Nga Uvil Zajmi
Ka qenë dhe mbetet numri 9 më i fortë në futbollin botëror. Gerd Myler, është ndarë nga jeta në moshë 75-vjeçare nga Alzheimeri, (më 16 gusht 2021) prej të cilit vuante prej më shumë se dhjetë vitesh. Lojtar i Bajernit të Mynihut, i kombëtares së Republikës Federale Gjermane, shënues absolut në tre botërorë, 1966-‘70-’74, kampion Europe 1972, kampion bote 1974 (autori i golit të dytë në finalen 2-1 ndaj Holandës), tri herë fitues i Kupës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut dhe i katër titujve në Bundesligë.
Realizues në të gjitha mënyrat, që edhe sot flitet ende për të nga sportdashës, futbollistë, opinionistë, trajnerë, të pasionuarit, që janë të lidhur me imazhin e krijuar nga bomberi gjerman. Statistikat e karrierës së tij të shkëlqyer janë vërtet të frikshme: 563 gola shënuar me Bajernin e Mynihut në 605 takime dhe 68 gola në 62 ndeshje realizuar me kombëtaren gjermano-perëndimore, 5 prej të cilëve i ka ndaj Shqipërisë.
Gerd Mylerin kemi pasur fatin ta shohim nga afër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafën”. Hera e parë me kombëtaren e Republikës Federale Gjermane, asokohe nënkampione e botës, (pas finales së humbur në “Uembli” të Anglisë në vitin 1966, Angli-Republika Federale Gjermane, 4-2), në vitin 1967, në Dortmund. Ka qenë 8 prill, e shtunë dhe luhej për eliminatoret Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 4 dhe ndeshja Republikës Federale Gjermane – Shqipëri përfundoi 6-0 për vendësit. Gerd Myleri ishte autor i katër golave: ‘5, ’23, ‘73, ‘85 (11 m.).
Ndërsa në ndeshjen e dytë, atë të 17 dhjetorit 1967, Gerd Myler nuk do të vinte në Tiranë dhe Gjermania Perëndimore do të eliminohej pas barazimit të bujshëm 0-0 në Stadiumin “Qemal Stafa”. Por, Myler do të jetë vendimtar në takimin e tretë, ndër më historikët e zhvilluar në kryeqytetin tonë. Ka qenë e mërkurë 17 shkurt 1971 dhe luhej për eliminatoret e Kampionatit Europian. Ndodheshim në Grupin 8 dhe ndeshja Shqipëri – R.F. Gjermane përfundoi 0-1. Shënues, i përhershmi Gerd Myler në minutën e 38-të.
Ka qenë një ndeshje përtej një 90-minutëshi, spektakolare, përballë skuadrës më të famshme të Republikës Federale Gjermane, në historinë e saj. Interesim i jashtëzakonshëm në Tiranë dhe kuriozitet i madh për të parë RFGJ-në e Gustav Majerit, Frans Bekenbauerit, Shnelingerit, Overatit, Netzerit, Mylerit, Hejnkesit dhe Grabovskit.
Të sistemuar në hotel “Dajti” në Tiranë, stërvitja u krye një ditë më parë në stadiumin “Dinamo”, e cila u ndoq nga mijëra shikues e kureshtarë. Kohë më vonë u përfol edhe për simpatinë e Mylerit me kamerieren e hotel “Dajtit”. U spekulua shumë mbi dashurinë e pamundur të, ish-sulmuesit gjerman me një bukuroshe shqiptare, por asnjëherë nuk u saktësua identiteti i saj. Flitej se quhej Hëna, por vetëm kaq.
Ndërkaq, ndeshja u luajt në një kohë të vrenjtur, tipike dimër, terren rrëshqitës dhe minuta fatale për kuqezinjtë, rezultoi e 38-ta: pas ekzekutimit të një faulli pa pretendime nga Netzer, brenda zonës, Myler i ka shpëtuar mbulimit të Bujar Canit e Gëzim Kasmit, dhe me të majtën, nga 12 metra pak diagonal, ka realizuar në gjysmëlartësi, në të djathtë të portierit Koço Dinella, nga porta veriore e stadiumit. 1 – 0, dhe në atë edicion, Gjermania Federale do të shpallej kampione e Europës. Memorie.al
Po ç’dashuri na thua o Uvil mavria? Ka dashur ti zhyte nje loqe te shpejte dhe me kaq mbaron historia:)
Qamush vëllai, Ti je ne rregull o byrazer, por si t'ja bejme me ate Hasonin me poshtë, qe sheh filma me spiune sa here fle gjume. Ky qe ka ka shkruar artikullin është nje rrotë trapi qe nuk e ka shokun. Nuk ka shqipetar qe nuk ka rene dashuri me kamarieren ne çdo.lokal qe Ka kamariere të bukura. Pse duhet të jene gjermanet ndryshe. Atyre u shkonin kamarjeret ne dhome, por ne Dajti kjo nuk ndodhte sepse kishin porosi nga Partia. Demek ne duhet të ndjehemi krenarë qe Gert Myler ka dashur të shkerdheje nje shqipetare. Shkrim pervers, i ulet, pa dinjitet.
Cfare ka ketu te pazakonte?Ore zoteri qe te duket vetja shume i mencur kjo eshte nje histori e vertete dhe jo e stisur eshte shkruar nga tjeter autor dhe Uvili thjesht e ka permendur pasi nuk eshte i bindur as vete.Une nuk shoh endrra me spiun sepse kete e kam pas ditur qe para 30 vjetesh.Mbase ti je nga ata tipat pordhace dhe snobe qe vetem lekura juaj ju duket me bukura.
PO KAMARIEREN E HARUAT?
Kjo historia qenka si puna e atij qe ne teze te provimit i ra peshku, por ai kishte mesuar vetem per pleshtin.
Njoh shofera fugonash me nga nje dashnore per cdo qytet ku punojne. Sdo paska Gerd Muller te pakten nga dy per cdo qytet ku ka luajtur?!?!
Gjuetaret dhe shoferat e furgonave thuhet qe genjejne shume. Kshu thone po ine nuk merrem me thashetheme.
Po paskeni qene LOQE fare . Grate Shqipetare ne ate kohe dukeshin si Bura mo Noku.E ke qire muabetin fare keete radhe.
Doli për të gjuajtur peshk dhe përfundoi në stallë të lopëve.
O komentatore debila!Gerd Myler erdhi prape si zevendestrajneri e nje ekipi filandez kur eshte ndeshur me Flamurtarin e famshem vetem per ate .Historia qendron koqet e kandarit ne hotel Dajti nuk kishte fytyra katunaresh ishte i perzgjedhur ne personel ne te gjitha nivelet.Pse ju duket cudi mbase ajo femer mund te kete qene e infiltruar sepse atehere kamarieret nuk ishin vetem te tilla.Kjo histori nuk eshte e re ka folur nje tjeter autor per kete.
Po llafi u dashurua me çfare kuptimi perdoret ne shkrim? I shkruajti poezi by tipi apo shtyu kthimin ne Gjermani dhe i rrinte kesaj poshte pallatit ? Se llafi dashuri eshte llaf i madh dhe kerkon sakrifica nuk mjafton 1 buzeqeshje dhe 1 bakshish.Me mire do kishte kuptim titulli psh: Si ja ngrefi Mylerit kamarierja e Hotel Dajtit.
Kamarierja e hotel Dajtit qe u dashuria me Gerd Myler e ka pasur emrin Armina dhe ka qene spiune e UDB .Per me teper duhet te pyesni Irakli Kocollarin .
Ekipi i RFGJ mbrriti ne Tirane me 15 shkurt 1971, mbasdite vone. Pas nje ndalese ne hotel Dajti, ata shkuan direkt ne stadiumin Q. Stafa. Une qellova rastesisht aty kur erdhi autobuzi dhe futbollistet zbriten dhe u futen direkt ne fushen e stadiumit. Nje grup te rinjsh i kishin pritur para hotel Dajtit dhe erdhen me vrap ne stadium. U ngjitem ne tribune dhe po shikonim futbollistet qe po vertiteshin para tribunes qendrore dhe po qeshnin me njeri tjetrin. Ne te dy anet e qendres se tribunes ishin ndezur dy llampa te zakoneshme dhe ky ishte i vetmi ndriçim i stadiumit. Te gjithe lojtaret e RFGJ u mblodhen aty dhe, mbasi luajten pak me topin, dolen nga stadiumi dhe hipen ne autobuz. Gjate gjithe kohes ne stadium nuk kishte asnje polic. Ata mberriten vetem ne momentin e fundit dhe filluan te largonin njerezit. Ndersa te nesermen ata ishin ne stadiumin Dinamo qe ishte mbushur perplot me tifoze. Aty i ishte edhe nje shoku yne S.M., student ne ILB, i cili i u afrua mbrojtesit Shnelinger dhe i kerkoi ne italisht nje autograf. Ne ate kohe Shnelinger luante me Milan. Ne kohen qe ai mori autografin ai filloi qe te ndiqej nga police civile, porse u largua i mbrojtur edhe nga shume shoke te tij.
TITULLI DUHEJ TE ISHTE,,SE SI GERT MYLER DONTE TE ZBRAZTE KOQET ME KAMARIEREN E HOTELIT,,,
Mos ka qen pastruese Hena se nga emri...zakonisht kamarieret e kan patur emrin Ermira ose Mirela pavarsisht se nga pamja ta mbushnin mendjen per Qemal ose Gezim. Per ti ngjitur me kamarieret duhet te merte Myleri dhe ndonje berber qe ta qethte perpara se ti gjente brimen
Uvil, ja ke futur kot. Por kot fare... E shoh qe nuk ke patur asnje material ne dore per kete ngjarje qe tronditi boten e futbollit gjerman dhe shkateroi perfundimisht yllin e futbollit Myler. Po hedh me poshte nje shkrim qe eshte botuar shume vite me pare ne shtypin shqiptar te kohes... Autorin nuk e njoh dhe nuk e di se kush eshte, por materialin e kam ruajtur si tifoz personal i Mylerit....Bej kujdes here tjeter
Dashuria shqiptare e Gerd Mylerit Një histori e pazakontë dashurie në distancë. Deri ne kufijtë e të pabesueshmes. Por aspak e panjohur. E rrallë për atë kohë, por edhe me një personazh nga më të njohurit në fushën sportive të futbollit botëror, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën magjike. Gerd Myler një nga yjet që sapo nis të përshkëndis në futbollin gjerman, nuk e kishte menduar asnjëherë se, në vendin më të izoluar e hermetik të Ballkanit, do të njihej me një vajzë shqiptare, e cila jo vetëm që i trazoi jetën atij, por edhe e « shkatëroi ». Ngjarja në fjalë është lakuar disa herë në shtypin gjerman, anglez dhe europian e midis yjeve të at’hershëm të futbollit të këtij vendi, por edhe në atë shqiptar. Madje sot gjënden edhe personazhe nga kjo botë e sportit, e bashkohës në aktivitetet të asaj kohe me « Mylerin e Madh » ,të cilët e pohojnë këtë histori. Madje edhe në medjat tona. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada, historia e dashurisë së futbollistit gjerman me vajzën krejtesisht të panjohur shqiptare, diku në ambjentet e brendëshme te « Hotel Dajti », vazhdon që të përmendet edhe tani. Këtë herë një gazetë periferike në perëndim të Francës, përmend faktin se Ylli gjerman, « vjedhësi i golave dhe tmeri i vërtetë i portave kundërshtare « ishte i trazuar nga dashuria, për një vajzë të vendeve nga lindja, të cilën e kishte njohur sapo kishte shkelur në kryeqytet. I është mohuar kjo dashuri, jo nga e sapo njohura, për nga vetë shteti komunist i asaj kohe. » Gerd Myler, një futbollist krejt i ri dhe i konsideruar si një nga talentet e të ardhmes gjermane, ka mbritur në Shqipëri në vitin 1967. Nuk dihet se pse Helmut Shëni i Madh, tranier i përfaqsueses në atë takim përballë modestes shqiptare ku drejtonte i Madhi ynë Loro Boriçin, nuk e aktivizoi Mylerin. Pas dy ditësh në « Hotel Dajti », vendi ku ishte akomaduar ekipi i përfaqsueses gjerman, ai ka mundur që të qëndronte në stolin e rezervave në atë takim. Por nuk i ka ardhur keq që nuk ka qenë në fushë. Mbase aty në stol, ndërsa topi lëvizte në hapsirat e fushës tek të dy ekipet, ka patur mundësi që të përjetonte një tjetër ndjenjë, pas njohjes e takimit me një vajzë shqiptare, e cila i a ka robëruar menjëherë zemrën djaloshare. Ndoshta bukuria e saj, sharmi i një vajze krenare, e kanë bërë yllin e së ardhmes së ekipit të huaj që të vuaj shpirtërisht. Në vend që të mendonte për skema, ku mund të kalonte topi që të gjente rrugën e rrjetës te portës së vendësve, ai me siguri mendonte e thurte plane e skema njëkohësisht, për të siguruar qoftë edhe në një moment të vetëm, takimin që e tundonte dhe po e cfiliste, me vajzën që i kishte hyrë tashmë në ëndërat e tij. Nuk dihet në se këtë sekret at’ çast ai e kishte zbuluar edhe me të tjerët, shokët e ekipit, mikun e tij Bekenbauer, Netzerin apo Overatin që ishin në zenith të shkëlqimit të tyre, duke e bërë Gjermaninë të rëndësishme në fushën e blertë dhe një ekip trofesh. Por të nesërmen e ndeshjes ai është larguar, jo më shumë i shqetësuar nga ai barazim se sa nga « braktisja e vajzës së zemrës » Pastaj do të duheshin plot katër vjet që të prekte sërish tokën shqiptare. Mezi e ka pritur. Në vitin 1971, Gjermania Perëndimore rikthehet në tokën shqiptare. Këtë herë pa Shenin e Madh. E plotë dhe me përforcime tepër serioze për të realizuar objektivin e vet. Ndërkohë që Gerd Myler tashmë është një futbollist i famshëm në të gjithë botën. Nga më të rëndësishmit në strategjinë e futbollit të skuadrës gjermane. Njeriu gol. Ekipi shqiptar nga ana tjetër mendon për të. Për neutralizim total. Një prej mbrojtësve tanë më me emër të asaj kohe, Bujar Canit, i ngarkohet detyra që ta ndalojë Mylerin. Madje për shkëmbim « rregullimin e biografisë « pas kësaj. Gjë që nuk ndodhi në fushë. I “ përhumburi” Gerd që deri në minutat ku loja po shkonte drejt fundit të saj në baraspeshë, në një sparkade në krahun e majtë të portës, gjysëm i shtrirë ka devijuar dhe i ka ndryshuar drejtimin topit për ta përplasur në rrjetë. Mbase edhe për ti kujtuar vajzës shqiptare, e cila duhej qê tê ishte pas ekranit, se ishte një futbollist i madh, dhe se e meritonte një vend në zemrën e saj të drobitur. Pas kësaj ekipi gjerman u kthye në “Hotel Dajti” triumfator. Protagonist ishte njeriu që kishte tentuar dashurinë shqiptare në të njëjtin vend, me një prej vajzave të personelit të tij. Hoteli atë mbrëmje pa tjetër që ka mundur ti rezevojë dashnorit-futbollist një çast tjetër magjik, fshehje nga « syu shqiponjë », i njerzve që kontrollonin gjithçkah tek të huajt. Nuk dihet në se kishte rënë në sy të tyre, historia e gjermanit me vajzën e hotelit deri në atë çast, por dihet mirë se pas largimit te ekipit gjerman, në tavolinat e sigurimi të shtetit dhe ministrit të brendshëm të asaj kohe, ishte zbardhur romanca e dashurisë së Gerd Mylerit, nëntë herë « Kepuca e Artë e Europes ». Mund që të jetë bërë edhe objekt bisedime në njerëz të veçantë të byrosë politke, që kishin në varësi ministrinë e brendshëm dhe sigurimin. Njoftimi duhej që të ishte i plotë, ku përfshiheshin të tre ditët e qëndrimit të skuadrës gjermane në ambjentet e brendëshme te Hotel Dajtit, me vajzën që shërbente në atë lokal. Ndofta ka shërbyer vetëm një çast që e ka tradhëtuar këtë dashuri të heshtur e të mbyllur, e më pas hetimet kanë hedhur dritë mbi lidhjen që kishte filluar katër vite më parë. Myleri ndërsa po largohej nga Rinasi është ndjerë keq shpirtërisht, edhe pse u kishte dhënë shokëve të tij dhe ekipit tre pikë të çmuara, pasi kishte lënë diçka nga vetja, atje në mes të Tiranës. Kishte mundur dhe ishte mundur. Kishte mundur ekipin shqiptar dhe ishte mundur nga një vajzë po shqiptare. Me këtë plagë në zemër pastaj, do të jetonte ditë të këqia në jetën e tij sentimentale. Ndërsa emri i tij kishte zënë pozicione të reja popullariteti në futbollin botëror. Mbreti i golit që shkatëronte ekipe dhe emra të mëdhenj në skakierën futbollistike , jetonte me një plagë në zemër, që shumë pak vete e dinin. Ky intimitet po e lodhte dhe po e sfiliste. Ashtu si gjithë dashnorët e kësaj bote mjerane, divi i futbollit gjerman jetonte të kaluarën, çastet që kalonte në fshehtësi atje në « Hotel Dajti », në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shpesh herë në intervistat e shumta që jepte indirekt për jetën e tij, atë të fshehtë dhe të mbyllur, theksonte se në Shqipëri femrat ishin të bukura. E kishte përsëritur disa herë këtë gjë, si në Tiranë, ashtu edhe më vonë në Gjermani, apo para mediave të huaja. Siç duket kishte një arsye se pse ta bënte. Por fati me sa duket po e dënonte. Ekipi nacional nuk po bënte pjesë më në grup me shqiptarët. Çështje shorti. Por as edhe ndonjë nga ekipet gjermane që luanin në ligat europiane, nuk po përballej me ekipe nga vendi ku ndjehej tej i dashuruar. Kur po ndjente që po i afrohej tashmë edhe fundi i karierës, dhe pasi kishte luajtur për një kohë në kontinentin e largët përtej Atllantikut me ekipe amerikane, mëson se skuadrën e HJK Helsinki, shorti e ka vendosur përballë Flamurtarit tonë në Kupen e Kupave. I u duk se pa një dritë në fund të tunelit të dashurisë së tij. Këtë herë nuk mund që ta humbte këtë shans. Ishte vitit 1985 kur kishte vdekur edhe diktatori shqiptar. Por ndonjë nga shokët e miqtë e afërt që i a dinin hallin këtij dashnori klasik, që si futbollin e kishte edhe këtë një perëndi, me siguri nuk i a ka rekomanduar këtë marrëzi. Gerd Myler i vendosur në skemën e tij hyn menjëherë në tentativa, dhe arrin që tu mbushë mendjen drejtuesve të ekipit filandez, që të jetë në përbërje të grupit të tyre për të udhëtuar drejt Tiranës. Ishte i sigurtë që vajza e zemrës e priste atje, edhe pse nuk kishte mundur që të kontaktonte me të asnjëherë. Kjo edhe për shkak se ajo tashmë ishte në ndjekje të shumëfishte nga sigurimi i shtetit shqiptar Por shtypi sportiv i ditës në Europë, që qëmton dhe publikon pikërisht qëllimin e vizitës së Yllit të futbollit gjerman në Shqipëri, ndofta i a dogji kartat në duar dashnorit të përvëluar. Me siguri që në Tiranë është gatuar mosardhja. Ai tashmë figuronte në skedat e sigurimit, e dikush nga lart ka dhënë edhe urdhërin fatal. Ndërkohë që popullariteti i tij në gjithë Shqiperinë e kishte kthyer atë në një mit. Në qytetin e Durrësit ishte ngritur edhe shoqata me emrin e legjendës gjermane. Shteti i asaj kohe, në agoni të plotë, me siguri që ka bërë një lloj kompromisi me veten, ndërsa kanë lënë të legalizohet kjo shoqëri me emrin “Gerd Myler”, si për ti thënë jo vetëm atij, se ishte i papërlyer në Shqipëri, dhe se historia e tij, as që edhe ishte diktuar. Ky futbollist i madh që me magjinë e këmbëve të tij, kish rrëmbyer zemrat dhe mendjet e mijra shqiptarëve, nuk kishte mundur që të bëhej më pas dhëndëri i tyre. Të pafat të dyja palët Kjo ishte një goditje tej e madhe për Njeriun-gol, madje tronditëse e fatale. Më pas, ai nuk mund që ta përballonte dot këtë, dashurinë e tij të humbur, ndaj tashmë pa asnjë shpresë se mund që ta ritakonte sërish vajzën që i tronditi ëndërat djaloshare, u lëshua në krahët e alkolit. Kërkonte shpëtim aty. Ishin vite të një depresioni të madh e të fuqishëm që së bashku me alkolin e shkatëruan dhe e rënuan tërësisht si njeri. Miqtë i ka pasur kurdoherë pranë. Frans Bekenbauer e shkëputi më pas duke e afruar pranë dashurisë së tij të parë, topit magjik, si këshilltar e specialist. Atje ku është edhe sot. Tashmë që i është afruar moshës së tretë është kthyer si një « qingj i butë » dhe i vëmendshëm, madje edhe i heshtur, thotë shtypi i huaj europian që nuk i a ka kursyer anjëherë kronikat rozë në qendër të Tiranës. Po kush është vajza që e tjetërsoi dhe i a prishi ëndërat djaloshare, dhe e bëri që të vuaj legjendën e futbollit Gerd Myler? Kronikat që e kanë ndjekur pas gjithë këtë histori dashurie, do ta quanin me emrin Hojna, shqiptaren e Hotel Dajtit. Ndërkohe që ish pjestarë e punonjës të Hotelit, rezidencës së të huajve në atë kohë, nuk pranojnë që ta kenë njohur me këtë emër, ndonëse historia pëshpëritej edhe në ambjente të mbyllura futbollistësh, edhe tek ekipi përfaqsues shqiptar. Por Myleri i Madh kështu e ka prezantuar atë, që ka njohur dhe takuar në vitin 1967, dhe katër vite me pas. Ta ketë gënjyer vajza për emrin e vërtetë të saj për shkak të frikës?. Apo vetë Ylli i kombëtares gjermane e ka prezantuar me këtë emër, edhe ky për të njëjtin shkak qe ka pasur edhe e dashura e tij, duke i a ruajtur të fshehtë e të gdhendur brenda mureve të zemrës së tij? Dilemat janë për tu zgjidhur. Në këtë mes nuk përjashtohet edhe mundësia që e « dashura » e Mylerit mund që të kishte qenë veçse një punonjëse e fshehtë e sigurimit shqiptar, nga ato që ishin me tepri në ketë ambjent e mjedis të huajsh, të cilët kontrolloheshin si në birë të gjëlpërës, për ta tërhequr djaloshin që vinte nga veriu i Europës, si talenti i së ardhmes. Edhe pse nuk duhet që të jemi skeptik për këtë të fundit, gjasat janë. Kjo do të ishte më tepër se sa fyese për një Yll Bote si ai Nuk dihet më pastaj, se si vazhdoi kjo sagë dashurie midis Gerd Mylerit dhe punonjëses së hotelit shqiptar, pas shumë vitesh, atëhere kur u rrëzuan muret dhe komunizmi ra si një dinosaur prej letre. Të paktën këtë herë nuk kishte kush ti pengonte zemrat e lidhura në një dashuri gati të perjetëshme. A erdh’ dhe e shkeli sërish tokën shqiptare Myleri në kërkim të asaj që kishte humbur këtu e 33 vjet më parë?. Të paktën për të mësuar të vërtetën. Qoftë edhe e hidhur kjo. Por ai nuk është prononcuar më. Aq më tepër që të flasë për të shkuarën e jetës së tij. Kjo mbetet ende enigmë. Të tjerat dihen tashmë. I gjen në shtypin e kohës, por edhe tani. Gazeta franceze « Sud west » e ripohon sërish këto ditë këtë të fshehtë të Gerd Mylerit te Madh, po pa e caktuar vendin e vajzës së ëndërave të trazuara e dashurisë fluide të legjendës.
Shyqyr qe shkruajte more zoteri me kaq detaje dhe vertetesi se na mbyten injorantet me komentet e tyre idiote.Kjo histori eshte e vjeter dhe mund te kete ndikuar edhe ne personalitetin e Gerd Mylerit jam i bindur qe ajo vajze ka qene jo thjesht kamariere por ashkush nuk di gje per te.
ky është një "fiction"! dikujt i ka interesuar kjo histori idiote dhe krejt pa vlerë. kjo bëhet edhe më idioteske aq më tepër sot kur nuk çan askush kokën për Gerd Mylerin dhe historitë e tij! budallallëqe