Rrëfimi i kryehetuesit të komunizmit: Luksi i fëmijëve të Bllokut

4 Gusht 2022, 09:47Dossier TEMA

Rrëfimi i kryehetuesit të komunizmit: Luksi i fëmijëve

Nga Qemal Lame, ish-kryehetues në komunizëm

Pjesë nga libri “Miq dhe armiq”

Sipas të dhënave të kundërzbulimit, punonjësi i ambasadës franceze në Tiranë që kishte arritur të kontaktohej dhe të merrte të dhëna nga Marjeta Shehu ishte zbulues me shumë përvojë.

“Kështu, në lidhje me këtë francezin që njihte fëmijët e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynë se një ditë para se të ndodhte vdekja e Mehmetit kishte shkuar me makinën e tij me shumë shpejtësi nga Hani i Hotit. Me siguri kjo ka ndodhur për të dërguar informacionin e marrë në drejtim të familjes së Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte një zbulues me eksperiencë.

Edhe fëmijët e udhëheqësve të tjerë të Bllokut vepronin po në të njëjtën mënyrë. Ata shfrytëzonin pozitën e tyre shoqërore dhe nivelin e mirëqenies për të gëzuar jetën më mirë se të tjerët. Sjelljet dhe qëndrimet e tyre binin në sy të opinionit konservator të imponuar po prej udhëheqjes politike të kohës. Nuk mungonin kritikat dhe pakënaqësitë në bisedat shoqërore, ku thuhej, se ndryshe nga sa baballarët propagandojnë, fëmijët ishin ndryshe, kishin hyrë në rrugën e qejfeve. Disa fanatikë i vlerësonin si shfaqje të huaja të degjenerimit, të shthurjes etj.

“Bënim mbrëmje me raste të ndryshme, ku kërcenim pothuajse lakuriq, nën dritën e qirinjve. Në këto mbrëmje merrnin pjesë të gjithë fëmijët e udhëheqësve, me përjashtim të djalit të madh të Enverit dhe Vladimirit, djalit të madh të Mehmetit… Ndërsa fëmijët e të tjerëve ishin shumë të shthurur… Gratë e Bllokut ziheshin e mburreshin se kush i kishte fëmijët e sidomos nuset më të bukura“. Moda e veshjeve dhe jetës perëndimore ishin bërë pjesë e jetesës së fëmijëve të familjes Hoxha. Fëmijët e udhëheqjes visheshin me rroba të shtrenjta të modës së fundit perëndimore dhe të firmosura nga vetë stilistët më të shquar e të njohur të elitës së modës franceze dhe botërore. Ndryshimi ishte i dukshëm edhe për mjekun francez Yves Pouliquen, kirurg i famshëm i spitalit francez “Broussais”.

Mjeku kishte ardhur me porosi për të ekzaminuar Enver Hoxhën më 7 dhe 8 maj, në vitin 1979, në kulmin e Luftës së Ftohtë, ku regjimi në Shqipëri shquhej si bastioni i fortë i vazhdimësisë së veprës së Stalinit të socializmit diktatorial. 37 vjet më vonë Yves Pouliquen kujton dy takimet dhe bisedat me Enver Hoxhën:

“Më tha se para se të largohesha për në Paris të vija ta përshëndesja para nisjes. E mbajta fjalën dhe vetura që do të më çonte të nesërmen në mëngjes në aeroport në shoqërinë e kolegëve të mi oftalmologjistë, më çoi drejt shtëpisë së tij. Në pragun e portës së izoluar të vilës së tij ai më priste si ditën e parë, por kësaj here i rrethuar nga gruaja dhe fëmijët e tij. Kjo ndarje m’u duke e sinqertë dhe e mbushur me njëfarë emocioni. Me këtë të huaj francez mbaruan edhe çastet e qetësisë dhe të kujtimeve të rinisë së tij. Kur po i shtrëngoja dorën dhe po e falënderoja për pritjen e tij, premtova angazhimin tim për të riardhur, sipas programit që ai më kishte fiksuar.

Duke përshëndetur zonjën Hoxha, duke e falënderuar edhe atë për pritjen, si dhe duke bërë edhe njohjen me fëmijët e tij, vura re një detaj që më çuditi shumë: ata kishin veshur këpucë dhe veshje perëndimore. Ato kishin pullat e prodhimeve borgjeze, madje pse jo edhe të nënshkruara nga vetë rrobaqepësit më të mëdhenj të Perëndimit. Ky detaj i çuditshëm më goditi fort në kontrast me qëndrimin e prindërve të tyre, sidomos me idetë që i mbështetnin aq nxehtësisht. Ishte një ndotje e fshehtë e udhëheqjes marksiste që i imponohej me të keq një populli të tërë. Provë që ai nuk ishte asnjëherë profet i popullit të tij. Thjesht para se të ndaheshim, Enver Hoxha më zgjati një bllok ku kishte vendosur disa fotografi të takimit tonë. Mora veturën që më priste dhe kur ajo po merrte vrull duart tona tundeshin për të dhënë lamtumirë.”

Moda e veshjeve të elitës perëndimore binte në kontrast të thellë me modën socialiste që bazohej në prodhimet e veshjeve të tregut vendës dhe plotësonte nevojat më elementare të veshjes, pamjes së jashtme pothuajse uniforme, e njëjtë për të gjitha gratë, burrat e fëmijët.

Pothuajse nuk kishte ndryshim midis veshjeve zyrtare të ushtarëve dhe popullit të thjeshtë. Masivisht, të rinj dhe të rritur vishnin edhe veshje ushtarake, sidomos në fshat, ku varfëria ishte edhe më e madhe.

Moda socialiste imponohej nga propaganda zyrtare. Etika dhe estetika edukoheshin hapur e në çdo aspekt të jetës.

Opinioni shoqëror reagonte në çdo çast për të ruajtur vlerat socialiste dhe kërkohej të zbatohej me rreptësi mënyra e tradita komuniste e thjeshtësisë së veshjeve dhe pamjes së jashtme.

Nuk imagjinohej kujdesi për diçka të veçantë në pamjen e jashtme. Për të qëndruar të saktë me mënyrën e atëhershme të jetesës, vlen të rikujtojmë realitetin e vërtetë, të theksojmë se nuk njihej fjala “luk”. Në tregun vendës mungonin shpesh sendet më elementare të veshjes.

Mirëqenia dhe luksi i udhëheqjes dëshmonin kontrastin e thellë me popullin

Veshja me modën perëndimore e fëmijëve të udhëheqjes, sidomos e vajzave të tyre, binte në kundërshtim me politikën e modës modeste komuniste dhe edukimin ushtarak patriotik të popullit. Propaganda parapëlqente të reklamonte femrën me uniformë ushtarake.

Shihej me interesim, por edhe me ndjenjë pakënaqësie kush arrinte të gjente e të vishte një këmishë, një fustan, një kollare, kush përtypte në gojë një çamçakëz etj.

Kjo ishte gjendja me shfaqjen më të skajshme të varfërisë, në kushtet e shtetit të diktaturës së proletariatit dhe të një shoqërie të izoluar, megjithëse pretendonte se plotësonte nevojat me nivelin modest të mirëqenies së popullit. Sipas statistikave ndërkombëtare, shqiptarët kishin treguesit më të ulët në Evropë dhe radhiteshin ndër vendet më të varfra të botës.

Në të vërtetë nga populli i shkolluar, me kulturë dhe kërkesa për zhvillime bashkëkohore pretendohej të shihej më tej perdes së hekurt ideologjike dhe telave me gjemba të kufijve shtetërorë, të jetohej më mirë, të liberalizohej jeta dhe të kishte më shumë liri, me gjithë kërcënimin e përditshëm të arrestimeve dhe të dënimeve për mendime dhe qëndrime kundër politikës zyrtare. Dënimet e shumta për agjitacion dhe propagandë të intensifikuara në vitet shtatëdhjetë, ishin bërë pothuajse pjesë e ngjarjeve të shpeshta dhe opinionit shoqëror. Populli po krijonte mendimin e ri politik e shoqëror dhe nuk po trembej si më parë.

Në masën e gjerë të popullit ishte krijuar natyrshëm një bindje në shpresën për një jetë më të mirë dhe kushte të tjera politike dhe shoqërore. Shqipëria me veçoritë e saj të socializmit, si edhe realiteti linçues si vendi i vetëm ateist në botë, ishte në kushtet e izolimit të plotë nga qytetërimi evropian, megjithëse gjeografikisht ishte në mes të Evropës dhe me lidhje të ngushta me popujt e tjerë, historinë, kulturën dhe kontributin reciprok që nga lashtësia dhe në vazhdimësi në kohën moderne. Sistemi politik i vendosur që pas Luftës së Dytë Botërore nuk do të mund të rezistonte i vetëm për të vazhduar atë rrugë pa perspektivë ku ndodhej.

Me gjithë besimin që ekzistonte në idealizimin e socializmit dhe të politikës së udhëheqjes të imponuar nga propaganda dhe forca e pushtetit, pritej dhe parandihej se ndryshimi do të ndodhte. Me këto rethana politike dhe shoqërore shpjegohet edhe tronditja e sistemit politik dhe pasiguria e pushtetit në fuqi. Ato patën ndikimin e tyre edhe në masat që u morën për mbrojtjen me çdo mjet të pushtetit dhe eliminimin e kundërshtarëve të dyshuar. Drama e kryeministrit evidenton qartë këtë fazë kritike dhe alarmante në të cilën ndodhej udhëheqësi autoritar. Kërkohej dhe u gjet preteksti me motiv sa politik aq edhe kriminal. Fejesa e bujshme e djalit të kryeministrit u përkrah fillimisht nga personazhet kryesore të kohës.

Ajo u pranua dhe u vlerësua me të njëjtin ritual dhe shpejtësi të traditës së krijuar për idealet e rinisë komuniste, për kriteret për krijimin e familjes së re socialiste. Por, megjithëse u miratua, ajo do të kundërshtohej dhe dënohej politikisht e me rreptësi po nga vetë udhëheqja. Një veprim si fejesa në kundërshtim me filozofinë e kohës u shfrytëzua për të dënuar njeriun që ishte personi numër dy në piramidën e pushtetit. Natyrshëm, për vetë kontributin e njohur në drejtimin e shtetit, ai kishte marrë në fakt miratimin në heshtje në mekanizmat partiakë dhe shtetërorë dhe në popull si pasardhësi i udhëheqësit të sëmurë që ishte në vitet e fundit të jetës. Por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar nga tragjedia që ishte paragjykuar ndaj tij.

Lufta për pushtet shkaktoi edhe të çarën e madhe në udhëheqje. Personat më të aftë dhe pretendentë potencialë për të marrë pushtetin pas vdekjes së udhëheqësit, por që nuk do të vlerësoheshin përfundimisht të besueshëm, do të viktimizoheshin me radhë, për të garantuar kalimin e pushtetit përfundimisht te pasardhësi i zgjedhur nga vetë i gjithëpushtetshmi. Kjo do të ndodhte në mënyrë të maskuar dhe pastaj me forcën e pushtetit në prag të vdekjes, në perëndim të jetës së udhëheqësit të madh.

28 Komente

  1. h
    hetuesi i vjeter

    Po mire o burri kurves,ateher duheshin mbajtur 12 byroiste,po sot qe duhet te mbajme 120 parti shkerdhatash putanash e agjentesh te huaj e duhen mbajtur ku e ku me lart se femijet e enver hoxhes.A nuk e ben dot dallimin,apo pos vrimes se bythes te ka zene dhe syte leku i krimineleve

    1. A
      Artan

      Yttt komunist i felliqur

      1. B
        Buda

        Ne nje kohe kur barazia socialiste midis njerezve propagandohej si nje enderr e njerezimit e realizuar ne Shqiperi, ngritja e "Bllokut te Udheheqjes" shume larg barazise se pretenduar ishte nje nga gabimet historike te Enver Hoxhes. Po hajde mbushu mendjen Isuf Kalove te Bllokut famekeq!

        1. L
          Lasgushi

          Qemal Lame,ka qene I perbuzur nga jeta.Ati nuk I afroheshe njeri pune,sepse I mbamte ere te qelbur fryma.Pyesni ata qe kane punuar me te.Shikoni fotografite me Matilden.Cte bente e shkret.Me mire te rintee nje xhaje nga Peqini I perfumosur muhabetci e humor.Se sa me te neveritshmin Prokurorin ushtarak Qemal.Qe kur hapte gojen,sikur hapeshin halete e zborit.I cili nuk kishte nje shok,se shoqe as behej fjale. Nuk I kuptoj,pse nuk flasin hetuset qe kane punar me te.Por e lene te vazhdoje te beje keq duke genjyer shqiptaret.Ne hakmarje te perbuzjes qe I fali fati,jetes se Qemal Lames.

        2. G
          Gomari i Babatasit

          Kontrasti me popullin eshte tani kur kasta e krijuar pas viteve 90 ka krijuar perfitime kolosale te pamerituara edhe per sterniperit, e ti flet per ate periudhe,qe mos ardhte kurre,ku te privilegjuarit hanin ca mish e fruta me shume se populli e asgje tjeter.Ju lutem mos beni krahasime se eshte turp.

          1. P
            Peci

            Komunist koha juaj ka mbaruar mos grini sallate kot pas pilafit.

          2. Z
            Zjarri

            Tani po mbajme edhe Nard Ndoken ne kurriz

            1. T
              Transparent

              Pasardhes i Pali Miskes

            2. N
              Na myten

              Shih cfare trongulli! "Punonjesi i ambasades Franceze iku me nxitim ne Han te Hotit per te cuar informacionin" Cfare po conte o trap?! Qilimin e dhomes se Mehmetit? Nuk i dilte ambasada per te cuar informacione te koduara atij por duhej t'ia fuste per Mal te Zi ne mes te nates?! Hajde merri per serioze budallalleqet e ketij!

              1. N
                Nepërka e kuqe

                Po që këta anëtarët e birosë apo të tjerë ofiqarë të lartë të partisë nuk kishin një apartament, a e dinte ky francezi? Ndërsa populli i thjeshtë i kishte 4 mure, sidoqë bosh e pa luks. Të këqiat e sistemit ishin të tjera, si dhuna klasore, internimet, burgosjet etj etj.

                1. P
                  Pilo Lala

                  I neveritshem ky kryehetuesi, kopjon librat e te tjereve, nxjerr liber. Femijet e bllokut kane qene ne shkolle me te tjeret, dhe nuk kane pasur asnje dallim, as ne veshje, as ne notat, me te shumtet kane qene nxenes shume te mire. Askush nuk shiste ment qe e kishte babane me pozite, mund ti bente gjemen babait te ndonje nxenesi tjeter. Sepse mbi te gjitha njerezit kishin karakter, nuk shiteshin. Ky hetuesi, ben mire te tregoje histori te fushes se vet, cfare bente Hetuesia ne keto vite. Duket menjehere psikollogjia fshatare djallezore ne tregimet e tij. Cfare bente Blloku e dine te tjeret, ka shkruar Isuf Kalo, plot te tjere. Une nuk do te merrja mundimin te lexoja nje dhelper, kurre nuk u tregua burre, dhe eshte nje nga pergjegjesit kryesore , ku gatuheshin akuzat kunder armiqve te pushtetit.

                2. T
                  Tralalaaa

                  Pallavra, pallavra pallavra Pallavra me oke Vetem thashetheme, asnje fakt, asnje date, asnje emer konkret. Vetem sajesa per tutkune me te medhenj se ata qe i kane shkruar keto pallavra. Kalohet dege me dege nga mbremjet lakuriq (ketij merhumit pervers i ka mbet hala ora ke mbremjet), ke francezi ne han te hotit ke dyqanet bosh pa asnji lidhje

                  1. D
                    Durim Hasan Gjylani

                    Nuk mendoj se jan te verteta te gjitha persashkruhet...Dallimet me forta jane tani..Dije nga femijet e udheheqeseve mund te kishte ndonje Rrobe te bukur..Por sote femijet e poltikaneve zotroje miliona eruro dhe dollare. Mjafte me mashtrime askush nuk i beson ato qe shkruani.

                    1. S
                      SPAK-u

                      Artan Lame e ka gjë këtë Qemal Lamen, kryehetuesin e kohës së karikaturistëve, xhelatëve dhe spiunëve ? Di gjë o Gomar I Babatasit? Mëro e di të saktë dhe klyshi I spiunit Dritan Hilexhunga.

                      1. M
                        MAJAKOVSKI

                        Qemal Lame burë I dhjerre. Merr neper goje femijet e Enver Hoxhes. Femije te edukuar, te thjeshte dhe puntore. Ne dimrin e 1967 femijet e Enverit dhe Nexhmijes punonin ne fshatrat e Dibres per ndertimin e shtepive te demtuara nga termeti. Asnje nga femijet nuk u ngrit ne poste drejtuese ne Parti. Ku mund te krahasohen ata me femijet e liderve te 200 partive qe numurohen sot ne Shqiperi.

                        1. A
                          Agron

                          Qemal maskarai

                          1. K
                            Kola.

                            Ti i Ke sherbyer me servilizem atij lloje regimi, o kurve.

                            1. X
                              Xh. Papi.

                              O kurve e vjeter! Po ti i ke sherbyer me servilizem atij lloje regimi!

                              1. H
                                HAKMARRJA

                                Qe paske rrjedhur e dija po jo deri ne kete grade. Cuditetisht habitem cfare dreq drejtuesi paske qene ose e thene ndryshe kush te emeroj deri ne ate post te larte, kur spaske qene as per te te cuar me gomer. E vertete ishin 13 familje qe dallonin nga te tjeret jo ne permasat qe tregon ti, por sot jane me qindra mijera qe jetojne ne kurriz te taksapaguesve shqiptare dhe pjesa tjeter eshte ne varferi totale. Niveli yt nuk e njeh krahasamin. Ajo garuzhdja me supe do te te beje dem, se qenke zotesi per te permbysur kupen edhe kur ste ka takuar. Si jurist qe je apo s'ke mbaruar fakultet, pavaresisht sistemit, ke filluar keq te nxjerresh problemet e zanatit, apo nuk e di qe eshte sekret profesional. Mjerr njerezit qe ke mare ne qafe, padrejtesisht. Ne keto raste heshtja eshte kapak floriri.

                                1. L
                                  Lymi Tutit

                                  Paksa turp dhe pa pergjegjeshmeri per drejtuesit dhe stafin e gazetes,qe "mbushin" faqet me shkrimet e ketij dioti,por te nje figure nga me kriminalet te rregjimit te kaluar !! Lymi Tutit

                                  1. t
                                    tony

                                    Qemal Lame nje tiger i komunizmit qe shqeu mijra njerez te pafajshem nga torturat e ketij direkt personalisht dhe tani del neper ekrane dhe me lekuren e qingjit fhe trego perralla , ky eshte nje kriminel qe te shkelte me kembe dhe si kerkonte kush llogari por skandali eshte i gazetarve di blendi leshi i klanit i cili njihet si manipulator i ketyre emisoneve turp qe nxjerrin kriminele si te pa fajshem te cilet duhet te ishin ne burg me kohe per krimet e kryera direkt prdj tyre

                                    1. H
                                      Hasan Spahiu.

                                      O Qemali,je nje ish karierist qe mbart gjynahe ne kurriz.Femijet e usheheqjes ne ate kohe?Ti jap me era:-Femijet e Enverit?Shume te sjellshem dhe te edukuar.Te mehmetit-vladimiri shume i mire dhe korrekte.I voglio,Gomar dhe burre kurve,po',po',kurve.Te Hysniut?Vetem vera Ka qene qejflie.Te Rites-vajze e djale shume te mire.Te Adilit?Te dyja vajza te mira.Teuten e kam patur ne gjimnaz,nje vita pas meje.Kadriu?Femije te mire,korrekte,te thjeshte.Te Spiro Kolekes-shume te mire.Te Beqir,Petrit?Femije shume te mire. Nese e Ke fjalen per Spartak Ngjelen,Gramoz Pashkon e ndonje tjeter,koqe gomari.Nese flet per orgjite e Vera Bekteshit dhe se motres,Pune kurvash.Keshtu i kemi cilesuar qe atehere ,Jo sot.

                                      1. S
                                        Shaqo

                                        Bravo Hasan, Maskarenjte, ne cdo kohe jane te tille.

                                      2. I
                                        I paduruari

                                        I neveritur,legen sahanlepires !

                                        1. O
                                          Operacioni Zjarri

                                          Po ky qenka kokrra e beqirit. Ku i pe mor legen mbremjet e lakuriq? Te lirohej nena me gjithe fis po te te shkonte nder mend e jo me ta beje. Le te ishe kush te doje. Femijet e Enverit mund te kishin ndonje veshje perendimore por edhe ato te marra ne ndonje dyqan te dores se fundit ne Jugosllavi ose ne France aty ku blinin dhe shoferet e mauneve. O te lirofsha gjithe familjen ne do te shkruash per te keqiat e asj kohe shkruaj sa te duash por mos shpif. Femijet e Enverit ishin model dhe ne pune kur vinin e merrnin buken me vete si te gjithe ne. Njesoj hanim si ne si ata ne oret e punes.

                                          1. A
                                            Aliriza

                                            Ore ne ate kohe flitej nen ze se ky zotrija ishte nga ata te ”fushes”qe sot I thone gruppi social i LGBT-se

                                            1. z
                                              zgalem

                                              Mire qe ndodhi nje autor i vertete dhe pershkroi jetenreale ne Bllok . Te tere te tjeret , me Isuf Kalodhe djemte ebllokut , qe kane shkruar libra , e kane llustruar jeten ne Bllokun superborgjez. Zgalem

                                              1. G
                                                Gent

                                                Ky Qemal Lame eshte i poshter dhe genjeshtar. Ne vitin 1981 ky ishte akoma ne ushtri, prokuror. Ky nuk dinte asnje gje nga hetimi per Mehmetin. Ky ka ardhur hetues ne vitin 1982, nga mesi i vitit. U be zevendes drejtor i hetuesise. U gradua drejtor hetuesie ne vjeshten e vitit 1982. Ku ka ditur ky se cfare behej ne bllok! Kete e lan dhe e lyen Blendi Fevziu. Pse? Sepse, kur u be drejtor, ka mesuar per Fevziun agjent i sigurimit, me pseudonimin "korani i Myzeqese". Dhe be ka frike.

                                                Lini një Përgjigje