Nga Roland Qafoku
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë se, si sot, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, pra 41 vjet më parë, Mehmeti Shehu, kryeministri në detyrë prej 27 vitesh, 4 muaj e 28 ditë, u vra dhe jo u vetëvra sipas versionit zyrtar.
Jam marrë prej shumë vitesh me këtë çështje duke ndjekur parimin e “të shkuarit në vendngjarje me vonesë” por duke zbatuar të gjitha rregullat e gazetarit dhe studiuesit të këqyrjes së dokumenteve, të realizimit të shumë intervistave, të shoshitjes së fakteve duke dyshuar, dyshuar, dyshuar.
Çuditërisht, sa më thellë e kam ngulur “kovën e eskavatorit” në atë pirg të dhënhash, aq më shumë e kam shtuar këtë bindje. Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” të botuar në vitin 2017, e kam trajtuar shumë të detajuar këtë version si vrasjen më të rëndësishme që nga themelimi i shtetit shqiptar. Jam marrë edhe me faktet e krimit, por edhe me arsyet politike pse pikërisht kryeministri kasap i Shqipërisë me urdhër të së cilit ishin vrarë sa e sa kundërshtarë politikë, u vra pothuajse me të njëjtat metoda siç kishte aplikuar vetë ai.
Mes morisë së pa fund të dokumenteve arkivorë që kam studiuar, besoj se dokumenti më bindës është ai i ekspertizës së kriminalistikës i cili konkludon se kryeministri ka vrarë veten me dorën e majtë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konkludon se ka vrarë veten me dorën e djathtë. Në këtë konkluzion kanë qënë ndihmë e madhe për mua librat dhe dëshmitë e botuara në Shqipëri dhe jashtë saj të studiuesëve, veçanërisht e kolegëve gazetarë.
Por bindjen personale ma kanë përforcuar edhe intervistat që unë vetë kam realizuar me një numër relativisht të gjatë personazhesh si: Bashkimi dhe Skënderi, të dy djemtë e Mehmet Shehut; Fatos Harito, mjeku ligjor që këqyri kufomën por me urdhër nga lart iu ndalua të bënte autopsinë; Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës; Shaban Sinani, drejtor i Arkivit Qendor të Shtetit; Nexhmije Hoxha, Liljana Hoxha, Ilir Hoxha, Teuta Hoxha; Ali Çeno, badigardin e Mehmet Shehut; Sulo Gradeci, badigardi i Enver Hoxhës; Kam intervistuar Parid Turdiun, vëllin e Silva Turdiut, ndonëse në një version të shkurtër dhe më shumë për disa detaje nga fejesa.
Nga të gjitha këto hulumtime, kam krijuar bindjen se Mehmet Shehu u vra nëpërmjet një skenari të mirëorganizuar dhe lehtësisht të zbatuar për ato kushte në një regjim as askujt nuk i lejohej të dyshonte në versionin zyrtar.
Për nga rëndësia, besoj më kryesorja janë dy intervista që unë kam zhvilluar me Skënder Shehun, djalin të Mehmet Shehut, historia e dashurisë të të cilit me Silva Turdiun shërbeu si shkak për gjithçka të asaj që ndodhi.
Pas afro 10 vjetësh po risjell sot një pjesë nga intervista me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, të marrë në fillim të vitit 2013 në emisionin “Debati” në televizionin Channel One.
E vranë apo vrau veten Mehmet Shehu? Kjo është një pyetje që bëhet që nga 18 dhjetori i vitit 1981 kur babai juaj u gjet i vdekur në dhomën e gjumit. Vëllai juaj Bashkimi u përgjigj me batutën e famshme: Babait i vranë veten. Ju vazhdoni të keni dyshime?
Tani kjo është një temë e pashmangshme dhe është e preferuar nga mediat. Unë mendoja se do të flisnim më tepër për jetën. Mund t’ju them një gjë, edhe pas kësaj bisede kjo gjë nuk do të zgjidhet d. m.th. është vrasje apo vetëvrasje… por prapë kjo do të ngelet dhe do të hapet prapë.
Këtu janë të ndara në këtë mënyrë bardhë e zi, këtu nëse do të thuash e ka vrarë veten që është versioni i pranuar në atë kohë…Unë para se të vazhdoj më tej, ky version ishte version i vetëvrasje. Kur kam ardhur këtu nga Suedia, vëllai më ka thënë që ka vrarë veten… shkurtimisht kishte pak gjak se kishte vendosur pambuk ndoshta për të eleminuar zhurmën.
Ndërkohë, si doli versioni tjetër nga i zyrtar i vetëvrasjes?
Ky version ka dalë para ’91, disa muaj më vonë dhe në atë kohë ishte akuzë shumë e rëndë për sistemin që keni vrarë edhe kryeministrin, po ishte më e rëndë se akuza që kishte vrarë veten, por tani ai sistem nuk është më, kujt t ia kërkosh kush e vrau….
Ka dyshime, kam parë që ka dyshime, por përgjithësisht pranohet që në rast se ka një shpjegim. Në këtë rast shpjegimi më i thjeshtë është i vetëvrasjes.
Sipas jush përse u dha një urdhër për të mos bërë autopsinë e kufomës? Mjeku ligjor Fatos Harito që këqyri kufomën më ka thënë në një intervistë se shefi i tij atëherë e kishte urdhëruar të mos kryente autopsi. Po ky njeri i ka bërë autopisinë edhe nënës suaj.
Nuk është se unë e përjashtoj nëse ka fakte dhe argumente, versioni i vrasjes nxjerr më shumë pikëpyetje, se version i vetëvrasjes.
A jeni i bindur kur eksperti balistik thotë ato që thotë?
Situata ishte e tillë sa vetëvrasja ishte e pritshme, ju i keni lexuar diskutimet në Byronë politike, nuk ju bën përshtypje diskutimet e anëtarëve të Byrosë. Çfarë aty duket qartë edhe Besnik Bekteshi që nuk i thonë Mehmet, Pali Miska po ashtu, kurse anëtarët e vjetër i thonë shoku Mehmet, këta që i thonë Mehmet …atyre u është thënë para mbledhjes që qëndrimi ndaj tij është i tillë në Pallatin e Brigadave.…këta kujtojnë që është një mbledhje partie këta i thonë Mehmet dhe këta shoku Mehmet.
Ka një letër….që e nxori Paskal Milo
Po e nxori Paskal Milo dhe aty ka një letër, mos të hyjmë në të gjitha detajet. Dy detaje janë tepër interesante, jo juve por edhe analistët e tjerë nuk ju kanë bërë përshtypje ndonjë gjë.
Në radhë të parë dua t’ju them çfarë mund të ketë shkruar dhe ajo na ka thënë ato gjëra që janë. Pavarësisht çfarë mendoj unë, dhe ne këtë e dinim që pas disa ditësh….
Ka hapur derën, kanë qenë duke parë televizor me vëllezërit dhe kanë folur rreth dy orë me Fiqeretin…ajo na tha në internim në Belsh, kur e pyetëm pak a shumë ato që ishin shkruar në letër, ç’ka përjashton mundësin e falsifikimit të letrës.
Në letër ai thotë autokritikën time që ju e quajtët alibi d. th.m. gënjeshtër, alibi nuk është gënjeshtër është justifikim.
Ju i zhvarrosët eshtrat në vitin 2001. Nuk ju shkoi ndër mend të bënit një ekzaminim të eshtrave?
Jo. Jo as që na shkoi mendja në versionin e vetëvrasjes është ajo që ka pak gjak, por ama në versionin e vrasjes ka shumë më tepër, kush e vrau nga këta, E. Hoxha, K Hazbiu, R.Alia ose dikush tjetër, që s ‘është asnjëri nga këta.
Në librin e vëllait tuaj Bashkimi flet për një hedhje zari për të parë fatin e Mehmetit. Dhe një ëndërr. Në moshën 40 vjeç lidhet me një operacion
Mirë atëherë ëndrra është këtu, ëndrra është diçka personale, po fakti është kështu me këtë ëndërr meqë e kërkoni, kur do të ikja në Suedi pasi u bë fejesa, unë isha në Greqi…ndërkohë zgjohem një ditë me një ëndërr sikur po ngjitem me gaz në rrugën për në Labinot Mal, dhe në një kthesë më del një oficer, ka qenë një oficer i Nexhmijes, më vonë roje në uzinën Dinamo faktikisht.
Dhe i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë bandat kanë vrarë Mehmet Shehun dhe vjen dikush nga ambasada dhe më thotë, se ka ardhur një telegram nga babai që thotë, kthehu.
Ju keni thënë, se nëse babai do të më thoshte, jo për fejesën, ju nuk do të fejoheshit? Si ndodhi kjo?
Po domosdo që nuk kisha si të fejohesha. Fillimisht i tregova mamasë, i tregova se kush ishte, “bobobo po pyet më mirë, po, nuk ishte dakort, pyeta i thashë unë. Tani i thashë, thuaji babait, sepse kishte xhaxhanë, jo ishte djalë xhaxhai, Arshi Pipa. Vajta te Mehmeti, hyra në dhomën e punës,
-Hë mo Neli ke ndonjë lajm? Po- i thashë unë. Mirë ulemi. Po kam lajm, por nuk e di në kam lajm të mirë apo të keq. Po sepse ishte përbërja, dhe i shpjegova, se tani Qazim Turdiu kishte marrë urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Nuk më kishte thënë Silva. Silva ishte në skuadrën e volejbollit të Dinamos.
Mirëpo këtu tani Fiqereti nguli këmbë që t’i thoshte Enverit. Ai shkoi te stabilimenti ku takoheshin për të pirë kafe dhe vajti atje dhe takoi Ramiz Alinë: E njeh Qazim Turdiun? – Po e kam pasur pedagog, ishte njeri i respektuar, pastaj më thonë këta: Edhe Qazimi kur ka marrë dekoratë.
Në prishjen e fejesës para se të kaloj do them shkurt tre-katër gjëra. Kur erdhëm nga Greqia këtu …më tha që duhet ta prishësh fejesën. Të shkëputem unë me Silvën? Jo në asnjë mënyrë. Partia dhe populli nuk e pranon atë. Silvës ia thashë pastaj. Të nesërmen në mëngjes, i thashë mamasë.
Si ia thatë Silvës?
Ia thashë, por ata e kishin kuptuar pak a shumë. Se unë vajta një natë përpara aty, atë natë që u kthyem nga Greqia. Kur erdhëm ne nga Greqia, unë me Silvën unë i thashë që do veja në darkë. Qazimi e kuptoi, qarkullonin fjalë në Tiranë, piva atë gotë konjak edhe ika, të nesërmen u ndamë.
E takove më?
Të nesërmen edhe një herë tjetër.
Na rrofsh topet o Qafok.Thjeshte fakti qe drejtorin e labortatorit kriminaslistik te kohes Enverit ,qe dinte gjithcka per kete ngjarje,Saliu e beri Drejtor te policise se shtetit ti dhjet fantazite e tua prej adoleshenti.Ne fund te fundit e kujt i plasi trapi se cfare ndodhi ne ate kohe
I biri i Mehmetit e ka shkruar ne liber, ku pohon qe babai vrau veten. Keta dalin si kerpudha mbas shiut, ju thone femijeve, nuk e dini ju cfare i ka ndodhur babait tuaj, e dime ne te Saliut, Menyra e aresyetimit: Pse nuk ju be autopsia? Vetvrasja ishte shume e qarte, nje plumb ne zemer, ku ka nevoje per autopsi?
Der der ky Qafoku shkruan sic do vete.Nga na del qe e vrane nga kjo interviste? Ai ka vrare vehten me siguri.E dinte qe do i hidhnin hekurat dhe e dinte shume mire se c'do hiqte ne hetuesi kur ta torturonin, prandaj i dha fund jetes.
Qe je i bindur qe e kane vrare eshte mese e drejte ,se keshtu mendojne dhe shumica .Persa i perkete kesaj Theorie ok deri ketu ..Neve Si. Qytetare te thjeshte kemi dhe nje Pyetje po te thjeshte :. kure do ta pranoshe publikisht qe Babai i juaj i ndjere ,,ishte dhe Krimineli i Krimineleve dhe se si perfundoi dhe Populli po ashtu u Gezu jashte mase..... Ndersa persa i perket Atij. Dr..Isuf Kalo ,, ky Plehre edhe perpara se te vdese ,,ne vend te tregohet i Ndergjegjshem dhe i. Sinqerte per. Shoqerine Shqiptare ,ky tregohet me Kriminele se ka qene ne sherbim te. Kriminelit Hoxha ..
Mehmet ish.kriminel I rregjur biles,po me siguri ti mendon qe Enveri qe e vrau Ish njeri.i mire?
Mute Enveri mute Mehmeti.. Kure Vdiq Enveri und kam pi Raki rrushi kemi festuar ..nrmal me nje shok ne shtepi... Demokracia e ka zemren e madhe ,,se normal ataas varre nuk duhet te kishin... Per krimet qe i kane bere populit..
Mute Enveri mute Mehmeti.. Kure Vdiq Enveri und kam pi Raki rrushi kemi festuar ..nrmal me nje shok ne shtepi... Demokracia e ka zemren e madhe ,,se normal ataas varre nuk duhet te kishin... Per krimet qe i kane bere populit..
qe ke pire raki nuk ka asnje dyshim..tap ke ngelur qe atehere..nje gje na thuaj me sinqeritet a e merr demshperblimin e te perndjekurve politike..goxha dem i bere diktatures duke pire raki..dhe jo dosido por prej rrushi..
Qe je i bindur qe e kane vrare eshte mese e drejte ,se keshtu mendojne dhe shumica .Persa i perkete kesaj Theorie ok deri ketu ..Neve Si. Qytetare te thjeshte kemi dhe nje Pyetje po te thjeshte :. kure do ta pranoshe publikisht qe Babai i juaj i ndjere ,,ishte dhe Krimineli i Krimineleve dhe se si perfundoi dhe Populli po ashtu u Gezu jashte mase..... Ndersa persa i perket Atij. Dr..Isuf Kalo ,, ky Plehre edhe perpara se te vdese ,,ne vend te tregohet i Ndergjegjshem dhe i. Sinqerte per. Shoqerine Shqiptare ,ky tregohet me Kriminele se ka qene ne sherbim te. Kriminelit Hoxha ..
Qe je i bindur qe e kane vrare eshte mese e drejte ,se keshtu mendojne dhe shumica .Persa i perkete kesaj Theorie ok deri ketu ..Neve Si. Qytetare te thjeshte kemi dhe nje Pyetje po te thjeshte :. kure do ta pranoshe publikisht qe Babai i juaj i ndjere ,,ishte dhe Krimineli i Krimineleve dhe se si perfundoi dhe Populli po ashtu u Gezu jashte mase..... Ndersa persa i perket Atij. Dr..Isuf Kalo ,, ky Plehre edhe perpara se te vdese ,,ne vend te tregohet i Ndergjegjshem dhe i. Sinqerte per. Shoqerine Shqiptare ,ky tregohet me Kriminele se ka qene ne sherbim te. Kriminelit Hoxha ..
Qe je i bindur qe e kane vrare eshte mese e drejte ,se keshtu mendojne dhe shumica .Persa i perkete kesaj Theorie ok deri ketu ..Neve Si. Qytetare te thjeshte kemi dhe nje Pyetje po te thjeshte :. kure do ta pranoshe publikisht qe Babai i juaj i ndjere ,,ishte dhe Krimineli i Krimineleve dhe se si perfundoi dhe Populli po ashtu u Gezu jashte mase..... Ndersa persa i perket Atij. Dr..Isuf Kalo ,, ky Plehre edhe perpara se te vdese ,,ne vend te tregohet i Ndergjegjshem dhe i. Sinqerte per. Shoqerine Shqiptare ,ky tregohet me Kriminele se ka qene ne sherbim te. Kriminelit Hoxha ..
Mor idiot mendimin e bindjen tate mbaje per vete ,per çfare na i nxjer ketu ? nuk pi narruhet fare se çfare ka bere ai ,e vrane apo vrau veten ,ti ku do me dal te kjo idiotesi ?
Ne se è kane vrare pasi kane pare televisore dhe ka biseduar 2 ore me Fiqireten atehere rezulton se è kane vrare Familjaret e tij .Nga familiaret mund ta kete vrare djali i madh Vladimiri i cili me vone vrau vehten ne Gramsh me korentin elektrik .Duket e vriste ndergjegja per aktin qe kishte kryer Vit per vit po i njejti avaz do te perseritet????
@@Babalja...deri diku ju i Afroheni se "Vertetes".?? 1-Edhe une thjeshte Mendoj se Fiqiret Shehu e DI se kush e Vrau..dhe pse: Ne se dikush e Vrau, athehere ky "Dikush" duhet te jete nje Person qe Hyne dhe dele ne Familje Lehtesishte..pra ose do te jete Pjestare i Familjes, ose nje Mike i Ngushte dhe i Besueshem.. 2-Kadri Hazbiu, e "Mohoj" se ka qene ate nate ne Vilen e Mehmetit por deshmitare okulare Pohojne se ka qene..Pra Kadri Hazbiu eshte nje i Dyshuar.. A-por nese Kadri Hazbiu, do ta Vriste Mehmetin, e para qe do ta merrte veshe ishte Fiqireti e Shoqja qe nuk e zinte gjumi gjithe Naten, dhe donte te dinte do e mos se pse Erdhi Kadriu per "Vizite ne oren e pazakonshme te nates"?? 3-Kadriu munde te kete Ardhur, dhe i ka sjelle Mehmetit "Marreveshjen" qe eshte bere me Ramiz Aline:Pra nje "Vetevrasje" e Mirekuptuar per te Shpetuar Familjen, dhe qe vete Mehmeti pas Vdekjes te mbetej "Hero"..dhe varrosje me te gjitha Nderet(Prandaj dhe Fillimisht u tha "U vetevra ne nje Krize Nervore") 4-Munde te jete nje Intrige e thurur Holle dhe Mehmeti Futet ne Kurthe:Gjasme e therrasin te shkoj ne Takim te Enver Hoxha Koke per Koke, dhe duhet te shkoj nepermjete Tunelit nenetoksore qe lidhe dy Vilat, pra Mehmeti shkon i Veshur me kostume dhe kemishe te Bardhe, hape kapakun e tunelit qe ndodhet brenda Shtepise, zbret Shkallet dhe hyne ne Tunelin e nendheshem..bene disa Hapa..dhe aty e "Presnin Ekzekutuesi" Njerezit e Sulo Gradecit, ose ne mos Ai vete , ndonje nga te Besuarit e Kadri Hazbiut ose Ramiz Alise, i Fusin nje Koqe Plumbi Mehmetit ne Zemer, pastaj e marrin me kujdes dhe pa Zhurem dhe e trasportojne dhe fusin po nga dera e lene hapur ne dhomen e gjumit..i hedhin revolverin "Tip makarov" persiper,i heqin kepucet..dhe nga nxitimi nuk i heqin kemishen e bardhe, dhe i vendosin dhe syzat mbi Balle, qe nese hynte brenda ne dhome Fiqiret , te dukej sikur Dremiste..dhe te largohej.. 3-Pse mendoj keshtu:Sepse ate nate Fatekeqe, ne numerin e rojave te shtepia e Mehmetit u "Shtua me nje Gardiste te ri" qe ASKUSH NUK E NJIHTE ME PARE, dhe po ashtu dhe u zhduk...cili ishte??Dhe kush e coj??Kadri hazbiu ne ate kohe ishte Minister Mrojtjeje.,,pra kemi nje "Gardiste"??Shtese Fakte... 4-Personat qe sollen Trupin e Mehmetit sollen me vete edhe "Letren e famshme Alibi te Vetevrasjes"??Por kur shikojme se kjo Leter eshte disa Faqe, athere del Pyetja kur u shkrua Letra??A u shkrua nga vete Mehmeti??Apo e shkruan "Ustallaret" dhe Kopjues te sigurimit te Shtetit, ose edhe ndonje njeri me dhunti Kopimi kaligrafik qe kishte "Stervitur doren" me pare duke pare shkrimin e Mehmetit, dhe pas "Vetevrasjes" se Mehmetit Zhduket edhe Personi qe shkroj Letren... por kemi edhe nje Varjante Tjeter:Letren e Alibise se Mehmetit munde ta kene Shkruar Ekspert agjente te pregatitur te UDB-s, qe edhe ishin me te Avanzuar ne keto pune, kur dime se edhe Jugosllavia ishte e Interesuar per nje Perplasje ne Qeverine Shqipetare kur dime se ne kosove Plasen Demostratat me Parullen Kosova Republike qe ne mars te 1981-shit..dhe ishin Jugosllavet ata qe Akuzonin Shqiperine per Nderhyrje ne Punet e Brendshme...pra Agjentura jugosllave ishte hedhur ne Veprim, dhe Eleminimi i Mehetit,si krahu i Forte ne Shqiperi qe edhe kerkoj Futjen e Ushtrise Shqipetare ne Kosove..perkonte me Interesat Jugosllave... @@Vellezerit Shehu si Skenderi dhe Bashkimi e DINE SE KUSH E VRAU Mehmetin, por duket se nuk kane Interes ta thone, sepse ne te munde te jete e Implikuar direkte e Jema Fiqireti ose edhe Vellai i Ndjere Vladimiri..nje gje eshte FAKT:Kush e pa Trupin e Vdekur te Mehetiti ate Nate Fatekeqe Gjeti Vdekjen...pra dikush ishte i interesuar tu mbyllte gojen ,prandaj edhe Enigma e Vrasjes qendron edhe sote pa u zbuluar..lol
Ti qenke me i semure nga Qafoku. Te gjitha keto gjoja deshmi, ju i keni degjuar nga nje gazetar i mbaruar, Robert Papa, nja 20 e ca vjet me pare, ne nje emision idiot plot me genjeshtra. Histori pa asnje baze, jo ushtari, jo berberi, jo karrocieri. Ju e kuktonit ate shtet sikur ishte rremuje, por jeni aq te gabuar, sa kurre nuk do e kuptoni.
@@pilo lala:me mire do te ishte te lexoje qe te "Mesoje" ndonje gje... gjithekush eshte i lire te shprehe mendimin e tije.. emisjoni i robert papes eshte shume i mire,dhe nje Investigim i vogel qe gervishe "Plagen e vrasjes se Mehmetiti".. 1-ish krye hetuesi i kohes Qemal Lame:Deklaron se te gjitha ne lidhje me Vrasjen e Mehmetiti u Manipuluan..dhe e thote troce:Eshte vrasje.. 2-edhe doktori i Enver Hoxhes Isuf Kalo thote:ishte nje "Vetevrasje" e negociuar per te shpetuar familjen?? 3-por ministri i shendetesis i kohes qe keqyri kufomen Deklaroj:Kete e kane vrare.. ik o pilo lala..se duket je komunist i enverit ..lol
Dikur nxenes ne Diktature lali,shkruan bukur,dhe një roman historik mund ta shkruash!!fantazinë e ke dhe si duket nuk shkruan keq,sidomos nëse i rikëthehesh shkrimit,por aman të keqen mo na çaj karin e të na bindësh se "e vërteta"qëndron tek këto idiotësira!! të njëjtën gjë mund të kishin bërë dhe me kadriun,por nuk e bënë o bir kumlle,sepse enveri ishte aq koqe sa të mos përdorte veprime të tilla si shkruan ti e si kanë shkruar plotë bqira!!ishte aq idiot dhe hakmarrës sa nuk ndjente kënaqsi të të vriste pa e marrë vesh kush!!tërë ato gjyqe ai i bëri për të trëmbur ata që kishte rrethe e qark e sidomos të gjithë lanxhopanxhot me emrin shqiptar!!dhe kësaj ja arriti!!pavarsisht se ai vdiq 2 vjet pas pushkatimit të kadriut,prapë askush nga byroja nuk kishte më bythë të hapte gojën e të kundërshtonte nexhmijen!!
o babalja jonë,dhe ky është një variant!! nuk ka asgjë të keqe të thuash mendimin tënd,por me sa kam parasysh unë,ky është varianti 379,32të!!kemi kohë deri sa të vdesim ne që e kemi jetuar atë kohë!por do ti shtojnë variantet dhe ata që do ta vazhdojnë dyshimin se çfarë ka ndodhur me mehmetin!! sidomos qafoku është i bindur me eskavator se e kanë vrarë,bile kanë bërë një vrasje spektakolare me 37 plumba të shtirë me kallashikov poliçani,të ndara në dy karikatorë e gjysëm!! katër komentet e Plehra ishin dhe Si Plehre shkuan.. më pëlqyen shumë,kot nuk i thonë "përsëritja provë budallallëkut"!!
O koqe gomari O m.t m..ti Po pse e kane vrare dhe nuk treguan Nga kush kishte frike Enveri qe ta vriste oa gjyq O wyqar O psikopat
kujt i plasi se e vrane apo u vetvra,sa ja vrare ai para kesaj dileme qe edhe qafoku pa qaf nuk po e zgjidh.ne kemi hall te na vriten ose te vetvriten keta hajdutet e sotem qe po varferojne popullin,po vjedhin shkatrrojne,e vrasin per te shtuar pasurite e familjeve te veta
O O QAFOK mos u mer me Skender Shehun se ai eshte i semure , M.SH. vrau veten dhe pik. Kete ma ka thene komandanti i gardes republikes ne ate kohe . Qe ishte njeri besnik i M.SH. mos harxho fryme kot....
Roland Qafepata, tek zeri Amerikes, diku nga mesi i 1992, Bashkimi ka pranuar me ze ne emisionin shqip te Zerit te Amerikes, “babai kreu aktin e vetevrasjes”. Perse duhet ta vrisni o Riland bolja, kur kishin edhe gurin edhe arren ne duar? Nuk mund ta benin lecke sic bene me te tjeret?! Ti mund te jesh skicofren dhe mund ta besosh qe e vrane, por kjo nuk verteton vrasjen o analist i leshit! Ai sistem te piqte te gjalle me “ligjin” dhe nuk kishte nevoje te vriste, se vriteshin me gjyq ne emer te popullit o mashtrues ordiner.
Nuk kish te marre ti afrohej Mehmetit pale normal. Pritej nje autokritik e imponuar te nesermen prej tij, dhe vetevrasja eshte forma me e sinqerte e autokritikes. Landi na thuaj kur te gjesh Vrasesin.
E ka vrare Kadri Hazbiu, eshte me se normale, nese do vinte sinjali se E.H duhej te eliminohej se nuk mbante me, vendin e tij do e zinin keta te tjeret, shoket e tij, me arsyen se te gjitha gabimet i kishte bere E.H, dhe keta do distancoheshin nga gabimet e tij, por nese ndonje nga grupi do shkelte ne derrase te kalbur, ai do eliminohej nga vete grupi, qe te mos dilnin te tjeret, ti merrte te gjitha me vete. Keshtu ka ndodhur ne te gjitha vendet e lindjes.
SE KA VRAR KADRI AZBIU O IDJOT E KAM NJERIUN TIM DHE E DI ME 10000 / QE SE KA VRAR AI SE NUK ISHTE I TILL POR ESHT E VERTET QE VRAU VETEN DHE IMPLIKOI KADRI AZBIUN , SE E DINTE MIR CFAR KISHTE BER QE ARRITI NE ATE VENDIM DHE ISHTE ZBULUAR , POR FIQIRETE SHEHU DHE FECOR SHEHU IMPLIKUAN KADRI AZBIUN KESHTU QE PARA LLAPES TJU FLAS MENDJA INJORANT .
M.M për kureshtje!! ça do me thon M.M,se për mua,normale është Mut.Muti!!
Na Çau karin ky merua me keto karlliqet e komunizmit. Meros i ka ngelur sahatibte Enver Hoxha,a thua sot çdo gje shkon vaj e do merreme me memetin e shokun tarras!
merua nuk na çan hajdarin o lal!! merua bën para,dhe pavarsisht se n uk i merr nga kuleta jonë direkt,ne e ndihmojmë ti fitojë!! "jeta është llogari olimbi",të kujtohet?? e merua për para e nxjerr nga varri nënë e tij!!
O Roland Qafthyeri.Nuk eshte Hera e pare qe shkruan,cdo pervjetor i ben homazhe .Nuk kuptoj nje gje,pse bindjet i krijin nga biseda me njerez qe nuk kane qene as ne shtepi.Ne asnje shkeim,qofte ti,qofte te tjeret,perfshi dhe femijet e Mehmetit,nuk i referohen ASPAK,madje e fshehin deponimin ne hetuesi te Fiqirete Shehut,dashnore dhe agjente e Dushan Mugoshes qe ne ato vite te LANC.,autorja e dekonapirimit te Qemal Stafes dhe Vojo Kushit,njnga autoret e rremvimit te vajzes se Mon Kukaleshit.sikur ku deponim nuk ekziston.E kane degjuar mbi 200 mije vete.Pse e fshihni?Eshte e shkruar dhe e regjistruar.Bejeni publike.Nese nuk doni,mos na cani trapin.
Si s'te vjen zorr o Mero qe merresh me te tilla shkrime. Ju po vrisni shpresen e shqiptareve perdite me shkrimet bajate qe botoni. Gazetaret jane promotoret e shoqerive ne vendet perendimore. Ju jeni vrases te shpreses se shqiptareve!
VRAU VETEN DHE IMPLIKOI KADRI AZBIUN ME NJE LETER QE JA KISH DHEN ENVERIT , PAS VETVRASJES U MOREN NE PYETJE FIQIRETE SHEHU ,FECOR SHEHU DHE ATA POHUAN PER KADRI AZBIUN PER TA FUT NE KURTH DHE JA ARRITEN QELLIMIT , PO MOS NA LODHNI ME IDJOTLLIQE VIT PER VIT I NJEJTI AVAZ NA CAT TRAPIN,
e fortë kjo!! kishte implikuar dhe ramizin,apo nuk të kujtohet?? përse nuk e gjeti gjë ramizin?? apo thjeshtë se nuk i plasi kujt trapi për ato që kishte shkruar mehemti,por bënë atë që kishin ndërmënd të bënin! përmëndja e kadriut dhe ramizit është një fakt që mbështet vetvrasjen!!ai përmënd "dy tradhëtarë" që pas vdekjes së tij patën dy rrugë të kundërta,njëri në linzë tjetri në karrigen e parë të shqipërisë!!
Ardian,Artioni!! që të dy e keni "njeriun tuaj kadriun",apo vetëm njëri?? apo thjeshtë ke harruar pseudonimin??
Thjeshte ka harruar te shkruaje pa germa kapitale. LOL
Na cate karin, asgje te re ...perseritje pa fund...masturbim fjalesh....nje kriminel ishte qe u vra a u detyrua te vetevritet nga te tjere kriminele.
ore a e di kush në rron durua,apo jo?? se kjo koraona na pastroi nga disa budallenj!!
Thjesht per Rolanda Qafokun. Nuk ka asnje dokument te eksperteve dhe mjekeve ligjore, qe e pane kufomen e nMehmetit, ku te shkruhet se ai e qelloi veten me doren e majte. Ai nuk ishte mengjarash. Shenjat e vetvrasjes ishin ne doren e tij te djathte (bloza e qitjes) dhe ne shtratin e revolverit ishte gishti i tij i madh. Po vete letra qe la eshte fakti me i madh per vetevrasjen. Asnje njeri nuk e ka pare Kadriun ne shtepine e Mehmetit. Aliu, badigardi i tij, qe e pohoi kete ne gjyq, ka dale dhjetra here neper televizione dhe e ka mohuar. Estref Myftari, eksperti, ka folur ne televizion, ka shkruar edhe ne liber per kete. afoku kerkon te duket sikur di shume. Lexoni librat e tij ku gjithnje thot 10 fakte dhe 10 dyshimke. Te gjitha i ka me nga dhjete! Ka marre dy here Skjender Shehun ne interviste dhe te dy heret ai i ka thene se i ati vrau veten. Ka marre dy here ne interviste Fatos Harriton dhe ai i ka thene qe Mehmeti vrau veten. Fatosi i ka thene edhe se shenjat e barutit (bloza nga qitja) ishin ne doren e djathte, por Aqfoku thjesht genjen per te fituar ca klikime. Kurse Merua...cfare te beje Merua...nuk ka lajme te tjera dhe ai boton keto.
lenci lali ke harruar se jemi në kohën e medjeve sociale??ke harruar se kushdo që beson diçka mund ta shkruajë dhe të këmbëngulë se është e vërtetë pa sjellë asnjë fakt??ose faktin e vetëm që sjell është thënja e budallait"unë jam i bindur"!!ti munnd të sjellësh çdo fakt që të dojë bytha,bile dhe mehmetin po ta ngjallësh e të tregojë se çfarë ka bërë në realitet,prapë gomari do të të thotë "e vërtetë është vetëm ajo që po them unë"! o lal,vetë durua,vëllai i mehmetit,ka futur aq shumë brroçkulla sa vështirë se ka derr që i ha!!kur të mbushet koka dhe kur e ke pasur shumë të zbrazur para mbushjes!? nuk ka bir kurve që ta ndryshon mendimin!! bile as Loku,ai biri i kurvës që bën propagandë për putinin!!
Bravo z. Baze, me këtë shkrim i ke lindur kombit tonë një diell të ri, një ndriçim historik. Vazhdo me Qafokët, Kaloçët, në rregull je. Gërmo në koshin e plehrave të historisë, me mendjeerrtët e tu.
Rolandi i qafës pa kokë, ndjekës i zellshëm i Alfred Çakos.
Roland Qafoku, ish ushtaraku kamarier qe sherbente kafet prane ish gazetes Koha tek rruga Q.Stafa, u be gazetar me propozim te Alfred Pezes me pretendimin se dinte shkruante pasi kish botuar tre a kater artikuj tek ish gazeta ushtarake Luftetari. Meqenese kishte pasion keto gomarlleqe dhe pandehma e vune se reporter prane gjykates se tiranes ku pergjonte dhe shkruante per gjyqet qe zhvilloheshin aty. Me pas filloi kariera se dinte fort mire te jargavitej e te qendronte Gati tu si ushtarak qe ishte para shefave e Nikolles. Kaq per kete here...per nje qafok qe nuk eshte dhe nuk ka qene ndonjehere gazetar... Se mos eshte i vetmi...Nje plejade bytheliperes si prezantohen si analiste çdo mbremje ne ekrane dhe qe lehin fort sipas atyre qe i paguajne te dale nga çeta e nikolles, nuk bejne asnje dallim me qafokun e qafokerine. Tung
mehmet shehu ...vrau veten .nuk ja mbante bytha asnjerit ne ate kohe te hynte ne vilen e mehmetit,edhe pse po merrte rrokullimen.besniket e mehmetit do jepnin jeten per te.mehmeti e zgjodhi vet vetevrasjen,per te shpetuar familjen.se vetevrasja eshte burreri,nji frikacak se vret veten.kto jane gjera te thena e te sterthena...SHEHU VRAU VETEN.e vetmja shtojce qe mund te bejme...qe e beri ne ujdi me familjaret.ME ENVER HOXHEN sbehej shaka,edhe pse me gjysmen e trurit te karbonizuar,ENVERI TE VRISTE INDIREKT..kshu qe dakordesia me nje pjese te familjes eshte me se e bazuar.ju mund te thoni si mund te pranoje nje femi,apo gruaja...vetevrasjen e kryefamiljarit.duke qene pjese e sistemit qe mbollen..e dinin cdo te thoshte ardhja e zisit ushtarak para deres se shtepise.burgosje,tortura,internime...CINIZMI ESHTE PJESE E NATYRES NJEREZORE...PLUS QE NE ATE KOHE SPIUNONTE VLLAI VLLANE,DJALI BABEN.KSHU QE JAM KOMPLET I SIGURT QE SHEHU ESHTE VETEVRARE....ME AKORD FAMILJAR.
Po është e vërteta se Mehmet qenin e vrau Kadriu me urdhër të KGB, si mund t'a thotë i biri sot? Mendoni se nuk ka më KGB? Vrasja e tij nuk ishte për hobi po për t'i hapur rrugën e pushtetit një njeriu të tyre.. Po të qe personalisht për Kadriun ai nuk do e vriste kurrë Mehmetin,se kishin respekt reciprok,por u detyrua. Për të kënaqur Enverin më pas rusët ranë dakord që Kadriu të zhdukej. Problemi nuk është kush e vrau Mehmet zemëqenin,por a e ka edhe sot në Shqipëri pushtetin KGB,a si e quajnë sot????? Nuk na rruhet për pyetjen e parë,po për të dytën ama ,na intereson që ç'ke me të!