Pas pushtimit të Shqipërisë nga ushtria italiane në Prill 1939, Shtabi Madhor Italian nuk e shkriu ushtrinëe vogël shqiptare dhe e futi nën komandën e tij.Ushtria italianefilloi nga kufiri shqiptarmësymjen kundër Greqisë më 28 Tetor 1940 duke patur në përbërje edhe gashtë batalione shqiptare. Në Greqi ishte qeveria naziste e Joni Metaksait (www.metaxas-project.com) dhe ushtria italiane nuk sulmoi pa dijeninë e komandës gjermane.Për ushtrinë greke, bombardimi ajror, përgjimi dhe zbërthimi i shifrës italiane, furnizimi me armatime, municione, ushqime, mjekime, veshje e logjistikë kryheshin nga ushtria britanike. Komanda britanike në Kajro e dinte edhe sa pak i ngrohtë ishte çaji që pinin ushtarët italianë në ballin e luftës.
Prandaj përparimi i pakët i ushtrisë italiane në Greqi ngeci që në mes të Nëndoritdhe më pas pati vetëm tërheqje me luftë.Ushtria greke pushtoi Korçën më 22 Nëndor 1940 dhe pushtimi prej saj i jugut të Shqipërisë u shtri deri në Shkurt 1941 kur balli i luftës njatej nga Pogradeci në Himarë. Ushtria pushtuese greke mbante 14 Divizione përballë 28 Divizioneve të ushtrisë italiane. Ndërkohë ajo kishte dy Divizione në kufirin greko-jugosllav dhe katër Divizione përgjatë kufirit greko-bullgar.
Skalioni i dytë në Greqi përbëhej nga 62’000 trupa të perandorisë britanike. Urdhri i komandës britanike ishte që njëkohësisht ushtria jugosllave nga veriu dhe ajo greke nga jugu të sulmonin ushtrinë italiane në Shqipëri, ta pushtonin dhe ashtu ta ndanin atë mes vedi. Ditën që u vu në zbatim ay plan, ushtria gjermane nisur nga Bullgaria mësyu Jugosllavinë Nr. 2 dhe Greqinë. Jugosllavia Nr. 2 u pushtua në datat 6-18 Prill 1941 dhe me atë rast u fik. Ushtria gjermane pushtoi Greqinë në 6-30 Prill 1941 dhe 14 divizionet në Shqipërinë jugore të mbetur pa ndihmën britanike u dorëzuan duke u lutur pa luftë. Ushtria perandorake britanike humbi 11840 ushtarë dhe ajo gjermane 5000 ushtarë gjatë pushtimit të Greqisë.(--- Saimir Lolja)
USHTRIA SHQIPTARE NUK BAHËT MISH PËR TOP
(Nga libri:Lek Përvizi, Gjenerali, Sh.B. Fishta, 2011.)
Në luftën italo-greke,komanda italiane përfshiu pa paralajmërim e pa pyetun disa trupa shqiptare.Lufta italo-greke u provokue dhe u ndërmor prej vetë Musolinit, të cilit i ishte mbushë mendja se po ecte mbi gjurmët e Romës për me rikrijue një perandori të re romake.
Shkaku i luftës ishte krejt banal, gjoja vrasja e bariut shqiptar çam Daut Hoxha. I qenë a i pa qenë, u vra a s’u vra kush, nuk dihet, por ky emën apo njeri u shpik e u përdor si “casusbelli” (shkak lufte). Italia me atë pretekst i shpalli luftë Greqisë, gjoja në mbrojtje të interesave të Shqipnisë vasale e saj. Dhe me marifet të madh ia ngarkoi shpalljen e luftës qeverisë kukull shqiptare. Ndërsa faktikisht gjithçka ishte përgatitë e planifikue nga vetë Musolini që më 28 tetor 1940 tëpushtonte Greqinë me mendimin se do ta pushtonte lehtë. Ana qesharake ishte se ushtarëve italianë u kishin krijue përfytyrimin e vajzave të Athinës që i prisnin me padurim pipinotbukurosha dhe për të cilat sikur po shkohej për një vizitë turistike plot dëfrime.
Kështu ushtria shqiptare u gjend e përfshime në rang batalionesh si pjesë e divizioneve italiane. Babës iu dha komanda e një regjimenti ku ishte përfshi batalioni “Tomorri” në sektorin e Korçës me komandant major SpiroMoisiuni cili ishte edhe mik i tij. Ndonjë batalion tjetër shqiptar ishte përfshi në regjimente të tjerë në pika të ndryshme të frontit. Babës i qëlloi fronti i krahinës së Korçës, në zonën e Bilishtit e të Ersekës. Duhet theksue se Ministria e Fashizmit kishte krijue milicinë fashiste këmishëzezë me mercenarë, të cilët nuk kishin tëbanin fare me ushtrinë efektive shqiptare. Ajo ishte në kundërvënie me të sa që edhe ushtarët e thjeshtë të ushtrisë efektive nuk i përfillnin e as i nderonin oficerët e asaj milicie fashistë. Një batalion i tillë me milicë “Gramozi” nën komandën e majorit kreshnik FrrokDoda ishte pjesë e një regjimenti fashist të këmishave të zeza, ku komanda ushtarake shqiptare nuk kishte të drejtë ndikimi.
Para Prillit 1939, qeveria shqiptare nuk morindonjë masë mbrojtëse ndonëse e dinte mire se Italia fashiste do sulmonte. Qeveria grekee kryeministrit fashist Metaksaishte përgatitë me ndihmën britanike me i ba ballë sulmit italian qysh kur u pushtuaShqipnia dhe e kishte përqendruar ushtrinë gjatë kufijvë të Shqipnisë. Më 28 Tetor 1940 trupat italiane kaluenkufiningrek duke përparua disa kilometra e pushtue disa fshatna kufitare. Kështu dhe regjimenti i babës hyni në një fshat tëbraktisun nga shumica e banorëve burra, që ishte në rrugën e Folorinës. Im atë vendosi komandën në një shtëpi të një kapiteni grek, ku thirri disa pleq të fshatit duke i sqarue se ai ishte oficer shqiptar dhe se ajo luftë nuk ishte e tyne, por e pushtuesit fashist italian. Pra të mos kishin frikë e merak, se ai nuk do të lejonte asnjë shkelje nga ana e trupave që komandonte. Banesën do ta përdorte si komandë, dhe ashtu siç e kishte gjetë do ta linte, pa prekunasgja në të kur të largohej.
I kishte porositë banorët që ta njoftonin për çdo sjellje të keqe nga ana e ushtarëve. Fshatarët kishin mbetë të befasuem nga sjellja burrnore e fisnike të këtij komandanti shqiptar. Njëkohësish im atë kishte lëshue një urdhën dite që për çdo shkelje e mbrapështinë në dam të popullsisë së atij fshati nga ana e ushtarëve nën komandën e tij, do të merrte masa disiplinore të rrebta. Kështu për ato pak ditë që qëndroi aty, nuk ndodhi ndonjë incident. Kur erdhi puna me u largue prej kundërsulmit të ushtrisë greke, ai i mblodhi përsëri pleqt e fshatit dhe ua dorëzoi banesën ashtu siç e kishte gjetë, e gjithçka tjetër që ishte përdorë nga ushtria e tij. Kjo ngjarje mbeti ne mendjen e banorëve, e për sa jetuen ata që e kishin përjetue, flisnin me admirim për atë oficer shqiptar qe ishte tregue aq i naltë e fisnik në mbrojtje të banorëve të atij fshati.
Për Shqipninë nuk u fol asgja por për Greqinë opinioni ndërkombëtar kishte marrë qëndrim ndaj sulmit të Italisë mbi Greqinë. Pati disa reagime në favor të saj. Anglia kishte ndërhyrë tashmë me ndihma në armatime e trupa. Aviacioni anglez filloi të bombardojë skelat e Italisë duke i shkaktue dame në flotën ushtarake te saj të përqendrueme nëskelën e qytetit detar të Tarantos. Mbreti i Greqisë, ndryshe nga Mbreti Zog, nëpërmjetkryeministritMetaksa kishte shpallë mobilizimin e përgjithshëm për moshat 14 - 70 vjeç të rroknin armët. Disfata e ushtrisë fashiste mori përpjesëtime të mëdha dhe u keqësue edhe nga mbajtja e keqe e kohës me shi e stuhi.
Për të përballue atë dështim ushtarak, komanda e naltë italiane vendosi të sakrifikojë njësitet shqiptare në mbrojtje të tërheqjes së ushtrisë së saj. Duke e njohun karakterin e fortë e temperamentin impulsiv të kolonelit PrenkPervizi si dhe ndikimin që ai kishte mbi trupat shqiptare, qoftë të vetat ose edhe të tjerat, komanda italiane e ngarkoi papritmas me detyrë me shkue në Tiranë për disa çeshtjedokumentesh. Ai u detyrue ta kryente atë punë, ku njëkohësisht do të shkonte me pa si shkonin punët e shpisë e familjës në Laç. Ditën e tretë që ishte në Tiranë vjen një nip i tij në shërbim të major SpiroMosisut i dërguem prej tij dhe i kërkonte të kthehej urgjentisht në front sepse italianët po merrnin disa masa të këqia ndaj shqiptarve. Rrugës, i nipi, rreshter NikollPali, i tregoi se si komanda italiane kishte caktue në mbrojtje të tërheqjes batalionin e milicisë fashiste “Gramozi” të Frrok Dodës, i cili pothuejse po rrethohej pa shpëtim prej grekëve. Sa ishte dukun makina e tim etit, komanda shqiptare me major Moisiun i kishin dalë para dhe menjëherë im atë kishte pyet:
- Çfar ka ndodhunSpiro?
- Shumë keq asht puna, zoti Kolonel. Batalioni i Frrok Dodës asht rrezik t ‘asgjësohet. Në mungesën tuej, komanda italiane e ka caktue në vijën e parë të frontit, për me mbrojtë tërheqjen e ushtrisë se saj, në një pozicion fare te papërshtatshëm e pa shpëtim.
- Si mor këto qena po dashkan të na përdorin si mish për top? Kishte shpërthye im atë. Prandaj me kanë largue, pse nuk do ta kisha lejue atë punë kurrë ! Horrat !
Ndërkaq Major Spiro dhe shtabi shqiptar dolën në një pikë vrojtimi ku im atë mundi me kuptue se fjalët e majorit ishin me vend. Batalionin “Gramozi” e kishin caktue në një pozicion të tillë si gropore, prej ku nuk mund të dilte ma. Fronti ishte në mbyllje e sipër. Babën e kishin zanë nervat dhe ashtu siç ishte i xhindosun kishte shkue drejt e në komandën italiane, ku nuk kishte lanë gja pa thanë në prani të vetë gjeneralit Soddu, Kryekomandant i ushtrisë.Ndër të tjera duke iu shpreh me forcë: “Shqiptarët nuk bahen mish për top”!
Sa u kthye prej andej, i dha urdhën shoferit KolPrela të përgatisë makinën, një Fiat 1100, dhe kapitenit Prenk Marka Përzefi që ta shoqnonte. Gjallë a dek do të shkonte me i takue ato djem nanash. Major Moisiu me oficerët e tjerë iu lutën mos me e ba atë çmenduni, me rrezikue edhe veten, kur po shihej se fronti tashma po mbyllej. S’kishte burrë nane me e ndalue. Makina u nis dhe pas pak kaloi në zonën e luftimeve.
Komanda italiane kishte dalë e gjitha përjashta. E unapazzia ! Ilcolonello è impazzito. Kjo asht çmenduni! Koloneli ka falisë! Ndërkaq artileria greke filloi të gjuej me artileri. Predhat binin sa para mbrapa. Shoferi që njihej si nga ma të mirët kalonte me shpejtësi rrugë pa rrugë e me dredha. Në këtë përshpejtim, ai nuk e kishte dallue një gropë të shkatueme nga predhat dhe ra mbi të papritun me një kundërgoditje të fortë që ua përplasi të treve kokat mbi tavan. Makina vazhdoi vrapin, por nga mbrapa u ndigjuen disa britma. Nga forca e inercisë koka e kapitenit kishte ça mbulesën prej llamarine të makinës dhe ai kishte mbetë me kaptinën jashtë saj. Kola e dredhoi makinën pas disa pemëve. Kapiteni shpëtoi me disa gërvishtje prej helmetës që e kishte hapë tavanin me një vrimë ma të madhe se koka e tij. Im atë ishte plagos pakëz në ball e rridhte gjak. Incidenti kaloi edhe ata mbrritën te batalioni. FrrokDoda me gjithë të tjerët mbetën të çuditun. Një takim dramatik!
- Jo kështu or Prenk, si me rrezikue jetën? Ne të mbaruem se të mbaruem jemi! I kishte folëFrrokDoda, me të cilin ishin miq të vjetër. Frroku ishte një degë e Gjomarkajve.
- Po kjo nuk ash luftë e jonë, or Frrok! Ah qenat! Prandaj më nisën në Tiranë. Nuk do ta kisha lejue kurrë këtë punë! ... Frrok, duhet ta kishit braktisë menjëherë këtë vend të papërshtatshëm.
Si do të shkonte puna? Me u dorëzue grekëve s’bahej fjalë. Ishin të gjithë mirditorë e nuk mund të çonin turp në shtëpitë e tyne. Do të përpiqeshin me ça rrethimin. Kjo e gjitha. Çaste tepër tronditëse. Ato djem të ri gjendeshin para vdekjes të pa shmangshme. Një vdekje heroike, për nderin e shqiptarit. Im atë nuk kishte këmbëngul më shumë me major FrrokDodën, për mos me e fye e randue. U ndanë pa mundun me përmbajte emocionin. Im at u përqafue me Frrokun dhe me oficerët e tjerë. Ndërkaq nga rreshtat e ushtarëve ngriheshin zana: - PrenkPervizi, t’i thoni Mirditës, se nuk e turpnojmë e nuk çojmë marre në shpitë tona !
Një ndarje e dhimbshme. Tregonte shoferi KolPrela se aty kishte pa duke qa burra trima e komandantë të shquem. Kapiten PrenkMarkPërzefi, që njihej si një njëri trim me bre hekur me dhambë, qante si fëmijë për fatin e zi që priste ato djelmnanash. Kur makina u nis në rrugën e kthimit, për çudi të çudive, grekët nuk gjuejten fare. E kjo i çuditi të tre burrat, por dhe komandën italiane që e kishin ndjek me dylbi atë aksion tepër të rrezikshëm, ku guximi i kalonte caqet deri në çmenduri.
Im atë bashkoi shtabin shqiptar dhe i porositi që tash e tutje të mos zbatonin asnjë urdhën të komandës italiane pa e vu në dijeni atë. Në rast se ai nuk do të ishte aty, të merrnin urdhnat nga major SpiroMoisiu. Aty u vendos që kur të fillonte ofensiva e mëtejshme greke dhe tërheqja e ushtrisë italiane, batalioni “Tomorri”do të tërhiqej menjëherë pa rrezikue sikur jetën e një ushtari duke zanë një pozicion mbrojtës të sigurt, që u caktuen që ma përpara. Pas atij vendimi, im atë u drejtue në komandën italiane e në mbledhjen që ajo bani u shpreh se asnjë vendim i asaj komande në drejtim të njësive shqiptare nuk do të bahej pa dijeninë e aprovimin e tij. Dhe u kishte tërheqë vërejtjen se si kishin caktuenjësitin shqiptar në një pozicion fare të papërshtatshëm dhe pa kriter strategjik. Për këtë punë e njoftoi SpiroMoisiun dhe oficerët e tjerë. E kështu u vendos që batalioni do të braktiste vijën e frontit, ku ishte caktue, sa të fillonte ofensiva greke dhe tërheqja e ushtrisë italiane.
Ndërkaq, kur ra nata, matanë frontit, nisi sulmi i ushtrisë greke që u ndesh me batalionin e rrethuem. Luftimi vazhdoi gjithë natën. Shqiptarët të zanunngusht, luftuen me tërbim duke u përpjekë me ça rrethimin, e mbetën të vramë pothuajse të gjithë. A shpëtoj a s’shpëtoj ndonjë prej tyne nuk u muer vesh. Asnjë sish nuk mund të pranonte të dorëzohej me armë në dorë që do të thoshte një turp i madh për familjen, fisin e Mirditën. Një sakrificë heroike që do të mbetej ne kujtesën e mirditorve e që do të trashëgohej brez pas brezi me gojdhana e kangë heroike. Mbi batalionin “Tomorri”, kishte ra një hije e zezë mortore. Asnjë ushtar e oficer nuk e njohu gjumin atë natë. Të gjithë kishin dalë nga llogoret për të ndjekun atë ngjarje dramatike. Im atë me major Spiron dhe oficerët e tjerë qëndruen përjashta në kambë gjithë kohën deri kur heshtën krismat e armëve, që shënonin fundin e asaj tragjedie të madhe. Lotët rridhnin të papërmbajtun mbi faqet e atyne burrave. Një trishtim i madh i cili zgjati disa ditë.
Sa filloi ofensiva e mëtejshme greke dhe tërheqja e trupave italiane, batalioni “Tomorri” e braktisi vijën e parë të frontit ku e kishin caktue dhe u tërhoq duke luftue drejt pozicionit që ishte caktue mbi një kodër. Në këtë orvajtje një ushtar mbeti i plagosun në kambë nja pesëdhjetë metra mbrapa. Ishte nga fisi i Margjonit të Skurajt të Kurbinit. Aty doli rreshterNikollPal Gjini, nip i babës, i cili u lëshue me shpëtuebashkfshatarin e tij nën mbrojtjen e zjarrit të shokëve. Ai arriti ta marri në kurriz dhe si i fuqishëm që ishte iu ngjit përpjetës dhe e shpëtoi. Fakti ishte se dy fiset ishin në anmiqsi, por në atë rast Nikolla tregoi një burrni e trimni të pashoqe për të cilin veprim fitoi simpatinë e admirimin e të gjithëve. Nikollën, major Spiro e mbante gjithmonë pranë vetes, jo vetëm sepse ishte nip i komandantit, por dhe si një i ri trim e besnik.
Pasojat e këtij veprimi të batalionit ishin shumë të randa për ushtrinë italiane. Grekët duke mos gjetun një qëndresë mbrojtëse në vijën e parë të frontit u sulën mbi ushtrinë italiane me tërbim duke e detyrue të tërhiqej në shregull e me humbje të mëdha. Kjo i hapi rrugë pushtimit të Korçës nga ana tyne. Disfata shkaktoi çoroditje në radhë të ushtrisë e të komandës italiane. Ajo deshi të marrë masa drastike por duke mos guxue ndaj PrenkPervizit, për t’evitue çdo incident,deshtën me nxierrë para gjyqit ushtarak major SpiroMosiun, si komandant i batalionit. Në atë mbledhje, ishte ngrit im atë i cili kishte folë shprehimisht: - Në qoftë se do të bahet gjyq, në të do të përfshihet e gjithë komanda shqiptare bashkë me mue!
Para atij qëndrimi, komanda italiane u tërhoq, duke pasë frikë mos shkaktoheshin trazime të tjera. Ata e dinin mirë se influenca dhe autoriteti i PrenkPervizit mbi ushtrinë shqiptare si dhe në mbarë vendin ishte mjaft e madhe. Kështu që e mbyllën atë punë dhe vendosën heqjen e ushtrisë shqiptare nga fronti. Babën e izoluen në malet e Pukës me shtabin e tij dhe një pjesë të ushtrisë. Batalionin “Tomorri” e caktuen në Laç të Kurbinit, jo larg prej shpisë sonë, në një fushë afër kishës së Shën Mëhillit.
Gjithë sa u tha ma sipër na e tregonte vetë major Moisiu që frekuentonte gati çdo ditë shpinë tonë, dhe nga protagonistët e tjerë, duke fillue nga ushtarët e deri tek oficerët që kishin qenë të përfshimë në atë ngjarje. Kapiteni PrengMarkPerzefi dhe shoferi KolPrela, na tregonin se si i shpëtuan atij aksioni tepër të guximshëm e të rrezikshëm që kishin përballue, dhe për çaste e fundit kur u ndanë nga ato bij të rrebtë të Mirditës, qe nuk e kishnivdekjën në hesap, për nderin e familjeve dhe të Mirditës. Se si kapiten FrrokDoda ishte takueburrnisht me PrenkPervizin dhe burrnisht ishte nda e përfalë. Çaste sublime të krenarisë e shpirtit të sakrificës për traditat e virtytet burrnore të shqiptarve. Çaste dramatike të paharrueshme. Por mbi të gjitha përmendej se si im atë ishte shprehun në komandën italiane para gjeneralit Soddu dhe gjeneralëve e kolonelëve të tjerë kur u kishte thanë -Shqiptarët nuk bahen mish për top !
Pasi dola nga spitali e erdha në Laç, batalionin “Tomorri” e kishin transferue në Shijak apo gjetkë. Pas një muej im atë më mori në Tiranë për kontrolle të mëtejshme mjeksore, sepse sipas ndonjë mjeku sëmundja që kisha kalue unë mund të bëhej shkak për tuberkoloz. Gjithashtu kisha nevojë të mbushnja nja dy dhambë e baba më kishte çue te dentisti i njohun armen Markarian, i cili erdhi e më mori me pajton. Sa arritëm para Kryegjyshatës së Bektashive, aty në trotuarin po vinte drejt nesh major SpiroMoisiu, vetëm. Im atë e ndaloi menjëherë karrocën, zbriti dhe të dy oficerët u përshëndetet e u përqafuen. Unë e dëgjoja bisedën e tyre.
- Po ku ke humbunSpiro, pse nuk më ke njoftue ku të kanë caktue? Po i thoshte ime atë. Majori i tregoi se ishte në Shijak dhe kishte marrë nga Komanda Italiane një urdhën transferimi për në Malin e Zi, ku duhet të nisej së shpejti. Po bëhesha gati me të njoftue, por ja që u takuem.
- Ah qenat, duen që të vritesh atje! Por sa të jemë unë gjallë ajo punë nuk bahet! Askush nuk më ka njoftue për këtë punë, por rri rehat sepse ti atje nuk shkon. Nuk do ta lejojmë kurrë! Iu përgjigj im atë, krejt i nevrikosur për sa mori vesh.
Pastaj ato të dy folën me za ma të ulët, por unë arrita me kapë shprehjet e tyne për gjendjen e mjerueme ku ishin katandisë e se çfar mund të bahej. Duhej ba diçka. Pastaj u përqafuen e u ndanë duke nderue ushtarakisht. Nuk e përmbanin dot emocionin, sa që kur baba u kthye, sytë e tij shkëlqenin. SpiroMoisiuqëndroigaditu deri sa karroca u nis. Im atë u ul pranë meje gjithë i vrejtun duke murmurue ndër dhambë, qen bir qenat !
Ai shkoi drejt e në Komandën e Naltë Italiane ku ishte shprehë shumë randë. Si asht e mundun që njësitet shqiptare të transferohen andej e këndej pa dijeni të Komandës Shqiptare. E sa për transferimin e major SpiroMoisiut në Mal të Zi as që mund tëbahej fjalë pa aprovimin e tij. Kështu e kemi pas marrëveshjen se ushtria shqiptare do të mbetej e pavarun dhe pasive, duke ruejtë strukturat dhe komandat e veta. Batalioni i Spiros nuk u çue në Mal të Zi, por u hoq edhe nga Shijaku dhe u çue në Lushnje, larg nga ndikimi që kishte im atë në veri dhe në ushtri. Kështu ishin shpërnda dhe njësitet e tjera si kokrra misri. Italianët ruheshin nga shkaktimi i ndonjë incidenti me ushtrinë shqiptaren dhe kryesisht nuk guxonin të preknin e cenonin babën. Këtu mbyllet gjithçka kishte lidhje me luftën italo-greke.
Marrë nga libri: Lek Përvizi, Gjenerali, Sh.B. Fishta, 2011.
Per cfare "Nderi" flet o Idiot per luften e Mirditoreve kunder Grekeve ne interes te fashisteve Italiane? Dhe kur themi Greke kemi parasysh Arvanite,Epirote dhe pasardhes te Kastriotit. Si mund te falsifikoni (fals angl) kaq hapur historine o Idiote. A mundte me thuash perse Qeveria e Metaksait ishte fashiste apo naziste? Mos pushtoi Italine apo Gjermanine Qeveria e Metaksait? Pastaj. Si nuk kini turp qe thoni Joni Metaksait! Mire qe nuk i thoni Gjon Ioanit! Aresyeja perse urreni Greket dhe ata Vorio Epirote qe nuk u turqizuan dhe nuk u italianizan kete e dine mire ata qe kane pak Tru ne koke. Ne fund te fundit ata shkuan me deshire per te luftuar kunder Kaurreve te Derrit. Bile edhe Jeorgios Kastriotis sipas "historianit" te famshem Arnaute Pellumb Xhufit lindi Orthodhokse dhe per "aresye strategjike" u converta ne Katolike! Po Beseludhja e Ilisus (Sot Lezhe) edhe kjo u converua ne "Katolike" per "aresye strategjike"? Nuk you ze gjumi per Greket o turq te felliqur. Kush e ka fajin qe vendlindjes se "Heroit tuaj" Iskander-beut ja kini ndryshuar nga Emathia ne Mat? Kush you ka fajin qe Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis i thoni Stamboll? Agi Sarandes ne Sarande? Moskopolis ne Voskopoje! Tripolis ne Tropoje? Deri kur do vazhdoni te "Mashtroni" vetveten o te Mallkuar.
Ti paske ikur per lesh o Erdogan. Artikullshkruesi hapet pak b..., si shume te tjere qe duan te behen me shume se c´ishin ne te vertete. Por ti je komplet i cmendur kur hedh gjithe keto hipoteza per kete lufte. Ne ate lufte ka qene edhe gjyshi im, pikerisht ne Batalionin "Tomorri", dhe ishte ortodoks sic jam edhe une, por ortodoks SHQIPTAR, o debil. Ai Batalion u cua ne front nga italianet, dhe qrtikullshkruesi shkruan vetem nje pjese te te vertetes, sepse shumica (pa marre parasysh fene) dezertuan dhe u hodhen kunder italianeve. U tradhetuan nga ata qe tradhetine e kane ne gjak, greket, u zune rob nga italianet ne Mal Babje, ne afersi te Librazhdit, dhe u cuan ne burg ne Shijak. Pas ca kohe, aviacioni grek, bombardoi burgun dhe u arratisen, ketu edhe Spiro Moisiu i cili pastaj u lidh me luften.
Kopenhagen-ky me siper qe vetequhet "Erdogan", ka ndjenjen e inferioritetit kur merr si emer pikerisht ate qe urren me teper. Pamvaresisht nga kjo, detyra e tij eshte qe te perhape lajme te fallsifikuara, duke tejkaluar edhe vete historianet neo-greke, te cilet nuk kane arritur aq larg sa te bejne grek edhe vete Gjergjin e madh te Kastrioteve, idhullin e shqiptareve te vertete. Ky debil, harron, ose ben sikur harron qe Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe ne krye te vendit ishte nje qeveri kukull, qe nuk kishte aspak sovranitet mbi vendin dhe vendimet politike te marra ne parlamentin po ashtu kukull. Ketij hajvanit me dy kembe, i kam bere edhe me pare disa pyetje, te cilave i eshte pergjigjur me sharje, por pa dhene ne fakt nje pergjigje. Keshtu, njera nga pyetjet qe i kam bere ka qene se perse Greqia nuk ka nje Ligj Lufte me Italine, forcat e se ciles e sulmuan ate ne nje front te hapur, nga Korca e deri ne bregdet? Pyetja tjeter ka qene se si ka mundesi qe ish BRSS, apo Rusia e sotme, nuk ka nje ligj lufte me Cekosllavakine (sot Cekia dhe Sllovakia) Hungarine, apo Polonine, nga territoret e te cilit u sulmua. Po keshtu, si ka mundesi qe BRSS u sulmua nga Rumania si shtet dhe ushtria rumune hyri ne territorin sovjetik, por ai shtet dhe Rusia e sotme nuk ka nje ligj lufte me Rumanine? E njejta gje me Belgjiken, nga territori i te ciles u sulmua dhe u pushtua Franca, por ky shtet nuk ka nje Ligj Lufte me Belgjiken. E verteta eshte mese e qarte dhe lidhet me pronat e shumta te shqiptareve ne shtetin fashist Grek, qe pretendon se eshte demokratik. Eshte pikerisht ky ligj qe u ndalon ish pronareve qe jane me mijera, qe te rimarrin pronat e tyre ne Greqi, duke bere qe perberja po ashtu e madhe e shqiptareve atje te rritet me tej. Nje absurditet tjeter eshte se si ka mundesi qe nderkohe qe kerkon te drejtat e emigranteve greke ne Shqiperi, qe padrejtesisht quhen minoritet, as qe i permend ne kushtetuten e saj minoritetet shqiptare Allvanitase, te cilet nuk kane te drejta te perdorin identitetin e tyre, pale me qe te kene shkolla ne gjuhen e tyre amtare, kur te ashtuquajturit "minoritare greke" ne Shqiperi, kane jo vetem shkollat 8-vjecare e te mesme, por edhe Universitet ne gjuhen greke dhe keto te drejta i kane patur qe ne kohen e Enverit, atehere kur ushtria greke nuk kishte kellqe qe te perballej me ushtrine e vertete shqiptare. E provoi ne 1949-ten dhe hengri nje grusht sa i theu turinjte sufllaqexhinjve, qe na e mbajne veten per pas-ardhes te grekeve te lashte.
Ne luften italo greke nuk kishte ushtri qe emerohej ushtria shqiptare. Pasi pushtoi Shqiperine italia bashkoi ne radhet e saj dhe ushtrine shqiptare qe ata e konsideronin te pa vlere, ishte kembengulja e Duçes qe ushtaraket shqiptar u bene pjese e ushtrise te perandorise Italo-shqiptare duke ruajtur gradat. Ne luften kuder Greqise ushtria italiane kishte ne perberje dhe ushtaret e oficeret shqiptar rreth 7000 trupa. Fashizmi kishte njesite e veta ushtarake siç ishin SS e Hitlerit qe ishin pjese e trupave ushtarake te Fyerit. Fashistet shqiptar kishin formuar batalonet e tyre dhe ishin te pavarur nga komanda e larte ushtarake italiane. Deshtimi i sulmit italian ishte tregues e dobesise se ushtrise italiane, ndersa oficeret e ushtaret shqiptare ne pergjithesi u treguan frikacak e dezertuan sa ne greqi e sa neper malet e Shqiperise se Jugut. Njeri nga dezertoret ishte dhe Spiro Mojsiu. Ne greqi i derguan ne nje kamp internimi ne nje ishull, ne Shqiperi karabineria italiane i ra bretku per ti arresuar keta dezertor ku ne shume rasti dorzoheshin mbasi luftonin kunder italianeve. Shume oficer e ushtare shqiptar u denuan per dezertim, Forcat e milicise fashiste shqiptare luftuan fort ne vijen e pare te frontit, italia shpalli deshmor disa nga keta luftetare shqiptar dhe dekuroi shume te tjere per trimerite e treguara. Legjenda e historiografise komuniste se shqiptaret dezertuan sepse nuk donin te luftonin me greket eshte peralle thjesht ishin frikacak e te paafte. Konteksti eshte nxjere nga historianet italian qe kane shkruar per luften Italo Greke
astrit-nuk mundet te quhet "frikacak" nje mercenar i derguar ne nje lufte qe nuk eshte e tija. Keta "frikacaket" e provuan veten ne 1949-ten, kur monarko-fashistet greke sulmuan Shqiperine. Ishin "trimat" neo-greke qe vune majat nga kishin thembrat dhe po te mos ishte per baba Stalinin qe kerkoi qe ushtrite tona te ndalonin sulmin, ai "budallai" qe thone se vrau veten, do e kishte ndalur vrapin ne Athine. Nuk ka neo-grek trim, pasi per ta trimeria eshte nje nocion qe se kane ne fjalor. Edhe ne te ashtuquajturin "Revolucioni grek", ata qe bene luften ishin Allvanitasit. Mjafton te permend nje fakt te vetem, por qe ka vlere per te treguar se kush e beri kete Revolucion "grek". Te tere heronjte e ketij revolucioni, pa perjashtim ishin shqiptare, apo sic u thone atje Allvanitas, nga Moreja, Suli e treva te tjera ku jetonin ne trojet e tyre mijeravjecare.
Komenti i mesiper pa asnje te vertete e shpikjkje mendoren Personi ia keput mashtrimit , auishtri shqiptare pati ne frontin f grek dhe e braktisen frontin me udher te komandantit te tyre, qe ishte Prenk Pervizi, Spiro Moisiu ishte vartes i tij dhe mori urdhert te largohej nga fronti. Zoti Lolja i ka vene piken kesaj çeshtje te shtreberuar nga komunistete.
Slas ne emer te Spiro Moisiou prej te cilmit e kam degjuar vete me veshet e mi, se ka ndogur ajajo pune. Ai tregon se moren urdher nga kolonel Prenk Pervizi qe te nraktisbin frontin grek, qe asnje ushtar shqiptra te mos vritej. Pse kesjtu? Sepse italianet kishin krijue milicin fashiste merçenare qe s'kishte tbente fare me ushtrione efektive shqiptare. Si pasoje ai unite uuuuuu demtua.Keshtu kolonel prtestp oin e ua par^lasi italianev se ushtria shqiptare nukbehej mi!sh per top, dhe urdheroi braktisjen e frontit, qe i solli disfate ushtrise italiane. Komentuesit ne vend qe te krenohen per qendrimin trimnor te ushtrise italiane shkojne duje kerkuar qimen ne veze. Akti i graktisjes ete atij duhet te konsiderohet nje akt kundrshtues ndaj pushtuesii italian e per ket ye aresye ata e izolua, e internuan ne malet e Pukes u komandantin me sjhtabin dhe ushtrine shqiptare. frontit Une qe po shkruaj keto fjale jam deshmitar okular e i kam njohir te gjithe pjesmarresit se so jam ne moshen 94 vjeeç e jam rrit midsi atyre bhurrave trima.
Zopti Lolja ka nxierrne drite atfakt historik qe eshte lebe be heshtje nga koùunistet e dashakeqe te tjere, qe t mos i njihet merita kolonelot P erviizi, e ushtrise shqiptare. Ndersa italian e ka thene troç, ishte kolobeli Pervizi qe urdheroi largiùn e ushtrise shqiptare nen koimanden e tij ne frontin grek, dhe per kete u internuua ne malet e Pukes. ju dashakeqet bini sa te doni legenit se per turpin e e juej e keni.