Nga Robert Cipo
Pjesa e dytë
-Dokumentet sekrete, si e furnizoi me armë Sigurimi i Shtetit organizatën kriminale “Kamorra” në Itali?!
Lidhjet mbi 20-vjeçare të oficerëve shqiptarë me mafien napolitane. Si u prodhuan e u trafikuan antitankë dhe automatikë për luftë urbane? Ku shkuan dollarët e përfituar dhe si kryheshin transaksionet bankare? Për më shumë se dy dekada, krimi i organizuar italian dhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar, kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive. Dokumentet autentike, që po i paraqesim lexuesit, tregojnë se “Kamorra” napolitane dhe Sigurimi, bashkëpunuan për trafikun e armëve luftarake, automatikë të përshtatshëm për guerilje urbane (e ashtuquajtur lufta popullore partizane në qendra të banuara). U bashkëpunua edhe për trafikimin e armëve kundër mjeteve të blinduara të tipit “raketë antitank”.
Afera e këtyre armëve çoi në një përshkallëzim të ri të marrëdhënieve midis Sigurimit të Shtetit dhe “Kamorrës”. Historia e këtij “idili”, nis që në mesin e viteve ’60-të, e ndërprerë për pak kohë, pas “vetëvrasjes” së Mehmet Shehut dhe pastaj e vazhduar deri në vjeshtën e vitit 1991, dy javë përpara mbërritjes së kontingjentit të misionit “Pelikan” në Shqipëri.
Në fundin e vitit 1983, prerja e ndihmave kineze pesë vjet më pare, po i shkaktonte pasoja serioze arkës financiare të diktaturës komuniste, prandaj gjithmonë e më tepër, për të siguruar valutë të fortë, Sigurimi Shtetit, po angazhohej në aktivitete gjithnjë e më kriminale, maksimalisht të dënueshme nga ligjet ndërkombëtare. Këto marrëdhënie me mafien italiane, mbuloheshin me fraza parimore, si; “Mbrojtja e atdheut, detyrë mbi detyrat”, “Të luftojmë, të mendojmë e të punojmë si në rrethim”, etj.
Në kontaktet direkt me “Kamorrën”, për problemin e armatimit, përfaqësuesi i Sigurimit ishte ish-shoferi i Ambasadës Shqiptare në UAR (Republika Arabe e Bashkuar, shtet i dikurshëm i sajuar nga bashkimi i Egjiptit me Sirinë). I dërguar jashtë shtetit me urdhër të eprorit të tij partiak, B. Angjeli dhe me lejen e organizatës-bazë të PPSh-së.
Përfaqësues i “Kamorrës”, ishte Mikele Zaza, interlokutor i vjetër i Sigurimit të Shtetit, i mirënjohur në tërë pellgun mesdhetar, si numri 1 i kontrabandës së “biondeve” (cigareve). Takimi u bë në një vilë të vogël në zonën e Pozilipos (pranë Napolit). Autoritetet italiane të kohës, mësuan diçka për këto tratativa disa vjet më vonë, në sajë të pohimeve jo fort të sakta, të të penduarit Pasquale Galasso, me origjinë nga zona e Vezuvianos.
“Asi” i hetuesve të DIA-s (Drejtoria Hetimore e Antimafias) të Salernos, Leonida Primicerio, i vlerësoi këto kontakte si mjaft problematike, saqë informoi shërbimet sekrete italiane. Tregjet e “eksportit” të këtyre mallrave, do të gjendeshin nga pala italiane, ndërsa transporti do të kryhej si me mjete italiane, edhe me ato shqiptare, si p.sh.; automjetet e tonazhit të rëndë të Parkut të Eksportit, anijet e Flotës Tregtare apo me valixhe diplomatike.
Njëri nga “specialistët” e “Kamorrës”, me vend-banim të përkohshëm në adresën; Herstal, Liege, Belgjikë, në rrugën “Rue Grand Puits 23”, siguronte një cilësi prodhimi thuajse të njëjtë me armët automatike e prodhuar në uzinat belge, madje edhe me makineritë çeke, kineze dhe suedeze (“Bofors”) të disponueshme nga pala shqiptare.
Ecuria e këtyre bisedimeve, iu raportua shefave të Sigurimit të Shtetit, nga selia e firmës “Sokomar” në Zvicër, nga një njeri i Sigurimit me nofkën “Bibi” dhe u mor në teleksin e firmës “Albtrans”, që mbulonte operacionet e kontrabandës ndërkombëtare, të organizuara nga shteti i diktaturës.
Për komunikimin, u përdorën aparatura ndërlidhjeje të tipit “telex”, mjaft të përparuara për kohën. Këto aparatura ishin të markës “Sagem”. Importimi i këtyre mjeteve të komunikimit, u bë me valutë dhe importuesi legal i tyre, ishte Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës Shqiptare.
Afera e automatikëve dhe i raketave antitank, u diskutua në rrethet më të larta të Sigurimit të Shtetit dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, në mënyrë shumë konspirative, duke u informuar Ramiz Alia, Prokop Murra dhe Hekuran Isai. Vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, me shkrim dore, në mars të vitit 1984, i jep porosi si dhe me çfarë çmimi të importohen automatikët dhe raketat.
Udhëzimet u transmetuan me teleks në Itali dhe punonjësit e ngarkuar me këtë detyrë, përfunduan transaksionin. Nuk janë gjetur prova që të jetë informuar Enver Hoxha, i cili ishte në këtë kohë, në gjendje të rëndë shëndetësore, në momentin kur realizoheshin këto shitje që dokumentohen prej korrespondencës që botohet sot.
Bisedimet paraprake ishin plotësisht të frytshme dhe çështja e importimit të automatikëve kalibër 9 mm. dhe raketave antitank, me rreze 900 jard (800 metra), me fuqi blind-shpuese 300 mm., u quajt e zgjidhur në të gjitha aspektet, si çmimi, mënyra e pagimit, kostoja e transportit, sasia në copë, ambalazhimi, fshehtësia etj.
Përfaqësuesit e “Kamorrës”, pas inspektimeve në uzinat sekrete ushtarake shqiptare në Çekin, Poliçan dhe Uzinën e Autotraktorëve (Uzina e Artilerisë), i ofruan Sigurimit të Shtetit, katër specialistë të tyre, mjaft të kualifikuar, për prodhimin në Shqipëri të këtyre automatikëve.
Sasia e prodhuar parashikohej deri në 200 mijë cope, në 3-4 vjet. Në këtë kohë, në arsenalin e armatimeve të Forcave të Armatosura Shqiptare, kishte vetëm rreth 250 mijë AK-47 (“Kallashnikovë”) të prodhimit rus, kinez dhe shqiptar. Sasia prej 200 mijë cope, destinohej si për nevojat e ushtrisë shqiptare, edhe për eksport.
Kontigjentet e para të automatikëve dhe disa mostra raketash të gatshme për përdorim, përfshirë shënjestrat optike, mbërritën në Shqipëri nga fabrika prodhuese në Belgjikë. Në fakt, më shumë se për t’i shërbyer mbrojtjes së atdheut socialist, ato i shërbyen pasurimit të arsenaleve të “Kamorrës” italiane, duke u rishitur në vendin fqinjë, nëpërmjet kanaleve të kontrabandës me skafet blu.
Një sasi armësh të tilla, pak pas incidentit me familjen Popa, mbërriti në Napoli. Ato u strehuan në një stabiliment pranë Fushës së Shenjtë (Kamposanto) të Poggio Reales, në rrugën “Santa Maria del Pianto”. Më vonë u transferuan në depon e një ofiçine metal-mekanike, në zonën e Afragolas.
Ia vlen të ndriçohet fakti se; fitimet nga shitja e këtyre armëve, u përdorën për nomenklaturën e lartë komuniste dhe për forcimin e diktaturës së proletariatit. Kështu, një pjesë e valutës së fortë, u përdor për të shndërruar në makinë të blinduar “Mercedes”-ët e Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit, si dhe për të blerë një automjet “Range Rover”. Firma që bëri blindimin e mjeteve, ishte gjermano-perëndimore, ndërsa pagesat u bënë nëpërmjet një banke zvicerane. Po me këtë sasi valute, u blenë në Suedi edhe matës radiacioni, të quajtur “dozimetra”, ose “Gayger counter”.
Në një vend tjetër perëndimor, me ndërmjetësinë e firmave të kontrolluara nga “Kamorra”, u blenë pranga spanjolle, night-sticks (shkopinj gome më modernë), shock granades (granata që të plagosin, por nuk të vrasin) si dhe agjentë agresivë kimikë të tipit “incapacitating” (që të heqin aftësinë për të vepruar). Të gjitha këto mjete iu dhanë në përdorim policisë dhe ushtrisë shqiptare dhe janë karakteristike për përdorimin ndaj turmave demonstruese.
Disa nga këto raketa mbërritën në duart e terroristëve palestinezë, të grupit të Xhorxh Abashit, si dhe të një fraksioni libanez të lidhur me liderin lokal, Valid Xhumblad. Ndërsa automatikë të kopjuar në Çekin të Gramshit, kalibër 9 mm., të klasit mitraglietta, iu kapën terroristëve veri-irlandezë, nga trupat e regjimentit për mbrojtjen e Ulsterit në fund të viteve ’80-të, në periferinë lindore të qytetit të Londonderrit.
NCIS britanik (Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal), i ndoqi gjurmët e këtyre automatikëve, deri te një kamion shqiptar i tonazhit të rëndë, që kishte shkuar në Angli (kur dy vendet nuk kishin ende marrëdhënie diplomatike), për të importuar mallra komforti, për një firmë shtetërore shqiptare, me seli në rrugën “4 Shkurti” (Blloku udhëheqjes) në Tiranë.
Dokumentet: Masat e Sigurimit për mirëpritjen e kamorristëve!
Me interes për të pasqyruar atmosferën e kohës, është edhe dokumentacioni që ka të bëjë me pritjen, trajtimin dhe mbikëqyrjen e “specialistëve” të “Kamorrës”, që erdhën në Shqipëri për prodhimin e këtyre armëve.
Në këto dokumente, përshkruhen imtësisht masat organizative për akomodimin, ushqimin, transportin, interpretët, mbikëqyrjen e deri te pajisja me radio, televizorë me ngjyra, ngrohës radiatorë, cigare dhe pije të markave të huaja, si edhe të komforteve speciale në; Gramsh, Durrës, Rinas, Tiranë, Martanesh-Bizë, Poliçan, etj.
Sigurimi Shtetit udhëzonte se si të priten dhe si të trajtohen specialistët e “Kamorrës”, duke parashikuar deri edhe detajet më intime të jetës së katër të huajve, si dhe kontigjentin e femrave shqiptare që do të “lejohej” të shoqërohej me ta.
Karakteristikat tekniko-luftarake
Këto armë ishin të efektshme, jo vetëm kundër auto-veturave, apo furgonëve të blinduar për transport vlerash të mëdha monetare, por edhe kundër çdo tanku dhe autoblinde, të viteve ’70-të. Përmendim këtu “Leopard 1” gjerman, “T-72” i prodhimit sovjetik, “PSZH-3” polak, “Piraha-2”, zviceran apo “M177”, të prodhimit amerikan, që në atë kohë ishin nga më modernët.
Të tilla raketa shponin deri në 300 milimetra blind, pra edhe brezi i ri i tankeve modern, të fundit të viteve ’80-të, si “Abrahams”-i amerikan, “Merkava” izraelite, “Le Clerc”-u francez, apo “T-80”-a sovjetik, ishin të cenueshëm në pikat e tyre të dobëta. Këto raketa antitank, asgjësonin çdo mbrojtje me material kevlar, edhe të kombinuar me llamarina me lidhje titanium, që përmbanin automjete në dispozicion të policëve, gjyqtarëve apo politikanëve italianë.
Dëshmitarët: Kush dinte për sekretin e madh?!
Ky sekret, ishte nga më të ruajturit me xhelozi nga Sigurimi i Shtetit. Një nga drejtorët e drejtorive të kësaj arme, u helmua nga kolegët e tij në pranverën e vitit 1991, ndër të tjera edhe për të ruajtur këtë sekret. Funksionarë shumë të lartë të policisë së periudhës komuniste, të cilët pas vitit 1992, u vunë në shërbim të palës italiane, nuk dinin absolutisht asgjë për këtë aferë.
Kjo ishte arsyeja, që ata përfunduan si monitorues të rëndomtë të keqbërësve të vegjël shqiptarë në Trieste, të cilët kryenin trafiqe të vogla, me keqbërës lokalë, si, fjala vjen, titullarët e firmës “Fratelli Zampa s.r.l.”, ndërsa nga ata pak veta që dinin diçka, janë shumë pak gojë, ende në gjendje të flasin.
Tre sekretet: Floriri, valuta dhe kontrabanda e diktaturës
Tre nga aspektet më kriminale dhe më sekrete të diktaturës janë: zhdukja e floririt, metaleve, gurëve të çmuar e sendeve me vlerë, të grabitura popullatës, zhdukja e një pjese të valutës së fortë, e siguruar nga prodhimet për eksport të ekonomisë shqiptare, si dhe bashkëpunimi me qëllim përfitimi simbiotik në katër kontinente, me organizatat terroriste të certifikuara ndërkombëtarisht dhe me grupacionet e krimit të organizuar, kryesisht italian (“Kamorra” napoletane), si dhe me bandat e strukturuara kriminale në portet franceze të Setes dhe Marsejës.
Mesazhi: Ja çfarë u ofrohej shqiptarëve
“Miqtë përtej Adriatikut, që mendohet të vijnë aty për prodhime që kemi biseduar, na i sollën prospektet për 200 copët që kërkohen. Nga prospekti rezulton, se janë të përdorshme vetëm nga një njeri dhe qëllojnë deri në 700-800 metra largësi, me fuqi shpuese deri në 300 mm., duke e mbështetur në sup. e marrë nishan.
200 copët i ofrojnë në kondita shumë sekrete dhe pa ditur destinacionin, se për cilin janë. Një copë koston 3.000 dollarë, duke shtuar këtu edhe 150-200 dollarë për cope, për transport dhe manovrime deri në destinacion. E kemi pranuar vetëm si ofertë e prospekt, pa hyrë më gjatë në bisedime.
Specialistët, duke kërkuar këta për neve, 200 copët, kanë marrë një ofertë nga një firmë belge, për prodhimin e 200.000 copëve automatikë të vegjël (që specialistët do t’i prodhojnë tek ne) dhe për ne e që kemi prospektet në dorë, për 150 dollarë copën, që sipas tyre po t’i prodhojmë tek ne, kushtojnë jo më shumë se 25-deri në 300 dollarë copa.
Insistojnë që për herë të pare, t’i prodhojnë tek ne 200.000 copët (pastaj ne bëjmë si të duam) dhe jo t’i prodhojmë gjetkë, duke e lidhur këtë me miqësinë me miqtë tanë, këto dhe nëpërmjet tyre edhe me ne dhe njëkohësisht për të na treguar se çka janë të zotët të bëjnë aty te ne. Specialistët na thonë, se dhe 200 copët që kërkoni, neve i prodhojmë në vende afërsisht edhe me kohën që ne na duhen.
Mendojmë që specialistët të vijnë aty sa ma parë, duke e lidhur këtë edhe me entuziazmin e pasionin që ato kanë, për të prodhuar tek ne. Ne, gjatë bisedave që po bëjmë këtu, jemi të bindur se këta janë të zotët të prodhojnë, me makineritë që ne kemi e, që këta kanë parë, shumë gjëra që neve na duhen për mbrojtje.
Tani ata duan të vijnë katër veta dhe të fillojnë nga puna, duke u siguruar rrogën mujore, që ata marrin atje për të siguruar familjet e tyre, për më vonë shohim se çfarë do të kërkojnë.
Edhe për këtë, kemi mendimin se nuk do të ekzagjerojnë në kërkesat e tyre”.
Telekset me shkresat e Drejtorit të Sigurimit, Zylyftar Ramizi
Këtu janë paraqitur shënimet me dorë, që ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, ka lënë për t’iu transmetuar personave në Zvicër, që po negocionin me “Kamorrën”. Udhëzimet e Ramizit, u transmetuan me teleksin e orës 21.00, të datës 17 mars të vitit 1984, me shumë pak ndryshime, pa cenuar përmbajtjen.
Ky mesazh, që u dërgua i shifruar, konsiderohet si miratimi përfundimtar i marrëveshjes ndërmjet Sigurimit dhe “Kamorrës”, pas së cilës filloi bashkëpunimi në blerjen, prodhimin dhe trafikimin e armëve të ndryshme të gueriljes urbane, në favor të grupimeve kriminale, organizatave terroriste dhe krimit të organizuar në mbarë botën.
Rrej se rritesh kane thene dikur.Po si ka mundesi tere keto vite nuk e degjuam nga italianet kete lajmin e kamorras dhe nuk çame nje film ku ne Itali te luftojnë me kallashnikov,qe bllokoheshin sapo te nxehej pak apo TT.Ata kane perdore armatim special perendimore te sigurta dhe te lehte.Sigurimin e shteti e ka mbajtur gjalle frika e shqiptareve,se ata kane qene raca me e ndyre dhe te degjeneruar qe kane sherbyer ne Shqiperi
Perralla me mbret.
Ik o palle kari, se nuk ka pasur as edhe një makinë të blinduar në ato vite. Koqe!
Po gjalle e keni Kamoren shqiptare akoma pyeteni ! Se i mbushi 80 vjece njeri ! dhe do iki dhe do ti mari me vete ne Qiell ato qe din dhe qe ka punuar ! Veteme Bla bla bla gjera te ndegjuara qe ne ate kohe dhe sote gjoja po shkruani dicka ! fllucke sapuni ne hajer ! aty e keni ate Babaxhanon Miliardere dhe me Titull 007 ,,kushedi se me sa shtete ka punuar ! Ka bere dhe nje Roman tani familaire ! hahhahha dhe kjo e forte ! Qe nga frika kure te largoeht nga kjo Jetet,,nese i dalin dicka te verteta ! te vertetat te jene te babesueshme ..
Po gjalle e keni Kamoren shqiptare akoma pyeteni ! Se i mbushi 80 vjece njeri ! dhe do iki dhe do ti mari me vete ne Qiell ato qe din dhe qe ka punuar ! Veteme Bla bla bla gjera te ndegjuara qe ne ate kohe dhe sote gjoja po shkruani dicka ! fllucke sapuni ne hajer ! aty e keni ate Babaxhanon Miliardere dhe me Titull 007 ,,kushedi se me sa shtete ka punuar ! Ka bere dhe nje Roman tani familaire ! hahhahha dhe kjo e forte ! Qe nga frika kure te largoeht nga kjo Jetet,,nese i dalin dicka te verteta ! te vertetat te jene te babesueshme ..
Po gjalle e keni Kamoren shqiptare akoma pyeteni ! Se i mbushi 80 vjece njeri ! dhe do iki dhe do ti mari me vete ne Qiell ato qe din dhe qe ka punuar ! Veteme Bla bla bla gjera te ndegjuara qe ne ate kohe dhe sote gjoja po shkruani dicka ! fllucke sapuni ne hajer ! aty e keni ate Babaxhanon Miliardere dhe me Titull 007 ,,kushedi se me sa shtete ka punuar ! Ka bere dhe nje Roman tani familaire ! hahhahha dhe kjo e forte ! Qe nga frika kure te largoeht nga kjo Jetet,,nese i dalin dicka te verteta ! te vertetat te jene te babesueshme ..
Mero. Ky person eshte kokrra e mashtruesit, eshte me te meta mendore, nje shpifes dhe sajues ordinar. Ky ka mashtruar me qindra shqiptar, duke i xhvatur para duke ja mb ushur mendjen se eshte njeri i rendesishem. Memorie.al ben gabim qe merret me te tille njerez. Te gjitha sa thot ky jane genjeshtra, jane sajesa vulgare dhe te ben pershtypje se ne fillim te shkrimit thuhet se po sjellim dokumenta origjinale dhe asnje dokument, sepse nuk ka te tilla. Enver Hoxhen kritikojeni per çfar te doni, lidhur me izolimin apo luften e klasave, por te tilla veprime nuk nuk te gjesh ne periudhen e Enverit, keto as nuk mund te imagjinoheshin sepse nuk kishin te benin me natyren e shtetit qe ai krijoi.
Keto jane perralla per te vene ne gjume , nuk kane asnje vlere tani , nga regjime diktatoriale mund te presesh gjithecka si ai i Korese veriut tani , nuk jane ndonje suprize, ata masakrojne popujt e tyre dhe jo pastaj perdorimi i kundrabandes apo gjera te tjera...!!!
Perralla pa mbret! Ja vlen ta lexosh vetem per fantazine qe ka autori. I rekomandoj te shkruaje romane. Do e leje ne hije Kadarene e ndoshta do peshkoje edhe ndonje Nobel.