Kur diskutohet për futjen e Shqipërisë me BE, sot ka pesimizëm të lartë. Por Shqipëria ka patur të paktën dy momente të mira që nëse do ishin shfrytëzuar nga elita politike, sot vendi do ishte prej kohësh pjesë e klubit europian dhe historia ndoshta do kishte rrjedhur ndryshe.
Ka shumë që mendojnë me të drejtë se ajo që ndodhi në 1997 na largoi përfundimisht nga axhenda e europianëve, pas një starti nën mbrojtjen amerikane që nisi menjëherë pas ndërrimit të kontrolluar të sistemit.
Kjo është e drejtë, por edhe para kësaj ka patur një moment që nuk është analizuar sa duhet.
Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.
Por ky shans u humb. Ramiz Alia, nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë – dhe këtë histori e ka treguar vetë ish-Kryeministri Fatos Nano, i ndarë dje nga jeta.
Në një rrëfim disa kohë më parë, ai ka zbuluar disa nga prapaskenat para rrëzimit të komunizmit. Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej një “ofertë” e papërsëritshme e Gjermanisë për Shqipërinë.
Pyetje: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?
Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut.
Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane.
E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.
Pyetje: Ju e përcollët këtë mesazh?
Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë.
Pyetje: Çfarë ndodhi?
Fatos Nano: Nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani – tha – nëpër sirtarë.
Pyetje: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?
Fatos Nano: Ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.
Pyetje: Pra, duhej vetëm vendimi ynë?
Fatos Nano: Duhej vendimi ynë.
Pyetje: Që nuk e morëm…
Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë… Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.
Pyetje: Që nuk e mori kurrë.
Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!
Po në 86 kur adil çalçani ju ankua gjermanve për luftën e harroi? Po ju vet nuk keni dashur mbikqyrje nga gjemanët dhe brukseli se donit ti vidhnit siçedhe vazhdoni të vidhni shqiptarët. Hajduta. Ju zënt haka e shqiotarve te fëmija.
Korrigjoni emrat: Abdyl Backa dhe Luan Shahollari.
Ngjarja qe tregonte Fatosi ka ndodhur njelloj edhe me Turqine, po ne vitin 1988, ne muajin prill. Ramizi dhe vetem, fatkeqesisht, "i ligu" Ramiz.
Po ajo analistja Brisilda e reja e Lal Hekrit qe ju te Temës dhe Kol Kyçi e keni përzemër si analiste ka ndonjë gjë për të thënë për këtë sirtarin e vjehhrit??
Shiko Lali Erin dhe Ramen per te njohur Ramize Aline. Per fat te keq e majta spati nje burre tjeter si Xhaxhi, pas tij u drejtua nga bq.
Ho ish Spiun Bosnjak Serb .. galle qenke akoma !
Ho ish Spiun Bosnjak Serb .. galle qenke akoma !
peralla me mbret dhe ju I besoni te verteta
@@Nuk ishte vetem Hekurai Isaj..ky Burre Legen qe Torturonte edhe Shoket e vete(Kadri Hazbiun)..ect... Ramiz Alia si "Skile" qe eshte jua hedhe Fajin te Tjereve..sepse donin te Qeverisnin Shqipetaret ne Varferi......
Mos besomi keto budallaqe. Procesi mund te hapej ne 1984 apo 1989 por do kalonte proceset e duhura dhe do merrte vite dhe dekada. Dhe ‘90 do vinte kur lindja do hapej dhe procesi per shqiperine do shkonte prape ne fund te listes per BE se shtetet e tjera do kishin perparesi ne shume kuptime
Po me Hekuran trapin injorant do bente perpara Shqiperia , po se mos , ishin shume Hekuraner e vazhdojne dhe sot si Hekuran Noka e Hekuran paloka e kompani
E kush mund tju afrohej prane ? ish Diktatoreve ne ato vite ! hengri dhe piu me PPSH dhe mbas PPSH.... shijoi jeten e tije ne Viene Astri si sheik..... mbasi ju mbaruan milionat u kthyhe ne Atdhe me duar boshe.... Vertete i ndjeri Nano duhet ballcamosur te mbahet ne Muzen Kombetare si Hero si Lennini...
pra fajin e kishte Ramiz Alia , dhe jo keta te demokracise si Sala , Nano, Meta, Majko, Topi, Gogoli, Vampiri, Hijena e zeze , etj . Eh moj shqipe kush e ka fajin, mungesa e patriotizmit !
Te gjithe muter jane qe ke permendur.... ke haruar dhe shume te tjere... Aty ka vetem muter.... dhe kriminele..... qe normal po te ishte nje Popull i forte dhe i bashkuar, te gjithe duheheshin te perjetonin si Caucesku ! dhe mbase te tjeret pasardhes, zinin mend dhe nuk gabonin...
Sa mire beri Hekurani qe fshiu bythen me ate raportin. Ai e paska ditur mire qe Europa eshte kurve! Jo si keta karat e viteve '90 qe prishen fabrika e gjithcka nga pasuria e popullit per 'Shqiperine si gjithe Europa'.
Haha