Adoloshenca mund të përkufizohet edhe kështu: Mosha në të cilën shoku e shoqnia përbëjnë, mbas dashunisë familjare, gjanë ma të shtrenjtë në jetë. Së paku, ky asht konceptimi im, rezultat i përvojës së jetës. Shokët e fëmijërisë në Shkodër (Ndoku, Viktori, Bepi, Franko, Franci, Tonini) ishin edhe shokët e adoleshencës së parë; me ta ndajsha përvojat e para në jetë, gëzimet e para, sukseset e para, shqetësimet e para dhe sekretet e para. Na bashkonte mendimi politik, na bashkonte veprimtaria sportive, na bashkonte besimi e ndihma reciproke. Ndihesha fatlum në shoqninë e tyne, e kurrë nuk mendojsha se, ndonjëherë kishim me u nda, por jeta të ballafaqon me të paprituna…!
Nga Filip Guraziu
Në Shtator të vjetit 1957, në moshën 14 vjeçare, isha nxanës i vitit të dytë në gjimnazin “29 Nandori”, Shkodër. Me përfundimin e semestrit të parë mësimor, dhe me rastin e vjetit të ri, drejtoria e shkollës, kishte planifikue mbramje vallëzimi me pjesëmarrjen e të gjithë nxanësave të vjetit të dytë.
Jo vetëm për mue, por për të tanë nxanësat, kjo lloj veprimtarie ishte nji risi e, natyrisht e përjetojshim me emocione…! U mundova me u veshë sa ma mirë për mbrëmjen e vallëzimit; pantallona tip kilot (si punë brakeshash në fund), e xhup leshi me fyt, i punuem prej nanës).
Shkova pak me vonesë, mbramja kishte fillue. Në palestrën e shkollës kishin vendosë, në të tanë anët, banka si ato të mencave ku ishin ulë nxanësat; djelmt e vajzat ishin grupue në pozicione të ndryshëm, kurse në qendër ishte vendi i orkestrës, fizarmonikë e kitarë.
Megjithëse muzika kishte gjallni, fillimi i mbramjes ishte i “voktë”, sepse asnjeni nuk po merrte nismën me shkue deri te grupi i vajzave, për me i kërkue të drejtën e vallëzimit.
Sapo, “ma guximtarët” e thyen akullin dhe filluan me vallzue, menjëherë mbrëmja mori “hov”, e vendi pothuaj nuk mjaftonte për të gjithë ato çifte valltarësh. Vallëzova edhe un, kjo lloj përvoje më jepte kënaqësi, të gjithë ishim të gëzuem.
Mbas do kohe, nji shoqe simpatike e klasës, me të cilën kishim qenë së bashku qysh në fillore, e kishim edhe miqësi familjare, (me iniciale Ç.R.), më dha me kuptue se donte me vallëzue, me mue.
Vallëzuem së bashku me ritmin e nji tango e, në nji moment, partnerja e vallëzimit, më thotë me za shumë të ultë e me shumë emocion: “Filip, kam diçka shumë me randësi me të thanë, por ma parë due me më dhanë fjalën, se njeriut të gjallë s’ke me ia tregue, sepse, po fole e ma qite bisedën, jeta e ime rrezikohet…!”
Mbasi u përbetova me sinqeritet, shoqja e klasës vazhdoi me lot, në sy: “Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet U.S., më ka ngarkue detyrën e raportimit për të tana bisedat, që ban ti Filip! Rueje veten e më ruej edhe mue! Po fole, më more në qafë!”
U ngriva prej bisedës, megjithatë gjeta forcë, për me e falënderue, me gjithë zemër, shoqen besnike për ndihmën që më dha, tue e sigurue se, do t’ isha tepër i kujdesshëm.
At çast, për mue mbrëmja mbaroi! Nuk vallëzova ma, e pak ka pak, për mos me ra në sy, për ndryshimin e gjendjes sime shpirtnore, u largova prej mbrëmjes! Shkova në shtëpi, i dërmuem shpirtërisht, ngjarjen e mbajta brenda vetes; atë natë nuk mbylla sy…!
Ajo bisedë kishte ndryshue çdo gja brenda meje, nuk isha ma Filipi i djeshëm, nuk kisha ma entuziazëm, deri shokët m’u dukeshin ndryshe, edhe qyteti kishte ndryshue, shkolla nuk ishte ma, ajo, e para…!
Pyetsha veten, pse ky ndryshim në psiken time? A thue prej frigës?
“Altroego”, prej thellësisë së shpirtit, më dha përgjigje: – “Jo, nuk asht friga, sepse ti nuk ke ba asgja kundër pushtetit, por asht “neveria”; neveria që të shkakton politika e ndytë e “luftës së klasave”, neveria që ndien dhe të futet në stomak, në bark, në gojë e gjithkund dhe të pështjellon, deri psikën, kur ballafaqohesh me llomin, me intrigën, me shpifjen e me krimin!
Kjo neveri, më kishte shkërmoqë fillin e entuziazmit të adoleshencës së parë…!
Të nesërmen vendosa: Do të largohem prej Shkodrës, axha Tonin e Dila, në Tiranë më pritshin me krahë hapë! Do ta provoj: vend i ri, jetë e re, shpresë e re!
Atë mbrëmje, mblodha shokët për komunikimin e vendimit tim, tue u tregue thelbin, por jo bisedën dhe personin. “Duhet ta dini, i’u drejtova, se jam e jemi të survejuem prej agjentëve të Sigurimit, unë po largohem prej Shkodrës, ju tregohuni të kujdesshëm, evitoni qëndrimin në grup”. Nuk pati asnjë diskutim, heshtje e plotë, lajmi i bllokoi…!
Fati më ndihmoi, Tirana ndryshoi rrjedhën e jetës sime, atje gjeta nji atmosferë krejt tjetër (ishin vjetët e liberalizmit, pro politikës hrushoviane).
Në klasën e nandtë të shkollës së “Kuqe” (Tiranë), gjeta përkrahje dhe mundësi për aktivizimin tim, në sportin e basketbollit. Së bashku, me dy shokët e ngushtë të shkollës; Vaso Shakën e Bujar Shehun, mbas pak vjetëve u bamë lojtarët kryesorë të përfaqësueses shqiptare të basketbollit…!
Dy vjet mbrapa, në 1959, u shpalla Kampion i Spartakiadës së Parë Kombëtare Sportive të shkollave të mesme në basketboll, që u zhvillue në Shkodër dhe, po atë vjet në shtator, u nderova me Medaljen e Artë, si lojtari i ri ma i dalluem, në sportin e basketbollit.
Falë “vallëzimit fatal”, jeta ime ndryshoi dhe ritmi i “vallëzimit të ri”, më tërhoqi me forcën e tij…por…por, zig-zagu i “luftës së klasave”, më doli përpara, gjatë tanë jetës, dhe deri sot, që po shkruaj këto rreshta!
Fillimi e sportit, bashkë me persekutimin politik
Në vjetin 1955, në moshën 13 vjeçare, vazhdojsha klasën e shtatë, në shkollën “11 Janari”, Shkodër. Pasioni për futbollin ishte në kulmin e tij. Atë vjet u inkuadrova në skuadrën e futbollit të shtëpisë së Pionierit Shkodër, që e drejtonte ish futbollisti veteran, Ernest Halipiani.
Gëzimi, qe tepër i madh, kur mora kostumin sportiv (kanotierë, tuta sportive e këpucë futbolli të vjetra). Këpucët m’i riparoi gjyshi, te nji këpucar në lagje, dhe unë fillova stërvitjen me shumë pasion.
Mbas nji muaji na lajmëruan, se ekipi i futbollit të pionierëve, ku unë bëjsha pjesë, do të luante për 15 minuta në fushën e stadiumit të Shkodrës, kundër nji tjetër ekipi të moshës, gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve, të nji ndeshje të kategorisë së parë.
Rasti ishte shumë i bukur, dëshira e madhe, për me luajtë para mija spektatorëve. Shkova me gëzim në stadium, së bashku me shokët e mi, por mbeta krejtësisht i zhgënjyem prej trajnerit; të gjithë u futën në lojë përveç meje!
U ktheva në shtëpi shumë i mërzitun, nuk e bana muhabet në familje, por mendova e konkludova me veten time: Ndoshta, dikush për motive politike, e ka urdhnue trajnerin mos me më aktivizue, ose varianti i dytë; unë nuk isha i aftë për futboll. E dyta, nuk me bindte, sepse për aftësitë e mija isha zgjedhe kapiten skuadre i shkollës, pra…!
Të nesërmen u paraqita te trajneri dhe i dorëzova kostumin sportiv, tue i thanë se: “dje, e kuptova, që nuk bëj për futboll”. Pata mbet pak i çuditun se, si trajnerit Ernest Halipiani, nuk i bani aspak përshtypje veprimi i im dhe u tregue komplet indiferent! Duket i shkoi “për shtat”, largimi i im!
Megjithëse pata këtë “disfatë”, aktivizimi në sport më gërryente përbrenda.
Kujtoj se, mbas nji vjeti, fillova arsimimin në gjimnazin “29 Nandor”, Shkodër. Në atë kohë, Shkodra kishte nji skuadër shumë të mirë në basketboll. Unë, me shokët e mi, hishim “fshehtas” rojës në shkollë, dhe prej dritareve, admirojshim stërvitjet e ndeshjet e kampionatit.
Lojtarët kryesorë, në atë kohë, ishin: Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Skënder Tafilica, Luan Shatku, Skënder Osmani, Sandër Laca etj.
Në atë periudhë, u kristalizue pasioni për sportin e basketbollit. Ky pasion më shtyni me u regjistrue në skuadrën e të rinjve, të Klubit “Spartak”, ku trajner ishte Sandër Laca.
Aty fitova elementët bazë për lojën e basketbollit, dhe më kujtohet se veprimin se si “bahet finte para gjuajtjes” – ma pati mësue trajneri i mirënjohur, i basketbollit, Esat Haxhi.
Nji ditë në fushën sportive “Spartak”, gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve të ndeshjes së të rriturve, u zhvillue nji ndeshje ndërmjet të rinjve, të shoqërive sportive “Puna” dhe “Spartak”, ku unë luajta me “Spartak”-un, e shënova pikë.
Duket, se rashë në sy, sepse sekretari i Komitetit Ekzekutiv, i Qarkut Shkodër, “shoku” Sadik Rama, i kishte pasë thanë Rifat Uruçit, që Filip Guraziun, për arsye politike, mos ta lejoni me u aktivizue ma, në sport! (Shumë vjetë ma vonë, vetë i ndjeri Rifat Uruçi ma pati tregue këtë bisedë).
Në shtator të vitit 1957, vazhdova shkollën në klasën e dytë, të gjimnazit “29 Nandor”, në Shkodër. Mësuesi i ri (i sapo ardhun) i gjuhës ruse, Xh.V., që më shihte ashpër, në ditën e parë të shkollës më qiti jashtë prej mësimit, krejt kot, ende sot, nuk e di se, pse!
Shumë kohë mbrapa, pata kuptue motivin e asaj sjellje; Xh.V., paska pas qenë në grupin e studentëve komunist në Shkodër, të cilët patën ba terror (1945) mbi studentët shkodranë, të cilët nuk demostrojshin simpati për komunizmin!
Duket se mësuesi Xh.V., jetonte ende me psikozën e ngjarjeve të Hungarisë, të nji vjeti ma parë dhe, në gjurmët e veprimeve, që kishte pasë ba në rininë e tij, vazhdonte luftën e klasave kundër meje, si djali i Armikut të popullit…!
Ajo që pata ndi, në brendësinë time në atë kohë, pa qenë në dijeni se, si paskan qenë udhëzimet… etj., ishte ndjeja e diskriminimit, sepse kuptojsha se, as që u bënte fjalë që, unë, t’i bashkohesha skuadrës së basketbollit të shkollës. Në heshtje isha i përjashtuem.
Për këto arsye, e të tjera të tregueme, (te “vallëzimi” që ndërroi rrugën e jetës time, dhjetor 1957), u largova prej Shkodrës e vazhdova arsimimin te “Shkolla e Kuqe”, në Tiranë. Aty gjeta atmosferë tjetër, shumë ma liberale, se në Shkodër.
Drejtor ishte Sofokli Afezolli, mësuesit ishin të sjellshëm e të afërt me nxanësat, veçoj me shumë respekt mësuesin e landës së fizkulturës, Abdullah Stërmasin.
Me shokët e shkollës e të lagjes u miqësova shpejt (Alfons Gurashi, Bardhyl Martiniani, Ibrahim Konjari, Festim Tërshana) sidomos me ato nxanësa, që kishin pasion sportin; Vaso Shaka, Bujar Shehu, etj.
Së bashku, filluam karrierën sportive, në basketboll, tue shkrue nji faqe të re, cilësore, në historinë e basketbollit shqiptar. Memorie.al
LLazi, po Muci do te dali ndonjehere dhe te tregoje per detyrat qe i kishte caktuar sigurimi. Stafi ju uron nje dite te bukur
Puuuuuu ! Po ç'i botoni këto psikopatlliqe nga njerëz që kanë hik për lesh.................................. Paskan ngarku vajzën 14 vjeçe me spiunu shokun e klasës po 14 vjeç.................. . Po kur u ba komunisti Sali dhe Tritani demokrat dhe dolën të persekutuar, se i kish çu regjimi me studju në Francë, pse të mos jetë dhe ky lojtari i kombëtares të basketbollit........................ . Ka kenë shumë i persekutuem......... . Regjimi e ka internu për me lujt neshje kombtare, në Itali, në Çekoslovaki, në Gjermaninë Lindore, në Russi e Kinë, po e po......... Gjynaf, ka ik krejt bashkë me Kastriot Dervishin...
ca nuk po degjojme keto kohera.... Kjo magme rrenash lindi qe kur nusja e djalit te enver hoxhes tha se edhe ate e ndiqte sigurimi.....,. Sa turp per mediat qe i japin hapsira ketyre lloj rrencave. dikur rrena ves ka qene, Sot ajo eshte ba virtyt.
Shkodra sot kampioni i demokracisë ka trajtuar edhe te tjere te rinj dhe mosha te ndryshme si puna e Filipit e shume nga keta njerez sot trajtojnë keq krahun tjeter gjoja si antikomuniste .Te gjitha qytetet tjera nuk e kane patur kaq te eger persekucionin sa ne vitet e fundit te socializmit doli shprehja" ne Vlore pellembe e lapidar ,ne Shkoder pellembe e kontroll vullnetar".
Shkodranet kane qene dhe jane By.hQ.ra ndaj dhe jane Persekutuar me te drejte, Shkodranet jane pro Serb dhe e Meritojne Titullin ,me ken Shkodran ,tana i ban .
Një gënjshtër, nga fundi në krye. Sigurimi i shteti të diktaturës, kishte rregulla të forta, mbi të cilat e ndërtonte punën agjenturore. Adoleshentët as nuk përpunoheshin dhe, as nuk bëheshin bashkëpunëtor të sigurimit. Pse gënjen o z. Filip? Turp për ty!
Ky Guraziu ka ken nje spiun i nyte dhe na u ba demokrat......
Mua me spihunonin qe ne cerdhe edukatorja i thoshte mamit ha pi por dhitet ne brek
Une te spiunova, se vinte ere e keqe.... Keta njerez qe hiqen si te persekutuar, kane bere cfare deshen ne kohen e Enverit. Kollaj ikje nga Shkodra ne Tirane? Aq me teper ky "Njeri i rendesishem" qe ndiqej nga Sigurimi? Keta kujtojne se kane perpara ca kalamaj per ti treguar perralla. Imagjino cfare mund te kete sajuar ky kur ka qene me PDne. Cuditerisht keta qe u hodhen me PDne, jane te gjithe tipa enigmatike.
Hapen thesin krymbat dhe hajnat e lesh demokracis ,harrove ti se cfare the kur po pinim ne nje feste se ju me Alin kishin nda do klube en ne kala e ne disalvei tjera,me te vertet paskeni qene race muti,njeri mashtrues e intrigant,ku do qe ti shkoshe e kane ditur se kush je ,ndoshta ndonje pjestare i familjes ka vigjelue,kjo qe thashe ashte e vertet
bardha nuk e di eshte e vertete apo jo ajo cka pretendon zoti Guraziu, por shihet qarte se gegenishtja e tij eshte me e mire se e jotja.
Moto e Shkodres ……..Hajnia eshte Nder…..Rrno per me Vjedh …. Edhe ate pak kulture e mbajten nga komunistet,,sot jane bere si ne Mecca te ha anadolli e Vatikani …..Habitem si duan Saliun se Saliu eshte komunist …..si mund te ankoheni per Komunizmin juve qe ju punesonte e ju dha Shtepi e gjitheve edhe pse me shume Vidhnit sesa prodhonit qe nga Cigaret e deri Tek kabllot
perralla me mbret, enver hoxha i vetmi njeri qe beri shtet me dinjitet, sot ngaqe nuk jane ne gjendje te bejn asnje gje i bien en qafe kot atij sistemi
Jo keq si fillim paske fantazi Na paske mbledhur edhe shoket dhe i ke porositur te kene kujdes nga sigurimi Por shko beje ndonje vizit te doktori SE ne ate moshe ti shurosje ne krevat
Epo e ndiqte sigurimi i shtetit dhe u be lojtar/basketbollist i kombetares!. Kuj ia shet keto dengla?! Mali
A doni ma per zotin Belul!
E dinê tê tanê shkodranêt se para disa vitesh i mire 3 Milion Euro me thellu lumin Buna donacion nga Italia e u largove disa vjet tash ban tê persekutuemin turp
O Shkodta e kemi pas te keqen nga brenda nuk kemi dashe te shohim njeri tjetrin mire dhe njeriu i keq ne emer te sigurimit te bente namin nuk te linte te perparoje edhe tashti po ajo pune eshte ke shembull te gjalle Saliun ka kryet plot poshtersi ne emer te partise.Une jam ritur ne ate sistem u shkollova por deri ne 74 aty filluan prapesite e kemi nga njeri tjetri eshte koha te ndryshojme per mire per hir te ketij brezi qe nuk e njef ate sistem Shqiperia ka qene nje fshat i madh ai sistem e sistemoi ngrito gjithe ate industri beri rruge hekuridha sipas takatit po i beri nuk eshte mire te eresohen gjerat.Shembull i paster ka qene arsimi dhe shendetesia qe nuk mund ta krahasosh pas 90-tes qe u shkatrua cdo gje .Krkojini llogari Saliut ai ka qene spiuni dhe kriminel per te gjitha mos e lini te gjalle.
O Shkodta e kemi pas te keqen nga brenda nuk kemi dashe te shohim njeri tjetrin mire dhe njeriu i keq ne emer te sigurimit te bente namin nuk te linte te perparoje edhe tashti po ajo pune eshte ke shembull te gjalle Saliun ka kryet plot poshtersi ne emer te partise.Une jam ritur ne ate sistem u shkollova por deri ne 74 aty filluan prapesite e kemi nga njeri tjetri eshte koha te ndryshojme per mire per hir te ketij brezi qe nuk e njef ate sistem Shqiperia ka qene nje fshat i madh ai sistem e sistemoi ngrito gjithe ate industri beri rruge hekuridha sipas takatit po i beri nuk eshte mire te eresohen gjerat.Shembull i paster ka qene arsimi dhe shendetesia qe nuk mund ta krahasosh pas 90-tes qe u shkatrua cdo gje .Krkojini llogari Saliut ai ka qene spiuni dhe kriminel per te gjitha mos e lini te gjalle.
Ne vitin 1955 ishte 13 vjec ndersa ne vitin 1957 u "be " 14 vjec dhe ne vit te dyte te shkolles se mesme!!! Na mbyten mashtruesit e sharlatanet e "persekutuar" qe kane luajtur me kombtaren. Per dijeni nuk e lexova deri ne fund sepse mashtrimi me moshen ishte i mjaftueshem ...
hahahahahah 14 vjec ne vit te dyte gjimnaz dhe e ndiqte sigurimi !!!! Ceshte ky rrot kari qe shkruan keto idiotizma!!! Dava shkodrani!
hahahahahah 14 vjec ne vit te dyte gjimnaz dhe e ndiqte sigurimi !!!! Ceshte ky rrot kari qe shkruan keto idiotizma!!! Dava shkodrani!
kush na tregon dicka nga Brigadieri i Katundit si i pallonte fshatret ne mes ares me Presh e Kallamoq dhe i rekrutonte te spiunonin burrat e tyre ke sigurimi _ nderkohe qe ne sfond ne Radion e Kafenese luhet kenga ; O ne Fshatin tone dhe moj erdhi Skllavatori _nocken lart e ngriti moj Token e punoj !
Ke te drejte or druzhe. Fshati qe duket nuk do kallauze. pse nuk pyet nonen tende se me spermen e cilit brigadier te nxori ne kete jete.
Ky asht mashtrues e hajn tipik ‘antikomunist’. Ky ka spiunu prej friket qysh se ka le’
Futja kot! Po te qepej sigurimi i shtetit,jo ne Tirane te shkoje ti,per edhe ne ....th te sat eme te futeshe,do te ndiqte......ik ore bythlesh!
Hahaha ca rrenacaku mi none, epo me te rrejte buri botes ashiqare, ska bythe te rrish. Po mir me koqe kanari, akoma kshu do vazhdoni, thirrini more mendjes, PD'ja eshte Parti Komuniste dhe se luan as topi.
Injoranca e ulur kembekryq ne komente.