Tregim nga Faik Konica – Botuar më 1912
Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua në atë vit, në faqe të gjithë dheut, se Skënderbeu qe më i madhi kapetan i kohës së tija.
Vitin 1451, Babai i Kombit e shkoi në qetim e në paqe; trimi i mjerë kish nevojë të mblidhte kockat e të çlodhej. Në atë vit goditnë dy punë të lumura: Skënderbeu u martua me zonjën Merine, të bijën e Arianitit, që ish kryezot i Kaninës, – në atë vit prapë, ngriti kështjellën e Modrises.
Dasma u bë më 26 të prillit 1451, – Skënderbeu ish 47 e zonja 23 vjetsh. Princë e zotërit fqinjë erdhnë më të shumët në dasmë, e, ata që ishin të penguar në dhe të tyre, dërguan zëvendës, – të gjithë me kanisqe të bukura. Veç nuk erdhën princët Dukagjinë, që ishin si pak më të ftohtë me Skënderbenë, edhe në vëllezërit e nuses, të cilët s’deshnë të venë në dasmë se ishin të zemëruar keq që i ati i kish dhënë pajë të tepërt se motrës tyre. “Hajde, djall Toske, hajde!Ku të lë felle Toska! E kush e mban Toskën kur zemërohet?…) Pa mbyllni pak sytë, e të veni me mend 450 vjet prapa, në Kaninë, në konak të zotit Arianit me bijtë e vet.
He, mor djelm, thotë luftëtari i ndritur, veshur me fustane e me xhokë, me silah, me kalca e me opinga; he, mor djelm, ç’keni ju! Edhe juve ju kam për të lënë begati. Çapni në dasmë, se është turp!
Jo, mor zot, jo, përgjigjen toskët e rinj, nuk vemi ne, na u mbush mendja!
Si u mbarua dasma, Skënderbeu vuri ndër mendt të niset me Princeshën, të shoqen e tija e të vejë ndëpër gjithë viset që ishin nën urdhër të tija. E ashtu, u nisnë, e kudo vanë qytete e kështjella, përpiqeshin kush e kush t’i presë më mirë e t’u japë më të bukura darovita.
Stop korrakeve sunitokomentues ,pasardhes te dobiceve te sullton Muratit te komentojne per iroan e Kristianeve orthodhoxe e katholike ,Giorgios Kastriotis.
Te dhemb bytha o Korifillak !
Mire e ka thur Konica, por per veten nuk mori mesim Skenderbeu.
Korrigjim: Mire e ka thur Konica, por per veten nuk mori mesim nga Skenderbeu.
Atehere ka pasur shtet. Gjergji me nja 30 shqipare qe historia e ka bere 300. Shkoj ne Kruje {pasi dhe Kruja nuk eshte kjo qe eshte sot}. Por ishte thjesht nje fshat i vogel.Dhe tha toke e xanum. Banoret Krujes i bene ankese qeverise qe ndodhej Stambolli. Per nje bandit qe filloj ti rrembente tokat fshatareve te saj. Dhe sulltani coj forcat speciale e kohes qe historia e ka hiperbolizuar duke e quajtur ushtri. Dhe Gjergji iku dhe u zhduk per te mos iu degjuar emri kurre . Prandaj sot ai nuk ka dhe nje varr. Pervecse nje varri imagjinar ne Lezhe. Sepse tek syte e shqipareve ai ishte thjesht nje bandit kaçak.
erdogan ti je
Sa e parendesishme ishte Kruja tregon pjesemarrja e vet sulltaneve ne rrethimet e Krujes. Sulltan Murati II udheheqi ushtrine osmane kunder Arberve dhe u kthye me bisht ner shale. E njejta gje i ndodhi edhe sulltan Mehmetit te II i cili ne rrethimin e dyte te Krujes u nda si mos me keq dhe u kthye me bisht ner shale. Prandaj tek sytë e shqiptareve me te drejte Skenderbeu shihet si Hero Kombetar!
Bravo Garda pretoriane. Lexova komentin tend . Dhe fale komentit pashe dhe nje here filmin e Stalinit , me titull Skenderbeu.
Mos u merr me Stalinin por merru me faktet.
Problemi eshte se ai qe na del me nofken "kruja", nuk ka fakte per gomarlleqet qe shkruan. Dokumentet e kohes flasin qarte se si shqiptaret, nen udheheqjen e Skenderbut, u rezistuan 3 rrethimeve te Krujes dhe osmanet, arriten qe ta marrin qytetin vetem ne rrethimin e 4-t. Ne rrethimin e dyte, ushtria osmane udhehiqej nga vete Sulltan Murati II-te, babai i Mehmetit te II-te, i quajtur Fatihu (pushtuesi). Ky i fundit ishte udheheqesi i ushtrive osmane ne rrethimin e III-te, kur gjate terheqjes, ndertoi edhe kalane e Elbasanit, qe luajti nje rol teper te rendesishem ne renien e keshtjelles se Krujes ne rrethimin e IV-t te saj, ku udheheqesi osman ishte perseri vete Mehmeti 0 II-te.
Gjergji ne na bën krenarë ! Guximin për t’iu kundërvenë otomanëve me siguri e ka gjetur nga mbështetje d jashtme (papa jo më kot e quajti Atlet i Krishtit); Mos harrojmë, kur Gjergji u kthye në Krujë, Kostandinopoja akoma nuk kishte rënë….