Në moshën 92-vjeçare në Vlorë, u nda nga jeta Xhafer Kananaj, njeriu i cili i vetëm, në vitin 1960 vuri në lojë organet e Sigurimit të Shtetit në Shkodër dhe Durrës dhe pa dashje zbuloi nivelin e këtyre organeve.
Në mars 1960, i nisur për t’u arratisur, Xhaferi u përfshi aksidentalisht në një rrethanë të pazakontë në jetën e tij dhe nisi lojën me gjithë shtetin.
Në Shkodër një polic e pyeti: “A mos je i Sigurimit të Shtetit?”. Për të hequr çdo dyshim i tha po. E pyeti policin nga e njohu dhe ai me naivitet i tha “unë po nuk njoha njerëzit e Sigurimit kot sa ha bukën e shtetit”.
Xhaferi hoq fillimisht si kapiten. Më pas u bë “major”. Arriti të rrëzojë gjithë mitin e Sigurimit. Me një dokument fals të sajuar që pothuaj nuk e lexonte askush, kaloi gjithë ato nivele sigurie të shtetit komunist, në Shkodër dhe Durrës.
Madje u fejua në atë atmosferë. Në plazhin e Durrësit, mori pjesë në një mbledhje me Ramiz Alinë, i cili porositi që mbanin lart vigjilencën. Siç u fut në këtë histori, edhe zbulimi ishte aksidental.
Në Durrës e njohu një person. U arrestua më 25.8.1960. Nuk ia kaluan çështjen politike, pasi pasojat do binin mbi gjithë njerëzit që nuk e kishin njohur Xhaferin.
Megjithatë u dënua dhe u internua. Historia e tij mbi sigurimsat syleshë tregohej vit pas viti. Ajo tregoi se çfarë nivelin ishin ata. Deri në fund të jetës, Xhaferi mbeti një antikomunist i vendosur dhe i qartë.
Në kohën kur u arrestua, ministri i punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, u dërgoi organeve të varësisë një material me 11 faqe, duke i kritikuar në mënyrën më të ashpër se si ua kishte hedhur një njeri i vetëm e pa asnjë përgatitje paraprake. Masat që u morën në atë kohë ishin:
-U nxorën në lirim, një major, 3 kapitenët dhe 1 nëntoger
-Iu ul grada 2 kapitenëve dhe një togeri
-U shkarkuan dhe transferuan me ulje, një kolonel, 3 nënkolonelë, një major dhe 3 kapitenë.
-Morën vërejtje paralajmërimi 3 kapitenë
-U çmobilizua gjithë efektiv i postës policisë së urës Baçallëkut të çmobilizohen.
-Iu shënua në biografi kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në Shkodër dhe Durrës, Feçor Shehu dhe Kopi Niko. (Kastriot Dervishi)
E KAM LEXUAR KETE HISTORI , NJE HISTORI MJAFT INTERESANTE
Caree paskemi pat nje gjeni dhe sja paskemi dite vleren
HABI, e nuk kam fjalë - si nuk përfundoi në tortura e masakrime. Ndërlidhja e injorancës do shkaktonte përplasje të paparashikueshme dhe u bënë të gjithë të shkërdhyer pa dëshmitar. Nderime zotërisë dhe i ndristë shpirti!
Ky Dervishi i jep te drejten vetes te certifikoje cfardolloj muti. Nuk dihet se cfare muti eshte edhe ky. Sepse ka vetem nje interpretim: ate te Dervishit. Por hijet e tjera te ketij Kananit nuk i thote Dervishi. Se kete mision ka: te certifikoje mutra!
"Sepse ka vetem nje interpretim: ate te Dervishit." që shkruan 62 vite pas kësaj ngjarjeje në këtë mënyrë "-U çmobilizua gjithë efektiv i postës policisë së urës Baçallëkut të çmobilizohen." VK,sot lavdërohet çdo maskara e çdo mashtrus,vetëm e vetëm se "ja ka futur sigurimit"!! në kohën e enverit sigurimi nuk kishte bërë asgjë,gjithçka e kishte bërë partia,në kohën e bastardëve,sigurimi ka bërë gjithçka dhe ka qënë "budalla"!! ajo që nuk kuptoj nga ky kaç bqiri është se përse i bie në qafë budallait(SSH)?? edhe në se i ka qirë nënën,ky budalla(SSH)!? nuk është faji i tij(SSH)!! (SSH)budallai aq di! o kaç,fai ka qënë i partisë,ajo ka qënë e qutë!!
Ah mor Kaç b¥qiri. Sigurimi i Shtetit i ka dhënë ujë me bisht të lugës tutorëve të tu serbë e rusë, o prostitutë mediatike.
Jo ore matrapazi Dervishaj, jo, rasti i tij nuk tregon inteligjencen zero te Sigurimit te Shtetit, por pakujdesine e dy tre personave qe i manipuloi nje njeri teper inteligjent i cili gjeti nje te çare dhe e shfrytezoi me mjeshtri. Ai u zbulua pikerisht nga Siguri dhe u denua. Sigirimi Shaiptar ka bere lojra shume te zgjyara me zbiline inteligjente te vendeve te fuqishme, gje qe e kane pranuar vete keto zbulime. Jete e deklaroi edhe Toni Bler. Nejse ti je nje cope rryp kaishi, nje rrote gomari qe per shkak te biografise arrite te futeshe deri ne arkivin e Sigurimit, me detyre ruajtjen dhe sigurimin e ketyre dokumentave gje qe ti bere te kunderten. Ti krehe shume dosje, vodhe dokumente te rendesishme me ane te te cilave ti ke vere shantazh ndaj atyre personave te cilet implikoheshin ne keto dokumenta dhe ti ua ke xhene ne kembim te shumave marramendese. Veç kesaj u ke shitur dokumenta teper sekrete agjebteve te vendeve dashakeqe ndaj vendit tone. Ne kete jrim ti nuk ke qene i vetem, por keni vepruar si grup jriminal qe nje dite do pergjigjeni per ddmin qe kenI bere. UDB-ja serebe ka marre kubdreht shumave marramendese te dollareve dokumenta qe sot mund te vlenin per te demaskuar veprimet e fshehta armiqesore te ketyre vendeve nda Shqiperise. Per keto ti do pergjigjesh nje dite sepse ka fakte tfonditese nga veprimet kriminale te guat kryesisht e grupit kriminal qe ti drejtoje.
Sigurimi i shtetit , ose ma mire i koleres komuniste perbehej nga njerezit (jo te gjihe)me trurin ma te shkerllyer te diktatures se perenduar anti shqipetare ...keta ishin njerezit me trurin ma te shperlare perfshi ketu edhe ish oficeret plus gjithe ata plehra qe punonin ne deget e puneve te mbrendeshme ne gjithe vendin ....
Kaq të zgjuar sa ky personazhi i Dervishit as ka patur e as do të ketë më në këtë dynja, sepse duke ua hedhur pesë vetave ka arritur të zhvlerësojë të gjithë organet e sigurimit, të paktën për mendjen e këtij Dervishit e ndonjë tjetri si ai.