41 vite nga vdekja e diktatorit, çfarë shkruante “The Guardian” më 11 prill 1985: Përfundon epoka ‘Hoxha’ në Shqipëri

11 Prill 2026, 22:00Dossier TEMA
41 vite nga vdekja e diktatorit, çfarë shkruante “The

Më 11 prill 1985 ndërroi jetë diktatori Enver Hoxha, i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin me dorë të hekurt
Në atë kohë ai u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe iu bënë nderimet e larta. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Artikulli i “The Guardian” më 11 prill 1985: Përfundon epoka ‘Hoxha’ në Shqipëri

Udhëheqësi i fundit europian, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, vdiq pas 40 vitesh drejtimi me dorë të hekurt të një vendi të vogël komunist në Ballkan, të cilin e shndërroi në një prej vendeve më të izoluar e të hermetizuar në botë.

Enver Hoxha vdiq në moshën 76-vjeçare. Ai raportohej i sëmurë, së paku që prej vitit të kaluar dhe detyra e drejtimit të shtetit kishte kaluar në duart e pasardhësit të zgjedhur prej tij, Ramiz Alisë.

Lajmi zyrtar i vdekjes së tij pasoi emërimin e Alisë si drejtues të komitetit që do të organizojë funeralin, detyra e parë si udhëheqësi i ri i vendit komunist. Alia tha se Hoxha vdiq pas një sulmi në zemër dhe se prej një viti ndodhej i paralizuar pjesërisht.

Ramiz Alia gëzon reputacionin e njeriut më liberal në udhëheqjen komuniste aktuale në Shqipëri. Ai pritet që të përshpejtojë procesin e hapjes së Shqipërisë me botën, proces që nisi dy vite më parë.

Me prejardhje nga një familje e varfër myslimane, para se Hoxha të shpallte të jashtëligjshëm dhe të mbyllte të gjitha xhamitë dhe kishat, Ramiz Alia iu bashkua organizatës fashiste rinore “Të rinjë e Liktorit”. Në atë kohë ishte 19 vjeç, por shpejt u shndërrua në një komunist.

Sot 59 vjeç, Ramiz Alia ka qenë në krah të Enver Hoxhës për tre dekada. 30 vjeç u zgjodh Ministër Arsimi dhe ka qenë anëtar i Byrosë për thuajse 25 vite. Praktikisht u vendos në krye të shtetit në nëntor të vitit 1982, një vit pas asaj që duket si vrasje e Mehmet Shehut, që si Kryeministër ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm pas Enver Hoxhës.

Mes ankesave të shfaqura edhe në shtypin zyrtar për joefektivitet dhe apati, Alia ka bërë thirrje për modernizim të ekonomisë dhe më shumë hapje me të huajt. Por, 40 vite dore të hekurt dhe kulti i personit të gdhendur nga Hoxha, Alisë i duhet që të tregohet i kujdesshëm me liberalizimin.

Ka raportime për qindra-mijëra të burgosur politikë në vendin me 3 milionë banorë. Së fundmi flitet për 40 mijë persona, përfshirë këtu njerëz të klerit fetar dhe të tjera që refuzuan t’i përuleshin “puritizmit socialist” të Enver Hoxhës.

Grupe ekzile janë aktive në Shtetet e Bashkuara dhe në Greqi, ndërkohë që ish-Mbreti Leka, monarku i rrëzuar pak ditë pasi kishte lindur kërkon rikthimin e monarkisë.

Pasuritë në agrikulturë dhe në minerale, përfshirë këtu naftën dhe kromin e kanë mbajtur ekonominë e vendit deri më tani duke zbutur efektet shkatërruese të izolimit disavjeçar. Megjithatë, marrëveshjet tregtare të nënshkruara muajt e fundit me Europën Perëndimore, përfshirë këtu Italinë, Gjermaninë Perëndimore, Austrinë e deri dhe Greqinë e Turqinë synojnë që të zbusin ende më shumë situatën.

Shenjat e para të afrimit me Perëndimin në politikën e jashtme mund të mbërrijnë nga zoti Alia me Britaninë dhe Francën. Marrëdhëniet me Londrën janë të ngrira që prej refuzimit të Britanisë së Madhe për t’ë rikthyer arin shqiptar, që britanikët ja morën Musolonit dhe pas mbytjes së dy luftëanijeve britanike në Ngushticën e Korfuzit në vitin 1946 nga pala shqiptare. Ramiz Alia beson se këto diferenca mund të tejkalohen përmes përpjekjeve të përbashkëta.

Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje) dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim. Sipas Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë.

Ka edhe raporte të shumta ku thuhet se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqeve të tjera si për shembull, vetvrasje. Edhe në këto raste trupat nuk i ktheheshin familjes, sepse në regjimin komunist trupi i të dënuarit mbetej në dispozicion të shtetit gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit edhe në qoftë se ai vdiste. Por, megjithatë, qëllimi i vërtetë ishte parandalimi i shndërrimit të varreve të të burgosurve politikë në vende simbolike për mitingje apo protesta kundër Partisë.

Gjatë viteve institucionet publike dhe të afërmit e të zhdukurve kanë gjetur rreth 100 kufoma njerëzish, në disa raste të pa identifikueshme. Një nga zbulimet e para të eshtrave të të pushkatuarve ishte në vitin 1993, pranë Urës së Beshirit në Tiranë, ku u gjetën 22 të pushkatuarit për incidentin e bombës në ambasadën Sovjetike. Në vitin 2010 u zbulua edhe një varrezë masive afër Malit të Dajtit. Si rezultat i zhvarrimeve nga Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore, 13 trupa u gjetën si dhe mbetje, të cilat ende nuk janë identifikuar.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë dhe dokumente, në Shqipëri janë identifikuar deri më tani 29 vende (hot-spot) ku dyshohet se ndodhen trupa të tjerë të burgosurve politikë, të vrarë në periudhën e regjimit komunist. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) dhe autoritetet shqiptare janë angazhuar publikisht për të nisur një fushatë identifikimi dhe kërkimi të të zhdukurve duke ndërmarrë hetime serioze në mënyrë që të paraqesin të dhëna të besueshme mbi ekzistencën e këtyre vendeve. Miratimi i Ligjit për hapjen e dosjeve të regjimit
komunist mund të shërbejë si një mjet i dobishëm për të ecur përpara me këtë proces.

Kodi Penal i regjimit të Enver Hoxhës numëronte 34 krime të dënueshme me dënim me vdekje mes të cilave 12 ishin krime politike, si “arratisje nga shteti” (Art. 47), sabotim i “ekonomisë socialiste dhe i organizimit e administrimit të Shtetit” (Art. 53) apo “agjitacion dhe propagandë fashiste, anti-demokratike, klerikë, luftënxitëse dhe anti-socialist” (Art. 55). Në vitin 1952, në kohën e manisë së “spiunazhit anglo-amerikan” u prezantua dënimin me vdekje për të gjithë “komplotistët kundër shtetit”.

Disa krime politike si Art. 55, ishin pjesë e Kushtetutës. Në maj të vitit 1990 u krye një liberalizim i parë i Kodit Penal, duke reduktuar në 11 krimet për të cilat parashikohej dënimi me vdekje.

Lista e personave të dënuar me vdekje për motive politike, gjatë regjimit komunist, përfshihen në veçanti intelektualë, politikanë, tregtarë, pronarë tokash dhe klerikë. Dënimi me vdekje vazhdoi të zbatohej në Shqipëri edhe pas rënies së regjimit komunist, por vetëm për krime të zakonshme. Dënimi i fundit me vdekje ndaj kriminelëve të zakonshëm është dhënë në Tiranë më 15 mars 1995. Pas disa muajsh u prezantua një moratorium, i cili çoi në shfuqizimin definitiv të dënimit me vdekje, në vitin 1999.

5 Komente

  1. L
    Loredana Berte

    O gazetare rrota kari ! a mund ta dime ku fillon artikulli i " The Guardian " dhe ku nisin komentet shatra-patra te gazetes, sepse gazeta e huaj nuk mund te shkruante ne vitin 1985 per Institutin e Studimit te krimeve te Komunizmit, kur ky insitut eshte krijuar vitet e fundit. Apo jo, o rrota kaushit. Lere pastaj shifrat dhe mashtrimet pa hesap qe vendosen ne gazete duke bere te masturbohen gjithe antikomunistet hajna te mbas 1990.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Le te sqarpjme 1 pike kyce ketu. '''Marrëdhëniet me Londrën janë të ngrira që prej refuzimit të Britanisë së Madhe për t’ë rikthyer arin shqiptar, që britanikët ja morën Musolonit''.Pra Zogu smori flori, e moren ne fund anglezet. Kur zyrtarisht Ramizi e pranon qe ari n e kane anglezet, pse Enveri akuzon Zogun ? Do u pergjigjem vete shume pyetjeve. Enveri eshte fakt i pamohueshm se ishte genjeshtar, ai e dinte qe arin e kishte dikush tjeter por akuzonte Zogun. Pra automatikish gjithe akuzat per Zogun jane genjeshtera dhe mashtrime . Pra disa ketu duhet te Fuck Off dhe ta mbyllin gojen e tyre te piste. Po e verteta e arit eshte me ndryshe, jo vetem per Shqiperine, por per gjithe boten. Qe pas luftes Anglo-Boer cifutet bankier moren kontrollin e plote te arit. Pas L1B , pra pas renis se Carit gjithe ari Rus perseri vajti nga komunistat ne Angli. Anglia eshte vetem per emer, por cifutet jane nga mbrapa. Anglia( cifuteria) sja mori arin Musolinit, ja mori popullit Italian sic ja mori cdo populli, gjoja si I humbur nga lufta apo nepermjet borxheve. Mire Zogu I shkrete per pak vite te varferise kishte ar, po ari qe beri Enveri per 40 vite, cu be. Llogjika te thote se ne periudha te caktuara psh 5 apo 10 vjecare duhet tu dergohet me porosi tek te njijtit kriminele. Kriminelet bejne gjithmone marreveshje me njeri tjeterin, vecanerish kur jane nje rrace. Shpresoj se disa e dine se Enveri s’ishte Shqiptar. Keshtu spjegohet pse gjoja akuzojne Meten(jo se eshte i mire) per vjedhje te arit. Meta paguhet mire per te mos hapur gojen, por metoda qe perdoren per Zogun( padrejtesisht) e perdorin perseri per te mashtruar popullaten.

      Përgjigjjuni
      1. R
        ROYAL

        O Bole fshatari ! Arin qe mori Zogu e kane vertetuar vete zyrtaret e tij, vete drejtori i bankes se tij dhe Ministri i ekonomise se Zogjit. Marrja e arit nga Zogji nuk eshte mohuar asnjehere edhe nga dishepujt e tij budallenj. Por Zogji nuk mori gjithe arin e rezerves shteterore por vetem nje pjese te tij ( aq sa i duhej per te jetuar ne luks sa qe gjalle ). pjesen qe mbeti e moren gjermanet dhe atyre ua moren anglezet. Si gjermanet, ashtu edhe anglezet tradicionalisht kane qene grabites te vendeve e popujve te tjere. Enveri ishte diktator dhe iu qiu rracen gjithe horrave, hajnave dhe bashkepunetoreve te te huajve. faji i tij eshte se mori ne qafe edhe ca te pafajshem. Ndersa, per anet e tjera ai ishte shembull. As qe behet fjale te kete vene dore ne pasurine e popullit. Jetoi shume mire, por me qera ne vilat shteterore dhe nuk iu la femijeve te vet asnje kacidhe, ndersa femijet e Zogjit moren edhe pronat shteterore qes'i perkisnin atij. Pa folur per femijet e hajnave te sotem, te quajtur berisha, meta, Rama etj.etj..

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergj Fishta I riu

        Enveri nuk kishte shkruar asgje per 600 kg flori ardhur ndihme nga Anglia per luften 'nacional çlirimtare'. Enveri ka qene sekser i floririt. Florinjte anglez kane patur nje sekret serie. Nuk gjendeshin askund ne bankat e botes dhe nje monedhe e vetme. Atehere Nexhmia dha nje intervist dhe 'shpjegoi' se florin e anglezeve ja kishin dhene Sami Bahollit ta fshihte diku ne kodrat e Elbasanit. Kur e derguam pas çlirimit- thote Nexhmia, nuk e dime nese Samiu kishte humbur toruane dhe nuk e gjente ku e kishte fshehur, ose e kishte gjetur dikush dhe e kishte marre. Ate qe prodhoi populli per dyzet vjete ja vodhen Ilir Metes.Floririn qe ju kishte rrembyer Enveri klasave te pasura e justifikoi ne gjallje se kemi blere drithera ne tregun Franceze me flori nga zia e bukes. Dy gjera te mira kishte Enveri 1) Akuzonte Zogun si hajdut floriri. 2) Akuzonte te deklasuarit Agjent te UDB-se Jugosllave. Per dy gjerat negative qe i perkisnin atij, ai jua mveshte te tjereve. Edhe sot tru indoktrinuarit komunist besojne ne pastertine e tij.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Mos, si ka mundsi? Enveri ishte shenjt! Ai jetonte me thërrime dhe ja hiqte gojës për popullin! Biles në vilat që kishte ai i shërbente shërbyesve!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje