“Sami Frashëri” me laborator të ri, Veliaj: Sot ngjitesh lart kur ke njohuri për informatikën

16 Tetor 2022, 20:00Dossier TEMA

 

“Sami Frashëri” me laborator të ri, Veliaj: Sot ngjitesh

Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  tha se dikur gjuhët e huaja si gjermanishtja dhe anglishtja, ishin gjuhët e mundësive që të garantonin punësimin. Ndërsa sot  vendin e guhëve të huaja e kanë gjuhët e programeve kompjuterike, pasi e ardhja është teknologjia.

“Për mua është krenari shumë e veçantë që, këtë projekt, e fillojmë te “Sami Frashëri”. Kur unë kam bërë gjimnazin në godinën e vjetër, në vitet 1994-1998, duhet të bëje çmos që të shkoje te klasa e gjermanishtes. Pra, mësoje anglishten, kurse gjermanishtja ishte kursi i dytë. Ishte fat i veçantë të ishe pjesë e atyre 20 vetave, që të mësoje gjermanisht. Ishte një biletë për t’u integruar në një botë të civilizuar. Ndërkohë, për prindërit tanë, në kohën e komunizmit bileta ishte rusishtja. Ishte një mënyrë për të ecur përpara në atë sistem. Sot, nëse nuk di gjuhën e kodimit ‘Python’, nuk ke biletë për t’u ngjitur më lart në jetë. Qartazi, gjuhët e së sotmes nuk janë më gjermanishtja dhe anglishtja. Me gjithçka po ndodh, gjuhët që duhet të mësojë brezi juaj janë ‘Python’ dhe ‘Java’,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se projekti do të shtrihet edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin.

“Ne kemi 10 shkolla, 8 në Tiranë dhe 2 jashtë Tirane, por unë dhe ministrja do të sigurohemi që këtë shembull të mirë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera, pasi unë besoj se e gjithë Shqipëria duhet të jetë një ‘start up nation’ – jam i sigurt është vetëm çështje kohe që edhe bashkitë e tjera ta ndjekin këtë shembull. E gjitha është në dorën tuaj, ndaj mezi pres të brohoras suksesin dhe arritjet tuaja”– tha ai

4 Komente

  1. E
    Eri

    Ky plehurine Sorosiane sot inaguron laboratoret qe nuk i ka blere me paret e tia neser do reklamoje ngrenien e krimbave dhe insekteve qe te “shpetojme” nga ngrohja globale. Emrin nene e babe I hoqi sepse merr urdherat nga perverset qe duan ta kthejne rinine shqiptare ne gay transgender dhe lesbian. Allahu ne ferr do ta denoje kete felliqesire anti musliman anti kristian i pafe i ndyre gjarper sorosian.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gopi

      Merri ne orar shoku si te ka thene doktori se ke pasoja.Ja shikon dy ore me vonese dhe goja sikur eshte bythe.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vejsi Hoxha

        Leri labratoret e shkollave mo lali Eri se eshte ministrja e arsimit gjalle po meru pak me Ajolen se u eshte kthyer ish-ave te vjeter se pjeshka duhet ngrene. Pyete dhe mamin a u bene fiqte? Te fala thithlopes Mazniku

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Sa-Miu,Avdullahu (Abdyli),Naimi shkuan tek Baba kurse Arvanitet kishin rreth 50 vjet qe clironin Kombin e tyre Greke nga Osmanet. Sidomos Samiu parashikoi Pashallekun turk te quajture Albania qe do behet "Zonje". Shqiperia "cka qene,ceshte dhe cdo te behet". Kush do te rroje thote turku Sami do ta shikoje "Zonje". Pjese te Perandorise Osmane sigurisht.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje