10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

12 Janar 2023, 17:31Dossier TEMA

10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, Shqipërinë dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit  turq, perandoria e humbi shpejt vitalitetin e saj origjinal. Shteti perandorak osman kishte një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, duke u fshehur brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta. Nga vëllavrasja, haremi, ekzekutimet e deri te Ali Pashë Tepelena, njihuni me sekretet e errëta të perandorisë osmane që praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.

10 – Vëllavrasja

Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me rradhë.

Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme.

Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do i duhet të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltan i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.

Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.

9 – Kafazi

Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit fetar, kështu që kjo politikë u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617. Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet.

Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.

Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit dha një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithsesi. Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar. I gjori kishte qëndruar dy ditë pa ushqim dhe ujë dhe ndoshta ishte shumë i çmendur për të vënë re se ishte bërë sulltan.

8 – Pallati ishte një ferr i heshtur

Edhe për sulltanin, jeta në pallatin Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë.

Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe kjo periudhë u bë e njohur si “sulltanati i grave.” Dragomani (shefi i përkthyesve) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek. Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe Krye-eunuku i Zi dhe Krye-eunuku i Bardhë ishin rivalë.

I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte, kështu që Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 njerëz janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat, kështu që shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen, mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”.

Për shkak se i kalonin ditët e tyre në heshtje totale, vazhdimisht të ruajtur, në një atmosferë helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht.

7 – Ekzekutimet

Qeveria osmane e mbante shpatën mbi jetën dhe vdekjen banorëve të perandorisë dhe nuk kishte frikë ta përdorte atë. Gjykata e parë e Pallatit Topkapi, ku mblidheshin kërkuesit dhe vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm.

Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.

Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh. Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot.

Shumicës së viktimave të tyre thjesht u pritej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin në vend.

Veziri i famshëm, Kara Mustafai, u bë shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur. Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës.

Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë.

Në fakt, guvernatorin e shekullit të 19, Ali Pashë Tepelenën, i cili luftoi aq shumë kundër ushtrisë të Sulltanit, e vranë me tradhti duke e qëlluar me plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij. Ndërsa disa variante të tjera thonë se ai u tradhtua nga njerëzit e tij.

6 – Gara e vdekjes

Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë vrapimi nëpër kopshtet e pallatit.

Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin menjëherë.

Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut, në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte te porta përpara kryekopshtarit, ai thjesht dërgohej në mërgim.

Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe shpesh ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë. Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën.

5 – Turmat

Vezirët e mëdhenj ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës sa herë që diçka shkonte keq.

Sulltani Selim Grim kishte ekzekutuar aq shumë vezirë të mëdhenj sa  që ata filluan të kishin gjithnjë një dëshirë me vete sa herë e takonin. Dikush iu lut Selimit t’i tregonte nëse do të ekzekutohej. Vezirët gjithashtu duhet të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët mblidheshin në pallatin ku bëheshin ekzekutimet. Një vizitor britanik i shekullit të 18, pa se kur një ministër nuk pëlqehej nga njerëzit, brenda tre orëve ai tërhiqej zvarrë dhe i priteshin duart, koka e këmbët.

Turmat e njerëzve nuk kishin frikë të sulmonin pallatin nëse nuk i plotësoheshin kërkesat e tyre.

Në vitin 1730 një ushtar i quajtur Patrona Ali udhëhoqi turmën në pallat dhe arriti të merrte kontrollin e perandorisë për disa muaj. Ai u godit me thikë për vdekje nga një kasap, të cilit i kishte besuar paratë Vllahisë.

4 – Haremi

Ndoshta funksioni më i tmerrshëm në pallatin Topkapi ishte Haremi Perandorak.

Ishte i përbërë nga 2000 femra, shumica e tyre të blera ose të rrëmbyera si skllave, që shërbyen si gratë e Sulltanit.

Ato u mbajtën të mbyllura për një kohë të gjatë. Haremi ruhej dhe menaxhohej nga i ashtuquajturi Shefi Enuk i Zi, i cili mbante postin në një nga zyrat më të pushtetshme në perandori.

Kushtet në harem ndryshonin në varësi të rastit. Por një nga perandorët i quajtur Sulejmani i Madhërishëm ra në dashuri me një nga gratë e haremit të tij, e quajtur Rokselana dhe u martua me te. Gjithashtu e bëri atë këshilltare kyçe. Ndikimi i Rokselanës ishte shumë i madh.

Por ishte Sulltanesha Kosem që pati ndikim më të madh se Rokselana. Por fati i saj i zi qëlloi me vajzën e bashkëshortit të saj, që e mbyti me perde.

3 – Shfrytëzimi i djemve të rinj

Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte “koleksionimi”, kontributi i disa djemve të rinj nga vendet e krishtera të Perandorisë.

Shumica e djemve ishin të regjistruar në korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin pjesë e pushtimeve osmane.

Djemtë u morën kur perandoria e ndjeu se kishte nevojë për fuqi ushtarake dhe shënjestrën e drejtoi tek djemtë e moshës 12-14 vjeç nga Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Zyrtarët osmanë thërrisnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre nga kishat lokale. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët, dhe merrnin një djalë nga çdo 40 familje. Djemtë më pas grupoheshin së bashku dhe marshonin në Stamboll, më të dobëtit i linin të vdekur gjatë rrugës.

Osmanët jepnin një përshkrim të detajuar për çdo djalë në mënyrë që ata të vendosnin në fund se kë të zgjidhnin.

Në Stamboll, ata konvertoheshin me forcë në Islam.

Djemtë më të pashëm dhe më inteligjentë dërgoheshin në pallat, ku trajnoheshin për t’iu bashkuar elitës perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, shpesh duke u bërë pashallarë ose vezirë.

2 – Skllavëria

Edhe pse koleksionimi i jeniçerëve ishte mbyllur si proces në shekullin e 17, skllavëria mbeti një tipar kyç në sistemin otoman deri në fund të shekullit të 19.

Koha kalonte dhe më shumë skllevër vinin nga Afrika apo nga Kaukazi, ndërsa kishte dhe një kapje të vazhdueshme skllevërish nga rusët, ukrainasit dhe madje edhe polakët. Ata që nuk ishin myslimanë detyroheshin të konvertoheshin.

Studiuesi Bernard Levis argumentoi se skllavëria islamike ishte zhvilluar në masë të madhe në mënyrë të pavarur nga skllavëria perëndimore edhe për këtë arsye kishte një numër dallimesh të rëndësishme. Ishte më e lehtë për skllevërit osmanë për të fituar lirinë e tyre ose të arrinin pozita të larta të pushtetit. Pra, turqit ishin më pak racistë për sa i përket trajtimit të skllevërve të të bardhëve dhe të atyre me ngjyrë. Por nuk ka asnjë dyshim se skllavëria osmane ndiqte një sistem brutal. Miliona njerëz vdiqën në sulmet e skllevërve.

1 – Masakrat

Në përgjithësi, osmanët ishin një perandori tolerante. Në fakt ata pritën krahëhapur hebrenjtë pasi këta të fundit u përzunë nga Spanja.

Ata nuk diskriminonin popujt e ndryshëm në rrugën e pushtetit, dhe perandoria praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.

Por kur vetë osmanët ndiheshin të kërcënuar, ata bëheshin shumë të këqij. Selim Grim, për shembull, ishte shumë i alarmuar nga shiitët, të cilët mohonin autoritetin e tij si mbrojtës i Islamit dhe mund të ishin agjentë të dyfishtë të Persisë. Si rezultat ai marshoi nëpër lindje të perandorisë, duke vrarë të paktën 40 mijë shiitë dhe duke shkaktuar dëme të panumërta në shtëpitë e tyre.

Teksa perandoria ishte drejt rënies, humbi shumë nga tolerance e saj e vjetër, duke u bërë gjithnjë e më shumë e egër ndaj minoriteteve. Në vitin 1915, kur perandoria ishte vetëm dy vite larg nga kolapsi, orkestroi masakrën e më shumë se 750 000njerëzve të popullsisë së saj armene.

Rreth 1.5 mln njerëz vdiqën nga gjenocidi armen, një mizori që Turqia ende refuzon ta njohë plotësisht.(Voxnews)

30 Komente

  1. 1
    10? Për ne Shqiptaret kane qëne më shume se 100.

    10? Për popullin, Shqiptare dhe atë Armen, perndorija Otomane kane qëne një fatalitet. Dhe ne Shqiptaret, i vuame pasojat e ati pushtim edhe sote, dhe do vazhdome ta vuame për sa kohe të ekzistone islami. Ose të pakten për sa kohe islami të vazhdone të praktikohet siqe praktikohet sote. Otomane, në Shqiprie dhe në Armenie kane kryre genocid të paster. Dhe neve Shqiptare na kane ndaluar gjuhen dhe të gjith Shkollat.. Për të na zhdukur për jet si kombe dhe rrace.

    1. I
      ILIRËT

      Marin Mema me emisionet e tij tregon një fakt shumë të rëndësishëm............... . Ai i tregon gjithë botës sesa mutër janë shqiptarët.......... . Nuk ishin osmanët ata që nënshtruan Shqipërinë, por shqiptarët.................................................................. . Përse nuk e ndryshuan fenë dhe atdhenë, grekët, serbët, maqedonsit, bullgarët në kufi me Turqinë, malaziasit që ishin veç 200 mijë....!!!??.................. Dhe ç'na thotë Marin Mema...? ---------------- Ai i pyet shqiptarët në Bosnjë, Maqedoni( të krishterët), në Greqi, thellë në Serbi dhe ata mohojnë se janë shqiptarë, po thonë jam turk, jam mysliman, jam boshnjak, serb, grek apo maqedonas........ Ndërsa jevgjit në këto shtete pranojnë me krenari se janë jevgj, apo dhe pakicat e tjera respektive................. Ke një fshat në Fier, Rreth Libofshë dhe janë disa shqiptarë nga Bosnja të ardhur këtu në vitet '30 dhe thonë jemi serbë................. . Dhe nuk dinë asnjë fjalë serbisht............... . Tentuan para disa vitesh të hapnin një shkollë serbe dhe u larguan se ishin njerëz të trashë e nuk mësuan asnjë fjalë..................................................................... . Ja këta janë shqiptarët që për patriotizëm renditen të fundit në Ballkan.................. ............................... . Sepse shqiptarët krijuan Greqinë dhe thanë tani jemi grekë dhe të mësojmë greqisht, dhe harram shqipja...................... . Ju flisni dërr, dërr, dërr........ . E patën fajin turqit. Jo, or jo. Nuk patën faj turqit. Fajin e kemi ne shqiptarët........

      1. A
        ASD

        Injorant, ne sensin qe injoron historine qe njohim. Luftoi greku me turqine? Jo, u nenshtrua pagoi taksa dhe pastaj beri kembim popullsie. Luftoi serbi? Jo, beri pakte. Ky pra qe gabimi yne qe srame dakort me turqit me shpresen qe sdo na linin vetem. Dhe na lane vetem. Europa kurva plake.

        1. s
          shqip

          Sakte, ku palo-historiani me pseudonimin "ILIRET", me siguri qe e di historine nga prifterinjte neo-greke, prandaj flet me aq kompetence. Ai nuk e di se shqiptaret rrezistuan per me shume se 35 vjet pasi te tera vendet e tjera ballkanike kishin kohe qe ishin nenshtruar. Sulltan Murati II-te dhe i biri i tij Mehmeti i II-te, apo sulltan Mehmet fatihu (pushtuesi), sic quhen nga historianet turq, e rrethuan 3 here keshtjellen e Krujes dhe deshtuan me turp. Ne rrethimin e fundit, kur te tera mjetet e jeteses apo te nevojshme per mbrojtje perfunduan, mbrojtesit e keshtjelles u dorezuan me premtimin e Mehmetit se do te liheshin te lire, por ne fakt ata u vrane qe te gjithe prej pushtuesit te pabese. Edhe me renien e keshtjelles se Krujes dhe me vone edhe ate te Shkodres, rezistenca shqiptare nuk pushoi kurre ne 500 vjet te pushtimit osman. Porta e Larte, duke ditur vitalitetin, mencurine dhe aftesite luftarake te shqiptareve, perdori te tera menyrat e nevojshme qe ti bente ata besnike te regjimit otoman duke vene ne krye te pushtetit ne Stamboll shume ofiqare shqiptare duke filluar nga pozicioni i Vezirit te Madh apo K.Ministrit te perandorise. Po keshtu nje numer shume i madh zyrtaresh te larte, gjeneralesh e te tjere figura te rendesishme publike ne qender apo ne vende te tjera ku ishinedhe simekembes te sulltanit, ishin po keshtu nga Shqiperia. Edhe sot ne Turqi, shqiptaret konsiderohen si rrace superiore dhe respektohenpa mase. Ne gjuhen turke ka shume proverba apo fjale te urta qe lidhen me shqiptaret (apo arrnautet, sic na quajne ata) dhe vetite e tyre te rralla. Trim si arrnaut, apo i mencur si arrnaut, dinaksi arrnaut, apo besnik si arrnaut e shume te tjera si keto. Ishte pikerisht kjo armiqesi e shqiptareve ndaj pushtuesit osmane qe e beri Porten e Larte te mos lejonte asnje promovim te gjuhes apo kultures sone popullore, per te mos nxitur me tej shpirtin rrebel te shqiptareve.

        2. S
          Shqip...

          ILIRET ka shume te drejte . Le te rrijme shtrember majtas dhe pjedhrim djathtas ,por kte s#e luan topi . Kjo eshte Fatkeqsia e Shqiptateve ,mungesa e Ndjenjes Kombetare dhe kjo joRastesishte ,por ajo qe karakterizoj shqiptaret ne shekuj se asnjiher s'kan qen te lidhur me fene . Kemi qen Shteti me i Madhe ne Balkkan , kufizoheshim me Bullgarine , serbia ishte sa eshte Kosova sot , Greqia ishte vetem ne Prrallat e Omerit ose posht Citjaneve te Turkut dhe ja ku jemi . _Marin Mema e ben shume mir detyren si Atdhetare ,zgjon Ndjenjen Kombetare qe ne si shqiptaret e humben ne mjergullen e Historise . Sot vuajm pasojat .

          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Perse nuk e nderruan fene greket, serbet, maqedonasit...pyet ti. Jane disa rrethana qe ndikuan ne kete fenomen, por nuk do te zgjatem aty por do te të tregoj se cila ishte perberja etnike e Beogradit ne vitin 1536. Nga 239 shtepi sa i kishte ne ate kohe Beogradi, prej tyre 79 shtepi ishin mylimane, 68 serbe, 72 vllahe dhe 20 shtepi ishin rome. Pra ne vitin 1536 rreth 30% e qytetareve te Beogradit ishin te islamizuar. Eshte shume veshtire qe ne ate kohe te gjindet ndonje qytet shqiptar me ate perqindje te madhe te popullsise se islamizuar. Me vone, kur Serbia e fitoi pavaresine, ajo perdori dhunen dhe me dhune i rikthei ne ortodokse ose ata qe kundershtuan i debuan per ne vendet tjera te Perandorise osmane.

            1. A
              Andi

              Iliret . E ndryshuan fene dhe greket dhe serbet. Por pas renies se perandorise myslimanet grek dhe serb vrane dhe u masakruan nga shteti i tyre me baze fetare orotdokse. Ose u perzune per ne trojet e mbetura osmane te asaj kohe.

              1. a
                arjani

                pershkrim shume dometh enes

              2. L
                Lopa

                Greke dhe Greqi nuk ka patur para vitit 1830, kur perandoritë evropiane formuan Greqinë te shkëputur nga Turqia.

                1. s
                  shqip

                  Komenti yt perkon me nje te vertete shume te madhe historike qe askush nuk do ta pranoje, packa se faktet dhe dokumentet qe vertetojne kete gje kane qene sheshit. Kur politika perzihet me historine, kjo e fundit ndyshohet totalisht per interesa politike. Keshtu, jo vetem historia e Greqise se lashte, por edhe historiografia serbe, tregon se beteja e Kosoves se 1389-tes, ku ata thone se shenoi fillimin e pushtimit 500 vjecar otoman, u bene vetem nga serbet, duke thene keshtu nje genjeshter te madhe. Ne fakt, ne keto luftera kane marre pjese te gjithe kombet ballkanike, ku shqiptaret ishin forca tjeter me e madhe mbas serbeve dhe hungarezeve. Komanda e ushtrise ballkanase ju la mbretit serb, per aresyen e vetme se ai kishte me shume njohuri ushtarake se sa prijesit e tjere te kombeve te tjera pjesemarrese, ose te pakten pretendonte si kishte keto njohuri. Faktet treguan se ai ishte nje ushtarak shume i pa-afte, qe beri qe te deshtoje ushtria me e madhe qe vendet ballkanike do te kishin ndonjehere perballe ushtrive osmane. Ne kohen e Skenderbeut, ai ka patur gjithmone nje ushtri 3-10 here me te vogel se ushtrite osmane qe erdhen per te pushtuar Shqiperine, dhe perseri deshtuan. Mbase kjo lidhet me aftesite si strateg i perkryer i Heroit tone Kombetar, ose mbase edhe nga aftesite luftarake te kombit tone, por pamvaresisht se kush e ka meriten per fitoret per me shume se 35 vjet te ushtrive shqiptare kunder superfuqise se kohes, Perandorise Osmane, shqiptaret fituan admirimin e kundershtareve te tyre, qe ruhet edhe sot nga turqit moderne.

                  1. g
                    gate

                    ke tru sa bajga e lopes sic ke dhe emrin

                  2. D
                    Daniel

                    10??. Nuk ka qene pushtim por bashkesundim.Shqiperia 2 pushtime njeh ate Italian dhe ate Gjerman. Osmanet cliruan shqiptaret nga mbreteria Serbise e cila shtrihej ne te gjithe Shqiperine e sotme. Ku emrat sllave akoma dhe sot mbizoterojne neper qytetet dhe fshatrat shqiptare. Me ardhjen e osmaneve shqiptaret u cliruan dhe shpetuan nga vrasjet dhe diskriminimi i serbeve pushtues. Dhe bashke me osmanet drejtuan superfuqine e kohes perandorine Osmane.

                    1. G
                      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                      Koment i pasakte. Une te pyes ty, kur erdhen pushtuesit osmane ne Shqiperi a luftuan kunder serbeve apo kunder Kastrioteve, Arianiteve, Dukagjinasve, Muzakajve, Topiajve, Zenebisheve, Spaneve, Dushmaneve, Zahariajve...? Dhe pergjigja do te ishte se aziatiket ne Shqiperi nuk gjeten mbreteri Serbe por gjeten princer Arberore. Me ardhjen e osmaneve filloi katastrofa me e madhe materiale dhe shpirterore e shqiptareve gjate gjithe historisë sonë.

                      1. b
                        ben

                        Lere Danielin o mik, se nuk ka faj,. Ai aq di dhe aq thote, pasi nuk kishte lindura akoma ne ate kohe.

                  3. T
                    Taulant

                    Gjerat trajtohen sipas kohes. Sot edhe Churchillit e shume figurave Amerikane ju hidhen statujat ne lume sepse konsiderohen si racist dhe mbajtes sklleverish. Edhe me perandorin osmane gjerat nuk jane bardh e zi. Jam dakort me thenien ne shkrim qe perandoria osmane mbahej ne kembe prej Shqiptareve e Grekerve. Por Greket sidomos kisha Greke ju kerkonte Turqeve qe te mos lejonin gjuhen Shqipe. Halet-helenike sot thone qe vuajten shume prej osmaneve kur ata ishin sherbetoret me te ethshem te tyre.

                    1. J
                      Jugu

                      O Taulant po Boll o loqe njeri.

                    2. A
                      Arber

                      Thuhet shpesh se ka pasur shume shqiptare qe drejtuan Perandorine Osmane.???!!!! Te nderuar kexues,duhet te heqim dore nga te vetendjerit qendra e botes. Cili prej vezireve,pashallareve u ndje si shqiptar (arber)???Cili prej tyre beri gjestin me te vogel ne te mire te popullsise nga kishte orgjinen?? Askush.! Edukimi qe kishin marre,konvertimi ne islamm beri qe ata te ndiheshin Osmane,besnike te perandorise dhe sulltanit.

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Sakte!

                        1. s
                          shqip

                          Shume e drejte kjo deklarate tuaja. Sidoqofte, duhet pranuar se per kohen per te cilen po flasim, nga pikpamja ekonomike, Shqiperia ka qene nje fshat i madh ne mes malesh, qe nuk i hynte ne pune askujt. Shqiperia u pushtua prej sulltan Mehmetit te dyte, per pozicionin e saj strategjik, qe perkonte me planet e tija per pushtimin e Italise dhe Europen. Keto plane u lane ne harrese me vdekjen e Mehmetit ne moshe te re (46 vjec). Skenderbeu ishte mbase i vetmi ushtarak i larte i Portes se Larte qe mendoi per vendin e tij dhe sot ai quhet prej turqve tradhetar. Ata nuk e pranojne faktin se Gjergj Kastrioti ishte nje peng i marre nga Sulltan Murati i dyte ne menyre qe i jati, Gjon Kastrioti te mos ngrinte krye kunder tij. Nje peng do te arratiset nese i jepet mudnesia dhe kete gje beri edhe Skenderbeu. Nje gje eshte e sigurte se ofiqaret me te larte osmane kane qene me origjine shqiptare, por vetem kaq. Ata u rriten dhe i sherbyen Perandorise Osmane, duke mos dhene fare kontribut per vendin e tyre.

                          1. S
                            Sali bolleku per familien e tij

                            kush nga keta turkoshak shqipfoles qe kane drejtuar ose sherbyer ne tyrqi,beri dicka per vendin e vet,fshatin e vet,pervec ndonji qe beri ndonje fjalor,apo vellezrit frashri qe kerrenin vjersha dhe nuk e pane ndonje here fshatin e tyre,apo smajli qe e urdheruan te huajt per interesat e tyre te ngrinte flamurin,se edhe smajli donte bashkim me gerqine se edhe gruan e kishte greke. Ndersa per ato 10 pikat e erreta te sulltaneve,i trashguan edhe turkoshaket qe ngelen ne trojet tona pas terheqjes pas cdo beteje te sulltaneve... Shikoni si veproi sulltan ahmet zogji me kkasen me injorante te xhandarve,duke ardh te enveri qe i hiqte koken cdo vllau turkoshak e deri te sali bin laden me hipokrizin e poshtersin e tij cfare po i ben popullit dhe shqupit me shkalle e qysqi si ne kohen e parardhesve te tij sulltaner pushtus e shkatrrus.Edhe ky si turqit qe per 500 vjet nuk ndertuan asgje ne kete vend te shkrete,edhe salih me hordhite e tij e shkretoi dhe premton shkatrrime te tjera me dinamit e molotov

                            1. D
                              Didi

                              Arber. Arberia eshte nje koncept trushplares qe behej neper shkollat e komunizmit. Askush nuk eshte ndjere asaj kohe as arber e as ilir. Por shqiptare dhe nenshtetas osman.

                              1. E
                                E po kur ngeli Historia e Shqiptarit ta bojn peder

                                O Did bytha . Cfar te dhjet ai Tru , o baktrie njerezore ,o pisllik bythqimesh

                                1. D
                                  Didi

                                  Sa mend kam une tek nje qime cari. Ti te jetosh dhe nje here aq sa je. Nuk do te arritesh me mend as gjysmen e qimes.PEDER

                            2. S
                              Shqiptari buzholle..faik konica

                              Ore ne krahasim Perandorite tjera eksportoj kulture,apo rrezatoj kund?Per perandori te fuqishme vetem ushtarkisht ka patur dhe do kemi.Bonaparti psh zbuloj piramidat....mbas sa e sa shekujsh...INJORANCE me te madhe 4 shekullore ska pa njerzimi...mileti thote populli vella...pastaj fajin e ka Enveri,Saliu,....yyyyttttt...Gazi i dynjase jemi

                              1. E
                                Erdogan

                                Para se te pushtohej Kostantinopolis ne Epir,Ilyri,Maqedhoni,Ionia ku eshte sot Turqia ishim Nje si Epir. Flisnim te njejten Glosa (Gluhe camce). Ilyret i thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita. Albanopolis i permendur nga Straini e verteton kete. Kostantinopolis quhej ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. Arnautet e vetequajture Skiptare e quajne Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim. Tripolis i quajture nga Ilyret turkoallvanisat ecquajne dhe sot Tropoje. Adhriano-polis (Qitet ne Nder te Perandorit Adrianit) e quajne Ederne. Moskopolis e quajne Voskopoje. Ilyret i thonin Papa per 1100 vjet Perandori Greke Bizantine dhe jo Prift latinisht nga Priest. Saleh Proto-Papas eshte fact historike. Emer Arab Mbiemer Greke. Iliro-Epirotet i thonin Agios dhe jo Shen latinisht nga Saint. Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D eshte fact historike. Agia Saranda po ashtu (Dyzete Shenjtoret). Agios Vasilis ne Bregdet dhe jo Shenvasi!. Pa Turqi do ishim nje Perandori me qender Kostantinopolis. Italia fashiste kishte interesa percarese. Pirrua i Epirit luftoi per te cliruar Magna Grecian. Te vetequajturit Skip-Tare kudo qe germojne vetem Greqisht zbulojne.

                                1. E
                                  Erdogan

                                  Pa Turqi nuk do kishte Arnautistane apo Albanistane por Epir. Nuk do kishte shumice Islamike skiptare por Epirote sic ishte Kaurri i Derrit Jeorgios Kastriotis. Edhe flamurin (fllug angl) qe kini you o Arnaute e kini Greke te marre nga Kostantinopolis. Ilyret apo Epirotet flisnin Greqisht.I thonin Polis jo Qitet italisht nga Cita Albanopolis eshte permendur nga Geo-Grafi Greke Straboni. I thone 1100 vjet Perandori Greke Bizantine. Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos eshte fakt historike i padiskutueshem (fact istorike discussed). Gluha (Glosa greq) qe flisni wshte 70% Italisht. Ilyret i thonin Papa dhe jo Prift latinisht nga Priest. Saleh Proto-Papas eshte fakt. Emer Arabe. Mbiemri Proto-Papas qe tregon Kombesine dhe Fisin eshre Greke. Nikolaos Idhromenos (I djersitur shqip) ishte Greke i Skiptarizuar. Mbiemrat tregonin dhe tregojne Kombesine dhe Identitetin. Ilyret i thonin Agios dh jo Shen latinisht nga Saint. Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D eshte fact historike i padiskutueshem (este fact istoria discusses). Kostantinopolis ka qene qendra e Epuroteve,Ilyreve,Maqedhonasve per 1100 vjet. Te vetequajturit Skip-Tare kudo qe germojne vetem Greqisht zbulojne ne Poliset Greke me Theatro,Agora etj. Meshari i Gjon Buzukut eshte nje fallsifikim i Historise se popullit Epirote nga Papuci i Romes.

                                  1. q
                                    qefliu

                                    Pa Turqi, nuk do te kishte as rrota kari si puna jote.

                                  2. A
                                    Alex

                                    Artikull i varfer dhe injorantesk dhe kontrovers.Nje here e quan perandorine Osmane mizore nje here shume tolerante.

                                    1. t
                                      tetovari2

                                      Alex,kësaj i thonë "mos paç punë luaje derën e hanit"!

                                    Lini një Përgjigje