Nga Manjola Bregasi
Viktimë apo xhelat!? Më shumë se mister është një histori që mban të fshehur në vetvete vet metamorfozën e sistemit të diktaturës. Është një çast, kur protagonisti i gijotinës përbindësh, bëhet më në fund edhe viktimë e saj. Pas një karriere të suksesshme në krye të organeve të diktaturës që e çuan deri në kreun e dikasterit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, do të bëhej një moment edhe vetë pre e goditjes fatale të tyre. Duke u cilësuar si pjesë e grupit armiqësor të Mehmet Shehut, ministri i Brendshëm Feçor Shehu, më 15 shtator të vitit 1983, u pushkatua së bashku me të akuzuarit e tjerë, si pjesëtarë të grupit antiparti të këtij grupimi; Kadri Hazbiu, Llambi Peçini dhe Llambi Ziçishti.
Natyrisht siç ndodhte në të tilla raste, aq më tepër kur bëhej fjalë për njerëz kaq të rëndësishëm, familja, jo vetëm që nuk kishte të drejtë të merrte trupin e të dinte varrin, por do të persekutohej e torturohej gjatë gjithë jetës. Ndoshta mund të duket paradoksal fakti se, si ai, njeriu i gjithëpushtetshëm, që kishte dënuar dhe ndëshkuar sa e sa të tjerë, kishte marrë fund dhe nuk mundi të shpëtonte as veten dhe as familjen e tij.
Bashkëshortja dhe vajzat e ish-ministrit të Brendshëm u dërguan në Gramsh, ku mbetën të vetme dhe pa miqtë e të afërmit e dikurshëm. Edhe njerëzit më të afërt, vëllezërit dhe motrat nuk mund të ishin pranë tyre. Duke jetuar nën presionin e emrit “vëllai”, “motra”, “kunati” apo “kunata” e Feçorit, askush nuk donte t’i rëndonte pozitat e veta dhe të rrezikonte burgun, ndaj pranuan të distancohen duke i lënë të vetme dy vajzat dhe gruan e Feçor Shehut. Tani, kur kanë kaluar më tepër se 20 vjet nga pushkatimi i të vëllait, Liri Shehu (Kodheli), ndërsa kujton të vëllain, mbush sytë me lot dhe e ndjen veten disi fajtore përballë kujtimit të tij. “E kam besuar që ai ishte armik dhe në mbledhjen e ndërmarrjes fola me urrejtje, duke besuar që kishte tradhtuar Partinë”.
Znj. Liri, ku ndodheshit ju, motra e Feçor Shehut, në kohën që vëllai juaj u arrestua duke u cilësuar armik?
Unë në atë kohë kam qenë rrobaqepëse në ushtri. Kisha pak kohë që kisha ikur nga ndërmarrja ku kisha punë me normë dhe ku kisha punuar gjithë jetën dhe me ndihëm e dhëndrit, që ishte oficer, kalova në mirëmbajtjen e Ushtrisë, për të shpëtuar nga norma.
A keni pasur privilegje, duke qenë se vëllai juaj ishte ministër?
Asnjë privilegj nuk kam pasur. Gjithë jetën rrobaqepëse kam qenë, madje as nuk kemi folur dhe as nuk e kemi përdorur ndonjëherë emrin e tij në atë kohë. Edhe në pallat e në lagje, vetëm pas dënimit të tij e morën vesh që unë isha motra e Feçorit.
E mbani mend ditën kur Feçori u arrestua dhe nga e mësuat lajmin?
Me sa mbaj mend unë ka qenë 24 shkurti i vitit 1982. Lajmin e mora vesh kur erdha nga puna në shtëpi. Aty gjeta dhëndrin dhe ai më tha që Feçorin e kishin arrestuar dhe e akuzonin për armik të popullit.
Çfarë bëtë në ato momente?
Në atë moment nuk bëra asgjë, por në darkë mora vajzën e vogël, që në atë kohë ishte 25 vjeçe dhe shkuam në shtëpinë e Feçorit.
Kë gjetët aty?
Vetëm e shoqja ishte.
Çfarë biseduat me të?
Edhe shumë nuk biseduam, se kishim frikë për ndonjë përgjim a ndonjë kamerë që mund të ishte vendosur në shtëpi. E pyetëm se si ishte puna dhe ajo na tha vetëm kaq: “Vajti në punë e, nuk u kthye”. Më shumë nuk foli dhe ne nuk i kërkuam sqarime. Që nga ai moment shkëputa çdo lidhje me kunatën dhe mbesat. Tre ditë më pas ata i internuan në Gramsh dhe nuk i kemi parë deri në vitin 1991, kur u kthyen që andej. Pas vrasjes së Feçorit i shkëputëm lidhjet edhe me familjen e vëllait tjetër Yzedinit, sepse kishim frikë.
Po në gjyq keni qenë?
Jo jo, as bëhej fjalë fare. Aty shkëputëm çdo kontakt, sepse çdo ditë gjërat po rëndoheshin. Koha ishte e tillë që mjaftonte që unë isha motra e tij dhe rrezikohesha, nëse do ruaja marrëdhëniet me familjen, do kisha pasoja edhe më të rënda, deri në burgim.
Po juve patët pasoja?
Ne shpëtuam mirë, ngaqë burri im ishte anëtar partie. Menjëherë pas arrestimit të Feçorit burrin e thirrën në organizatën e partisë dhe i thanë: – Ose mbaj gruan, ose mbaj partinë. Partinë do mbaj, – ishte përgjigjur ai. Pas mbledhjes, burri erdhi në shtëpi dhe më tregoi gjithçka që kishte ndodhur. Mora guximin dhe vajta vetë në Komitetin e Partisë, ku më priti një grua, Fize e kishte emrin. Unë nuk marr vesh nga politika dhe as nuk i di punët e vëllait tim, – i thashë. Fëmijët e mi jam përpjekur t’i mësoj dhe t’i edukoj me mësimet e partisë dhe nuk dua të më shkatërrojnë familjen. Ik se do ta shikojmë këtë punë, – më tha ajo.
Takova edhe sekretarin e partisë, i cili më tha: “Prit një herë, mos i ço dokumentet e ndarjes në gjyq”. Me sa duket më vonë u la ky muhabet e nuk e ngacmuan më. Megjithatë mua më hoqën nga puna ku isha dhe më çuan prapë në normë. Dhëndrin e madh që ishte me Sigurimin jashtë Shqipërisë e hoqën nga puna, vajzën e dytë, e la burri dhe humbi fëmijën 8-muajsh dhe kudo që shkonim, na shikonin me sy shtrembët, si motra e Feçor Shehut. Pastaj gjatë gjithë kohës rrinim me frikën e internimit ose me frikën se burrin mund ta përjashtonin nga partia. Hetuesia e Feçor Shehut ka zgjatur më tepër se një vit.
A kishit informacion çfarë bëhej me të dhe me familjen e tij gjatë kësaj periudhe?
Asnjë informacion. Në atë kohë ndërpremë çdo kontakt. Pas vitit 1991, gruaja e tij dhe vajzat, na tregojnë për jetën e tyre në internim dhe për kohën e hetuesisë, kur edhe Majnurja, u mor në pyetje disa herë, por edhe ato nuk kanë dëshirë të flasin për këtë çështje.
Po lajmin që Feçori ishte dënuar me vdekje, ku e morët vesh?
Lajmin e dënimit me vdekje e mora vesh 5 ditë para se ta pushkatonin. Atje në ndërmarrje, kur isha në mirëmbajtjen e Ushtrisë, erdhi një letër, ku njoftohej dënimi i Feçorit dhe të gjithë punonjësit, 400 veta, na thirrën në mbledhje për këtë punë. Aty na njoftuan se armiku i popullit, Feçor Shehu, ishte dënuar me vdekje.
Si e pritët lajmin, aq më tepër përpara kolektivit?
Nuk e dhashë veten. Pikë loti nuk lëshova. Jo se nuk më erdhi keq për vëllanë, por duhej të tregohesha e fortë, që të mos më thoshin edhe mua armike. Pastaj të them të vërtetën në atë kohë unë e besoja se ai ishte vërtet fajtor. Shpesh thosha me vete: “Po çfarë kërkonte ky Feçori xhanëm, kur jetonte me gjithë të mirat e, nuk vuante si ne”?!
Po tani si mendoni, që ishte apo që nuk ishte fajtor?
Po nga sa po thonë e nga sa po lexojmë del që nuk ishte as fajtor e as armik, unë nuk di më shumë.
Po më vonë pas pushkatimit e qave vëllanë?
Qaja për të, por fshehurazi. Edhe kur e kujtoja ndonjëherë duke ecur rrugës e mbaja veten dhe i lëshoja ngashërimet, vetëm kur kalonte ndonjë makinë, që të mos dëgjohesha. Edhe në shtëpi nuk e qaja dot, se kisha frikë. Ne mallakastriotët, e kemi për zakon që, të afërmit dhe njerëzit e dashur i qajmë me zë, por Feçorin nuk e qava dot.
Çfarë u diskutua në mbledhjen e ndërmarrjes?
Në mbledhjen e ndërmarrjes, pasi u tha që Feçor Shehu ishte dënuar me pushkatim, kërkuan që të flisja edhe unë e të jepja mendimin tim.
Folët?
Po, fola. Tani them me vete se e kam rënduar tim vëlla e i kam hyrë në hak, por unë vërtet mendoja që ai ishte fajtor, ndaj atje në mbledhjen e ndërmarrjes thashë: “Nëse vërtet ka bërë faj të dënohet dhe nuk kam pikë mëshire për të. Edhe vdekjen e ka pak”.
Të vjen keq tani që i ke thënë ato fjalë?
Më vjen keq dhe më rëndohet ndërgjegjja, sidomos kur dëgjojmë që i kanë torturuar e i kanë sakatuar nëpër burgje.
Nga i keni dëgjuar këto?
Nga televizori. Kur janë shfaqur në fillim pamjet e gjyqit e pashë Feçorin me shenjë në fytyrë. Ai nuk e kishte pasur më parë atë shenjë.
Shumë është folur për torturat që i janë bërë Feçor Shehut dhe të tjerëve që janë arrestuar bashkë me të, por shumë flitet edhe për torturat që vetë Feçor Shehu ka bërë kur ka qenë në pozitë. Thuhet se shumë njerëz janë vrarë e përndjekur vetëm nga Feçor Shehu, dini gjë ju për këto?
Unë nuk di asgjë për këto dhe nuk e kam besuar ndonjëherë që vëllai im të ketë qenë kriminel. Të paktën në atë kohë nuk kishte se si t’i merrnim vesh këto gjëra, kurse tani dimë vetëm ato që shohim në televizor e në gazeta. Nuk di se si ka qenë e vërteta.
Një ish i dënuar në burgun e Spaçit, tregon se Feçor Shehu, gjatë një bisede që ka pasur me një të burgosur nga Mallakastra, të quajtur Hajri Pashaj, me të cilin njihej mjaft mirë e ka kërcënuar atë me vdekje dhe vetëm një javë më pas, ky i burgosur u pushkatua. Dini gjë ju për këtë fakt?
Unë nuk di asgjë për këtë rast dhe nga juve po e dëgjoj për herë të parë, por mos harro që kanë qenë ata mallakastriotë që në kohën kur Feçori ishte ministër, kur përplaseshin nëpër zyra e kishin halle, edhe sikur të mos e njihnin fare Feçorin thoshin: “Jemi kushërinjtë e Feçor Shehut”, e kur Feçorin e dënuan, të gjithë gjenin rast ta akuzonin e ta rëndonin. Të thashë, unë vetë në atë kohë kam besuar që ishte fajtor ndaj Partisë, por se kë dënonte e se çfarë bënte im vëlla, këtë nuk kam nga ta di.
Thuhet madje se disa prej personave që janë torturuar nga Feçori, tani pas viteve ’90-të, kanë komunikuar me familjen e tij, duke i folur për ndëshkimet që kanë marrë për shkak të Feçorit, a është e vërtetë kjo?
Me mua nuk ka komunikuar askush dhe nuk kam takuar ndonjë njeri të më thotë që Feçori e ka torturuar, e ka internuar apo dënuar, por për vajzat dhe gruan e tij nuk mund të flas. Mbase atyre edhe mund t’ju jetë prezantuar ndonjë njeri i tillë, por unë nuk di gjë, sepse siç ju thashë edhe më sipër, kunata ime nuk ka shumë dëshirë të flasë për këto gjëra të së kaluarës.
Ku prehen tani eshtrat e Feçor Shehut?
Tani eshtrat e tij janë në varrezat e Sharrës.
Si janë gjetur eshtrat e tij?
Eshtrat e Feçorit janë gjetur në një varr me eshtrat e Kadri Hazbiut dhe ai që i ka gjetur është djali i Kadriut, Petriti, diku nga viti 1995. Me sa di unë, ai i ka bërë të gjitha kërkimet në mënyrë private dhe pasi i ka gjetur ka njoftuar Ninën, vajzën e Feçorit. Ne nuk kemi marrë pjesë në gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave.
Ju kishte folur ndonjëherë Feçori për ndonjë rrezik të mundshëm apo për ndonjë problem që kishte pasur?
Jo, jo. Megjithatë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut në dhjetor të vitit 1981, e kisha pyetur se si i kishte punët: – Ti vetë ke ndonjë gjë në këto muhabete? –“Jo, më tha. Unë jam në rregull me partinë”.
Përse ia bëtë këtë pyetje, ka pasur marrëdhënie të ngushta me Mehmetin?
Feçori nuk para fliste për këto gjëra, por nga sa di unë marrëdhënie të mira ka pasur, por pyetjen ia bëra duke menduar që kanë punuar afër njëri-tjetrit.
Përveç faktit që të dy ishin nga Mallakastra dhe mbanin të njëjtin mbiemër, a ka pasur ndonjë lidhje tjetër mes familjeve tuaja?
Lidhje fisnore ose lidhje gjaku nuk kemi pasur. E vetmja lidhje, është që gruaja e parë e babait tonë (e cila vdiq dhe më pas babai u martua me nënën time dhe të Feçorit) ishte motër me nënën e Mehmetit, por nuk besoj që kjo të ketë ndikuar në marrëdhëniet e Feçorit me Mehmetin. Më shumë ata i lidhi fakti që ishin të dy mallakastriotë dhe kjo mendoj që ishte arsyeja që edhe Feçori u dënua pas Mehmetit.
Pas vrasjes së Mehmet Shehut, kanë qenë të shumtë mallakastriotët që u dënuan dhe u burgosën si mbështetës të tij. A ishte shprehur ndonjëherë Feçori pas vrasjes së Mehmetit, çfarë mendimi kishte vetë ai?
Nuk di ç’të them për këtë çështje, nuk më kishte folur ndonjëherë.
Po marrëdhëniet e Feçorit me Kadri Hazbiun si kanë qenë, dini gjë për këtë fakt?
Di që me Kadriun kanë shkuar mirë. Dilnin edhe për gjah bashkë, për çështje të punës së tyre nuk mund të flas.
Ju thoni se nga aq sa dini marrëdhëniet e Feçorit me Kadriun kanë qenë shumë të mira, kurse në shtyp, është botuar një letër e Kadri Hazbiut, drejtuar Enver Hoxhës, në vitin 1982, në të cilën Feçor Shehu cilësohet si një armik që kishte lëvizur nën hundën e Kadriut. Si është i mundur një fakt i tillë?
Në atë kohë, me sa mbaj mend unë ata kanë pasur marrëdhënie dhe shoqëri të mirë mes tyre. Por pasi ndodhën gjithë këto, nuk e di se si mund të kenë rrjedhur punët. Mbase e shoqja mund të dijë më shumë për këto gjëra, sepse ajo është pyetur vetë nga hetuesia dhe ka qenë më afër Feçorit.
Nuk ju ka folur ndonjëherë kunata për gjithë këtë histori?
Asaj nuk i pëlqen të flasë për këto gjëra, se në fund të fundit janë kujtime të hidhura, por edhe unë nuk e kam pyetur. Ato ikën e mbuluan tani.
Thashethemet për eshtrat e Feçor Shehut…!
Ndërkohë në Mallakastër, në vendlindjen e Feçor Shehut, qarkullojnë ende thashetheme në lidhje me vendndodhjen e eshtrave të tij. Fjalë të cilat, vëllai dhe motra e tij i mohojnë. Çuditërisht flitet se eshtrat e zbuluara nga Petrit Hazbiu në vitin 1995, nuk janë të Feçor Shehut. Thuhet se pas pushkatimit, trupi i ish-ministrit të Brendshëm, është murosur në kolonën e një ndërtese në bregdetin e Durrësit. Ai që e ka kryer këtë veprim, sigurisht i urdhëruar, ka qenë një ushtar, të cilin vetë eprorët e tij, më pas e kanë vrarë. Askush nuk di të na thotë se nga e ka prejardhjen një histori e tillë, ndërkohë që qarkullon tashmë tek njerëzit, kurse të afërmit e mohojnë atë në mënyrë kategorike.
Kush ishte ministri i pushkatuar nga Enver Hoxha?
Feçor Refat Shehu, u lind në Hekal të Mallakastrës në vitin 1922. U lidh me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që në vitin 1942. Gjurmët e të parëve të tij dhe sidomos të të atit, i cili kishte qenë një nga drejtuesit në luftërat kundër Turqisë, si dhe në sulmet kundër shovinistëve grekë dhe italianë, i ndoqi edhe Feçori. Feçor Shehu ishte anëtar i njësitit të parë partizan, anëtar i çetës plakë të Mallakastrës që në 4 shkurt të vitit 1943, komandant kompanie në batalionin “Ismail Klosi”, komisar kompanie në grupin e tretë të Mallakastrës.
Mori pjesë me armë në dorë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Mallakastër, Myzeqe, Tepelenë dhe pothuaj në të gjitha zonat e jugut të Shqipërisë. Së bashku me 20 partizanë nga Hekali u inkuadrua në Brigadën e XII-të Sulmuese. Gjatë Luftës, u plagos dy herë. Pas çlirimit të vendit, Feçor Shehu u ngarkua me detyrë në organet e Sigurimit të Shtetit, duke drejtuar Degët e Brendshme në rrethet Korçë, Shkodër dhe Tiranë. Më pas u emërua z/ministër i Brendshëm dhe kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pak kohë më pas u emërua ministër i Brendshëm. Ishte dekoruar me urdhra dhe medalje të ndryshme 12 herë. U pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës, si tradhtar i vendit.(Memorie.al)
Fecor Shehu ishte nje kriminel i ndyre qe ka vrare dhe ka zhdukur shum njerez... I them kesaj motres kush e vrau futbollistin e talentuar Arjan Hoxha dhe pse e vrau....??? Fecori jo vetem qe ka qene kriminel por ka qene i degjeneruar prandaj ate qe i bene e kishte hak....
Ka qene me shume se kriminel,,,mbi te gjitha ai ka qene i pabese ashtu si edhe Mehemeti qe kishte kriza histerie,gjakpiresie dhe psikopatie....Te mos me keqkuptojne mallakastriotet,te cilet i kemi vllezer,miq,shok,,,por keta te dy nuk kishin te benin me traditat e Mallakastres.
Kjo ka thëne mirë, që Edhe vdekjen e ka pak, por Jo për atë që mendonte kjo!!!
Shume e vertete kjo! U perfol shume ne Tirane atehere dhe carem per ta cuar Arjanin tek bunkeri nga fusha e aviacionit ishte mami Tasha e Benit qe ecen vete.
Feçorri ishte krimineli më e degjeneruar dhe i ndyrë që do denonconte dhe spiunonte edhe veten nëse ja kerkonin ato degjeneratat e tjerë te byrosë politike. Shqiperia nuk eshte vetëm sot mëmëdheu i ndyrësirave hajdutë dhe degjeneruar. Ajo ka qenë e tillë me cilindo regjim,dje,sot,nesër,përjetësisht.
Shume me vend komenti juaj.
Eshte e kuptueshme si moter e nje krimineli aspekti njerzor te bene te ndjesh per te, gje qe eshte normale te ndjej per te vellain e saj... Por ky qelbesire ishte nje njeri shtaze, sadist, barbar, intrigant, feminist i degjeneruar qe ka ber nje mij te zezat qe nga koha kur ishte Kryetar Degesh, zv Minister apo Minister. Ka shume njerez te pafajshem qe i kane provuar ne kurrize ose e kane paguar me jete bemat e ketij kerricit. Ka shume deshmitar qe akoma jane gjall e mund te deshmojn per kete bish qe as njeri s'mund t'a quash.
Per kete zonjen nuk kam se cfar te them,por i vellai ka qene karierist dhe i lig ne shpirt pasi e di se ka mare ne qafe shume njerez,e nje nga keta eshte dhe babai im.
Fecor Shehu ka qene njeriu me i poshter ne postin e ministrit te MPB, nje karrierist i pabes, kryemashtrues, kryekriminel dhe kryekurvar dhe mbi te gjitha kryeagjent i UDB-se dhe KGB bashke me Kadri Hazbiun e C0. Motra e tij, Liri Shehu (Kodheli) nuk kishte pse te denohej per veprimtarine e tij armiqesore ndaj atdheut te vet, por te mos pendohet deri ne varr pse ka folur ne ndërmarrje me urrejtje dhe te mos jape me intervista se figura e tij ia ul vlerat edhe asj si njeri.
Me vjen keq per fa,iljen dhe motren e Feckarit por per te si Fecor nuk ka njeri qe te flasi mire. Ai nuk ka qene as agjent asgje pervecse nje perdhunuesi dhe shrytezues i pushtetit duke bere namin ne femra per te cilat edhe familja besoj e urren. Ai ka bema te medha ne kete aspekt sidomos ne zonat e veriut, Njeri i poshter qe e denuan per bemat por e mbuluan gjoja per tradheti.
Bythshkerdhyer e spiun i regjur i Serbise ka qene
Motra e Feçorit tregohet shumë profesioniste dhe e ndershme në bisedë. Gazetarja, Bregasi, tregohet shumë cinike, aspak profesionale dhe, intriguese. Feçor Shehu hiqej Perendia në MPB. Ishte një përbindësh i vërtetë. Mjer ai që i dilte përpara. Kur u bë Ministër, lëshoi urdhërin për të gjitha Degët e Punëve të Brëndshme në rrethe: "Jemi prapa me planin e goditjeve (të arrestimeve)". Ky ishte urdhër terrori mbi popullin dhe, jo lufte kundër armiqve të mundshëm. Vetë Enver Hoxha e kritikoi ashpër urdhërin e tij dhe e anulloi. Gazetarë si Bregasi dhe, media të ndryshme, tani mundohen që, atë terrorist, të na e paraqesin si viktimë të diktaturës. Sa poshtë keni rënë, o njerëz të medias vizive dhe gazetareske. Turp!
Eshte nje fjale e urte , mos e trazo mune se celb ere
Lufte hijenash, per te ruajtur Ramiz alin ai qe thoshte nga fundi : nje dele per kooperativen e nje per privatin shpikjet per te ruajtur bastarsistemin ne fuqi , per kete bastarde qe e donte me çdo kushte psiqikja e sistemit e shoqja e DULLES, per sa i perket Feçorit i kishte gjithe te kqiat e nje sadistit dhe gjithmon me "sallator" ne dore ishte kapjoni i imoralitetit.Une jam Vlonjat me origjine nga HEKALI ,Mallakastrojotet jane njeres te ndershem, imoraliteti nuk eshte i lindur po fitohet ne shoqeri ku jeton ,ky bastardi nuk perfaqson Mallakastren po kasten e pjerdhur te "KOMUNIZMIT".
@@ taso kumeti nuk je nga Hekali, ti je nga Tirana... nuk na thua;Po ti vete a ke spiunuar dike??Mbase kur ishe Mesues dhe Komunist ne Fushe-Kruje??Ose me keq ke spiunuar ndonje Hallexhi Shqipetare ne gjermani??????Turpe te keshe..kur ze ne goje edhe ti mallakastriotet..lol
...kush me shpate sundon, nga shpata e peson
Ju lutem beni kontrollin e shkrimit para se t'a publikoni. Shkruani 20 vjet perpara, kur duhet te jete 40 vjet perpara. Apo boll qe te shkruhet . . .
Ska asnje dyshim qe Feçor Shehu ka qene nje kriminel dhe mori atë që i takone. Kjo motra e tij eshte nje bushtër që për interesat e saj ka mohuar dhe vëllanë. Kur mos e paqa një motër si kjo. Se kuptoj se perse nuk i vjen turp dhe flet, por keta më duket se kanë pasur shumë zollume kështu që nuk ka se si të jenë te mirë. U shofshi si farē e keqe që jeni. Çfarë po thua moj bushtër...si nuk paske patur privilegje Ty?! Nuk kishe nevojë ta shqetsoje per privilegje Feçorin Ty sepse ishte vet emri i tij qe ti sjellte privilegjet ku do qe te shkoje, keshtu që edhe njehere Ty je nje mosmirenjohse dhe nje femer shumë ligë. Gjithemone flasim per mardheniet vella e moter.
z.Gazetarë e gazetarucë ju lutem mos na mallëngjeni e na përzjeni stomakun! Feçori e shumë e shumë të tjerë si ai,ishin simbol i njeriut të r,i gatuar nga duart e kryeguzhinjerit monstër ,ai vagabondi i Gjirokastrës. Është deryrë e specjalistëve historjannë t’i analizojnë këto monstra dhe të plotësojnë historinë e turpëshme për të gjithë periudhën që susnduan të ashtuquajurit komunistë.
fecori qe ishte qen bir qeni ,ajo as qe diskutohet.ishte pjelle e atij sistemi,qe pastaj e hengri,sic hante kucedra bijte e vet.kur filloi luften mund te kete pasur dhe ideale te pastra,por pastaj u be si gjithe te tjeret.megjithate nje gje duhet thene.enveri zhduku ata njrese qe jo vetem i rrezikonin sundimin,por edha ata me kriminelet.mendoni nje cike ndryshimin e sistemit me keta ne fuqi.nje rams alia pule e lagur dhe na la sali mortjen si trashegimtar.keta jo vetem qe sdo e linin pa gjakpo mund te linin nje bishe akoma me te keqe se shpellari.dhe fara qe mbollen kty,ky,mehmeti,kadriu e me radhe e pasqyroi ne menyre perfekte gazidede,qe torturoi nji popull te tere si kryetar i shikut.morali i fabules...ATE QE MBJELLDO KORRESH.fara e keqe e ktyre ...eshte akoma.kur te zhduket komplet atehere mund te themi qe ...jemi ne demokraci.