Ashpërsia e ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore në të gjitha frontet është e njohur. Shpesh ajo nuk bënte dallime ndërmjet kundërshtarëve të armatosur dhe popullsisë civile, kur vinte puna për të bërë reprezalje apo për t’u hakmarrë në raste sulmesh ndaj ushtarëve gjermanë. Këtu nuk bënte përjashtim as Shqipëria.
Disa ditë pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, më 17 shtator 1943, komandanti i divizionit I alpin gjerman, gjeneral von Stettner urdhëronte kapitenin Eyb në Korçë që për çdo ushtar gjerman të vrarë apo të plagosur nga sulmet e bandave duhej që në vendin e organizimit të sulmit të pushkatoheshin ose vareshin menjëherë 10 civilë. Po ashtu, në çdo kamion furnizimi duhet të merreshin me vete edhe 3-4 civilë vendas, të cilët duhet të pushkatoheshin menjëherë në rast sulmi të forcave partizane.
Divizioni I alpin me komandantin e tij, von Stettner nuk ishte i panjohur për shqiptarët. Ishte pikërisht ky divizion, i cili gjatë marshimit të tij nga Kapshtica drejt Kakavijës për në Janinë nëpërmjet rrugëkalimit Korçë-Ersekë-Përmet, në fillmgushtin 1943 kishte bërë masakrën e Borovës. Pas një sulmi të partizanëve në kodrat e Barmashit ndaj pararojës së këtij divizioni më 6 korrik 1943, gjermanët vranë dhe dogjën të gjallë në Borovë 107 civilë, prej tyre 64 gra dhe 43 burra, pa kursyer edhe fëmijët e vegjël. Viktima më e vogël ishte 4 muaj dhe më i vjetri 84 vjeç. Ushtarët gjermanë kalonin shtëpi më shtëpi dhe i vinin flakën gjithçkaje. Po ashtu, ata qëllonin çdo njeri që hasnin në rrugë. Në ato shtëpi, ku banorët mbyllën dyert, për të mos i lejuar ushtarët të hynin brenda gjermanët i vunë flakën shtëpisë duke e djegur atë së bashku me njerëzit.
Sikurse shohim në dokumentin më poshtë, urdhra të tillë për reprezalje e shkelje të ligjeve të luftës, komandantët gjermanë i lëshonin ne shkrim.
Ndër të tjera, ekziston edhe një urdhër i Komandantit të Përgjithshëm të Juglindjes, Gjeneralkolonelit Alexander Löhr, i datës 14 korrik 1943, i cili detyronte komandantët ushtarakë gjermanë të merrnin masa të rrepta në lidhje me ushtrimin e luftës: “[…] Në të gjitha masat ndëshkuese që janë të nevojshme të ndërmerren duhet të kihet parasysh: Lufta pa kompromis dhe masat ndëshkuese duhet që mundësisht të drejtohen vetëm kundër popullsisë që është e orientuar kundër nesh. […] por kujdesi i treguar nuk duhet të çojë deri aty, sa për shembull nëse në një vendbanim do të qëllohet mbi trupat gjermane nuk merret asnjë masë ndëshkuese, sepse nuk mund të identifikohet saktë personi që qëlloi. Në këto raste duhet të merren masa të shpejta ndëshkuese, si arrestime dhe pushkatime, akoma më mirë duke varur në publik personalitete të njohura të vendit […].“
Ndonëse propaganda gjermane e paraqiste Shqipërinë si një vend “neutral”, “i pavarur” dhe i drejtuar nga një “qeveri kombëtare”, ku Wehrmacht-i gjerman do të qëndronte përkohësisht për të organizuar mbrojtjen ndaj ndonjë zbarkimi të mundshëm të aleatëve anglo-amerikanë në bregdetin shqiptar, shohim se ajo nuk e veçoi atë nga urdhrat ndëshkimorë.
***
Divizioni I malor Vendkomanda e Div., 17.9.1943
Ic
Kapiten v. Eyb, Korçë
Gjeneral v. Stettner ka urdhëruar:
1. Për çdo ushtar gjerman të vrarë apo të plagosur nga sulmet e bandave duhet që në vendin e organizimit të sulmit të pushkatohen ose varen 10 civilë.
2. Në çdo kamion furnizimi duhet të merren me vete 3-4 civilë, të cilët duhet të pushkatohen menjëherë në rast sulmi.
Përvojat e mbledhura për këtë gjë duhet të raportohen në vazhdimësi te Ic i divizionit.
Për komandën e divizionit:
Oficeri i Parë i Shtabit
Në mungesë
nënshkrimi
Toger dhe Ic
/ Voxnews.al
Nese ne vende te tjera, ky veprim i nazisteve pati nje fare efekti ne parandalimin e sulmeve te forcave vendase kundrejt forcave gjermane, ne Shqiperi ndodhi e kunderta. Sa me shume shtoheshin raprrezaljet e pushtuesve gjermane kundrejt popullsise civile, aq me te egra dhe te shpeshta beheshin sulmet e luftetareve tane kunder tyre, nderkohe qe popullsia civile largohej per ne male.
Marks-Engels-Lenin Marenglen Kasmi, spiun rus, gjen copa dokumentash gjermane dhe i boton. Tani eshte viti 2023 dhe kjo copez letre eshte e viti 1943. Debil me dashje. Domethene sipas teje o spiun rus kur kriminelet e sotem jane te mire kur qellojne mbi policet dhe ushtaret.
O Lym idioti. Ke tërhequr gjithë jetën karrocën, prandaj nuk di se çfarë shkruan. Ata policë dhe ushtarë, për të cilët të vika keq ty ishin pushtues, dhe duheshin qëruar nga vendi me çdo kusht dhe mënyrë.
O pikëpyetje! Di ndonje pushtues tjeter qe shperndan vetem buqeta me lule?
Buqeta me ula shperndajne kur duan te te bejne mendjen pordhe o idiot , sic bente Italiani, qe kishte ndermend te sillte ne Shqiperi 3 milion italiane per ta asimiluar komplet kombin tone. dhe gjasme vinte me lule qe te genjente hajvanet si puna jote Legen, pushtuesi eshte pushtues dhe duhet pritur me plumb kokes ,
Po Dushan Mugoshen e Miladin Popovi-in pse e futet ne shtepi ju vlorjatet?
Anonim ?!..// Ushtria gjermane ishte kalimtare, sepse po tërhiqej nga Ballkani, dhe njekohesisht ishte mbrojtëse e Shqipërisë së zmadhuar. Edhe tani kjo nuk iu pëlqen serbeve, ruseve, grekeve dhe kopileve te tyre ne Shqipëri.
Lymi, si duket atje tek lagjia jote, nuk kane zbatuar ate rregullohen 10 per 1. Atje mund te kene gjetur rehatine ata, te paskan shkerdhyer ato te parat e tua dhe ti tashme ndihesh si pak 'gjermon', sa histori HOT te paskan treguar o enuk.yyyyyyy pis.
Remo kafsha. Nuk eshte interneti dhe komentet e lexusve per kafshe si ti, o mavri, o spiun i serbit.
Jo mor , nuk eshte e vertete . Sipas "historianeve te rinje , te currufiasur " ata ishin vetem kalimtare , ishin mysafire dhe nuk benin gjera te tilla .Keto jane shpifje komuniste... Dergojani keto dokumente atyre bastardeve kolaboracioniste ...
Po dergojani atyre bastardeve kolaboracioniste sllavo-komuniste.
Ne situata lufte ka veprime qe ne situata paqe quhen kriminale. Te gjitha ushtrite e luftes se dyte boterore kane bere represion mbi popullsine pa u ligjeruar represioni i tyre. ruset po ashtu si gjermanet kane bere vrasje masive ndaj gjermaneve, polakeve etj, te njejten gje mund te thuhet dhe per ushtrite e tjera. Partizanet e Enver Hoxhes kane bere vrasje popullsise ne kohe paqe vetem per represion e frike. Komunistet e Titos kane bere te njejten gje ndaj shqiptareve e kroateve. Shembujt jane pa fund. Por provinciali komunist nga Gramshi Kasmi i ka mbetur mendje te veprat e Enver Hoxhes dhe i interpreton faktet historike sipas mendesise Enverhoxhjane. Mos e shani kenaquni me te, eshte i kendshem ne primitivitetin e tij
Vertet e habiteshme .....nc..nc.. si ka mundesi "bijte" e Hitlerit te vrisnin 10 "ariane" te kulluar per nje gjermon ....valle te jete e vertete??? Baba Hitler na kishte per zemer (aty midis koqeve) neve shqiptareve si rrace e "paster" ariane dhe na ka dasht fort, (me na pjek te gjalle me tufa dhjeteshe) sa na krijoi ene Shqipenin e modhe ....q'ashtu !!!!!!! Masanej ktu nuk kena luftu me gjermonin mer jahu por kina bo lufte civile partizon me ballist ...allaile pse per nje ballist te Xhaferr Deves me uniforme nazisti me vra dhjete "ariane" prej albanije ???!!!!!
Ja thu po kujt ja thu?Astrit karrit me nyje qe shjegon sikur po pjerdh kuptimin e luftes?Se gjermanet nuk ishin kriminel por partizanet ata po se ishin kamunista dhe i udhehiqte Enveri.
Masakren e BOROVES e Pranojne edhe vete GJermanet... eshte edhe vete nje Gjermane qe ka ardhur tani vitet e fundit ne Shqiperi,dhe ka Kerkuar Falje per Masakren e bere..ja kishte lene si Amanet i jati..qe kishte qene Ushtare Pjesemarres ne Masaker..por qe te vrasesh edhe nje Foshnje 4-Muajshe ky eshte nje Krim Ekstrem.. @@Vetem Ballsitet e Kadri Cakranit,dhe Xhafer Deves nuk i Pranojne Krimet Naziste...ata dhe Pinjollet e tyre...thone se GJermanet ishin "Kalimtare"?? Po mire le te Terhiqeshin,dhe mos rrinin Fare ne Shqiperi???
Lexues i paditur. Po ushtria gjermane u tehoq dhe qe aty derisa te terhiqeshin trupat nga Greqia. Masakren e Boroves e provokuan partizanet sllavo-komuniste te cilet qellimisht gjuajten me ca pushke nga prapa ferrave dhe ia mbathen. Nuk luftuan as per te gjuajtur kollonen ushtarake dhe as per te mbrojtur fshataret. Tjeter: E di sa krime kane bere sllavo-komunistet shqipfoles?????
Themi me budall se ky jemi.Cfare thua o matuf po terhiqeshin pse i trazove.O koqe iken ata pasi vrane ne Borove?Hakun e moren apo jo pse ndejten edhe 1 vit e me shume pse nuk iken?Keshtu eshte kur flasin per historine debilat e pafundem te ketij vendi.Komunistet ketij do i kene shkerdhyer gjithe fisin dhe hakmarrja e tij qe shkel vijen.
hahahah Druzhe Lexues i Shëmtuar, edhe muzhik. Llucat e pashkolle si ty, domethene matufë, nuk jane shqiptare por kopile serbesh e rusesh. Ata ndenjen deri sa munden per te mbrojtur Shqiperine nga pushtuesit sllavo-komuniste. Masakren e Boroves e provokuan partizanet sllavo-komuniste te cilet as nuk luftuan kollonen ushtarake dhe as per te mbrojtur fshataret. E di sa masakra kane bere sllavo-komunistet shqipfoles?????
Ata 'sllavo-komunistet' ju kane palluar mire per 50 vjet o simpatizante te nazizmit. Akoma s'keni kuptuar gje?
Udhezimi I 1 gjermani = 10 bandite behej ne cdo vend jo vetem ne Shqiperi…nuk zbatohej ne vendet Nordike apo te Uleta.Wehrmacht Po nuk ishe partizan,ne rezistence apo komunist nuk prekte njeri…..tani te kuqte me udhezimet e Komiternit Bolshevik e Titos ,qellonin e iknin si minjte ne mal.Me shume Shqiptar vrane Komunistet se Gjermanet..Komunistet vrane Anglezet me Mina Jugosllave dhe per 50 vite vrane e varen mijera Shqiptare..