
Nga Aleksandër Cangonja
Një vështrim historik mbi raportet konfidenciale të vitit 1942 (Arkivi Qendror Shtetëror, Fondi 152, Dosja 89)
Viti 1942 sipas gjasave po shënonte një një kthesë dramatike për pushtimin fashist në Shqipëri. Ndërsa propaganda zyrtare përpiqej të paraqiste një situatë të qetë, dokumentet sekrete të kohës zbulojnë një realitet të tensionuar: panik, dështim ushtarak dhe një kalim drejt terrorit ekstrem si mjeti i fundit për mbijetesë. Në qendër të këtij zhvillimi është raporti disi “konfidencial” i Ministrit Sekretar të Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bibë Mirakaj, dërguar Kryeministrit të asaj kohe, Mustafa Krujës. Ky komunikim, përmes një gjuhe të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, pranon se makineria e shtetit po humbte kontrollin mbi vendin dhe se autoriteti i qeverisë "Kruja" po lëkundej seriozisht.
Pranimi i Paaftësisë
Analiza e këtyre letrave zbulon një thyerje të thellë në autoritetin e regjimit fashist, ku vetë Ministri Mirakaj i raporton Mustafa Krujës se "metodat e kadalshme" po e çonin pushtetin drejt dështimit total. Ky dokument nuk është thjesht një listë masash, por një dëshmi e inferioritetit ushtarak, ku komandantët fashistë cilësohen si "të pazotët" përballë sukseseve të komunistëve, siç ishte rasti i përplasjeve në Shkodër. Paaftësia e regjimit shtrihej deri brenda mureve të burgut të Tiranës, ku 400 të burgosur sfidonin hapur autoritetet duke kënduar himne subversive në sy të Prefektit, pa pësuar asnjë ndëshkim. Kjo humbje e kontrollit e detyroi regjimin të braktiste rrugën ligjore dhe të propozonte masa të terrorit kolektiv, si marrja peng e familjeve, konfiskimi i pasurive dhe ekzekutimet publike në sheshe për të rikthyer frikën përmes tmerrit vizual. Fakti që ky raport i drejtohet direkt kreut të qeverisë, vërteton se në vitin 1942, fashizmi në Shqipëri po jetonte ditët e tij të agonisë, i rrethuar nga paranoja dhe një rezistencë gjithnjë e më e fortë që nuk po shtypej dot më me mjetet e zakonshme të policisë dhe ushtrisë.
Transkriptimi i Plotë i Dokumentit Arkivor
SHËNIM PËR SHKËLQESËN KRYETARIN E QEVERISË (MUSTAFA KRUJA)
Jemi tue vrojtë se me masat tepër të kadalshme qi janë tue u marrë kundra komunistave të nxanun në veprime subversive, asht për t'u opionjon se regjimi asht i pafuqishëm për të dominu situatën, dhe kjo jo vetëm qi të shtohen partizanët e komunistave. Si prova kemi: a) Se kundra komunistave t'aratisun nuk asht marrë asnji masë posë disa ndjekjeve të dobta t'organeve të sigurimit publik, dhe dy ndeshje qi janë ba me komunistat në Shkodër njena ka përfundue krejtësisht me triumfin e tyne, dhe tjetra prapë me dam të madh për neve. Kjo jep me kuptue se komandantat qi drejtojnë veprimet e kontrollimit e të rrethimit janë o të pakujdesshëm ose krejt të pazotët. b) Manifestime komuniste vazhdojnë me u shpërnda gadi në të gjitha qytetet e Shqipnisë. c) Komunistat janë tue u mbajtë në burgjet bashkë me të tjerët të burgosun dhe zhvillojnë propagandë të fortë sa mund të thuhet se edhe gjithë të burgosunit ordinerë qi kanë kontakt me komunistat janë konvertue. d) Para pak ditve në burgun e Tiranës ma se 400 të burgosun komunista e të tjerë kanë demostrue tue thirrë "Rroftë Stalini" dhe tue kndue kangët e ndërkombëtares së III-të e të Timoçenkos, dhe oficera policie deri Prefekti duhen gazi ironik pa dhanë asnji masë.
Masat qi na duken të nevojshme:
a) Me kapë familjet e gjithë komunistave t'aratisun dhe mbas qi të jenë shtie në dorë qi të mos mundën me ikë, me u dhanë nji afat jo ma se 15 ditësh për të dorzue t'aratisunit; kalue ky afat e nuk dorzohen internimi i gjithë familjes, dhe konfiskimi i pasunisë, në mos krejtësisht gjysmën. Internim e konfiskim i gjithë pasunisë së luejtshme atyne qi u bajnë strehë komunistave, tue i mbajtë mshehun, tue i furnizue me armë e municione ose me ushqim vullnetarisht. b) Dënim sa ma shpejtë me vdekje e ekzekutim i komunistave ma në shej qi ka në dorë policia, tue përjashtue ndonji qi pa u shtrëngue torturash ose me ndonji premtim falje jete, ka ba zbulime të vlefshme. Ekzekutimet jo ma mbrenda në burg, po në sheshe qi të shifen prej publikut. c) Komunistat qi marrin inisiativë me ba demostrata ndër burgje me kangë Komuniste, përshëndetje me grusht, shamje kundra Shtetit, Fashizmit e personaliteteve të Shtetit, me i denoncue me nji herë në gjyq dhe me nji dekret-ligjë të posaçme për këto vepra me i dënue me vdekje e ekzekutue mbrenda në burg ku t'i shofin shokët. ç) Nëpunsat e Shtetit, të Partisë e të enteve parashtetnore qi provohen me fakte për veprim komunist (tue u gjetë mjeti i nevojshëm për kët provë) të dënohen jo ma pak se 20 vjet e kur kan krye akte sabotazhi me vdekje. d) Ata qi zohen tue shpërndamë manifestime po kjo se tregojnë me saktësi prej kujë i janë dorëzue manifestat të dënohen me 1 – 5 vjet burg; po kjo se bajnë zbulime me randsi të falen; po kjo se nuk tregojnë prej kujë u janë dorëzue manifestat 20 vjet burg. Në rast se tue shpërnda manifestat ndodhen edhe t' armatosun dënim me vdekje.
MINISTRI SEKRETAR I P.F.SH.
( Kolë Bib Mirakaj )
Historiografia enveriste na ka bombarduar me mendësinë e saj peverse duke I parë figurat e ngjarjet historike të periudhën e pushtimeve italo-gjarmane në raportin bardh e zi. Për atë histori që vazhdon të dominojë në opinjonin bublik shqiptar personazhet historike të kohës o ishin tradhëtar o atdhetar. Askush nuk e mer mundimin të thellohet e të studjojë rrolin dhe mendësinë e çdo bashkëpuntori me italinë fashiste e gjermaninë naziste. Të gjithë ata bashkëpuntorë në bllok janë trajtuar e trajtohen të gjithë njësoj dhe anashkalojnë se ishin njerëz të ndryshëm me formime të ndryeshme e arsim të ndryshëm. Askush nuk e mer mundimin ti shohi këto përsonazhe nga këndvështrimi I tyre se si e trajtojnë ata bashkëpunimin e tyre me pushtuesit e Shqipërisë. Gjithashtu askush nuk ka dëshirë të lexojë dokumentacionin italian të periudhës pushtuese se si I shikonin italianët bashkëpuntorët e tyre shqiptar ku unë gjej shumë dokumenta që ata italijanët nuk ju besonin shqiptarëve bashkëpunues por dhe nga krahu tjetër dhe shqiptarët që bashkëpunuan me fashzmin italian e shikonin Italinë fashiste sidomos nga viti 1943 si një fuqi e paaftë për të fituar luftën e ata duhet të mëndonin për të ardhmen e Shqipërisë sipas këndvështrimit të tyre dhe të ardhmen e tyre. Vetë shqiptarët që bashkëpunuan me italianët kishin konflikte e ide të ndryeshme me njëri tjetrin që ridhte nga angazhimet e tyre të vjetra në politik në proçesin e bërjen së shtetit shqiptar po ju jap disa shembulla. Në një nga analizat që zyrat sekrete të ushtrisë italiane (Ufficio “I”) bënin bashkëpuntorëve të tyre shkresat kanë emërtesën “Situatizione”shkruhet: Tiranë, 7 maj 1940, XVIII Midis të mërguarve shqiptarë që u kthyen në Shqipëri pas pushtimit italian (Ismail Haki Tatzati, Mustafa Kruja, Ali Klisura, Sefi Vllamasi, Tef Gazulli, Qazim Mulleti, etj.) ka mosmarrëveshje për zhvillimet politike në vënd. Disa prej tyre synojnë të kthehen në Francë (Qazim Mulleti, Ali Këlcyra, Tef Gazulli, etj.). Sepse nuk mund të merren vesh me një qeveri shqiptare si ajo e Verlacit. F.C. Në një dokument tjetër të italisë fashste lexojmë dhe dyshimet që kishin italianët për bashkëpuntorët e tyre shqiptar: Dokumenti i përkthyer: Nr. i Dosjes 2904 Zyra "i" Seksioni i Situatës 2/30482 P.M. 22/11/25 3 Gusht ( 1943) Shqiptari Qazim Mulleti Për Qendrën CS të Tiranës Dhe për informacion Për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, R.I.N. P.N. 9 Delegacioni i qeverisë Italiane në Shqipëri i ka lëshuar një vizë hyrjeje shtetasit shqiptar Qazim Mulleti (nr. i pasaportës 019088/117, nr. i listës 7713) për hyrje në Itali. Qazim Mulleti, 60 vjeç, ish-Prefekt i Tiranës, ku është vendas dhe ku shërbeu si Podesta ( detyra më e lartë e një qyteti Aj) për një kohë të gjatë, është liruar nga kjo pozicion zyrtarisht "për arsye shëndetësore", por në realitet sepse është mik, njeri i besuar dhe bashkëpunëtor i kriminelit të njohur të rrezikshëm dhe udhëheqësit të bandave që veprojnë në zonën e Londrës, Myslim Peza. Kjo po komunikohet për shkak të masave të tepërta të mbikëqyrjes të marra kundër tij gjatë qëndrimit të tij në Itali, duke pasur parasysh se, duke pasur parasysh praninë e konfirmuar të oficerëve anglezë në bandat e Pezës, Mulleti mund të ketë qenë i ngarkuar me kryerjen e një misioni informativ kundër nesh gjatë qëndrimit të tij në Itali. Shefi i Zyrës "I" (Major A. D. Matteis) Vetëm këto dy dokumente dhe davaritet këndvështrimi bardh e zi e bashkëpuntorëve të pushtuesve dhe lexojmë se gjërat kanë nuhanca e ngjyra interesante nga këndvështrimi historik. Patër Anton Arapi Regjent në gjyqin e tij që e dënuan me vdekje deklaronte: “Po kam bashkëpunuar me gjermanët por falë këtij bashkëpunimi gjermanët nuk kanë bërë krime në Shqipëri si ato që kanë bërë në Jugosllavi e Greqi) vetëm ky fakt duhet të na detyrojë të thellohemi në histori që ti trajtojmë ngjarjet e luftës së dytë botërore si studime shkencore e jo si propogandë partie.
Në periudhën e Luftës II Botërore, ashtu si Shqipëria, të gjitha shtetet europiane u pushtuan nga forcat fashiste italiane e ato naziste gjermane, diku në pamundësi rezistence në një kapitullim pa kushte, diku mbas një rezistence të gjatë dhe diku ishin pjesë e aleancës nazifashiste. Në të gjitha vendet nën sundimin nazist u formuan qeveri kuislinge që i shërbyen pushtuesit, por në të njëjtën kohë u formuan dhe grupet e rezistencës në ilegalitet që sabotonin dhe dëmtonin makinerinë naziste. Mbas luftës në të gjitha vendet europiane, si ato që kaluan në bllokun sovjetik dhe ato të bllokut anglo-amerikan, të gjithë anëtarët e qeverive kuislinge dhe të gjithë bashkëpunëtorët e nazizmit u dënuan jo vetëm me gjyqe të rregullta, por u ndërshkuan edhe nëpër sheshet e qyteteve europiane. Historia nuk mund të shihet bardhë e zi, por kushdo që bashkëpunonte me pushtuesit dhe i shërbente atij në krimet ndaj popullit të tij ka vetëm një emër, tradhtar i atdheut dhe në periudhë lufte është dënimi kapital!
Kaq trongull je o i shkrete! Ai e ka shkrujt me doren e vet: -Te ekzekutohen ne shesh -Familjet te internohen 20 vjet. -T’iu konfiskohet pasuria. Ku ka rrejt historiografia e Enverit tek kjo pjese?!
Mos u lodh shumë Astrit. Të gjithë ata që ke cituar më sipër kanë qënë puthadorë të pushtuesit. Bashkëpunuan për të ruajtur privilegjet e tyre. Se ziheshin me njëri tjetrin nuk ka rëndësi fare. E meritonin dënimin.
Kete shkrim ta lexoje nipi i Kol Bib Mirakes, kaqoli Simon Miraka qe thote se xhaxhai im( Kola) ishte patriot. Kol Bib Miraka ky kryefashist i felliqur me kete dokument kerkon te gjakose gjithe shtresimin antifashist. Prandaj kjo kategori mori ndeshkimin e duhur ne gjithe boten demokratike. Antikomunizmi gjakatar nuk eshte eshte vlere demokratike, por nje diktature e zeze. Kushdo qe perpiqet te reabilitoje kuislinget do kene fatin e tyre per te mbetur mergate qyqesh. Demokracia nuk istalohet as me mentalitet komunist as me metalitet fashist.
Komentuesi Astrit, ben mirë qe lodhesh te ndricosh dhe pse djajte nuk duan as te shohin as te degjojne ndonese syte dhe veshet i kane hapur... Italia ka kulture mbi 3 mijëvjecare pa nderprerje, nuk ka zili te asimiloje popujt te tjere sikunder ndonjë shtet tjeter. Ne cilen kohe keto 2 mije vitet e fundit, populli shqiptar ka punuar me kazme 10 ore ne dite per 4 lek?... Ne cilen kohë, shqiptaret s'kane as prona as tapi? etj... Me kete s'dua te them se duhet te jemi koloni italiane ne aspektin kulturor
Per Astritin dhe " I Persosmi " budalla! Dokumenti i mesiperm, ne radhe te pare e mbi te gjitha, tregon se kush ishin, moralisht dhe kombetarisht, sherbetoret e pushtuesve. Kole Bibe Miraka, kryetari i fashisteve shqiptare dhe Minister i Brendshem ne qeverine profashiste te Tiranes, sugjeron/urdheron qe ata qe bejne propagande kunder fashizmit te denohen me vdekje. Pse ankohen pasardhesit e mbeturinave te bashkepunetoreve qe " regjimi gjakatar " i Enver Hoxhes i paska denuar deri ne 10 vjet per agjitacion e propagande ?! Baballaret e ketyre legeneve te denonin me vdekje per agjitacion e propagande kunder fashizmit ( vëri mendjen: kunder pushtuesit te vendit ). Sa i perket " asimilimit ", pushtuesit as e kane pasur dhe as e kane synim kryesor asimilimin. Nepermjet pushtimeve, ata synojne sundimin e atij vendi dhe grabitjen e pasurive te tij, sic po veprojne sot " Fanari i Demokracise Boterore " duke rrembyer, vrare e asgjesuar drejtuesit e shteteve te tjere dhe duke e shpallur hapur se po e bejne per t'iu marre naften dhe mineralet ( pra, pasurite ). Budallai " I persosmi " na pyet se kur, ne 2 mije vitet e fundit, populli shqiptar ka punuar me kazem. Duket se, pervec se i lig, eshte edhe totalisht injorant. Populli shqiptar ka punuar gjithe jeten e tij me kazem, ka ngerene barishte, ka ngrene ne nje canak dhjete vete bashke, s'ka ditur shkrim as kendim, eshte ndricuar me pishe e kandil, nuk ka ditur gje cfare eshte mjeku apo infermierja por, kur eshte semurur i eshte drejtuar fallxhoreve per te bere shorte. Zot na ruaj nga ky numer pambarimisht i madh budallenjsh dhe maskarenjsh.
I papersosmo, t'kom xhan. Por pyetja ime ishte: kur ka punuar 10 ore me kazme per 4 leke, jo thjesht kur ka punuar me kazme. Je rrufjan i papersosmo, por une prape t'kom xhan...
te dy ishin kolaboracioniste pra tradhtare te atdheut. Ku do ne Europe dhe Bote kolaboracionistet jane denuar. Turp per ju qe i mbroni keta faqezinj.