sepse popullatat jo shqiptare ballkanike ne na shihnin jo si popullate e pushtuar nga osmanet, por si popullate bashkepushtuese.
O vllai, po si paskan qene pro osmaneve? Shkodra u sulmua tre here nga osmanet sepse ishte shteti i pare ballkanik qe kerkoi te pavaresohej. Kjo eshte propagande e stisur serbomadhe. Serbet ishin vasale te turqise dhe gjithmone punuan me ke munden per te grabitur dhe vrare. Te ashtequajtura kryengritje ishin me shume nje farse se lufte. Turqi as qe kishin ushtri ne te voglen serbi. Karamahmuti u vra ne Elbasan nga turqit. Eshte e vertete qe pushtetaret e pashallekut ishin te influencuar nga lindja dhe ne focus kishin pushtetin, por ne ndryshim nga ai i Janines elementi kombetar ishte me i theksuar. Vazhdoj te theksoj se historiografia Shqiptare ka nevoje te zhvishet nga gjepurat sllavo komuniste dhe antishqiptare. Sic e permenda me pare ngjarjet qe shkruhen ne librat tone te historise jane me te vertete te genjeshterta. Kete nuk e them lehte por bazuar ne luften dhe kujtimet qe gjysherit dhe stergjysherit e mi kane lene me te shkruar dhe te treguar. Disa nga ata qe luftuan dhane jeten ne ato ngjarje ishin paraardhesit e mi dhe per fat te keq shume prej tyre as qe permenden ose kalohen me nje rresht ne librat prosllav te botuar ne kohen e dulles. Nejse keto jane gjere qe ngadale do te dalin dhe rregullohen.
Kara Mahmud Pasha nuk u vra ne Elbasan nga turqit, por u vra ne Mal te Zi nga malazezet. Edhe une pajtohem me ty qe Kara Mahmuti ishte me kombetere se sa Ali Pashai. Eshte e vertete qe historiografia shqiptare ka nevoje te zhvishet nga disa te paverteta, por jo ne ate mase sa pretendon ti. Historianet shqipatre ( edhe ata te kohes komuniste) kane merita te medha .
Suljotet formuan dhe AGIMIN E ARTE qe doli jashte ligjit,per ALIUN eshte karakteristik tek SHqiptaret kujtohen ne funde te jetes per SHqiperine ,si dhe Merkur shpata u vu vete ne sherbim si mercenare per mbreterit e Europes dhe nga fundi u kujtua kur i mbaroj vaji i kandilit, pa permendur Ataturkun qe ishte nga Dibra qe si vajti kure mendja per SHqiperine.
Sakte
Ali Pasha më tiraninë, dinakërinë dhe aftësinë e tij prej një udhëheqësi që koha ka kërkuar ka hy në histori si Pasha që ka sfiduar perandorinë osmane. Sa i përket çështjes kombëtare Ali Pasha nuk ka bash asnjë rëndësi. Nuk ka asnjë dëshmi së ai kërkuar ose ka realizuar diçka më rëndësi kombëtare. Ali Pasha ka luftuar çdo kundërshtar më egërsinë më të madhe pa marrë parasysh çfarë populli ose besimi fetar i takonin.
E verteta historike eshte qe Aliu beri mareveshje me greket qe te ngriheshin ne kryengritje ne nje kohe duke fituar lirine . Diten e caktuar Aliu filloi kryengritjen ndersa greket jo, duke prere ne bese Aliun.Ushtria tutke ju versul Aliut me te gjitha forcat qe i kishin mbetur.Mbas vrasjes se Aliut greket e pa bese filluan kryengritjen.Ushtria turke ishte e lodhur ,dhe keshtu greket fituan pamvarsine.Grekerve nuk u leverdiste qe Aliu te fitonte nderkohe qe Janina ishte kryeqendra dhe zoterimet e Aliut shkonin poshte Artes e Prevezes.