Është një makinë me të vërtetë fotozhenike. Ka “luajtur” edhe filma, por nuk është nga ato makinat-aktore të ish-Kinostudios. Në fakt, është një model i vjetër “Wolsvageni” dhe makinë e zakonshme për vitet tridhjetë. Duket sikur sapo është zgjuar nga një gjumë i gjatë dhe nuk e ka shkundur ende pluhurin e kohës që, e ka mbuluar fillimisht në bodrumin e një shtëpie në Durrës dhe mandej në një prej ambienteve të “Piramidës”, pasi e kanë ekspozuar për pak kohë në Muzeun e Enver Hoxhës, kinse si makinën që ai kishte përdorur gjatë Luftës. Qirko Ciko, të cilit iu rikthye makina e tij, pas shumë vitesh, beson më pak se askush tjetër në atë diçiturën muzeale, ku shkruhej se ajo ishte makina me të cilën kishte lëvizur Enver Hoxha gjatë Luftës.
I pasionuar pas makinave, por jo aq i pasur sa për të pasur koleksione, i moshuari nga Durrësi, që ka punuar si shofer gjatë regjimit komunist, duket i rilindur në timonin e makinës së tij të vogël, që më në fund ka arritur ta rimarrë, pas një pritjeje vërtet të gjatë.
“Doktori shtangu nga foto në mur, pasi i ngjasoj me një kufomë të morgut ku bënte praktikën si student dhe kur e fejuara i tha, se ai ishte i ati, ai u…”/ Historia tronditëse e familjes shqiptaro-italiane
Duke rrëfyer historinë e makinës së tij, ai thotë se priste prej 16 vjetësh që ajo t’i rikthehej, ndërsa e kishte ruajtur për më shumë se 20 vjet pa e përdorur në bodrumin e shtëpisë së tij. Sigurisht, me shpresën se një ditë do të mund ta përdorte.
Edhe pse kjo shpresë e tij supozonte, në fakt, rrëzimin e regjimit ose së paku një transformimin thelbësor të tij deri në rikthim të pronës private, sepse vetëm atëherë ai do të mund ta përdorte makinën e vet, të cilën që pas ligjit të vitit 1967, për pronën private, e kishte të ndaluar ta përdorte.
Por nuk i kishte shkuar kurrë në mendje që ta braktiste dhe vazhdonte ta ruante me kujdes, pa mundur ta nxjerrë jashtë oborrit të shtëpisë.
Nuk i ka kushtuar pak kur e ka blerë në vitin 1964 në “Qytetin Stalin” (Kuçova sot) për 62 mijë lekë! “Nuk ishte një shumë e vogël atëherë, aq më tepër që ai, i cili ma kishte shitur mua, e kishte blerë fare lirë në shtet, ndoshta për 5 franga, ndërsa mua ma shiti shumë më shtrenjtë, sigurisht. Unë kisha një kushërirë në “Qytetin Stalin” dhe ajo më tregoi për këtë makinë që e shiste një shofer atëherë. Ai vetë më pati thënë që e kishte blerë në shtet. Në fakt, shteti në atë kohë i shiste makinat e vjetra, për t’i zëvendësuar me të reja”, – rrëfen shoferi i “Wolsvagen”-it.
“Tani nuk e di sa mund të vlejë, por unë nuk kam ndërmend ta shes. Do ta përdor vetë dhe do të shëtis me të me gruan time”, – tregon Qirko Ciko.
Model “Wolsvagen”, 1 100, data e saj e prodhimit, sipas pronarit të saj, është viti 1935 dhe ka punuar shumë mirë në atë kohë, por ende vazhdon të punojë, edhe pse ka nevojë për disa riparime, të cilat Ciko thotë se mund t’ia bëjë edhe vetë. Është aq i thjeshtë, sa duket si makinë nga ato të parkut të lojërave.
Të gjithë sharmin e ka së jashtmi dhe sidomos në pjesën e përparme, ku dy stopat, kur ndizen, ngjajnë si fare për të orientuar anijet. Ka humbur shumë nga ngjyra e saj e dikurshme, ngjyrë ulliri e errët, me sa duket.
Xhamat duhet t’i ulësh e t’i ngresh me ndonjë mjet ndihmës, pasi mekanizmi nuk funksionon më, por motori dhe gjithë ç’është më e rëndësishme, vazhdon të funksionojë në rregull. Kaq i duhet Qirko Cikos që, të rikthehet në timonin e makinës së tij, shumë më i plakur, por i kënaqur që përmbushi atë shpresën e tij të vjetër…!
“Kisha një vëlla të pushkatuar nga regjimi komunist dhe nuk mund t’i thosha jo kërkesës së tij për ta ekspozuar në muzeun e Enver Hoxhës”, tregon ai.
“Si ma mori makinën Sulo Gradeci”
Kur Sulo Gradeci e ftoi për një kafe, Qirko, që e kishte një vëlla të pushkatuar, nuk kishte se si të mos e çonte mendjen për keq. Por për asnjë çast te “Wolsvageni”, që e kishte mbyllur në bodrum, që nga viti 1967. Kësisoj, kur mësoi se bëhej fjalë për një makinë, u lehtësua pakëz, por i ngriu edhe një shpresë e vjetër.
“Kur Sulo Gradeci ma kërkoi makinën për ta ekspozuar në muzeun e Enver Hoxhës, si makinën me të cilën Enveri kishte udhëtuar gjatë Luftës, unë nuk kisha se si t’i thosha jo. Aq më tepër, po të merrja parasysh rrethanat e familjes sime, duke qenë se e kisha një vëlla të pushkatuar nga regjimi”, – tregon Qirko historinë e vitit 1988, kur u detyrua ta dorëzonte makinën e tij.
Por nuk e braktisi kurrë me mendje, dhe kishte shkuar disa herë ta shihte në muze, me shpresën gjithnjë e më të fshehtë se, një ditë do ta rimerrte.
SMS Berishës, rifiton makinën-muzeale
Pasi kishte kërkuar disa herë ta rimerrte makinën e tij, që mbahej ende në një magazinë të katit të sipërm të “Piramidës” (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës), por pa rezultat, Qirko Ciko nuk e la sërish me kaq. Këmbëngulës, ai i dërgoi një mesazh kryeministrit Sali Berisha, në numrin e tij të telefonit.
Dhe ajo që kishte vonuar për shumë vite, mbërriti me shpejtësinë e një sms-je. Me urdhër të kryeministrit Berisha, Qirko Cikos, iu rikthye, (me një ceremoni në ambientet e QNK-së), makina që i përkiste që nga viti 1964.(Botuar më 2006 tek Shekulli)
Ky paska qenë ... jo për gjë , po na dilte në inventar një disident më pakë... Dhe pastaj : Kush është ai që thotë se loku s'bëri asgjë për t'i kthyer pronën pronarit ???
Bravo! Ja, e shihni se ç'bënte Berisha për ish të persekutuarit?! Të mos ju dëgjoj më të flisni keq për doktorin!
Komunizmi i pushkatoi vëllanë, por ky bridhte me makinë që e pati blerë 64 mijë lekë asokohe, në vitet '60, kur ato lekë kishin vlerën e 600 mijë lekëve të viteve '80.
KETU NUK DEL SE hOXHA NUK KA LEVIZUR GJATE lUFTES ME KETE MAKINE, APO NJE MAKINE TE KESAJ MARKE. SHTETI IA KISHTE SHITUR DIKUJ DHE KY DIKUSHI IA SHITI CIKOS. PRA NUK PERPUTHET TITULLI ME BRENDINE NE GAZETE, SI SHUME HERE TE TJERA.
Me siguri qe ky eshte vazhdim io ciklit te Kaloshit.Ka harruar nje detaj qe Sali Berisha vertet i riaktheu por me nje kusht qe kete veture tia dhuronte atij per ta vendosur ne muzeun qe do behej enkas per prijsin lezhendar ,por punet shkuan keq dhe sot s'ka Kalosh qe e reabiliton.
Po ti kishe thene ‘jo’ xha Sulos, do perfundoje si vellai. Ke bere zgjedhjen e duhur plako:)
E dhjefsha doktorin mu ne surrat. Doktori ti kthej miliardat e lekeve qe i vodhi popullit dhe te japi llogari per nja hiç me pak se nja 3,4 mije te vrare.
Mashtrin.Eshte e vertete qe ne vitin 1960-1961,Jane shitur makina te vjetra.Ka shitur Edhe ushtria.kjo makine mund te kete qene e ushtrise,parkuar ne krahun e majte te hyrjes se Autoreparti.Nuk Ka qene asnjehere makine e Enverit Ne ate kohe Enverit levizte me makine ZIM,apoZIS sovjetik.Aq me teper "leviste Enverit gjate luftes".kjo Ka qene ,dy cope ,te parkuar te MMP.Ne vitin 1964 e me pas,derisa u be piramida muze,nuk Ka patur asnjehere muze per Enver Hoxhen.I pari u be me piramiden,pas vdekjes se tij.Atehere plasi Edhe puna per te krijuar situaten per "kultin e individit te Enverit".Kur Ra monumenti i Enverit,,Ramiz Alia shkoi ne familjen e Enverit dhe i t'ha Nexhmijes"Ia hoqem emrin perkohesisht,sot rezuan edha statujen,por ne do Ja ngrene me te madje".Pergjigja e Nexhmijes:-"Ramiz,ti e di qe Enverit Ka qene kunder ketyre gjerave.Nuk Ka nevoje te behet monumento i Enverit,por kujdes per Shqiperine".Ne projektin e pmermendores se lirise,ne qender ishte vene figura e Enverit.Kur ky e pa e kritikoi.Ne thelb ajo qe t'ha ishte se lirine e Solli lufta e popullit shqiptare ,Jo Enveri.Dhe permendorja nuk u be.U be tabloja e madje ne muzeun historik,por pa figure e Enverit Dhe kjo Ka qene kerkesa e tij.