Nga Vasil Qesari
Aso kohe, shumë e shumë vjet të shkuara, ne ishim një grup shokësh studentë të fakultetit Filologjik, që pothuajse çdo mbrëmje, të ulur aty përballë Hotel-“Dajti”-t, pikërisht në bordurat e Parkut “Rinia”, sodisnim fillimin e së famshmes xhiro tradicionale të Tiranës ku, mijëra të rinj e të reja, gjimnazistë, studentë, punëtorë, intelektualë e familjarë, kalonin kohën e tyre të lirë duke ecur vajtje-ardhje, mes shëtitores së madhe e cila niste nga godina qëndrore e Universitetit e, vazhdonte gjer tek redaksia e gazetës “Zëri i Popullit”. Ajo traditë kolektive qe bërë aq e domosdoshme, sa që shumë mendonin se Tirana, do të ishte një Sahara e vërtetë, pa xhiron e saj të mbrëmjes.
(Xhiroja – ajo skenë e stërmadhe me mijëra e mijëra personazhe komiko-tragjike e cila s’ndeshej në asnjë kryeqytet tjetër të botës, ishte edhe spektakli më impresionant për çdo të huaj që vizitonte Shqipërinë. Për shumë prej tyre, ajo lëvizje e pakuptimtë e atij lumi të murrmë njerëzish, më tepër se zbavitje apo argëtim, ngjante me xhiron që të dënuarit bënin rregullisht e në orë të caktuara nëpër burgjet politike.
Ky konstatim qe plotësisht i goditur e me vend, po të kemi parasysh se vetë Shqipëria në ato vite, nuk qe veçse një burg i madh, ku njerëzit për çdo mbrëmje e si me komandë, dilnin jashtë për të marrë pak ajër, për t’u çlodhur e për t’u përshëndetur me njëri-tjetrin …)
Jo vetëm Sheshi “Skënderbej” e Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por edhe gjithë qendra e Tiranës, s’kanë pasur gjithmonë pamjen që kanë sot: plot makina, kioska, bare, qebaptore, kumbistë, lustraxhinjtë, biznesmenë, shitës bananesh, rrëmuje, baltë, pluhur e njerëz që shtyhen për të kaluar nga një trotuar në tjetrin.
Jo…! Shumë vite më parë, ajo, ashtu si çdo anë tjetër e kryeqytetit, ka qenë tejet e qetë, më pak njerëz, dyqane e lëvizje e më shumë pllakata, parulla, pemë të gjelbra e parcela të mbjella me lule. Një ëndërr e vërtetë për ekologjistët europianë!
Për ata pak të huaj që vizitonin aso kohe Shqipërinë, ajo ngjallte përshtypje origjinale. “Qendra e kryeqytetit shqiptar – shkruante Christophe L. – në një të përditshme franceze, aty nga fundi i viteve ’70-të – edhe pse me mungesën e lëvizjeve të makinave e qarkullimit të zhurmshëm, të krijon një ndjenjë të çuditshme mbytëse.
Mes asaj mase asfalti pothuajse të shkretë, rrethuar nga fasada ndërtesash memece e uniforme, vetja të duket i vockël e tmerrësisht delikat. Përveç njerëzve që ngasin anës së bulevardit biçikletat e tyre të forta e tepër të larta, syri të sheh fare pak automjete që mund të prishin sado pak qetësinë e atij vendi pa zhurmë.
Ato janë, kryesisht, ca autobuzë të kuq urbanë të mbushur plot e përplot e tek-tuk ndonjë automjet zyrtar. Ndër këta të fundit, bëjnë pjesë disa “Jeep”-sa ruse apo kinezë e, ndonjë veturë luksoze e drejtuesve të lartë të Partisë, zakonisht “Benz-Mercedese” fringo të rinj e, ndonjë “Fiat” apo “Warshawa” – me të cilët, ne më të shumtën e rasteve, udhëtojnë zyrtarë, miq të Shqipërisë, delegacione të huaja apo marksiste-leniniste të ftuar për pushime.
Rrjedhimisht, të krijohet përshtypja se mungesa e auto-veturave dhe e automjeteve në përgjithësi, është një shenjë e thellë varfërie, përderisa edhe në rrugët e Tombuktuse, Dakarit apo Uagaduguse, ka më shumë qarkullim se në Tiranë…!
Por, nga ana tjetër, sapo mbi kryeqytet binte mbrëmja e mbi shtyllat e larta metalike ndizeshin varg llambat neon, Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Stalin” e ai i “Dëshmorëve të Kombit”, gumëzhinin nga zhurma e mbusheshin plot e përplot me njerëz. Ata, dilnin grupe-grupe nga çdo lagje, rrugë e kthinë dhe derdheshin drejt qendrës së tij si të drejtuar me komandë”.
…Mes atij mjedisi asfiksues e tepër monoton, për ne, të rinjtë universitare, vetëm Hotel “Dajti”, (me shkëlqimin e neoneve që reflektonin butësisht ngjyrën e tyre violete mbi kreshtat e bredhave të përhimtë, tingujt e melodive të huaja të orkestrës së Night Club-it e, reflekset e xhamave kristal të makinave luksoze të trupit diplomatik), paraqiste atraksionin dhe magjinë e një botë tjetër, krejtësisht të ndryshme nga ajo që na rrethonte. Natyrisht, kjo s’ndodhte thjesht për shkak të aparencës së tij të jashtme.
Hotel “Dajti”, mbi të gjitha, e kjo qe dhe më kryesorja, që rezidenca e vetme e të huajve që ndodheshin a vizitonin Shqipërinë e asaj kohe. Kësisoj, ai na dukej jo vetëm pjesëz e një planeti misterioz, por njëkohësisht edhe shumë i largët e i pa arritshëm. Ish pikërisht aty që bujtnin pjesa me e madhe e pesë a gjashtë mijë turistëve suedezë, norvegjeze, daneze, holandeze, gjermane e angleze, të cilët vizitonin mesatarisht për çdo vit, vendin e shqiponjave.
Përveç asaj lidhje me botën e jashtme, (pra, atë të cilin ne e quanim planet tjetër, e që ish përjetësisht, rreptësisht dhe absolutisht e ndaluar për secilin prej nesh), Hotel “Dajti” kish edhe diçka tjetër krejt të veçantë: historinë e tij origjinale. I ndërtuar gjatë periudhës së pushtimit fashist ai, qe shembull tipik i arkitekturës musoliniane.
Fill pas pushtimit, italianët kishin dashur t’i a ndryshonin pamjen kryeqytetit primitiv shqiptar, duke nisur zbatimin e një vargu projektesh neoklasike romane. Kështu, shumë shpejt, euforia e fushatës së suksesshme ushtarake në Shqipëri, e pat kthyer qendrën e Tiranës, në një kantier të madh ndërtimi.
Sipas projekteve të hartuara, italianët do realizonin në kryeqytet një kompleks urbanistik impozant, i cili do të bëhej jo vetëm simbol i kulturës së re fashiste, por edhe i prezencës e influencës së dikurshme imperiale romake në mbarë Ballkanin.
Por, për ters e për fatin e keq të shqiptarëve, italianët nuk arritën t’a përfundonin projektin e tyre ambicioz për transformimin alla-roman të Tiranës. (Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, pas më tepër se 80 vjetëve, ndërtimet e kryera prej tyre, bëjnë pjesë në krenarinë e godinave më të vyera të kryeqytetit shqiptar).
Gjithë këto, pra, i jepnin Hotel “Dajti”-t një fuqi tepër magnetike e sugjestionuese. Për atë arsye, shpesh gjatë mbrëmjeve, veçanërisht të rinjtë, i bënin shëtitjet enkas, përbri tij. Thjesht për kërshëri.
Për të parë nga afër autobuzët e huaj luksoze si edhe targat e tyre fluoreshente me inicialet e qyteteve të ndryshme perëndimore. E pastaj, e kjo që natyrisht edhe më e rëndësishmja, turistët që zbrisnin prej tyre. Në më të shumtën e rasteve të moshuar, por shpesh edhe të rinj e të reja.
O Zot! – thosh shoku im i kursit,(D.M.): – “Ata, edhe pse janë qënie njerëzore, ndryshojnë krejtësisht nga ne”!
E, pastaj, hiqte në zemër e psherëtinte i brengosur… D.M., kish të drejtë. Ata njerëz që vinin këmbë mbi tokën shqiptare, duke zbritur hijshëm prej autobuzëve të tyre me ajër të kondicionuar, të jepnin përshtypjen se vinin nga larg. Nga tmerrësisht larg.
Dukesh se zbrisnin nga bordi i një anije kozmike. Pra, njëlloj sikur zbarkonin nga një planet tjetër. Vërtet, ata ishin krejt ndryshe nga ne!
Të veçantë e hyjnore në gjithçka. Në lëvizje, sjellje, buzëqeshje. Në mënyrën e shpenguar të ecjes. Në lirshmërinë e komunikimit.
Në stolitë, veshjet e lehta, flladitëse e plot ngjyra. Në sharmin e fytyrave ngjyrë roze, të pastra e delikate. (Atë ngjyrë, të cilën ne, e kishim parë vetëm gjatë parakalimeve të 1 Majit, natyrisht, në fytyrat e ushqyera mirë të anëtarëve të Byrosë Politike e, drejtuesve të tjerë të lartë të Partisë dhe Shtetit).
Ata, turistët, kalonin pranë e linin pas, magjishëm, një parfum të lehtë që ne nuk e kishim ndjerë kurrë. Një aromë që të bënte t’a ndjeje veten mes livadhesh imagjinare plot lule ekzotike.
Por, medet! Ajo trullosje s’zgjaste veç pak çaste. Aq, sa ish edhe koha për të kaluar atë copëz trotuari para hotelit, i cili niste nga busti i Stalinit e vazhdonte gjer tek kthesa e rrugës “Marsel Kashen”. Sepse, para hotelit, qe rreptësisht e ndaluar të qëndrojë, më tepër se pak minuta.
Në fakt, sa herë që kalonim në trotuarin para “Dajti”-t, përveç ngazëllimit që na sillte prania e të huajve në kryeqytetin tonë të izoluar, ndesheshim edhe me diçka tjetër, e cila na frikësonte jo pak. Para tij, me vështrime të ashpra e vigjilente, ca civile nuk reshtnin së ecuri poshtë e lart, ashtu si fare rastësisht.
Njerëzit e Sigurimit ishin gjithmonë aty. Ata vëzhgonin rreth e rrotull, pa u shpëtuar jo vetëm çdo lëvizje e të huajve, por edhe gjithë të tjerëve që hynin e dilnin në hotel. Civilë të tjerë, bile edhe më të shumtë në numër se ata jashtë, ndodheshin në brendësi të tij. Dukej se Sigurimi e kish vendosur shtatmadhorinë e tij, pikërisht në “Dajti”…!
Civilët e tij ishin kudo. Në hollë, korridore, bar, restorant, ulur në kolltukë, duke lexuar gazetën, duke pirë duhan e duke përgjuar përreth plot dyshim. Për më tepër, atë detyrë e kryente edhe personeli i fryrë i vetë hotelit që përveç shërbimeve rutinë, hetonte, përgjonte e raportonte për çdo lëvizje, bisedë e takim të dyshimtë të turistëve. Në fakt, që hoteli në fjalë ishte seli e Sigurimit të Shtetit, ajo nuk ish diçka e pa njohur. Natyrisht, atë e dinin të gjithë…!
Ish kjo arsyeja pse, njerëzit, përgjithësisht, kur kalonin para tij e ndjenin veten të bezdisur e në siklet nga diçka e pakuptueshme. Që kjo arsyeja pse, ata nxitonin hapat e kalonin shpejt, duke shikuar vetëm drejt. As majtas as djathtas. Herë-herë, me kokën ulur nën kurorat e dendura të bredhave, të cilat binin aq poshtë mbi trotuare, sa që dukej sikur donin t’u thoshin: – “Ej, ndalni, ku shkoni…?! Këtu ndalohet kalimi…”! Memorie.al
Ndërsa sot shqiptarët kudo ku shkojnë bota i shikon si "turista" nga planet tjetër!
E peshtire.Ku e njef ky Vasili Tiranen dhe tiransit ?,pervec 3-4 vite student dhe 2-3 here ne vite qe vinte nga Vlora??Te shkuaj ndonji nga Tirane qe ka lind dhe rritur aty ok, por jo nje vlonjat,qe mbas studentllekut ka qene arsimtar per disa vite ne Skrapar dhe pastaj ne Vlore.Dhe mos te harroje qe me vone ka qene telekronist i RTSH ku i bente jehone arritjeve dhe sukseseve te socializmit enverian ne rrethin e Vlores ne kundershtim me ca shkruan sot.Nqs i ke sherbyer atij regjime ne fushen e propagandes , ka ngrene qyl se ishe edhe i privilegjuar dhe prandaj sot zoteri mbyll gojen dhe rri urte se akoma ka njerze qe te njohin se kush ke qene.
vasili shikonte dhe tiransit që shkonin në vlorë,njëlloj si shkruan për turistët!! vari teneqen,ndoshta ky i shikon të huajt si "marsianë",jo për gjë tjetër por nga një ndjenjë vetnënvlersimi aq të lartë sa dhe muti i një të huaji i duket si everest!! periudha e tiranës,pra jetesa në tiranë në atë kohë,mua personalisht,nuk më ka bërë ndonjë përshtypje në lidhje me turistët!!në radhë të parë shumica kanë qënë të moshuar,unë i ri,ndonjë përshtypje të bënte,ndonjë vajzë e re!e normalisht nuk kishte,përveç ndonjë vaze dipllomati(shumë shumë të rralla)!!vasilit,të garantoj,se poti thoshe për dikë që mund ta ngatërroje me turist,nga veshja,pra një shqipo,ai do ta shikonte në të njëjtën mënyrë!! varju hejbet,tipave të tillë dhe meros që i publikon!!
Hotel "Dajti" ishte cerdhja e spiunazhit te huaj keshtu qe detyrimisht do kishte edhe punonjes te sigurimit si kudo neper bote. Edhe sot e njejta gje ndodh ne bote sigurisht edhe ne Shqiperi. Asgje per tu habitur.
eshte me se e vertete qe hotel dajti ishte cerdhja e spiuneve,po ky legeni vasil ish gazetar i ben spiunat turista,dhe na i ben sikur ishin jashtetoksor,por harron te thote se edhe shqiptaret e atershem kur shkonin si turista neper bote shiheshin shum bukur nga bendet perendimore dhe respektoheshin ne maksimum( turistet ishin ata te sigurimit te shtetit )cfar ka ketu per tu habitur,dhe sa per gjalleri qe kishte europa eshte thjesht nje mashtrim,jemi sote ne 2023 dhe po te shikosh zvicren ven duart ne koke,kthehen nga puna dhe jan te gjith ne shpi,mos te flasim per skadinavet,prandaj mos i ngrini kaq shum keto vende se thjesh eshte vetem nje mashtrim,kur un kam ardhur para 25 vjetesh ne gjermani per azil keta nuk i shikoje asgjekundi,te gjithe te fshehur neper shtepi,ishte nje tmerr i vertete,punoje shpi pun dhe lek asgje me shum,sote un jam 56 vjec me nje ekonomi te mire,por kurre nuk u argetova se nuk mu dha mundesi se keto vende,i vetmi vend argetimi ishin kazinot,asgje me shum nuk kishin,mos te flasim per banesat qe i kishin per turp,banjot pa dritare pa sistem te ndertuara para 80 vjetesh,asgje me shum se shqiperia nuk kishin pervec makinave,ne kohen e atershme me te vertete skishte makina,por kishte qetesi kjo nuk mohohet,kurse ne keto vende qe ky i lavderon,kishte prosticion rrembime femijesh njerez te shtrire neper rruge te droguar vrasje grabitje perdhunimesh,poshterim disikrenim kunder te huajve etj etj,prandaj mos ja ngrini kaq shume vlerat ketyre perendimoreve se nuk jan aq shum te mire sesa duken,dhe e fundit,jan te gjith bijt e atyre qe pushtuan dhe vran popujt e tjere per te qen sote keta qe jan,kurse shqiperi nuk pushtoj dhe nuk gllaberoj pasurine e asnje shtetit qe te ishte i zhvilluar,pa vjedhje nuk ben hajer eshte nje fjale,prandaj keta turistet e vasilit jan bijte e atyre qe mbajten koloni popujt e tjere dhe luajten me fatin e atyre popujve qe femijet e tyre te jetoj te lumtur dhe te na shesin moral si njerez te drejte dhe shembullore.
Po kujt ja thua o zoteri Te gjithe kujtojne se kurbeti eshte fushe me lule. Dhe kur ju thua njerezve qe nuk eshte kollaj nuk te beson njeri Une jam ne USA qe nga 90 dhe njesoj - zero jete sociale, popull i roberuar mbas punes - pune-shtepi-pune non stop
Nese mund te te jap te drejte ne shume gjera, mendoj qe ajo ecja e darkes ishte shume me mire per shendetin se dembelia e sotme edhe mungesa e makinave ishte mire per cilesine e ajrit dhe si rezultat per shendetin (me kete nuk dua te them qe nuk duhet te kemi makina por qe nuk duhet te kete makina ne qendrat e qyteteve dhe qe duhet te investohet me shume ne transportin publik, urban dhe interurban, ose me shqip qytetas dhe nderqytetas, kjo do kursente, burime, kohe dhe sigurisht edhe cilesine e ajrit). Per te tjerat jam e gezuar qe nuk jemi me ne ate sistem
Shkrim idjot po tani ska qarkullim te blloku .vetem me nje ndryshim atehere ishte vetem enveri tani kemi plot sala meta rama e plot kurva te tjera qe nuk ngopen me lek .ai sistem kishte plot gjera te keqia por nje te mire kishte qe i njifte mire bythqimat si ty e ca te tjere .
tipat si vasili janë të tillë që lavdërojnë të këqijat e të vdekurit dhe shajnë të mirat!!e kur personi është gjallë!?atëherë mos ju afro vasilit!!të telendis,me fjalë dhe të qelb me gojë!!lëpin bythë as plas!!
Xhiroja e famshme e Tiranë sot tingëllon si çudi apo budallallik, por në atë kohë ajo ishte gjëja më e bukur dhe e veçantë e kryeqytetit. Gjithë rinia dilte në atë kohë në xhiro, shiheshin dhe përshendeteshin me njëri - tjetrin, diskutonin për letërsinë, modën, sportin, për vajzat e bukura që u fanepseshin para syve etj etj. Nuk kishte atëhere disko apo bordello dhe shëtitja mbetej si e vetmja gjë që mund të bënje. Por kishte edhe xhiro te plazhi i Durrësit gjatë muajve korrik gusht. Ekspozitë e rrobave të banjos, sandalleve me taka të larta, dhe pse jo edhe e këmbëve të bukura femërore. Siç shkruan edhe dikush më lart perêndimorët edhe sot e kalojnë kohën e lirë mbyllur në shtëpi (më të hajrit)! Të tjerët i sheh nêpër pub-e duke rrokullisur alkol pa hesap, apo nëpër disko ku një shishe shampanjë arrin 300 - 400 euro. Pa folur për drogën apo vjedhjet. Xhiroja jonë ishte një "vrarje" kohe pa qeder dhe pa para. Djemtë shihnin çupat dhe e anasjellta. Më kujtohet, se atëhere isha i ri, se kishte edhe disa vajza që nuk dilnin kurrë në xhiro. "Kuçka të mëçefme" i quanim ne. Dhe me të vërtetë që ishin imorale, sipas koncepteve të asaj kohe. Sot quhen VIP-a dhe janë 1 000 herë më të përdala se ato të asaj kohe. Xhiro ishte vetëm dy orëshe se në ora 20.30 fillonte Oktapodhi apo ai seriali brazilian që ia kam harruar emrin, saqë në ora 21.00 nuk shihnje më njeri në pazar. Kohë tjetër, zakone të tjera. Por në atë kohë shoqëria ishte më e pastër, më e dlirë, pa veset dhe stresin e sotëm.
ate ecje ...ate xhiro o koqe gazetar..e ke lakmi dhe ti sot.po si konviktor qe ishe ...te dukej mbytese.ashtu sic dalloheshin te huajt ne tirane,ashtu dalloheshit dhe ju te ardhurit nga picke e semes ne tirane.pastaj dy vende ishin whatsapi i tirones ne ate kohe.bordura perballe dajtit,dhe ura ne krah te tij.dhe si thote folesi i mesiperme ,ne oren 21 00 maksimumi te gjithe para tv.ajo xhiro i kishte te gjitha.e bojshe 2 here apo 3...edhe per te rregullu na i muhabet ma gocat.aty ishin te gjithe isoj.pervec bllokmeneve aty parakalonin te gjithe..artista..sportista...popull i thjeshte...edhe politikane lokale..oficera...rini sidomos...dhe meno qe sot bota po i rikthehet xhiros...ekologji puro...pa makina ..pa smog...
Po pse ore idiot mendon se te huajt habiteshin me xhiron ne Tirane? Duket se nuk paske vizituar vende re huaja sepse do te shikoje njerez qe bejne xhiro ne Boardwalk. Po ne Vlore apo Sarande perse behet xhiro ne darke? Ke degjuar ndonjehere per La Passeggiata? Eshte tradite Italiane. Ik laj bythen ose ha nje pjate pace. Mos u merre me shkrime qe nuk ia ke idene.
Po pse o katundar të janë dukur turistët e huaj sikur vinin nga një planet tjetër, unë në atë kohë punoja në Berat. O vinin turistë në Berat, si asnjë rreth tjetër, dhe nuk më janë dukur turistët e huaj sikur vinin nga ndonjë planet tjetër, ishin normal. Ke shkruajtur nje shkrim bythe, për të injoruar popullin tënd. Vërtet kishte varfëri, por jo të bënin shqiptarët të habitur për turistët sikur vinin nga ndonjë planet tjetër. Në qoftë se ke qënë ti i habitur, për shkak të nivelit intelektual që ke. Se për ça duhet një shkrim i tillë, një dreq e di.
Shume komplekse inferioriteti na shfaq ky Vasil Sqepari. Tipik provincial. Edhe une kam pare plot "turiste" ne ate kohe, por nuk me jane dukur si UFO. Pastaj shumica e te rinjve nuk rrinte ne trotuare per te pare "turistet" por vajzat e bukura te Tiranes qe dilnin ne xhiro...Sa per dijeni nuk kishte silikon atehere dhe bukuria ishte natyrale.
ORE PLEHRA QE I BENI HOMAZHE AKOMA ATIJ SISTEMI GJAKATAR. NE DHE SOT JEMI VENDI ME I PRAPAMBETUR AI SISTEM NA KA LEN ME CEN QE DO KALOJNE SHEKUJ TE MBAJME ERA QYTETERIM. KY GAZETARI THJESHT PO TREGON NJE TE VERTETE SE KU KA PUNUAR DHE I KA SHERBYER ATIJ SISTEMI ESHTE TJETER PUNE.
Duhet ta kishe vene emrin shqiptari i foltores!!
Ik ore shqiptar, se edhe ti koqe je, si gazetari i UFO-ve, une të them ja ujku, ti thua sistemi. Ore koqe ne nuk po diskutojmë sistemin këtu por po diskutojmë habine e gazetar bythes për UFO-t. Kaq është ky problem dhe pikë.