Lufta e Dytë Botërore nuk ndryshoi vetëm kufijtë dhe fatet politike të vendeve. Ajo ndërhyri edhe në jetën e përditshme të qyteteve, deri në detaje që sot mund të duken të pazakonta. Një dokument i vitit 1942 tregon pikërisht një episod të tillë në Tiranë: përplasjen mes autoriteteve dhe pronarëve të lokaleve për… balerinat.
Në fillim të vitit 1942, prefekti i Tiranës kishte dhënë një urdhër të qartë: në lokalet e qytetit të ndërpritej argëtimi me balerina që kërcenin dhe shoqëronin klientët në tavolina. Në një kohë lufte dhe kontrolli të fortë administrativ, autoritetet kërkonin të vendosnin rregull dhe kufizime edhe në jetën e natës.
Por për pronarët e disa prej lokaleve më të njohura të kryeqytetit, ky vendim ishte një goditje e drejtpërdrejtë për biznesin.
Përballë këtij vendimi, tre pronarë lokalesh – Jorgji Koja, Ibrahim Rexha dhe Nevruz Nivica – vendosën t’i drejtohen drejtpërdrejt kryeministrit të kohës, Mustafa Kruja. Në një letër zyrtare të datës 28 janar 1942, ata i kërkonin ndërhyrje për të rishikuar urdhrin e prefektit.
Ata argumentonin se ndalimi i balerinave po i çonte lokalet drejt falimentimit.
Balerinat që performonin në këto ambiente nuk ishin thjesht artiste vendase. Sipas letrës, ato ishin sjellë me shpenzime të mëdha nga Italia, por edhe nga territoret shqiptare të asaj kohe si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Pronarët kishin investuar për udhëtimin, qëndrimin dhe pagesat e tyre, duke e ndërtuar të gjithë modelin e biznesit mbi këtë formë argëtimi.
Lokalet për të cilat bëhej fjalë nuk ishin të panjohura. Në dokument përmenden Koncerti Kristal, Dega Belvedere dhe Paris, ambiente që në atë kohë përbënin një pjesë të rëndësishme të jetës së natës në Tiranë.
Pronarët paralajmëronin se, nëse ndalimi vazhdonte, mbajtja hapur e lokaleve nuk kishte më kuptim ekonomik. Në thelb, ata i thoshin kryeministrit se pa balerinat nuk kishte klientë, dhe pa klientë nuk kishte biznes.
Letra është një dëshmi interesante e jetës urbane të Tiranës në kohën e luftës. Ajo tregon se edhe në një periudhë të trazuar historike, qyteti kishte një jetë nate aktive, me muzikë, vallëzim dhe lokale që kërkonin të mbijetonin mes rregullave të pushtetit dhe kërkesave të klientelës.
Në fund, përtej aspektit kurioz të historisë, dokumenti pasqyron një realitet të njohur edhe sot: përplasjen mes moralit të autoriteteve dhe interesit ekonomik të biznesit.
Edhe në vitin 1942, në mes të luftës, Tirana duket se kishte një debat që nuk lidhej vetëm me politikën apo ushtrinë – por edhe me pyetjen shumë më tokësore: a mund të funksionojë një lokal nate pa balerina? / VNA
Dmth Tirana ska hequr dore nga tallavaja dhe nga çingijet as ne mes te luftes... Te qifja Parisin dmth
Tironsit kane qene qeflinje. Cfare fitonin i harxhonin per qejfe. Edhe Elbasanllinjte keshtu ishin, hajde tek Lala jot ti - ju thojshin femnave, por edhe djemve te bukur adoleshent.
Tirona ishte ene osht si Paris
C'est la vie ! Po dhe perpara jetonin,gezonin,benin shaka,..etj,.. Se me shkrime qe kane habine...se si ne kohe lufte apo jo...benin jeten,gezonin etj,...,tregoni se me pare kane qene mumje,injorante,..etj,..etj,.. Jeta ne cdo kohe ka patur te gjitha aspektet e saj... Dhe do ti kete..! Hajt Gezuar !
Po paskan qene balerina mer jahu. Ne ishim te pushtuar nga fashizmi dhe bashpunetoret e tyre Lum si ne qe na erdhen halet sllavobolshevike dhe na sollen demolracind staliniste
Posi ore. Per ahengje ne ishim si Parisi. Nja 2 lokale ketej nga qendra domethene se pjesa tjeter e vendit ishte barkthare pa uje e pa drita.
Po pune e modhe! Tironsit bojshin qejf, dmth meshkujt kuptohet!
Poturexhinjtë qafpalarë me qylafe të Tiranës as që mund t'i afroheshin këtyre lokaleve. I vetmi "argëtim' për t'a ishte ngritja e bythës në ambjentet e xhamisë! Të huajt ishin klientët e tyre.
Pse or koqe kanari, vijshin të hujt e Parisit, Romës , Londrës e Milanos si klienta n'Tiron??? Kjo trego që paskemi qen qytet me fam botore!!! Do me ul tironcit po nuk di çe me thon!!! Tirona ka pas xhami normal, po po ashtu ka pas ene 2 kisha, dhe goxha të mdhoja dhe të frekuentume! Dhe mos harro se nga Tirona atëkohë fluturonte çdo ditë "tajarja" me tregtar tironca e jo vetëm drejt italis! Pa llogarit se kishte dhe fluturime 2 her n'jav drejt në mos gaboj Korçes, Vlorës Kuksit e më duket se kan qen 6 qytete shqiptare që lidhedhin me tajare me Tironën! Për qafpalar tironcit ti ti vish onash, se qyteti Tiranës osht vlersu nga të huajt e atyre kohëve si një qytet i pastër e i qetë( kish vërtet pak rrëmuj në ditët e pazarit, kur vinin nga fshatrat me bo tregti n'qytet, po ish normale kjo për qytetet kryesore në ato vite!) Ndërsa për ngritje bythe, e kini kalu içik masën me kto komente denigruese, se ngatrroni si shum ( dhe abuzohet me kte), qytetarin tironce( e jo vetëm), me ritet fetare!!! Besimi në Zot nuk duhet keqpërdor e nuk duhen lejuar të tilla komente tallëse nga dashakeqët!
Sefero, ule pak piacen. Mos na e boj Tironen si Parise! Parisi kishte kanalizime te ujrave te zeza qysh ne vitet 1700, e Tirona e viteve 1900 nje mut kishte. Vetem gropa septike e pastaj karocat me kale e me botin siper qe thithnin fekalet nga gropat. Prandaj edhe halet nuk i mbanin mrena shpise por larg ne cep te oborrit.
Po si Parisi na e boni Klimaksi se tho që klubet e notës n'Tiron i mushnin t'hujt! Po kanalet e ujrave të zeza kon qen problem i Europës gjithmon o miku tem! Në Londër në vetet 1700-1800 murtaja gati e ka shujt qytetin! Po ashtu dhe Pallati Versajës në periferit e Parisit( ku mreti bonte aheng e qejf me parin e qytetit), problemin mo të modh me halet e kishte!( se nuk kish rrjet kanalizimesh). E gjith Europa mas 1900 ka fillu me e zgjidh problemin e m....! Sa për halet e shpijave tironce që shum nga ju i përmendni shpesh po ta them diçka: Në shpiat qytetare tironce( ato brenda qytetit), halja ose banjoja ishte brenda ndërtesës, ( në cepat periferik të saj, shiko pak Sarajet e Toptanasve ose shtëpit e vjetra të Petrelasve, Stërmosve, Tafajve etj) Kishte dhe ca shtëpi që kishin goxha hapsira dhe banjon e bonin të larguar nga ndërtesa! Në fshat shumica e shtëpive( jo e bejlerve, o e popullit), banjot i kishin jasht, të larguara nga shtëpia ku banonin, jo se nuk dinin e nuk kishin mundësi, POOOR, për efekt higjene e pastërtie! A harroni ju se në Shqipëri nuk KISH FARE RRJET UJËSJELLSI! E pra, si mund ta kishe banjon ( halen), brenda në godinën ku banoje??? Apo ishin atëher dyert hermetike si tani dhe punonin aspiratorët??? Flisni kot pa lidhje e pa llogjikë për kohën! Un vij nga një familje e vjetër Tironce, dhe un e ngacmoja gjyshin tim dikur për kte fakt e ai ma ka shpjegu pak a shum arsyen e hales n' fun t'oborrit! Po dhe diçka : shtëpitë e vjetra tironce( ato me një far niveli ekonomik), mbase halen e kishin jasht po gati të gjitha kishin një dhom të veçantë( ne te gjyshi i thonim "bonja" në zhargon), ku u lanin pjestarët e familjes e teshat e familjarëve! Kurse ju që rrini tu përmend halen n'fun t'oborrit, nuk kishit hale fare e u lanit ke prroi katunit ose kur binte shi!
Viti 1942 klientela kuptohet qe oficera Ishtar bizesmena spiuna italian kane qene sdo ishte gjyshi dhe babai yt me citjane.
Jo gjyshi im nuk ishte klient i atyre se kishte gjyshen tate me shfry koqet! Kaptin pa la! ...dhe ndaç me dit diçka, gjyshi im jo po i jati vet shkonte gati çdo muaj në Europ! Kish pasuri e një jetë moderne për kohën! Po pavarsisht kësaj, pasurin e shkriu për atdheun! Ish nga ata që kish luftu kundra serbëve dhe austro-hungarezëve! Po ashtu dhe nga përkrahësit me pushk e me para i qeverisë së Vlorës! Kish 2 djem( njëri im gjysh) që dhe pse vinin nga një shtresë e mesme, morën armët në moshën më të bukur e dolëm malit duke qen në dy çetat e para të Shqipërisë( njëri në të Pezës e tjetri në Çetën e Dajtit! Nga luftëtarët më të spikatur e nga më të njohurit në Tiranë e fshatrat e saj! Njëri nga ta( vëllai i gjyshit dha jetën për liri kundra nazizmit). Po ju keni mgju nai fjal për çitjonet, halen ke oborri etj etj, dhe ju duken të gjith njisoj! Ju ka hy thell në tru e në gjak enverizmi i cili mbolli një frymë të keqe për qytetarin tironce( e jo vetëm), se nuk i pëlqente që tironcat e vërtet nuk e përkrahnin e nuk e duartrokisnin si të tjerët! Kaq për sot! Notën e mir o Shvejk!