Nga Dr. Gjon Boriçi
Debati i madh që është zhvilluar përgjatë dy shekujve të fundit pas lindjes së teorisë marksiste dhe Krishtërimit, padyshim që do të linte gjurmët e veta në përplasje të ashpër politike ndër vendet ku ideali komunist i frymëzuar nga mësimet e Marksit, do të persekutonte shoqëritë e vendeve me sistem një partiak komunist. Në Evropën e shekullit të XIX – të, pas përfundimit të Kongresit të Vjenës dhe të vendosjes së sistemit të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që i dha fund luftërave të Revolucionit Francez, në kontinentin e vjetër filluan të lulëzonin një larmi idesh radikale, republikane dhe socialiste. Vitet 1830-1840, ishin vite të frymëzimeve politike dhe ambicioze duke patur si shembull Frederikun e Madh, idetë jakobine, mendimet e Kantit dhe Fihtes dhe inovacionin e epokës së re. Mendimi politik i Marksit u formësua pikërisht në këtë epokë. Trashëgimia racionale ishte veçanërisht e rëndësishme për të ndarë identitetin nga ajo çka u bë e njohur në vitet 1830-1840 me emrin ‘socializëm’.
Në vend të hyrjes – Marksizmi vs. Krishtërimit
Kriticizmi i Marksit ndaj fesë bazohej mbi ballafaqimin ndërmjet “Shtetit të Krishterë” dhe “Shtetit të arsyes”. Në kundërshtim me të parin, që sipas tij nuk ishte një bashkim moral i qenieve njerëzore, por një bashkim besimtarësh, filozofia kërkonte që “shteti të ishte shtet i natyrës njerëzore”.
Identifikimi i shtetit prusian të epokës së Marksit me Krishtërimin dhe shoqërinë civile, shtyu vetë Karl Marksin të mendonte një rrugë për përmbysjen e madhe. Për Marksin, shoqëria e krishterë, ishte e njëjtë me shoqërinë civile dhe rendin feudal që ai quante ‘rendi kafshë’.
Do të ishte Fojerbahu i cili do të shtonte se “Krishtërimi edukonte individualizmin dhe nuk lejonte lindjen e një etosi (karakteri) komunal (të përbashkët)”. Sipas tij, Krishërimi kishte ndarë unin nga ti, me bashkimin e veçantë të çdo individi me qenie personale të jashtme: me Krishtin.
Do të ishte kjo përplasje e fortë idesh për të “rrëmbyer” sa më shumë mbështetës të cilët do t’i hapnin udhë përmbysjes së madhe me një aleancë të pandershme ndërmjet atyre që mendojnë dhe atyre që vuajnë.
Identifikimi i klerit katolik si kundërshtari nr. 1 i regjimit komunist në Shqipëri
Që në vitin 1945, posaçërisht pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në mbledhjet e mbajtura nga data 6 deri më 10 dhjetor 1945, filloi identifikimin e tendencave oportuniste që kishin dominuar vijën e Frontit Demokratik.
Sipas përfundimeve të këtyre mbledhjeve kishte qenë gabim që në zgjedhjet për në Asamble, të lejoheshin të konkurronin edhe ata “rryma” që sipas Byrosë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare, kishin luftuar kundër fitores.
Tre ishin forcat të cilat qysh në fillim të pushteti komunist dhe ligjërimit të tij me anë të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, që u identifikuan si kundërshtarët më potencialë të regjimit që u instalua: borgjezia, Kleri Katolik dhe intelektualët reaksionarë.
Leksionet e mbajtura kundër Klerit Katolik ishin të gjitha të mbështjella me pasaktësi të mëdha historike çka tregon nivelin tepër të ulët teorik të atyre që i mbanin. Shumë prej dokumenteve që kam hulumtuar nuk kanë emër mbiemër se kush i ka referuar dhe as të nënshkruara në fund. Në këto ligjërata ngrihej në qiell lufta e Bashkimit Sovjetik (më tej: Bashkimi Sovjetik) dhe largpamësia e këtij të fundit ndaj rrezikut nazist që i kanosej botës.
Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ishte Bashkimi Sovjetik ai që nënshkroi më 23 gusht 1939 paktin e mossulmit me Gjermaninë naziste, duke i lënë dorë të lirë Hitlerit në copëtimin e Polonisë me Bashkimin Sovjetik dhe të Evropës Lindore. Interesant është fakti se Partia Komuniste Shqiptare kishte kërkuar të bënte aleancë me klerin katolik për rrethin e Shkodrës për zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.
Për këtë arsye, për të bërë fushatën elektorale, PKSH-së, dërgoi në Shkodër Sejfulla Malëshovën i cili e filloi fjalimin e tij në Shkodër duke evokuar punën e madhe të rilindësve shkodranë Vaso Pasha, Abat Doçit, Fishtën, Mjedën e Luigj Gurakuqin.
Por, përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për të themeluar një Parti Demokristiane, sipas at Zef Pllumit. Kjo parti të krijohej me kushtin që të bënte pjesë në Frontin Demokratik, por Ipeshkvi Gaspër Thaçi e kishte refuzuar pasi nuk dëshironte që Kleri Katolik të përzihej në çështje politike.
Në një leksion/instruksion partie i Qarkut Berat, vihen në dukje problemet që do të kishte pushteti komunist me Klerin Katolik. Edhe pse në këtë leksion thuhet se çështja e Klerit Katolik nuk ishte problem në qarkun e Beratit, ai ishte një problem me rëndësi për partinë. Sipas leksionit, Kleri Katolik ishte bërë boshti i reaksionit në Shqipëri, sidomos në veri të vendit. Mjaft domethënëse është pjesa ku shkruhet:
“Ata (katolikët) kanë organizimin e tyre, ata nuk janë me ne. Duke marrë parasysh nivelin e tyre të ngritur, kapacitetet e tyre dhe frymën e tyre anti popullore ata janë sot një rrezik për ne”. Në leksion jepej udhëzimi që asnjë komunist të mos hynte në polemikë me Klerin Katolik, pasi kjo gjë nuk ishte e favorshme, por të përpiqeshin t’i ndalonin për të mos luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen reaksionare të vendit.
Pamundësia për të lidhur aleancën me Klerin Katolik dhe nëpërmjet tij me shumicën e katolikëve të Shqipërisë, ndezi propagandën më të ashpër komuniste kundër kësaj strukture mijëravjeçare shqiptare. Nga strukturat e aktivit të partisë në Shkodër, vijuan të “vërshojnë” në Komitetin Qendror të PKSH-së, qindra njoftime ndaj punës armiqësore të Klerit Katolik në vitet e luftës.
Një fakt interesant që vjen nga ky dokument është fakti se qyteti i Shkodrës sipas arkivit të partisë ishte çliruar pa luftë. Një tjetër fakt interesant në këtë dokument është shtesa në informacion me shkrim dore: “Karakteristikë është qëndrimi i ftohtë i shtresave katolike”.
Në informacionin që paraqiste më 16 janar 1945 për qytetin e Shkodrës i dërguari i PKSH-së Mihal Prifti, situata paraqitej aspak shpresëdhënëse për komunistët. Sipas Mihal Priftit, populli në qytet ishte i ftohtë, indiferent dhe spektator mbi gjithçka ngjante përqark tij. Populli nuk merrte pjesë në asgjë e për më tepër elementi katolik ishte shumë i lidhur me Klerin e me reaksionin.
Elementi katolik në Shkodër ishte i organizuar në shoqata të ndryshme çka përbënin edhe ndarjen më të madhe ndërmjet elementëve të ndryshëm me parullat kundër lëvizjes dhe për të sabotuar mobilizimin. Shtresat e ulëta sipas Mihal Priftit duhet të ishin baza nga ku duhej të fillonte mobilizimi për të afruar popullin me lëvizjen.
Klerit katolik dhe katolikët si kundërshtarë të regjimit
Që në fillim të vitit 1946, në raportet që vinin nga qarku i Shkodrës, shikohet se theksi vendosej tek fushata kundër elementëve të Klerit Katolik. Nga raporti i datës 3 tetor 1946 i dërguar nga Komiteti Qarkor i PKSH-së për Shkodrën, informohej se koka e reaksionit ishte Kleri Katolik i mbështetur nga shërbimi i fshehtë britanik.
Por, sesi e mbështeste shërbimi britanik Klerin Katolik në qytetin e Shkodrës nuk jepet asnjë fakt. Thjesht, Kleri Katolik ishte armiku kryesor që punonte natë e ditë për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Sipas raportit Kleri Katolik punonte në heshtje dhe në mënyrë shumë konspirative. Kleri mundohej ta paraqiste sipas raportit pushtetin e PKSH-së si anti fetar.
Sipas statistikave të Sigurimit të Shtetit përpiluar në Shkodër në janar 1979 (dokumenti është pa datë), në vitin 1945 në Shqipëri kishte 145 meshtarë katolikë. Në raportin e 2 nëntorit 1946, deklarohej se Kleri Katolik me gjithë tërheqjen e tij mbetej kokë drejtuese e reaksionit dhe se nuk ishte goditur aq fort sa duhet.
Deri në muajin nëntor 1946, Kleri Katolik ishte elementi që kishte pësuar goditjen më të rëndë nga pushteti komunist në Shqipëri. Nga dosjet që kam hulumtuar të deklasifikuara së fundmi, më rezulton se nga viti 1945, deri më 1946, ishin arrestuar dhjetëra priftërinj katolikë dhe mbi të gjitha ishin ekzekutuar gjashtë prej tyre. Ndërsa në burg kishin vdekur nga torturat katër priftërinj katolikë.
Kjo sipas Qarkorit të PKSH-së për degën e Shkodrës, nuk quhej goditje e fortë? Çfarë duhej të ndodhte që të quhej goditje e fortë? Deri në fund të regjimit komunist në Shqipëri, numri i klerikëve katolikë të pushkatuar, sipas një statistike të Sigurimit të Shtetit e përpiluar në Shkodër më 22 dhjetor 1978, është 26. Ndërsa numri i klerikëve katolikë sipas të njëjtit dokument, të vdekur në burgje, është 18.
Në muajin nëntor vijuan arrestimet e tjera të klerikëve katolikë, Imzot Frano Gjinit, për shkak se tek kisha e fretënvet (Kuvendi Françeskan) më 14 nëntor 1946, u gjetën armë. Si kishte mundësi? Të vërtetën e armëve në Kuvendin Françeskan e “plasi” një ish oficer i Sigurimit i quajtur Pjerin Kçira, më 19 maj 1949, kur vetë u arrestua dhe kishte dalë para gjyqit si anëtar i grupit të Koçi Xoxes. Në gjyq, Kçira do t’i shprehej kryetarit të gjyqit:
“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë, e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret…për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të Enver Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm.
Ju keni qenë ata që më keni detyruar të torturoj priftërinj dhe rregulltarë katolikë, pasi i kishit akuzuar pa asnjë bazë. Ju keni qenë ata që më keni urdhëruar të vendos natën armë në kisha e kuvende dhe objekte kulti, me qëllim gjetjen e një preteksti për të eliminuar klerin dhe Kishën Katolike”.
Pushteti komunist nëpërmjet Sigurimit të Shtetit kërkonte të mbyllte çdo “çerdhe” katolike, siç i quante kuvendet dhe shtëpitë e murgeshave që të mos kishte asnjë mundësi të flitej kundër PKSH-së.
Megjithatë, Sigurimi vigjilonte edhe ndaj nëpunësve të vet, si me rastin e Brahim Shparit, oficer i Sigurimit në Shkodër, vetëm për faktin pse ishte shoqëruar me të rinj katolikë. Ndërsa për komunistin katolik Kol Ashta, përmes raportit thuhej se nuk mund të quhej i besueshëm për partinë, sepse ishte shpirtgjerë e i mëshirshëm.
Në goditjen ndaj klerit katolik nuk bënte përjashtim Tirana. Goditja që ishte dhënë në Shkodër në vitet 1945-1947 padyshim që do të ndihej edhe në Tiranë. Në raportin dërguar Komitetit Qendror nga aktivi i partisë së Tiranës më 4 mars 1947, informohet se tek katolikët e Tiranës, për arsye të goditjes që kanë pësuar, shikohet një frikësim i madh. Duke qenë se shumica e katolikëve të Tiranës ishin me origjinë nga Shkodra, padyshim që lidhjet me atë qytet ishin të forta, familjare dhe miqësore.
Të jetuarit në këtë qytet prej më shumë se 30 vjetësh, i kishte identifikuar ata si njerëz të biznesit e të kulturës. Sipas raportit, numri i katolikëve ishte i mirë, por që qëndronin larg aktiveve të partisë. Shumica e tyre sipas raportit ishin intelektualë dhe nëpunës të vjetër, që kishin pasur poste me rëndësi në shtet dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm me njëri tjetrin dhe e ruanin miqësinë.
Radhët e partisë në Tiranë “mbusheshin” nga shtresa të varfra dhe të pa arsimuara dhe katolikët nuk bënin pjesë në asnjërën nga shtresat e lartpërmendura. Në asnjë rresht të raportit nuk flitet se ishin rekrutuar katolikë nga Tirana në radhët e PKSH-së. E gjithë kjo bëri që katolikët e Tiranës të quheshin kundërshtarë të regjimit. Ndër parullat sipas qarkorit të partisë së Tiranës që lëshonte Kleri Katolik, ishte se “feja katolike po luftohet ndërsa orthodoksëve dhe myslimanëve u jepet subvencion nga shteti”.
Megjithatë nga Shkodra në Tiranë raportet nuk reshtnin së informuari mbi aktivitetet “armiqësore” të reaksionit katolik kundra pushtetit popullor të PKSH-së. Çdo fjalë e pamatur qoftëedhe në formë shakaje (është i njohur humori shkodran për barcaletat e panumërta për regjimin) dhe e gjithë kjo veprimtari quhej çorientuese në punën e partisë.
Komiteti i Partisë i rrethit të Shkodrës, kërkonte një goditje edhe më të fortë ndaj klerit dhe reaksionit katolik, pasi nuk ishin goditur aq sa duhet. Para problemeve të fillimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, raportet nga rrethi i Shkodrës për aktivitetin e klerikëve katolikë janë më të shpeshta.
Sipas tyre, ishte i vetmi rreth kundërshtar që megjithë goditjet e forta që kishte pësuar në vitet 1945-1947, përsëri fliste kundër Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes. Në fakt, me çfarëdolloj problemi politik që kishte pushteti komunist në Shqipëri me të huajt, Kisha Katolike e Shqipërisë patjetër që kishte gisht.
Në një raport të Sigurimit të Shtetit, për vitet 1944-1947, kisha katolike e Tiranës ishte nyje e ndërlidhjes midis reaksionit të brendshëm, Vatikanit e zbulimeve të huaja.
Në raportin e Sigurimit të Shtetit për Klerin Katolik, del se ky i fundit kishte qenë përgjegjës për të gjitha pushtimet e huaja që kishin ndodhur në Shqipëri që nga koha e pushtimi otoman (që në raport shkruhet Automan).
Thuajse në çdo gjyq që zhvillohej kundër klerikëve katolikë siç dëshmon edhe At Zef Pllumi, një nga akuzat ishte se; “jeni përgjegjës që nga kryqëzatat e deri tek përpjekjet për të përmbysur pushtetin popullor”.
Pra Kleri Katolik, ai që kishte ndërtuar shkollat e para shqipe në Shqipëri dhe që kishte mbajtur gjallë këtë gjuhë të lashtë, na ishte obskurant dhe i ishte kundërvënë në çdo kohë traditave dhe zakoneve më të mira të popullit shqiptar. Borgjezia katolike dhe Kleri Katolik ishin një dhe meqë ishin dukshëm anti komunistë, rrjedhimisht ishin edhe anti shqiptarë.
Megjithatë, sipas raportit të Sigurimit të shtetit edhe pse Kleri Katolik kishte pësuar goditje të forta, përsëri nuk e kishte ndërprerë veprimtarinë antikomuniste dhe rrjedhimisht tradhtinë ndaj atdheut dhe popullit. Por me gjithë goditjet e herëpashershme që kishte marrë Kleri Katolik, vijonte të ishte armik i betuar i rendit socialist. / Memorie.al
“Pothuajse të gjithë njerëzit mund ta përballojnë fatkeqësinë, por nëse do të provosh karakterin e një njeriu, jepi pushtet.” — (Abraham Lincoln)_______ “Pushteti nuk e korrupton njeriun; ai vetëm zbulon atë që ai është në të vërtetë.” — Robert Caro___________ “Autoriteti nuk ndërton karakter; ai e zbulon atë.” — James Baldwin ___________________ Gjatë periudhës së Mesjetës, sidomos nga shekulli XII deri në shekullin XVI, Papati arriti një pushtet të madh politik dhe shpirtëror në Evropë, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën fetare, shoqërore dhe juridike. Një nga shfaqjet më të debatueshme të këtij pushteti ishte Inkuizicioni, i cili filloi zyrtarisht rreth vitit 1231, kur Papa Gregori IX e institucionalizoi atë për të luftuar herezitë. Në shekujt XIII–XV, gjyqet e Inkuizicionit u përhapën në vende të ndryshme evropiane, ndërsa Inkuizicioni Spanjoll (i themeluar më 1478) u bë një nga format më të ashpra të tij. Metodat përfshinin torturë dhe dënime ekstreme, si djegia në turrën e druve, që synonin ndëshkimin e heretikëve dhe frikësimin e popullsisë për të ruajtur unitetin fetar. Një tjetër praktikë e diskutueshme ishte shpërndarja e indulgjencave, e cila u zhvillua gradualisht nga shekulli XI, por mori përmasa të mëdha në shekullin XV dhe në fillim të shekullit XVI. Në këtë periudhë, indulgjencat shpesh lidhen me pagesa monetare, veçanërisht gjatë viteve 1500–1517, kur ato u përdorën për të financuar projekte të mëdha si ndërtimi i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë. Kjo praktikë krijoi pakënaqësi të thellë dhe perceptimin se falja e mëkateve mund të blihej. ________________ "Feja i ka bindur njerëzit se është virtyt të mos kuptosh." (George Carlin)__ "Zoti nuk është përgjigje, Zoti është dorëzimi i mendimit. Feja helmon gjithçka." (Christopher Hitchens)___ Të gjitha fetë, sic janë të dëmshme, janë edhe të rreme. Bota ka nevojë për zemra e mendje te hapura, jo për sisteme te ngurta. (Bertrand Russell)______ Shkenca nuk synon dhe aq t'i hapë dyert dijes sẽ pafundme, sa c'synon ti vendosë kufij injorancës së pafundme. (Bertolt Brecht)_____ Ai që lexon "libra të shenjtë" dhe nuk i kupton, behet fetar. Ndërsa ai që i kupton, defetarizohet. (Nikolla Tesla)______ Injoranca dhe frika janë dy pikat ku mbështeten tẽ gjitha besimet fetare. (Paul Thiry d'Holbact)_______ Besimi fillon pikërisht aty ku arsyetimi mbaron. (Soren Kierkegaard)_____ Kerkimi i lumturisë është feja e vertetë e individit modern. Por edhe ajo, si te giitha fetë e tjera, është një iluzion. (Edgar Morin)______ Kush mendon se feja nuk ka te bëjë me politikën nuk ka kuptuar asgjë as nga feja e as nga politika. (Gandi)______ Unë mendoj se djalli nuk ekziston, por njeriu e ka krijuar atë, ai e ka krijuar atë sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së tij. (Fyodor Dostoevsky)_______ Mos fol kurrë për paqe e për dashuri! Një njeri e pati provuar dhe e kryqëzuan. (Jim Morrison)_____ "Nëse një person beson diçka të palogjikshme, ai quhet budalla - por nëse dhjetë milionë njerëz besojnë të njëjtën gjë të palogjikshme, kjo quhet fe." (Volteri) ________________________ Në BIBËL thuhet te Luka 18:22 Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ''Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq''. 23 Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur. 24 Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ''Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë! 25 Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''._______ Ndërkohë pasutitë e Vatikanit janë me miliona euro._____ https://www.cna.al/blog/sa-pasuri-zoteron-kisha-katolike-dhe-vatikani-i373304 ________________________ FEJA PREDIKON PAQEN DHE VËLLAZËRINË MES NJERËZVE. POR ÇFARË THUHET NË BIBËL? SE EDHE POLITIKANËT PROPAGANDOJNË MIRËQËNIE, PAQE, VËLLAZËRI, POR SA KANË MARRË PUSHTETIN KANË SHTYPUR POPULLIN, E KANË PËRÇARË ATË, E KANË VJEDHUR DHE SHPOPULLUAR MASIVISHT. PRANDAJ PËR ÇDO GJË VLERË KANË FAKTET, PRA ÇFARË KE TË SHKRUAR NË DOKTRINË (NË BIBËL NË KËTË RAST), DHE ÇFARË KE BËRË KUR KE PASUR PUSHTET. FAKTI QË SIDO QË TË JESH SJELLË NË PUSHTET E ÇFARËDO TË KESH BËRË, APO NËSE KE TË SHKRUAR GËNJESHTRA APO ÇUDIRA NË DOKTRINË DHE AKOMA GJEN BUDALLENJ QË TË BESOJNË APO GOMERË QË TË VOTOJNË, KJO NUK DO TË THOTË QË KE TË DREJTË SI FE APO SI PARTI POLITIKE NË QOFTË._________ TE BIBLA, LUKE 14:26 ''Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im. ________ Të Bibla, Dhiata e re, te Matthew, kapitulli 10: 34, thuhet: ''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. 35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra, 36 dhe armiqtë e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet. 37 Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua. 38 Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua. 39 Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. _____________ "Nëse një person beson diçka të palogjikshme, ai quhet budalla - por nëse dhjetë milionë njerëz besojnë të njëjtën gjë të palogjikshme, kjo quhet fe." (Volteri)
Pse kercen si zorra n prush?Supozojme se i ke citu sakte.Po pse s permend krimet e utopine e Rev francez?Sovjetik,kinez,kamboxhian etj etj.Klerit katolik i doli fjala ne Shqiperi.Mandej ishim nji shoqeri para feudale dhe e miksume me komunizem.
Po përzihen disa gjëra këtu, citime filozofike, abuzime historike dhe interpretim literal i teksteve fetare, për të nxjerrë një përfundim absolut. Fakti që institucione fetare kanë abuzuar me pushtetin është i padiskutueshëm, por kjo nuk provon që çdo besim fetar është i rremë apo i dëmshëm. Historia tregon që problemi kryesor shpesh nuk është feja apo ideologjia në vetvete, por njeriu dhe mënyra si e përdor pushtetin. I njëjti model shihet edhe në politike. Abuzimi nuk e bën vetë konceptin të pavlefshëm. Për më tepër, feja nuk është një bllok i vetëm dhe tekstet nuk lexohen gjithmonë në mënyrë literale apo jashtë kontekstit historik. Ka po aq raste kur besimi ka frymëzuar solidaritet, sakrificë dhe ndihmë për të tjerët. Nëse do të gjykojmë çdo ide vetëm nga abuzimet e bëra në emër të saj, atëherë asnjë sistem fetar, politik apo filozofik, nuk do të mbetej në këmbë. Realiteti është më kompleks se kaq.
Per A-A.Shiko eshte tipike alla shqiptare te barazosh quota apo citate nga njerez te famshem me gjoja njohurite dhe kulturen personale. Kete ben artikulli duke permendur ne pak rreshta njerez te famshem pa anje kuptim. Ti e kalon ne extrem. Te jesh ateist s’eshte problem, por problem eshte te thuash se kush jane besimtaret e krishtere me sisteme korruptive, primitive, kundra zhvillimit etj etj, ky eshte gabim edhe ti e ben kete si komunist me pavetedije. Thjeshte nqs une dua te ndihmoj dike apo dua ti tregoj anet pozitive te besimit tim si them kundershtarit te keqiat e tij. Kundershtari do me urreje me shume. Pra pse s’thua te mirat e nje sistemi ateist, pse sthua si sistemet komuniste por vecanerisht Shqiperia jone qe i shtoi me krenari epithetin komunist –atheist beri perparim ne krahasim me perendimin qe ishte e krishtere? Por nje problem tjeter yti, eshte ndarja e ateizmit nga komunizmi. Me kete besoj se ti nenkupron ateistet e famshem si Volteri, Nicen apo moderrnet si Hitchens dhe Dawkins qe jetone ne boten e krishtere. Ne te vertete ateizmi te shpie vetem ne komunizem. Me vjen keq por te citosh biblen kundra saj eshte ose injorace ekstreme apo ligesi e papare, por mund te jete zhvillim superior intelektuar( pra shqiptarllek) qe une se kupto.j Do doja te te jap pergjigje per te gjitha shprehjet qe perdor nga bibla, por do te sqaroj nje, me te veshtiren( me te thjeshten). Kur Shpetimtari yne thote ‘’lere cdo gje edhe memen dhe baben dhe eja tek Une’’ me kete nenekupton se ne duhet gjithome te ndjekim te verteten, driten, dashurine, lumturine e perjeteshme. Kush sdo ti ndjeki keto perpara memes dhe babes ? Une besoj se ai i kishte te gjitha keto cilesi si Zot me mish dhe gjak. Do te permend vetem thebin e nje artikulli qe u postua ketu para disa muajsh ku Konica thote se shoqerite e zhvilluara dhe te perparuara jane vetem ato qe kane ne base dekalogun, pra Zotin. Une si edhe ty e shikojme me sy kete fakt. Do kisha deshire te me pergjigjeshe dhe te dija si do ta perdredhesh kete fakt ? Per ne te krishteret e dime se ka plot jobesimtare, besimtare ne zot fallco, pasifiste etj. Ne duam te na bashkohen me vullneti e tyre te gjithe, por per ne eshte e pamundur te provokojme apo te trazojme boten qe te degjohemi . Jani ju komuniste dhe ateistet qe su rri bytha rehat me pretendime se gjoja e keni permiresur jeten tuaj dhe tani do na shpetoni edhe ne. Hipokrite. Pastaj ti kalon hapur ne genjeshtera kur e fut Dostojefskin qe njihet pothuaj si shenjetor i kishes orthodoke ne nje nivet me ateiste.
Mire ja ke vene vehtes emrin FSHATAR , nuk e kupton dot , komentusin A A ? " Nese nje person beson ne dicka te pallogjikeshme , ai quhet BUDALLA - por nese 10 miljon njerez besojne te njejten gje te pallogjikeshme , kjo quhet FE " (Volteri ) po kete mund ta kundershtsh ???
1-Emeri fshatar eshte emer i nderuar, por mendja jote e shtrember (si edhe shume te tjereve) pa asnje llogjike e perdor si ofendim. Pse ti s’ben debat idete apo mendimin tim por perpiqesh te ofendosh ? Ne themi’’ kur s’qellon dot gomarin i be samarit’’. 2 Ti vazhdon te perdoresh citate te dikujt tjeter te perkthyera gabim dhe pavend. Edhe ketu perpiqesh te ofendosh , por te me quash budalla per Krishtin eshte nder qe une se meritoj. Te gjithe shenjetoret jane budallenj per Krishtin.3- Nga sa thashe me lart kuptohet se ty te eshte mohuar mendimi personal ,por si edhe ne komentin e mesiperm jo vetem qe ti genjen por je edhe mashtrues. Pse ? Sepse ti je i njejti njeri ne te 2 komente. Jo vetem kaqe por komenti yt i pari ishte i parapergatitur dhe ska fare lidhje me artikullin. Sigurisht ti shpresoje te merrje lavderime. Me vjen keq qe te zhgenjeva
Me qe e ke per zemer Krishtin mbaje , flijou edhe per te eshte e drejta jote , mos ngatero ato citate te te pareve dhe mendje ndritur te atyre koherave qe kane jetuar , nuk kane dale sot , me respekt edhe per mendimin ndryshe ? Ne kohen e monizmit kishim nje shprehje : kur gabonim ne te folur apo llogjike thoshim : Mos na i vini veshin , se Komunist Fshati jemi ? Prandaj mos u merzit ..!!!
Po mire mer lal,katoliket ishin kundra.Po kto tironsit e vjeter etj qe na shiten si antikamunista?!Kto formune ene partine n lagje tyne,strehun e ndihmun Qemolin,Beqir Ballukun,Enverin etj.Ene pasanikte e kohes turkut u bon ateista.Manej ankohen prej Enverit e dun Saliun.Hej bela
Kleri katolik edhe sot asht i njejti. Perkrahes i izraelit dhe aleateve pervers te tij.
Boriç për mua nuk je i drejtë në çfarë mundohesh të thuash,se për mua belbëzon dhe keq madje.Unë që potë shkruaj të dua të mirën që një ditë si dhe ata që mbron e ngre në piedistal mos njgjitesh pas këpucës, si ai dhe ata.Në një FUND PA LAVDI që dhe as fëmijët mks të të besojnë.Turp që je dhe profesor.
Nuk na e mbush mendjen me predikimet "shkencore" që na paraqet. Feja është opium për popullin, se i mbush njerzit me mbroçkulla të paqëna, kjo është e vërteta e e ideologjisë komuniste ndaj fesë. Por këto predikime ndikojnë moralisht por edhe politikisht tek njerzit, sikurse çdo predikim. Feja dhe komunizmi janë në një kundërshti të përherëshme ideologjike, ndaj s'ke pse ankohesh. Dëmet njerëzore më të mëdha i ka sjellë feja. Harrove inkuzicionin dhe kryqëzatat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite? Madje, arrin deri atje sa të shfaqen sekuenca mesietare edhe sot, por tashmë jo me shpata, por me rraketa, dronë e aeroplanë. Dhe gjith këto, nga antikomunistët e shteteve laike (por që kanë në themel besimin fetar) apo fetare. Sa i takon rolit vendimtar të BS në luftën kundër fashizmit, kjo, nuk mund të mohohet, sikundër është e vërtetë që BS u detyrua të lidhte marrëveshje të njëanshme mossulmimi me fashizmin kur shtetet "katolike protestave etj" të krishtera të perëndimit nuk iu përgjigjen thirrjes për një kualicion të përbashkët anti-fashist dhe këtë ti e di mirë por spekulon qëllimisht si një perlat i vërtetë katolik i financuar nga Vatikani. Bashkëpunimi i fesë me skrupujt e luftërave është edhe bekimet që jepte kleri dhe sidomos ai katolik në përkrahje të obskurantizmit dhe regresit shoqëror. Inkuizicioni (pengesë e përparimit njerëzor; imagjimo, deri në rilindje nuk njiheshin autorët e lashtësisë si letërsi heretike) dhe më pas bashkëpunimi me fashizmin në Spanjë, Itali e gjetkë, janë refleksion i katolicizmit në Shkodër dhe, nuk është dhe aq i vërtetë fakti, që katolikët për origjinë fetare, jo botëkuptimore ishin të gjithë antikomunistë. Antikomunistët ishin antikomunistë, fetarë, borgjezë apo inteligjencë qoshin, madje kishte edhe barktharë e të këputur, të ndikuar nga këta, që ishin anti. Tani, konkretisht: vetë e thua se kleri ishte antikomunist, aq sa përfaqësues të lartë të tij u lidhën me fashizmin sikurse ati i tyre i shenjtë në Vatikan dhe kjo, edhe pas rënies së fashizmit, nën Gjermaninë naziste. "Harron" dhe se përmend faktin që prelatë të katolicizmit në shqipëri e pritën fashizmin me lule? E pra, komunistët e kishin një shkak: "antifashizmin". Kurse katolicizmi ç'ka kundër, kur të gjithë ungjinjtë flasin për një barazi shoqërore, apo se predikon këtë barazi kur mileti të jetë larguar nga kjo botë dhe komunizmi më këtë. Në atë, se kjo nuk i prish punë pushtetit që uzurpoi fenë dikur së vjetri e vuri në krye një mbret a një papë. E si, të natyrshme e quan ti këtë? Me vendosjen e pushtetit popullor, kleri, me kanun duhet të qe me pushtetin, me mbretin, me diktatorin, me kryetarin e shtetit, madje është e shkrojtur, në bekimet e para që u bëhet besimtarëve; pse kundër? E si, të lejoheshin klerikët të diskreditojnë rendin e ri, kur arrinin të bashkëpunonin me të huajt për ta rrëzuar? Po të kishin vepruar po njëlloj në Itali a gjetkë, ç'qëndrim do të kishte mbajtur shteti atje? Ngritja dorë kundër rendit kushtetues kudo dënohet njëlloj; në daç ta bëjë kleri, në daç laikët. Kisha katolike nuk ishte autoqefale në Shqipëri, nga kjo rridhte edhe armiqësia me regjimin. Jo se ata ishin më të virgjër, po sepse Vatikani u kishte letrat gjithsejcilit, nga rangu më i ulët e deri tek ai më i larti. Pse, mos po raportonte gabim sigurimi i shtetit në dokumentin pa datë, por janar 1978 (u... paska datë), që në 1945 kishte 145 meshtarë? Nuk besoj të kishte po kaq komisarë në atë kohë! E pra, kur komisarët u barazuan me fetarë, atëhere nuk kishte në nevojë për antagonizëm, madje u bënë të pa nevojshëm për "grigjën" dhe u hoq fare baza materiale dhe njerëzore si stitucione fetare, sepse feja e shqiptarit ishte shqiptaria, kurse ana ideologjike mbeti se ishte mjaft e vështirë. Pikërisht ndryshimin botkuptimor, në laik, kërkonte kryesisht regjimi komunist. U hapën shkolla dhe institucione të tjera edukimi shkencor; nuk mund të ecnin krahas edukimi shkencor me atë fetar: nuk mundte që një fenomen të kishte dy të vërteta, kur në astronomi të thuhej se bota është e pafundme dhe në zhvillim të vazhdueshëm, feja tu thoshte se yjet janë krijuar nga Zoti dhe të ngulur më qiell. Po zoti ku është? Nuk duket, por të sheh dhe do të çfaqet dikur, diku, i frikshëm llahtar!!! Kemi të bëjmë me antagonizmin domonant. Feja po humbte terren kudo në bote. E këta klerikët prisnin e përcillnin diversantë për të sabotuar ndërtimin e një Shqipërie të re, bashkëpunonin në vrasje të "meshtarëve" të pashkolluar (atyre që mbanin leksione) të komunizmit, që fjalën otoman e shkruanin Atuman (konkluzione prej historiani..., që nuk merr parasysh edhe ndonjë gabim ortografik, apo shqiptim ndryshe: psh: Asmoni, për Osmani. Dy fjalë edhe për armët e gjetura në institucione fetare dhe pohimet e të akuzuarve në gjyq se ishin stisje të komunistëve për të implikuar katolikët klerik - jo fenë në përgjithësi! Dhe kjo mënyrë paska ndodhur vetëm për ta, se vetëm këta, na paskan ruajtur gralin e shenjtë të besimit t'kristjan(!) dhe besimit fetar në përgjithësi. Po si ka mundësi që nuk i paskan zhdukur edhe dëshmitë e dëshmitarëve që kanë manipuluar provat në favor të sigurimit ndaj klerikëve të "pafajshëm" (duke futur armë fshehurazi në qelë!!!?), kur këto pohime e diskreditojnë regjimin? Për siç i deklaron ti këta katolikë meshtar, më i besueshëm është varjanti që këta qenë të përzjerë me politikë dhe, edhe armë mund të kishin në kisha e qela. Ata mbetën me kokë kthyer nga deti me armët gati për "kryengritje" si në Gladio: po vijnë, po vijnë! Hajde llogjikë historiani hajde; në çdo rresht i pa besueshëm. Po deri në mesin e viteve '60 nuk u predikua? Sa për dëshmitë e At Zefit, e si?!, merren për bazë? Një hartim justifikues me gjysmë të vërteta për gjith sa vojti për faj të tij, pa le kush ja ka diktuar. Po kur i shkrojti (në burg?!). Rrojti, ky, për me diftu! Rop ra në kishën e tij. Nuk është për t'u çuditur nga një Doktor shkencash, le të mos jetë historian fare, madje një vëzhgues i thjeshtë qoftë, se si shërbimi i fshehtë britanik udhëzonte klerin katolik (se për këtë e kemi fjalën): meqë lidhja me Vatikanin u bë thuajse e pamundur pas çlirimit, rolin e reaksionit antikomunist e zunë anglezët, që kishin misionarët e tyre në atë kohë në Shqipëri. Ja, kaq e thjeshtë është! Jo, askush nuk e ka mohuar rolin e klerikëve në rilindjen kombëtare; ata ishin edhe më të arsimuarit; pjesa tjetër ishin analfabet (ta zëmë 85%!); ata shkruanin, ata hulumtonin dhe atyre u binte, si çobani të "grigjës", të predikonin në gjuhën vendase për tu kuptuar, por ama, në emër të atit, të birit e të shpirtit të shenjtë e të Papës së Vatikanit; ata e dinin më mirë se askush tjetër nga këta analfabetë që regjimi i ri nuk do të kishte më nevojë për predikimet e tyre dhe se ky regjim do t'i forconte traditat e mira të shqiptarit dhe do të flakte tej ato të këqiat që feja i mbante lidhur për interesat e saj dhe furur deri në Kanun. Dhe po, kleri katolik, ishte dhe është armik i betuar i socializmit, si edhe fetë e tjera; e thamë, e pohon edhe ti, bazën ideologjike, por ajo që duhet vënë në dukje është se katolicizmi ka shtetin e tij autokrat, që nuk e kanë fetë e tjera. Ndoshta pak gjatë, por kritika do spjegim. Ky shkrim i ngjan një predikimi prej kleriku dhe jo historiani konfuz dhe me mjaft të pavërteta për ç'merf përsipër të tregojë. Tamam si komisarët e dikurshëm që kritikon. E pra, në drejtim të predikimit botkuptimor nuk kam asgjë kundër, në të dy krahët, përfshi dhe pasojat.
Boriçi përballë Karl Marksit! O tempora, o mores, dmth. ç'po na shohin sytë!!!!!!
Amund te hetohete ne kihen kumunusmi
Filozofet materialiste qene shprehur se ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk. Aspak e vertete. Njeriu ka lindur si bishe, bisha me eger ne planet. Eshte e vertete se feja per popullin eshte opium. Po opium. Fete i kane mbajtur popujt (bishat) nen trysnine e frikes se Perendise. Edhe sot e kesaj dite keshtu eshte. Edukimi, teknologjia, shkenca kane bere mjaft per zbutjen e njeriut, por nuk ia kane arritur qellimit final-paqen e perboteshme. Lufterat vazhdojne. Nje shembull special eshte vendi yne, ku komunizmi coi ne zvetenimin moral te shqiptareve, duke ndertuar te ashtuquajturin "Njeriu i ri" dhe pasojat jane te dukshme edhe sot.
Nje shembull te thjeshte per ty komentus Doktori : Ne familje nga dy prinder jane lindur dhe ritur 3-4 femije , te kater mdryshojne ne karakter , temperament ne ndjeshmeri , njerit i pelqen feja tjetri shkenca apo bujqesia ? Dikush nga keta femij me te njejtet prinder arin majat e shkences te tjeret nuk perparojne , behen kundershtare , njeri gozhdes tjetri patkojit , po ne gjithe kete bote te mbushur me popullsi nga te gjitha racat apo fe si dhe bindje te ndryshme , cfare EKUJLIBRI duhet vendosur ??? Verini nje EMER cfar do lloj , vetem pa emer mos e lini ?