Prifti shqiptar që u pushkatua se pagëzoi një fëmijë, ‘vrasësit’ ngjitën majat e drejtësisë

10 Tetor 2022, 17:11Dossier TEMA

Prifti shqiptar që u pushkatua se pagëzoi një fëmijë,

Dom Shtjefen Kurti është historia e një martiri të pashembullt që e pagoi me jetë faktin që pagëzoi një foshnje të porsalindur dhe ende sot, 51 vite nga pushkatimi, nuk e ka një varr.

Kleriku nga Ferizaj, Dom Shtjefen Kurti bashkë me dy priftërinj të tjerë mblodhën prova për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Këto materiale në vitin 1930 ata ia dorëzuan Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Por, pas kësaj tre priftërinjtë kërcënohen me vdekje të lënë Kosovën. Ata arratisen dhe vijnë në Shqipëri ku u pritën me ceremoni nga mbreti Zog për aktin patriotik.

Gjatë pushtimit, hebrenjtë pagëzoheshin në masë nga At Shtjefen Kurti për t’u shpëtuar nazistëve. Dhjetëra familje hebreje merrni emra të rinj dhe pasaporta falë këtij akti guximtar të klerikut.

At Shtjefen Kurti është i pari që guxoi t’i shkruante letër Papës mbi mizoritë e regjimit komunist në Shqipëri. Kjo do i sillte një seri vuajtjesh e persekutimesh.

“Arrestohen në ’46, dënohet në fillim me pushkatim pastaj i kthehet me 25 vjet. Në ‘63 pas 16 vjetësh burg bëhet një amnisti e madhe dhe del”, e nis rrëfimin Nikolin Kurti, nipi i priftit të pushkatuar.

Por, më e keqja nuk kishte ardhur akoma.

“Vjen viti i tmerrshëm ’67. kur kishat mbyllen, priftërinjtë zhvishen dhe ky caktohet punëtor magazine për të zhveshur misër”, tregon Nikolini.

Në fshehtësi, Dom Shtjefen Kurti vazhdonte pagëzimet. Pagëzimi i fundit ishte ai i një foshnje me emrin Tonin.

Një natë të errët të vitit 1971 ai u pushkatua rrëzë Dajtit dhe trupin, regjimi komunist ia përdori për eksperiment mjekësor.

Me ardhjen e demokracisë, nipi i tij Nikolin Kurti nuk rreshti së hetuari të vërtetën dhe fajtorët për At Shtjefen Kurtin.

Ai takoi prokurorin Hajredin Fuga, i cili kishte kërkuar dënimin me vdekje dhe Jani Vasilin, gjykatësin që firmosi vendimin.

U kërkoi të dyve ta linin gjithçka me shkrim dore.

Ata kishin bërë karrierë të gjatë në drejtësi deri në Gjykatën Kushtetuese, ndaj kishin një kusht.

“Të dy më kërkuan një gjë. M’u lutën që këto t’i ekspozoj pas vdekjes së tyre dhe unë e mbajta fjalën”, tregon Kurti.

Nikolin Kurti nuk i beson historisë së hapjes së dosjeve.

“Kjo u bë një histori e shëmtuar. Ka 30 e ca vjet, jo hape jo mbylle. Nuk ka pasur predispozicion për këtë. Më tepër është një show”, thotë ai.

5 Komente

  1. m
    milo

    Nuk eshte e besueshme arsye e pushkatimit

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      milo-po pushkatimet pa gjygj qe jane bere ne ate kohe a jane te besueshme? Po te jap vetem nje rast qe dihet boterisht: Ne 19 shkurt 1951, dikush hodhi nje bombe shashke ne mabasaden Ruse ne Tirane. Asnj dem nuk u be, por per kete u arrestuan shume njerez dhe 22 prej tyre, qe ishin intelektuale te shquar, u pushkatuan pa gjygj, packa se te gjithe keta nuk kishin te benin fare me ate ngjarje.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari buzholle..faik konica

      Cfare ka ndodh ne kete vend tash 5 shekuj...,vec me Perendimin ska lidhje.Jemi turpi i Europes

      Përgjigjjuni
      1. p
        pirro

        Perendimi ka bere edhe me keq edhe me te turpshme vrasjet qofte fetare qofte sociale

        Përgjigjjuni
      2. p
        per tru shperlaret

        Kriminela sllavo komunista , gjak pires , tru pjerllur , njerez te verber , , e kam fjalen per zbatuesit e urdherave te kjofte largut te mallkuar Enver qe jane ata qe i dalin ne mbrojtje me komentet e tyre djallit anti shqipetare , te cilit i shihet sherri edhe ne ditet e sotme , edhe pse ka shume vjet qe ka ngordhur ....sigurish ne saje te tru shperlareve qe la mbrapa , e kjo eshte vepra ma e keqe e te mallkuarit Enver .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje