VIDEO/ Dossier: Luksi dhe Korrupsioni i Elitës Komuniste. Zbulohen shifrat e abuzimit, shpenzimeve dhe privilegjeve të Byrosë Politike

3 Janar 2025, 11:51Dossier TEMA
VIDEO/ Dossier: Luksi dhe Korrupsioni i Elitës Komuniste. Zbulohen shifrat

“Konsumimi më të lartë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e ka pasur familja Hoxha, e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish, 7 kv sallam, 523 litra vaj, 3,1 kv gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5,8 tonë fruta dhe agrume, 1,5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1,8 kv kafe etj”

 

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni janë më herët. Elita drejtuese në komunizëm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e të tjerë më poshtë në nivel drejtimi, janë akuzuar vazhdimisht për krimet e tmerrshme që kryen gjatë 45 viteve të diktaturës. Për këto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as një kërkim ndjese për mijëra viktima të pafajshme të regjimit diktatorial. Krahas krimeve kundër njerëzimit, në Shqipëri ka pasur korrupsion në nivel të lartë nga Byroja Politike, të ardhura dhe shpenzime dhjetra ose qindra herë më të mëdha se sa qytetari mesatar në Shqipëri.

Një raport i kontrollit shtetëror, rezultat i punës së një komisioni parlamentar, i ngritur në sesionin e parë të parlamentit pluralist, pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, do të bëhej publik në seancën parlamentare të 29 korrikut të atij viti. I ngarkuar nga komisioni, deputeti i opozitës Genc Ruli, lexoi para deputetëve rezultatet e këtij hetimi parlamentar. Kontrolli ishte kryer nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe kishte si subjekt privilegjet, abuzimet dhe shpërdorimet e organizuara nga ish-kasta e lartë e udhëheqësve të Partisë së Punës dhe të shtetit, Byroja Politike. Kërkimi ishte kryer për vetëm 2-3 vitet e fundit, 1987-1990. Kontrolli ishte kryer në ish-Drejtorinë e Pritjes, si dhe në disa institucione dhe organizma të tjerë.

Drejtoria e Pritjes u krijua në vitin 1956 në shërbim të jetesës dhe veprimtarisë së funksionarëve të lartë të Partisë së Punës të vendosur edhe në vendet drejtuese të Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë. Kjo drejtori u shërbente kryesisht familjeve të tyre, në përbërje të të cilave bënin pjesë edhe prindërit, fëmijët e martuar dhe familjet e tyre. Sipas të dhënave në raport, u konstatua se veprimtaria e Drejtorisë së Pritjes nuk ishte krijuar mbi bazën e një ligji të caktuar, por bazohej tek një vendim i Byrosë Politike me numër 39, datë 23.7.1976 “Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqës të Partisë e të shtetit”, shoqëruar edhe me ndonjë letër të Këshillit të Ministrave. Përmbajtja e këtyre dokumenteve ka qenë tepër sekrete. Ato i fshiheshin popullit, aq sa edhe punonjësit e administratës të Drejtorisë së Pritjes duhet të dinin vetëm pjesën që ua kërkonte detyra. Komisioni hetimor kishte arritur në përfundimin se veprimtaria ekonomike e financiare e Drejtorisë së Pritjes thithte financime të mëdha shtetërore, që vetëm për vitet e fundit arrinin në shifrën prej 200 milionë lekë të reja, një pjesë e madhe e të cilave ishin në valutë.

Sipas të dhënave të komisionit, drejtoria dispononte një potencial prej 183 milionë lekë mjete themelore dhe një personel prej 646 punonjësish, për të cilët harxhohet 6,2 milionë lekë paga. Komisioni konstatonte ndër të tjera se për 26 familje të elitës komuniste sigurohej e konsumohej ajka e produkteve ushqimore të prodhuara në vend e në disa raste edhe të importuara nga jashtë. Referuar shifrave që paraqiten në konkluzionet e raportit të mëposhtëm, deputetët e opozitës thanë në kuvend se shuma e shpenzuar nga Byroja Politike dhe familja e tyre ishte e barazvlefshme me shumën që konsumonin disa qytete të Shqipërisë. Kjo për shkak se në Shqipërinë komuniste, shumica e popullsisë jetonte në zonat rurale ku paga mesatare nuk arrinte as deri në 1000 lekë të vjetra në muaj.

Raporti

Të 26 familjet e trajtuara janë furnizuar pa kufizim me shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë të cilësisë së lartë. Për periudhën shtator 1989 - shtator 1990, kur u vu në zbatim sistemi i racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, të 26 familjet konsumonin mesatarisht çdo ditë produkte të ndryshme si: 62 kg mish e nënproduktet e tij, 13 litra vaj, 86 litra qumësht, 20 litra pije, verë e birrë, 56 kg fruta e perime etj. Me këto sasi ushqimesh, në kushtet e tallonit në Tiranë, do të garantohej furnizimi me mish i 450 familjeve, me vaj i 110 familjeve, me djathë i 190 familjeve dhe me vezë i 134 familjeve.

Konsumin më të lartë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e ka pasur familja Hoxha, e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish, 7 kv sallam, 523 litra vaj, 3,1 kv gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5,8 tonë fruta dhe agrume, 1,5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1,8 kv kafe etj., etj.

Në vitin 1989 familjet janë furnizuar me artikuj ushqimorë për 1,8 milionë lekë. Nga këto, sipas rregullit të parashikuar në vendimin e Byrose Politike, është zbritur vlefta e ushqimeve të caktuara për personelin shërbyes të këtyre familjeve, si dhe për tri familjet kryesore: Hoxha, Alia e Çarçani zbriteshin edhe shpenzimet e pritjeve, përcjelljeve e të darkave që organizoheshin në shtëpitë e tyre, të cilat mbuloheshin nga shteti; të gjitha këto me një shumë prej 582 mijë lekësh. Si rezultat janë paguar nga familjet 1,2 milionë lekë, që për familje të veçanta përbëjnë shuma tepër të mëdha, tej mundësive, nga të ardhurat e ligjshme të tyre, po të kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera të jetesës, si për qiranë, ujin, dritën, veshjen e të tjera me radhë.

Familja Hoxha, nga 367 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 72 mijë lekë.

Familja Alia, nga 133 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 25 mijë lekë.

Familja Çarçani, nga 91 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 57 mijë lekë.

 

Vilat luksoze të Byrosë

Jetohej në vila luksoze dhe të pajisura tej normativave të parashikuara në vetë vendimin e Byrosë Politike. Në përdorim të familjeve, të 82 vilat e banimit dhe të pushimit i kanë kushtuar shtetit 88 milionë lekë dhe pajisjet e brendshme 28 milionë lekë. Vetëm familja Hoxha ka pasur në dispozicion 2 vila banimi dhe 4 vila pushimi, me vleftë 26 milionë lekë dhe me pajisje me vleftë 10 milionë lekë. Ndërsa të tjerët nga një vilë për banim dhe nga një vilë për pushim, megjithëse vendimi nuk përcakton që të ketë vila pushimi personale. Vilat personale të Haki Toskës, Spiro Kolekës, Vito Kapos, Manush Myftiu, Lenka Çukos, Rita Markos, Hekuran Isait, Pali Miskës, Simon Stefanit, Hajredin Çelikut, Besnik Bekteshit etj., kushtojnë 1,2 milionë lekë, me sipërfaqe banimi të bollshme e që në kushtet tona në secilën prej tyre mund të strehoheshin 7 deri 8 familje.

Kështu për banesën e Foto Çamit, megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksion çatie, në vitin 1988 u shpenzuan 657 mijë lekë, pasi iu shtuan 3 dhoma e 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 11 dhoma dhe 5 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 4 veta.

Për banesën e Manush Myftiut, megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksionin e çatisë dhe veshjen e disa mjediseve dhe anekseve, në vitin 1988 u shpenzuan 400 mijë lekë, pasi u shtuan 4 dhoma dhe 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 12 dhoma e 6 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Lenka Çukos, në vitin 1986, kur filluan punimet për riparimin e çatisë, me kërkesën e saj u ndërhy edhe në strukturat e tjera ekzistuese të ndërtesës, si dhe u shtuan 4 dhoma e 2 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 15 dhoma e 5 banjo.

Në banesën e Besnik Bekteshit, megjithëse kishte 10 dhoma, në vitin 1986 shpenzohen 312 mijë lekë, duke shtuar edhe 3 dhoma të tjera dhe 3 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Simon Stefanit, në vitin 1988 shpenzohen 626 mijë lekë për të shtuar 4 dhoma, megjithëse kishte 8 dhoma dhe përbërja familjare ishte vetëm 8 veta.

Edhe në vilat e plazhit të Durrësit që shërbenin për pushime janë bërë shtesa të pamotivuara për nevojat e familjes. Kështu vilës së Pali Miskës me 4 dhoma, në vitin 1986 i shtohen 5 dhoma dhe 4 banjo, duke shpenzuar 400 mijë lekë. Vilës së Hekuran Isait me 7 dhoma, në vitin 1987 i shtohen 3 dhoma e 2 banjo. Vilës së Qirjako Mihalit me 5 dhoma, në vitin 1988 i shtohen 2 dhoma dhe 4 banjo të tjera.

Vetëm në mjediset e banimit të familjes Hoxha, në pallatin kryesor të saj, ka 7,2 milionë lekë pajisje, ndër të cilat 262 kolltukë, kanape e divane, me një vleftë prej 430 mijë lekësh, 47 dollapë, me një vlerë prej 71 mijë lekësh, 556 ambazhurë, llampadarë e ndriçues, me vleftë 314 lekë, 28 frigoriferë me vleftë 133 mijë lekë, 29 televizorë e videokaseta me vleftë 178 mijë lekë, 19 magnetofonë e radio-magnetofonë me vleftë 73 mijë lekë, 65 biblioteka, dollape e dhoma gjumi me vleftë 448 mijë lekë, 200 qilima leshi me vleftë 233 mijë lekë, 3 747 metra katrorë sixhade e tapet me vleftë 900 mijë lekë e me radhë aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë, aparate fotografike dhe aparate të tjera me vlefta të konsiderueshme.

Nga 25 milionë lekë që është vlefta e pajisjeve në vilat personale të banimit e të pushimit, sipas vendimit të mësipërm, u takojneë familjeve vetëm 6,5 milionë lekë ose vetëm një e katërta e asaj që është shpenzuar, pjesa tjetër prej 18,5 milionë lekësh janë shpenzime të tepërta për luks dhe të shpërdoruara për privilegje të tyre. Edhe po ta marrim si të mirëqenë këtë vendim të Byrosë Politike, amortizimi i pajisjeve mbi normat e lejuara për to përbën një dëm ekonomik dhe shpërdorim. Nga amortizimi i tyre, i llogaritur për 3 vjetët e fundit, që zë shumën për 2,7 milionë lekë, në ngarkim të familjes Hoxha janë 1,4 milionë lekë, të familjes Alia 372 mijë lekë, të familjes Çarçani 105 mijë lekë, të familjes Isai 102 mijë lekë e kështu me radhë.

 

“Pako nga jashtë shtetit”

Koli apo pako të ardhura nga ambasadat e vendeve të ndryshme të botës në adresë të Drejtorisë së Pritjes ose edhe me  iniciale të tjera. Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit për vitet 1989-1990 në adresë të Drejtorisë së Pritjes kanë ardhur 1 323 koli me inicialin “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera në adresë të familjeve të veçanta. Këto nuk kontrolloheshin nga dogana, pasi i tillë ishte edhe udhëzimi sekret. Këtu nuk llogariten qindra apo mijëra pako të ardhura e të dala nga drejtime e pika doganore të ndryshme, të paregjistruara e pa kontroll doganor. Në këto rrethana nuk gjendet se sa kanë qenë, çfarë është futur dhe çfarë ka dalë nëpërmjet këtyre kolive. Përveç atyre që kanë ardhur në adresë të Drejtorisë së Pritjes, nuk kanë munguar edhe pakot për familje të veçanta, sigurisht pa tagël dhe kontroll doganor. Kështu për vitet 1989-1990 familjes së Nexhmije Hoxhës i kanë ardhur 294 koli, familjes së Lumturi Rexhës 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka Çukos e Spiro Kolekës nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Peçit 9 dhe të tjerëve nga 6 apo më tepër. Ndoshta këto koli kanë qenë taksat që këto familje mblidhnin nga rrjeti i të afërmve apo i miqve të caktuar nëpër ambasada apo kudo në botë prej tyre.

 

Grabitja e paisjeve kur u përzunë nga vilat luksoze

Ka përfunduar inventarizimi fizik i pajisjeve të familjeve të përmendura. Me dorëzimin e vilave të banimit, disa persona i zhveshën e i dëmtuan ato duke marrë pjesët e instaluara. Kështu vlefta e dëmit nga familja Toska është 11 mijë lekë, nga familja Myftiu 5 300 lekë, nga familja Mihali 4 300 lekë, nga familja Murra 1 300 lekë.

Gjithashtu rezultuan edhe 90 mijë lekë mungesa në pajisjet për përdorim në banesa, të cilat u zhdëmtuan ashtu si dhe dëmtimet e mësipërme.

Krahas kësaj, me komision të posaçëm, u rivlerësuan pajisjet që u mbajtën nga vetë familjet dhe u arkëtuan prej tyre shumat përkatëse për 750 mijë lekë. Pjesa tjetër u grumbullua.

 

Veshjet luksoze dhe kozmetika e grave të udhëheqjes

Janë bërë shpenzime të konsiderueshme në valutë për veshje luksoze dhe kozmetikë. Edhe pse nuk ka ndonjë vendim të veçantë për t’u trajtuar udhëheqja partiake dhe shtetërore, si dhe familjet e tyre me veshje apo kozmetikë importi, si dhe me veshje speciale të porositur në vend, çdo vit janë vënë në dispozicion shuma të mëdha në valutë dhe në lekë. Me urdhër të ish-titullarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit nëpërmjet Industrial-Impeksit për vitet 1988-1990 u janë dhënë ambasadave në Romë, në Vjenë dhe në Paris 457 mijë dollarë për blerje privatisht me dollarë në dorë në dyqanet speciale dhe të modës mallra, si veshmbathje, kozmetikë, pajisje gjuetie, elektroshtëpiake apo ushqimore. Theksojmë se fondet e dhëna nga Drejtoria e Pritjes dhe të përdorura nga Industrial-Impeksi nëpërmjet edhe ambasadave kanë qenë jashtë kontrollit. Në disa raste mallrat jashtë shtetit janë blerë nga vetë përdoruesit dhe pagesa e vleftës së tyre është bërë me vonesë nga një deri në tre vjet. Kështu familja Hoxha në vitin 1988 ka marrë 3 300 dollarë dhe pagesa e vleftës së mallrave të blera me to është bërë në qershor të vitit 1991. Po kështu ka vepruar familja Çarçani për 1 500 dollarë dhe e Qirjako Mihalit për 1 000 dollarë. Në këto ambasada nuk justifikohën sot 91 mijë dollarë. Kjo diferencë dhe të tjera mund të argumentohen nëse janë shpërdorime, abuzime apo shpenzime të padokumentuara vetëm pasi të kryhet kontrolli në vend. Blerja e veshjeve dhe e artikujve të kozmetikës është bërë me çmime të larta në valutë, ndërsa vlerësimi për pagesë nga ana e perfituesve është bërë me lekë vendi dhe me çmime tepër të ulëta. Ka perfituar më shumë nga diferenca midis valutës së harxhuar dhe çmimit të paguar familja Alia për 174 mijë lekë, familja Hoxha për 84 mijë lekë, Pirro Kondi për 13 700 lekë, Adil Çarçani për 25 200 lekë, Qirjako Mihali për 5 500 lekë, Llambi Gegprifti për 3 300 lekë.

22 Komente

  1. X
    XYZ

    Gjepura alla kullaqi.Nga ana jone thuan,kur ske pune luaj rezen e deres….

    Përgjigjjuni
    1. I
      I presekutuari që një mut kishte dhe një mut ka

      Ore, artikull shkrues komunist! E ça do të thuash me këtë shkrim ti? Se byroja politike nuk konsumonte as sa 1 e 10-ta e konsumit të elitës së sotme? Vërtet ata nuk kishin shtëpi të tyre, por jetonin në vila lluksi që shteti i kishte bërë me gjakun e popullit..... . Po pse këta që kanë vila sot, do ti kenë ato pas 30 apo 40 vjetësh kur të shkojnë në botën tjetër?..... Apo fëmijët e tyre. Kur të vdesin nuk do të kenë vila, ashtu siç nuk kanë fëmijët e Enverit.

      Përgjigjjuni
    2. Roberto

      Ju dhjefsha me gjithe Dosierin tuaj. Merreni akoma me leket qe kane kosumuar ata te cilet qeverisnin dhe qe c'do kush do i konsumonte ne c'do vend te botes.Ata kane rreth 35 vjet qe kane ikur por kane dale te tjere qe kane bere kerdine dhe kasapane me parate tona ku pronat dhe shpenzimet kapin shifra astronomike apo akoma nuk e keni bere DOSIERIN e radhes per ta paraqitur tek ne.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymer bazooka

        Ky konsum ne 45 vjet, I bie qe te kene ngrene normal e jo lux, ato vilat ishin shteterore kurse babezia e Rolling Hillsave Ska te sosur po te bejme krahasime. Beni edhe nje inventar se sa ka konsumuar Zogu me familjen e tij. Vetem per cigare do ja kalonte kostove te byrose. Keni 34 vjete qe ju ka ngelur koha tek komunizmi.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjin Plehu

          Pa dashur ta minimalizoj fenomenin e pasqyruar në artikull, por është më e rëndësishme të fokusohemi tek korrupsioni në ditët e sotme. Që është shumë herë më lebetitës se ai i atyre kohëve

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Kasemi nga Çepani.

            Kush e ka shkruar kete Celo Hoxha, Apo ai Kaloshi? Si hasa kasa thesi trasta jane....

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vicidoli

              Na mbushe mendjen more te degjenruar, shikoni Salehun se si jeton, ai Ruli qe nuk la gja pa vjedhur me shoket e familjen e Salehut, ajo gruaja qe u denua ashte vetem per kafe e jo si Salehu per vjedhje

              Përgjigjjuni
              1. t
                toni mavrija

                Na e hapet barkun me keto analiza.Ata shkuan,beni analiza per politikanet e sotem,ku secili prej tyre shpenzon qindra here me shume se te gjithe ata bashke.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pastruesi

                  Na çk me keto histori blloku e komunizmi. Ketu po na shqyen ujku, ju na tregoni histori me çakall. Edhe po kane ngrene nje kile gjalpe me shume e kishin hallall se lane 400 uzina e fabrika. Ju i qr

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kalec Dega

                    Mero nostalgjiku qe vetem Partine dhe nje laps kishte per brekë!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiperia do behet !

                      Atehere shpenzohej mijra Dollare , keto 33 vite jane shpenzuar me miliarda Dollare ! Populli le te ngrohet ne diell pa pagese ! Kure nderkohe Simpatizantet pagzhen shume pake sa here behen si Trima dhe lagen ne shi ! Kjo duhet te shqetesoje Parlamentin shqiptare !

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gazmenti

                        Kush e ka bere kete shkrim Kaloshi !Atij sistemi dhe atyre personaliteteve tu hani mune nga e hena ne te shtune se te djelen kane tjeter pune. Ju medoni se ai brez qe e ka jetuar ate kohe nuk ka memorrje apo ka ikur nga kjo jete.Me thoni ju jargavanet e rregjimit kapitalist ,çfare morren ata me vehte perveç internimit dhe çfare kane marre te gjithe halabaket kriùinele pas viteve 90,behet fjale per nga Sali Berisha e deri tek vrasesit me pagese qe ndryshe ishin te emertuar si demokrat por qe ironikisht edhe sot po ti pyesesh nuk ia dine kuptimin kesaj fjale. Ata ore ordinere ishin burra qe disa prej tyre vune edhe koken ne sater per bindjet e tyre pavaresisht se po te ishin gjalle keto vemje qe sot kane vjedhur kete vend,qe kane shitur e pervehtesuar prona ne mal,qytet e bregdet,minimalisht do ishin varur tek bolet e kalit te Skenderbeut.Me thoni nje te dokumentuar qe privatizoi shtepite ku kane jetuar(perjshto Ramiz Aline qe morri nje kat tek shallvaret,ku vile kishte dhe vile i dhane per merita te veçanta sepse ne bashkepunim me ambasadorin qe vinte çdo nate me avion e bisedonte naten duke bere plane se bashku me Sali Berishen ,pra te tre koke me koke per hapat qe duhet te merrnin)tjeter kush nuk perfitoi asgje . E kuptoj shume mire perpjekjen per te mbuluar mutin me shurre por eshte e pamundur sepse banda qe erdhi ne 90.ten vetem vodhi,vrau dhe dogji shqiperine e sot tall menderen me kete popull nepermjet zagareve te tij qe here pas here provokojne me te tilla shkrime ordinere.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zhgënjimi i një idealisti nga Kosova

                          Lexojeni librin e mjekut personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalo, me titull "Blloku". Nuk më zhgënjejnë llukset. Më zhgënjen se Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës ka bashkëpunu me Mafian italiane dhe ju ka shitur drogë. Isuf Kalo thotë se Mehmet Shehu e ndërpreu për një kohë derisa i shpjeguan sa valuta fiton shteti. Pastaj ai e lejoi prap.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Privilegjet mbajnë pushtetin

                            Ende nuk është zbuluar 1 sistem politik ku pushtetarët nuk kanë privilegje. Përveç, ndoshta, në teori që nuk funksionojnë në praktikë. Privilegje të të gjitha llojeve.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardani i Ri

                              Kjo rubrika Dossier, me përralla nga e kaluara komuniste, ka për qëllim trushplarjen e njerëzve, nxitjen e urrejtjes brënda kombit, terrorin psiqik. Asgjë tjetër. Aty shkruhet dhe filitet për të vdekurit, për ata që nuk kanë gojë dhe, as mundësi të vetmbrohen. Një gjë e tillë, është jo vetëm paturpësi por, edhe e kundraligjshme. Të vdekurit nuk akuzohen. Në çdo rast, shifrat, faktet, provat, manipulohen me qëllim që, t'a bëjnë sa më të zezë të kaluraën. Në gjyqin kundër Ramiz Alisë, Nexhmie Hoxhës dhe CO. nuk u treguan këto shifra. Kjo për faktin se, ata, ishin gjallë dhe, do të hidheshin poshtë. Tani, Kaloshi dhe Co, për të vdekurit, mund të shkruajn çfarë të duan dhe si të duan. Ata nuk mbrpohen dot, janë të vdakur. Kjo është paturpësi, për ata që i shkruajnë dhe, mediet që i botojnë. Mua më intereson e vërtet, aspak denimi apo ndëshkimi i ish njerëzve të Bllokut. Me këto përralla nga e kaluara komuniste, ju mundoheni t'ia shplani trurin popullit për të mos parë, njohur dhe reaguar ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, me miliarda euro, nga politikanët dhe pushtatarët e sotshëm.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lajmëtari

                                Tani e kuptova unë se kush i kërkoka pronat sot me kaq potere ! Komunistët medemek! Atëhere le tu kthehen vilat që kanë pasur, siç po i marrin ata të kohës së Zogjit.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Linza

                                  Turp qe shkruani dhe botoni te tilla gjera! Jane llumi qe porosisin keto shkrime. POR POPULLI NUK I HA KETO MASHTRIME! Korrupsioni tani eshte 1 mln here me i madh. Per kete shkruani more funderrina!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SPAKU

                                    Cfare " korrupsioni " gjigant paskan bere oreee! Ja p.sh. familja e kriminelit Hoxha paska shperdoruar produkte me vlere ( duke i kthyer ne dollarin e atehershem ) 50 mije dollare, ose aq sa shpenzon sot nje oligark hajdut apo minister i korruptuar me kurvat per nje jave. Te tjerat jane gazetari bulevardeske. Dhe, cfare eshte me e cuditeshmja, keta kriminele te korruptuar te Birose i paskan lene te gjitha te shkruara ne " parajsat fiskale " te Drejtorise se Pritjes. ( !? ). Hajde popull budalla hajde ( gjysma e dheut, si dhent e Ndreut - thoshte populli shqiptar para 10 vitesh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Km

                                      O gazetare,qe Ke bere keto inventare.Sa harxhove per vit te ri ,ti dhe familja jote?Me sigurimit,AQ sa harxhonte familja e Enverit ne nje vit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. u
                                        une

                                        Te gjithe byroistet dhe ghithe udheheqja e PPSH sebashku kane shpenzuar me pak se KM i sotem. Ne krahasim me pushtetaret e sotem, ata te paret ishin pabuksa dhe lypsare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. u
                                          uRrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                                          Krahasuar me GJIRIN E LALEZIT ku jemi ?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hasan Spahiu.

                                            Dokumentat nuk Jane ato qe them une,por ato qe shkruhen dhe Jane ne arkivat.Nexhmia doli ne gjyq.Te gjitha Akuzat rane poshter.U vertetua vetem nje gje:- nga tre kafe ne dite,familja e Enverit,pas vdekjes se tij konsumoi kater kafe ne dite.Tani,pas 30 vjetesh nxirrnin " dokumentat" dhe i beni gjyqin ne shtyp.Faqe e zeze.Edhe kokpalaret Jane bere milionere sot dhe jetojne Mes lluksit.Si thoshte Nul Moka -" tavoline e paguaje une marr pese milioni te ardhura ne vit...."

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje